zoom

Day ArchiveEMRI/ Kush është pronarja e Range Rover-it që u hodh në erë me tritol

Rezarta Koçi është pronarja e Range Roverit që u hodh në erë mbrëmjen e sotme tek Komuna e Parisit.

Sipas policisë, nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar.

Ndërkohë raportohet se po kqyren kamerat e sigurisë në përpjekje për të zbuluar autorët /zoom.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Zoom.al (@zoom.al)

Ky është Range Roveri që u hodh në erë me eksploziv

“Range Roveri” me targa “AA 19 YS” që shihni në këtë foto të siguruar nga Zoom.al është makina e dëmtuar me eksploziv mbrëmjen e sotme në Tiranë. Tritoli ishte vendosur në pjesën e pasme të makinës.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar. Policia sqaroi se makina është në pronësi të një shtetasje me inicialet R.K. /Zoom.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Zoom.al (@zoom.al)

Shpërthimi me eksploziv në Tiranë, Range Roveri ishte i një vajze

Makina e hedhur në erë me eksploziv në zonën e Komunës së Parisit, në Tiranë i përket një vajze.

Policia njoftoj se Range Rover është në  pronësi të një shtetasje me inicialet R. K.
Makina u hodh në erë me eksploziv rreth orës 23:05.
Fatmirësisht ka plasur vetëm dëme materiale. /Zoom.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Zoom.al (@zoom.al)

Shpërthim i fuqishëm në Tiranë, i vihet eksploziv një Range Roveri

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë pak minuta më parë.

Raportohet se shpërthimi ka ndodhur pranë një vend parkimi makinash.
Sipas informacioneve të para bëhet fjalë për hedhjen në erë të një makine tip Range Rover me eksploziv.
Shpërthimi ka qenë tepër i fortë dhe dyshohet se sasia e eksplozivit ka qenë shumë e madhe.
Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se nuk ka të lënduar.
Sipas tyre, makina i përket një vajze me inicialet R. K. /Zoom.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Zoom.al (@zoom.al)

EMRI/ Kush është autori që vrau të riun dhe i plagosi vëllanë

Elbasan – Ka rënë në prangat e policisë  autori i vrasjes së 28-vjeçarit Florenc Kovaçi dhe i plagosjes së vëllait të tij më të vogël 19-vjeçarit Mikel Kovaçi në Elbasan.

Mësohet se i arrestuari është Ardit Hida 24 vjeç, i cili u kap në lagjen “Brigada e 17 Sulmuese”.

Gjithashtu u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i thikës me të cilën ky person plagosi dy vëllezërit, ku si pasojë e plagëve të marra njëri prej vëllezërve shtetasi Florenc Kovaçi., rreth 28 vjeç, banues në Elbasan ka ndërruar jetë ndërsa vëllai tjetër Mikel Kovaçi 19 vjeç, ndodhet në spital për ndihmë mjekësore.

Vrau 28-vjeçarin dhe i plagosi vëllanë e vogël, arrestohet autori

Arrestohet autori i vrasjes së 28-vjeçarit Florenc Kovaçi dhe i plagosjes së vëllait të tij më të vogël 19-vjeçarit Mikel Kovaçi në Elbasan.

Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë një sherri me thika mbrëmjen e kësaj të premteje që agravoi në përdorimin e armëve të ftohta çka solli edhe këtë bilanc tragjik.

Viktimë nga kjo ngjarje ka mbetur një djalë 28-vjeçar, ndërsa vëllai i tij i vogël 19-vjeçari Mikel Kovaçi ka mbetur i plagosur. Gjendja e tij shëndetësore raportohet se është e rëndë.

Zyrtarisht, policia e Elbasanit tha se ngjarja ndodhi rreth orës 19:50, në lagjen “Qemal Stafa”. Paraprakisht dyshohet se gjithçka erdhi pas një konflikti për motive të dobëta mes dy vëllezërve dhe disa personave të tjerë.

Përplasja mes palëve u përshkallëzua deri në përdorimin e thikës, që ishte fatale për 28-vjeçarin që humbi jetën. Policia thotë se po punon për zbardhjen e rrethanave.

Del vendimi i FRPD: Udhëzimi i Bashës, NUL

Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka dalë kundër vendimit të kryedemokratit Lulzim Basha për zgjedhje të reja për kreun e FRPD.

