zoom

Day ArchiveBruno na emocionoi të gjithëve me postimin për Fifin (VIDEO)

Bruno sapo na dhuroi emocione të forta përmes postimit në Instagram.

Ai ka krijuar një duet me Fifin, edhe pse ajo është brenda shtëpisë së BB VIP, duke përdorur zërin e saj dhe të vetin.

Artisti, mik i ngushtë i Fifit, tha se edhe pse ajo nuk e sheh këtë krijim, do ta ndjejë nga larg.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Zoom.al (@zoom.al)

Milan hakmerret ndaj Atletico Madrid, Liverpool i jep një “dorë”, Manchester City përmbys PSG-në

Milan “hakmerret” ndaj Atletico Madrid për humbjen e padrejtë në “San Siro” dhe shpreson shumë në kalimin e grupit pas fitores 0-1 në “Wanda Metropolitano”, kjo edhe falë fitores 2-0 të Liverpool ndaj Portos.

Kuqezinjtë luajtën më mirë në pjesën e parë dhe ngulmuan fort, por u shpërblyen në minutën e 87-të me gol të Messias. Spanjollët tentuan në fund të barazonin, por nuk ia dolën dot. Tashmë gjithcka është e hapur, por Milanit i duhet fitorja ndaj Liverpool në shtëpi.

Manchester City gjithashtu “hakmerret” për humbjen në Paris, duke përmbysur 2-1. Sitizens u gjendën në disavantazh me golin e Mbappe në pjesën e dytë, por pastaj përmbysën 2-1 me Sterling dhe Gabriel Jesus. Në këtë grup, Leipzig fiton 0-5 me Club Brugge dhe synon Europa League.

Real Madrid gjithashtu i ktheu reston moldavëve të Sheriff Tiraspol, duke fituar 0-3 në transfertë. Alaba dhe Kroos në pjesën e parë dhe Benzema në të dytën, bënë më së miri detyrën dhe marrin kreun e grupit. Ndërsa surprizë ishte fitorja 3-0 e Sporting Lisbona ndaj Dortmund.

‘U bë e famshme duke kërkuar burrë’, motra e Antonelës u përgjigjet kritikëve: Po Kim Kardashian?

TIRANË– Pjesëmarrja e Antonelës në Big Brother është komentuar jo pak për shkak të asaj se çfarë ajo përfaqëson. “Po ajo çfarë VIP-i është”, ky koment ka qarkulluar jo pak në rrjetet sociale e për të gjitha ata që e mendojnë këtë gjë, ka pasur një përgjigje motra e Antonelës.

Sipas motrës së ish konkurrentes të Për’puthen, thotë se publiku e ndjek Antonelën për karizmin, simpatinë, historinë e jetës dhe inteligjencën, e ndërsa sjell edhe rastin e Kim Kardashian dhe famës që ajo ka sot.

Mendoj që çështja e meritokracisë, se sa e meriton dikush të jetë në një program televiziv së pari është një çështje që nuk na përket neve si publik por ideatorëve të formatit dhe personave puna e të cilëve është të përzgjedhin konkurentët, duke qenë personat që njohin më mirë mekanizmat e brendshme dhe çka funksionon apo nuk funksionon për programin në fjalë. Gjithsesi unë mendoj që në vitin 2021 kur rrjetet sociale janë platforma që i kanë dhënë shansin njerëzve të ndërtojnë karriera të tëra, ku ata vetë-promovohen dhe ku promovojnë aftësitë/telentet e tyre, të ngrihet pikëpyetja “ a meritojnë të quhen VIP” është qesharake.

E njëjta gjë vlen dhe për Reality Shoë-et, të cilat në shumicën e rasteve shërbejnë si gjetës të personazheve të pëlqyeshëm nga publiku dhe si trampolina për karrierat e tyre në televizion. Në formate si “Përputhen” konkurojnë shumë njerëz, por vetëm pak arrijnë të mbijetojnë në ekranet e televizionit, dhe kjo pikërisht sepse, publiku i do. Kur në 2016 Kim Kardashian u pyet në mënyrë direkte “Cili është talenti jot?” ajo u përgjigj “Duhet të përfshijë ndonjë lloj talenti të kesh shumë njerëz që të ndjekin dhe të pëlqejnë për atë që ti je”, dhe Kim Kardashian është sot një nga gratë multimilionere self-made, e cila e filloi karrierën pikërisht nga Reality-Shoë familjar Keeping Up ëith the Kardashians.

Gjithsesi, për t’u rikthyer tek rasti i Antonelës dhe për të gjithë njerëzit e tjerë që kanë filluar karrierat nga rrjetet sociale apo Reality Shoë-et, unë mendoj që njerëzit janë inteligjentë mjaftueshëm për të mos ndjekur dikë vetëm nga paraqitja/lifestyle-i e elementë të tjerë sipërfaqësore, sepse koha ka treguar që personazhe të tillë nuk i mbijetojnë gjatë vëmendjes së publikut.

Publiku ndjek persona që janë interesante mjaftueshëm për t’u ndjekur e në rastin e Antonelës mendoj që publiku gjen te ajo një njeri karizmatik, simpatik, një vajzë me një background e një histori jete, një vajzë inteligjente dhe të fortë por në të njëjtën kohë një vajzë me këmbë në tokë, e besoj që kjo kohë e shpenzuar në Big Brother do shërbejë që njerëzit të njohin më shumë prej saj, sepse me të vërtetë ka shumë më shumë për të njohur”, shkruan motra e Antonelës.

