zoom

Day ArchiveBrenda shtëpisë së monstrës Klodian Çalamani, shikoni se ku jetonte vrasësi i fëmijës

Këto janë pamjet ku banonte Klodian Çalamani, monstra që vrau dhe groposi 8-vjeçarin Mateo të martën e 16 Nëntorit.

Kamera e emisionit Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus ka hyrë brenda dhomës ku jetonte Çalamani. Përpara se emisioni Uniko të futej në brendësi të banesës por dhe oborrit, vetëm pak minuta më parë aty ishin prindërit dhe familjarë të tjerë të Mateos, të cilët kërkonin për prova dhe gjurmë të krimit në vendin ku u gropos djali i tyre.

Rrëmujë, ambient i çrregullt dhe i pistë, kjo është pamja që ofron dhoma e Klodian Çalamanit. 38-vjeçari ushqehej shpeshherë edhe nga familja Vasiu, të cilëve ai u mori jetën e djalit të tyre të vogël të martën e 16 Nëntorit.

Një banor i lagjes në fshatin Grecalli të Fierit, aty ku ndodhi krimi makabër, na tregon më shumë rreth personalitetit të Klodian Çalamanit. Ai e konsideron 38-vjeçarin një “barbar” për të cilin nuk e kishin idenë se ishte i tillë.

Shtëpia e Klodian Çalamanit ka mbetur e hapur pas largimit të policisë. Drita e oborrit qëndron ende e ndezur. Aty nuk banon askush. Herë pas here hyjnë familjarët e 8-vjeçarit Mateo, të dëshpëruar dhe të mbushur me mllef sa herë shikojnë cepin në fundin e oborrit të shtëpisë ku montra kishte groposur djalin e tyre. /tvklan.al

Meta: Kurrë një mandat të dytë si President! Jam lider vetë, do i rikthehem jetës politike

Presidenti Ilir Meta deklaroi në një intervistë për mediat këtë mbrëmje se nuk do të pranojë kurrë një mandat të dytë si President, nga Rama apo Basha. Kreu i shtetit tha se ka bërë gjithçka ka mundur për vendin në këtë situatë. Më tej ai theksoi se do të rikthehet aktiv në politikë pas përfundimit të mandatit të Presidentit.

“Unë jam lider vetë, që dua nga të gjithë politikanët t’i kthejmë sovranitetin vendit. Më 25 korrik 2022 rikthehem aktiv në politikë sepse nuk kam rrugë tjetër. Këtë e diktoi 25 prilli.”-tha Meta.

Presidenti Meta: Shërbimet sekrete, të brendshme dhe të huaja më përgjojnë telefonin

Presidenti Ilir Meta në një intervistë për mediat tha se ai përgjohet nga Shërbimet Sekrete të brendshme dhe të huaja. Meta ka treguar një rast që lidhet me zgjedhjet e 30 qershorit në vendin tonë. Presidenti ka theksuar se gjatë një udhëtimi me avion i kishte telefonuar Gramoz Ruçit, për anulimin e zgjedhjeve, ndërsa ka shtuar se Ruçit i komunikoi vetëm gjërat bazike, pasi sipas tij telefoni i presidentit përgjohej.

“Isha në avion dhe telefonova Ruçin, për anulimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit. S’kisha kohë për takim të gjerë shumëpalësh dhe mendova të flas vetë me Ruçin. Sigurisht s’ja thashë të gjitha se telefonat tanë përgjohen. Nga të gjithë përgjohen, të brendshëm dhe të huaj. Por unë se kam problemin me këtë. Jam krenar se s’kam gjë për të fshehur” deklaroi Meta.

Kukësi tregon forcën ndaj Tiranës

Pikërisht në ndeshjen e fundit të fazës së parë vjen humbja e parë e Tiranës kryesuese. Është Kukësi që e mposht 2-1 në “Loro Boriçi”. Një fitore me shumë vlera për verilindorët, që tashmë afrohen me vetëm 3 pikë me bardheblutë në vendin e dytë.

Pjesa e parë ishte e kujdesshme për të dy ekipet, duke mos dashur të rrezikonin shumë. Me të filluar e dyta, pas minutash, kroati Basha bën gjithçka mirë në krahun e djathtë, fut një top në zonë dhe aty nuk mund të gabonte Milunovic. Pas kontrollit nga VAR, goli konfirmohet i rregullt.

Tirana reagon me lojë dhe raste, por është Kukësi që humbet dy raste të mira për të vrarë ndeshjen. Për të ardhur në minutën e 82-të, gjyqtari akordon penallti për Tiranën pas rishikimit të pamjeve. Seferi nuk fal nga pika e bardhë. Por në 88’ është Kukësi që shënon sërish. Këtë herë Edi Basha shënon vetë. Kukësi merr fitoren më të rëndësishme deri më tani.

Emrat e njohur/ Ja tre personazhet nga bota e krimit që futen në regjimin ’41 biss’

Sot janë vendosur në regjimin strikt 41 bis tre personazhe të njohur të botës së krimit.

Ata janë Aleksandër Llanaj, Fatmir Pjetri dhe Redjan Rraja. Më herët këtë e kishte konfirmuar edhe ministri i Drejtësisë Ulsi Manja.

