Aplikacion
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ashpër ndaj akuzave të ngritura nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha dhe sekretari i Përgjithshëm i kësaj force, Gazment Bardhi se kriminelë në Elbasan kanë mbledhur firmat e delegatëve për thirrjen e Kuvendit më 11 dhjetor.
Berisha thotë se ai është i angazhuar plotësisht për të luftuar organizatën më të madhe kriminale në Eruopë, që sipas tij drejtohet nga Rama dhe Basha.
Mesazhi i Berishës:
Duke ndjekur Opinion!
Miq, lidhur me akuzat e Kreut te Meduzes dhe peng Bashes per heshtjen time ndaj krimit madje lidhje te preteduara prej tyre, shtoj sa vijon:
Une tani po merrem me fuqishëm se kurrë ne jeten time politike me botën e krimit. Me kreun e Meduzës dhe pengun e tij, Lulzim Basha. Krimi ka hierakinë e tij. Askush nuk është marrë më shumë se unë me kreun e meduzës dhe ushtarët e tij. Por tani përqendrimi im është total në organizatën me kriminale në Shqipëri, Ballkan dhe Europë që ka goditur pluralizmin politik dhe ky klan është klani Rama dhe “peng-Basha. Ky i fundit gabon, se po të hyj pastaj me ushtarë e nxjerr me këpucë të kuqe.
Tani po merrem me balozet e krimit monstruoz politik. A ka krim më të shëmtuar sesa te zevendesosh pluralizmin politik me pseudo pluralizmin apo fasad pluralizmin. Uragani foltore shkaterroi projektin e tyre te shemtuar. Shfrytëzoj rastin të përshëndes kryetarët e degëve, 20 prej të cilëve bojkotuan mbledhjen e “peng-kryetarit” 30 prej tyre hodhën poshtë me heshtje kërkesat e pengkryetarit per antimitingun e dates 18 dhjetar ngjarja me e turpshme ne 30 vite pluralizem. Unë i përgëzoj ata. Janë dhe do jenë të respektuar.
Natyrisht pati një grup të vogël i cili mbajti qëndrim pro Bashës, por kjo nuk i pengon ata të jenë të pranishëm në Kuvendin e datës 11 dhjetor.
Nuk besoj t’i lejojnë vetes turpin historik, të bashkohen me antimitingun e shoqatës Basha-Bardhi te ideuar nga Kreu i Meduzes Me datë 11 Dhjetor PD ngrihet më e fuqishme se kurrë. Nuk janë të përjashtuar as Basha dhe as Bardhi.
Ata do të krijojnë Shoqaten Basha – Bardhi për t’i bërë fresk kreut të Meduzës! sb
Ekzekutohen 20 penallti/Dinamo mposht Tiranën dhe kalon në çerekfinale
Pas një ndeshje ku u gjuajtën edhe 20 penallti, Dinamo kalon në çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Edhe pse u mundën 2-0 nga Tirana, janë blutë që kalojnë më tej falë gjuajtjes së penalltive, pasi kishin fituar takimin e parë po 2-0. Ndërkohë shtesa nuk prodhoi asnjë gol.
Sfida është zhbllokuar në minutën e 35-të. Pas një harkimi nga e majta të Seferit, topi shkon te Gjumsi në shtyllën e dytë dhe pasi ai kontrollon topin, lëshon një gjuajtje të pakapshme për Bakajn. Pjesa e parë mbyllet 1-0.
Në pjesën e dytë, pikërisht në minutën e 76-të, Hoti në zonë pengohet nga portieri Bakaj dhe gjyqtari nuk heziton duke bërë shenjë nga pika e bardhë. Limaj godet saktë dhe 2-0. Në shtesë nuk ndodhi gjë dhe skuadra iu drejtuan penalltive.
Pas 10 ekzekutimeve për secilën skuadër, Dinamo fiton 8-7 nga pika e bardhë dhe kalon më tej.
Arrestohet kreu dhe punonjesi i doganës në Korçë, lejuan kontrabandën
Pergjegjesi i pikes doganore te Gorrices Julian Hanelli se bashku me punonjesin e doganes Petrika Mano jane vene ne prangat e policise me akuzen e favorizimit te kontrabandes. Burime policore bënë të ditur se Hanelli dhe Mano nuk kanë ushtruar kontroll ndaj një mjeti tip Sharon i cili sillte produkte ushqimore nga Maqedonia e Veriut.
