zoom

Day ArchiveKë mbështet kryeministri në PD? Edi Rama: PD po shkatërrohet

Kryeministri Edi Rama, ka qenë i ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ka komentuar edhe zhvillimet në Partinë Demokratike dhe shpalljen non-grata të Sali Berishës.

Rama tha se nuk mbështet askënd në këtë parti dhe se Lulzim Basha dhe Sali Berisha në thelb janë e njëjta gjë.

Lidhur me shpalljen non-grata të Berishës, ai e konsideroi një ngjarje të rëndë dhe “një gur në qafën e ish kryeministrit”. Rama shtoi se PD po shkon drejt shkatërrimit dhe se ndjen keqardhje për këtë fakt.

“Me kë jam unë aty? Unë s’jam me asnjërin. Pavarësisht se janë dy tipologji të ndryshme në thelb janë e njëjta gjë. Kam marrë vendim me veten të mos e komentoj këtë historinë e Saliut. Është një histori, që është shumë më e rëndë sesa duket për vendin tonë, që një njeri që ka patur 30 vjet të gjitha cfarë mund të ketë njeriu në kulm të një karriere politike, president, kryeministër, lidershipin e një prej dy partive kryesore, të shpallet non-grata nga aleati ynë strategjik. Banalizimi ekstrem që i bëhet këtij fakti dhe relativizimi vulgar që i bëhet këtij fakti, duke e kthyer në produkt të konspiracionit, është shumë e rëndë për Shqipërinë. Është një gjë që ka një peshë shumë të madhe në raport me Shqipërinë.

Vënia në diskutim e faktit që kjo gjë e rëndë, nga një gurë në qafën e një njeriu… Unë e konsideroj fatkeqësi të madhe që një karrierë politike, të pëfundojë me atë gur në qafë. Por, që ky gur në qafën e një njeriu, të kthehet në gur në qafën e një vendi është shumë e tepërt. Dhe nga ana tjetër, është në fakt një histori shumë tragjikomike ajo që i ndodh Partisë Demokratike. Është si një humor i madh i universit, që ja kthen mbrapsht të gjitha ato që ka bërë si sebep, për t’i rënë në qafë të tjerëve dhe këtij vendi. Se çfarë ndodh aty brenda unë nuk e di”, tha Rama.

Pjesë nga biseda në studio:

Ylli Rakipi: Tani na trego, nga dy palët me kë je ti? Edhe Berisha thotë pengu i Edi Ramës edhe Basha e akuzon Berishën si të kapur nga ty.

Edi Rama: Ai tjetri thotë tubi i oksigjenit. Ky thotë pengu i Edi Ramës.

Armand Shkullaku: Shkon edhe më larg thotë ke vënë banditët e tu të plotësojnë formularët e kongresit…

Ylli Rakipi: Kë ke kapur ti nga këta, këtë Bashën e ke kapur?

Armand Shkullaku: Zanafilla aty është, 2017, që zoti Rama ka premtuar se do ta tregojë kur nuk do të jetë më në politikë.

Ylli Rakipi: Pse siç hapet arkivat amerikane është kjo punë?

Armand Shkullaku: Edi Ramës i intereson që përcarja e opozitës të zgjasë sa më shumë. Edhe kur të mbarojë kjo, ka avantazh, sepse cilido që të jetë kryetar i PD, çarja ka shkuar aq thellë sa do të ndihet. Mendoj se nuk është dhuratë që i ra nga qielli, që ka lindur me këmishë, paç fatin e Edi Ramës. Por, mendoj se është fryt i punës së Edi Ramës, që ka punuar për këtë. Mendoj se te shpallja e Berishës non-grata ka një ndikim. Pyetja me kë është Rama, shtrohet gabim, Edi Rama është me sherrin në PD. Kë do të preferonte? Nuk e di politikisht. Ka një problem, jo me atë që mund të bëjë Berisha por me atë që artikulon Berisha. Ai flet për demokraci përfaqësuese, primaret, etj. Këto forma, për fat të keq, Rama dhe Basha i kanë zhdukur nga fjalori i politikës tonë. Kemi PS-në, ku demokracia përfaqësuese nuk ekziston. Paradoskalisht Berisha duket më i ri se ju, të pakten në aspektin formal.

