zoom

Day ArchiveVIDEO/ Payet goditet me shishe nga tifozët, ndërpritet takimi Lyon – Marseille

Ndeshja e kampionatit francez mes Lionit dhe Marsejës u ndrëpre, pasi tifozët vendas goditën me shishe Dimitri Payet pak minuta pas nisjes. Arbitri dërgoi ekipet në dhomat e zhveshjes duke mos toleruar këtë shfaqe antisportive.

 

Makinat me timon anglez do bllokohen, Gonxhe: Do futen në listën e zezë

Të gjitha automjetet me timon anglez që qarkullojnë në Shqipëri, do të bllokohen. Drejtori i Transportit Rrugor Blendi Gonxhe thotë se mjetet e targuara pas Marsit të vitit 2015 dhe kanë ende sistem drejtimin në krahun e djathtë do të bllokohen nga policia rrugore.

“Çdo targim bërë nga çfarëdolloj bakshishi apo shoku, apo është targuar pas 21 Marsit 2015 je targuar pas kësaj date dhe je ende në rrugë me timon anglez, je në shkelje flagrante të kodit rrugor. Makina bllokohet, futet në alert, futet në listën e zezë, nuk do kalojë dot koaludimin. Të gjithë ata që vazhdojnë të abuzojnë në këtë mjet si në momentin e parë të targimit deri sot nëse i ofrojnë shërbim në mënyrë të paligjshme, janë subjekt i kallëzimit për ndjekje penale”.

Po ashtu edhe punonjësit të cilët kanë kaluar makina të tilla në kolaudim do të ndiqen penalisht dhe do të largohen nga puna.

“Tashmë vetëm në muajt e parë të kolaudimit  ne kemi kapur shumë  raste. Vetëm javën e shkuar ne kemi njoftuar për largim nga detyra 10 punonjës të DPSHTRR të cilët në vite të ndryshme kanë abuzuar me mjetet të cilat sot janë në rrugë me timon anglez në kundërshtim të hapur me ligjin. Këta njerëz do humbin vendin e punës, do përballen me organet e drejtësisë. Auditi po punon me evidentimin e këtyre mjeteve”

Por çfarë duhet të bëjë një qytetar i cili ka një automjet të tillë në qarkullim?

“Duhet të ndërrojnë krahun e timonit, duhet të përputhen me kriteret dhe  normat, ligjit të kodit rrugor. Të bëjnë ndryshime konstruktive, të aplikojnë për ndryshime konstruktive”.

Vetëm në dy muajt e fundit në Shqipëri janë evidentuar 15 raste të automjeteve të tilla  të kolauduara pas 2015. Sipas ligjit për kodin rrugor që prej marsit të vitit 2015 në Shqipëri nuk lejohet importi i automjeteve me timon anglez, po ashtu as qarkullimi i tyre në rrugë, pasi sipas ekspertëve ato janë bërë shkak për aksidente rrugore. /TvKlan/

OBSH jep paralajmërimin e frikshëm për covid në Europë: Deri në pranverë do vdesin …

Organizata Botërore e Shëndetësisë është shprehur e shqetësuar në lidhje me situatën e javëve të fundit nga pandemia e koronavirusit në Europë.

Në një deklaratë për mediat drejtori rajonal i OBSH-së, Hans Kluge iu bëri thirrje vendeve europiane të ndërmarrin sa më shpejt masa për shmangur një përkeqësim të mundshëm të situatës.

Sipas Kluge, nëse nuk merren masa urgjente, 500 mijë persona mund të humbasin jetën deri në mars nga koronavirusi në kontinentin e vjetër.

Prej javësh, shumë vende të Europës po regjistrojnë shifra të frikshme infektimesh që nuk janë parë asnjëherë që nga nisja e pandemisë.

Kluge tha se janë një numër faktorësh që kanë ndikuar në këtë situatë, përfshirë vaksinimin e pamjaftueshëm, sezonin e dimrit dhe dominimin rajonal të variantit shumë të transmetueshëm Delta.

Ngjela: Kam të dhëna të sigurta, Beogradi po kërkon një konflikt në Shqipëri

Avokat Spartak Ngjela deklaron se përmes foltoreve të Sali Berishës Beogradi po kërkon në Shqipëri një konflikt Veri-Jug. Avokati ngre pyetjen “A do ta pranojë sërish Berisha këtë kërkesë të Beogradit, siç bëri edhe në vitin 1999?”.

