Aplikacion
Italia kampione e Europës në fuqi nuk kualifikohet direkt për në Kupën e Botës 2022 por duhet ta bëjë diçka të tillë nëpërmjet fazës play-off. Të kaltërit zhgënjyen ndaj Irlandës së Veriut duke barazuar pa gola në një ndeshje që duhet ta fitonin madje me goleadë për të prerë biletën për në Katar. Italia me 16 pikë u rendit e dyta në grupin C dhe duhet të luajë fazën play-off për të shkuar në Botëror, një mision ky më i vështirë.
Nga kampione e Europës katër muaj më parë në dështimin për tu kualifikuar direkt në Botëror, Italia e Mancinit është shndërruar në pak muaj. Për të shkuar në Botëror Italia duhet të kalojë dy rivalë të fortë në ndeshjet shtesë.
Biletën për në Katar e siguroi Zvicra që fitoi 4-0 ndaj Bullgarisë dhe e mbylli në vend të parë grupin C me 18 pikë duke u kualifikuar për në Botëror.
Shqipëria fiton me Andorrën, siguron vendin e tretë në grupShqipëria ka mundur Andorrën me rezultat minimal, duke u renditur e treta në eliminatoret për Botërorin. Kuqezinjtë fituan me 1 me 0 me një gol te Çekiçit të shënuar nga pika e bardhë e penalltizë.
Kjo fitore vjen pas disfatës 5-0 ndaj Anglisë dhe vlen më shumë në aspektin psikologjik.
Pas 10 ndeshjesh, eliminatore, Shqipëria i mbyll në vendin e 3 me 18 pikë. Ky sukses e çon ekipin kuqezi në vendin e tretë në Grupin I duke bërë kështu që dëshira për Botërorin të mbetet thjesht një ëndërr.
Pork y është rezultati më i mirë për Shqipërinë sa I përket pikëve të grumbulluara në një eliminatore.
Anglia e mbyll grupin në kryesim me 26 pikë, ndjekur nga Polonia me 20, Shqipëria 18, Hungaria 17, Andorra 6 dhe San Marino 0.
Dosja e Taçit, ku do shkonin milionat? PërgjimetJane zbardhur pergjimet ne dosjen e plotë me rreth 100 faqe të Anti-Mafies Italiane që zbulon rolin e ish-bosit shqiptar të naftës Rezart Taçi në transferimin e mbi 18 milionë eurove të një sipërmarrësi kontrovers italian të hetuar për lidhje me “Cosa Nostra”-n, Francesco Zummo.
Për shumën që do të kalonte nga Zvicra në Shqipëri dhe më pas në Singapor ose Hong Kong, Taçi do të merrte pjesën e tij mbi 3 milionë euro si “komision” për ndihmën. “Sapo transferta nga banka zvicerane të mbërrinte në Shqipëri, nëpërmjet Petruzzella-s, do t’i duhej ta transferonte në një kompani në Singapor ose Hong Kong” thuhet në dosje.
Palët kishin edhe një tjetër plan. “Të dy ideuan mundësinë e përdorimit të një kompanie nafte të Taçit për të maskuar transferimin e parave në Singapor me një transaksion për blerje nafte. Diçka që Cestagalli ia komunikoi menjëherë Petruzzellës, i cili u duk i gatshëm të ndiqte indikacionet që vinin nga brokeri zviceran dhe partneri i tij shqiptar” evidentohet në dosje.
Në përgjime palët dalin duke biseduar edhe për faktin që të mos i tërheqin të gjitha paratë, por të linin një pjesë që të mos binin në sy. “Ajo që bashkëpunëtorët ende nuk kishin menduar ishte nëse do të linin ose jo një shumë të vogël parash në llogari për të mos krijuar dyshime”.
Shuma e madhe e parave e Francesco Zummos do të kalonte në Shqipëri përmes emrit të Fabio Petruzellas, ekonomisti i bosit italian, i cili erdhi në Tiranë dhe u paraqit te sporteli i “Alpha Bank” i shoqëruar nga shqiptarët, kunati i Taçit, Artur Balla dhe truproja e tij Bledar Lilo.
Por në momentin që transferimi ngeci italiani komunikon disa herë me Rezart Taçin dhe Francesco Zummon i shqetësuar. “Ju betohem për fëmijët e mi. Gjithçka është bërë, pse nuk transferohen ato? Dreq” është kapur nga përgjimet Petruzzella. “Rezart (Taçi) është shumë i inatosur” shprehet më tej në një tjetër bisedë të regjistruar Fabio Petruzella. “Shqipëria është vendi i gjërave më absurde në botë” thotë më tej e shqetësuar Marina Tizzi, pjesë e bizneseve të grupit italian.
E ndërsa Taçi është në kërkim dhe dy njerëzit e tij në Shqipëri janë arrestuar, prokuroria e posaçme do të verifikojë të gjitha pasuritë e biznesmenit të hidrokarbureve. Hetuesit pritet ti kërkojnë informacion bankave të nivelit të dytë në vend, për të identifikuar llogaritë bankare në emër të Taçit dhe familjarëve të tij si dhe zyrës së pasurive të paluajtshme.
Turistet nga Gjermania humbin rrugën mes Tropojës dhe ThethitNënë e bijë turiste nga Gjermania kanë kaluar një aventurë të pakëndshme mbrëmjen e sotme duke tentuar të kalojnë nga Tropoja në drejtim të Thethit pasi kanë humbur rrugën.
Policia bën me dije pas disa orë kërkimesh është bërë e mundur gjetja e tyre në vendin e quajtur “Qafa e Valbonës”, në gjendje të mirë shëndetësore.
“Policia e Tropojës u vjen në ndihmë 2 turisteve gjermane. Më datë 15.11.2021, në mbrëmje, në Valbonë, dy turiste nga Gjermania, nënë e bijë, të moshës 70 dhe 43 vjeçe, kanë humbur rrugën duke eksploruar territorin nga Valbona në drejtim të Thethit.
Menjëherë kanë nisur kërkimet nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë dhe pas disa orë kërkimesh është bërë e mundur gjetja e tyre, në vendin e quajtur “Qafa e Valbonës”, në gjendje të mirë shëndetësore. Turistet gjermane kanë falënderuar punonjësit e Policisë që i erdhën në ndihmë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Zbardhet vendimi i Kryesisë së PD, ja 5 pikat e rendit të ditësZbardhet vendimi i Kryesisë së Partisë Demokratike, e cila vendosi që të miratonte kërkesën e Lulzim Bashës për të mbajtur Kuvendin më 18 dhjetor.
Në vendimin në fjalë që u miratua pas 6 orë diskutimesh mes demokratëve, përcaktohen qartë 5 pika ku do të mbështetet rendi i ditës në Kuvend.
Ky i fundit do të mbahet të shtunën tjetër, në orën 11:00, në Pallatin e Kongreseve.
KRYESIA E PARTISË
VENDIM
Nr. _____ Prot., datë 15.11.2021
Në mbështetje të nenit 43 dhe 45 të Statutit të Partisë Demokratike,
Nisur nga situata e krijuar në Partinë Demokratike pas shpalljes nga Departamenti Amerikan i Shtetit si person “non-grata” të z. Sali Berisha dhe dëmtimit të interesave politike të Partisë Demokratike në lidhje me marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në rast të mosmarrjes së masave që kërkoheshin nga ky vendim, me kërkesë të Kryetarit të Partisë, Kryesia e Partisë Demokratike në mbledhjen e datës 15.11.2021,
Vendosi:
1. Thirrjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, ditën e shtunë, më datë 18 Dhjetor 2021, ora 11:00, në Pallatin e Kongreseve, me rend dite:
“I. Vendimmarrje mbi situatën politike, si dhe marrjen e masave për të mbrojtur interesin e Partisë Demokratike, duke mos lejuar që problemet apo interesat personale të secilit anëtar të dëmtojnë interesat elektorale dhe politike të PD, dhe axhendën e saj politike në përballjen me regjimin e Edi Ramës.