Edi Rama: Unë mendoj për Shqipërinë 2030, për të përmbyllur veprat që u diskutuan. Me kë jam unë aty? Unë s’jam me asnjërin. Pavarësisht se janë dy tipologji të ndryshme në thelb janë e njëjta gjë. Kam marrë vendim me veten të mos e komentoj këtë historinë e Saliut. Është një histori, që është shumë më e rëndë sesa duket për vendin tonë, që një njeri që ka patur 30 vjet të gjitha cfarë mund të ketë njeriu në kulm të një karriere politike, president, kryeministër, lidershipin e një prej dy partive kryesore, të shpallet non-grata nga aleati ynë strategjik dhe banalizimi ekstrem që i bëhet këtij fakti dhe relativizimi vulgar që i bëhet këtij fakti, duke e kthyer në produkt të konspiracionit, është shumë e rëndë për Shqipërinë. Është një gjë që ka një peshë shumë të madhe në raport me Shqipërinë.

Vënia në diskutim e faktit që kjo gjë e rëndë, nga një gurë në qafën e një njeriu… Unë e konsideroj fatkeqësi të madhe që një karrierë politike, të pëfundojë me atë gur në qafë. Por, që ky gur në qafën e një njeriu, të kthehet në gur në qafën e një vendi është shumë e tepërt. Dhe nga ana tjetër, është në fakt një histori shumë tragjikomike ajo që i ndodh Partisë Demokratike. Është si një humor i madh i university që ja kthen mbrapsht të gjitha ato që ka bërë si sebep, për t’i rënë në qafë të tjerëve dhe këtij vendi. Se cfarë ndodh aty brenda unë nuk e di. Di që një aset i Shqipërisë, është në shkatërrim e sipër, Partia Demokratike.

A i ndjek Foltoret e Berishës? Si përgjigjet Lulzim Basha

Kryedemokrati Lulzim Basha, i ftuar në emisionin “Open” dha mendimin e tij për Foltoren që po zhvillon Sali Berisha me demokratët në të gjitha qytetet e Shqipërisë.

Basha u përgjigj me zë të lartë duke thënë se nuk i ndjek takimet e Berishës, ku para mbështetësve të tij është shprehur se synon të rikthehet në krye të PD-së.

“Foltoret nuk i ndjek, janë një humbje kohe. Foltoret e nisura nga Berisha kanë degraduar”.

Sipas Bashës, betejën ish-kryeministri nuk e ka me të, por po përpiqet të heqë mendjen e publikut nga fakti se Departamenti Amerikan i Shtetit e ka shpallur ‘non grata’.

Kujtojmë se Lulzim Basha dhe Sali Berisha i kanë shpallur luftë njëri-tjetrit, pasi ky i fundit u përjashtua nga Grupi Parlamentar i PD-së, pasi ishte shpallur ‘non grata’ nga SHBA-ja.

Pas këtij vendimi, Berisha vijon luftën politike me anë të foltoreve të mbajtura me mbështetësit e tij në qytetet e vendit.

Berisha e akuzon Bashën se është marrë peng nga Rama dhe po bashkëpunojnë, gjë që është hedhur poshtë nga kryedemokrati.

Kujtojmë se me datë 10 nëntor, ish-kryeministri Sali Berisha dhe mbështetësit e tij dorëzuan firmat e mbledhura në selinë e PD-së, me qëllim mbledhjen e një Kuvendi Kombëtar më datë 11 dhjetor.

Ndërkohë ka pasur thirrje për dy Kuvende me data të ndryshme.

Më 15 nëntor, kryetari i PD-së në Shqipëri, Lulzim Basha në fjalën e tij gjatë takimit me anëtarët e Kryesisë së PD-së, ka theksuar se “11 dhjetorin nuk mund ta shndërrojë dot Sali Berisha, nga dita e lirisë, dita e demokratëve, dita e demokracisë, në ditën e bunkerizimit të PD-së, në ditën e izolimit të PD-së”.