“Kemi të dhëna të sigurta se Beogradi po kërkon në Shqipëri një konflikt Veri-Jug, njëlloj siç e kërkoi edhe përgjatë vitit të mbrapshtë 1999. Tani po e kërkon pikërisht gjatë foltoreve të Sali Berishës”, shkruan Ngjela në një postim në rrjetet sociale.

 

Komenti i Ngjelës

 

Kemi të dhëna të sigurta se Beogradi po kërkon në Shqipëri një konflikt Veri-Jug, njëlloj siç e kërkoi edhe përgjatë vitit të mbrapshtë 1999. Tani po e kërkon pikërisht gjatë foltoreve të Sali Berishës.

 

A do ta pranojë sërish Berisha këtë kërkesë të Beogradit, siç bëri edhe në vitin 1999?

 

Le ta provojë po të dojë, por të mos e harrojë faktin se ndërkohë është non grata në Shtetet e Bashkuara dhe, ligji i ri për ekstradimin midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i miratuar në korrik të këtij viti, është në gatishmëri për çdo orvatje të tillë.

 

Le të presim e të shikojmë…

“Të kam jetën borxh”, Stresi në zi, humb personin e shtrenjtë të familjes

Sot është një ditë shumë e trishtë për reperin e njohur, Stresin. Ai ka humbur një prej personave të tij më të shtrenjtë, gjyshin.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në Instagram, ku e ka e ka falenderuar për gjithçka që ai ka bërë për të.

I përlotur, Stresi është shprehur se do t’i mungojë shumë.

“Ali Mulaj të kam jetën borxh. Shpirti im ti qofsh i xhenetit. Gjyshi im më ke kput zemrën. Faleminderit që më ngjite emrin Arkimed, faleminderit gjysh për çdo rregull që ti theve që prindërit e mi të dhan për mu. Gjysh ti ishe balsami i shpirtit tim. Do të dua gjithë jetën time. Prehu në paqe Gjysh”, ka shkruar ai.

“Mjeshtri i Madh”, Ali Mulaj u nda nga jeta në moshën 92-vjeçare. Ai ka qenë një nga themeluesit e Ansamblit “Dardania” dhe njihet nga të gjithë për pjesëmarrjet e shumta në festivalet kombëtare.

 

VIDEO/“Para nga qielli” në qytetin amerikan, qytetarët dalin në masë për t’i mbledhur

Një “shi parash nga qielli” filloi papritur dje në Kaliforni. Ajo që shumë vetëm mund ta kishin ëndërruar ndodhi në realitet.

Mijëra kartëmonedha filluan të fluturojnë nga një kamion i blinduar i transferimit të parave që lëvizte në një autostradë në Kaliforni të premten, dhe shoferët ndaluan automjetet e tyre, duke dalë për të mbledhur sa të mundeshin.

Mirëpo, gëzimi i drejtuesve të mjeteve ka zgjatur pak, pasi policia ka mbërritur me shpejtësi në vendngjarje për të rivendosur rendin, duke arrestuar fillimisht dy persona.

“Ka shumë video që tregojnë njerëz që vjedhin para duke i marrë nga rruga,” tha shefi i policisë së trafikut të autostradës së Kalifornisë, Curtis Martin në një konferencë shtypi.

“Kartëmonedhat që ranë nga kamioni, janë mijëra dollarë, i përkasin bankës dhe duhet t’i dorëzohen një komisariati,” theksoi ai.

Idk but someone def getting fired ?
(via @DemiBagby) pic.twitter.com/wvxEfyLZBw

— Overtime (@overtime) November 19, 2021

Tifozi shqiptar bën tatuazh stemën e Barcelonës: E doja përjetë në trup! Ja si reaguan prindërit

Të parit çdo ndeshje të Barcelonës, të lexuarit të gjitha lajmet mbi ekipin katalanas, në sirtarin e dhomës nuk mungonte fanella, kujtimet e fëmijërisë i lidh pa dyshim me këtë ekip, por këto kanë qenë të pamjaftueshme për Anxhelo Bregun që të shprehin dashurinë e madhe që kishte për Barcelonën. E pikërisht për këtë zgjodhi që ta gdhendte në trup, ta bënte tatuazh, që ta kishte përjetësisht. Anxhelo, në hapësirën e sportit në Report Tv, ka rrëfyer për momentin që ka vendosur që të bëjë tatuazh stemën e Barcelonë, në krahun e tij të majtë. Tashmë nuk ka rëndësi fakti që pjesë e saj më nuk është Messi, pasi dashuria e tij shkon përtej individit.