Drejtuesi i mjetit, Vasil Nasto, i cili po transportonte sasinë e mallit kontrabande, gjithashtu u ndalua nga policia në aksin Gorricë- Zvezdë.
Të tre të arrestuarit po merren në pyetje në ambjentet e Drejtorisë së Policisë së Korçës.
Ende nuk dihet sasia e mallrave që u lejuan të hyjnë në territorin tonë nga dogana e Gorricës pa kryer procedurat doganore.
Rrezikohet nga të burgosurit e tjerë, monstra e Fierit dërgohet në VlorëVrasësi i 8 vjecarit, Klodiam Calamani është dërguar në ambientet e paraburgimit të Vlorës. Për shka se rrezikohej nga të burgosurit e tjerë, autoritet kanë vlerësuar ta zhvendosin atë nga Fieri në Vlorë me qëllim për të garantuar sigurinë e tij.
Burime nga policia e Vlorës bëjnë të ditur se ai po mbahet në izolim dhe nuk është lejuar që të ketë asnjë kontakt me të ndaluar të tjerë.
VIDEO/Perfshihet nga flaket nje banese ne Vlore, nje person ka mbetur brenda
Është përfshirë nga flakët një banesë në qytetin e Vlorës.
Dyshohet se brenda saj ndodhet një i moshuar, por ende nuk dihet asgjë mbi fatin e tij.
Shkaqet e zjarrit janë ende të paqarta. Sakaq, raportohet se zjarrfikëset dhe policia ndodhet në vendngjarje.
E PLOTE/ Debati me dyer të mbyllura i Bashës me krerët e degëvePas anëtarëve të Kryesisë së Partisë Demokratike radhën për të diskutuar me kryedemokratin Lulzim Basha në lidhje me Kuvendin e 18 dhjetorit e kishin kryetarët e PD-së në 71 degët. Për 5 orë, kryedemokrati dhe numri dy i PD-së diskutuan me kryetarët e degëve se përse Kuvendi mblidhet më 18 dhjetor sipas tyre dhe jo më 11 kur është thirrur nga Berisha në mbështetje të 4200 delegatëve.
Sipas kryetarit të PDsë, Sali Berisha kërkon që ta përdor PD-në si mburojë për t’u përballur me vendimin e SHBA-së. Në funksion të kësaj tha Basha sipas burimeve, Berisha nuk njeh më asnjë institucion të PD-së. Por, kreu i PD-së është hasur në kundërshtimin e 5 kryetarëve të degëve që ishin të pranishëm, atij të Vlorës, Devollit, Paskuqanit, i degës 1 në kryeqytet dhe të kryetarit të PDsë në Fushë-Krujë.
Sipas tyre, shumica ka vendosur 11 dhjetorin dhe çdo vendim pas dorëzimit të firmave është i kotë. Por, kreu i PD-së i ka paralajmëruar se do të zbatojë statutin e PDsë për cilindo që shkel vendimin e Kryesisë se do merren masa për cilindo që shkel nenin 27 të statutit.
DEBATI ME DYER TE MBYLLURA NE SELINE E PD
Lulzim Basha: Rama është kundërshtari ynë i përbashkët, pavarësisht çfarë mendojmë në këtë situatë që po kalojmë. Beteja me njëri-tjetrin nuk na çon askund. I shërben vetëm Ramës dhe patericave të tij, që po bëjnë gjithçka që beteja mes nesh të çojë në një ndarje të partisë. Ju jeni dëshmitarë të kësaj. Kjo histori e përdorimit të demokratëve si mburojë e interesave personale të kujtdo merr fund njëherë e përgjithmonë. Kryesia e Partisë Demokratike votoi për mbledhjen e Kuvendit legjitim. Sali Berisha thotë se prapë nuk e njeh. Ku qëndron morali i statutit që me forcë ngre Sali Berisha?
Çfarë po kërkon ai? Sali Berisha nuk e ka hallin te statuti. Ai nuk njeh asnjë strukturë të partisë, sepse qëllimi i tij është që partia të shndërrohet në një mburojë të tij përballë Shteteve të Bashkuara. Pse nuk e përmend më Sali Berisha faktin me të cilin nisi foltoren, sepse nuk u votua në Kryesi? Sepse ky ishte një justifikim. Ja ku është vendimi i Kryesisë me 28 vota pro për mbledhjen e Kuvendit, dhe ai përsëri thotë s’e njoh. Është e qartë se sido që të merrej ai vendim, me çfarëdo votimi, Sali Berisha dëshmon se nuk do ta njihte. Sepse sot ai nuk njeh asnjë organ zyrtar te PD-ja.
