zoom

Day ArchiveU shpall në kërkim nga SPAK, zbulohet vendodhja e Rezart Taçit

Top Story ka udhëtuar drejt Milanos në Itali për të intervistuar për herë të parë pas 13 vitesh heshtje, biznesmenin që dikur pushtoi tregun e naftës, për tu larguar pas gropës qindra milionë euro borxhe të ARMO-s.

Kjo intervistë, është xhiruar para se ndaj tij të lëshohej urdhërarresti i SPAK për akuzën e pastrimit të parave për llogari të mafias italiane.

Është hera e parë që biznesmeni kontrovers do t’i përgjigjet çdo pyetje që rrethon emrin e tij në çështje, transaksione, biznese apo ngjarje e dyshuar kriminale. Ai, është parë herë si biznesmen i suksesshëm, herë si një shahist në jetën reale dhe herë si shahist i skemave që i kanë sjellë fitime me shumë zero. Një kamarier që e pa veten biznesmenin më të rëndësishëm shqiptar për disa vite.

“Jam sipërmarrës me stil menaxherial liberal, delegoj por krijoj dhe sistemme kontrolli, për të arritur te delegimi ka qenë proces jo i lehtë si të gjithë sipërmarrësit shqiptarë pa traditë” u shpreh Rezart Taçi, Biznesmen

Taçi, është konsideruar si ‘magjistar’ që ka ngritur perandori biznesi nga hiçi duke shfrytëzuar lidhje të forta. Para se të shkojmë te bizneset e shumta ku është përfshirë, për herë të parë ky personazh do të bëjë një rrëfim 360 gradë, të jetës së tij.

Rezart Taçi flet për vrasjen e Santos: Më thirri prokuroria, azerët nuk e fajësonin bankën e tij

Gjatë një interviste në Top Channel, Rezart Taçi ka pranuar se është thirrur në prokurori për vrasjen e bankierit Artan Santo, jo si i akuzuar, por si person në dijeni.

“Në bankën e tij depozitonim shuma të ndryshme parash” tregoi Taçi, por duke sqaruar se Santo nuk ishte i përfshirë në konfliktin mes tij dhe azerëve për 75 milion dollarët me të cilat u ble ARMO. Taçi tha se as azerët nuk e fajësonin Santon për lëvizjen e parave përmes bankës së tij.

Semi-Fifit: Nëse tregoj ato që di nga jashtë, mund të shkatërroj

Dy konkurrentet e “Big Brother VIP” kanë biseduar për një kohë të gjatë me njëra-tjetrën pasditen e sotme, ku në fokus të bisedës ka qenë strategjia e disa prej banorëve.

Duke u ndalur te Fifi, Semi tregoi se informacione që ajo di për jetën e saj jashtë shtëpisë mund të jenë shkatërruese nëse do të vendoste t’i tregonte publikisht.

“Me aq gjëra sa di unë për atë jashtë unë po të dua mund të shkatërroja shumë gjëra”,- tha ajo.

Semi shtoi se çdo veprim dhe sjellje e saj ka ardhur si rezultat i faktit se nuk ka dashur të mërzisë shumë prej banorëve.

“Unë nuk jam budallaçkë, nuk jam. Thjesht nuk dua të mërzis shumë persona’’,- shtoi ajo.

“Vëllai ta vë në dispozicion…”, përgjimet zbulojnë ofertën e Taçit për bosët e Cosa Nostrës

Përgjimet, kishin nxjerrë në skenë një partner ideal si Rezart Taçi, ish-bossi i naftës, që një gjigand si ARMO e shndërroi në karakatinë,me skemat që çuan në xhepat e tij miliona euro. Pas disa vitesh në hije, magjistari i skemave rishfaqej si garant i transfertave dhjetëra milionëshe të mafias.

“Premtohen 3 milionë e 88 mijë euro për Daniele Cestagali dhe Rezart Taçi të cilët duke shfrytëzuar lidhjet me persona që ushtrojnë funksione apo janë të ngarkuar me detyra shtetërore në shtete të tjera.”

Pra, për Taçin ishte parashikuar një komision për shërbimet e tij, por ai vetë mohon çdo akuzë, duke i konsideruar si vazhdë e persekutimeve.
Prokuroria italiane i referohet edhe një komunikimi të 28 Majit të vitit 2021 mes italo-zviceranit Daniele Cestagali dhe Rezart Taçit ku thekson se edhe qytetari shqiptar është i përfshirë në këtë biznes.

“Ndërmjetësuesit u përpoqën tu ofrojnë palermitanëve mundësinë për të përfshirë një kompani nafte të Taçit për të realizuar transferimin në Singapor në një transaksion për blerje nafte”.

