zoom

Day ArchivePacienti me koronavirus del nga spitali dhe vret djalin

Një 48-vjeçar, i cili u shtruar në një spital në Romë për shkak të koronavirusit, u kthye në shtëpi pa lejen e mjekëve dhe sulmoi fëmijën e tij dhjetëvjeçar, duke e goditur me thikë për vdekje.

Sipas informacioneve të deritanishme të prokurorëve, vrasësi i fëmijës ishte njoftuar për një vendim gjykate që i ndalonte të afrohej me ish-bashkëshorten dhe fëmijën e tyre.

“Nëna e fëmijës është në gjendje shoku. Kur u kthye në shtëpi gjeti fëmijën e saj të vdekur dhe ish-bashkëshortin pranë tij, në shtrat”, shkruajnë mediat italiane.

Autoritetet dyshojnë se autori mund të ketë qenë i droguar.

Meta i kthehet Bashës: Ka ardhur koha që…

Presidenti ka reaguar në lidhje me deklaratën e kreut të PD-së, Lulzim Basha, ku e futi kreun e shtetit pjesë të “trekëndëshi i Bermudës”, Rama-Berisha-Meta.

Në një intervistë për RTV ora, Meta tha se problemi është katërkëndëshi i përgjegjësive madhore të Lulzim Bashës, bojkoti i reformës territoriale, bojkoti i reformës në drejtësi, djegia e mandateve dhe zerimi i pushtetit vendor.

Mes të tjerash Meta pohoi se tashmë ka ardhur koha që politikanët në Shqipëri të marrin përgjegjësi dhe jo t’i ikin atyre.

foto galeri PreviousNext
Pyetje: Zoti Presidenti, pak ditë më parë kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ju rreshtoi në kampin e kundërshtarëve të tij, duke ju quajtur pjesë e “Trekëndëshit të Bermudeve” dhe të së keqes, bashkë me Berishën edhe Kryeministrin Rama. A keni një koment për këtë etiketim?

Presidenti Meta: Është e drejta e tij të bëjë lapsuse, edhe të ketë ndoshta ndonjë mendim të tij, se është i lirë. Unë nuk kam asnjë shqetësim.

Unë e kam respektuar gjithmonë dhe jam përpjekur ta ndihmoj që ai të mos gabojë rëndë.

Sa herë më ka kërkuar ndihmë ja kam dhënë, sa herë i ka rënë telefonit tim e ka pasur të hapur.

Por, më duhet të them që është koha që politikanët në Shqipëri të marrin përgjegjësi dhe jo t’i ikin atyre. Prandaj jemi në një situatë të tillë ku vihet në diskutim edhe legjitimiteti i partisë kryesore të opozitës, pas problemeve të mëdha të legjitimitetit të Parlamentit, të pushteti lokal, të Presidentit.

Pavarësisht të gjithë këtyre, unë jam i qetë edhe e di që gjithë shqiptarët e kanë shumë të qartë se në çfarë kushtesh kam punuar.

Por dikush përsëri thotë tani jo dhe bën sikur nuk i di të gjitha këto rrethanat.

Nuk është problemi i trekëndëshit që thotë zoti Basha. Ky është problemi i tij.

Problemi kryesor në këtë rast është katërkëndëshi i përgjegjësive madhore, të cilave ai nuk mund t’i ikë dhe nuk mund t’ua shkarkoj të tjerëve.

Në radhë të parë nuk mund t’ia shkarkoj Ilir Metës si President i Republikës, por edhe si një politikan aktiv me të cilin ai, ka pasur një marrëdhënie shumë të veçantë.

Dhe kush është ky katërkëndësh i përgjegjësive madhore i cili ka vetëm një rezultat kapjen totale të shtetit sot?

Së pari, bojkoti i reformës administrative-territoriale përpara zgjedhjeve vendore të 2015.

Ilir Meta ka qenë kryetar i Kuvendit, kryetar i LSI, por dhe në koalicion me Edi Ramën dhe pavarësisht nga dëshira e kryeministrit për ta përjashtuar opozitën nga ky proces, opozita për çudi kishte dëshirë që të vetëpërjashtohej me një këmbëngulje të paparë.

Ndërkohë unë, si Kryetar i Parlamentit në atë kohë kam këmbëngulur në mënyrë të jashtëzakonshme deri në fund për të përfshirë opozitën, sepse kisha dhe problemin e procesit të integrimit europian dhe kjo ishte një reformë e rëndësishme. Kjo reformë duhej bërë, sepse 400 e ca komuna nuk i mbante dot Shqipëria.