Genc Deromemaj, kryetar i PD-së në Vlorë: Ky Kuvend tashmë është zgjidhur dhe vendimin e kanë marrë delegatët me të drejtë vote në gjithë Shqipërinë. Diskutimet e tjera nuk kanë vlerë. Kjo se vendimi i delegatëve prevalon mbi çdo lloj strukture tjetër organizative në PD. Nuk jemi kërcënuar. Unë do shkoj në Kuvendin e thirrur nga delegatët, që punojnë në degët tona.
Lulzim Basha: Do të bëjë Sali Berisha miting më 11 dhjetor? Apo mendon se do të ngrejë struktura paralele? Ka thënë që nuk e njeh Kuvendin e datës 18 si Kuvend legjitim. E kuptoj, asgjë legjitime nuk njeh Sali Berisha. Sepse qëllimi është ilegaliteti, bunkerizimi, destabilizimi i PD-së. Por, veprimet ilegjitime, tentativa për bunkerizim, dëmtimi i interesave elektorale dhe politike te PD-ja, e kanë përgjigjen në statut. Dhe do ta zbatoj statutin ndaj kujtdo. Kush shkel vendimin e Kryesisë së Partisë, fatin e ka të caktuar nga statuti i partisë, përfshirë këtu edhe Sali Berishën. Boll është boll. Asnjë anëtar nuk është mbi statutin dhe nuk është mbi të tjerët.
Kemi përgjegjësinë historike, përpara demokratëve dhe shqiptarëve, që të mos lejojmë që partia që në 1992 erdhi në pushtet në partneritet të ngushtë me Shtetet e Bashkuara, që ndërtoi lidhjet më të forta me partnerët perëndimorë, të mos përfundojë “non grata”. Ky është thelbi që disa përpiqen të fshehin nga gjithë kjo histori, si nga ata që e shfrytëzojnë këtë moment për interesa personale, por edhe nga ata që duan të dëmtojnë Partinë Demokratike. Prandaj të jetë e qartë për të gjithë, ose ne do të jemi një parti e pranueshme për Perëndimin dhe Shtetet e Bashkuara, mikun tonë të madh, ose do të jemi një parti “non grata”. Nuk ka zgjidhje tjetër dhe kushdo me mend në kokë e kupton që është ekzaktësisht kështu.
Genc Deromemaj: Më 11 dhjetor, delegatët me vullnet të lirë kanë thirrur Kuvendin Kombëtar. Çdo vendim ndryshe i marrë pas depozitimit të firmave është i kotë. Shumica është thelbi i demokracisë dhe i Partisë Demokratike.
Anton Pjetërnikaj, kryetar i PD-së në degën Paskuqan: Kemi dy orë këtu që interpretojmë statutin e Partisë Demokratik. Por, statuti nuk i ka gjërat fikse. Ai mund të interpretohet dhe ti po e interpreton sipas vullnetit tënd. Nëse e gjykojmë situatën që kemi arritur këtu, atëherë ke qenë ti i pari që ke shkelur statutin me vendimin për përjashtimin e Sali Berishës. Nuk ke mbledhur as Kuvendin, as Këshillin Kombëtar, as Kryesinë e Partisë për të marrë vendimin për përjashtimin nga Grupi Parlamentar i PD-së apo pezullimin siç e quani ju.
Lulzim Basha: Për raste të ngjashme, ka vendim me firmë dhe vulë të Sali Berishës. Për raste të tilla aplikohet përjashtimi nga partia dhe nga çdo organizatë e PD-së dhe jo vendim siç mora unë për pezullim.
Anton Pjetërnikaj: Ju jeni në dualizëm me Sali Berishën. De sa i përket çështjes së bunkerizimit. Nëse do perceptimin e bazës, ai që po e bunkerizoni partinë jeni ju. A për hallin tuaj personal apo ndonjë gjë tjetër, këtë do e shohim. Ndërkohë sa i përket mbledhjes së kuvendit që keni thirrur ju. Nuk e kemi pasur në asnjë Kuvend rendin e ditës për përjashtim. Por, ju keni vullnetin ta sqaroni këtë. Unë di të them se kam marr pjesë në foltoren e Kamzës deh aty janë firmosur formularët dhe e kam firmosur edhe unë. Aty është shumica dërrmuese dhe unë i bindem shumicës. Do marr pjesë në Kuvendin e datës 11 dhjetor.