Në një telefonatë me financierin e mafiozëve Petruzzela, ndërmjetësi italo-zviceran Daniele Cestagalli i ofron mjaft qartë mundësinë e realizimit të transaksionit përmes kompanisë së Taçit, të cilin për më tepër e konsideron vëlla.

“Hej, në lidhje me çfarë kemi folur më parë për kompaninë e naftës së rezart Taçit, nëse na duhet ndihmë, vëllai ta vë në dispozicion pa asnjë problem, pra, mund të mbështetesh edhe në këtë fakt dhe kështu gjithçka është më e thjeshtë edhe për ty.”

Madje, është përgjuar edhe një telefonatë tjetër e Cestagallit me Taçin ku i shpreh falenderimet nga ana e palermitanëve për shërbimet e tij.
“Të falenderon jashtë mase…mund të jetë gjëja e duhur edhe të falenderon, kë më tha, e ka vlerësuar jashtë mase atë që po bën.”

Transaksionet e Cosa Nostrës në Tiranë: 5 mijë familje siciliane janë vendosur në Shqipëri…

18 Qershor 2021. Në aeroportin e Rinasit, zbresin dy shtetas italianë. Një i moshuar rreth të 90-ve që shoqërohej nga një 60-vjeçar. Të dy, dukeshin krejt normal por në Itali, plaku njihej si një prej eksponentëve të rëndësishëm të mafias më famëkeqe “Cosa Nostra”.

Ai, ishte Francesco Zummo, mjeshtri i pastrimit të parave. Siç zbulon prokuroria e Palermos ka menaxhuar që në vitet 70-të paratë e kryebashkiakut mafioz Vito Ciancimino dhe eksponentëve të tjerë të “Cosa Nostras” Leonardo Greco dhe Michelangelo Aielo.

“Rezulton e provuar që Francesco Zummo kishte menaxhuar me mençuri resurset e pafundme monetare të Cosa Nostras në vitet ’70 ‘80”
Zummo, po vinte në Shqipëri, për të bërë atë që dinte të bënte mirë prej dekadash, pastrimin dhe qarkullimin e parave të bosëve të mëdhenj të mafias. Plaku, siç njihej në radhët e mafias konsiderohej njeriu kyç i operacioneve financiare edhe vitet e fundit.

“Ku po pensionohen mafiozet e vjetër të Sicilisë, një nga hipotezat e ngritura, janë 4-5 mijë fmailje që pensionohen në Shqiëpri, vijnë nga Italia e jugut e thonë jemi pensionistë e këtu jetohet më mirë se në Itali për shkak të kostove. Ne nuk duhet ti paragjykojmë, por disa duhen verifikuar”u shpreh Evin Karamuço, Profesor i Kriminologjisë.

Ka dyshime, se shuma prej 18.3 milionë eurosh të bllokuara në Tiranë nga SPAK, janë pjesë e thesarit të lënë pas nga Toto Riina. Ai njihet si “capo dei capi”, bosi i bosëve të cosa nostras i cili ka ndërruar jetë disa vite më parë.

“Bernardo Provenzano pësoi të njëjtin fat si Toto Riina, por kush është pasardhësi i tyre, ai është Mesaina Denaro një ndër 10 më të kërkuarit në botë, ai kalonte pushimet në Greqi dhe dyshohet se mund të ketë qenë dhe në Shqiëpri” u shpreh Ervon Karamuço, Profesor i Kriminologjisë.

Shoqëruesi i Zummo-s, Fabio Petruzzela, ishte financieri që kujdesej për të bërë gjithçka gati përmes lidhjeve të tij në Tiranë.

“Shoqëron personalisht Francesco Zummo në Tiranë dhe në datë 18 qershor e asiston për hapjen e një llogarie në Alpha Bank”

“Po paratë e Cosa Mostras ku janë? 80 % të sekuestruara nga Italia. Po 20% ku janë? Ku përfshihet pjesa e Toto Riinas sidomos, që i përkiste kupolës së madhe, janë cash dhe sigurisht duan të humbasi gjurmët, zgjidhja ka qenë të dalin jashtë Italisë dhe duhet të gjejnë folenë në sisteme të dobëta bankare, ku sistemet janë të dobëta” u shpreh Ervin Karamuço, Profesor i Kriminologjisë.

 

Rruga në Bulqizë me vijë në mes habit rrjetin, “shpërthejnë” memet (FOTO)

Pas publikimit të fotove të rrugës më të çuditshme në Shqipëri nga kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla në rrjet kanë shpërthyer memet.

