zoom

Day ArchiveBerisha: Drejtuesit e PD të verifikojnë firmat, por jo vendimmarrje

Ish-Kryeministri dhe ish-kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha thotë se drejtuesit e PD-së mund të verifikojnë dhe të bëjnë transparencë për 4200 firmat e delegatëve që janë dorëzuar mbrëmjen e së mërkurës në zyrën e Edi Palokës.

Në një lidhje telefonike për emisionin Opinion në Tv Klan, Berisha tha se përveç verifikimit, drejtuesit e PD nuk kanë të drejtë vendimmarrje, pasi kjo e fundit i takon vetëm Kuvendit që ta bëjë ditën që do të mblidhet.

“Shfrytëzoj rastin të përshëndes të gjithë delegatët e Kuvendit Kombëtar ata që kanë firmousr dhe ata që do vijnë pa firmosur. Panelit të nderuar duhet t’i rikujtoj një ligj universal: Asambleja kur nuk e mbledh përfaqësia mblidhet nga anëtarësia dhe është ajo që përcakton gjithçka, sepse përfaqësia ka përjashtuar veten.

Ka një statut që përcakton kush mbledh Kuvendin. Në rastin kur Kuvendin e mbledh anëtarësia, përfaqësia është thjesht anëtarësi. Problemi që del është verifikimi, transparenca. Cilido, duke filluar nga stafi i televizionit Klan, panelistët që janë aty dhe çdo njeri tjetër ka të drejtë të shkojë të verifikojë 1 mijë formularë. Të shkojë z.Bardhi, të shkojë dhe të verifikojë çfarë të dojë. Transparencë po. Vendimmarje jo. Vendimmarja është e atyre burrave dhe grave që kanë firmosur.

Zotërinjve që kanë firmosur, grupi i tyre do i pajisë të gjithë me mandate, por do pajisen të gjithë delegatët e kuvendit”, deklaroi Sali Berisha.

Ndragheta i ka lëshuar teritoret e kokainës shqiptarëve

Në një tjetër rast, në 15 Shtator të vitit 2017, Dritan Rexhepi së bashku me një trafikant ekuadorian kanë arritur të kalojnë rreth 740 kilogramë kokainë. Gjysma e ngarkesës ishte e Rexhepit ndërsa pjesa tjetër e partnerit nga Guayaquil. Në bisedat e përgjuara zbulohet se një oficer doganor kishte ngulmuar për kontrolle por në fund kontejneri ishte nisur për në Evropë me sukses.

Droga ishte blerë me çmim rreth 4500 dollarë në Ekuador, dhe në Evropë ata e shisnin me shumicë me 24 mijë dollarë për kilogramë. Vetëm në këtë ngarkesë janë fituar plot 15 milionë euro. Në tre vite, mendohet se grupi i Rexhepit ka organizuar dërgesa të suksesshme me vlerë 140 milionë euro. Po të llogarisim këtu 210 milionë euro dërgesa nga grupi i vëllezërve Marku dhe ato nga grupet e tjera, qarkullimi i kartelit shqiptar është i krahasueshëm me ato të Escobarit dhe El Chapos.

“Sipas asaj cfarë thonë hetimet shqiptare apo vendet e tjera për Dritan Rexhepin në opearcionet e përbashkëta. U duket sikur ka kaluar përmbi fuqinë e cdo lloj grupi tjetër të roganizuar pasi furnizon mbi 10 grupe në Evropë” u shpreh gazetari, Ferdinand Dervishi. “Grupet kriminale janë kaq të fuqishme sa blejnë sasi të mëdha, mirëpo këto para që hidhen presupozohet edhe risku, me gjithë sasinë e madhe përballon një rrezik, kjo tregon që grupet janë fuqizuar shumë në drejtim të parave, ky është një alarm”u shpreh Pëllumb Nako, Ish-drejtor i Policisë Kufitare.