 

 

 

 

Betimi pas vrasjes së Santiago Malkos, çfarë fshihet pas ekzekutimit të Mihasit dhe shokut të tij

Ndërsa Tirana mendohej se kishte fituar një lloj qetësie, për sa i përket ngjarjeve të rënda, ku prej disa muajsh nuk ishin shënuar të tilla, një atentat i dyfishtë na risolli në vëmendje hijet e zeza të krimit që godasin dhe largohen pa u shqetësuar, nën hundën e policisë.

Madje, në zonën më me trafik të kryeqytetit, ku vetëm kriminelët janë të aftë të largohen pa gjurmë, ndërsa policia vazhdon të numërojë viktimat dhe të dokumentojë në seri makinat e djegura të autorëve, por pa shkuar dot te dora që urdhëron dhe vret.

32-vjeçari, Erigers Mihasi dhe miku i tij Armando Dumani, 26 vjeç, janë viktimat më të fundit të një serie të gjatë atentatesh që po tronditin prej kohësh me ashpërsinë e tyre Shqipërinë.

Të njohur për precedentët e shumtë kriminalë, ata u ekzekutuan mbrëmjen e 13 nëntorit në Tiranë, ndërsa ishin duke lëvizur me automjetin tip ‘Audi’ të bardhë, targa ‘AB 008 EM’, në pronësi të Mihasit, që dyshohet se ishte edhe shënjestra kryesore e atentatit.

Dy të rinjtë ishin duke lëvizur në zonën e njohur si ‘Astiri’ në kryeqytet kur automjeti i tyre u qëllua mizorisht nga një makinë në lëvizje.

Breshëri kallashnikovi që nuk u lanë asnjë mundësi shpëtimi. Erigers Mihasi kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer nga Franca.

Ai kishte qëndruar në vendin transalpin, për afro 4-5 ditë në shoqërinë e mikeshës së tij, një studente 20-vjeçare nga Lushnja.

Sipas dinamikës së ngjarjes së ndërtuar nga emisioni ‘Në Shënjestër’, natën para ekzekutimit Mihasi ndodhej në shoqërinë e vajzës me të cilën frekuentohej dhe mikut të tij, Armando Dumani. Ky i fundit, fqinj me Mihasin, në fshatin Yrshek të Tiranës. Atë mbrëmje, të rinjtë kanë qarkulluar për afro tri orë në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Sipas dëshmisë së dhënë nga miku i tij, Arnoldi, kohët e fundit, Mihasi kishte rritur vigjilencën. Ai nuk ulej në lokale, apo ambiente publike. Madje, edhe kur udhëtonte, ruante deri në 3 apo 4 makina pas tij, pasi kishte frikë se mund të goditej. Kjo ishte edhe arsyeja përse mbrëmjen e ngjarjes, ai qarkulloi në rrugë të ndryshme të Tiranës.

Por gjatë rrugës, mikesha e tij, e cila deri në atë moment ishte me të në makinë, i kërkoi ta linte pranë stadiumit ‘Selman Stermasi’. Kjo, pasi do takonte një shoqen e saj. Erigersi e zbriti vajzën pranë stadiumit, dhe i tha se do vinte ta merrte sërish pasi të mbaronte takimin.

Vajza tha në polici se pasi u ndanë, Erigersi i dërgoi e-moji një trëndafil. Ajo dëshmoi përpara hetuesve, se miku i saj nuk kishte shprehur asnjë shqetësim dhe se nuk kishte vënë re asgjë të dyshimtë.

Pas ndarjes nga vajza, Mihasi në drejtimin e automjetit luksoz dhe Dumani në vendin e parë të pasagjerit, morën drejtimin për në zonën e Unazës së Re. Pa e ditur se ky do ishte edhe itinerari i tyre i fundit në këtë jetë.

Dy të rinjtë edhe pse ruheshin nga armiqtë e tyre, nuk e kishin pikasur se dikush u ishte vënë në ndjekje. Autorët mesa duket kishin planifikuar me detaje, ekzekutimin dhe vendin ku do të kryhej. Një rrugë në ndërtim, ku ngarkesa në trafik do u jepte kohën e duhur të kryenin eliminimin e dyfishtë.

Sipas dinamikës së ngjarjes, pasi u futën në Unazë, makina me Mihasin dhe Dumanin, afrohet në rrugën ‘Teodor Keko’. Në zonën e njohur ndryshe si ‘2 rrathët’. Ku për shkak të punimeve në rrugë dhe trafikut, Mihasi vendos të ulë xhirot e shpejtësisë.

Është ky momenti, kur papritmas, në ndjekje të tyre, vihet një automjet tip ‘Toyota’. Ku nga dritarja e makinës, derdhet një batare me plumba ndaj automjetit ku ndodheshin Mihasi dhe miku i tij Dumani. Fillimisht autorët e qëllojnë makinën e viktimave nga pas. Më pas i dalin në krah, nga ana e pasagjerit, duke e goditur egërsisht me breshëri kallashnikovi.

Pamje të forta që tronditën të gjithë të pranishmit në vendngjarje. Fill pas ekzekutimit, makina e autorëve merr rrugën drejt ish-sheshit ‘Shqiponja’ për t’u larguar më tej në drejtim të autostradës.

Dhe mandej për t’u gjetur e djegur në Thumanë, në një xhep në anë të rrugës kryesore.

Aty, ku tashmë përfundojnë të gjithë gjurmët e krimeve të rënda.

Ku në brendësi të automjetit tip ‘Toyota’, që rezultoi i grabitur në Greqi, por me targa të vjedhura në Tiranë ‘AA 532 ON’, u gjetën edhe dy kallashnikovët, me të cilët u ekzekutuan të rinjtë, një atentat që duke i mirëstudiuar, në një rrugë të pasurvejuar plotësisht nga kamerat e sigurisë, ku autorët mendohet se kishin informacion të sigurt edhe për faktin që viktimat atë mbrëmje lëviznin të paarmatosur, çka u lejonte atyre të mos kishin një kundërpërgjigje të armatosur nga ana e viktimave.

