zoom

Day ArchiveKapet një sasi e konsiderueshme droge, në trafik edhe një avokat

Një operacion antidrogë po zhvillohet nga policia në qytetin e Korçës mbrëmjen e kësaj të shtune. Mësohet se deri më tani është bërë e mundur sekuestrimi i një sasie të konsiderueshme droge, ndërsa janë arrestuar edhe disa persona.

Lënda narkotike është sekuestruar gjatë një operacioni të sektorit të antitrafiqeve, i cili kishte disa muaj që hetonte grupin e personave të ndaluar.

I përfshirë në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike, sipas burimeve konfidenciale mësohet të jetë edhe një avokat. Operacioni po vijon, ndersa priten arrestime te personave te tjere te perfshire ne rrjetin e trafikimit te lendeve narkotike.

Perçahen gratë e PD, Pampuri kundër Vokshit

Deputetja e Partisë Demokratike është shprehur se nuk ka asgjë antidemokratike në vendimin e Kryetarit Basha për të zgjedhur Kryetaren e re të LDG dhe strukturat inekzistente drejtuese të Lidhjes. Me një reagim në Facebook, Pampuri shkruan se ky është një lajm i mirë për të gjitha gratë dhe vajzat demokrate, që besojnë tek PD dhe duan të japin kontributin e tyre. Më tej ajo shprehet se Albana Vokshi nuk e miratoi kurrë statutin e LDG, siç e urdhëron Statuti i Partisë, nuk hapi kurrë garë për asnjë strukturë drejtuese të Lidhjes. Më herrët ishte Albana vokshi ajo që e konsideroi urdhërin e Lulzim Bashës për hapjen e procesit të zgjedhjeve në Lidhjen Demokratike të Gruas si antistaturor dhe përpjekje për të uzurpuar forumin.

 

Mickoski i jep dy ditë afat Zaevit: Nëse nuk dorëhiqet e rrëzojmë

Hristijan Mickoski këmbëngul se ka arritur të krijojë shumicën e  re parlamentare me 61 deputet. Ndaj ai i la afat deri të hënën kryeministrit aktual Zoran Zaev që të dorrëzoijë dorëheqjen, pasi në të kundërt ai do ta rrëzojë në Kuvend.

“Janë nënshkruar për një gjë dhe ajo është se Qeveria e Zoran Zaev nuk ka legjitimitet dhe kredibilitet. Unë do të doja të kishim qeveri politike e cila do të ketë kapacitet të plotë dhe do ta çojë mandatin deri në vitin 2024”, deklaroi Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Nëse nuk formohet qeveria në Kuvend, Mickoski kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Çdo Qeveri tjetër përpos asaj me peshë politike nuk është opsion. Derisa nuk mund të formojmë Qeveri me peshë politike, do të duhet të kemi zgjedhje të parakohshme parlamentare”, tha Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

I pyetur nëse do të pranonte Qeveri teknike me BDI-në brenda saj, Mickoski u përgjigj duke thënë se njëri nga qëllimet është që BDI-ja të largohet nga pushteti.

“Nuk e kam problem të jem në cilën do Qeveri ku ka shumicë, por në këtë rast shumicën e kemi me ASH-AAA dhe Lëvizjen Besa dhe qëllimi im në këto zgjedhje, përveç fitores ndaj LSDM-së ishte edhe ta zhvesh nga pushtetit BDI-në. E përsëris, BDI-në ta zhvesh nga pushteti”, u shpreh Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Nga Aleanca për Shqiptarët sot deklaruan se shumica e re parlamentare është rezultat i nevojës për luftë kundër krimit dhe korrupsionit. Nga partia e Ziadin Selës thonë se zgjedhjet e ardhshme do të organizohen pa BDI-në dhe LSDM-në.

“Vendi do të ketë Qeveri të re pa LSDM dhe BDI dhe nuk ka më kthim mbrapa. Shumica e re është përgjigja më e mirë ndaj thirrjeve të Presidentit Biden, BE-së dhe miqve të tjerë ndërkombëtarë për luftë kundër krimit dhe korrupsionit. Erdhi fundi i qeverisjes me funksionarë që janë në listën e zezë të SHBA-ve”, njoftojnë nga Aleanca për Shqiptarët.

