zoom

Day ArchiveNuk ka fitues ne derbin e Italisë, Milan-Inter mbyllet në barazim

Nuk ka fitues në derbin e Italisë. Sfida mes Milanit dhe Inter është mbyllur 1 me 1. Golat u shënuan të dy që në 17 minutat e pjesës së parë, ku për ziklatrit shënoi Ccalhanoglu me penallti, ndërsa barazoi de Vrij duke shënuar autogol. Inter shpërdoi edhe një tjetër penallti, teksa Lautaro nuk arriti të shënojë përballë Tatarusanu.

Në fund të ndeshjes Milan pati mundësi ta fitojë ndeshjen teksa gjuajtja e Benacer u ndal nga shtylla.

Një barazim ky që i intereson më shumë Milanit, i cili vijon të ndajë vendin e parë me nga 32 pikë me Napolin, i cili u ndal nga Verona.

Kim pret kongresmenët, diskutime të rëndësishme me krerët e politikës

Ambasadorja e SHBA në Tiranë ka pritur në rezidencën e ambasadës anëtarët e Kongresit të Shteteve të Bashkuara, Elissa Slotkin, David Valadao dhe Jake La Turner.

Në një postim në rrjetin social të ambasadës, theksohet se tre anëtart e Kongesit ndodhen në Tiranë për diskutime të rëndësishme me udhëheqësit shqiptarë, detajet e së cilës pritet të ndahen më gjerë ditën e nesërme.

Postimi i Ambasadës:

“Kënaqësi e madhe të mirëpres anëtarët e Kongresit të Shteteve të Bashkuara Elissa Slotkin, David Valadao dhe Jake LaTurner në Tiranë për diskutime të rëndësishme me udhëheqësit shqiptarë. Na ndiqni nesër për më shumë detaje!” Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim

‘Koha e Berishës ka mbaruar’, Spaho sulmon Bashën: Je si Ali Komiku

Pas deklaratës së Bashës së koha e Sali Berishës ka mbaruar, ka ardhur edhe reagimi i deputetit të PD, Edmond Spaho.  Ai ka theksuar se PD-ja e Lulit, nëse ka një të tillë, është bërë për të qeshur e për të qarë dhe e ka cilësuar atë me nofkën “Ali Komiku.

“Hajde mos u gajas!!! I pari ishte Ali Kimiku, emrin e kishte marrë nga programi i armëve kimike që drejtonte. I dyti ishte Ali Komiku. Ai ishte zëdhënësi i regjimit të Sadamit. Emrin ia vunë gazetarët ndërkombëtare sepse sa më shumë avanconin trupat e koalicionit drejt Bagdadit, aq më shumë dilte Aliu i propagandës dhe njoftonte “fitoret” e trupave te Sadamit. PD e Lulit, në se ka një të tillëe, është bërë për të qeshur e për të qare. Le kur thotë që koha e Berishës ka mbaruar dhe do presë tubin e oksigjenit që Berisha i jep Ramës!!! Ia kalon edhe Ali Komikut”, shkruan Spaho në një status në facebook.

Buffon vendos rekordin e errët të karrierës

Sot ka pasur edhe një rekord negativ në Itali. Parma e Gianluigi Buffon është mundur 4-0 nga Leçe dhe të gjitha golat janë shënuar në pjesën e parë.

Sipas statistikave, Buffon ka pësuar për të parën herë në karrierën e tij katër gola që në pjesën e parë. Parma luan në Serie B këtë sezon.

Penallti dhe autogol, barazapeshë në derbin Milan-Inter

Ka nisur me një rritëm të lartë derbi i Italisë mes Milanit dhe Interit. Në vetëm 20 minuta lojë dhe skuadrat kanë shënuar nga një herë. Të parët që kaluan në avantazh ishin zikaltrit të cilët morën një penallti të shkaktuar nga Kesi dhe që u shndërrua në golë nga Çalhanoglu.

Por avantazhi i Interit nuk do të zgjaste shumë, pasi vetëm pas 6 minutash lojë Milani do barazonte shifrat. Dhe për këtë mendoi mbrojtësi i Interit De Vrij që shkaktoi autogol.