PISTAT E HETIMIT

Policia po heton në disa pista për te hedhur dritë mbi atentatin që shënoi dy viktima. Sytë janë kthyer nga e kaluara e Mihasit dhe Dumanit, si dhe përfshirjet e tyre në ngjarje të ndryshme kriminale, si dhe lidhjet e tyre me bosë të krimit në vend.

Ndonëse të dy viktimat ishin personazhe jo të panjohur për policinë, ku edhe pse mbanin në ndërgjegje përfshirjen në disa krime të rënda, ata kishin mundur t’i shpëtonin drejtësisë.

Armando Dumani, 26 vjeç, ishte i skeduar nga drejtësia për grabitjen e një banke. Ndërsa rekordet e Mihasit, i cili njihej në rrethin e të fortëve edhe si miku e krahu i djathtë i Ervis Martinaj, janë të shumta. Në krye të herës, Erigers Mihasi, ishte i dyshuar si i përfshirë edhe në një tjetër ngjarje të rëndë që kohë pas kohe prodhoi kufomat e veta.

Më 31 mars 2015, ai dyshohet se ishte bashkëpunëtor në dhunimin barbar dhe grabitjen e prindërve të Elton Çiços. Ngjarje kjo e ndodhur në Tepelenë. Çiço ishte personazh i njohur për policinë. Ai njihej si kreu i një grupi të fuqishëm kriminal, në fushën e narkotikëve.

Pak ditë para se prindërit e Elton Çiços të dhunoheshin barbarisht, Ervis Imeri, një drejtues punishte duralumini nga Tepelena, por me banim në Tiranë, kishte kryer disa punime në banesën e të moshuarve.

Duke qenë se volumi i punës ishte i madh, ai kishte marrë si punëtor një person nga Laçi, Robert Rama, të paktën kështu ia prezantoi ai punëtorin laçian, të zotit të shtëpisë, Naim Çiço.

Por duket se gjithçka kishte qenë një skemë e mirëmenduar grabitje, siç rezultoi edhe nga hetimet e mëtejshme, Imeri dhe Rama ishin aty për të përgatitur vjedhjen e banesës. Kjo, pasi ata mendonin se aty kishte shumë para. Nga ato që djali i familjes Çiço, u jepte me fajde personave të interesuar. Natën e 31 Marsit 2015, Robert Rama dhe disa persona të tjerë, bastisën me dhunë banesën. Ndërkohë që Ervis Imeri, qëndronte në makinën e tij, vetëm pak metra larg banesës së familjes Çiço.

Pasi autorët nuk gjetën ato që kërkonin, ata dhunuan mizorisht prindërit e Elton Çiços, bashkëshortët Naim dhe Antoneta, të cilët përfunduan në spital.

Sipas informacioneve, Elton Çiço, ishte betuar për hakmarrje dhe filloi ekzekutimin e personave që dhunuan prindërit e tij. Ndaj, pa u mbushur dy muaj nga ngjarja, zinxhiri i hakmarrjeve nisi të veprojë fuqishëm.

I pari që u ekzekutua ishte laçiani, Robert Rama. Ai u qëllua më 11 qershor 2015 për vdekje nga dy persona me motor në zonën e ish-Kënetës në Durrës.

Edhe pse ishte shpallur në kërkim për ngjarjen e Tepelenës, deri në atë kohë nuk ishte i bërë mundur arrestimi i tij, ndërkohë që vrasësit rezultuan më të shpejtë në zbulimin e tij sesa policia.

Vetëm një muaj më pas hakmarrja do të vepronte edhe mbi Ervis Imerin, sipërmarrësin e kamufluar të banesës së prindërve të Elton Çiços. Në korrik 2015, në makinën e Imerit, përballë punishtes së tij në zonën e Kombinatit në Tiranë, u gjend një sasi tritoli e pashpërthyer.

Por ndërsa mendoi se i shpëtoi këtij atentati, hakmarrja e munguar nuk do të vononte mbi familjarët e tij. Në dhjetor 2015, 6 muaj nga ngjarja e ndodhur në Tepelenë, një shpërthim tritoli gati sa nuk i mori jetën vëllait të Ervis Imerit.

Elton Imeri, ushtarak, pa probleme me ligjin, humbi njërën këmbë si pasojë e shpërthimit në automjetin e tij. Vetëm katër muaj më pas, mbrëmjen e 1 Majit 2016, Elton Çiço vritet në ambientet e lokal “De Niro” në zonën e ish-Bllokut, në Tiranë. Ndërsa i vetmi i dyshuar si autor në dhunimin barbar të prindërve të tij, i mbetur gjallë, u arrestua vetëm 4 vite pas ngjarjes.

Erigers Mihasi, u ndalua më 23 janar 2019 nga policia, në fshatin Yrshek të Tiranës, pasi dyshohej si bashkëpunëtor në dhunimin dhe grabitjen e prindërve të Elton Çiços në Tepelenë. Por u lirua për mungesë provash.

Pas ngjarjes së Tepelenës dhe një zinxhiri eliminimesh që e pasuan, emri i Erigers Mihasit do të dilte sërish në skenë në ngjarjen e rëndë të ndodhur në ish-Bllok, më 4 tetor 2018.

Mbrëmjen ku u shënua masakra më një të vrarë dhe 2 të plagosur në ish-bllok. Ku në brendësi të lokalit ‘Monopol’ pas një përplasje me armë, u vra Fabian Gaxha, dhe mbeti i plagosur rëndë Ervis Martinaj dhe miku i tij, Elion Hato. Lidhur mbi këtë ngjarje, në atë kohë, policia mori në pyetje edhe Erigers Mihasin.