“Jam prej shumë vitesh tifoz i Barcelonës, është e lindur, kam shumë vite dhe doja patjetër që ta kisha në trup, nuk kam si ta përshkruaj me fjalë dashurinë për Barcelonën, dhe mendova që ta bëj patjetër që ta kem për gjithë jetës. Për mua, çdo gjë që do ndodh do jem tifozë i Barcelonës, nuk ka rëndësi që iku Messi, unë do jem tifoz i Barcelonës. Që i vogël kam qenë me Barcelonën, Messi ka qenë dhe do të jetë lojatri im i preferuar, jam tifozë i zjarrtë, jam shumë i lidhur në çdo aspekt”, tha ai.

 

Prindërit e dinë mjaft mirë se sa i lidhur është Anxhelo me Barcelonën, prandaj edhe ia kanë toleruar edhe tatuzhin,  ndonëse është vetëm 20-vjeç.

“Prindërve ua bëra surprizë, ato e dinë se sa i lidhur jam unë me Barcelonën, kanë qenë dakord”, ka treguar Anxhelo.

Kjo është një moment i vështirë për të gjithë tifozët, pasi ekipi katalanas nuk është në formën e tij më të mirë. Për këtë është i vetëdijshëm edhe Anxhelo, por shprehet optimist se me ardhjen e Xavit, gjërat do të ndryshojnë pozitivisht.

“Jam shumë optimist tani që erdhi Xavi, fillon një epokë e re, me lojtarët që kemi dhe talentët, do ngrihemi aty ky kemi qenë, na erdhi papritur largimi i Messit, mendoj që Barcelona është një klub i pavdekshëm, kam shumë shpresa me Xavin. Patëm probleme në fillim, por mendojmë se do i fitojmë ndeshjet, besoj se do fitojmë me Benficën. Për mua është hera e parë që Barcelona është në këto moment të vështirë. Nuk ndodhte ndonjëherë që Barcelona të ishte këtu, ndonjëherë edhe nuk e besoj që kemi këto rezultate të dobëta, shpresoj që të kthehemi aty ku ka qenë”, tha ai.

Pas Barcelonës, tatuazhi i radhës mund të jetë Lionel Messi, ka treguar 20-vjeçari në Report Tv, i cili shpreson se argjentinasi do të rikthehet sërish në ” Camp Nou” dhe ta mbyll karrierën aty ku e nisën.

VIDEO/ Uzuni nuk ndalet në Hungari, shënon sërish për Ferencvaros

Myrto Uzuni nuk ndalet së shënuari në kampionatin hungarez, këtë herë kundër Feverhar në shtëpi.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare nuk fali me një goditje brenda zone, duke i çuar shifrat në 3-0 për Ferencvaros.

Ky ishte goli i gjashtë i Myrto Uzuni në kampionatin hungarez këtë sezon. Beratasi është një nga yjet e skuadrës së Ferencvaros.

Shikoni KËTU golin e Uzunit.

Braçe i përgjigjet Ramës: Unë nuk keqinformoj, ja problematikat me bujqësinë

Kryeministri Edi Rama nuk i kurseu ironitë në lidhje me kritikat që bëhen ndaj qeverisë sa i takon sektorit të bujqësisë. Teksa prezantoi sot buxhetin e ri për bujqësinë për vitin 2022 që e konsideroi më të madhin në histori, Rama iu përgjigj komenteve negative duke thënë se kush shkruan në facebook se bujqësia ka marrë fund, keqinformon. Por ndonëse nuk foli me emra të veçantë, kjo deklaratë duket se i drejtohej edhe ish-zëvendëskryeministrit Erion Braçe, i cili ka qenë kritiku më i madh për paketën fiskale për Bujqësinë.

Ndaj ky i fundit ka reaguar pas këtyre deklaratave, duke theksuar se ai nuk gënjen kur flet për situatën në vbujqësi.

Erion Braçe shkruan se nuk është keqinformuar dhe as nuk i ka keqinformuar fermerët.

“Të gjithë kemi shqetësimin e prodhuesit, unë, ministrja, kryeministri; Por shqetësimi nuk zgjidhet duke thelluar dëmin, pra duke thelluar humbjen e blerësit, shkatërruar interesin e tij për të blerë nga bujku, për pasojë prodhimin e pashitur nga bujku! Ato që kërkohen nuk janë para më shumë; Kërkohet barazimi i tvsh në blerje e në shitje si kudo në këtë vend, kudo jashtë këtij vend; siç tek peshkimi xhanëm!”, shkruan Braçe mes të tjerash.