II. Miratimin e Aksionit Politik për të ardhmen e Partisë Demokratike dhe shpalljen e Platformës Qytetare për Demokraci, për rikthimin e legjitimitetit dhe demokracisë në vend, si dhe ndërtimin e mekanizimit të bashkëpunimit me të gjitha forcat e shoqërisë në përballjen me regjimin e Edi Ramës, i cili në aleancë me krimin e organizuar dhe korrupsionin ka shkatërruar çdo mjet të funksionimit demokratik të shtetit shqiptar dhe po nxit braktisjen masive të vendit nga qytetarët dhe kryesisht të rinjtë.
III. Miratimin e programit organizativ të Partisë Demokratike për të përgatitur strukturën e partisë për zgjedhjet e ardhshme, sipas objektivit “Partia Demokratike, partia e demokratëve dhe çdo shqiptari të ndershëm – Forca e vetme politike që do të sjellë ndryshimin në Shqipëri”.
2. Organizatat partnere, Forumi Rinor i Partisë Demokratike (FRPD) dhe Lidhja Demokratike e Gruas (LDG), në përfundim të procesit të organizimit të zgjedhjeve për organet e tyre drejtuese në përputhje me udhëzimin nr. 133, datë 05.11.2021 të Kryetarit të Partisë (për FRPD) dhe udhëzimin nr. 137, datë 06.11.2021 të Kryetarit të Partisë (për LDG), të paraqesin për miratim pranë Kryesisë së Partisë, sipas pikës 4 të nenit 58 të Statutit të PDSH, statutin e organizimit të tyre, ku të parashikohet që parimet bazë të strukturës së tyre organizative të jenë të ngjashme me ato të PDSH.
3. Çdo veprim apo akt tjetër, në çdo formë apo mënyrë, që bie ndesh me këtë vendim të Kryesisë së Partisë, do të përbënte dëmtim të interesave elektorale dhe politike të Partisë Demokratike.
4. Ngarkohet Sekretari i Përgjithshëm për marrjen e masave organizative për njoftimin dhe zhvillimin e mbledhjes së Kuvendit Kombëtar, në përputhje me nenin 47 të Statutit të PDSH.
5. Ngarkohet Sekretari i Përgjithshëm, Degët e Partisë Demokratike, FRPD dhe LDG, për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
KRYETARI
LULZIM BASHA
SEKRETARI I PËRGJIT
Bardhi: Kuvendi i 18 dhjetorit, moment bashkimi. Ja rendi i ditësSekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi deklaroi se Kryesia miratoi sot mbledhjen e Kuvendit më datë 18 dhjetor.
Teksa tregoi se kërkesa e Bashës mori mbështetjen e shumicës së kryesisë, Bardhi zbuloi se Kuvendi do të nis ditën e shtunë, në orën 11:00. Mes të tjerash ai lexoi edhe pikat e rendit të ditës.
“Ju falënderoj për pritjen. Dua të informoj opinionin dhe demokratët për vendimin e marrë nga kryesia, me shumicë dërrmuese të anëtarëve. Nisur nga situata në PD, pas shpalljes nga SHBA non-grata të Berishës. Me kërkesë të kryetarit të partisë, kryesia vendosi thirrjen e Kuvendit Kombëtar të PD ditën e shtunë më datë 18 dhjetor, ora 11:00. Me rend dite si më poshtë; vendimmarrjen e situatave politike për të mbrojtur interesat e partisë.
Ky është vendimi që ka marrë me votë të shumicës dërrmuese të PD.0së. Çdo anëtar do të jetë prezent për të shprehur vendimin e tij në mbledhjen e 18 dhjetorit. Ky, e kam theksuar dhe në fjalën time, është moment i rëndësishëm. Duhet të jetë moment bashkimi, pavarësisht diferencave në mendim. Ftova dhe kolegët që mendonin ndryshe. Pati një refuzim prej tyre për të bërë rendin e ditës, pasi kanë përfshirë dhe çështje të tjera. Duke treguar edhe një herë se ajo çka ka ndodhur para 2 muajsh s’ka pasur lidhje me mbledhjen e PD apo të anëtarëve të Kuvendit për t’u dëgjuar. Në 18 dhjetori, ora 11 PD zhvillon mbledhjen e Kuvendit në Pallatin e Kongreseve.”, tha ai.