Por ky i fundit nuk ka dha asnjë dëshmi me interes që mund të ndihmonte në zbardhjen e motiveve të vërteta të përplasjes me armë midis grupit të Ervis Martinaj dhe Ervin Matës, të fejuarit asokohe të këngëtares së njohur, Elvana Gjata. Për vrasjen e Fabian Gaxhës në Ish-bllok, nuk u dënua askush.

Pasi drejtësia u shpreh se Meviol Billo, ish- komandoja që qëlloi, veproi në kushtet e mbrojtjes ekstreme. Billo u dënua me shërbim prove për plagosjen e Elion Hatos.

Ndërsa miqtë e tij, përfshirë dhe biznesmenin Ervin Mata u cilësuan fajtor dhe u dënua me punë në interes publik, për moskallëzim krimi.

Ndërkohë që për Ervis Martinaj, dolën në horizont, të dhëna të reja. Ai u hetua krahas ngjarjes edhe për “Fshehje të të ardhurave”, “Falsifikim i pasaportave, kartave të identitetit, vizave”, si edhe “Organizim ose ushtrim i veprimtarisë së lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”.

Aktualisht Martinaj, ka një dënim me burgim nga gjykata e Tiranës ndërsa pritet verdikti i Apelit.

BETIMI PAS VRASJES SË SANTIAGO MALKOS

Por, Erigers Mihasi, nuk ishte i përfshirë vetëm në këto ngjarje. Ai njihej edhe si miku i Santiago Malkos. Ish-policit të ekzekutuar, më 28 gusht 2019, në rrugën ‘Xhanfize Keko’, në zonën e Xhamllikut në Tiranë. Edhe ky, mik me Ervis Martinaj. Po kështu, pjesëmarrës në përplasjen me armë të ndodhur në ish-Bllok, në lokalin ‘Monopol’.

Ku siç shikohet edhe nga pamjet e siguruara në atë kohë, Santiago Malko dallohet teksa vrapon pas Ervis Martinajt, menjëherë pas konfliktit me armë. Në atë periudhë, Santiago Malko, u shpall në kërkim policor. Por pas qetësimit të situatës, ai u vetëdorëzua në polici ku dhe shpjegoi pozicionin e tij në lidhje me këtë ngjarje.

Malko, i cili ishte i përfshirë edhe në të tjera ngjarje të rënda, u ekzekutua vetëm disa muaj pas përplasjes së ndodhur në ish-Bllok. Ngjarje e cila tronditi familjen.

Ku siç shikohet edhe nga pamjet filmike, në kushtet e tronditjes së fortë emocionale, nëna dhe shokët e tij, shtyjnë policinë dhe kalojnë skenën e rrethuar të krimit.

Po ku për herë të parë në pamjet filmike na shfaqet edhe Erigers Mihasi, një nga personat, që siç shikohet edhe në pamje, konfliktohet me policinë.

Personazh që deri në atë moment ishte në hije, i paekspozuar mediatikisht, pavarësisht bëmave të tij. Pamje të cilat na treguan edhe forcën e tyre përballë ligjit.

Ku policia në vendngjarje ishte e paaftë t’i kundërshtonte të futen në skenën e krimit, pavarësisht se ishte e ndaluar. Mihasi e konsideronte Santiago Malkon si vëllain e tij. Informacionet thonë se ai u betua se do të merrte hak për vrasjen e tij.

Me shumë gjasa kjo mund të jetë edhe një nga arsyet se përse u vu në shënjestër të grupit kundërshtar.

Armiq të cilët mesa duket kishin nisur edhe ata revanshin e tyre ndaj kundërshtarëve.

Për vrasjen e ish-policit Malko, prokuroria ngriti akuzë për vëllezërit Leonard dhe Erlis Duka, vlonjatin Fatmir Hyseni, i njohur si Doqa, si dhe lidhjet e tyre shoqërore.

Dikur mik me Ervis Martinaj dhe Erigers Mihasin, sot Leonard Duka është një prej armiqve më të përbetuar. Ai jeton në arrati, bashkë me pjesën më të madhe të grupit.

Ndërsa vetëm dy prej tyre janë ndaluar nga policia, si të dyshuar për vrasjen e Malkos. Përplasja mes këtyre dy grupeve, që nisi vite më parë, për shkak të mosmarrëveshjes për lojërat e fatit, sot është bërë aq e ashpër, sa duket se policia është e paaftë për ta ndaluar revanshin.

Një pistë tjetër e ekzekutimit e Mihasit, krahas ngjarjes së Tepelenës, asaj në ish-Bllok dhe Klanit ‘Duka’, mund të jetë edhe ajo e vrasjes më të fundit të ndodhur në Laç. Atë të biznesmenit, ish-policit Xhelal Reçi, ngjarje e ndodhur më 1 nëntor 2021, në qendër të Kurbinit. Kur në orën 7:23 të mëngjesit, viktima u qëllua pranë një banke me breshëri plumbash, teksa bashkëshortja e pa ngjarjen nga dritarja e biznesit familjar.

Ndërsa autorët u larguan në drejtim të Milotit me mjetin e tyre tip “Toyota”, i cili ishte i vjedhur dhe posedonte targa italiane. Automjet që më pas u gjet i djegur pranë bregut të lumit Mat në Milot.

Pista kryesore ku policia po heton janë konfliktet që djali i tij Besniku, mund të kishte pasur. Ku një vit më parë atij iu bë një atentat në dalje të Shëngjinit, por që fatmirësisht mundi t’i shpëtonte.