Kreu i demokratëve ka zyrtarizuar datën 18 dhjetor për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar, e cila është kundërshtuar me forcë nga ish-kryeministri Berisha dhe mbështetësit e tij.

Lulzim Basha nuk e njeh Kuvendin e shpallur nga paraardhësi i tij dhe ka kërcënuar me përjashtuam këdo që shkel interesat politike dhe elektorale te partisë, duke nisur me Sali Berishën.

Anulohen lundrimet Durrës-Bari, shkak moti i keq

Autoriteti Portual Durrës ka njoftuar të gjithë pasagjerët që kanë rezervuar të lundrojnë gjatë mbrëmjes së sotme se nuk do të këtë lundrime për shkak të motit të keq, nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas.

Në njoftim thuhet se lundrimet do të rifillojnë të premten në varësi të kushteve të motit.

Kompanitë e lundrimit do të garantojnë njoftimin dhe rimbursimin e biletës sipas kërkesave të udhëtarëve.

Trekëndëshi Bermudës, Kryemadhi: Batutën e kopjuar

Pas daljes tek edicioni qëndror i VOA, ku komentoi për herë të parë deklaratën e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha mbi trekëndëshin e Bermudës, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka zgjedhur që ta komentojë këtë deklaratë me një shpjegim më të gjatë në emisionin ‘Real Story’ në Neës24. Teksa e cilësoi deklaratën e Lulzim Bashës si një batutë të kopjuar që as ai vetë nuk e kupton. I gjithë enturazhi që i dha pushtetin Edi Ramës, tha ajo është përgjegjës duke përfshirë dhe opozitën e cila sipas saj braktisi institucionet dhe i la rrugë të lirë Edi Ramës.

Sokol Balla: Zonja Kryemadhi po e nis pak me gjysmë humor dhe me gjysmë të vërtetë, zoti Basha foli për trekëndëshin e Bermudës pra Rama, Meta dhe Berisha, ju jeni pak xheloze që nuk ju përfshiu tek ky trekëndëshi?

Kryemadhi: Vetëm një pyetje kisha ku është zoti Basha këtu është jashtë apo brënda? Është jashtë trekëndëshit të Bermudës apo brënda trekëndëshit të Bermudës? Spektator nuk besoj se është. Sepse ta përmendësh trekëndëshin e Bermudës. Kur më pyetën në Zërin e Amerikës, edhe thashë asgjë e re nga Fronti i Lindjes. Menada tha: Nga fronti perëndimit? Jo i thashë nga Fronti i Lindjes. E them këtë që, për t’i anashkaluar problemet dhe për të ngritur një alibi qoftë dhe për të prodhuar diçka interesante për të hedhur ushqim në media për qytetarët. Sepse ne mund të flasim për parime me orë të tëra për shifra gjëra që kanë efekt tek qytetarët dhe një batutë mbahet mend nga të gjithë njerëzit dhe nuk mban mend atë çfarë është më e mira. Unë kam përshtypjen që e ka një batutë të kopjuar nuk e ka të tij, të paktën në opinionin tim dhe duke qenë që është një batutë e kopjuar dhe nuk e kupton atë që thotë. Unë mendoj që e keqja e politikës shqiptare është shumë kollaj për të vendosur gishtin tek tjetri, dhe unë mund të them, po, që është e keqja tek Edi Rama. Por nuk është Edi Rama faktikisht, Edi Rama është një individ por është i gjithë enturazhi që i jep pushtetin Edi Ramës. Jemi dhe ne, që ja dhamë pushtetin Edi Ramës me të gjithë bojkotin dhe largimin nga institucionet që bëmë. Është i gjithë enturazhi dhe e gjithë jeta politike që ne ndërtojmë e vendosim në funksion për t’i krijuar hapësirat Edi Ramës për të manipuluar opinionin publik, për të manipuluar grupe interesi dhe kështu me radhë.