“Flasim që ata i kanë rezistuar agjencise ligjzbatuese në BE, që tregon se kanë mësuar mjaft mirë të përshtaten, metodat më të mira që kanë mësuar nga Ndragheta, si kartelet e Amerikës Jugut që po i përdorin me shumë sukses” u shpreh eksperti i sigurisë, Fabian Zhilla. Në hetime nuk del e qartë, por janë disa të dhëna që sugjerojnë për bashkëpunim edhe me Ndraghetan italiane nga karteli “Kompania Bello” dhe grupet e tjera shqiptare.
“Në rasitn e Ndraghetës, duke qenë se ka penetruar në cështjet publike, dalëngadalë trafikun e kokainës që e kishte specialitet ia ka kaluar grupeve shqiptare, bashkëpunimi është evident” u shpreh Pëllumb Nako, Ish-drejtor i Policisë Kufitare.

“Nga studimet del që bashkëpunimi me Ndraghetën është i hershëm, ka qenë në format fillestare, le të themi anëtarët e grupeve shqiptare me role dytësore, më pas ata jaë intergruar dhe kanë filluar miqësitë e tyre, në këtë kontekst ka zona të tregut kokainës në Evropë që kanë një dakordësi, për ato territore, pra shqiptarët kanë territoret e tyre në dakordësi me Ndraghetën”u shpreh eksperti i sigurisë, Fabian Zhilla.

“Këtë vendin e funrizimit ogrnizatat nuk e kanë të njëjtin, dikush mund ketë Venezuelën, ndëkorhë Ekuadori ka qenë i Ndraghetas deri tani kemi shumë pika kontakti mes Ndraghetas dhe shqiptarëve që dalëngadalë po ua lëshon grupeve kriminale shqiptare”u shpreh Pëllumb Nako, Ish-drejtor i Policisë Kufitare.

Pamjet kur policia ndjek kamionin me 400kg kokainë që vinte në Durrës

Në 7 Maj të vitit 2021, në portin e Durrësit mbërrin një anije me kontejnerë që ishte nisur nga Santosi në Brazil. Mes qindra njësive të mallrave, njëra prej tyre ishte në monitorim.

Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar kishte siguruar informacion të saktë nga vendet partnere mbi një ngarkesë të madhe kokaina që po vinte në Durrës. Informacionet paraprake ishin për mbi 2 tonë kokainë të pastër, por në fund rezultoi një ngarkesë prej 400 kilogramësh.

“Më shumë me informacionin se analiza e riskut e doganës nuk lidhet me problem rrezikshmërie të kësaj natyre por me problem doganore”, u shpreh Pëllumb Nako, Ish-drejtor i Policisë Kufitare.

Kontejneri kishte ndjekur itinerarin Brazil, Spanjë, Itali dhe Shqipëri. SPAK, kishte siguruar informacionin që në momentin e nisjes së lëndës narkotike nga Brazili. Kur ngarkesa mbërriti në Gioja di Taura në Itali, Prokuroria e Posaçme regjistroi procedimin. Në këtë moment, prokurori Vladimir Mara autorizoi dorëzimin e kontrolluar të ngarkesës. Kjo do të thotë që malli do të survejohej por nuk do ti nënshtrohej asnjë kontrolli në portin e Durrësit, deri në mbërritjen e kokainës në pikën fundore në Kosovë. Synimi ishte shkatërrimi i gjithë rrjeti të trafikantëve.

“Detyra siaps ligjit e kocnesionarit skanimit përfundon me nxjerrjen e analizës imazhit. Me nxjerren analizës imazhit janë autoritetet ligjzbatuese, autoriteti doganor ose policia kufitare për procedurat e mëtejshme. Por, kjo nuk e pengon që asnjë nga këto autrotitet në raste dyshimesh të forta, apo të dyshimeve mbi procedurën, të shkojë pranë koncesinarit, skanimit që të marrë një informacion më të saktë”, u shpreh Ilir Mino, Dogana/ Projekt- menaxher i skanimit.