Rendi i ditës:
I. Vendimmarrje mbi situatën politike, si dhe marrjen e masave për të mbrojtur interesin e Partisë Demokratike, duke mos lejuar që problemet apo interesat personale të secilit anëtar të dëmtojnë interesat elektorale dhe politike të PD, dhe axhendën e saj politike në përballjen me regjimin e Edi Ramës.
II. Miratimin e Aksionit Politik për të ardhmen e Partisë Demokratike dhe shpalljen e Platformës Qytetare për Demokraci, për rikthimin e legjitimitetit dhe demokracisë në vend, si dhe ndërtimin e mekanizimit të bashkëpunimit me të gjitha forcat e shoqërisë në përballjen me regjimin e Edi Ramës, i cili në aleancë me krimin e organizuar dhe korrupsionin ka shkatërruar çdo mjet të funksionimit demokratik të shtetit shqiptar dhe po nxit braktisjen masive të vendit nga qytetarët dhe kryesisht të rinjtë.
III. Miratimin e programit organizativ të Partisë Demokratike për të përgatitur strukturën e partisë për zgjedhjet e ardhshme, sipas objektivit “Partia Demokratike, partia e demokratëve dhe çdo shqiptari të ndershëm – Forca e vetme politike që do të sjellë ndryshimin në Shqipëri”.
Shqipëria ia del më në fund, Çekiçi zhbllokon ndeshjenKombëtarja shqiptare mbyll sonte ndeshjet eliminatore të Botërorit përballë Andorrës, duke synuar që të sigurojë tri pikë për rekordin absolut të 18 pikëve në një grup kualifikues.
Kuqezinjtë duan të ruajnë edhe vendin e tretë në klasifikim e padyshim luajnë me objektivin e vetëm fitoren. Megjithatë, ekipi vjen në këtë sfidë me shumë mungesa mes dëmtimesh e pezullimesh, me trajnerin Reja që ka improvizuar rreshtimin e tij.
Shqipëria: Strakosha, Hysaj, Mihaj, Dermaku, Hoxhallari, Roshi, Ramadani, Laçi, Çekiçi, Uzuni, Seferi. Trajner: Edi Reja.
MINUTË PAS MINUTE
3’ Një goditje nga këndi harkohet te Hoxhallari, por ky i fundit prek topin me dorë dhe shkakton faull.
6’ Çekiçi provon të gjuajë në pozicion ballor, sfera largohet nga mbrojtja mike.
10’ Hysaj vjedh topin në krahun e majtë dhe nis pasimin në zonë, askush nga kuqezinjtë nuk është në shtyllën e parë dhe sfera largohet nga mbrojtja.
14’ Ramadani gabon gjithçka para zonës duke i dhuruar topin Martinez, ky i fundit gjuan menjëherë drejt portës dhe Strakosha detyrohet të bëjë një devijim spektakolar për të shpëtuar Shqipërinë nga goli i parë.
15’ Kundërsulm i shpejtë i kuqezinjve, me Uzunin, Laçin e Seferin kundër dy lojtarëve miq. Por në fund pasimi për Seferin është më i gjatë se duhet dhe rrezikshmëria e aksionit humbet.
18’ Dy harkime të Roshit nga krahu i djathtë, fillimisht Mihaj rrëzohet në zonë e pastaj askush nuk arrin të gjuajë.
21’ Tjetër tentativë e Çekiçit nga jashtë zonës, gjuajtja është ballore dhe kontrollohet nga portieri.
25’ Alaez provon një gjuajtje diagonale nga e djathta, por nuk gjen katërkëndorin.
27’ Mundësi e artë e Seferit, gjuajtja e tij është shumë e lehtë dhe portieri kontrollon me lehtësi.
30’ Pas një goditje dënimi të Andorrës, Jovera me kokë vë në provë reflekset e Strakoshës.
37’ Aksion me shumë pasime i kuqezinjve, Uzuni devijon në zonë por bllokohet nga mbrojtësit e Andorrës të cilët janë kthyer në barrierë të mirëfilltë para zonës.
40’ Rast i pabesueshëm i humbur nga Uzuni, Laçi me kokë gjuan para portierit dhe ky i fundit lë topin para zonës, Uzuni vjen por nuk kalon përsëri sferën në rrjetë.