Urdhëroi vaksinim për kompanitë, gjykata bllokon mandatin e Joe Biden

Një gjykatë apeli në SHBA ka bllokuar përkohësisht planet e presidentit Joe Biden për një mandat vaksine për bizneset.

Ligji do të kërkonte që punëtorët në kompanitë private me më shumë se 100 punonjës të vaksinohen plotësisht kundër Covid-19 ose të testohen çdo javë. Por gjykata gjeti “çështje të rënda statutore dhe kushtetuese” me rregullin, që do të futet në janar.

Ai tha se po pezullonte mandatin dhe i dha administratës Biden deri të hënën për t’u përgjigjur. Pesë shtete të udhëhequra nga republikanët – Teksasi, Luiziana, Misisipi, Karolina e Jugut dhe Utah – si dhe kompani private dhe grupe fetare, kishin paraqitur sfida ligjore kundër mandatit.

Ata akuzuan presidentin për tejkalim të autoritetit të tij. Prokurori i Përgjithshëm i Luizianës, Jeff Landry, shkroi në Twitter se vendimi i gjykatës ishte një “fitore e madhe për lirinë e krijuesve të vendeve të punës dhe punonjësve të tyre”.

Nëse zbatohet, vendimi i gjykatës së apelit të qarkut të pestë në SHBA do të ishte një goditje ndaj masave gjithëpërfshirëse të administratës Biden për të zgjatur vaksinimin.

Zoti Biden thotë se mandati, i cili do të mbulonte më shumë se dy të tretat e punëtorëve të vendit, do të vendoste një standard kombëtar të sigurisë në punë.

Të enjten, presidenti tha se punonjësit në kompanitë e mëdha do të duhet të vaksinohen plotësisht deri më 4 janar, duke e quajtur vaksinimin “rruga e vetme më e mirë për të dalë nga kjo pandemi”. Shumë biznese në SHBA tashmë kërkojnë që punonjësit e tyre të vaksinohen.

Ekzistojnë gjithashtu kërkesa për kontraktorët ushtarakë dhe federalë. Por kundërshtarët thonë se nuk është kushtetuese që një president të vendosë një rregull të tillë gjithëpërfshirës mbarëkombëtar.

Guvernatori republikan i Teksasit, Greg Abbott, i cili ka kundërshtuar mandatet e qeverisë për vaksinat dhe maskat, përshëndeti vendimin e gjykatës.

“Ne do të kemi ditën tonë në gjykatë për të goditur abuzimin antikushtetues të autoritetit të Biden,” tha ai. Por avokati i Departamentit të Punës Seema Nanda tha se ishte “i sigurt në autoritetin e tij ligjor” për të nxjerrë rregullin.

“Ne jemi plotësisht të përgatitur për të mbrojtur këtë standard në gjykatë,” tha ajo.

Gjyqi më i madh mafioz prej vitesh, dënohen 70 anëtarë të Ndrangheta

Një gjykatë në Itali ka dënuar 70 anëtarë të grupit të famshëm mafioz, Ndrangheta-s. Të paktën 1000 dëshmitarë dhe qindra avokatë kanë marrë pjesë në këtë gjyq, ku në dy vitet e ardhshme, 355 anëtarë të mafias dhe zyrtarë të korruptuar priten të përballen për pjesëmarrje në grupin mafioz.

“Maxi gjyqet” u zhvilluan me dyer të mbyllura në një sallë gjyqi të përgatitur posaçërisht në qytetin kalabrez të Lamezia Terme.

Të pandehurit kishin në dispozicion një gjykim të përshpejtuar dhe ulje të dënimeve me një të tretën nëse shpalleshin fajtorë. Në këtë rast, gjyqtarët dënuan me nga 20 vite burg gjashtë persona. 21 persona u lanë të lirë.

Lista e gjatë e akuzave përfshin vrasje, tentativë vrasje, zhvatje, zbulim të sekreteve shtetërore, shpërdorim detyre dhe lakmi.