Nga data 7 Maj deri në 15 Maj 2021 kontejneri me drogë qëndroi në portin e Durrësit. Aty, monitorohej 24 orë nga autoritetet ligjzbatuese. Në 15 Maj, kontejneri ka dalë nga porti me kamionin me targa Kosove 01-215-XC. Top Story ka siguruar foton ekskluzive gjatë ndjekjes së kamionit deri në pikën kufitare ku u fut në aksion pala kosovare.

Ndjekja u realizua në komunikim në kohë reale me palën italiane që kishte konfirmuar ekzistencën e lëndës narkotike nga kontrollet në Gioia Tauro. Në fund, kamioni mbërriti në magazinën e kompanisë “MC Food” në Lipjan. Aty u survejua për 48 orë, derisa u vendos të ndërhyhej në 17 Maj. Magazina ishte baza e përzjerjes së lëndës së pastër. Policia ndaloi 25 persona, 7 prej të cilëve u arrestuan. Mes tyre, ishte pronari i kompanisë “MC Food” Izet Shaqiri, i konsideruar kreu i grupit.

“Bllokimi i një sasie të tillë, apo monitorimi dhe dorëzimi i kontrolluar i sasisë prej 400 kg kokainë tregon që efektiviteti i strukturave tona është në lartësinë e duhur”, u shpreh Arben Kraja, Kryeprokuror SPAK.

Pasi u peshua, rezultoi se ishte sekuestruar plot 400 kilogramë kokainë. Sipas prokurorëve të SPAK, lënda ishte kristal e pastër, cilësia më e mirë dhe kishte një vlerë prej 100 milionë eurosh. Në pamjet e siguruara nga Top Story, shfaqen momentet kur lënda narkotike nxirret nga arkat për tu peshuar. Droga ishte kamufluar në kuti me mish dhe akull.

Ky është një truk i ndjekur pasi era e mishit bën thuajse të pamundur zbulimin e drogës nga qentë e policisë. Po ashtu, akulli pamundëson zbulimin e kokainës nga skaneri. Referuar operacioneve me dorëzim të kontrolluar, bllokimi i 400 kilogramë kokainë të pastër përbën rekord për Ballkanin dhe Evropën.

 

 

Paloka: Funksionarët e PD mund të verifikojnë formularët për Kuvendin

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, është shprehur sot në një lidhje telefonike në emisionin “Opinion” në Tv Klan se 4200 firmat e delegatëve janë depozituar në zyrën e tij.

Paloka u shpreh se të gjithë funksionarët e Partisë Demokratike mund të shkojnë dhe të shohin formularët e dorëzuar në zyrën e tij nga mbështetësit e Sali Berishës.

A janë dorëzuar deklaratat e anëtarëve të Kuvendit në zyrën tuaj?

Po, e ndoqët live. Fillimisht u paraqitën në konferencën e zotit Berisha, kjo kishte si qëllim që të bëheshin transparent që të gjithë hiqnin dyshimet.

Përse nuk u paraqitën në sekretariatin e partisë?

Unë jam në rolin e drejtuesit e Këshillit Kombëtar dhe më është kërkuar që të depozitojnë në zyrën time. Nuk ka në statut asnjë pikë se ku duhet të depozitohen këto formularë. Dëgjova që diskutohet statuti dhe procedura. Nuk ka procedurë, është një Kuvend i jashtëzakonshëm.

Janë dorëzuar 4200 formular, por këto firma nuk janë anëtarët  Kuvendit, pse nuk bëhen transparente  firmat?

Shpjegimi që është dhënë edhe sot dhe është logjik, është që verifikimi i mandateve bën vetëm Kuvendit me një komision që quhet komisioni i verifikimit të mandateve. Nuk ka asnjë forum tjetër që të verifikoj mandatet. Nëse nuk janë 1800, Kuvendin aktin e parë që bën është verifikimi i mandateve dhe kur rezulton se nuk janë të vërtetë, Kuvendi është nul.

Pse nuk verifikon dhe të thuhet firmat janë legale dhe të mblidhet Kuvendi?