Opozita ka pasur të gjitha ofertat për të dhënë një plan të sajin dhe jo vetëm kaq, por demokratët të cilëve sot u serviret Ilir Meta si pjesë e këtij trekëndëshi.

Ilir Meta ka insistuar dhe ka çuar në Konventën që do të kishin demokratët për çështjen e pushtetit vendor, Bashkim Finon e ndjerë, i cili ishte kryetar i Komisionit të Reformës, bashkë me Petrit Vasilin.

Unë i kam ftuar dhe kam insistuar që na jepni ofertën tuaj.

U premtua që do të jepej dhe kjo gjë kurrë nuk u dha dhe unë nuk e di kujt i shërbeu ky bojkot, dhe se çfarë detyrimi ka Ilir Meta ndaj zotit Basha!

Së dyti, që në momentin që është hedhur ideja e djegies së mandateve kam thënë që kjo është një çmenduri, si do digjni mandatet.

E para, mandatet e kujt do digjni ju?

E dyta, kujtoni ju se do rri njeri pa gjumë në Bruksel apo kudo tjetër? Jo, do qeshin!

E treta, i dini ju listat?

Kam insistuar madje, se ka qenë në një situatë bojkoti opozita, tre muaj para kur nisi protesta e studentëve, që të kthehej në Parlament.

Kam kthyer buxhetin dhe ju kam thënë shkoni dhe mbështesni studentët për kërkesat e tyre me një buxhet të rishikuar.

Unë nuk e di se çfarë i ka thënë Sali Berisha apo dikush tjetër, nuk dua të ndërhyj në këtë çështje, atë le ta zgjidhin vetë.

Ilir Meta i ka thënë Lulzim Bashës, zotit Berisha, por edhe çdo deputeti demokrat t’i lenë mandatet?!

Unë u kam thënë që kjo është një çmenduri dhe e dimë se ku përfundoi.

Për çështjen e pushtetit lokal e njëjta gjë dhe po kështu bojkoti i reformës në drejtësi ishte me pasoja katastrofike në kapjen e shtetit.

Sa herë i ka thënë Ilir Meta atij (Lulzim Bashës) por dhe LSI-së, bëni një platformë për Reformën në Drejtësi bazuar me votat e ndryshimit të Kushtetutës me 140 vota?

Pra këto janë katër kënde se nuk dua ta bëj katërmbëdhjetë kënde sot.

Bojkoti i reformës administrative-territoriale, bojkoti i Reformës në Drejtësi, djegia e mandateve në Parlament dhe zerimi i opozitës nga pushteti lokal, janë 4 përgjegjësi madhore që Lulzim Basha, nuk u ikën dot.

Mund ta ketë përgjegjësinë dikush tjetër, por ai ka qenë kryetar i Partisë Demokratike dhe unë kam pasur për detyrë të flas me të, dhe ka qenë detyrë e tij të marri përgjegjësit në atë moment, dhe t’i tregojë vendin cilido në kohën e duhur, që mund të ishte një nxitës negativ.

“Më shau”, autori i vrasjes së 8 vjeçarit rrëfen si e kreu krimin

“Më shau”, ky ka qenë justifikimi i Klodian Çalamanit për vrasjen e 8 vjeçarit në Fier. Ai ka rrëfyer para bluve të gjithë skenën e krimit.

38 vjeçari u ka thënë hetuesve se i mituri e kishte sharë ndaj e kishte goditur me lopatë në kokë dhe trup duke e lënë të vdekur në vend. Vrasjen e të miturit e ka kryer në oborr pranë portës kryesore e më pas e ka zhvendosur trupin në brendësi për ta mbuluar.

Gjatë procesit të marrjes në pyetje autori ka shfaqur shenja te paqëndrueshmërisë mendore. Siç kanë deklaruar fqinjët ai ishte përdorues i alkoolit, jetonte vetëm si dhe ishte i papunë. Për zbardhjen e ngjarjes policinë e kanë orientuar kamerat në rrugë, përmes të cilave kanë parë të miturin të hyjë në banesën e autorit.

Si ndodhi ngjarja? Çalamani e kishte rrëmbyer të miturin i cili në orët e pasdites kishte qenë duke bërë xhiro me biçikletën e autorit. Referuar dëshmisë së autorit i mituri e ka sharë, prandaj ai e ka qëlluar me lopatë. Më pas e ka mbuluar me baltë në oborrin e shtëpisë së tij.

