Aplikacion
Tirana u trondit mbrëmjen e sotme ku dy djem të rinj gjetën vdekjen në Astir pas një atentati me breshëri kallashnikovi nga persona ende të pa identifikuar. Viktima mbetën Erigers Mihasin, 32-vjeç dhe Armand Dumani, 26-vjeç.
Objektivi i atentatit duket se ka qenë Mihasi me një të shkuar të përfshirë në ngjarje kriminale, për arsyen se për viktimën tjetër Armand Dumani, 26-vjeç, nuk ka ndonjë precedent penal të regjistruar.
Pavarësisht se Mihasi kishte probleme me të shkuarën e tij, nuk lëvizte i armatosur dhe duket se nuk ruhej nga kundërshtarët. Oficerët e policisë kanë hapur makinën e tij tip Audi dhe në të nuk kanë gjetur asnjë send të pa lejueshëm.
Ndërkohë viktima tjetër, 26-vjeçari Dumani ka qenë duke udhëtuar me mikun e tij, të cilin e kishte fqinj në zonën e Yrshekut në Tiranë ku mesa duke nuk e ka pritur që ky do të ishte udhëtimi i tij i fundit bashkë me mikun e tij.
Kjo ngjarje la 3 fëmijë të vegjël të mbetur jetimë. Ndërsa mund të thuhet se ishte epilogu i një sage të gjatë historie kriminale për Erigers Mihasin.
Kjo vrasje e tipit mafioz duket se do jetë e vështirë për tu zbardhur për shkak se autorët u larguan me mjetin e tyre në drejtim të Thumanës, ku edhe e braktisin për t’i vënë më pas flakën. Brenda në makinën e djegur u gjetën 2 kallashnikovë.
Erigers Mihasi, njihej si një personazh i rrezikshëm dhe me shumë lidhje në botën e krimit. 32-vjeçari i vrarë njihet si mik i ngushtë i Ervis Martinajt dhe i ish-policit të ekzekutuar në gusht 2019, Santiago Malko.
Erigers Mihasi është arrestuar në vitin 2019, pasi dyshohet se ka qenë një prej autorëve të grabitjes me armë të banesës së prindërve të Elton Çiços në Tepelenë, edhe ky i vrarë në një lokal në Tiranë në vitin 2016. Arrestimi i tij është bërë në Yrshek të Tiranës. Ai fitoi pafajësinë për këtë krim dhe u lirua disa muaj më pas. Po ashtu, emri i tij del edhe në sulmin me armë ndaj kompleksit “Eiffel”, ku Mihasi u raportua si një nga bashkëpunëtorët e sulmit.
Ai me ish-policin Santiago Malkon dyshohet se kanë qenë autor të plagosjes me armë ndaj kushërinjve Rivelino dhe Juxhin Mumajesi në Tiranë në 2018, ku nga sulmi mbeti i plagosur edhe shoku i tyre Ibrahim Durollari. Emri i Mihasit lidhet ngushtë edhe me plagosjen e Rudolf Tomës, në 2017, ky i fundit punonjësi bashkisë së Kurbinit. Erigres Mihasi është shok i Ervis Martinajt.
/Zoom.al/
Si u vranë dy të rinjtë në Astir, atentatorët i pritën në semaforErigers Mihasi, 32 vjeç e Armando Dumani, 26 vjeç ishin ulur në një bar kafe në zonën e Astirit, pak para se të ekzekutoheshin. Mësohet se dy të rinjtë, pasi kanë dalë nga lokali, janë futur në parkingun ku kishin lënë mjetin e llojit “Audi” me ngjyrë të bardhë e me targa “AB 008 EM” dhe kanë dalë në rrugë kryesore.
Sapo janë afruar pranë semaforit dhe prisnin që të pulsonte jeshilja, atentatorët kanë shfrytëzuar momentin dhe kanë qëlluar drejt tyre me breshëri kallashnikovi. Mihasi ishte drejtues, kurse Dumani pasagjeri, por në ato momente të dy humbën kontrollin. Mjeti, sipas pamjeve duket se ka ecur disa metra në gjendje të lirë e më pas është përplasur me bordurën anësorë.
Pasi kanë kryer krimin atentatorët janë larguar drejt ish-sheshit ‘Shqiponja’ dhe kanë ecur në drejtim të autostradës Tiranë-Durrës, ku dhe kanë djegur mjetin e përdorur.
Detaje nga atentati në Astir, Mihasi ishte në përgjim nga prokuroria
Detaje të reja kanë dalë në dritë për një prej viktimave të atentatit të sotëm në Tiranë. Erigers Mihasi, dyshohet si autor i vrasjes së ish-policit Xhelal Reçi, ngjarje e cila u regjistrua disa javë më parë në Laç.
Për këtë ngjarje Mihasi po përgjohej nga Prokuroria, por ndaj tij, nuk kishte ende një akuzë zyrtare.
Sa i përket autorëve dhe ngjarjes së sotme, raportohet se ata e kanë ndjekur makinën për një kohë të gjatë dhe për të kryer ekzekutimin kanë pritur momentin ku janë gjendur në një zonë pa prani të kamerave të sigurisë.