Faqet e njohura si “Lolita”,  “Brryli” dhe shumë të tjera, si dhe ai që njihet si njeriu i memeve Genc Sejko kanë krijuar disa meme posaçërisht për këtë rrugë të cilën bashkia e Bulqizës e publikoi si zgjidhje të problemit të qytetarëve.

Nga ana tjetër komentuesit e kanë “masakruar” Allën në postimin e tij në rrjetet sociale, duke e krahasuar rrugën e përuruar sot me një kanal vaditje.

   

Operacioni “fshesa” kundër Berishës në PD, çfarë thotë “neni 27” i statutit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë takimit me 71 drejtuesit e degëve u bëri të qartë atyre se do të ketë masa disiplinore nëse marrin pjesë në organizimin e 11 dhjetorit të thirrur nga Sali Berisha.

Një deklaratë e tillë është paralajmërim i hapur mbi të gjitha për Sali Berishën dhe deputetët që kanë dalë në krah të liderit historik, përpos 4200 delegatëve që ish-kryeministri pretendon se kanë firmosur për mbledhjen e Kuvendit në 11 Dhjetor.

Por çfarë thotë neni 27 i Statutit të PD-së?
Statuti i partisë më të madhe në opozitë, tashmë prej tre mandatesh, sqaron qartësisht se kur, si dhe ndaj kujt mund të merren masat disiplinore nëse thyhen vendimet e Kryesisë së PD-së. Janë 6 pika që specifikojnë të gjithë procedurën e marrjes së masave në raste normale, por edhe urgjente nëse është e nevojshme dhe pikërisht, rruga e fundit mund të përdoret nga Lulzim Basha për të disiplinuar partinë nga të “pabindurit” nëse nuk tërhiqen.

Megjithatë nisur nga paralajmërimi i sotëm i Lulzim Bashës, nëse Sali Berisha vazhdon lëvizjen e tij, tashmë jo vetëm pezullimi nga grupi pas shpalljes “non grata” nga SHBA, por mund ta presë përjashtimi nga partia që themeloi 30 vite më parë.

Neni 27 i Statutit të PD-së për sanksionet
1-Thyerja e disiplinës së brendshme të Partisë, ndërmarrja e veprimeve, në çdo formë apo mënyrë, që dëmtojnë interesat elektorale apo politike të PDSH-së, dhe mosplotësimi i detyrimeve të anëtarësisë sjell sanksione dhe kufizime të të drejtave të anëtarit të PDSH-së.

2-Masat disiplinore që mund të merren ndaj anëtarëve janë: paralajmërimi, pezullimi dhe përjashtimi. Këto masa merren sipas rastit nga Kryesia e Degës ose Kryesia e PDSH-së, dhe konfirmohen dhe/ose mund të apelohen përpara Komisionit të Apelimit, Etikës dhe Integritetit. Ato mund të bëhen publike.

3-Në tre muajt që paraprijnë çdo fushatë zgjedhore dhe një muaj pas saj, Kryesia e Partisë mund të deklarojë kundrejt një anëtari, kushdo qoftë funksioni i tij, njërin prej sanksioneve që parashikon Statuti, nëse ai pengon zbatimin e vendimeve që kanë të bëjnë me kandidaturat në zgjedhje. Ky vendim është i ankimueshëm dhe shqyrtohet nga Komisioni i Apelimit, Etikës dhe Integritetit, brenda 5 ditëve nga paraqitja e ankimit.

4-Kërkesat për ripranim shqyrtohen nga kryesitë e Degëve, nëse vendimet janë marrë prej tyre, ose nga kryesia e partisë për të gjitha rastet e tjera.

5-Në raste urgjente, dhe veçanërisht në fushata elektorale, kryetari i Partisë mund të ushtrojë pushtetin e sanksioneve statutore. Sanksioni i ndërmarrë i paraqitet për miratim kryesisë së partisë në afatin më të shkurtër të mundshëm.

6-Rastet që përbëjnë shkelje disiplinore, si dhe rregullat e procedurat e dhënies së sanksioneve përkatëse disiplinore për anëtarët përcaktohen në aktet nënstatutore.

5 kryetare kunder Bashës, Bardhi: Kuvendi i Berishës është miting

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi në një komunikim për mediat bëri të qartë se misioni i vetëm i opozitës është rrëzimi i kryeministrit Edi Rama.

Bardhi u shpreh i vendosur, ndërsa theksoi se më 18 dhjetor do të zhvillohet Kuvendi Kombëtar i PD-së.

Ai gjithashtu tha se 5 kryetarë të degëve të cilët kanë shfaqur shqetësime lidhur me Kuvendin,  janë sqaruar për çdo çështje.

