Aplikacion
Fifi është përmendur pas ndërhyrjes së mjekëve, por vijon të jetë në gjëndje të vështirë psikologjike.
Ajo ka marrë valixhet dhe po bëhet gati të largohet nga shtëpia e Big Brother. Ajo ka akuzuar opinionisten Balina Bodinaku se e ka akuzuar pa të drejtë.
Ndërkohë që drejtuesja e emisionit është përpjekur t’i mbushë mendjen që ajo të mos largohet nga Big Brother.
“Ilir Meta do jetë kandidati i foltores për kryeministër”, ish-deputeti bën deklaratën e fortëIsh deputeti dhe botuesi Nikoll Lesi ka bërë një deklaratë ku thuhet se pritet që Ilir Meta të jetë kandidati i foltores për të qenë kryeministër i Shqipërisë.
Ish deputeti tha se, kjo është arsyeja që Sali Berisha po kërkon të ndryshojë statutin, ku të mos jetë e detyrueshme që kryetari i partisë të jetë domosdoshmërish kryeministër.
Sipas Lesit, Meta është një nga politikanët që ka bërë opozitën më të fortë edhe kur Basha ka heshtur.
Nikoll Lesi: Në statutin e ri që kërkon të bëjë Berisha, thuhet që nuk është e domosdoshme që kryetari i partisë të jetë kryeministër. Kjo bëhet për të patur Ilir Metën kandidat për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme. Kryetar i PD-së Sali Berisha dhe kandidat për kryeministër Ilir Meta.
Situatë e vështirë në Big Brother, Fifi humbet ndjenjat në transmetim live dhe bie në dyshemeNjë situatë e vështirë ka ndodhur në mbrëmjen e sotme të spektaklit të Big Brother Vip. Opinionistja Balina Bodinaku është përfshirë në një debat me këngëtaren Fifi. Bodinaku tha se Fifi në mënyrë të përsëritur është përfshirë në historitë e dashurive të të tjerëve brenda shtëpisë së Big Brother. Kjo nuk është pritur aspak mirë nga këngëtarja, e cila ka kërkuar me forcë të lërë shtëpinë. Në këto momente ajo ka humbur ndjenjat dhe ka rënë në dysheme. Me kaq regjia e ndërpreu lidhjen me shtëpinë dhe nuk dihet ende si është gjendja e Fifit.
Chelsea zbret me “këmbë në tokë” Juven dhe i rrëmben vendin e parë (VIDEO)Chelsea ka mposhtur 4-0 Juventusin duke i rrëmbyer vendin e parë në Grupin H.
Golat për skuadrën e Tuchel u realizuan nga Chalobah 25′, James 56′, Hudson-Odoi 58′ dhe Werner 95+. SHIKO GOLAT KETU:
Ndërkohë, kur ka mbetur edhe një ndeshje nga fundi, Chelsea kryeson Grupin H me 12 pikë po aq sa ka dhe Juventus por Blutë janë më mirë me golavarazh.
Kualifikohet Manchester UnitedManchester United siguroi kualifikimin në të gjashtëmbëdhjetat e Ligës së Kampioneve pas fitores në transfertë kundër Villarreal , në takimin e parë në stol të Michael Carrick.
Tekniku i përkohshëm kishte bërë 4 ndryshime në ekip nga ai që ishte në fushë kundër Watford në humbjen 4-1në Premier League.
Cristiano Ronaldo zhbllokoi rezultatin në të 78’ dhe realizoi golin e pestë në kompeticion dhe të dhjetin sezonal.
Ylli portugez ka shënuar gol në çdo takim në fazën e grupeve.
Fitoren e vulosi Sancho në të 90 me një gjuajtje të bukur.
Në takimin e Grupit E, Bayern mundi Dinamon e Kievit me rezulatin 1-2 në transfertë, Bavarezët janë treguar perfektë, duke i fituar të pesta takimet në grup.
Sulmuesi Robert Levandovski shënoi golin e parë në të 14. Polaku realizoi në ndeshjene nëntë radhazi në Champions.
Koman çoi rezultatin në 0-2 tri mintua nga fundi i pjesës së parë. Harmash shkurtoi rezultatin në minutën e 70. Ky është goli i parë për Dinamon e Kievit në këtë kompeticion.