Në një deklaratë për gazetarët, Këlliçi deklaroi se vendimi i Bashës është nul duke paralajmëruar se do të marrë pjesë në “Foltoret” e ish-kreut të PD Sali Berisha.

Së fundmi është publikuar vendimi i FRPD i firmosur nga Kellici, ku në të shprehet vendimi ”nul” i Bashës.

Rritja e infektimeve, firmoset urdhri i ri për masat shtrënguese

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka vendosur shtyrjen e vendimit për ndalimin e grumbullimeve në vende të hapura apo të mbyllura, deri në datën 15 nëntor, nga 1 nëntor që ishte deri më tani. Vendimi është botuar ditën e sotme në fletoren zyrtare dhe ka hyrë menjëherë në fuqi.

Vendimi

Në  urdhrin nr.  633, datë 17.11.2020, “Për ndalimin e grumbullimeve në  vende të  mbyllura apo  të hapura”,  të ndryshuar, bëhet ndryshimi si vijon:

1.Në  pikën 1  të  urdhrit, togfjalëshi “deri në datën 1.11.2021” zëvendësohet me  togfjalëshin  “deri në datën 15.11.2021. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

Në 24 orët e fundit në vendin tonë u shënuan 631 raste të reja me COVID.  Aktualisht në Shqipëri numërohen 7 827 qytetarë të infektuar me koronavirus. Ora policore në vend nis pas orës 23:00 deri në 06:00 të mëngjesit.

Këlliçi zbardh takimin në zyrë me Bashën

Kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi ka rrëfyer mbrëmjen e sotme takimin e tij në zyrë me kryedemokratin Lulzim Basha, pasi ky i fundit e ka lajmëruar për zgjedhjet për kreun e ri të FRPD-së.

Këlliçi ka deklaruar se Bashën e ka takuar rreth orës 15:30, dhe se nuk e ka pranuar vendimin e Bashës.

“Në ora 15:35 më komunikoi  Basha vendimin, nuk e pranova, kam njoftuar mbledhjen e kryesisë së forumit, e sapo kam dalë nga zyra, pas 5 minutash kam lexuar njoftimin për shtyp dhe te publikuar ne Facebook, kjo tregon se gjithçka ishte programuar. Basha ma ka komunikuar personalisht këtë”, tha Këlliçi.

Ai u shpreh se në PD nuk mund të fshihet se nuk ka krizë, ndërsa shtoi se Bashës ia ka komunikuar personalisht se do të ishte të dielën në takimin me të rinjtë të Foltores që organizohet nga Berisha.

Këlliçi gjithashtu ka rrëfyer edhe takimet me ambasadoren amerikane në lidhje me vendimin e shpallur non-grata të Berishës nga ana e SHBA-ve.

Nga ambasadorja amerikane, jam thërritur rregullisht, takimet e huaja me ndërkombëtarët, qoftë edhe kjo e me ambasadoren amerikane është praktike rutinore jam thirrur në mënyrë korrekte dhe periodike. Jam produkt i shkollimit në SHBA. Marrëdhënie me SHBA prevalon në çdo gjë, por sigurisht se si mund të organizohet një parti politike nuk mund të ketë asnjë ndikim nga ana e ndërkombëtarëve”, tha Këlliçi.

Thikë në gjoks, si u qëllua 19-vjeçari në Elbasan?

Dalin detaje të reja nga ngjarja e rëndë që tronditi mbrëmjen e së premtes qytetin e Elbasanit.

Një sherr i çasti ka shkaktuar pasoja të rënda për një familje nga Elbasani, ku 28 vjeçari Florenc Kovaçi ka humbur jetën, ndërsa vëllai i tij 19-vjeçari Mikele Kovaçi është plagosur rëndë dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë. Behet me dije se Mikele Kovaçi ka marrë plagë të rënda me thikë në gjoks, ndërsa është goditur edhe me mjete të forta në pjesën e kokës duke i shkaktuar plagë të rënda.

“I plagosuri ka marrë plagë të rënda kryesisht me thikë në pjesën e gjoksit, janë disa plagë më konfirmojnë edhe bluzat e bardha në qytetin e Elbasanit ku 19-vjeçari ka marrë ndihmën e parë mjekësore. Po ashtu ka pasur edhe goditje me mjete të forta në pjesën e kokës çka i kanë shkaktuar fraktura të shumta”, raporton Duka.

28 vjeçari Florenc Kovaçi, mbeti viktimë e këtij sherri i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor.