zoom

Day ArchiveErion Braçe prezanton të atin dhe i uron ndryshe 77-vjetorin

Erion Braçe ka qenë gjithmonë diskret sa i përket familjes së tij, duke e mbajtur larg publikut. Por këtë të shtunë ai e ka thyer këtë rregull, teksa na ka prezantuar babanë e tij. Dhe këtë e ka bërë me rastin e 77-vjetorit të ditëlindjes së tij. Ai ka qenë së bashku me të atin në stadium për të ndjekur Partizanin, skuadrën e tyre të zemrës. Por duket se prania e tyre në stadium nuk ka qenë aq pozitive për Partizanin, i cili nuk shkoi më shumë se një barazim me Laçin.

 

tentuar gjithmonë që ta mbajë larg familjen e tij nga mediat dhe 

 

Statusi i Erion Braçes

 

#77 sot!

Heren e fundit qe kemi qene ne stadium bashke, ishte para “90-tes;

ISHTE #QEMALSTAFA, NDESHJA E DUHUR-ME 17 NENTORIN, 3-0 QE NE 30 MINUTAT E PARA-GOLI I TRETE I FATMIR HASANPAPES ME THEMBER, PERFUNDUAR 3-2 PER #PARTIZANIN!

Sot ne diten e 77-te te lindjes, e mora une ne stadium per te fituar;

Por dy shtatat i ndoqen dy njeshat e ndeshjes, barabar kudo!

Dhe me tha, barazim del!

Gezuar diten e lindjes bab!

Ky është momenti kur Marku futet në ring

Florian Marku është gati për një tjetër ndeshje të madhe sonte përballë boksierit francez, Jorick Luisetto.

Marku do të ndeshet sonte për të mbrojtur titullin kampion të IBF, e padyshim për të fituar pikë si boksier.

Ashtu si gjithmonë edhe sonte “Mbreti Shqiptar” ka hyrë në ring me kengen e shokut të tij Noizy.

 

Partizani nuk i bën dy fitore radhazi, Laçi i merr pikë në “Air Albania”

Partizani duket i obsesionuar pas rezultatit 1-1. Për herë të gjashtë në këtë sezon shënon të njëjtin rezultat, këtë herë përballë Laçit në “Air Albania”

Të kuqtë duhet të presin ende për të marrë dy fitore radhazi në këtë kampionat, që po rezulton më i vështirë nga sa parashikohej.

Kurbinasit shënuan të parët në impiantin modern të kryeqytetit në minutën e 34-t, me Julian Shehun me penallti, ndërsa golin e barazimit Tedi Cara e realizoi 11 minuta para fundit të kohës së rregullt.

Më këtë rezultat të kuqtë barazojnë Dinamon në kuotën e nëntë pikëve, ndërsa Laçi ngjitet në vendin e katërt me 12 pikë.

Shkatërron gardhin e fushës sportive dhe sulmon policinë, arrestohet 55-vjeçari shqiptar në Firence

FIERENCE- Një 55-vjeçar shqiptar është arrestuar në Firence me akuzën e rezistencës dhe plagosjes së një funksionari publik.

Policët, kishin ndërhyrë në vendin e quajtur Via della Torre, pas një aksidentit të shkaktuar nga vetë 55-vjeçari, i cili kishte humbur kontrollin e makinës duke goditur dhe thyer gardhin e fushës sportive Settignanese Calcio.

Shqiptari më pas sulmoi policinë që mbërriti aty, pas aksidentit. 55-vjeçari goditi njërin prej policinë me grusht në gjoks, duke i shkaktuar probleme serioze.

Cilën kryesi mblodhi Salianji në Korçë?

Sot deputeti Ervin Salianji deklaroi se zhvilloi një takim me kryesinë e PD-së në Korçë. Por teksa theksoi se ka vetëm një Kuvend të Partisë Demokratike, Salianji mesa duket ka harruar se ka edhe një kryesi të PD-së në këtë qark, që në fakt u shkri në korrik të këtij viti.

Partia Demokratike në Korçë pothuajse u shua plotësisht. Pas dorëheqjes së kryetarit të PD-së në këtë qytet, Andrea Mano dhe anëtarëve të Kryesisë, u dorëhiqen edhe 51 kryetarë dhe sekretarë të grupseksioneve.
Ata në atë kohë deklaruan se janë të pakënaqur më drejtimin e PD-së nga Lulzim Basha dhe në mungesë të reflektimit të tij, kanë vendosur të largohen nga partia.

Ndërsa sot nuk dihet se cilën kryesi të PD-së mblodhi Salianji në Korçë! /Zoom.al/

VIDEO/ Florian Marku gati për një tjetër fitore, ndiqeni këtu ndeshjen LIVE

Florian Marku pas pak minutash pritet të futet në ring për tu përballur me Jorick Luisetto në “The sse Arena, Wembley”.

Kujtojmë që Marku sonte është në mbrojtje të titullit kampion të kategorisë IBF të cilën e siguroi në ndeshjen e tij  të fundit.

“Mbreti” shqiptar premtoi se nëse fiton sonte, ndeshja e radhës do të jetë në Tiranë.

Ndiqeni KËTU dhe KËTU ndeshjen LIVE.