Anton Pjetërnikaj: Ky është mendimi juaj.
Mirlinda Çollaku Kryetare e degës 2 Tiranë: Që në fillim dua të informoj kolegët se edhe Gaz Demi ka plotësuar formularë për PD-në. Ish-zyrtarë të PD i kanë shkuar demokratëve për t’u kujtuar nderet, bukën që të firmosin. Edhe sikur formularët t’i hapim, ata formularë nuk kanë as datë as orë, siç janë rregullat. Këto i ka përcaktuar vetëm zoti Berisha një ditë të bukur, pa pyetur njeri. Sado respekt kam, nuk mund ta përcaktojë një person kushdo qoftë. Ne kemi institucione dhe Kryesia vendosi që Kuvendi të jetë në 18 dhjetor.
Deri në 9 shtator kemi dëgjuar nga zoti Berisha sa lider me shkëlqim ishte Basha. Pas 9 shtatorit, gjithçka ndryshoi, sepse u mor vendimi jo në interes personal të zotit Berisha, por ne interes të demokratëve. Më pas, debate të ashpra në fund të mbledhjes ka pasur mes kryetarëve të degëve që janë pro 11 dhjetorit dhe 18 dhjetorit, por sipas burimeve brenda mbledhjes ishte kryetari i PD-së Lulzim Basha, i cili ka ndërhyrë duke i kërkuar që të pushojnë pasi mbledhjen e drejtonte ai dhe nuk mund të lejonte askënd që të replikonte me njëri-tjetrin.
Akuza e forte, Bardhi: Një kryetar bande në Elbasan ka mbledhur firma për Berishën
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka deklaruar se votat për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar janë arritur përmes presioneve dhe shantazheve.
I ftuar në emisionin “Real Story”, ai tha se i referohet Elbasanit ku tregon këtë pretendim, duke shtuar se ka dëshmi të qarta se një person i lidhur me botën e krimit ka mbledhur vota përmes presioneve për mbledhjen e Kuvendit. Një praktikë e tillë sipas Bardhit është ndjekur edhe në qarqe të tjera të vendit.
“Secili prej nesh do të jetë pjesë e sulmeve të pavërteta dhe askush nuk duhet të shqetësohet. Secili prej nesh, unë si sekretar të përgjithshëm, secili prej anëtarëve të kryesisë dhe anëtarëve kanë përgjithësi ndaj demokratëve. Në një moment të caktuar qëndrimet tona politike nuk mund të përputhen me interesat personale të Sali Berishës, e kjo na kthen në qendër të sulmeve. Por kjo mua nuk më shqetëson. Unë s’kam lidhje me grupe kriminale dhe aq më pak me kriminelë. Unë kam lidhje me intelektualë dhe s’do të më lidhë kurrë asgjë me komponentë kriminalë. Në procesin e mbledhjes së firmave, në Elbasan një grup kriminal është angazhuar gjatë ditëve të fundit në procesin e mbledhjes së firmave. Kjo është akuzë që unë mbaj përgjegjësi.
Dua të je mi sinqertë. Nuk kam dalë në konferencë për të bërë akuzë, por për të sqaruar procesin. 10 min para se të dilja në konferencë kam takuar një prej kryetarëve të grup seksioneve dhe ishte dëshmia e 7 apo e 8 dhe më ka rrëfyer eksperiencën personale për thirrjen në mes të natës nga ky bandit, mbajtjen disa orë në rezidencën e tij dhe detyrimin e firmosjes. Duhet ta verifikojnë vetë situatën në Elbasan. Ata komandojnë bashkinë e Elbasanit, gjithçka në atë qytet. Kanë treguar me fakte dhe vepra që ata nuk përballen asnjëherë me ligjin, në këto kushte unë i mirëkuptoj për mungesën e guximit për të kryer denoncime. Unë kam bërë disa padi për këto eksponentë. Në rastin konkret ka pasur një qëndrim dhe analizë nga ana jonë. Këtu nuk duhet future prokuroria dhe kur i drejtohem një institucioni jam i detyruar të nxjerr dëshmitë e këtyre personave.