Ditëve në vijim do të vazhdojnë konsultimet me partnerët që nënshkruan për formimin e shumicës së re parlamentare. Ndërkohë lideri i të majtës Apsiev njoftoi sot se e mbështet shumicën, por nuk do të bëhen pjesë e Qeverisë.

 

Tirana shkatërron Dinamon, hakmerret për kupen

Tirana “hakmerret” me goleadë ndaj Dinamos për humbjen në kupë, duke fituar 4-0 në “Air Albania” dhe duke marshuar në krye në kampionat. Bardheblutë tregojnë se humbja e mesjavës ishte thjesht një aksident. Starti i takimit foli për Dinamon, që kërkoi të befasoi sërish Tiranës, por më pas ndeshja ekuilibrohet. Për të ardhur në fundin e pjesës së parë, kur zhbllokohet ndeshja. Pas një aksioni personal të Seferit, bardheblutë kalojnë në avantazh me një autogol të Sidibe. Sulmuesi i Tiranës bëri gjithçka vetë, duke detyruar Sidiben të shkaktojë autogol. Dominimi bardheblu vjen edhe në pjesën e dytë. Në 56’, Xhixha përfiton nga një gabim i Sidibes për të çuar topin në rrjetë me një goditje mjaft të bukur me trinën e këmbës. Pesë minuta më pas, Tirana shënon edhe golin e tretë. Është sërish Xhixha që shkëputet bukur mes mbrojtësve, duke dalë para portierit Bakaj, për ta mposhtur atë. Pas 3 minutave konsultim me VAR, gjyqtari Kreshnik Cjapi e akordon si të rregullt golin. Nuk do të mbyllej këtu, pasi Tirana shënon edhe golin e katërt në minutën e 82-të. Kësaj here është Hoti që shënon, duke kapitulluar Dinamon. Tirana merr fitoren e pestë radhazi, duke u shkëputur në krye.

 

LSI u tkurr nga 20 në 4 deputetë/ Kryemadhi: Misioni vazhdon

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka postuar një foto në Facebook nga takimi i punës me ekipin e kësaj force politike në Berat.

Ajo shkruan se përmes votës në 25 Prill, qytetarët i kanë besuar përfaqësimin dhe mbrojtjen e interesave të tyre, pavaresisht se LSI ka zbritur nga 20 deputete qe mori me 2017 ne 4 deputete me 25 prill te ketij viti!.

“Një moment nga takimi i punës me ekipin e LSI Berat. Përmes votës në 25 Prill, qytetarët na kanë besuar përfaqësimin dhe mbrojtjen e interesave të tyre, ndaj përkushtimi për realizimin e këtij misionit madhor vazhdon pa u ndalur”, shkruan Kryemadhi.

 

“Sikur po shkoja në një provim”, Rama tregon takimin e parë me …

Ne nje interviste per News24 kryeministri Rama, rrefen mbi takimin e pare me kancelaren Angela Merkel.

“Kur unë kam bërë takimin e parë me të ka qenë takimi përpara të cilit kam pasur shqetësim, shumë shqetësim. Nuk më ka ndodhur ndonjëherë me thënë të drejtën. Them shqetësim sepse nga televizori më dukej njeri shumë i largët, shumë i ftohtë, sikur po shkojë në provim me një zyshë nga ato që nuk të falin presjen dhe dallimi mes personit që shikojmë të televizor dhe personit që është përballë është i jashtëzakonshëm, absolutisht i jashtëzakonshëm.”- tha Rama, ndërsa vlerësoi figurën e kancelares si një natyrë të vecante për nga lloji i lidershipit.

 

Si ndiheni në mandatin e tretë z. Rama? Sa energjik? 

Kjo është një punë që siç e kuptoj unë nuk është punë. Kjo është shumë më tepër se një punë. Dhe kur njeriu vendos, ka plot që e bëjnë ndryshe, por sipas meje të vazhdojë të drejtojë vendin e tij edhe për një mandat tjetër duhet ta këtë të gjithë energjinë e nevojshme dhe duhet ta ndjejë atë zjarrin e brendshëm se përndryshe duhet bërë kjo punë. Kështu që për sa kohë që unë jam këtu, e kam të plotë energjinë dhe e ndjej të plotë zjarrin brenda pastaj nëse kjo do të më mungojë ose do ta ndjej që po fillon të mungojë unë nuk po dua të rri këtu.

