zoom

Day ArchiveSquid Game konfirmon sezonin e II, regjisori ka 1 premtim për fansat

Krijuesi i serialit “Squid Game” në Netflix ka konfirmuar se do të ketë një sezon të dytë.

Regjisori dhe shkrimtari Hëang Dong-hyuk tha se nuk kishte zgjedhje tjetër përveç krijimit të një sezoni tjetër pas popullaritetit global.

Sipas Netflix sezoni i parë një pati 111 milionë shikime.

Seriali bënte fjalë për një shoqëri të dëshpëruar, të zhytur në borxhe dhe lojtarë që luajnë me vdekjen për të kënaqur njerëzit e pasur. Squid Game konsiderohet të jetë një realitet vrasës i shoqërisë kapitaliste.

Hëang Dong-hyuk tha: “Ka qenë një persion i madh, shumë kërkesa dhe shumë dashuri për një sezon të dytë. Është në kokën time për momentin. Po planifikoj procesin. Por është shumë herët për të thënë se si do të ndodhë, por ju premtoj se Gi-hun do të kthehet dhe do të bëjë diçka për botën”./

Në pritje të negociatave, Zoran Zaev vendos të shtyjë dorëheqjen

Kryetari i LSDM-së dhe kryeministri, Zoran Zaev do ta shtyjë dorëheqjen e tij deri në stabilizimin e vendit, bëjnë të ditur burime për “Fokus”. Kjo do të thotë se do të bëhet votëbesimi ndaj qeverisë.

Një nga argumentet për shtyrjen e dorëheqjes është mundësia që Maqedonia të fillojë negociatat me BE-në në dhjetor. Zaev pret që vendi të fillojë negociatat në dhjetor për shkak të mbështetjes së fortë ndërkombëtare.

LSDM e autorizon Zaevin edhe për të negociuar rritjen e shumicës parlamentare.

Belind Këlliçi sulmon Bashën: Si mer vendime pa më pyetur mua?!

Belind Këlliçi deklaroi se sipas kreut të PD-së mandati i mbaroi ditën që shkoi në Foltoren e Berishës.

Kreu i FRPD sqaroi në Euronews Albania se pavarësisht se mandati i ka mbaruar në vitin 2019 ka rënë dakord me Bashën për të vijuar detyrën sepse fokusi i partisë ishte te fushata elektorale.

Këlliçi: Nuk bëhet me njoftim në Facebook kjo punë. Partia ka institucione, me një akt, vjen një shkresë, një kërkesë zyrtare e kryetarit të partisë që na njofton ose na kërkon që ne të çelim procesin zgjedhor dhe nuk jemi kundër.

Ndërsa theksoi se dorëheqjen e tij do e dorëzojë shumë shpejt, nënvizoi se nuk do të lejojë që procesi i ri të mos jetë model dhe i organizuar nga vetë grupi rinor.

Këlliçi:
Sot që ne flasim është një vendim individual, i padiskutuar në kryesinë e Partisë Demokratike dhe brenda grupit të punës nuk është as kryetari i Forumit që për fat të mirë jam gjallë, as Sekretari i Përgjithshëm i Forumit që për fat të mirë është gjallë, kështu që ne këtë nuk e pranojmë. Unë personalisht nuk e pranoj.

Deputeti Këllici sqaroi se beteja e tij nuk po bëhet për ambicie personale. Sipas tij i duhet hapur rrugë një riciklimi elitash dhe një brezi të ri, por në pavarësinë e plotë të Forumit Rinor të Partisë Demokratike.

Kuvendi injoron vendimin e Gjykatës, bllokohet kompensimi i pronave

Procesi i kompensimit të pronave në Shqipëri ka hyrë në ngërç. Shkak është bërë boshllëku ligjor i krijuar si pasojë e vendimeve që ka marrë Gjykata Kushtetuese në vitin 2017 dhe në shkurtin e këtij viti me anë të të cilave ka shfuqizuar respektivisht nenet 6 dhe 7 të ligjit për kthimin dhe kompensimin e pronave. Neni 6 përcakton metodologjinë e kompensimit, ndërsa neni 7 flet për kategoritë dhe mënyrën e kompensimit të pronave. 