Bosi Luigi Mancuso (67), i njohur me pseudonimin “Xhaxhai” dhe ish-senatori Giancarlo Piteli (68) do të përballen më vonë me një gjyq më të gjatë.

Ndrangheta u ngrit pas sprovave të mëdha në fund të viteve 1980, të cilat dobësuan ndjeshëm familjet e organizatës mafioze siciliane Cosa Nostra.

Ndrangheta është e përfshirë në një gamë të gjerë aktivitetesh të paligjshme, por specialiteti i saj është tregtia e kokainës dhe besohet se kjo organizatë mafioze kontrollon rreth 80 përqind të tregtisë evropiane të asaj droge.

Analiza/Janusz Bugajski: Moska po planifikon luftën tjetër Ballkanike

Nga Janusz Bugajski

Administrata Biden e ka përqendruar politikën e saj të jashtme në kundërshtimin e rritjes së Kinës si fuqi. Një konsensus dypartiak është shfaqur në Uashington se Kina është kundërshtari më i rrezikshëm global i Amerikës. Dhe në mënyrë që të ndalojë përballjen me Pekinin, Shtëpia e Bardhë ka kërkuar marrëdhënie më “të qëndrueshme dhe të parashikueshme” me Rusinë. Në realitet, nxitja e paparashikueshmërisë dhe e paqëndrueshmërisë janë dy strategjitë thelbësore të Moskës për të minuar Perëndimin dhe nuk ka arsye për të hequr dorë prej tyre.

Ndërsa Shtëpia e Bardhë është e preokupuar me fuqinë ushtarake të Kinës dhe kërcënimet e saj kundër aleatëve të SHBA-së në Lindjen e Largët, Kremlini mund të rrënojë rajone të tjera. Përfitimi nga shpërqendrimet e Shtëpisë së Bardhë mund të ndihmojë në ndezjen e konflikteve të reja dhe Ballkani Perëndimor mbetet objektivi kryesor. Mosmarrëveshja e fundit në kufirin Kosovë-Serbi për njohjen e targave duket si një provë për konfrontime më serioze. Zyrtarët rusë po inkurajojnë qeverinë e presidentit Aleksandar Vuçiç që ta transformojë Serbinë në fuqinë dominuese në Ballkanin Perëndimor dhe në këtë mënyrë të rrisë ndikimin e Rusisë me Uashingtonin dhe Brukselin.

Beogradi ngriti një bllokadë përgjatë kufirit me Kosovën, në shtator, vendosi trupat e saj në gatishmëri dhe kërcënoi ndërhyrjen ushtarake. Ambasadori rus Aleksander Botsan-Kharchenko shoqëroi ministrin e Mbrojtjes të Serbisë, Nebojsha Stefanoviç për të inspektuar njësitë e ushtrisë serbe. Ndërsa Prishtina dërgoi njësitë policore për të zbatuar kërkesat e targave, Beogradi vendosi automjete ushtarake përgjatë kufirit dhe fluturoi avionë luftarakë MiG-29 mbi zonë për të provuar të frikësonte fqinjin e tij.

Në një shfaqje tjetër fuqie dhe një demonstrim të angazhimeve ushtarake të Kremlinit ndaj Beogradit, forcat e mbrojtjes ajrore ruse dhe serbe kryen stërvitje të përbashkëta në mes të tetorit, ku përfshiheshin avionët luftarakë MiG-29. Moska ka vendosur gjithashtu një bateri të sistemeve kundërajrore me rreze të shkurtër Pantsir-S në Serbi dhe deklaroi se ishte gati të shesë sisteme të tjera të mbrojtjes ajrore në Beograd. Duke qenë se fqinjët e Serbisë nuk posedojnë ndonjë forcë të konsiderueshme ajrore, manovrat tregonin qartësisht si një sinjal për NATO-n se Rusia do të mbrojë aleatin e saj kyç ballkanik në rast të një lufte rajonale.