Erigers Mihasi, baba i 3 fëmijëve. Ja si reagoi e ëma kur e mori veshNëna e 32-vjeçarit Erigers Mihasi që u vra sot në zonën e Astirit në Tiranë, ishte në një market dhe po bënte blerje në momentin që ka marrë vesh për vrasjen e të birit.
Dëshmitarë rrëfejnë për mediat se nënës së Mihasit i ka rënë të fikët kur ka dëgjuar se djali i saj kishte ndërruar jetë si pasojë e atentatit.
Mihasi ishte baba i tre fëmijëve. Ai u qëllua në një makinë tip Audi nga një mjet në lëvizje. Bashkë me të në makinë ishte shoku i tij, Armando Dumani, 26 vjeç. Edhe ai mbeti i vrarë nga plumbat e kallashnikovit që u zbrazën nga një makinë tip Toyota, në lëvizje, e cila u gjet më vonë e djegur në Thumanë. /Zoom.al
Grabitje e sulme me armë, kush janë viktimat e atentatit në “Astir”Janë identifikuar dy viktimat e atentatit të kësaj të shtune në zonën e Asitit në Tiranë. Ata janë Erigers Mihasi dhe Armando Dumani, emra këto të njohur për drejtësinë. Erigers Mihasi është arrestuar në vitin 2019, pasi dyshohet se ka qenë një prej autorëve të grabitjes me armë të banesës së prindërve të Elton Çiçës në Tepelenë.
Arrestimi i tij është bërë në Yrshek të Tiranës. Ai fitoi pafajësinë për këtë krim dhe u lirua disa muaj më pas. Po ashtu, emri i tij del edhe në sulmin me armë ndaj kompleksit “Eiffel”, ku Mihasi u raportua si një nga bashkëpunëtorët e sulmit. Ai njihej si mik i ngushtë me Santiago Malkon, ish-policin që u vra më 27 gusht të vitit 2019.
Ndërsa edhe viktima tjetër, Armando Dumani, njihej si një person me precedent penal. Ai mësohet se ka kryer grabitje në një bankë të nivelit të dytë, nën kërcënimin e armës. Kujtojmë se atentati ndodh rreth orës 19:30 në Astir të Tiranës. Dy viktimat ishin duke udhëtuar me mjetin tip “Audi” ku u bënë “shënjestër” të plumbave.
Autorët pas ngjarjes, dyshohet se janë larguar drejt zonës së Ish Shqiponjës. Ndërkohë policia ka ngritur pika kontrolli dhe po këqyr kamerat e sigurisë, me qëllim identifikimin dhe kapjen e tyre.
Policia gjen dy kallashnikovë brenda makinës së djegurMakina e përdorur nga autorët gjatë këtij atentati është djegur plotësisht. Nga kqyrja e automjetit Honda mësohet se policia ka gjetur dy kallashnikovë, te cilet dyshiohet se jane perdorur nga autoret per vrasjen e Erigers Mihasit dhe Armand Dumanit.
Gjendet e djegur në Thumanë makina e vrasësve te Erigers MihasitPolicia ka gjetur pak çaste më parë një makinë që po digjen në zonën e Thumanës.
Dyshohet se makina është e autorëve që vranë mbrëmjen e sotme Erigers Mihasi dhe Armand Dumanin në Tiranë.
Burime të policisë thanë për Zoom.al se bëhet fjalë për një mjet tip Toyota.
Sipas policisë, targat e mjetit rezultojnë të vjedhura. /Zoom.al
Cili është ushqimi i duhur për mëngjes që forcon imunitetin?Tani është zyrtarisht sezoni i vjeshtës, që vjen me ajrin e freskët dhe sezonin e gripit.
Për të mos përmendur këtu edhe variantet e COVID-19 që po vazhdojnë të shfaqen dhe mijëra raste të reja që diagnostikohen çdo ditë.
Në mënyrë që të bëjmë çmos për të qëndruar të shëndetshëm ndërkohë që moti fillon të ndryshojë, çelësi është të mbani sistemin tuaj imunitar sa më të fortë.
Kjo është arsyeja pse AgroWeb.org duke u mbështetur në të dhënat e mbledhura, ju njeh me ushqimin më të mirë për të filluar ditën dhe ju ndihmon të rrisni imunitetin tuaj.
Edhe pse ngrënia e një ushqimi të caktuar nuk do të ndikojë domosdoshmërisht drejtpërdrejt në sistemin tuaj imunitar, ka disa ushqime të pasura me lëndë ushqyese që mund të ndihmojnë për t’ju mbrojtur kundër sëmundjeve dhe infeksioneve.
Sipas dietologëve, konsumi i avokados në mëngjes mund të ndihmojë në rritjen e imunitetit tuaj.
Avokadot ofrojnë një kombinim perfekt antioksidantësh që luftojnë inflamacionin.
Gjithashtu, ato përmbajnë vitaminë C dhe vitaminë B, të cilat luajnë një rol në funksionimin normal të sistemit imunitar.