Por megjithëse kemi të bëjmë me dy nene që kanë të bëjnë me thelbin e ligjit, Qeveria dhe Kuvendi nuk kanë bërë asgjë për të bërë plotësimin e këtyre normave ligjore dhe për ta bërë atë të zbatueshëm. 

Vet Gjykata Kushtetuese në vendimin e këtij viti thotë se mosplotësimi i boshllëkut të krijuar nga vendimi i vitit 2017 cënon parimin e sigurisë juridike dhe përbënë një problem kushtetues. 

Kjo thellohet edhe më shumë me vendimin e shkurtit i cili rrezon pjesërish edhe nenin 7 të ligjit. 

Nisur pikërisht nga indiferenca e treguar nga qeveria dhe Kuvendi për plotësimin dhe përshtatjen e ligjit me normat kushtetuese, ka përcaktuar në vendimin e saj të shkurtit detyrimin e legjislativit për të bërë plotësimin e boshllëkut ligjor brenda 6 muajve nga shpallja e vendimit. 

Më konkretisht Gjykata në vendimin e saj sanksionon: Detyrimin e Kuvendit të Shqipërisë të plotësojë ligjin nga data e shpalljes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese deri në hyrjen në fuqi të tij. Ky vendim është përfundimtar dhe hyn në fuqi 6 muaj pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Nisur nga fakti se vendimi është shpallur në muajin shkurt, atëherë Kuvendi ka pasur detyrimin që të bëjë rregullimet e nevojshme mbi ligjin e pronave brenda muajit gusht. Por megjithëse jemi në nëntor, Kuvendi nuk ka ndërmarrë deri më tani asnjë nismë për të bërë plotësimet e nevojshme në ligj.

E deri sa legjilsativi të kujtohet të zbatojë këtë detyrim kushtetues, ish-pronarët duhet të presin për të marrë të drejtën e tyre të pronës.

 

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2021

 

V E N D O S I:

–  Pranimin pjesërisht të kërkesës.

– Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të nenit 7, pika 2, shkronjat “a” dhe “b”, të ligjit nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”.

 – Shfuqizimin si të papajtueshme me Kushtetutën të pikave 16/2, 16/4 dhe 18 të VKM-së nr. 223, datë 23.03.2016 “Për përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për vlerësimin dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave”, të ndryshuar.

– Rrëzimin e kërkesës për kërkimet e tjera.

– Detyrimin e Kuvendit të Shqipërisë të plotësojë ligjin nga data e shpalljes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese deri në hyrjen në fuqi të tij.

–  Ky vendim është përfundimtar dhe hyn në fuqi 6 muaj pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Marrë më 15.02.2021

Shpallur më  08 .03.2021

 

Neni i shfuqizuar

 

Neni 7    

 

  1. Të gjitha vendimet përfundimtare, që kanë njohur të drejtën e kompensimit dhe ato që do të  merren deri në përfundim të procesit, sipas këtij ligji, do të zbatohen sipas parashikimeve të këtij ligji.    
  2. Vlerësimi financiar i vendimeve përfun‐dimtare për kompensim do të bëhet duke vlerësuar  financiarisht pronën e njohur për kompensim, sipas nenit 6, të këtij ligji, në përputhje me procedurën e  mëposhtme:    
  3. a) nëse vlerësimi i pronës së kthyer me vendim përfundimtar rezulton se është më i madh sesa  vlerësimi i tokës së njohur për kompensim, atëherë subjekti i shpronësuar konsiderohet i kompensuar;    
  4. b) nëse vlerësimi i pronës që është njohur për kompensim është më i madh sesa vlerësimi i  tokës së kthyer, atëherë subjektit i kompensohet diferenca, sipas përcaktimeve të këtij ligji.   

 

VIDEO/ Si shqiptari vrau shitësin grek gjatë grabitjes

Mediat greke kanë publikuar pamjet e vrasjes së shitësit grek në Selanik paraditen e së shtunës, i cili mbeti i vrarë me armë zjarri nga një 27-vjeçar shqiptar dhe një grek.

E gjithë ngjarja është e dokumentuar, pasi është filmuar nga kamera e sigurisë që ndodhej brenda dyqanit.

Sikurse shihet në pamje, 27-vjeçari shqiptar hyri brenda dyqanit i veshur me kapuç, i maskuar, me rroba të zeza dhe në dorë mbante një dyshek. Në këtë moment, shqiptari nxjerr pistoletën që e mbante të fshehur brenda dyshekut.