Me gjithë rrezikun që mund të kem në personin tim, nuk dua të bëhem zëri i këtyre demokratëve. Raportime të tilla ka pasur edhe në qarqe të tjera, por atje nuk kam të dhëna. Unë bëj diçka publike kur bindem që dëshmia që kam marrë nga zyrtarë në Elbasan nga e njëjta skenë. Një pjesë e tyre kanë firmosur, e disa të tjerë nuk kanë firmosur. Këta persona janë edhe sot e kësaj dite kundër nesh. Kanë bërë betejë kundër nesh në llogari të PS. Unë i kam kërkuar kolegëve në PD që të sqarojnë pozicionin e tyre për këtë situatë. Zoti Noka më ka thënë që nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën Suel Çela në Elbasan. Unë kam pritur që zoti Berisha të dsitancohet nga këto”, tha Bardhi.
“O kone …”, Ervin Salianji sqaron sherrin me Erion BraçenDeputeti i PD-së, Ervin Salianji ka sqaruar debatin në Kuvend me socialistin Erjon Braçe. Gjatë një interviste në Neës24 ai tha se e gjitha nisi pas pyetjes që i bëri lidhur me daljen e përgjimeve të zëvendëskryeministrit në hetimet për biznesmenin Rezart Taçi.
Salianji u shpreh se ato pamje nuk janë normale dhe që nderojnë, por deklaroi se politikanët duhet të japin llogari për të gjitha përgjegjësitë e tyre në raport me qeverisjen dhe qytetarët. Salianji i bëri thirrje SPAK-ut që t’i shkojë deri në fund kësaj.
“Unë kisha vetëm një pyetje: A je ti zv/kryeministri? Kaq. Pse i djeg. Përgjimi është i tetorit, por paratë kanë kaluar në korrik. Nëse është ky zv.kryeministri apo është zv. kryeministri aktual që tha zotëria janë të po të njëjtës qeveri. Ai më faktoi atë që unë pyeta. Unë e gjeta kush është zv/kryeministri. Është të paktën ky aktuali”, u shpreh deputeti i PD-se.
Pjese nga intervista
Ervin Salianji: Kjo nuk është një pamje normale dhe që nderon. Nga ana tjetër është një revoltë e imja, një pa përmbajtje për shkak të elementëve të padrejtësisë që politikanë hipokritë kanë 30 vite që merren vetëm me këtë punë. Pasi vjedhin, pasi zhvasin, pasi pyeten dhe duhet të japin llogari për gjithë përgjegjësitë e tyre në raport me qeverisjen apo me përfaqësimin që kanë nga qytetarët tentojnë që pyetjeve normale ti përgjigjen në gjuhë rrugaçërore dhe i jam përgjigjur proporcionalisht.
Ka vend për ndjesë?
Ervin Salianji: Nuk është kjo ajo që unë dua të bëj, por do të jetë kjo që do të bëj në çdo rast kur do të duhet të jetë në mënyrë proporcionale.
Nuk mundet që njerëz që abuzojnë në mënyrë të tmerrshme dhe i nxijnë jetën qytetarëve të tregojnë prepotencë edhe ndaj opozitës.
Unë kisha vetëm një pyetje: A je ti zv/kryeministri? Kaq. Pse i djeg. Përgjimi është i tetorit, por paratë kanë kaluar në korrik. Nëse është ky zv.kryeministri apo është zv. kryeministri aktual që tha zotëria janë të po të njëjtës qeveri. Ai më faktoi atë që unë pyeta. Unë e gjeta kush është zv/kryeministri. Është të paktën ky aktuali.
SPAK duhet ti shkojë deri në fund për të parë nëse njerëz të mafias italiane janë jo vetëm të përfshirë në Shqipëri, por kanë kapur dy drejtues të lartë të qeverisë, zv/kryeministrin dhe drejtorin e pastrimit të parave.
Skandal në Itali/ Gjinekologu: Bëj seks me mua që të shërohesh …
Një gjinekolog i njohur italian u thotë disa pacientëve se duke bërë dashuri me të zhduk rreziqet e virusit Papilloma (infeksion seksualisht i transmetueshëm) dhe kancerit për të përfituar prej tyre. Ky skandal u zbulua nga emisioni investigativ në Itali “Le Iene”, ku gjinekologu është filmuar brenda një dhome hoteli ku kërkonte të përfitonte duke kryer marrëdhënie me një vajze të re.
Në kamerën e fshehtë të emisioni, gjinekologu ‘diagnostikon infeksionin’ e një vajzës e cila ishte e shëndetshme dhe tregon se si shpëtoi disa gra dhe studentet e tij në të njëjtën mënyrë kur ishte profesor në universitet.
Në videon e bërë brenda një dhome hoteli, gjinekologu, pothuajse i zhveshur, duket së bashku me një vajzw të re, që tenton ‘ta shpëtojë’ nga infeksionet dhe kanceri. Ndërkohë që në ato momente, në dhomë futet në dhomë gazetarja e emisionit investigativ që e demaskon.
Pas denoncimit të këtij rasti ka nisur edhe një hetim nga Shoqata e Mjekëve në Itali por edhe hetim penal nga autoritetet.
Ja sa humbet Italia nëse nuk kualifikohet në Kupën e BotësNga viti 2017, ku Suedia la jashtë Botërorit “Rusi 2018” Italinë, pak ishin ata që besonin se “Axurrët” do të riktheheshin, por zgjedhja e Roberto Mançinit në stol dhe një punë fantastike me rinovimin e kombëtares, një stil loje ofensiv dhe spektakolar, por mbi të gjitha me një frymë sakrifikuese dhe përulësie në fushën e lojës, brenda tri vitesh kombëtarja e kaltër u rikthye që të frikësojë Europën, madje e konfirmoi atë në mbrëmjen e 11 korrikut në Londër.
Italia fitoi “Euro 2020” në strofkën e “Tre Luanëve”, përballë të zotëve të shtëpisë dhe të gjithë nisën të besojnë se skuadra e Mançinit ishte pa dyshim edhe favoritja për Botërorin 2022.
Por në Katar, kur kualifikimi dukej thjesht një formalitet, nga shtatori e deri në mbrëmjen e 15 nëntorit në Belfast, të kaltrit hodhën në erë gjithçka.
Kualifikohen të dytët dhe për të shkuar në Botëror do të nevojiten dy ndeshje të tjera, të rrezikshme, plot tension, por edhe me një mal me miliona që mund të humbë federata, duke prishur shumë plane për të ardhmen e futbollit italian.
NJË MAL ME MILIONA – Nuk ka dyshime që Botërori sjell shumë përfitime, duke parë interesin dhe xhiron e milionave që një kompeticion si ky garanton.
Pikësëpari flasim për paratë që garanton vetëm pjesëmarrja, 2 milionë euro menjëherë sapo kualifikohesh, ndërkohë që edhe një aventurë e shkurtër deri në fazën e grupeve të garanton 10 milionë euro të tjera.
Ndërkohë, avancimi i mëtejshëm sjell 20 milionë të tjera për fazën e 1/8-ave; 25 milionë euro për çdo çerekfinaliste, 35 milionë euro për gjysmëfinalistet, 40 milionë për finalen, plus 10 milionë euro të tjera nëse arrin të ngresh trofeun (pra, skuadra fituese fut në xhep 50 milionë, finalistja humbëse 40 milionë).
Gjithsesi, nëse marrim vetëm pjesëmarrjen në grupe, moskualifikimi djeg 12 milionë euro.
Por, akoma më shumë… federata Italiane e Futbollit numëron 46 sponsorë, të cilët i sjellin në vit asaj 47.9 milionë euro në sezon, por në rastin e kualifikimit në “Euro 2020” e gjithë fatura totale u rrit në 79.3 milionë (31.4 milionë euro më shumë për Europianin, ndonëse për Botërorin bonuset mund të prekin 40 milionët).
Një tjetër aspekt i rëndësishëm janë paratë që sjellin të drejtat TV, 35 milionë euro nga Europiani i fundit, 45 përflitej kontrata e fundit në rast kualifikimi në Botëror, e cila ka mbetur pezull.
Vetë sponsori “Puma” ka në kontratë që përveç 23 milionë eurove vjetore, në rast kualifikimi në Europian apo Botëror, bonusi është 10 milionë euro.
Dhe mbi të gjitha fanellat dhe aksesorët e tjerë që shiten në dyqanet me logon e Italisë dhe të përfaqësueses përllogariten në një dëm prej 80 milionë eurosh.
Prandaj, duke bërë një rezyme të thjeshtë, në rast moskulifikimi në Botëror të Italisë, humbjet do të kapnin një shifër prej gati 180 milionë eurosh në total, duke llogaritur vetëm të luajturit 3 ndeshjet e grupeve.
Një gropë vështirë e rikuperueshme, aq më shumë në këtë periudhë pandemie. Panoramasport