zoom

Day ArchiveVIDEO/Dalin pamjet e aksidentit me dy të vdekur te 21 Dhjetori

Euronews Albania ka publikuar pamjet e aksidentit të rëndë që ndodhi mëngjesin e 11 nëntorit në zonën e “21 dhjetorit”, ku u shënuan 2 viktima.

 

Ngjarja është regjistruar rreth orës 03:13 të mëngjesit ku automjeti tip ‘Citroen’ i cili drejtohej nga Emirjan Doko përplaset me makinën tip ‘Honda’ duke lënë të vdekur në vend shoferin, Luan Cenollari dhe pasagjerin Ali Bejo.

Nga 21 komuna në balotazh, LDK fitoi 5, PDK – 4, VV – 4 dhe AAK – 3

Në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë, Lidhja Demokratike e Kosovës (LKD) siguroi fitoren e 5 komunave, përfshi edhe Prishtinën. Nga numërimi i gati 85 për qind të votave PDK ka fituar në 4 komuna, përfshi edhe Prizrenin, Vetëvendja në 4 komuna dhe AAK në 3 komuna.

 

Komunat që siguroi LDK:

  1. Prishtinë – Përparim Rama
  2. Fushë Kosovë – Burim Berisha
  3. Istog -Ilir Ferati
  4. Viti – Sokol Haliti
  5. Junik – Ruzhdi Shehu

 

Ndërsa, PDK-ja ka siguruar 4 fitore:

  1. Drenasi – Ramiz Lladrovci
  2. Kaçanik – Besim Ilazi
  3. Prizren -Shaqir Totaj
  4. Dragash – Shaban Shabani

 

VV-ja në këtë raund arriti të sigurojë katër fitore në:

  1. Gjilan – Alban Hyseni
  2. Kamenicë -Kadri Rahimaj
  3. Podujevë – Shpejtim Bulliqi
  4. Shtime – Qemajl Aliu

 

AAK-ja ka siguruar 3 fitore:

  1. Gjakovë Ardian Gjini
  2. Klinë – Zenun Elezaj
  3. Rahovec -Smajl Latifi

 

Nisma Socialdemokrate ka siguruar fitore në Malishevë me Ekrem Kastratin.

Obiliqin e ka fituar Iniciativa Qytetare për Obiliqin me Xhafer Gashin.

Mamushën e ka fituar KDTP me Abdülhadi Krasniç.

Lista Serbe në këtë raund ka fituar Kllokotin me Vladan Bogdanoviç.

Me valle e brohoritje, shpërthen festa e LDK-së në Prishtinë

Simpatizantë të shumtë janë mbledhur para selisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë.

Kjo pasi kandidati i LDK-së për kryetar të komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka dalë fitues.

Simpatizantët e LDK-së kanë hedhur valle për të festuar për rezultatin e kësaj partie në Prishtinë.

Arben Vitia i Vetëvendosjes pranon humbjen në Prishtinë

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Lëvizja Vetëvendosje, Arben Vitia i ka uruar fitoren kandidatit të LDK-së, Përparim Rama fitoren në kryeqytet.

“Prishtina tashmë ka një fitues, e ai është zotëri Përparim Rama”, tha Vitia në konferencë për medie.

“Sipas rezultateve që kemi edhe nga komisionerët tanë, Prishtina tashmë ka një fitues, e ai është zotëri Përparim Rama. Shfrytëzoj rastin të falënderoj aktivistët e LVV-së, qytetarët e Prishtinës dhe zotëri Rama po ashtu për një kulturë të përgjithshme dhe fushatë korrekte që karakterizoi Komunën e Prishtinës”, tha Vitia.

Pas Bashës, Gazmend Bardhi padit Syri.net për shpifje

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka paralajmëruar se do të padisë Syri.net për shpifje. Në një koment në rrjetet sociale, Bardhir thotë se nuk do lejojë askënd që të cënojë moralin e tij. 

 

 

Statusi i Gazmend Bardhit

 

 

Kur vendosa të përfshihem në politikë, e bëra me besimin se përfaqësoj shumë të rinj të ndershëm, me integritet, të përkushtuar dhe profesionistë, që duan të bëjnë diçka të mirë për vendin. Nuk jam penduar për asnjë moment, megjithëse këtë vit, më shumë se kurrë më parë jam ndeshur me situata dhe sulme politike, kryesisht shpifje për të denigruar figurën time. Në të shumtën e herëve më vjen të qesh, por ka edhe raste që revoltohem me  padrejtësinë, ligësinë dhe intensitetin e lartë të injorancës e vulgaritetit që përmbajnë sulmet.

Një nga keta raste është edhe shpifja e sotme, në adresën time nga Syri.net. Është për të ardhur keq sesi halli personal i drejtuesve të portalit e ka degraduar atë kaq shpejt. Pas gati 3 muaj sulmesh personale, sot kanë arritur nivelin më të ulët njerëzor, duke sajuar një fotomontazh, të denjë për Sigurimin e Shtetit. Një meme mercenare, e publikuar në rrjetet sociale, Syri.net e ka sajuar si lajm për të më goditur mua për faktin e vetëm se nuk i qaj dot hallin e madh personal që ka zënë drejtuesit e portalit.