E keni cilësuar gjithmonë si miken tuaj zonjën Merkel. Kancelarja që nisi dhe procesin e Berlinit, vendosi të largohej nga skena politike kur e pa vetë të arsyeshme. Kë do të cilësonit si këshillë të kancelares Merkel për ju? 

Ajo është një tjetër natyrë lidershipi nga natyra ime edhe shumë të tjerëve me thënë të drejtën. Është një natyrë shumë e veçantë në llojin e vet, por gjëja që mua më ka bërë më shumë përshtypje dhe që mbase diçka kam mësuar prej saj është aftësia e saj për të mos e thënë fjalën e fundit të parën, gjë që unë e kam pas paaftësi të madhe që shpresoj ta kem rregulluar deri diku, por jo plotësisht. Dhe njëkohësisht sensi i saj i tjetrit. Kur unë kam bërë takimin e parë me të ka qenë takimi përpara të cilit kam pasur shqetësim, shumë shqetësim. Nuk më ka ndodhur ndonjëherë me thënë të drejtën. Them shqetësim sepse nga televizori më dukej njeri shumë i largët, shumë i ftohtë, sikur po shkojë në provim me një zyshë nga ato që nuk të falin presjen dhe dallimi mes personit që shikojmë të televizor dhe personit që është përballë është i jashtëzakonshëm, absolutisht i jashtëzakonshëm.

Si e zhvendosni vemendjen nga puna e madhe? Ne ate pak kohe qe mund te mbetet?

Kur ka pak kohë unë përpiqem që ajo kohë t’i kushtohet Zahos, t’i kushtohet Lindës. t’i kushtohet dy më të mëdhenjve që janë tani më shumë të mëdhenj për të qenë shumë të pranishëm dhe ky është një borxh që njerëzit që e shohin nga jashtë nuk e kuptojnë. Njerëzit që e shohin nga jashtë mendojnë që të jesh kryeministri i Shqipërisë është një qejf i madh, ka ca që thonë o ç’po bën qejf ky po shkon jashtë shtetit që unë kur vjen dita për të marrë rrugën për në aeroport për të dalë më duket sikur po shkoj si dikur në Mamurras. Është realisht një pjesë e punës që  do ta kisha evituar me kënaqësinë më të madhe, por është punë nuk është qejf.  Dhe borxhi ndaj njerëzve me të cilët ti je lidhur për jetën tënde është një borxh që rëndon shumë, edhe kur e mendon, edhe kur e sheh fëmijën që rritet e rritet dhe ndërkohë sa pak kohë ke harxhuar me të. Shpresoj shumë që të paktën t’ia vlejë për sa unë kam bërë dhe do të përpiqem të bëj.

 

Dhunoi gazetaren dhe operatorët, pezullohet polici

Policia e Tiranës ka pezulluar nga detyra një nga punonjësit e saj të përfshirë në incidentin e ndodhur pasditen e sotme në Qafë Mollë. Efektivi i pezulluar u përpoq te largojë gazetarët të cilët po raportonin për vrasjen e Ruzhdi Hoxhës, duke shtyrë gazetaren Anila Hoxha dhe nje operator qe po kryente detyrën.

Menjëherë pasi u publkikuan pamjet e këtij incidenti Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, ka urdhëruar Drejtorinë e Standarteve Profesionale në Policinë e Shtetit për nisjen e menjëhershëm të hetimit administrativ me qëllim sqarimin e rastit.

 

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Në lidhje me incidentin e ndodhur gjatë pasditen së sotme me disa gazetarë, në Qafë Mollë, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë ka pezulluar menjëherë nga detyra punonjësin e policisë Sh.T. Ndërkohë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, ka urdhëruar Drejtorinë e Standarteve Profesionale në Policinë e Shtetit për nisjen e menjëhershëm të hetimit administrativ me qëllim sqarimin e rastit. Policia e Shtetit i konsideron marrëdhëniet me median si prioritare në funksion të mirë-informimit të publikut dhe është e vendosur për të ndëshkuar çdo punonjës police që performon sjellje të pahijshme duke shpërdoruar detyrën në dëm të imazhit të Policisë së Shtetit dhe cënimit të marrëdhënieve me mediat e qytetarët.