Të flasim për shifrat si fillim, Kuvendi ka 7600 delegat dhe kaq nuk janë mbledhur kurrë, por më shumë se 1000 mijë prej tyre nuk janë fare në Shqipëri. Por për transparencë, të gjithë funksionarët e PD dhe mediat mund të vijnë që t’i shikojnë në vendin ku janë depozituar. Nuk ka asgjë për të fshehur.

Roli i Metës në zhdukjen e biznesmenit, dyshimet e Dritan Priftit

Emisioni “Në shënjestër” në Neës24 ka sjellë sot dëshmitë e personave kyç për zhdukjen e biznesmenit Eduart Belegu në mars të 2010. Menjëherë pas zbulimit të automjetit të biznesmenit Belegu, prokurori Eugen Beçi, autorizoi vëzhgimin dhe përgjimin e të gjithë personave të dyshuar si të përfshirë në ngjarjen, që u klasifikua si rrëmbim personi. Për këtë qëllim u vendos të vëzhgohen dhe përgjohen të gjithë personat që hynin dhe dilnin në banesën e shtetasit Eduard Belegu, një vilë trekatëshe në periferinë e Tiranës. Po kështu, u pa e arsyeshme përgjimi në vende publike me anë të fotografimit, filmimit me audio dhe video, të lëvizjeve të personave të cilët mund të ishin autorë të mundshëm të rrëmbimit dhe zhdukjes së Eduard Belegut me qëllim marrjen e informacionit të nevojshëm për identifikimin dhe vendndodhjen e shtetasit Eduart Belegu. Në përgjim, prokuroria autorizoi të mbahen edhe familjarët e Belegut. Ndërsa paralelisht, organi hetues vazhdonte punën për përgjimin dhe mbledhjen e dëshmive të ortakëve të Edmond Belegut.

Në një spirale fijesh që të çonin në shumë emra dhe afera ku ishte i lidhur vetë personazhi i zhdukur.

Në disa botë paralele midis pushtetit, parasë, akuzave për korrupsion dhe një krimi të mundshëm që vinte si rrjedhojë e interesave të fuqishme ku mund të kishte shkelur.

Njëkohësisht Prokuroria nisi edhe verifikimin e thënieve të biznesmenit Thanas Gjinopulli, i fundit që e takoi Eduart Belegun, ku u bënë veprime verifikuese në bankat ku ai kishte depozitat e tij si dhe u pyetën persona që kishin dijeni mbi tërheqjet që ai kishte bërë në këto banka para se të takohej me ortakun e tij.

Po kështu u kryen veprime të tjera hetimore që kishin të bënin me këqyrjet dhe kontrollet në magazinën e Thanas Gjinopullit, aty ku dyshohej se mund të ishte pengu, si edhe u mbajt në përgjim numri i tij telefonik. Paralelisht me këto hetime, prokuroria pyeti edhe djalin e Thanas Gjinopullit në lidhje me ditën e ngjarjes.

Po kështu Prokuroria e Krimeve të Rënda këqyri regjistrat dhe dokumentacionin edhe në zyrën e noteres, Lindita Lleshi, për të vërtetuar pretendimin e biznesmenit Thanas Gjinopullit se në këtë zyrë ishin përpiluar disa kontrata që lidheshin me huan që ai kishte Eduard Belegut si edhe datën e përpilimit të tyre.

Por pavarësisht nga hetimet e kryera, nuk u përfitua asnjë e dhënë apo provë për të vërtetuar vendndodhjen e Eduart Belegut dhe dyshimet për implikimin e mundshëm të Thanas Gjinopullit në rrëmbimin apo zhdukjen e ortakut të tij.

Gjatë hetimit, grupi hetues sekuestroi dhe këqyri edhe mjetin me të cilin udhëtonte Eduart Belegu ditën e ngjarjes.

