Aplikacion
Kurti shpreh ngushëllime për viktimat në Gllogjan: Policia është mobilizuar me kapacitetet e saj të plota për ta hetuar këtë krim të rëndë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave të sulmit në Gllogjan të Deçanit.
Kurti përmes një postimi në Facebook, ka thënë se policia është mobilizuar për të hetuar këtë krim dhe për të mundësuar drejtësi.
“Sonte u tronditëm nga lajmi për sulmin me armë zjarri ndaj autobusit me nxënës në Gllogjan të Deçanit. Sipas Policisë së Kosovës nga ky sulm kanë mbetur të vrarë tre qytetarë të vendit tonë, prej të cilëve dy nxënës”.
“Në emrin tim dhe në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve, shokëve e shoqeve, që humbën më të dashurit në këtë sulm. Të plagosurit i dëshirojmë shërim të shpejtë. Policia është mobilizuar me kapacitetet e saj të plota për ta hetuar këtë krim të rëndë, e për të mundësuar drejtësi”, shkruan Kurti në Facebook.
Ndryshe, në vendin e ngjarjes, ku ka ndodhur vrasja e trefishtë nga një sulm i armatosur në autobusin në Gllogjan të Deçanit, kanë dalë Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Kryeprokurori i Prokurorisë në Pejës bashkë me zëvendësprokurorin e kësaj prokurorie, për të hetuar rrethanat e kësaj ngjarje tragjike.
“Kurajo Kosovës në këtë moment sfidues”/Rama për ngjarjen në DeçanKryeminisri Edi Rama ka reaguar për ngjarjen tragjike ne Decan të Kosovës ku humbën jetën 4 persona pers tyre 2 nxënës të mitur. Me një reagim në Teitter Rama shkruan se jetët e marra në Kosovë nga plumbat e një egërsie që meriton ndëshkimin ekstrem të drejtësisë, na kanë brengosur të gjithëve.
“Jetët e marra në Kosovë nga plumbat e një egërsie që meriton ndëshkimin ekstrem të drejtësisë, na kanë brengosur të gjithëve. Ngushëllime vëllazërore familjeve të goditura në zemër nga humbja absurde. Kurajo e mbështetje institucioneve të Kosovës në këtë moment sfidues”- shkruan ai.
I shpëtoi aksidentit, reagon truproja i Sali Berishës: Manovra që shmangu fatalitetin
Ervis Tusha, truproja i Sali Berishës ka dhënë detaje lidhur me aksidentit e ndodhur në aktin Milot-Mamurras.
Ai është shprehur se shkak është bërë një makinë me targa të Kosovës që po ecte në kundravajtje dhe me shpejtësi tej normave të lejuara.
“Pas takimit në qytetin e Laçit, rreth orës 19:02, rrugës në kthim në autostradën Milot-Mamurras, në drejtimin tonë vjen një Mercedes i Bardhë 190 me targa të Kosovës, me shpejtësi në kundravajtje. Fale aftësisë të shoferit të makinës së z. Sali Berisha u bë e mundur shmangia e menjëhershme e përplasjes, pasi makina në kundravajtje ishte me shpejtësi tej normave të lejuara, po kështu edhe dy makinat pas makinës së z. Berisha, ndërsa makina e tretë e ndodhur ballë për ballë ka bërë një frenim të forte për ta shmangur ku si pasoje është goditur nga mbrapa nga një mjet rastësor. E gjitha kjo ka ndodhur për shkak të shoferit që po i jepte makinës me shpejtësi në autostrade në korsin e gabuar. Falë Zotit të gjithë jemi në gjendje të mire shëndetësore, përfshirë doktor Berisha. Ervis Tusha”, shkruan ai.
I vihet tritoli një banese në Fier, pronari jetonte jashtë shtetitNjë shpërthim ka ndodhur në një pallat në lagjen ‘8 Shkurti’ në Fier. Sipas informacioneve paraprake nga policia, shpërthimi ka ndodhur në katin e 4 të pallati, në afërsi të derës së jashtme të banesës së A. H., i cili nuk banonte aty pasi ndodhet jashtë shtetit.
Dyshohet që shpërthimi të ketë ndodhur me lëndë plasëse. Deri tani nuk ka raportime për persona të lënduar. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes.
Njoftimi i Policisë së Fierit për ngjarjen:
Sot rreth orës 21:40, në lagjen “8 Shkurti” në katin e katërt të një pallati, në afërsi të derës së jashtme të banesës së shtetasit A. H., (në të cilën nuk banon njeri pasi ndodhen jashtë shtetit) ka plasur një sasi e vogël dyshohet lënde plasëse.
Për pasojë është dëmtuar dera e kësaj banese. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Fier po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve
Rëndohet bilanci i ngjarjes tragjike në Deçan/ Shkon në 4 numri i viktimaveËshtë rënduar bilanci i sulmit me armë ndaj një autobusi që po transportonte nxënës drejt fshatit Gllogjan, ku humbën jetën Gentiana Mustafaj 17-vjeçare dhe Ledion Hamzai 18-vjeçar së bashku me shoferin. Ndërkohë sipas informacioneve bëhet me dije se ka ndërruar jetë edhe fatorino i autobusit.