 

Postimi i plotë:

 

Unë nuk keqinformohem! Unë nuk keqinformoj, as me qëllim politik, as me qëllim ekonomik apo përfitimi personal! Për bujqit, prodhimin, grumbullimin, përpunimin-brenda vendit, eksportin, them.

 

Ndaj po marr përsipër ta shpjegoj;

 

▪ Që bujku të prodhojë, duhet që ta shesë, të sigurojë të ardhura për të prodhuar përsëri dhe më shumë e për të jetuar;

 

▪ që bujku të shesë duhet që blerësi, grumbullues apo përpunues, supermarket, të ketë interes, pra të fitojë edhe ai ose minimumi të mos humbasë para; nëse humb para, pse të blejë?!

 

Skema 6% në blerje dhe 20% në shitje funksionon kështu:

 

▪ Bujku ka prodhuar e do të shesë 1 kg domate, çmimi 500 lekë (të vjetra);

 

▪ Blerësi që është grumbullues ose përpunues, ble 1 kg domate me çmim 500 lekë;

 

▪ Blerësi ka detyrim ligjor të autofaturojë blerjen me 6% tek bujku:

 

471.5 (vlerë e tatueshme)+28.5 (tvsh 6%)=500 lekë.

 

▪ Blerësi do dalë të shesë, pasi shton vlerën e 1 kg domate nga 500 në 650 lekë.

 

Blerësi tani si shitës, shet me 20% tvsh, pra i paguan qeverisë/tatimeve, 20% të vlerës në shitje:

 

20% e 650 lekëve=108.3 lekë tvsh.

 

pra:

 

Blerësi nga bujku (grumbullues, shitës, përpunues, shitës), krediton te bujku kur ble prej tij 6%=28.5 lekë;

 

Blerësi si shitës (grumbullues, përpunues), paguan tek qeveria 20%=108.3 lekë.

 

llogaria shumë e qartë:

 

108.3-28.5=79.8 lekë!

 

Blerësi nga bujku, kur i ble prodhimin bujkut, huuuuuumbeeeeeet 79.8 lekë për një kilogram domate! Me skemën e re 0 në blerjen e 20% në shitje, blerësi nga bujku, huuuuuuuumbeeeeeet 108.3 lekë!

 

Tani pyetje kam:

 

Përse duhet të blejë unë nga bujku kur humbas para? përse?

 

Nëse unë nuk blej sepse humbas para deri ne 16% të 500 lekëshit të një kg domate, përse duhet të prodhojë bujku? cili idiot apo bamirës do ja blejë prodhimin?

 

Askush!

 

Kaq e thjeshte është.

 

Të gjithë kemi shqetësimin e prodhuesit, unë, ministrja, kryeministri;

 

Por shqetësimi nuk zgjidhet duke thelluar dëmin, pra duke thelluar humbjen e blerësit, shkatërruar interesin e tij për të blerë nga bujku, për pasojë prodhimin e pashitur nga bujku! Ato që kërkohen nuk janë para më shumë;

 

Kërkohet barazimi i tvsh në blerje e në shitje si kudo në këtë vend, kudo jashtë këtij vend; siç tek peshkimi xhanëm!

 

VIDEO/Muçi shënon sërish në Poloni, i prish festën Lukas Podolskit

Ernest Muçi vazhdon të tregojë se tashmë e meriton plotësisht të jetë titullar në çdo ndeshje te Legia Varshavë. Loja e mirë e sulmuesit të talentuar, po ndiqet edhe nga gola që ai po shënon më me rregullsi në edicionin e tij të dytë në futbollin polak.

Sot, Legia luante një sfidë të vështirë në transfertë ndaj Gornik Zaberze dhe e pa veten në fund të pjesës së parë në disavantazh të dy golave, një prej të cilëve i shënuar nga Lukas Podolski i cili është kthyer që të mbyllë karrierën në vendin e origjinës.

Por Legia ia doli të kthente sfidën, duke shkurtuar fillimisht shifrat me Vieteska, e më pas në minutën e 54-t, duke barazuar gjithçka me Ernest Muçin. Ky i fundit u tregua i aftë që në zonë të gjuante me forcë, duke bërë që portierit t’i shpëtonte topi nga duart e të përfundonte në rrjetë, për të ringjallur shanset e skuadrës së tij.

Ky është goli i 3 në këtë kampionat për Muçin, në 11 ndeshje të luajtura. Ndërkohë, ai ka shënuar 1 gol e dhënë 1 asist në ndeshjet në Europë në këtë sezon për skuadrën polake.