Po kush janë tre emrat që do i nën shtrohen regjimit 41 biss? 

Aleksander Llanaj

Aleksandër LLanaj nga qyteti i Vlorës njihet për Másakrën e 7 Prillit në 2015-ën të ndodhur në Vlorë.    Gjykata e Apelit në Vlorë asaj kohe e ka dënuar me 35 vjet heqje lirie Aleksandër Llanajn dhe me nga 24.4 vite burg shtetasit Ani Begajn dhe Bertil Aliajn. Që të tre këta persona u shpallën fajtorë për një vrasje të trefishtë të ndodhur në prill të vitit të kaluar në qytetin e Vlorës.

Seanca ndaj këtyre shtetasve është zhvilluar me gjykim të shkurtuar dhe për këtë ata kanë përfituar uljen e dënimit me 1/3-tën, pasi më herët gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë e cila kërkoi dënimin me burgim të përjetshëm për Llanajn dhe dënimin me 35 vite burg për 2 të tjerët.

Fatmir Pjetri 

Fatmir Pjetri

33-vjeçari është nga Puka dhe rezulton i dënuar më parë në Greqi për vjedhje me dhunë dhe armë. Pas ardhjes në Shqipëri ai në vitin 2013 u bë pjesë e “Bandës së Babagjyshëve”. Ai ka marrë pjesë në të gjitha grabitjet e bëra nga banda e “Babagjyshëve”,që u shtrinë në të gjithë vendin, në Tiranë, Kuçovë, Durrës, Berat, Lezhë, Fushë-Krujë, Laç, Shkodër.

Grabitja që bëri më shumë bujë ishte ajo në një qendër tregtare në Tiranë, ku u grabit një argjendari. Pas kësaj ngjarje ai u arrestua në 24 nëntor të 2017. Pjetri kryente çdo grabitje pa lënë gjurmë, pa shkaktuar viktima dhe në një kohë prej 3 minutash.

Pas u shpall në kërkim ndërkombëtar ai deklaroi: “Nuk e di cili shpik për emrin tim, jam i pafajshëm. Policia të më akuzojë me fakte reale, jo me sajesa”.

Redjan Rraja

Redjan Rraja

Redjan Rraja rezulton të jetë përfshirë në dy ngjarje, që krijuan një impakt të madh në opinionin publik shqiptar, siç ishte vrasja e Elton Çiços dhe dhuna ndaj Xhisiela Malokut.

Redjan Rraja është dënuar me 8 muaj burg nga Gjykata e Tiranës, pasi u akuzua për “veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” në vrasjen e mikut të tij, Elton Çiço, më 1 maj 2016.

Në atë kohë, gjykata akuzoi Redjan Rrajën se kishte treguar veprimet e viktimës në shoqërinë e tij, para se ai të qëllohej për vdekje, në një lokal në zonën e ish-Bllokut, në Tiranë. Rraja ka qenë i ulur në tavolinë me Çiçon, kur ky i fundit është qëlluar me breshëri plumbash, duke mbetur i vdekur në vend.

Ndërkohë, emri i Redjan Rrajës del edhe në ngjarjen e bujshme të dhunës së ushtruar ndaj Xhisiela Malokut. Ishte ish-oficeri i Fushë Krujës, Emiljano Nuhu, që kallëzoi në komisariatin numër 6, në Tiranë, se është kërcënuar nga Redjan dhe Ramazan Rraja, për çështjen “Xhisiela”.

“Ne e shkrijmë të gjithë komisariatin dhe ty s’të kemi asgjë. Do të të zhdukim ty bashkë me familjen, po thirre më njeri nga fisi jonë ta marrësh në pyetje. Do të zhdukim ty bashkë më familjen tënde për 24 orë nëse vazhdon merresh me ne dhe mos të të shohim më në Fushë Krujë. Ligjin në Fushë Krujë e bëjmë ne dhe jo ti”, mësohet se i kishin thënë oficerit Redjan dhe Ramazan Rraja.

Basha në shtëpinë e Metës, Presidenti tregon raportet personale me kryedemokratin

Gjatë intervistës në Syri Televizion, Kreu i Shtetit ka zbuluar se raportet me Bashën kanë qenë më të afërta edhe se  me Sali Berishën. Ai ka treguar se Berisha ka qenë vetëm një herë në shtëpinë e tij, ndërsa Basha me muaj të tërë. 

 

“Zoti Berisha vetem nje here ka qene ne shtepine time. Zoti Basha, nese do t’i numeroja ditet ka qene me muaj te tere, me familjen, me vajzat, me shume se kushdo politikan tjeter ne shtepine time. Ndaj kur e degjova para pak kohesh per here te pare z.Basha mendova mos e kishte me deputetin socialist te Vlores, Ilir Metaj. Une nuk kam patur dhe nuk kam asnje hall, ndaj nese ngelem ne doren e z.Basha per te zgjidhur hall, askush mos e zente halli ne kete bote”, tha Meta.