Ku në automjetin tip “Range Rover” ngjyrë gri me targë TR 1412 N, u gjetën dy pasaporta shqiptare të Eduart Belegut, disa dëftesa tatimore, një prokurë, disa shënime në një fletë formati A4 dhe akte themelimi të shoqërisë “Re-Ebel- Xh” sh.p.k. Por as nga ky verifikim nuk u përfitua asnjë provë e vlefshme për hetimin e mëtejshëm të ngjarjes.

Gjithashtu gjatë hetimeve u morën të dhëna edhe nga kompanitë e telefonisë celulare në lidhje me numrat telefonik që dispononin personat e pyetur, kallëzuesja  si dhe numra të tjerë telefonik që u identifikuan nga dinamika e hetimit.

Por as nga administrimi i këtyre të dhënave nuk u përfitua asnjë informacion me interes për hetimin, çka nuk u arrit që të çojë në identifikimin e autorëve të mundshëm të kryerjes së veprës penale të “Rrëmbimit ose mbajtjes peng të personit”.

Për këtë arsye, vetëm disa muaj nga zhdukja, në shtator 2010, Prokuroria e Krimeve të Rënda, mbylli hetimet pa çuar para gjykatës asnjë provë apo person të përfshirë në ngjarjen, që edhe sot mbetet enigmatike.

Një ngjarje që në atë kohë kulmoi edhe në akuza politike, të paprovuara përpara drejtësisë, ku ministri tashmë i ndjerë, Dritan Prifti, foli në janar 2011, me emra të përveçëm, për persona të përfshirë në rangjet e larta të policisë dhe politikës që sipas tij kishin lidhje me zhdukjen e këshilltarit të tij Eduart Belegu, por që drejtësia nuk i pyeti kurrë lidhur mbi këto akuza të rënda.

DRITAN PRIFTI:

Prej disa kohësh, Eduart Belegu është shpallur zyrtarisht i zhdukur. Çfarë informacionesh keni ju për atë? A ka lidhje lufta juaj me zotin Meta në lidhje për këtë çështje?

“Më vjen keq që media dhe drejtësia po e po, kanë harruar rastin Belegu. Rasti Belegu, nëse hetohet deri në fund, pra zhdukja e ish-këshilltarit tim, mund të jetë mbase një nga hetimet e shekullit për këtë vend. Zoti Belegu nuk është larguar në asnjë vend tjetër, siç është varianti policisë.

Policia, edhe sot, familjes së tij i thotë na thoni ku ka shkuar Belegu. Policia dhe prokuroria nuk e ka marrë në asnjë rast seriozisht denoncimin tim publik se zoti Bejlegu është zhdukur nga të tjerë dhe jo vetë. Më vjen shumë keq që drejtësia nuk ka vepruar, por edhe media ka dhënë një kontribut shumë pak. Edhe në video që është shfaqur, zoti Meta e përmend zotin Belegu.

Ai kishte kohë që më kërkonte largimin e zotit Belegu, pastaj duke parë rezistencën time për ta larguar pa arsye, por vetëm për qejf të kryetarit të partisë, unë kam bindjen që është i përfshirë edhe në arrestimin e dhunshëm që iu bë zotit Bejlegu në zyrën e tij në ministri pa asnjë arsye.

Belegu pas disa javësh doli nga burgu dhe akuza u hoq zyrtarisht nga Prokuroria. Personin kryesor që dyshohet në rastin e Belegut, policia e la të ikte në Amerikë dy apo tre javë pas ngjarjes”.

Dritan Prifti ndërroi jetë në tetor të vitit 2017. Pavarësisht akuzave të forta që bëri për zhdukjen e këshilltarit të tij, ai nuk u thirr asnjëherë në prokurori që të jepte shpjegime.

Dhe sot nuk mund të na thotë asgjë nëse akuzat që lëshoi ishin politike, apo kishin diçka të vërtetë brenda tyre, kjo pasi të ikurit nga kjo jetë nuk kanë gojë të flasin.

Vetëm 9 vite nga zhdukja, më 11 mars 2019, Gjykata e Tiranës, shpalli me kërkesë të bashkëshortes, zyrtarisht të vdekur Eduart Belegun.