Edhe terreni propagandistik po përgatitet për konflikt. Beogradi dhe Moska e akuzojnë qeverinë e Kosovës se po kërcënon të drejtat dhe ekzistencën e pakicës serbe. Një tregim i ngjashëm mund të përdoret kundër qeverisë boshnjake për të justifikuar luftën. Kremlini ka përdorur vazhdimisht pretendime të tilla për popullsinë ruse në ndërmarrjet e tij agresive revizioniste në Ukrainë, Gjeorgji dhe shtetet baltike. Rusia tani po udhëzon “vëllanë e saj më të vogël” Serbinë për metodologjinë e dominimit rajonal dhe ndarjes territoriale.

Në një skenar, inteligjenca serbe mund të provokojë konfrontime ndëretnike brenda Kosovës dhe të ushtrojë dhunën që pason si pretekst për ndërhyrje ushtarake. Kjo do ta vendoste forcën e vogël të NATO-s në Kosovë në pozitë të vështirë për t’u përballur me ushtrinë serbe. Duke mbështetur çdo inkursion serb dhe duke kërcënuar se do të ofrojë ndihmë të drejtpërdrejtë ushtarake nëse NATO angazhohet, Moska do të testonte vendosmërinë e Bidenit për të rrezikuar një luftë NATO-Rusi. Putini mund të mendojë se Uashingtoni do të preferonte negociatat edhe nëse kjo nënkupton dorëzimin e komunave veriore të Kosovës nën kontrollin e Beogradit, veçanërisht pasi Kosova nuk është anëtare e NATO-s dhe nuk mund të mbështetet në angazhimet e saj të mbrojtjes kolektive.

Loja me Kosovën mund të jetë pjesë e një ofensive më të gjerë nga Beogradi me udhëzimet ruse për të zgjeruar pozicionin rajonal të Beogradit. Sipas ministrit të Brendshëm serb, Aleksandar Vulin, të gjithë serbët kanë të drejtë të jenë të bashkuar në një shtet. Ashtu si rusët, serbët portretizohen si viktima të shumëvuajtura, të cilat fuqitë armiqësore po komplotojnë për t’i eliminuar. Beogradi pretendon të drejtën për të mbrojtur serbët në Bosnje-Hercegovinë, Mal të Zi, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Kroaci. Përveç destabilizimit të Kosovës, fokusi aktual i Beogradit është në thellimin e ndarjeve të Bosnjës dhe aftësimin e entitetit serb që të kërcënojnë për shkëputje. Ajo gjithashtu bashkëpunon me nacionalistët serbë në qeverinë e koalicionit të Malit të Zi për të ndryshuar pavarësinë e Malit të Zi dhe politikat properëndimore.

Ndërsa Vuçiç kërkon lavdinë si një bashkues i “tokave serbe”, Putini e manipulon atë për t’i shërbyer qëllimeve gjeopolitike të Rusisë. Vuçiç është borxhli i përhershëm ndaj Moskës për bllokimin e hyrjes së Kosovës në Kombet e Bashkuara dhe varësia ekonomike e Serbisë nga Rusia po zgjerohet, veçanërisht në fushën e energjisë, ku së fundmi ajo iu bashkua lidhjes së re të gazit natyror rus përmes Bullgarisë dhe Turqisë.

Serbia po krijohet gjithashtu si një postë ushtarake ruse dhe një qendër e konflikteve rajonale. Ajo ka qenë e armatosur me një shumëllojshmëri armatimesh gjatë viteve të fundit, duke përfshirë avionë luftarakë, tanke, helikopterë dhe sisteme kundërajrore. “Qendra humanitare” ruso-serbe afër kufirit me Kosovën shërben si objekt për mbledhjen e inteligjencës dhe operacione speciale për Moskën. Serbia po zhvillon gjithashtu lidhje të ngushta me Organizatën e Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO) të kontrolluar nga Rusia, e synuar si një homologe shumëkombëshe e NATO-s.