“Përpara vetes nuk vendos PD dhe demokratët”, Basha zbardh bisedën me Berishën

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka treguar detaje nga biseda e tij me ish-kryeministrin Sali Berisha.

I ftuar në ‘Open’ Basha tha se ai ia ka thënë në sy të gjitha mendimet dhe vendimet që do të merrte, duke shtuar se Berisha kishte pohuar se “përpara vetes nuk vendos PD dhe demokratët”.

Lulzim Basha: Nuk ka kërkuar pezullimin e Sali Berishës nga grupi shteti amerikan. Këtë dua të kuptosh ti.

Eni Vasili: Ka kërkuar përjashtimin?

Lulzim Basha: Ka kërkuar jo vetëm kaq, por siç e ka pohuar disa orë më parë vetë Sali Berisha jo më larg se disa orë më parë përjashtimin nga Kuvendi distancimin e partisë. Unë nisa t’jua them por ju duhet të keni edhe durimin të më dëgjoni dhe pastaj të bëni pyetje që kanë lidhje me përgjigjen. Produkti për fat të keq i një investimi dy muaj e gjysëm apo 3 muaj i Imi, pa mbështetjen e Sali Berishës për të gjetur një zgjidhje pas një rrethane të rëndë dhe të paekuivok. Mos harroni, Partia demokratike kishte vendosur një standard në rast non grata të tjera. Parti e lindur me vlerat perëndimore. Kishte vendosur një standard, madje kishte kërkuar një standard që zyrtarisht në rastin e Dakos, në rastin e Doshit edhe sanksione të tjera. Në këtë moment falë investimit politik dhe personal të kryetarit të Partisë Demokratike, u arrit në një vendimmarrje të tillë që është pezullimi nga Grupi Parlamentar deri në përfundimin e çështjes gjyqësore që vetë zoti Berisha ka ndërmarrë në Francë. Duke bërë kështu realitet premtimin e Sali Berishës në korrik se nuk do të përfshinte Partinë Demokratike dhe Grupin Parlamentar në këtë betejë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës sepse ndryshe nga ajo që ju thoni apo pretendoni dhe po shtroni ndoshta me të drejtë përpara opinionit publik, çdokush e ka të qartë dhe Sali Berisha vetë e ka të qartë se çfarë do të thotë pasoja për një forcë politike duke nisur nga izolimi në rast të mosmarrjes së një vendimi si pasojë e një vendimi shumë të fortë, shpalljes non grata të ish-liderit të Partisë Demokratike.

 

 

Guxoj të them, pa iu larguar modestisë, nuk ka pasur njeri tjetër që të arrinte nga ultimatumi i distancimit të Berishës nga parlamenti dhe partia, tek pezullimi nga grupi parlamentar si një zgjidhje. Ajo që ka rëndësi. PD nuk u përça për shkakun tim. Sali Berisha e di fare mirë pasi ja kam thënë në sy dhe ma ka thënë në sy. Më ka thënë në sy që ‘përpara vetes nuk vendos as PD dhe as demokratët’ dhe i kam thënë në sy që ‘do marr vendimet e mia si kryetar i PD’. Përgjigja e tij ka qenë se ‘ti merr vendimet e tuaja unë marr vendimet e mia’.

“Mbi veten time nuk vë as PD-në”, Basha tregon bisedën e tensionuar me Berishën

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka rrëfyer sot në emisionin “Open” në Top Channel një pjesë të debatit që ka patur me Sali Berishën para se të merrte vendimin për pezullimin e tij nga Grupi Parlamentar. 

Ai tha se ka pasur disa biseda me të për të gjetur një zgjidhje të pranueshme dhe që nuk dëmonte Partinë Demokrartike nga vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shpalljen e tij non grata. 

Basha tha se në debat e sipër Berisha i bëri të ditur se mbi veten e tij nuk vë asnjë demokrat dhe as Partinë Demokratike.

“Më tha: unë mbi veten time nuk vë asgjë, asnjë demokrat dhe as Partinë Demokratike po deshe. Dhe unë i thash që do më duhet të marrë një vendim siç do ta merrje dhe ti po të ishe ti në vendin tim dhe ai më tha: zotëri, ti merr vendimet e tua dhe unë do marrë të mijat”, tha Basha.

Përjashtimi i Berishës/ Kryedemokrati Basha në Open: Ishte ditë dramatike për mua dhe demokratët

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ftuar në emisionin Open në Top Channel këtë të enjte, e ka përshkruar si një ditë dramatike vendimin e marrë për përjashtimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i PD-së.

Ai theksoi se ka qenë një vendim i vështirë për t’u marrë pas bashkëpunimit me të prej shumë vitësh.

“Ndryshe nga Berisha unë nuk kam shkelur dhe as nuk kam ndërmend të shkel mbi arritjet e përbashkëta të cilat kanë qenë për shqiptarët, duke i parë edhe në prizmin që ai na ka vendosur edhe në dritëhijet, dëmet dhe problemet që kemi shkaktuar gjatë qeverisjes sonë, por mos të shohim të djeshmen me sytë e interesit të sotëm”, tha Basha.

“Më 9 shtator unë mora një vendim bazuar në statutin e miratuar në kohën që Berisha ishte. Mund t’ju them sot që ka qenë një ditë dramatike për demokratët dhe për mua personalisht”, tha Basha.

Kryedemokrati tha se e mori këtë vendim të vështirë për të shmangur koston e demokratëve, nisur nga thirrja e SHBA-së.

“Një marrëdhënie 16-vjeçare qoftë si kreu i PD,  qoftë si bashkëpunëtor me të, askush tjetër nuk ka bashkëpunuar më afër nga të gjithë demokratët dhe për të këtë arsye. Kjo u bë që të shmangte koston e demokratëve.”

Kujtojmë se Lulzim Basha dhe Sali Berisha i kanë shpallur luftë njëri-tjetrit, pasi ky i fundit u përjashtua nga Grupi Parlamentar i PD-së, pasi ishte shpallur ‘non grata’ nga SHBA-ja.

Pas këtij vendimi, Berisha vijon luftën politike me anë të foltoreve të mbajtura me mbështetësit e tij në qytetet e vendit.

Berisha e akuzon Bashën se është marrë peng nga Rama dhe po bashkëpunojnë, gjë që është hedhur poshtë nga kryedemokrati.

Kujtojmë se me datë 10 nëntor, ish-kryeministri Sali Berisha dhe mbështetësit e tij dorëzuan firmat e mbledhura në selinë e PD-së, me qëllim mbledhjen e një Kuvendi Kombëtar më datë 11 dhjetor.

Ndërkohë ka pasur thirrje për dy Kuvende me data të ndryshme.

Më 15 nëntor, kryetari i PD-së në Shqipëri, Lulzim Basha në fjalën e tij gjatë takimit me anëtarët e Kryesisë së PD-së, ka theksuar se “11 dhjetorin nuk mund ta shndërrojë dot Sali Berisha, nga dita e lirisë, dita e demokratëve, dita e demokracisë, në ditën e bunkerizimit të PD-së, në ditën e izolimit të PD-së”.

Kreu i demokratëve ka zyrtarizuar datën 18 dhjetor për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar, e cila është kundërshtuar me forcë nga ish-kryeministri Berisha dhe mbështetësit e tij.

Lulzim Basha nuk e njeh Kuvendin e shpallur nga paraardhësi i tij dhe ka kërcënuar me përjashtuam këdo që shkel interesat politike dhe elektorale te partisë, duke nisur me Sali Berishën.

Zhduken nga kasaforta e Palokës formularët e foltores

Fiks Fare vijoi investigimin e falsifikimit të firmave për mbledhjen e Kuvendit të Partisë Demokratike më 11 dhjetor.