Duke pranuar kështu, edhe dështimin e drejtësisë në zbardhjen e një prej ngjarjeve më të bujshme, atë të zhdukjes së një biznesmeni dhe këshilltari në rangjet më të larta të politikës, por duke lënë pas edhe shumë pyetje pa përgjigje, mbi fatin e tij. Përse kjo dosje u mbyll dhe nuk u hap më kurrë?!

Përse familjarët nuk flasin sot, edhe pse stafi i emisionit ‘Në Shënjestër’, i kontaktoi?!

A do ta rihapë SPAK këtë dosje, për të zbardhur të vërtetën e një prej ngjarjeve më misterioze të 10 viteve të fundit dhe për të na dhënë një version se çfarë ndodhi atë 23 mars të vitit 2010 me Eduard Belegun?!

 

Zbulohet dosja Ekuadoriane e Dritan Rexhepit

Dritan Rexhepi ishte arrestuar nga ekuadorianët me identitetin Lulëzim Murataj. Ai kishte mundur të merrte një pasaportë të rregullt me emrin e një bashkëfshatari të tij nga Velça e Vlorës. Pasaporta kishte foton dhe shenjat e gishtërinjve të Rexhepit. Në procedimin penal në Ekuador, ai është regjistruar fillimisht me emrin Lulëzim Murataj.Kjo zbulohet në këtë dokument të siguruar nga Top Story. Bëhet fjalë për një proces në gjykatë ku Rexhepi kërkon rrëzimin e kërkesës së ekstradimit në Itali, teksa kishte shprehur dëshirën të ekstradohej në atdhe.

“Ata e kanë kuptuar që tani i kanë të gjitha mundësitë, njerëzit burimet, lidhjet, të vendosin person afër Kolumbisë për ta blerë dorë e parë me qëllim të thjeshtë fare që fitimi të dyshohet, trefishohet. Për mos ta blerë në Antverp, apo Holandë ku blihet me cmim pakice. Kjo është arsyeja pse vendosen afër Kolumbisë shqiptarët” u shpreh Ferdinand Dervishi, Gazetar.

“Ne sot kemi anëtarë të grupeve shqiptare që janë të panjohur për agjensitë këtu që po krijojnë biznese, kanë lidhur lidhje, kryejnë disa funskione. Që nga garantuesi, ndërmjetësuesit..” u shpreh Fabian Zhilla, Ekspert i sigurisë.

Dritan Rexhepi u dënua me 13 vite burg nga drejtësia ekuadoriane. Ai po vuan dënimin në burgun e sigurisë së lartë në Latacunga. Por, kjo nuk e pengoi të themelonte dhe drejtonte kartelin e parë shqiptar të quajtur “Kompania Bello”. Sipas prokurorisë italiane, ai ngriti infrastrukturën dhe urdhëronte me telefon nga qelia.

“Besoj se ka lidhje me besueshmërinë, me besueshmërinë dhe fakti duke lëvizur sasi të mëdha, duke lëvizur sasi më të mëdha se të tjerët e duke krijuar besueshmëri ai ka ardhur në këtë nivel” u shpreh Ferdinand Dervishi, Gazetar.

 

Zhdukja e Eduart Belegut nisi si sqarim, më pas është ekzekutuar

A është kaq e lehtë në Shqipëri të zhduket pa gjurmë një personazh i tillë si Eduart Belegu, biznesmen dhe njeri i lidhur me politikën? Ndonëse kanë kaluar 11 vjet nga zhdukja e tij, asnjë gjurmë nuk dihet dhe ngjarja mbetet mister. Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço tha në emisionin “Në shënjestër” në News24 të gazetares Klodiana Lala se krimi nuk është nisur për të qenë ekzekutim. Sipas tij, ka nisur si sqarim.