Biondja me Ferrari bën “namin” në Tiranë, policia e kap dhe e gjobit, makina në emër të shkodranitMania për të postuar në rrjetet sociale është bërë shpesh herë rrezik për aksidente. Pak kohë më parë u ashpërsuan masat për shkeljet e kodit rrugor, ku edhe u intensifikua ndëshkimi për përdorimin e celularit në makinë. Por pavarësisht kësaj duket se shumë persona të papërgjegjshëm vijojnë të kryejnë shkelje flagrante, madje edhe në sytë e policisë rrugore.
Një rast i ngjashëm, ka ndodhur ditën e djeshme pranë Sheshit Willson në Tiranë. Shkelësja ishte një vajzë e quajtur Uendi Hoxhaj.
Mësohet se efektivin i policisë e ka parë “live” në rrjetet sociale, ku vajza në fjalë postonte foto dhe video teksa ngiste një “Ferrari” të kuq. Pas kësaj, patrulla e policisë e ka ndjekur dhe ka mundur ta ndalojë pranë Sheshit Willson. Pavarësisht se efektivët i kanë bërë shenjë të ndalojë, vajza në fjalë e cila rezulton të jetë një person tepër i ndjekur në rrjetet sociale, ka vijuar që të filmojë dhe videon ta postojë në profilin e saj ( Ajsiicani ).
Policia ka vendosur një masë ndëshkimore ndaj vajzës në fjalë, pasi përveç përdorimit të celularit, ajo ka qenë edhe pa rrip sigurimi. Gjoba që i është vendosur Undit është 150 mijë lek të vjetra dhe nuk dihet nëse kjo do të shërbejë që Undi të reflektojë apo thjeshtë një argëtim për të.
Nga të dhënat në fletën e gjobës, rezulton se makina është në emër të një personi nga Shkodra me inicialet E.K. Mesa duket Uendi me “Ferrarin” e marrë “borxh” në Shkodër, kësaj radhe i ka shpëtuar pezullimit të patentës, megjithatë do i duhet që të paguajë një gjobë prej 150 mijë lekësh. Uendi ka qenë dakord me gjobën, madje ka pranuar që të firmos për shkeljen e kryer. /abcnews.al/
Kush mund t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme? 40.6% e qytetarëve përgjigjen Berisha, 17.5% BashaTë pyetur se cili ka më shumë aftësi për të fituar zgjedhjet e ardhshme, Basha apo Berisha, shqiptarët janë përgjigjur në favor të Berishës.
Sipas gjetjeve të sondazhit të Noto-s & RTV Ora rezulton se 40.6% e të anketuarve kanë besim se një gjë të tillë do ta bëjë Berisha.
Ndërkohë, për Bashën kanë votuar se mund ta bëjë këtë gjë vetëm 17.5% e qytetarëve.
Nga ana tjetër, 41.9% e qytetarëve janë përgjigjur se asnjëri prej tyre nuk e bën një gjë të tillë.
Injoruan denoncimin, kapen në flagrancë dy personat që shfrytëzonin seksualisht 13 vjeçarenRasti i 13 vjeçares është denocuar më herët në Fiks Fare . Rikujtojmë që L.H nxënëse në shkollën 9 vjeçare në fshatin Gjashtë të Sarandës u bë pjesë e investigimit të Fiks Fare.
E mitura vetëm 13 vjeçe ishte ndarë dhe nga familja e saj duke jetuar e vetme në shtëpi me qira në Sarandë. Gazetarët e Fiksit panë se shkolla kishte mungesë psikologu , ndërsa shërbimi social një nga institucionet përkatëse që duhej të përkujdesej për të miturën ia hodhën fajin qendrës së rehabilitimit që nuk e mbajtën.
Agjencia e Mbrojtjes se Fëmijëve gjithashtu nuk ka reaguar në kohë, por gazetarëve të Fiksit u pohonin se çdo gjë është në rregull me të miturën dhe se ky institucion po kryente punën e duhur me të miturën. Ndërkohë Shërbimi Social shprehej se të miturën nuk e mbanin dot kundër vullnetit të saj me arsyetimin se shkelej ligji. Detyra e bindjes së të miturës nuk u tokonte atyre por njësisë së mbrojtjes së fëmijëve. Pra të gjitha këto institucione ia kanë hedhur topin njëra tjetrës dhe nuk kanë reaguar në kohë për të parandaluar që një e mitur të abuzohej për prostitucion. Ka qenë emisioni Fiks Fare që ka denoncuar rastin që ka sjellë më pas edhe reagimin e SHÇBA duke prangosur dy autorët të cilët shfrytëzuan të miturën ku njëri prej tyre kryeinspektor policie i pikës kufitare.
