zoom

Day ArchiveGjendet i pajetë 50-vjeçari shqiptar në Prishtinë

Një 50-vjeçar është gjetur pa shenja jete në një shtëpi në Prishtinë. Rasti ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në rrugën “Lec Gradica” në kryeqytet.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se përkundër se në vendin e ngjarjes ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, Policia po e heton këtë rast.

“Sot rreth orës 14:00 është raportuar për një trup të pajetë, në një shtëpi në rrugën “Lec Gradica” në Prishtinë.Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka filluar menjëherë me ndërmarrjen e veprimeve hetimore me synim sqarimin e rrethanave të rastit.

Mbështetur në të dhënat fillestare të këqyrjes së vendit të ngjarjes përkundër që ka elemente që sugjerojnë për një vetëvrasje të mundshme, policia me kujdes të shtuar po heton këtë rast dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit që do t’i ndihmonin hetimit të ngjarjes dhe sqarimit e ndriçimit të plotë të rastit”, njofton Ahmeti.

Sipas Ahmetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Rama debaton me komentuesin: Shqipëria me kriminalitet mesatar

Kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria është një vend me kriminalitet mesatar në Europë.

Teksa ka replikuar me një komentues në lidhje me rritjen e pagave në vend dhe situatëm e kriminaliteti në vend, Rama shprehet se pagat do vazhdojnë të rriten, jo me llafe por me mund dhe durim.

Komentuesi: Hap punet more zotri rrit pagat se po shkallojn njerzit ne Shqiperi po vrasin te pafajshmit vetem vjedhje dhe krime po ndodhin as ne te gjith Europen spo ndodhin kaq shum sesa ne shqiperi

Edi Rama: Je gabim shume ti Albania Al, se Shqiperia hyn mes vendeve me kriminalitet mesatar ne Europe, nderkohe qe pagat rriten me pune e me zhvillim, sic jane rritur e do te vazhdojne te rriten hap pas hapi, jo me llafe po me mund e me durim!

Tentativë grabitje në Tiranë, autori i armatosur pikaset nga familjarët

Një familje është terrorizuar mbrëmjen e sotme në fshatin Vishnje të Tiranës. Një person, që dyshohet i armatosur, ende i paidentifikuar ka tentuar që të futet në oborrin e banesës së Sh. A.

Por në momentin e fundit është pikasur nga pjesëtarët e familjes, që kanë reaguar të alarmuar.

Policia thekson se nga veprimet paraprake rezulton se personi, që nuk përjashtohet që të jetë nisur për të grabitur nuk është futur në banesë por është larguar me shpejtësi kur ka konstatuar se është diktuar nga pjesëtarët e familjes.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6, Forca e Posaçme Shqiponja dhe Shigjetat po vijojnë krehjen e zonës dhe po kryejnë kontrolle në ambiente të dyshuara që mund të jetë fshehur personi i dyshuar.

Njoftimi i policise:

Tiranë/ Informacion paraprak

Me datë 19.11.2021, në Vishnje, në oborrin e banesës së shtetasit Sh. A ka tentuar të futet një person ende i paidentifikuar, dyshohet i armatosur. Ky person është konstatuar nga pjestarët e familjes.
Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6, Forca e Posaçme Shqiponja dhe Shigjetat.

Nga veprimet paraprake rezulton se personi nuk është futur në banesë por është larguar me shpejtësi kur ka konstatuar se është diktuar nga pjestarët e familjes.

Shërbimet e Policisë po vijojnë krehjen e zonës dhe po kryejnë kontrolle në ambiente të dyshuara që mund të jetë fshehur personi i dyshuar.

Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Aksident me 4 makina në Elbasan, plagosen dy persona

Një aksident masiv ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-Metalurgji.

Bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë 4 makina dhe si pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur.

Ende nuk dihet se si është gjendja shëndetësore e të lënduarve. Policia ndodhet në vendin e aksidentit dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Aksident masiv në aksin Elbasan-Metalurgji, 2 të plagosur

Një aksident masiv ka ndodhur në aksin Elbasan-Metalurgji mbrëmjen e sotme.

4 makina janë përplasur me njëra tjetrën dhe si pasojë janë plagosur dy persona.

Ende nuk dihet se si është gjendja shëndetësore e të lënduarve. Policia ndodhet në vendin e aksidentit për të zbardhur rrethanat e plota.

“Berisha duhet të kishte hapur krahun”, Salianji: Partia nuk është pronë

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji thotë se Sali Berisha duhet të ishte larguar. Teksa foli për situatën brenda PD-së, Salianji deklaroi se me lëvizjen e Berishës, po turpërohen demokratët.

Në emisionin “Zonë e Lirë”, deputeti demokrat u shpreh se gjithçka Berisha po e bën për interesin e tij personal.

I pyetur nëse Basha do ta përjashtojë Berishën nga PD, Ervin Salianji Salianji tha se askush nuk ka imunitet nese shkel statutin.

“Askush nuk ka imunizim nga përjashtimi nëse shkel statutin. Berisha ka 30 vite në politike, ai duhet të kishte hapur krahun”, tha ndër të tjera Salianji.

A do të përjashtojë Basha Berishën nga PD?

Salianji: Nuk është ky problemi, Basha ka bërë të gjitha përpjekjet që të bashkojë. Askush nuk ka imunizim nga përjashtimi nëse shkel statutin.

Berisha ka 30 vite në politike, tani po i thotë shqiptarëve që është më i miri. Ai ka mbrojturi çdo vendimmarrje të Bashës.

Ky është interes personal i tij. Unë po të isha në vendin e tij do kisha ikur që në 2013. Gjithësecili ka interes personal.

Kur jemi në organizatë ti ke interesat e organizatës. Në PD sakrifikojnë shumë, sakrificën që bëjnë demokratet nuk e bën askush. Shumica rrinë edhe pa bukë.