Kryetari i fshatit Gllogjan, Mustafë Selmani thotë se dy nxënës dhe shoferi i autobusit që u sulmua sonte janë vrarë. Ai thotë se fëmijët kanë treguar se një person i maskuar ka sulmuar autobusin me kallashnikov.
“Shoferi ka qenë i vdekur dhe këta dy fëmijë i kemi çuar në spital por s’kanë pasur shenja jete”, tha ai për T7.
“Fëmijët thonë se dikush ka dalë përpara dhe ka gjujt kallash. Ka qenë njeri me maskë dhe ia ka gjujt autobusit kallash”, shpjegoi ai.
“Një njeri me maskë ka qenë dhe i ka gjujt autobusit kallash. Një ka qenë, fëmijët tjetër s’kanë pa fëmijët”, theksoi Selmani.
Ngjarja në Gllogjan, reagon ashpër Haradinaj: Organet e rendit të kapin autorin e krimitKryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj vrasjes së trefishtë në Gllogjan të Deçanit, duke thënë se ndihet i trishtuar nga ky sulm.
Haradinaj përmes një shkrimi në Facebook ka kërkuar nga organet e rendit që sa më parë të zbulojnë e të kapin autorët e këtij veprimi.
“I trishtuar nga sulmi kriminal që ndodhi në Gllogjan, ku humbën jetën tre persona, prej të cilëve dy nxënës. Bashkëndjejmë me familjarët e të vrarëve, duke u lutur për durim dhe forcë, në këto momente të rënda për të gjithë ne. Falënderoj kryetarin Bashkim Ramosaj, Policinë, Prokurorinë dhe ekipet mjekësore emergjente për punën e tyre. Apeloj që organet e rendit sa më parë, të zbulojnë e të kapin autorin e këtij veprimi të ulët kriminal dhe i njëjti të sjellet para drejtësisë”, ka shkruar Haradinaj.
VIDEO/Pamjet nga momenti i sulmit me armë në Deçan të KosovësMediat në Kosovë kanë publikuar disa fragmente nga momenti kur autobusi me nxënës është sulmuar në afërsi Gllogjanit në Deçan.
Spitali i Pejës ka konfirmuar se nga të shtënat me armë zjarri në Gllogjan kanë mbetur të vdekur dy nxënës dhe shoferi i autobusit, ndërsa një i katërt ka mbetur i plagosur.
Nxënësit e vdekur nga ky rast i përkasin moshës 19 vjeç dhe 17 vjeç, ndërsa nxënësi i lënduar i përket moshës 17 vjeçar
Aksidentimi i eskortës së Berishës, reagon policia: Si ndodhi përplasja, 2 të lënduar
Policia ka dhënë informacion zyrtar lidhur me aksidentimin e eskortës së ish-kryeministrit Sali Berisha. Sipas policisë një makinë tjetër ka goditur një makinë e më pas një eskortë tjetër.
“Në aksin rrugor Milot- Fushë Mamurras, mjeti me drejtues shtetasin A.M., ka goditur mjetin me drejtues shtetasin S.L., e më pas ka goditur mjetin shoqërues të eskortës deputetit S.B. Si pasojë kanë marrë dëmtime të lehta 2 shtetas banues në Kosovë“, thotë policia. 2 persona kanë marrë lëndime të lehta.
Si ndodhi aksidenti? Aksidenti ndodhur në autostradën e Laçit makina ku udhëtonte Berisha dhe tre të tjera shoqëruese të tij po udhëtonin njëra pas tjetrës teksa po ktheheshin nga takimi i Foltores në Kurbin. Një makinë e cila ka dalë nga një karburant është futur kundërvajtje në autostradë duke dalë ballë për ballë me vargun e makinave të eskortës së Berishës.
Raportohet se makina udhëtonte ish-kryeministri ka mundur të devijojë pa u aksidentuar, po kështu kanë mundur të shmangen edhe tre makinat e tjera shoqëruese, ndërsa makina e katërt ka frenuar fort. Për pasojë, makinën e katërt të eskortës së Berishës e ka goditur një tjetër makinë nga pas. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
FOTO/Dalin pamjet kur të lënduarit e sulmit me armë mbërrijnë në spitalin e PejësTre persona mbetën të vrarë, dy prej të cilëve jane nxënës, nga sulmi me armë që ndodhi mbrëmjen e kësaj të premte në Deccan. Menjëherë pas sulmit të lënduarit janë dërguar me urgjencë në spital, prej tre prej tyre nuk kanë mundur të mbijetojnë, ndërsa një i katërt është nën kujdesin e mjekësve, jashtë rrezikut për jetën.
Policia nuk ka dhënë ende detaje sesi ka ndodhur ngjarja e rëndë.
Identifikohen viktimat e sulmit me armë në Deçan, dy janë nxënësNga sulmi me zjarrë ndaj autobusit që po transportonte nxënës në zonën e Deçanit ka mbetur i vrarë shoferi dhe dy të tjerë, të cilët mediat në Kosovë raportojnë se janë nxënëse.
Mediat kosovare kanë mësuar gjithashtu edhe incialet e tyre. Ata janë: G. Gj shoferi, L.H dhe G.M.