Lidhur mbi vrasjen e Xhelal Reçit, policia mori në pyetje edhe xhaxhain e Ervis Martinajt, ndërsa dyshime u ngritën edhe mbi Erigers Mihasin. Por nuk pati kurrë një akuzë zyrtare ndaj tij.

Publikohen fotot e Mihasit dhe Malkos: Policia ka skedarë të qartë për dy grupet

Dy miq që u vranë në harkun kohor të dy viteve në distancë nga njeri-tjetri. bëhet fjalë për Santiago Malkon, i vrarë më 28 gusht 2019 dhe Erigers Mihasi i ekzekutuar më 13 nëntor 2021 së bashku me shokun e tij Armando Dumano në zonën e Astirit. Gazetari Eni Ferhati ka publikuar në emisionin “Në shënjestër” në News24 një foto të dy miqve të ngushtë Mihasi-Malko të bërë në vitin 2016. Ai tha se policia e Tiranës ka skedarë të qartë për dy grupet rivale, klanin Duka dhe mbështetësit e Ervis Martinaj.

Ndërkohë duke folur për pistën e hetimeve, eksperti i sigurisë Fatjon Softa tha se vajza që i shoqëronte e dinte se Mihasi dhe Dumani ishin të paarmatosur dhe se kjo pistë mund të shihet më me vëmendje.

Ferhati: Bëhet fjalë për dy grupe që zotërojnë potencial të madh ekonomik si klani Duka, dhe grupi që njihet si mbështetës i Ervis Martinaj.

Viktimës, Mihasit i janë gjetur 2 mijë euro në xhep ditën ku u vra. Jo çdokush lëviz me 2 mijë euro, më pas automjeti luksoz të cilin zotëronte.

 

Softa: Aty ka shumë elementë që mund të ndaloj. Ajo vajza që është në shoqërinë e tyre dhe më pas shkëputet, pavarësisht se gjeti një motiv, ajo e dinte shumë mirë që ata ishin të paarmatosur dhe çfarë rrugëtimi do të bënin dhe fakti që ata bëjnë ekzekutimin dhe ishin të bindur se nuk do kishin reagim me armë është një nga pistat që mund të shihet me më shumë vëmendje. Mendoj që këto ngjarje kanë gjithmonë fillesa, shkaqe, kanë gjithmonë lidhje.

 

Shumë ngjarje mund të parandalohen. Janë konflikte të akumuluara, interesa të shkelura që vijnë deri në këtë pikë. Nëse ka një grup apo disa grupe që operojnë në territor dhe kanë një bazë ekonomike, është shumë e thjeshtë të hetohet. Shkon tek aktiviteti i paligjshëm. Nëse do të ishin ndjekur që në embrionin e tyre, do kishte mundësi që disa nga këto vepra penale të mos ndodhnin.

Mihasi Malko

Ferhati: Nuk dimë nëse ka pasur dyshime për zyrtarë të policisë. Ajo që është e sigurt është fakti që policia e Tiranës ka një skedar të qartë të organizimit të këtyre dy grupeve. Viktima Erigers Mihasi në foto është në praninë e Santiago Malkos në vitin 2016, i ekzekutuar dhe ai. Kjo foto është në skedarët e policisë. Erigers Mihasi është i ndaluar për dy ngjarje. Do ta cilësoja si një person që ka arritur t’i shpëtojë drejtësisë.

Në gjurmët e narkos-it shqiptar Dritan Rexhepi, mbretit të kokainës

Policia e këtushme thotë se e gjurmoi një rrjet të përhapur që përmbyti Europën me kokainë tek një mbret i pamundur: një vrasës shqiptar i burgosur në Ekuador.

Operacioni shumëvjeçar ekspozoi sesi grupet e reja kriminale po përfitojnë nga globalizimi për ta kthyer Europën në një rivale të SHBA-së si tregu më i madh për kokainën, sipas DEA-s amerikane.

Policia thotë se shqiptari, Dritan Rexhepi, e merrte kokainën nga Kolumbia nga një shoku i tij i burgosur. Duke përdorur një celular të fshehur, ai organizoi dërgesa me vlerë qindra miliona dollarë në anije me kontejnerë në portet në Holandë, transferoi të ardhurat dhe urdhëroi sulme ndaj kundërshtarëve, duke përfshirë dy vrasje, sipas zyrtarëve italianë.

Rrugët e ngarkuara tregtare, kufijtë e hapur dhe komunikimet moderne të sigurta kanë ndihmuar grupe si i Rexhepit të nxisin etjen e Europës për kokainë. Operacioni për rrëzimin e rrjetit të tij, i udhëhequr nga Komisionerja e Policisë së Firences, Erminia Del Prete dhe që përfshin prokurorë dhe kolegë vendas në të gjithë Europën, ishte një sukses i dukshëm për autoritetet në kontinent, të cilët po luftojnë për të ndërprerë fluksin.

Pjesa më e madhe e dërgesave hyjnë në Europë përmes porteve komerciale të fshehura në kontejnerë që janë shumë të shumtë për t’u kontrolluar. Sapo del në breg, kokaina zhduket shpejt. Vendet e Bashkimit Europian kanë hequr kufijtë e brendshëm, por forcat e policisë mbeten kombëtare. Europol, agjencia policore e BE-së, është bërë një qendër thelbësore për bashkëpunim, por zyrtarët thonë se pengesat gjuhësore dhe burokratike mbeten dhe se atyre u duhen më shumë burime.

Janë shfaqur grupe të reja kriminale. Zyrtarët europianë thonë se rrjeti i zotit Rexhepi, i njohur si Kompania Bello, ishte një nga më të mëdhenjtë e lidhur me Shqipërinë, një vend i vogël ballkanik me një diasporë të madhe në Europë.