Këto janë edhe vitaminat dhe lëndët ushqyese që trupi ynë ka nevojë për të luftuar gripin dhe të vazhdojë të na mbrojë nga COVID-19 dhe variantet e tij.
Sikur të mos mjaftonte kjo, dietologët theksojnë se avokadot janë gjithashtu një burim i shkëlqyer i yndyrave të pangopura, që rrisin përthithjen e vitaminës D.
Kjo vitaminë forcon imunitetin dhe mbështet shëndetin e zemrës, trurit dhe funksionimin e shëndetshëm të metabolizimit.
Pra, jo vetëm që avokadot i japin sistemit tuaj imunitar forcën e nevojshme, por përfitimet arrijnë edhe në organet kryesore.
Për shkak se ky frut i gjelbër është kaq i gjithanshëm, ai mund të shtohet dhe të shijohet në receta të panumërta.
Receta klasike është ajo e tostit me avokado, por nëse dëshironi të mësoni më shumë receta, mjafton të kërkoni për to tek AgroWeb.org./AgroWeb.org
Erigers Mihasi, i vrarë në Astir, shoku i Vis MartinajtErigers Mihasi, është njëri nga viktimat që mbeti i vrarë në atentatin e sotëm në Astir.
30-vjeçari është një emëri i njohur për uniformat blu. Ai ka qenë i arrestuar në janar të 2019 për ngjarjen e grabitjes se dy prindërve të moshuar të Elton Çiços në Tepelenë, është liruar nga qelia.
Kërkesa për lirimin e Mihasit nga qelia është bërë nga vetë prokuroria e Gjirokastrës, e cila pas 6 muajsh mbajtje në qeli të Mihasit, ka vendosur ti ndryshojë masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “detyrim paraqitje”. Kërkesa e prokurorisë është pranuar dhe nga gjykata, dhe prej disa ditësh Erigers Mihasi ndodhet i lirë, duke lëvizur në Tiranë dhe jo vetëm. Mihasi u arrestua me urdhër të prokurorisë në janar të 2019 për akuzën e “Grabitjes me armë” kryer në bashkëpunim në dëm të dy prindërve të Elton Çiços, “Armëmbajtje pa lejë”, “Plagosje me dashje” si dhe “Mbajtje pa lejë të municioneve luftarake”, pasi gjatë kontrollit të banesës së tij në momentin e arrestimit, u gjetën disa fishekë. Por për këto municione mësohet se Mihasi ka treguar në polici se ato i përkasin babait të tij dhe ai s’kishte dijeni për municionet në shtëpi.
Lidhja e tij në këtë ngjarje kriminale dhe më pas arrestimi në janar 2019 është bërë pas identifikimit nga një gjurmë gishti, të fiksuar në një paketë cigareje, të sekuestruar në mjetin tip “Audi”, të përdorur në këtë ngjarje kriminale të ndodhur në mars 2015.
Po ashtu, mësohet se Mihasi ka miqësi edhe me Ervis Martinajn.
Erigers Mihasi ishte shoqëruar së bashku me Ervis Martinajn gjatë operacionit blic në Laç para disa kohesh.
Ky operacion kishte si qëllim kapjen e autorëve të dyshuar të vrasjes së Shkëlzen Kastratit në Fier, ngjarje e ndodhur në datë 1 shkurt. Për këtë ngarje janë shpalluir në kërkim Albert Zaja, Elmir Tufa, Silvio Cara dhe Elson Xhecuka.
Foto/ Kush eshte Erigers Mihasi shoku i Ervis Martinit qe u vra sonteNje ngjarje e rende ka ndodhur pak me pare ne Tirane, ku behet me dije se kane humbur jeten 2 persona. Nje nder ta mesohet se eshte Erigers Mihasi.
Erigers Mihasi ishte shoqerua së bashku me Ervis Martinajn gjatë operacionit blic në Laç para disa kohesh.
Ky operacion kishte si qëllim kapjen e autorëve të dyshuar tëvrasjes së Shkëlzen Kastratit në Fier, ngjarje e ndodhur në datë 1 shkurt. Për këtë ngarje janë shpalluir në kërkim Albert Zaja, Elmir Tufa, Silvio Cara dhe Elson Xhecuka.
Mihasi nuk është një emër i ri për policinë, sepse ai u akuzua për grabitjen e shtëpisë së Elton Çiços ne vitin 2015. Ky i fundit u vra një vit më vonë në Tiranë. Ai dyshohet edhe si personi kryesor që ka qëlluar me armë zjarri ndaj kushërinjve Mumajesi në Tiranë. Gjithashtu ai dyshohet se ka marrë pjesë në një ngjarje tjetër kriminale në vitin 2017 në Laç, ku ka mbetur i plagosur Rudolf Toma, punonjës në bashkinë e Kurbinit.
Nga aksioni blic në kompleksin “Arbëria” në pronësi të Ervis Martinaj, policia ka shoqeruar 7 persona dhe ka arrestuar një tjetër. I arrestuar nga aksioni në Laç ka mbetur edhe Cen Karriçi, i cili vazhdon te qëndrojë në burg.