Kur hyra në politikë, vendosa të mos jap asnjë rëndësi lajmeve të rreme në lidhje me mua, por ky rast më ka bërë të reflektoj. Nuk do të lejoj që për shkak të pozicionit tim politik, të cënohet morali im, dinjiteti im njerëzor dhe aq më pak familja ime! Nuk do të lejoj kurrë askënd, që me mekanizma mafiozë, si ky i sotmi, të më shfokusojë në ushtrimin e përgjegjësive përpara demokratëve. Për këtë arsye, kam vendosur të depozitoj padi penale për shpifje dhe padi civile për fyerje ndaj portalit Syri.net.

Kushdo në Syri.net apo aleatë të tij të dukshëm e të padukshëm, që mendojnë se me sajesa, fotmontazhe, me fyerje dhe sharje do të më intimidojë, gabohet rëndë! Hallet dhe problemet personale do të duhet t’i mbani në shtëpinë tuaj, jo në shtëpinë e demokratëve!

Abdixhiku i LDK shpall fitoren në Prishtinë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se Përparim Rama është kryetar i ri i Prishtinës, raporton Ekonomia Online.

Në një konferencë për medie, Abdixhiku ia ka uruar fitoren Ramës, duke thënë se do të kujdestarojnë në Prishtinë me kujdes të madh.

“Do të kujdestarojmë në Prishtinë me plotë kujdes. Përparimi me ekipën e tij, do të shërbej si një kryetar për të gjithë”, tha Abdixhiku.

“Ti falënderoj qytetarët që kanë treguar kulturë të lartë, t’i falënderoj komisionerë e vëzhguesit. Në basë të dhënave të konfirmuara tash më LDK është fituese e kryeqytetit të Prishtinës. Më lejoni t’i shpall fitoret në Fushë Kosovë, Junik, Dragash, Viti dhe po presim numërimin në komunat e tjera është arritje për LDK dhe për kryeqytetin”.

LVV drejt humbjes edhe ne Prishtine, kryeson kandidati i LDK-së

Kur janë numëruar afro 93 për qind e votave në Prishtinë drejton kandidati i Lëvizjes Demokratike të Kosovës. 

 

Përparim Rama i LDK-së po kryeson me 50.81 për qind, ndërsa Arben Vitia i VV-së ka marrë 49.19 për qind të votave.

Diferenca mes dy kandidatëve është rreth 1200. Rama ka marrë 37 mijë e 548, ndërsa Vitia 36 mijë e 357.

Ndahet nga jeta biznesmeni, një ndër bashkëpronarët e Tv Klan

Ka ndërruar jetë sot në moshën 72-vjeçare, Marsel Skëndo, një nder biznesmenët e parë të Shqipërisë post-komuniste. Ai prej pak kohësh vuante nga një sëmundje, që sot i mori dhe jetën.

Marsel Skëndo, njihet si një ndër pionierët e kapitalizmit të ri shqiptar, duke hapur bizneset e para në Tiranën e post-komunizmit, fillimisht duke sjellë mallrat e para të huaja në tregun e varfër shqiptar e më pas duke krijuar një ndër kompanitë e para ajrore në vend, Ada Air.

Marsel Skëndo dha një kontribut të rëndësishëm në ngritjen e medias elektronike në vend, pasi ishte një ndër bashkëpronarët e parë të Televizionit Klan. 

 

Maqedonia shkruan historinë, për herë të parë në play-off e Botërorit

Maqedonia e Veriut siguron për herë të parë play-off e Botërorit. Një arritje historike për ta pas fitores së merituar ndaj Islandës me rezultatin 3-1.

Maqedonasit ishin më kërkues përgjatë gjithë ndeshjes dhe arritën të shënonin 3 herë. Elmas ishte heroi i sfidës me 2 gola të realizuar. Për maqedonasit shënoi dhe futbollisti me origjinë shqiptarë Alioski që në minutën e 7.

Rumania bëri detyrën ndaj Lihtenshtejnit dhe fitoi në transfertë me rezultatin 0-2, por kjo fitore nuk i mjaftoi. Gjermania e kualifikuar tashmë e kishte shëtije ndeshjen ndaj Armenisë. ‘Pancerat’ fituan 1-4 me Gyndogan protagonist me dy gola.

REZULTATET

ARMENI-GJERMANI 1-4

58′ Mkhitarjan/ 15′ Havertz, 45′ 50′ Gyndogan, 65′ Hofman

LIHTENSHTEJN-RUMANI 0-2

8′ Man, 87′ Banku

MAQEDONI E VERIUT-ISLANDË 3-1

7′ Alioski 65′ 86′ Elmas/ 55′ Thorsteison

Haradinaj shpall fitoren e AAK-së në pesë komuna

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shpallur fitoren në pesë komuna, raporton Ekonomia Online.

Kreu i Aleancës Ramush Haradinaj gjatë kësaj konference tha se Aleanca ka fituar bindshëm në 5 komuna, duke theksuar tri nga komunat që kanë fituar, dhe dy të tjera po presin akoma rezultatet finale.

“AAK e ka rikonfirmuar fuqinë e vet politike bindshëm edhe në tri komuna tjera, Gjakovë, Rahovec dhe Klinë dhe jemi në pritje edhe të Junikut sepse është një rezultat i ngushtë dhe po ashtu edhe Istog. Por AAK ka fituar bindshëm në 5 komuna dhe ka arsye që të festoj”, tha Haradinaj.

Haradinaj tha se do bashkëqeverisin edhe në 6 komuna të tjera.

“Ne do të prijmë apo qeverisim në 5 komuna dhe në bashkëqeverisje edhe në 6 të tjera”, theksoi Haradinaj.