“Grupet shqiptare janë vërtet të forta,” thotë Francesco Messina, drejtor antikriminal i policisë së Shtetit të Italisë. “Ata kanë pushtuar tregun e [kokainës] aq shumë sa që tani janë ndër grupet më të forta kundër të cilave duhet të luftojmë.”

Hetimi gjashtëvjeçar përfundoi shtatorin e vitit të kaluar duke shënuar më shumë se 100 arrestime në 10 vende për trafik ndërkombëtar droge dhe sulme. Italia i ka kërkuar Ekuadorit ekstradimin e z. Rexhepi me akuzën e krijimit dhe drejtimit të një shoqate kriminale transnacionale të angazhuar në trafikun e drogës dhe pastrimin e parave.

Wall Street Journal: në gjurmët e narkos-it shqiptar Dritan Rexhepi,

Rexhepi, 41 vjeç, nuk mund të kontaktohej për koment. Avokati i tij në Ekuador u qëllua dhe u vra në prill. Një avokat që e ka përfaqësuar së fundmi në Shqipëri nuk pranoi të komentojë.

Autoritetet e burgut në Ekuador thanë se të burgosurit nuk kanë akses te celularët. Në praktikë, autoritetet njoftojnë rregullisht se kanë konfiskuar telefona, drogë dhe armë nga të burgosurit.

Të dhënat e ngritjes dhe rënies së grupit të Rexhepit bazohen në intervista me një gjysmë duzinë zyrtarësh të zbatimit të ligjit italianë dhe europianë, si dhe në dokumentet e gjykatës italiane.

Operacioni që futi në kurth Rexhpin filloi me një kontroll policor në Forence në vitin 2014.

Policia ndaloi disa shqiptarë që grindeshin për biznesin e prostitucionit dhe hetimet e mëtejshme zbuluan lidhje të mundshme me trafikun e drogës.

Gjatë një kontrolli apartamentesh, policia zbuloi një BlackBerry që përmbante 10 PIN, kode të lidhura me pajisje të tjera, por pa emra apo numra telefoni për të identifikuar pronarët e tyre.

Një gjykatës urdhëroi BlackBerry Ltd. të sigurojë akses në mesazhet e koduara të një PIN që ishte ende aktiv. Mesazhet zbuluan se një grup shqiptarësh sillnin kokainë nga Holanda për të furnizuar një grup të fuqishëm kriminal në jug të Italisë.

“Këtu e kuptuam se ata duhet të jenë një organizatë e madhe me tregun e vet,” thotë zonja Del Prete, një veterane policie 33-vjeçare e mësuar të përleshet kryesisht me tutorët vendas dhe shitësit e drogës.

Policia fitoi akses në më shumë PIN ndërsa vendet e tjera iu bashkuan hetimit, duke zbuluar se shqiptarët po përdornin Holandën si një qendër për të shpërndarë kokainën në të gjithë Europën.

Del Prete dhe katër kolegë të saj lexuan mesazhe nga e gjithë bota që mbërrinin pothuajse në kohë reale.

Ekipi i saj krijoi llogari të rreme në rrjetet sociale për të monitoruar profilet e të dyshuarve, duke përdorur “pëlqime” dhe komente në foto për t’i përshtatur ato me llogaritë e BlackBerry.

Në vitin 2016, ata e dinin se mbreti ishte në Ekuador, por nuk mund ta identifikonin atë. Më pas, të dhëna të çuditshme dolën nga bisedat e tij.

“Po dal për ajrosje”, shkroi ai në një mesazh. “Më duhet të fsheh telefonin tim,” tha ai në një tjetër.

Kur në një bisedë tjetër ai përmendi një dënim, zonja Del Prete thotë se ai ishte pas hekurave dhe policia shpejt e identifikoi Rexhepin.

Ai u formësua nga gjendja ekonomike dhe dhuna kriminale që pushtoi Shqipërinë në vitet 1990, pasi vendi doli nga sundimi komunist.

Në vitin 1999, kur ishte ende adoleshent, ai qëlloi me breshëri Kallashnikovi një polic në një local. Ai ishte paguar për atentatin dhe plumbat e tij vranë edhe dikë tjetër, sipas Arben Frashërit, një ish-prokuror i lartë shqiptar.

Policia e arrestoi Rexhepin vetëm në janar 2006 në kryeqytet, Tiranë.

Po atë mbrëmje, Rexhepi u arratis nga dhoma e marrjes në pyetje pasi hapi me gisht një bravë me defekt dhe i tha një roje që policia kishte mbaruar punë me të. Një gjykatë më vonë e dënoi në mungesë për vrasje.

Ky ishte i pari nga tri arratisjet nga burgu pasi policia europiane e ndoqi në të gjithë kontinentin për trafik droge dhe akuza të tjera. Në Itali, ai sharroi hekurat e qelisë dhe u arratis. Në Belgjikë, ai shpëtoi duke u ngjitur mbi një mur.

Një reporter shqiptar vitin e kaluar publikoi atë që ai tha se ishte një intervistë me Rexhepin, në të cilën i dënuari tha se akuzat e rreme të vrasjes e kishin bërë atë të largohej nga vendi, duke I pamundësuar sigurimin e një pune legjitime në Europën Perëndimore dhe detyruar ti futej jetës së krimit dhe të drogës.

“Instinkti i mbijetesës më çoi në atë drejtim”, citohet të ketë thënë ai.

Herën tjetër që policia e kapi ai ishte në Ekuador në qershor 2014, në posedim të më shumë se 272 kg kokainë, sipas Interpolit, organizatës ndërkombëtare të policisë.