Ai i kërkon shitësit të dyqanit, të identifikuar si Mario, që të nxjerrë paratë nga kasa. Pasi mori shumën që kërkoi, 27-vjeçari donte para të tjera, që sipas pamjeve, mendohet se shitësit i ka thënë për të nxjerrë pjesën tjetër që i mbante të fshehura në një vend të dytë.

Teksa iu afrua 44-vjeçarit, ky i fundit tentoi të çarmatoste shqiptarin dhe u përpoqe t’i merrte pistoletën. Mes tyre pati përleshje fizike. Në pamje duket qartë momenti kur gjatë konfrontimit fizik, arma shkrepet dhe plumbi kap shitësin e dyqanit. 44-vjeçari mbeti i vdekur në vend.

27-vjeçari shqiptar u identifikua dhe arrestua brenda një kohe të shkurtër nga policia greke pas ngjarjes së rëndë. Ai doli para gjykatës dhe akuzohet për vrasje, grabitje, armëmbajtje pa leje dhe përdorim të armës.

Greqia jep lajmin e mirë për shqiptarët e vaksinuar

Autoritet greke kanë sqaruar me një deklaratë të Sekretariatit të Përgjithshëm të Tregtisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit në Ministrinë e Zhvillimit dhe Investimeve, se klientëve të huaj që vizitojnë dyqanet greke nuk u kryhet kontrolli i certifikatave të vaksinimit apo të testeve me aplikacionin special COVID Free GR sipas ligjeve të reja në kuadrin e masave që ka marrë prej ditës së shtunë qeveria greke .

Gjatë fundjavës shumë klientëtë huaj nga Bullgaria, Maqedonia e Veriut , Serbia dhe Shqipëria janë ndaluar të hyjnë në dyqanet me pakicë apo restorantet dhe baret pasi aplikacioni në fjalë nuk u njihte certifikatat e vaksinimit.

Reagimi i parë ka ardhur nga unioni i bisneseve të vogla të cilat kanë kërkuar nga qeveria dhe Ministria përkatëse të zgjidhej problemi në fjalë , pasi klientët e huaj të cilët nuk kishin problem në hyrjen e pikave doganore , nuk mund të konsumonin asgjë në dyqanet greke.

Ndaj në mesditën e së martës Ministria e Zhvillimit ka publikuar urdhëresën e mëposhtme ku ndër të tjera sqarohen detajet e hyrjes së të huajve në restorante dhe dyqane me pakicë. Konkretisht thuhet se:

“Sekretariati i Përgjithshëm i Tregtisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit në Ministrinë e Zhvillimit dhe Investimeve njofton publikun konsumator dhe shoqëritë e hotelierisë, argëtimit dhe shitjes me pakicë se sipas paragrafit 2 të nenit 9 të JMD D1a/GP.oik.69136 (B ‘5138) “Masa urgjente për mbrojtjen e shëndetit publik nga rreziku i përhapjes së mëtejshme të COVID-19” se hyrja dhe shërbimi i klientëve të huaj që kanë një certifikatë vaksinimi ose vertetim së kanë kaluar se fundmi sëmundjen nga një vend jashtë Bashkimit Evropian lejohet thjesht duke treguar certifikatën të shtypur në letër dhe një dokument që vërteton identitetin (pasaportën), pa qenë i nevojshëm kontrolli me aplikacionin COVID Free GR » .

Greqia ka katër dite që po zbaton masat e reja në lidhje me të pavaksinuarit të cilët lejohet të hyjnë pa vërtetimin e testit negativ që duhet të kryejnë dy herë në javë, vetëm në supermarket, farmaci dhe në kisha. Me frikën e gjobave të reja , por dhe të përhapjes së koronaviruist, bizneset me pakicë zbatojnë me përpikmëri hyrjen e klienteve në dyqane duke kontrolluar me aplikacionin në fjalë gjithë klientet grekë.

Dje Greqia ka regjistruar përsëri rekord të infektimeve prej fillimit të pandemisë me 7335 raste te reja, 65 humbje jete dhe 477 të intubuar. Mjekët e spitaleve të Selanikut kanë deklaruar se nëse nuk rriten vaksinimet ka shumë.