1.9 trilionë $ investime, Kongresi miraton paketën e Biden

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar paketën me vlerë 1.9 trilionë dollarë të presidentit Joe Biden, pas një kundërshtimi të ashpër nga republikanët.

Paketa që parashikon investime në infrastrukturë, programe sociale dhe në tranzicionin drejt energjisë alternative, konsiderohet një kolonë e rëndësishme e agjendës së presidentit Biden.

Miratimi erdhi pas një seri shtyrjesh. Tani, projektligji do të shkojë për miratim në Senat, ku pengesat pritet të jenë të mëdha.

Dejvi Bregu, 2 gola në kampionatin turk

Futbollisti shqiptar Dejvi Bregu shënoi dy gola për ekipin e tij turk Boluspor në ndeshjen ndaj Erzurum. Golat e tij erdhën në pjesën e dytë të takimit një prej të cilëve me 11-metërsh.

Megjithatë skuadra e tij nuk mundi ta shmangë humbjen pasi ndeshja përfundoi 3-2. Në kategorinë e dytë të kampionatit turk edhe Jurgen Bardhi gjeti rrugën e rrjetës.

Disa mijëra austriakë protestojnë kundër masave të izolimit

Në Vjenë të Austrisë më 20 nëntor disa mijëra njerëz kanë marrë pjesë në protesta për të kundërshtuar masat e reja të izolimit kundër pandemisë.

Policia tha se rreth 7,000 persona morën pjesë në protestë e cila ishte organizuar për të kundërshtuar bllokimin mbarëkombëtar që hyn në fuqi më 22 nëntor.

Protestuesit gjithashtu kundërshtuan detyrimin ligjor për vaksinim kundër koronavirusit në bazë të një ligji i cili pritet të hyjë në fuqi në shkurt të vitit 2022.

Partia e Lirisë e krahut të djathtë (FPOe) ka bërë thirrje për demonstrata.

Në një paraqitje përmes videos, ai tha se masat kundër COVID-19 janë “totalitare”.

Vende të ndryshme në Evropë janë duke marrë masa për të parandaluar përhapjen ndaj koronavirusit.

Më herët, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se është “shumë e shqetësuar” për rritjen e numrit të të infektuarve me koronavirus në Evropë.

Duke folur për BBC-në, më 20 nëntor, drejtori rajonal i OBSH-së, Hans Kluge paralajmëroi se rreth 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në muajin mars, nëse nuk ndërmerren veprime urgjente.

Kuvendi i 18 dhjetorit/ Salianji mbledh degët e PD Korçë dhe Maliq

Për deputetin Ervin Salianji  ka vetëm një Kuvend të Partisë Demokratike dhe ai do të mbahet më 18 dhjetor. Në një prononcim për mediat pas mbledhjes së kryesisë së PD në Korccë, Salianji u ka shprehur mirënjohjen për sakrificën dhe kontributin e jashtëzakonshëm të drejtuesve të Grupseksioneve dhe seksioneve, çdo demokrati që përballë çdo represioni shtetëror, joshje qeveritare apo kërcënimi arritën të marrin rezultatin më të mirë dhe se 2009.

Më tej Salianji tha se 100% e anëtarëve të kryesisë së Korçës janë në mbështetje të Kuvendit të 18 Dhjetorit.

“100% e anëtarëve të kryesisë së Korçës janë në mbështetje të Kuvendit të 18 Dhjetorit. Edhe për degën e Maliqit është e nejta situatë dhe ccdo pretendim tjetër i rremë është diskredituar. Ju i shikoni njerëzit kur hyjnë dhe dalin. Përpkeja përbashkuese që po bën PD po gjen mbështetje për të mos lejuar që interesi personal të prevalojë. PD nuk del dot kundër SHBA-ve sepse partneriteti me ta është i dosmosdoshëm.  Kuvendet nuk janë si dasmat që gjithsecili fton këdo, ka procedurë të caktuar. Kuvendet përcaktohen sipas një procedure të caktuar në zbatim të statutit. Kuvend ka vetëm në datën 18, mitingje kanë të gjitha partitë e tjera politike. Patën një mundësi për depozitimin e firmave nuk u bë dhe kryesia vendosi datën 18. Është e jashtëzakonshme mbështetja e strukturave drejtuese. Diskutimet vetëm mirë i bëjnë PD-së. Kur ka imponim me dhunë, partitë politike nuk kanë pronar.

Po harrohet lufta ndaj Ramës, me luftën ndaj Berishës dhe luftë e re që mban erë ndaj presidentit?

Lufta është veç ndaj Ramës.  Ndaj vjedhjes së qeverisë. Do të ndodhin të gjitha lëvizjet e duhura. Ne jemi në terren, prandaj partia ka diskutime dhe ne nuk mund të tregojmë se kush mbush sallat. Kjo është një përpjekje që me të gjithë që janë të dëshpëruar nga vjedhja e zgjedhjevetë ccojmë në një analizë serioze. Analiza duhet të zhvillohet për të nxjerrë edhe përgjegjësit duke nisur nga deputetët.

Çfarë ndodh me ata antare të kryesisë që do të jenë në 11 do përjashtohen?

Nuk ndalohen ëndrrat. Anëtarët do vazhdojnë të jenë brenda PD. PD nuk përjashton asnjë.