“Në fakt nuk është nisur për të qenë një ekzekutim. Është nisur për të qenë fillimisht një debat i madh, sqarim, më pas i kthyer në pengmarrje, për të marrë diçka në këmbim. Për shkak të kësaj pengmarrjeje dhe më pas është ekzekutuar për të humbur çdo gjurmë dhe është fshehur kufoma. Këto vijnë si pjesë e një plani të mirëmenduar. Ka pasur një karrem, ky person ka pasur një alibi dhe pas kësaj humb gjurmët sepse ka një alibi të plotë. Dëshmitë kanë një mungesë koherence.

Grupi që mendohet, ka një hipotezë që mund ta ketë pasur si peng, mund ta ketë shfrytëzuar celularin e tij për të krijuar një alibi të fortë”, tha ai. Për gazetarin Ferdinand Dervishi e gjithë kjo histori ka lidhje me mospagimin  e borxhit. “Ai njeri apo ai grup njerëzit nuk donin t’i paguanin borxhin. Kanë menduar në kushtet e pamundësisë për të paguar…Përveç se është zhdukur personi, si një person që do i kërkonte lekët, borxhin është zhdukur dhe borxhi. Me një gur janë vrarë dy zogj. Eduarti kishte Dritan Priftin, por Prifti kishte rënë për vete. Këta kishin rënë dhe ishte momenti i duhur për atë njeriun që nuk donte t’i paguante borxhin. Kjo ngjarje u justifikua me një mesazh që ky i dha lekët”, tha Dervishi.

Arrestohet futbollistja e PSG në Francë

Një futbolliste e skuadrës së PSG-së u arrestua nga policia franceze, pasi dyshohet se ka paguar dy keqbërës që të sulmojnë shoqen e saj të ekipit, për t’i marrë vendin e titullares.

Në pranga ra Aminata Diallo, 26 vjeçe, sepse hetuesit e akuzojnë se është pas sulmit ndaj 31-vjeçares Kheira Hamraoui.

Kjo e fundit luan si mesfushore, e po ashtu është pjesë e kombëtares franceze për femra, e rivale direkte e Dialos.

Të dyja vajzat po udhëtonin me makinë, kur dy persona ndalën mjetin dhe sulmuan 31-vjeçaren me shufra hekuri, duke i shkaktuar asaj të çara në duar dhe këmbë.

Kjo bëri që Hamraoui të mos luante dot në sfidën kundër Real Madridit në Ligën e Kampioneve, e vendin e saj në mesfushë e zuri 26 vjeçarja.

PSG-ja e fitoi takimi 4-0 dhe Diallo u arrestua 24 orë më vonë.

26-vjeçarja luan prej pesë vitesh në ekipin parisien, kurse Hamraoui u transferua në Korrik nga Barcelona.

Do trafikonin drogë në Malin e Zi, arrestohen 2 persona në Shkodër

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga 2 persona, të cilët akuzohen se po trafikonin një sasi kanabisi drejt Malit të Zi. Autoritetet njoftojnë se në kuadër të operacionit të koduar “Shtoi”, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i F. K, 28 vjeç banues në Shtoj Shkodër dhe K. G., 23 vjeçe, banuese në Shkodër.

Arrestimi i tyre u bë pasi në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se me një automjet po trafikonin 8 pako me lëndë narkotike të dyshuar si lëndë narkotike mariuanë me peshë totale 8 kilogramë.

Tashmë materialet për këtë çështje kanë kaluar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.

Basha ishte ne zyrë kur u dorëzuan firmat për Kuvendit Kombëtar

Një përfaqësi e deputetëve, por edhe e figurave të tjera të njohura nga radhët e demokratëve dhe që mbështesin Sali Berishën, depozitoi sot në selinë blu 4200 formularët për thirrjen e Kuvendit Kombëtar. Ata zgjodhën që dokumentacionin me firmat përkatëse t’i dorëzonin te Kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, si një person i paangazhuar ne përplasjen brenda PD-së. 

Ndërkohë që përfaqësia e grupit nismëtar dorëzonte formularët në zyrën e Palokës, mësohet se në selinë e PD-së qendronte edhe kryedemokrati, Lulzim Basha, i cili të gjithë këtë situatë e ka ndjekur nga zyra e tij.