Sali Berisha, në situatën ku ka një vendimmarrje që PD është e detyruar, sepse ka zero mundësi për të ardhur në pushtet po të ishte kundër SHBA-ve. Ai duhet të kishte hapur krahun. Po na turpëron me këtë lëvizjen që po bën tani.

30 vite në pushtet, nuk ka pronë partia. Pronë ke atë që ke bërë nga vetja, jo atë që kanë sakrifikuar të gjithë.

Berisha ka influencën e tij. Unë mendoj për demokratët, edhe Lulzim Basha nuk do të jetë pronar i partisë. Sali Berisha është  po aq bashkëpërgjegjës sa Lulzim Basha.

 

Çfarë do të ndodhë më 11 dhjetor nëse Berisha mban Kuvendin? Basha: Do të kemi festë

Teksa ka shprehur edhe një herë keqardhjen për situatën në të cilën e ka futur PD-në ish-kryetari Sali Berisha, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha shprehet në “Pa Protokoll” se këta dy muaj Berisha ka dy interesa: të përdorë PD-në për t’u mbrojtur nga vendimi ‘non grata’ i SHBA-së dhe, në funksion të kësaj, të përçajë PD-në duke shkelur kështu zotimin që ka dhënë se nuk do ta përdorte PD-në dhe grupin parlamentar të PD-së në betejën që ka me SHBA-në.

I pyetur se çfarë do të ndodhë me PD-në zyrtare më 11 dhjetor kur Berisha ka paralajmëruar Kuvendin e tij Basha tha se atë ditë është festa e themelimit.

“Është dita e themelimit të PD-së, në të cilën PD-ja do të organizojë si përherë, ditën e saj për të bashkuar”, tha Basha.

Mbërrin i pajetë në spitalin e Gjirokastrës 65-vjeçari, policia jep detaje

GJIROKASTËR

Një 65-vjeçar ka ndërruar jetë në Gjirokastër, në rrethana ende të paqarta. Policia deklaron se rreth orës 20:10, është njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Gjirokastër se ka shkuar në fshatin”Asim Zeneli” pasi është është njoftuar për t’i dhënë ndihmën mjekësore shtetasit F. K., 65 vjeç (i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor), por në Spitalin Rajonal Gjirokastër ky shtetas ka mbërritur i pajetë.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk vërehen shenja dhune, gjithashtu dyshohet se ky shtetas ka konsumuar medikamente.

U plagos në aksident, drejtori i policisë viziton efektivin në spital

Drejtuesit e Policisë së Shtetit kanë vizituar në spital efektivin e policisë Selami Lusha i cili u aksidentua mesditën e sotme në rrugën e Arbrit. Drejtori i Policisë së Shtetit Gledis Nano i shoqëruar nga drejtori për Sigurinë Publike Rebani Jaupaj bashkë me mjekun Skënder Brataj panë nga afër gjendjen e Lushtakut, duke i uruar shërim të shpejtë.

 

Njoftimi i policisë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, i shoqëruar nga Drejtori i Departamentit për Sigurinë Publike Rebani Jaupi, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore Skënder Brata, vizitoi në Spitalin Ushtarak në Tiranë, punonjësin e Policisë Rrugore të DVP Dibër, inspektor Selami Lusha, i cili gjatë kohës së kryerjes së shërbimit me automjetin e Policisë Rrugore u përfshi në një aksident rrugor me një automjet tjetër, në aksin rrugor Bulqizë-Shupenzë, dhe për pasojë u dëmtua rëndë.

Drejtor Nano i ka uruar shërim të shpejtë punonjësit të Policisë Selami Lusha. Gjatë bisedës me familjarët e punonjësit të Policisë, Drejtor Nano u ka ofruar atyre mbështetjen për çdo nevojë dhe nëpërmjet zotit Brataj, është interesuar për t’i ofruar punonjësit të Policisë, por edhe të dëmtuarit tjetër në aksident, shtetasit Z. M., të gjithë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Zoti Brataj ka siguruar Drejtor Nanon se të dy pacientët do të kenë ndihmën maksimale mjekësore, duke theksuar se të dy pacientët tashmë nuk kanë më rrezik për jetën.

Njëkohësisht, Drejtori i Përgjithshëm Gledis Nano ka vizituar edhe drejtuesin e automjetit tjetër të përfshirë në aksident, shtetasin Z. M., të cilit i ka uruar shërim të shpejtë. Gjatë bisedës me familjarët, Drejtori i Përgjithshëm ka theksuar se e rëndësishme është që kanë shpëtuar jetën. Gjithashtu ka theksuar që të jenë të qetë përsa i përket veprimeve që po kryen grupi hetimor, pasi nuk do të ketë anshmëri në kryerjen e ekspertizës, për të përcaktuar fajësinë e ndodhjes së aksidebtit.

Që në momentet e para të aksidentit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano është interesuar për dërgimin e helikopterit për të transportuar punonjësin e Policisë që ishte në gjendje më të rëndë, pasi drejtuesi i mjetit tjetër që ishte në gjendje më të mire është transportuar drejt Tiranës me autoambulancë.

 

Shkëlzen Berisha publikon foton, Armina pozon krah vjehrrës

Shkëlzen Berisha ka ndarë së fundmi një fotografi të partneres së tij, Armina Mevlani krah nënës Liri Berisha. Kjo e fundit ndodhet në Panairin e Librit për të promovuar librin e saj të ri,“Nënë Tereza në jetën time”.

Asaj i janë bashkuar dhe Armina me Shkëlzenin dhe ka qenë ky i fundit i cili ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram një foto të të dyjave, të cilën e ka shoqëruar me dy emoji zemra.