Skandal/ Në Shqipëri 50 euro Certifikata e vaksinimit COVID-19

Fiks Fare transmetoi mbrëmjen e së martës një tjetër skandal në marrjen e Certifikatës së vaksinimt Covid -19, pa e kryer fare vaksinën. Çdo gjë brenda të gjithave rregullave përsa i përket hapave të ndjekur, por me përjashtim se vaksinën nuk e bën , por kundrejt 50 eurove pajisesh me certifikatë të rregullt.

Elona Naço mjeke familje pranë ambulancës të fshatit Gradisht Lushnje dhe njëkohësisht mjeke pediatre pranë pediatrisë së spitalit Lushnje bëri të mundur dhënien e një certifikate vaksinimi pa e kryer vaksinimin. Nga denoncimet e ardhura në redaksinë e Fiks Fare një gazetare paraqitet tek spitali Lushnje dhe kërkon të takojë mjeken Naço. Ajo i tregon se aktualisht banon në Itali dhe kërkon të bëj vaksinën për të marr Green Pass-in që e mundëson të lëvizë pa probleme. Mjekja në oborrin e spitalit i thotë se nuk ka problem se ku banon apo se ku është e regjistruar, por po të ishte paraqitur para një dite do ta kishte vaksinuar me Pfizer, por i kishte refuzuar katër copë se nuk kishte patur kërkesa për vaksinim. Dhe meqë kjo vakzinë është në mungesë mjeka thotë se nuk e ka problem i rregullon të gjitha, vetëm se Pfizer duhet bërë në Lushnje e jo në Gradisht. “Edhe po të kisha Astra s’ka problem por as ajo nuk më ndodhet për momentin, dje i ktheva katër copë Pfizer” shprehet mjekja. Ajo i pohon gazetares së Fiksit se në ambulancë ka vetëm vaksinën kineze Coronavac. Kur gazetarja i pohon se nuk ka problem ta bëj edhe atë, mjekja i lë takim në ambulancën Gradisht ditën e nesërme për të kryer vaksinimin.

Ditës tjetër Gazetarët e Fiksit paraqiten pranë kësaj qendre shëndetësore ku mjekja ishte në pritje, ajo i kërkon gazetares mjetin e identifikimit ID dhe merr në sistem të dhënat që i duhen. Më pas pyetjes së gazetares që a mund të marr vetëm vertifikatën pa e kryer vaksinimin, mjekja fillimisht e këshillon ta kryej vaksinimin por nuk nguron që t’i thojë se certifikatën ia jep edhe nesë nuk vaksinohet.

Kundrejt 50 eurove mjekja pa bërë fare vaksinën, plotëson kartonin e vaksinimit me të dhënat e gazetares, shënon datën e vaksinimit dhe numrin e barkodit të vaksinës që gjoja kishte përdorur. Pas 30 ditësh ajo i kërkon gazetares të praqitet për dozën e dytë. Pyetjes së Fiksit nëse pasqyrohet në e-Albania doza e parë e vaksinën, mjekja pohon “Po patjetër”.
Ajo pret ndihmësen e saj e cila do të hedh të dhënat në sistem për tu gjeneruar më vonë online në e- Albania.