Nëna e 8-vjeçarit është shqetësuar pasi djali i saj nuk është kthyer në shtëpi si zakonisht dhe është drejtuar në polici duke paraqitur denoncim. 38-vjeçari ka qenë në shënjestër të grupit hetimor nisur edhe nga e kaluara e tij, pasi disa vite më parë kishte rrëmbyer një vajzë.Gjatë marrjes në pyetje ai e ka mohuar por më pas është dorëzuar. Pas disa orë kërkimesh, blutë kanë gjetur trupin e të miturit të mbuluar me baltë.

Momenti i arrestimit të autorit të vrasjes makabre në Fier, rrëmbeu të miturin dhe e vrau me lopatë

Ky që shikoni në foto është Klodian Çalamani, autori i vrasjes makabre të 8-vjeçarit ditën e sotme në Fier. Çalamani e kishte rrëmbyer të miturin i cili në orët e pasdites kishte qenë duke bërë xhiro me biçikletën e autorit.

Më pas ai e ka vrarë atë me lopatë dhe më pas e ka mbuluar me baltë në oborrin e banesës së tij. Nëna e 8-vjeçarit është shqetësuar pasi djali i saj nuk është kthyer në shtëpi si zakonisht dhe është drejtuar në polici duke paraqitur denoncim.Pas disa orë kërkimesh, blutë kanë gjetur trupin e të miturit të mbuluar me baltë. Çalamani ka pranuar autorësinë por nuk ka treguar motivin e ngjarjes së rëndë.

Në vitin 2006 ai kishte qenë autor i një tjetër pengmarrje. Bashkë me shokun e tij ai kishte rrëmbyer një vajzë 16-vjeçare dhe e kishte torturuar për të paktën 20 minuta.

E rëndë në Dropull, merr flakë banesa, digjen brenda çifti i moshuar

Më datë 16.11.2021, rreth orës 19:20, në sallën operative ka ardhur një telefonatë se në fshatin Hllomo, Dropull, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit I. P.

Si pasojë e zjarrit dyshohet se kanë humbur jetën dy shtetasit e moshuar, shtetasi I. P. dhe bashkëshortja e tij, shtetasja F. P., të cilët ndodheshin në banesë.

Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje, grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Skandali/ Mashtrimi me firmat e ‘Foltores’, ja si firmos gazetarja si delegate e PD-së

TIRANE
Fiks Fare denoncoi sot parregullsitë dhe abuzimet në procesin e mbledhjes së firmave nga ish lideri i PD-së Sali Berisha për të thirrur Kuvendin Demokrat në 11 dhjetor 2021.

Fiks Fare tregoi se sa e lehtë ishte të firmosje dhe të plotësoje formularin pa qenë delegat, pa qenë anëtar i Kuvendit Kombëtar të PD-së dhe pa qenë as anëtar i Partisë Demokratike.

Gazetarja e Fiks Fare plotësoi dhe firmosi pikërisht këtë formular që anëtarët e stafit të Berishës ua jepnin pjesëmarrësve, formular sipas të cilit çdo delegat mund të nënshkruajë për të kërkuar thirrjen e Kuvendit.

Fiks Fare mori pjesë në disa takime që Sali Berisha ka kryer nëpër qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Në takimin që pati në qytetin e Sarandës në 12 nëntor 2021,gazetarja e Fiks Fare firmosi pa hasur në asnjë pengesë përpara fillimit të takimit tek Hotel “Mediterrane” të “Foltores: Për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, më të hapur”.

Askush nuk i kërkoi kartën e anëtarësimit apo verifikoi emrin e saj në listë. Mjaftoi karta e identitetit dhe një video që vetë anëtarët e stafit ia bënë në momentin e firmosjes së formularit.

Gazetarja kontakton me organizatoret e takimit te Berishës në Sarandë, të cilët vetprezanohen si anëtarë të Forumit Rinor të PD-së.

Ata e orientojnë të takojë një zonjë me emrin Manjola, e cila,sipas tyre ka edhe nje zyrë arkitekturore në rrugën e dytë në Sarandë, ku mban edhe formularët e Berishës.

Më pas gazetares së Fiksit i sjellin një formular, ku shënon gjeneralitetet e saj, deklaron se i përket seksionit 4 të PD-së ,por nuk paraqet asnjë dokument tjetër që ta vërtetojë këtë dhe firmos formularin e gatshëm.

Madje gjatë firmosjes, organizatorët kërkojnë që ta filmojnë,në mënyrë që ta kenë si provë firmën e saj.