 

Basha shpalli zgjedhjet ne LDG, Vokshi: Vendim arbitrar dhe uzurpues

Pas Forumit Rinor Demokrat, kreu i PD-së Lulzim basha shpalli sot zgjedhjet në Lidhjen Demokratike të Gruas. Për të ndjekur këtë proces ai krijoi edhe një komision të posaçëm, i cili përbëhet nga disa emra të njohura nga radhët e vajzave dhe grave demokrate. Por ashtu si në rastin e FRPD-së, edhe për zgjedhjet në LDG, kreu demokrat nuk është konsultuar me forumet drejtuese të këtij forumi. Këtë e konfirmoi kryetarja e LDG-së, Albana Vokshi, e cila thotë vendimi i kryedemokratit është arbitrar dhe uzurpues. Madje ajo thekson se vendimarrjet e forumit janë të shkëputura nga PD.

 

Reagimi i Vokshit    

 

Kryetari i PD-së Lulzim Basha më informoi sot se ai ka vendosur të fillojë nje proces të zgjedhjeve në Lidhjen Demokratike të Gruas së Shqipërisë. Ai më informoi, me anë të një telefonate, edhe se ka vendosur që zgjedhja e kryetares së forumit të bëhet me një anëtar një votë.

Dëshiroj të theksoj me ketë rast:

  1.   Ndërhyrja e kryetarit të PD, duke krijuar procedura sipas dëshirës së tij dhe në shkelje të statutit të LDGSH, janë një dhunim arrogant I punës së strukurave dhe anëtareve të LDG.
  2.   Informoj publikun se LDGSH është në përfundim të procesit të anëtarësimeve, organizimit dhe zgjedhjes bazuar në Statutin e LDGSH. Janë zgjedhur drejtueset lokale të forumit të gruas, në mbi 600 grupseksione me parimin një anëtar një votë dhe në 74 degë. Pjesë vijuese e këtij procesi është gara për zgjedhjen e drejtueseve të LDG.
  3.   Zgjedhjet në LDG organizohen nga vetë forumi, sipas përcaktimeve statutore. As kryetari i PD-së, dhe asnjë komision zgjedhor i ngritur prej tij nuk mund të kenë rol në vendim-marrjen dhe menaxhimin e procesit. Drejtimi dhe vendim-marrja e forumit janë krejtësisht të shkëputura nga ato të Partisë. Asnjë drejtues i PD-së nuk ka rol në vendim-marrjen e LDG-së.

Vendimi i zotit Basha është arbitrar, uzurpues dhe i bërë në mënyrë qesharake me telefonatë. 

Qëllimi i vendimit është të shbëjë të gjithë procesin e deritanishëm të zgjedhjeve brenda LDG-së dhe të vërë nën kontroll të tij edhe forumin e gruas së PD, duke shpërfillur jo vetëm statutin, por edhe kontributin e mbi 10 mijë grave që morën pjesë në zgjedhjet e brendshme në LDGSH.

Veprimi i tij është braktisje e rëndë e anëtarësisë dhe e grave demokrate. Zoti Basha fatkeqësisht tani nuk i takon, nuk i pyet, nuk u merr mendim demokrateve e demokratëve për asgjë.

Ky diktat është braktisje e anëtarësisë dhe e grave demokrate. Udhëheqja e Partisë duhet të flasë e bashkëpunojë me demokratët kudo ku ata janë, e jo vetëm me socialistët në Kuvend.

LDGSH do të vijojë të mbështet në statutin e saj dhe parimet e themelimit të PD si forcë konservatore. 

LDGSH do të vijojë procesin e zgjedhjeve në bazë të statutit të saj.

 

Ngjarja në Ish-Bllok/ Arrestohet njëri prej autorëve të dyshuar

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbremjen e sotme në kryeqytet pranë zonës së ish-Bllokut.

Tek “Bar Roma”   shtetasi  Ilir Shkurti 32-vjeç. është plagosur në këmbë me armë zjarri, momentalisht jashtë rrezikut për jetën.

Reagimi i menjëhershëm i policisë, bëri të mundur bllokimin e mjetit tip “Benz” i cili u përdor nga autorët për t’u larguar, dhe u shoqërua Kredens Meçollari në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme si  njëri prej autorëve të dyshuar të ngjarjes.

LAJM I FUNDIT/Të shtëna me armë zjarri pranë zonës së ish-Bllokut

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbremjen e sotme në kryeqytet pranë zonës së ish-Bllokut.

Tek “Bar Roma”   shtetasi I.SH  është plagosur në këmbë me armë zjarri, momentalisht jashtë rrezikut për jetën.