Në burg Rexhepi ishte aleat me një trafikant droge nga Ekuadori me lidhje me kartele të fuqishme në Kolumbi dhe Meksikë.

Kokaina dërgohej përtej Atlantikut me anije me kontejnerë, kryesisht në portet e Holandës, ku një anëtar i bandës kishte lidhje korruptive. Rreth 50 kg kokainë në ditë do të silleshin në breg, do të hidheshin në qendrat e magazinimit dhe përpunimit, më pas do të transportoheshin në Itali dhe tregje të tjera duke përdorur makina me shtresa të dyfishta.

Rexhepi kishte nën urdhra të drejtpërdrejtë një numër shqiptarësh në Ekuador, Holandë, Itali dhe Shqipëri dhe partnerë biznesi në pjesën më të madhe të Europës Perëndimore, të cilët kontrollonin kanalet e shpërndarjes së kokainës në të gjithë kontinentin.

Ndërsa grupi i Rexhepit u zgjerua, ai kërkoi të dallohej.

“Le të dalim në treg me emrin tonë”, i shkruante koordinatori i grupit në Itali Rexhepit në mars 2016. “Marka jonë ende nuk njihet”.

Rexhepi ia ktheu, duke propozuar emrin Bello, apo e bukur. Tullat me kokainë të grupit u vulosën shpejt me këtë markë.

Wall Street Journal: në gjurmët e narkos-it shqiptar Dritan Rexhepi,

Rexhepi e drejtoi kompaninë Bello me karizëm dhe dhunë. Ai urdhëroi sulme dhe të paktën dy vrasje, një në Ekuador dhe një në Shqipëri, sipas policisë italiane. Bashkëpunëtorët e arrestuar refuzuan të flisnin, duke përmendur frikën e hakmarrjes ndaj familjeve të tyre, thotë zonja Del Prete.

Shqiptarët në vështirësi i drejtoheshin atij për ndihmë. Kur Rexhepi zbuloi se tre bashkatdhetarë ishin arratisur nga një burg i Romës në orën 3 të mëngjesit në fund të vitit 2016, ai organizoi një gomone për t’i marrë në bregdetin jugor të Italisë për t’i çuar në Shqipëri.

Rexhepi lëvizi para përtej Atlantikut duke përdorur sistemin kinez feiqian, ose paratë fluturuese, ku paratë e depozituara te një agjent në një vend mund të tërhiqen nga dikush në një vend tjetër, kryesisht pa lënë gjurmë. Ai gjithashtu kursente para në komisione duke përdorur korrierët e tij. Në qershor 2016, policia e Firences informoi kolegët ekuadorianë, të cilët kapën një korrier në aeroportin Guayaquil me 350,000 euro, të fshehura në anët e një valixheje.

Ekipi i zonjës Del Prete festonte çdo kapje parash dhe kokaine me një shishe Prosecco ose konjaku grek (Metaxa-shënim i Politiko). Rreth 20 shishe tani rrinë mbi një raft në zyrën e saj të vogël.

“Ishte një provë e madhe për ne,” thotë ajo. “Nuk kishim bërë diçka të tillë më parë këtu në Firence.”

Investigimi/ Përveç 13-vjeçares në Sarandë shfrytëzohej për prostitucion edhe shoqja e saj e mitur

Vajza 13 vjeçare në Sarandë që shfrytëzohej për prostitucion nga kryeinspektori i kufirit dhe tutori i saj, të cilët u vunë në pranga të policisë, nuk është e vetmja. Emisioni Fiks Fare zbulon se dhe një tjetër e mitur 14 vjeçare, ka patur të njëjtin fat.

Gazetarët e Fiksit rikthehen në Sarandë pranë shkollës 9 vjeçare.Mësues dhe drejtues të shkollës nuk pranojnë të flasin më për Fiksin. Ata shprehen se pas transmetimit të kronikës në emisionin investigativ Drejtoria Arsimore Rajonale Fier ka fajësuar shkollën për denoncimin e këtij rasti, duke i kërcënuar mësuesit dhe drejtuesit me kontrolle 4 herë brënda një muaji.

Por mësues që emisioni Fiks Fare nuk mund t’i indentifikojë për shkak të ruajtjes së konfidencialitetit u thonë gazetarëve se 13 vjeçarja nuk ishte e vetmja e mitur që shfrytëzohej për prostitucion nga ai fshat.
Bashkëpunëtorët e Fiksit shkojnë në familjen e 13 vjeçares.Ata tregojnë se vajzën e mitur në këtë rrugë e kishte futur një vajzë tjetër nga i njëjti fshat me iniciale E.I një vit më e madhe se vajza e tyre.

Gazetarët e Fiksit flasin dhe me banorët e fshatit.Ata konfirmojnë të njëjtën gjë . Duke rrëfyer se të dyja vajzat e mitura shkonin kudo bashkë dhe nga fshati largoheshin po bashkë.
Emisioni Fiks Fare indetifikoi edhe vajzën tjetër 14 vjeçare . Gazetarët shkojnë në familjen e saj. Takojnë vetë 14 vjeçaren dhe prindërit e saj.Vajza rrëfen se bashkë me shoqen e saj 13 vjeçe shkonin tek lokali. Atje i çonte ai që u arrestua, tutori. Gjithashtu ai ju kërkonte që të kryenin marrëdhënie seksuale me pleq kundrejt shumave 50 euro ose 100 euro.Vajza 14 vjeçare nuk pranon se e ka bërë këtë gjë, por u thotë gazetarëve se ajo fshinte pluhurat e lokalit që qëndronte mbyllur dhe nuk e dinte pse ju jepnin aq shumë para!