Sali Berisha, gjatë javëve të fundit ka nisur mbledhjen e firmave të delegatëve për mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit Kombëtar të PD-së.

Berisha ka deklaruar se thirrja e Kuvendit do të mundësojë zhvillimin e një referendumi ndaj vendimit të Lulzim Bashës për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar dhe se thirrja e Kuvendit Kombëtar do të bëhet sipas statutit, duke mbledhur firmat e delegatëve.

“Kuvendi Kombëtar i demokratëve të cilin e mbledhim për herë të parë me firmat e anëtarësisë do ta shndërrojnë PD-në në forcën e pamposhtur dhe te fitores. Emrat e atyre guximtarëve që firmosën do të skaliten në muret e kohës si emrat e atyre që rivendosën pluralizmin politik.”-deklaroi Berisha dy ditë më parë. Por Fiks Fare tregoi sesi në këto lista firmosin edhe persona që nuk janë anëtarë të PD-së dhe as të FRD-së.

Disa ditë më parë duke artikuluar për herë të parë ambicien për rikthim si kryeministër, ish-lideri demokrat Sali Berisha tha se dorëzoi në Këshillin kombëtar të PD, 4200 firma për të thirrur Kuvendin Demokrat.

Dua Lipa tregon çfarë përdor për rutinën e saj të kujdesit të lëkurës

Dua Lipa, artistja shqiptare që ka arritur suksese ndërkombëtare, përveç se është një këngëtare mjaft e zonja, dallohet dhe për paraqitjet e saj të kuruara deri në detaje që marrin përherë vëmendje maksimale.

Nëse keni pyetur ndonjëherë veten se cila është rutina e bukurisë së artistes, përgjgjen për këtë e ka dhënë vetë ajo në një intervistë të dhënë së fundmi.

Ylli tha për Allure se përdor rregullisht furçën e dhëmbëve për buzët e saj dhe gjithashtu tregoi se mban disa pajisje shtesë në dorë për t’u përdorur, si furça për grimin e syve.

“Në shtëpi (në Londër), e zbulova pasi nuk kisha shumë mundësi për grim dhe sajohesha me ato pak që kisha. Tani, unë ende e përdor atë,” tha Lipa për Allure.

Bukuroshja tregoi se nuk përdor të njëjtën furçë dhëmbësh për të gjitha nevojat e saj të bukurisë, por shpeshherë përdor një tjetër të veçantë që i shërben për të mbushur vetullat e saj me rimel të errët.

Ekzekutohet biznesmeni shqiptar në Greqi, plagoset disa punonjës të tij

Një tjetër atentat është regjistruar sot në Greqi, ku një shqiptar ka mbetur i vrarë. Ngjarja e rëndë ndodhi në Athinë.

Siç raportojnë mediat greke, një makinë ka ndaluar para një karburanti dhe personat që ndodheshin brenda mjetit kanë hapur zjarr. Për pasojë ka mbetur i vrarë pronari i biznesit, shqiptar, si dhe punonjës kane mbetur i plagosur rëndë, njëri prej tyre bashkëkombës.

Menjëherë pas ngjarjes, një makinë BMW, ndoshta e autorëve, është gjetur e djegur në Avenue Kifissos.

Forca të forta policie kanë shkuar në vendngjarje, zona është rrethuar ndërsa po punohet për kapjen e autorëve.

Miratohet me 76 vota pro projektligji për Buxhetin 2022

Miratohet me 76 vota pro projektligji për Buxhetin 2022. Mësohet se ky projektligji ka marrë 52 vota kundër në Kuvend.

Vrasja e 8-vjeçarit në Fier, reagon Noizy: Autori duhet pushkatuar

Reperi i famshëm, Noizy ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të regjistruar ditën e sotme në Fier, ku Klodian Çalamani rrëmbeu dhe vrau një fëmijë 8-vjeçar. Në një postim në Instagram, reperi shprehet se autori i kësaj ngjarjeje të rëndë duhet pushkatuar.

Unë jam “PRO” ligjit për pushkatim për mostra si Klodian Çalamani dhe përdhunues.“, shkruan reperi. Klodian Çalamani e kishte rrëmbyer fëmijën dhe pasi e kishte vrarë e kishte mbuluar me baltë.

Pas denoncimit të së ëmës, policia ka gjetur trupin e të miturit të mbuluar me baltë. Çalamani ka pranuar autorësinë por nuk ka treguar motivin e ngjarjes së rëndë.