Disa ditë pasi gazetarët e emisionit investigativ firmosën në “foltore”, disa “delegatë”, të cilët rezultonin se kishin firmosur, pohojnë se u është falsifikuar nënshkrimi. Një akuzë e rëndë, pasi persona konkret dëshmojnë për falsifikime.

Zbulimi u bë disa ditë më parë, në momentin që në zyrën e kryetarit të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike shkoi deputeti Agron Shehaj. Ky i fundit verifikoi firmat e delegatëve të zonës 5 dhe 7 në Tiranë, ku dhe u zgjodh deputet. Ai mori në telefon pjesën më të madhe të delegatëve, duke i marrë emrat nga formularët në zyrën e Palokës.

Dhe, një prej tyre ka qenë z.Bujar Kula, i cili është sekretar i grup seksionit 3, në degën nr.5. Ai thotë se në datën 23 nëntor është telefonuar nga z.Agron Shehaj, pasi emri i tij figuronte si një nga firmëtarët për mbledhjen e Kuvendit të PD-së në datën 11 dhjetor. Por, në një intervistë për “Fiks Fare”, z.Kula thotë se “nuk e kam firmosur atë formular”. Më tej thotë se firma i është falsifikuar, pasi në asnjë moment nuk ka nënshkruar formularin.

“Ma kanë falsifikuar. I thash z.Shehaj, për të cilin kam punuar në zgjedhje, se do e çoj deri në fund. Do e denoncoj. U trondita shumë dhe kam shkuar disa herë në zyrën e z.Paloka për të parë këtë formular. Por, s’kam marrë asnjë informacion” thotë ai. Ai pohon se disa persona i kanë shkuar në biznesin privat dhe i kanë kërkuar që të firmosë një formular, por “kam vetëm formularë të paplotësuar. S’kam firmosur dhe plotësuar ndonjë formular”.

Pas këtij pretendimi, gazetarët e Fiks Fare shkuan në selinë e Partisë Demokratike për të pyetur z.Paloka nëse gjendet apo jo formulari i z. Bujar Kula dhe zonjës znj. Freskida Rapo. Z.Paloka i vuri në dispozicion gazetarëve listat e njësisë nr.5, ndërsa pas verifikimit të të gjithë fletëve, formulari i z.Kula dhe znj. Rapo nuk gjendej në “dosje”.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka, tha se ai është “vetëm magazinier” dhe kushdo që do të verifikojë listat të shkojë dhe ti verifikojë. “Këtë ka bërë edhe z.Agron Shehaj. Ka qendruar për 5 orë në zyrën time dhe ka marrë në telefon delegatët. Z.Shehaj ka pasur një listë të vetëm me numra telefoni dhe verifikonte listën me formularët. Formularët s’kanë pasur numra telefoni dhe bënte ballafaqimin” tha Paloka, ndërsa pyetjes se si u mor në telefon z.Kula ai thotë se “këtë informacion e di vetëm z.Shehaj”. Ai thotë se i ka vënë në dispozicion të gjithë listën dhe verifikimin e bëri z.Shehaj. “Duhet t’ia kërkoni atij, nuk e di si janë marrë në telefon” thotë Paloka.

Pas kësaj përgjigje, gazetarët e Fiksit telefonojnë z.Shehaj, i cili pas verifikimit të datës 23 nëntor 2021 tha se “98 % e të telefonuarve prej tij konfirmuan se kishin firmosur”. Por, z.Shehaj nuk pranoi të jepte shpjegime për emrat e dy delegatëve, z.Bujar Kula dhe znj. Freskida Rapo. Ai tha se “më shkruani t’ju jap intervistë”. Por, edhe pse gazetarët e “Fiks Fare” i shkruan, sërish deputeti nuk pranoi të jepte shpjegime.