“Patëm një diskutim të gjatë me 71 kryetarët e degëve të Partisë Demokratike mbi organizimin e Kuvendit Kombëtare të PD-së më datë 18 dhjetor në orën 11. Me përjashtim të 5 kryetarëve të 5 degëve nga 71 degë, e gjitha pjesa tjetër e kryetarëve të degëve gjatë fjalës së tyre konfirmuan frymën e bashkimit për përcjell Kuvendi Kombëtar i PD-së. Ftoj çdo anëtar të PD-s të mos shqetësohet nga deklaratat e rreme, se do të përjashtohet nga mitingu i thirrur nga Berisha. 18 dhjetori nuk është për të përjashtuar demokratët, por është për t’i bërë bashkë. Frymën e përçarjes e ka përcjellë vetëm Sali Berisha. Kam vetëm një apel që të qetësohet të marrë frymë thellë e mos t’i fryjë zjarrit për përçarjes. Firmat duhet të dorëzoheshin te sekretariati. Kjo është koha që demokratët të mos përdoren si mish për top. PD nuk mund të bëhet mburojë askujt. Vendimin nuk e marr aq unë e askush tjetër. Më 18 dhjetor është Kuvendi i Kombëtar i PD si mundësia që demokratët të jenë bashkë”, tha Bardhi.

Firmat e ‘Foltores’, si u firmos me gjeneralitete false pa qenë anëtar edhe dje në Fushë-Krujë

Fiks Fare denoncoi edhe mbrëmjen e së mërkurës parregullsitë dhe abuzimet në procesin e mbledhjes së firmave nga ish-lideri i PD-së Sali Berisha për të thirrur Kuvendin Demokrat më 11 dhjetor 2021.
Pas firmosjes së formularit në Sarandë nga ana e gazetares së Fiksit pa qenë delegat, anëtar i Kuvendit Kombëtar apo anëtar i Partisë Demokratike, pasoi me dy firmosje formulari të tjera.

Fiksi tregoi me zë dhe figurë firmosjen nga gazetarët e tij të dy formularëve me identitet fals në ‘Foltoren’ e mbajtur në Fushë-Krujë. Askush nuk u kërkoi një dokument identifikimi apo anëtarësimi, thjesht u dhanë formularët për plotësim dhe firmë.

E gjitha ndodhi vetëm pak minuta se vetë Z. Sali Berisha të paraqitej në ‘Foltoren” e radhës në Fushë Krujë ditën e djeshme më dt 16 nëntor 2021. Gjatë pritjes së mbërritjes së Berishës gazetarët e Fiksit i kërkuan një anëtari të PD-së formularë për t’i plotësuar dhe firmosur. Pa nguruar ai u solli dy formularë pa i pyetur as nëse ishin delegat apo anëtar të PD-së.

Gazetarët e Fiksit marrin formularët dhe pa asnjë pengesë në një ambient pak më të qetë i plotësojnë duke përdorur gjeneralitete false. Pas plotësimit, formularët ia dorëzojnë të njëjtit person, anëtarit të PD-së. Menjëherë pas firmosje mbërrin edhe z. Berisha. Në ndryshim nga firmojsa e formularit në Sarandë, askush nuk filmoi nga anëtarët e pranishëm apo organizatorët për të dokumentuar firmosjen e formularëve dhe me video.

Foltroja e Berishës në Fushë – Krujë

Anëtari i PD-së – Të duhen formularë?
Fiksi – Po formularë që ta plotësojmë.

Anëtari i PD-së -Do shkruani edhe, seksionin dhe funksionin.
Fiksi – Po po po.
Anëtari i PD-së – Plotësojini saktë, mos të bëni ndonjë gabim nai gjë.
Fiksi – Jo jo i plotësoj unë, nuk ka problem edhe t’i sjell unë, mos e vrit mendjen.
Anëtari i PD-së – Ok, jashtë jam.
Fiksi – Po pa merak.
Anëtari i PD-së – rrofsh, falemindetrit.
Fiksi – Asgjë.

Gazetarët plotësojnë formularët me të dhëna false

Bashen e tradhton kryetari I PD-së së Vlorës: Kuvendin e kanë thirrur delegatët

Kryetari i Partisë Demokratike të Vlorës, Genc Deromemaj ka dalë kundër kryetarit të partisë Demokratike Lulzim Basha për thirrjen e Kuvendit Kombëtar më 18 dhjetor.

Duke folur pas mbledhjes me kryedemokratin që zgjati për afro 5 orë, Dermomemaj tha se do ti nënshtrohet vullnetit të delegatëve.

“Jo, unë nuk do shkojë në Kuvendin e datës 18, se Kuvendin e kanë thirrur delegatët me të drejtë vote më datë 11 dhjetor”