***
50 euro ryshfet dhe pajisesh me Certifikatë vaksinimi Covid-19, pa e bërë vaksinën

Fiksi: Si je?
Mjekja: Pyete ti për atë kinezen?
Fiksi: Unë pyeta, ajo në fakt edhe njihet edhe nuk njihet, po ne sikur ta kishim rregjistruar dhe mos ta bëja fare? Se mua ajo më duhet nuk më duhet vaksina?
Mjekja: E bëjmë.
Fiksi: Mua ajo më duhet certifikata.
Mjekja: Unë them që ti ta bësh.
Fiksi: Unë jam kundra vaksinës, unë dua thjesht atë që na prish punë atje. Të kem vetëm atë Green Passin dhe jam ok.
Mjekja: Vetëm dozën e parë merr, i bie që ti do vish prapë pas një muaji
Fiksi: Po do vij patjetër.
Mjekja: Mirë.
Fiksi: Si e bëra si nuk e bëra njësoj është, ti do ta rregjistrosh që e kam bërë. Të ta jap kartën?
—- Nxjerr të dhënat nga sistemi—-
Mjekja: Një numër telefoni?
Fiksi: 069……….. Po atë kartonin që e kam bërë, do më japësh një karton njërën nga dozat që e kam bërë.
Mjekja: Ta jap unë.
Fiksi: Po kur të vij ta marr unë?
Mjekja: Ja të vij ajo goca që i plotëson në sistem me atë barkodin kështu që do e bëj ajo.
Fiksi: Po mirë kur të vij unë?
Mjekja: Ja prit se kam unë. Emri: F….. M….
Fiksi: Po data 30.09.2021 sot. Këtë Coronavac ëëë, këtë kinezen?
Mjekja Po po po
Fiksi: Ok, kur i bie tani data e dytë që ta plotësoj?
Mjekja: 30 Tetor
Fiksi: Shumë mirë. Kjo regjistrohet tani tek e-Albania ime.Do ma lësh pak numrin tënd që të flasim bashkë?
Mjekja: 069…..
Fiksi: Ta lë 50 euro unë ty merri pi një kafe dhe do ngelemi në kontakt. Kur ma hedh atë në sistem?
Mjekja: Ja sa të vij ajo vajza
Fiksi: Unë e shikoj pastaj ne e-Albania dozën e parë apo jo?
Mjekja: E shikon e shikon./TCH

Mbërrijnë dhe rreth 75 mijë vaksina Pfizer në Shqipëri

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka njoftuar sot se në vend kanë mbërritur dhe 74,880 doza të vaksinës Pfizer, pjesë e kontratës së dytë të qeverisë shqiptare me kompaninë.

Në një postim në mediat sociale, ministrja bën me dije se deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 2,571,840 vaksina anti-Covid.

“Jemi të vendosur të çojmë përpara planin kombëtar të vaksinimit, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të çdo qytetari”, shkruan më tej Manastirliu

Momentet e fundit të Ruzhdi Hoxhës, publikohen pamjet

Eshte publikuar një video ku janë filmuar momentet e fundit të biznesmenit Ruzhdi Hoxha trupi i të cilit u gjet i vrarë dhe i mbuluar me zhavorr në Qafë Mollë pas Malit të Dajtit më 6 nëntor 2021.

Pamjet janë marrë në kodrat e Liqenit artificial dhe thuhet se bëhet fjalë për datën 21 tetor 2021, pikërisht një ditë pas largimit të 43 vjeçarit nga banesa në Paskuqan.

Në pamjet filmike duket Ruzhdi Hoxha që në një moment merr telefonin për të folur. Ai është i veshur me një xhup pa mangë, e njëjta që gjeti policia e shtetit në zonën e Qafë Mollës.

Rrëfimi i djalit të Ruzhdi Hoxhës: Plani për djegien e makinave të “Salillarit” në Marikaj

Sipas burimeve Ruzhdiu ishte me dy shokët e tij duke konsumuar kafe, me pas po atë ditë disa orë më vonë ai është takuar më shokun e tij Fredi Rrushi ku ka hipur në makinën e tij tip Passat. Ndërkohë u ka thënë shokëve të tij se do të dalë me Fredi Rrushin.

Gjatë telefonatave që familjarët kanë pasur me Fredi Rrushin ai është shprehur se Ruzhdi Hoxhën e ka lënë në zonën e Treshit. Po sipas burimeve familjaret kanë tentuar të lidhen në telefon më të, por ai ka dalë i fikur.

Franca ndalon vaksinën e Moderna-s për të rinjtë nën 30-vjeç

Autoriteti rregullator i shëndetit publik në Francë ka rekomanduar që vaksina moderna të mos injektohet në moshat nën 30 vjeç, pasi mbart rreziqe relativisht më të larta të problemeve të lidhura me zemrën.

Vendimi në Paris erdhi pasi disa vende të tjera, duke përfshirë Kanadanë, Finlandën dhe Suedinë, mbajtën të njëjtin qëndrim sa i takon vaksinës së kompanisë amerikane, Moderna.

Rregullatori i barnave i bashkimit evropian muajin e kaluar miratoi vaksinën përforcuese të Moderna-s për të gjitha grupmoshat mbi 18 vjeç, të paktën gjashtë muaj pas dozës së dytë.

Agjencia deklaroi se përfitimet e vaksinës, vazhdojnë të tejkalojnë rreziqet.