‘Shpërthen’ Meta: Djegia e mandateve, vendim idiot, i çmendur dhe anti-shqiptar

“Djegia e mandateve, vendimi më idiot, më i çmendur, më antikushtetues dhe më antishqiptar”.

Kështu u shpreh presidenti Ilir Meta në Çim Peka Live duke iu referuar vendimit ekstrem që mori opozita në 16 shkurt të vitit 2019, duke braktisur Kuvendin. Kreu i shtetit tha se ai ka qenë kundër djegies së mandateve, ndërsa shtoi se Basha dëgjoi dy diplomatë të cilët e bindën për aktin e paimagjinueshëm.

“Dëgjuan vetëm dy diplomatë dhe bënë aktin e paligjshëm të dorëzimit të mandateve. Ilir Meta ka qenë kundër djegies së mandateve. Dhe për herë të parë po them që LSI ka qenë ajo që e ka penalizuar dhe dënuar Ilir Metën, duke e mbeshtetur këtë vendim të Lulzim Bashës.

Dua t’i them, çdo opozitari, të çdo partie, që pas bojkotit 6 mujor të opozitës nga parlamenti, ka qenë Ilir Meta, që i ka kthyer në parlament për ndryshimet ne buxhetin e arsimit, duke qene se studentët ishin në rrugë në grevë të plotë. Kur lanë mandatet, nga Gjermania, nëpërmjet mediave atje, u kam thënë kjo është e papranueshme, opozita të bëjë një hap pas dhe qeveria dy hapa. Në mënyrë antikushtetuese opozita dorëzoi mandatet dhe qeveria bashke me disa diplomatë, vajtën në KQZ dhe zëvendësuan listat e deputetëve në kohë rekord”, tha Meta.

’30 qershori’/ Meta zbulon lëvizjen pas vendimit të Gjykatës Kushtetueses

Gjykata Kushtetuese la në fuqi zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019. Por cila do të jetë lëvizja e presidentit Ilir Meta?

I ftuar në ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv, kreu i shtetit tha se nuk e ka vendimin të zbardhur, por paralajmëroi dërgimin e çështjet në Gjykatat Europiane.

“Për zgjedhjet vendore kam aktualisht vetëm një qëndrim zyrtar, raportin e OSBE/ODIHR. Vendimin e Gjykatës Kushtetuese të zbardhur unë nuk e kam dhe nuk e ka askush. Kur të dalë vendimi atëherë unë do shpreh qëndrimin tim. Por mund t’ju them që mbi Gjykatën Kushtetuese ka Gjykata të tjera europiane”, tha Meta.

“Aman të lutem më shpëto!”, Ilir Meta zbulon çfarë ndodhi me Bashën në Gjermani

Presidenti i Republikës, Ilir Meta është i ftuar në Syri.net ku ka folur edhe një herë për marrëdhëniet me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ai ka treguar se Basha në 2019 iu lut që të shtynte datën e zgjedhjeve vendore.

“Per zgjedhjet vendore, Basha me eshte lutur: “Aman te lutem me shpeto!”. “Aman te lutem te shtyhen zgjedhjet!”. Me erdhi shume keq per gjendjen ku ndodhej. Erdhi ne Gjermani, ku une ndodhesha per vizite zyrtare, sepse gjermanet e thirren dhe i terhoqen veshin: “Nuk duam asnje shashke!”, “Nuk duam me dhune ne mitingje!”, tha Meta.

Ilir Meta: Kujt i shërbeu Lulzim Basha duke mos e regjistruar PD-në në zgjedhjet e 13 tetorit?

Presidenti Ilir Meta rrëfeu prapaskenat e bisedimeve me Lulzim Bashën, kryetar të PD, për të zhvilluar zgjedhjet vendore në 13 tetor 2019.

Meta tha se gjithçka ka ndodhur pasi ai kishte vendosur zhdekretimin e datës 30 qershor, me kërkesë të Lulzim Bashës, për të shmangur përplasjet e dhunshme në protestën e 8 qershorit 2019. Por edhe pse Basha kërkoi anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, ai nuk e regjistroi PD-në në KQZ, për datën e dekretuar nga Meta në 13 tetor të atij viti.

Në Çim Peka Live Meta i drejtoi një pyetje Lulzim Bashës se kujt i shërbeu duke mos e regjistruar PD-në në këto zgjedhje.

“Kujt i shërbeu Basha duke mos e regjistruar PD në zgjedhje? Bojkoti i Bashës edhe më 13 tetor që e kishte kërkuar vetë ishte në sinkron me bojkotin e 4 anëtarëve të PS në KQZ që organizuan zgjedhje antikushtetuese të 30 qershorit.

Unë, vendosa t’i jap një rrugëdalje opozitës që kishte hyrë në qorrsokak, duke evituar përplasjen e njerëzve në rrugë, qëllimi im ishte të bëheshin zgjedhje. Datën 13 tetor e ka zgjedhur Basha vetë, dhe përfaqësuesit e opozitës

Gjykova që për hir të së ardhmes europiane të vendit, për të shmangur gjakderdhjen dhe përplasjen mes shqiptarëve, të shtyja zgjedhjet vendore. Datën 13 tetor 2019, si datë të re e caktoi z.Basha”, u shpreh Meta.