Rasti i 13 vjeçares është denocuar më herët në Fiks Fare . L.H nxënëse në shkollën 9 vjeçare në fshatin Gjashtë të Sarandës u bë pjesë e investigimit të Fiks Fare. Drejtori i shkollës ku mësonte e mitura kërkonte ndihmën e Fiksit, pasi për vajzën ishte vendosur 2 herë dërgimi në qendër rehabilitimi për shkak se vajza shfrytëzohej për prostitucion dhe e mitura nuk mbahej nga këto qëndra, por kthehej sërish në shkollë. Ajo jetonte dhe vetëm në shtëpi me qira në Sarandë.

Edhe pse Fiksi ngriti alarmin mbi të , institucionet ia hidhnin fajin njëra tjetrës dhe askush nuk mbante përgjegjësi, por e lanë 13 vjeçaren në rrugë dukë u shfrytëzuar seksualisht. U desh arrestimi nga SHÇKB- ja të kryeinspektorit të kufirit dhe tutorit të së miturës që institucionet ta dërgonin menjëherë në qendër rehabilitimi.

Ndërkohë shërbimi social kur Fiksi denoncoi rastin pohonte se të miturën nuk e mbanin dot kundër vullnetit të saj në qendër rehabilitimi, pasi shkelnin ligjin dhe se për të bindur 13 vjeçaren duhet të punojnë njësitë e mbrojtjes së fëmijëve.Pra të gjitha këto institucione nuk kanë reaguar në kohë për të parandaluar që një e mitur të abuzohej për të kryer prostitucion.

Si ndodhi vrasja e 2 shokëve në Astir, “killerat” qëlluan nga mbrapa “Audin”, çfarë i ndihmoi

Janë publikuar pamjet e atentatit të 13 nëntorit në zonën e Asitrit në Tiranë, ku mbeti i vrarë 32-vjeçari Erigers Mihasi dhe shoku i tij Armando Dumani, 26 vjeç.

Në pamje e siguruar nga emisioni “Në shënjestër”, duket automjeti tip “Audi” i bardhë me të cilin lëvizte Mihasi dhe Dumani, ndërsa nga pas afrohet makina e autorëve dhe nga sedilja e pasme qëllohet në një distancë të afërt në pjesën anësore të makinës së viktimave. 13 plumba janë zbrazur vetëm mbi 32-vjeçarin Mihasi.

Ata janë ndjekur për disa metra nga autorët që kanë qëlluar nga njëra anë e “Audit” luksoz të identifikuar dhe me targat EM (Erigers Mihasi), i cili ishte shënjestra e atentatit.

“Audi” i bardhë, ku udhëtonin Erigers Mihasi dhe Armando Dumani, ka ulur shpejtësinë teksa i afrohej zonës së njohur si ‘Dy rrathët’, ndërsa ora shënonte 19:26 minuta.

Në këtë moment, siç vihet re, në krah të makinës së viktimave vjen makina e autorëve, një automjet tip “Toyota” me ngjyrë të zezë nga ku autorët fillimisht e qëllojnë makinën e viktimave nga pas dhe më tej i dalin makinës së viktimave në krahun e pasagjerit, ku e qëllojnë sërish me breshëri kallashnikovi.

Krimi ndodh në pak sekonda. Siç vihet re nga pamjet, autorët janë ndihmuar të kryejnë atentatin edhe për faktin që pikërisht në atë moment, korsia ka qenë e lirë.
Pas krimit shihet një autobus që ndalon dhe qytetarët të alarmuar që zbresin. /BW/

Ja kush është deputeti më i paguar i Kuvendit të Shqipërisë

Kuvendi i Shqipërisë ka publikuar të ardhurat për 131 deputetët për muajin tetor. Ndërkohë që nga kjo listë janë përjashtuar deputetët që kanë edhe pozicionin e ministrit. 

Sipas listës së pagesave të publikuara nga vet Kuvendi, rezulton se deputeti më i paguar është kryeparlamentarja, Lindita Nikolla. Ajo paguhet plotë 228000 lekë të reja. Këtu nuk llogariten përfitimet e tjera nga statusi i deputetit, siç është karburanti, telefoni celular, qiraja ejt. 

Pas saj në hierarkinë e deputetëve më të paguar renditen zëvendëskryetarët e Kuvendit, Ermonela Felaj dhe Enkelejd Alibeaj. Të dy ata marrin nga 188000 mijë lekë të reja.

Më pas renditet, Taulant Balla, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialistse. Ai paguhet  me 180 000 lekë të reja në muaj.

Lista e deputetëve më të paguar vijon me kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, kryetarët dhe nënkryetarët e komisioneve të përhershme.

“Open Balkan”, nismë përçarëse”/ Meta: Procesi i Berlinit është gjithëpërfshirës, ka garancinë e BE

Presidenti Ilir Meta e ka konsideruar “Open Balkan” një nismë përçarëse dhe përjashtuese.

Me një reagim në Facebook, Meta shkruan se Procesi i Berlinit është gjithëpërfshirës dhe ka dhënë rezultate konkrete, pasi shoqërohet me garancitë dhe mbështetjen financiare të BE, që ka ngritur mekanizma zbatues dhe monitorues.

 

 

 

Kjo deklaratë vjen pasi ditën e sotme është mbajtur takimi i radhës i “Open Balkan” ku kryeministri Edi Rama tha se se as supozimi që iniciativa nuk është e hapur për anëtarë të tjerë nuk është i vërtetë.

Sipas Ramës, Ballkani i Hapur është kompatibil me Procesin e Berlinit, iniciativë të cilën e themeloi kancelarja gjermane në largim, Angela Merkel që shtetet e Ballkanit Perëndimor të bëhen anëtare të BE-së.