45’+1’ I pafat Roshi! Pas një harkimi të Hoxhallarit, Roshi në shtyllën e dytë devijon sferën, por godet shtyllën e portës kundërshtare.
45’+2’ I papërmbajtshëm Roshi në krahun e djathtë, ai kalon lojtarët kundërshtarë që i dalin para por gjuajtja e tij ndalet këtë herë nga portieri kundërshtar.
47’ Martinez sulmon menjëherë me shpejtësi dhe gjuan nga e majta, por duke fluturuar topin mbi traversë.
50’ Top nga thellësia për Seferin i cili ka mundësi të shfaqet para portës, por nuk kontrollon sferën dhe ajo del jashtë në fundore.
56′ Dy zëvendësime në radhët e Kombëtares, largohet Ramadani dhe Seferi, në fushë Ernest Muçi dhe Nedim Bajrami.
61’ Roshi nga e djathta nis topin në qendër për Bajramin i cili gabon gjithçka dhe pak hapa larg portës gjuan jashtë.
71’ Penallti për kuqezinjtë. Pas një goditje nga këndi Uzuni pengohet në zonë dhe gjyqtaria bën shenjë nga pika e bardhë.
73’ Më në fund vjen goli kuqezi, Çekiçi shënon nga pika e bardhë e penalltisë.
76’ Bajrami merr topin mirë në të majtë dhe nis një kundërsulm të shpejtë. Në momentin e fundit ai gabon gjithçka duke gjuajtur mbi traversë, në vend që të dërgonte sferën te Roshi me portën e boshatisur.
Basha flet pas debatit: Nuk do të lejoj që PD-në ta marrin pengNë përfundim të mbledhjes së Kryesisë së PD-së, Lulzim Basha u shpreh se “Pas 6 orësh diskutime dua ti falënderoj të gjithë pavarësisht mendimit apo votës së tyre për legjitimimin e plotë të besimit që u kanë dhënë demokratët. Një parti, një Kuvend në 18 Dhjetor dehe e sigurt është që nuk do të lejoj askënd që të marrë PD peng” tha ai.
Vendimi që u mor nga kryesia e PD pas debateve të forta për KuvendinPas debateve të forta kryesia e PD ka miratuar vendimin që mbledhja e Kuvendit të zhvillohet në datën 18 dhjetor.
Tre anëtarë kanë dalë kundër, Belind Këllici dhe Ivi Kaso dhe dhe Aldo Bumçi.
Ndërkaq, deputeti Ervin Minarrolli ka abstenuar, ndërsa deputeti Tomorr Alizoti nuk mori pjesë në votim, por u shpreh kundër Kuvendit të datës 18 dhjetor.
Shumë zhurmë krijoi mungesa e Armando Brojës në sfidën Angli-Shqipëri. Ylli i ekipit kombëtar donte të luante në vendlindje, të njëjtën dëshirë kishin edhe tifozët e stafi teknik, por një dëmtim në kavilje ndikoi që sulmuesi i talentuar të përfundonte në tribunë.
“Zv trajneri Salihi e ka pare në ndeshje, ka pasur kontakte të vazhdueshme, stafi ynë mjekësor ka pasur komunikim me stafin e mjekëve të Southampton.
Broja erdhi një ditë përpara ndeshjes, por kishte sërish dhimbje dhe na kërkoi të kthehej në klub për të vazhduar rikuperimin, kaq e thjeshtë është, nuk ka probleme të tjera.
Doja ta përdorja ndaj Andorrës, por lojtari ndjeu sërish probleme në kavilje”, deklaroi trajneri Edi Reja në konferencën e djeshme për shtypin.
Tani vjen edhe reagimi i lojtarit, i cili karikon shokët e skuadrës për ndeshjen ndaj Andorrës me anë të një postimi në “Instagram”, aty ku shkruan:
“I uroj çunave suksese sonte! Një urim të veçantë e kam për të gjithë Tifozat Kuq e Zi për mbështetjen e madhe që na jepni gjithmonë.
Të luftojmë për flamurin tonë, ne jemi Kuq e Zi, ne jemi Shqipëria. Forca”, shkruan 20-vjeçari nga Malësia e Madhe.