Kuvendi i paguan deputetët edhe kur nuk shkojnë në punë

Në bazë të një vendimi të vet Kuvendit të vitit 2013 një deputet merr një pagë afro 156 mijë lekë të reja në muaj, pa llogaritur edhe të ardhurat e tjera që vijnë nga dietat, qiraja, pagesa e karburantit, telefonia dhe pagesat e hotelit. Në total një deputete merr afërsisht 400 mijë lekë të reja në muaj si shumatore e pagës dhe të gjitha favorizimet që i jep ligji “Për Statusin e Deputetit”. 

Por në bazë të vendimit të sipërcituar, paga e një deputeti është fikse dhe për çdo mungesë të papërligjur në seancat  i mbahet një pjesë e pagës. Mungesa pa shkaqe të përligjura për efekt page quhet çdo mungesë, përjashtuar rastet kur me miratimin e kryetarit të Kuvendit, deputeti merr pjesë në veprimtari parlamentare brenda ose jashtë vendit. 

Por ky rregull duket se nuk zbatohet për të gjithë deputetët.  Kështu, në listë-pagesën e publikuar nga Kuvendi për muajin dhjetor bie në sy një fakt interesant që ka të bëj me favorizimin që i bëhet deputetëve me pagën.

Rasti më flagrant është ai i deputetit Sali Berisha, i cili edhe pse gjatë muajit tetor nuk ka qenë në asnjë seancë parlamentare apo në çdo veprimtari tjetër parlamentare, Kuvendi e ka paguar atë me 156 mijë lekë të reja. 

Berisha është paguar me të një vlerë si edhe gjithë deputetët e tjerë të Kuvendit të Shqipërisë.

Kuvendi nuk miratoi propozimin e tij/ Braçe : Sot u votua me shumicë një ligj klientelist

Deputeti Erion Braçe ka reaguar pasi Kuvendi rrëzoi ditën e sotme propozimin e tij për bujqit.

Me një reagim në Facebook Braçe shkruan se ndihet keq kur nje ligj klientelist, teresisht personal e vetem per nje kompani, si dem per njeren e si favor per tjetren, votohet me shumice, sic sot. Sipas tij personalizimi i politikes fiskale eshte gjeja me e rende qe i ndodh tregut, ekonomise.

Postimi
#VOTA PRO PER #BUJQIT!
Po hap i madh perpara ama;
▪️Ne #nentor 2018-te, kur PROPOZOVA TATIM ZERO per #rrogat deri ne 40 mije leke, MORA VETEM 5 VOTA PRO;
Kete #nentor, qeveria erdhi tek propozimi im, 3 vite me vonese dhe me 46. 800 leke barre fiskale mbi cdo shqiptar me rroge 40 mije leke; llogaria eshte edhe me tre zero te tjera per rrogat nga 30 mije deri ne 40 mije leke.
▪️Ne #nentor 2018-te, kur KUNDERSHTOVA SKEMEN 6 ME 20 PER #TVSH E FERMERIT, MORA VETEM 5 VOTA PRO;
Kete #nentor, parate e munguara tek gjithe zinxhiri nga bujku prodhues tek grumbulluesi, perpunuesi, ne tregun e brendshem, arriten ne 4.5 MILIARD LEKE;
Nderkohe pasoja ne blegtori, numer lopesh per qumesht, delesh e dhish per qumesht, eshte katastrofike.
A MBAN PERGJEGJESI KUSH?
Pra, dua te them;
▪️E para, e drejta, e verteta nuk matet me vota, nuk relativizohet, nuk zhvleresohet nga votat politike, fare;
Udheheqesve ju duhet kohe te vijne tek ajo qe eshte e vertete dhe e drejte.
▪️E dyta, une nuk ndjehem keq per 8 votat; une ndjehem keq kur PROPOZIME TE MAJTA nuk votohen; une ndjehem keq kur propozime ne favor te shumices nuk votohen;
Mbi te gjitha, une ndjehem keq kur nje ligj klientelist, teresisht personal e vetem per nje kompani, si dem per njeren e si favor per tjetren, votohet me shumice, sic sot.
Ky eshte problem i madh!
Personalizimi i politikes fiskale eshte gjeja me e rende qe i ndodh tregut, ekonomise.
Faleminderit te gjitheve!