Gazetarët e Fiksit rikthehen në Sarandë në fshatin Xarrë, atje ku u arrestua në flagrancë kryeinspiktori duke kryer marrëdhënie seksuale me të miturën. Kryeinspektori jetonte në fshatin Mursi afër me Xarrën, ndërkohë lokali ku u kap me të miturën ishte në pronësi të një tjetër banori në fshatin Xarrë të arrestuar njëherësh me punonjësin e shtetit.
Bashkëpuntorë të Fiksit flasin me banorët. Ata tregojnë se lokali qëndronte mbyllur. Tutori në pronësi të të cilit ishte lokali i blinte mandarinat me 500 lekë dhe i shiste me 450 lekë. Gjithashtu banorët tregojnë se kryeinspektori vinte me makinë policie dhe se nuk kanë parë vajza të tjera të vinin në atë lokal.
Menjëherë pas arrestimit nga SHÇBA të turorit dhe punonjësit të policisë, reaguan edhe institucionet duke e mbajtur të miturën në qendër rehabilitimi. Kur Fiksi denoncoi faktin kjo ishte e pamundur ndërkohë pas arrestimit po.
Gazetarët telefonojnë psikologen në Sarandë se si u bë e mundur dërgimi i të miturës në qendër rehabilitimi pas arrestimit në flagranc që bëri SHÇKB-ja, pasi më parë ata justifikoheshin se nuk mund ta detyronin ishte e kundraligjshme. Ajo tregon të gjithë ngjarjen duke thënë se ka qenë OPGJ dhe inspektori i zonës që e kanë marrë të miturën nga lokali ku u gjet me kryeinspektorin dhe e sollën direkt në Tiranë dhe ajo i ishte bashkuar më vonë.
Ndërkohë e njëjta psikologe e çoi dhe herën e parë vajzën në qendrën e rehabilitimit por që iu rikthye sërish shfrytëzimit. Këtë herë tregon se qendra nuk e pyeti fare dëshirën e vajzës nëse donte të qëndronte, por e futën menjëherë në qendër.
Gazetarët e Fiksit dërgojnë një kërkesë me e-mail në Shërbimin Social Shtetëror ky kërkojnë përgjigje se përse këtë herë nuk e pyetën të miturën për ta mbajtur në qendër,nëse kështu e ka kuadri ligjor. Në përgjigjen e kthyer thuhet se procedurat i ka ndjekur Njësia e Mbrojtjes së Fëmijëve. Gazetarët e Fiksit telefonojnë për të marrë përgjigje nga drejtoresha e Agjencisë së Mbrojtjes së Fëmijëve e cila pohon se procedurat janë të njëjtat dhe se Shërbimi social është në dijeni se çfarë ka ndodhur brenda qendrës së rehabilitimit.
Pra askush nga institucionet nuk mban përgjegjësi për shfrytëzimin e të miturës edhe pas denoncimit të Fiks Fare, por mbyllën sytë dhe e lanë të miturën të shfrytëzohej akoma.
Por Fiski ka bërë edhe një tjetër zbulim gjatë kësaj ngjarjeje e cila do të transmetohet mbremjen e nesërme.
Në Shqipëri ka një ligj të posaçëm që detyron çdo zyrtar të drejtësisë dhe disa kategori të nëpunësve civilë, të deklarojnë pasuritë pranë ILDKPI-së.
Emisioni “Stop” në Tv Klan ka siguruar një informacion që provon se prokurori i Gjirokastrës Emëror Kasaj në deklaratat e tij të pasurisë që nga viti 2000 deri në vitin 2020 nuk ka deklaruar një lëvizje financiare, gjë që e ngarkon atë me përgjegjësi penale, që parashikon 3-7 vite burg.
Por emisioni “Stop” ka siguruar dy të dhëna zyrtare, që vërtetojnë 50 mijë Euro të padeklaruara nga prokurori Emëror Kasaj.
Stop ka mësuar se në Gjykatën e Tiranës ka një çështje civile të hapur nga vetë prokurori i Gjirokastrës ndaj një qytetari me iniciale L.SH.
Në këtë padi, prokurori Kasaj thotë se i ka dhënë borxh qytetarit me iniciale L.Sh. një shumë prej 50 mijë Eurosh, por pa deklaratë noteriale. Prokurori tani kërkon kthimin e 50 mijë Eurove nga ky qytetar. Kujtojmë se këtë shumë të konsiderueshme parash që prokurori ia ka dhënë borxh qytetarit, nuk e ka deklaruar asnjëherë në formularin e pasurisë sikundër e parashikon ligji.