Nëpërmjet tentakulave të kontrolluara nga Kremlini, Serbia po bëhet peng i Ballkanit i Rusisë. Moska është e bindur se çdo lëvizje e Serbisë drejt anëtarësimit në NATO nuk do të tolerohet dhe mund të rezultojë në zëvendësimin e Vuçiçit dhe qeverisë së tij. Mbështetja e Kremlinit për grupe të ndryshme nacionaliste në Serbi, ndikimi i tij i gjerë në hapësirën informative të Serbisë, lidhjet e saj me Kishën Ortodokse Serbe dhe depërtimi i spiunazhit të tij në institucionet kryesore në Serbi kanë për qëllim të mbajnë Vuçiçin në linjë dhe ta pengojnë atë të afrohet më shumë.

Serbia ofron një mundësi të vlefshme për Putinin për të nxitur konflikte të armatosura në një rajon ende të paqëndrueshëm të Ballkanit. Kjo do të ndihmonte në zgjerimin e ndikimit të Rusisë, do të largonte vëmendjen perëndimore nga konfliktet që Moska ndërton në “lagjen e saj” dhe do të fshihte goditjen në rritje të disidencës brenda Federatës Ruse. Në një moment, Vuçiç mund të joshet ose provokohet në një konfrontim ushtarak me një nga fqinjët e Serbisë dhe më pas do t’i drejtohet Moskës për ndihmë. Me BE-në pa timon dhe SHBA-në e fokusuar në Kinë dhe kriza të tjera ndërkombëtare, Kremlini mund të llogarisë se ia vlen të merret rreziku i reduktuar i ndërhyrjes ushtarake perëndimore.

Cikalleshi dhe Uzuni shenojnë nga dy gola ne Turqi dhe Hungari

Dy golat e Sokol Cikalleshit e dërgojnë Konyaspor në vendin e tretë të renditjes në superligën turke. Sulmuesi shqiptar u tregua i vëmendshëm në dy rastet duke ndjekur deri në fund aksionin dhe duke finalizuar me sukses pasimet e shokëvge të skuadrës. Shqiptari realizoi të parin në minutën e 25 duke iu shmangur markimit të mbrojtësve të Goztepe.

Të gjithë pjesën e dytë Goztepe e luajti me 10 lojtarë por goli i dytë i Cikalleshit erdhi në minutën e 72 pasi një asisti fantastik sërish nga Serdar Gurler. Sokol Cikalleshi ka shënuar 11 gola në 10 ndeshje të kampionatit turk.

Dy gola vijnë edhe nga Hungaria. Ashtu si Cikalleshi edhe Uzuni shënoi dy herë teksa Ferencvarosh ngjitet në vendin e parë të renditjes. Sulmuesi shqiptar shënoi në ndeshjen e vështirë ndaj Kisvarda, skuadër që kryesonte kampionatin. Uzuni shënoi golin e 2 dhe të 4 për skuadrën e tije cila fitoi 4-0.

Për Kisvarda shënoi edhe shqiptari tjetër Herdi Prenga, por goli i tij u anulua nga VAR për pozicion milimetrik jashtë loje.

GJKKO rikthen në detyrë administratorin e Petrelës

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka rrëzuar kërkesën e prokurorisë për të pezulluar nga detyra Administratorin e Njësisë Petrelë, Sokol Kupi.

Gjatë seancës së sotme për vlerësimin e masës së sigurisë, sipas kërkesës të dorëzuar nga prokuroria, Gjykata në bazë të të dhënave të ofruara, ka rrëzuar pretendimet e ngritura ndaj administratorit të Petrelës, duke e rikthyer atë në detyrë.

Të gjitha veprimet hetimore dhe relacioni i prokurorisë është vlerësuar nga gjykata pas shqyrtimit të fakteve dhe rrethanave të çështjes, duke vendosur rikthimin menjehere në detyrë të administratorit.

Dy ditë më parë me vendim te gjykatës, u be arrestimi i 4 zyrtarëve të njësisë administrative Petrelë dhe Institutit të Ndërtimit si dhe u bë pezullimi i administratorit Sokol Kupi. Ata akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin përfshirë në listën e objekteve të prishura nga tërmeti një ndërtesë të prishur më parë nga IMT.