“Unë dhe shtetasi L.Sh. kishin njohje të ngushta pasi ishim ortakë në blerjen e një trualli dhe një objekt në Tiranë. Duke qenë se kishim muaj që njiheshim dhe ishim ortakë, ky i fundit në Dhjetor 2010 më ka qarë hallin për një problem financiar të ngutshëm, ku i duheshin urgjentisht 50 mijë Euro vetëm për një javë pasi kishte në dorë një shit/blerje prone. Duke u nisur nga fakti që kishte shumë pasuri të paluajtshme në pronësi të tij, i kam marrë një mikut tim të ngushtë shumën prej 50 mijë Euro dhe ia kam dhënë të paditurit në mirëbesim pa deklaratë noteriale sepse do m’i kthente për 1 javë. Që nga ajo ditë deri më tani me gjithë përpjekjet e mia të vazhdueshme për të më kthyer borxhin, kjo shumë nuk më është kthyer. Sa më sipër, i kërkoj Gjykatës Penale të Rrethit Gjyqësor Tiranë të marrë në shqyrtim këtë kërkesë padi dhe të vendosë sipas objektit të saj”, thuhet ndër të tjera në kërkesë padinë që prokurori Emëror Kasaj ka bërë në Gjykatën e Tiranës për shumë prej 50 mijë Euro.
Në të gjithë deklarimet e pasurisë ndër vite të prokurorit Emëror Kasaj nuk përmendet asnjëherë një shumë e tillë prej 50 mijë Eurosh, të cilën e ka patur vetë apo e ka marrë borxh te një miku i tij siç thotë, edhe pse në çdo rast duhet të deklarojë çdo lëvizje financiare sipas ligjit për shkak të detyrës që ka.
Avokati Genci Gjokutaj na sqaron anën ligjore dhe përgjegjësitë që kanë prokurorët për deklaratën e pasurisë. Mosdeklarimi apo fshehja e të ardhurave, sipas Gjokutajt, përbën vepër penale.
“Ky është një rast i pastër i fshehjes së pasurisë. Pavarësisht se si ka ndodhur ngjarja, kjo pasuri që është disponuar nga ky subjekt që ju thoni dhe që i është dhënë dikujt dhe që po kërkohet sot me një padi në gjykatë, kjo domosdoshmërisht duhet të deklarohet pranë ILDKPKI. Ndryshe je subjekt i veprës penale i fshehjes së pasurisë. Çdo lloj veprimi kalimi paraje i marrë, i dhënë, i investuar dhe të gjitha format e zhvendosjes së kësaj paraje, investimi diku duhet të deklarohet në ILDKPKI. Sepse lidhet drejtpërdrejt me pasurinë e këtij subjekti dhe ka detyrimin që ta deklarojë në formën që ka ndodhur.
Neni bazë nga Kodi Penal është pastrimi i produkteve të veprën penale e cila bëhet nëpërmjet fshehjes së saj apo nëpërmjet veprimeve të caktuara, copëtimit, investimit, dhënies borxh, kërkimit, të gjitha këto lloj formash i keni te dispozita e nenit 287 të Kodit Penal. Kjo ka qenë edhe për parandalimin e pastrimit të parave dhe krijimit të agjencive ligjzbatuese deri tek formulari i ILDKPKI që është bërë pikërisht se është një netëork ligjor, i cili detyron këto subjekte që të ndjekin këtë rrugë. Në momentin kur vërtetohet një shumë e cila nuk është deklaruar, automatikisht aktivizohet mekanizmi ligjor dhe kjo është vepër penale për të cilën sigurisht që duhet hetuar, por që duhet hetuar nga organi kompetent, prokuroria”, u shpreh avokati Genc Gjokutaj. /tvklan.al
Të shtëna me armë zjarri pranë portit të jahteve në Orikum, policia jep detajetTë shtëna me armë zjarri në Orikum, në afërsi të portit të Jahteve. Burime nga policia bëjnë të ditur se ka pasur një konflikt mes dy personave.
Në vend janë gjetur gëzhoja arme. Në spital është shoqëruar një prej të konfliktuarve, i cili ka pasur dëmtim nga tyta e armës, më pas është shoqëruar në polici.
Deri më tani, dyshohet, se personat e përfshirë në konflikt janë nga Orikumi. Por nuk ka informacione konkrete mbi identitetin e tyre.