zoom

Day ArchiveCity “siguron” portën para derbit me United, rinovon me “gardianin”

Manchester City të shtunën do të luajë përball Manchester United, ora 13:30. ndeshjet derbi gjityhmonë kanë specifikat e tyre dhe City para transfertës në “Old Trafford”, ka menduar të “sigurojë” portën e skuadrës.

Kampionët në fuqi kanë arritur të rinovojnë kontratën me portierin Zack Steffen.
26-vjeçari që shikojet si zëvendësuesi i Ederson, ka zhvilluar 4 ndeshje këtë sezon, dhe “gardiani” i postës së City-t ka firmosur kontratën deri ën fitin 2025.

“City është ekipi më i mirë në botë sipas mendimit tim. Është privilegj për mua të jem këtu dhe të jap kontributin tim. E ndjej që po mësoj nga dita në ditë, jam përmirësuar shumë si portier që prej ditës që erdha këtu. Dua të vazhdoj të ushtroj presion mbi Ederson çdo ditë, dua të shfrytëzoj shanset e mia kur të vijnë”, theksoi Steffen.

Ulja e tatimit per pagat mbi 1.5 mln, qytetarja-Rames: Ja ke ul vetes

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot në faqen e tij në facebook uljen e tatimit për pagat mbi 1.5 milionë lekë nga 23 për qind në 15 për qind.

Por kjo ka shkaktuar reagime të shumta te qytetarët të cilët nuk kanë nguruar ti kujtojnë se nga kjo ulje përfiton edhe ai.

Por Rama duke u përfshirë në debat me ta, ka sqaruar se paga e tij dhe ministrave nuk përfshihet në këtë kategori.

Debati

Ana Mata: Epo kulmi ja ul tatimin vetes e njerezve te tij e dalin delet e administratave me nga 50 mij leke e bejne urrrrra! Popull plehre e medioker

Edi Rama: Kush shan popullin e vet nuk meriton asnje pergjigje, por besoj se as vete ju nuk jeni e vetedijshme per ate qe thoni! Kjo nuk eshte ulje tatimi per mua, sepse qe ta mesoni me kete rast, qysh prej vitit 2013 pagat e qeveritareve e te deputeteve nuk jane rritur, ndersa tatimi mbi to po, por kjo mase lehteson barren tatimore mbi mijera e mijera forca te kualifikuara pune ne sektorin privat?

 

Manastirliu: Kemi bërë porosinë për pilulën kundër Covid 19

Shqipëria ka bërë porositë e para në lidhje me pilulën ‘Mulnopiravir’, e prodhuar nga kompania amerikane “Merck”, e miratuar sot nga Britania e Madhe. Lajmi u bë me dije nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në ‘News24’.

Manastirliu tha se përmes lidhjeve dhe instrumenteve të përbashkët të krijuar dhe nga BE, qeveria shqiptare është në listën e vendeve në pritje.

“Ne kemi marrë kontakte me “Merck”. Po ashtu kemi marrë kontakte me Pfizer, pasi dhe ai është duke prodhuar një bar që quhet proteaz. Janë duke eksploruar këto barna, që do të ndryshojnë kohën, do jenë mbështetjet për vaksinat. Do të reduktojë 50% të fazave të rënda dhe hospitalizimeve.

Kemi krijuar lidhjet tona përmes instrumentit të përbashkët që ka vendosur BE, të jemi dhe ne në këtë listë. Kemi përcaktuar ato detaje të sasive dhe procedurave që do të ndjekim. I kemi marrë masa, që edhe për terapitë inovatore, që shpresojmë që të kenë efikasitetin e duhur”, tha ajo.

Vrasja e shqiptarit në Gjermani, dorëzohet në polici një 17-vjeçar

Një 17-vjeçar është vetëdorëzuar në policinë gjermane pas dyshimeve se ai është autori i vrasjes së një shqiptari 25-vjeçar në qytetin e Këlnit.

Sipas gazetës BILD, shqiptari ishte për vizitë te një i afërm në këtë qytet dhe kishte dalë për të festuar Halloween.

Ai u qëllua me një mjet të mprehtë përpara një klubi nate. Dëshmitarët thanë se mes tij dhe një personi tjetër kishte pasur sherr edhe brenda klubit.

Nuk dihet nëse adoleshenti e ka qëlluar me thikë apo me ndonjë shishe birre të thyer. Adoleshenti është nën akuzë për vrasje. Ai nuk ka folur, ndërsa është dorëzuar bashkë me avokatin në polici.

Amerikani sulmon policët në Shkup

Prokuroria Themelore Publike e Shkupit njofton se ka kërkuar paraburgim për një shtetas të SHBA-së.

42-vjeçar dyshohet se ka sulmuar zyrtarët policorë brenda godinës së Stacionit të Policisë në Kisella Vodë të Shkupit.

“Mëngjesin e sotëm shtetasi i huaj është ndaluar në Stacionin e Kisella Vodës, për shkak se më herët ka prishur rendin dhe qetësinë publike. Derisa po futej në korridorin e Stacionit, ka filluar të sillet në mënyrë agresive duke goditur me dorë dhe këmbë në drejtim të inventarit. Kur zyrtari i policisë e ka parlajmëruar që të ndalojë sjelljen e dhunshme, i dyshuari është kthyer në drejtim të tij dhe e ka goditur me grushta në fytyrë, duke i shkaktuar lëndime trupore”, njoftojnë nga Prokuroria Publike në Shkup, duke shtuar se dy policë të tjerë gjithashtu kanë kryer ndërhyrje, ndërkaq i dyshuari ka vazhduar me goditje edhe në drejtim të tyre.

Ilaçi kunder covid, Manastirliu: Kemi komunikuar me kompaninë

Krahas vaksinave, Shqipëria së shpejti pritet të sigurojë dhe tabletat Molnupiravir, ilaçin kundër koronavirusit të prodhuara nga kompania Merk. Lajmin e ka bërë të ditur Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila tha

gjithashtu se është në kontakte me kompaninë Pfizer e cila po prodhon një medikament të ngjashëm që do të ndihmojë në trajtimin e virusit.

 

“Shpenzimet e COVIDit në të gjithë botën janë të larta. Sa herë që burimi është PD, nuk është i besueshëm. Format e rënda të koronavirusit duhet të trajtohen në spital, ku mund të marrin dhe trajtimet falas. Nëse duan ti paraprijnë spitalet, duhet të ndjekin protokollet e dhëna nga mjekët e familjes. Duhet ndjhekur mjeku i familjes që të jep barnat dhe që disa janë falas që i rimburson falas. Tashmë Britania e Madhe ka miratuar ilaçin e parë kundër koronavirusit. Kemi kontaktuar menjëherë me Merk-un. Kemi kontaktuar, kemi marrë në kontakt me Pfizer e cila po prodhon një bar që quhet proteaz kundër koronavirusit. Do të jenë një mbështetje për vaksinat dhe trajtimet dhe reduktimin me 50% të fazave të rënda. Kemi krijuar mundësinë dhe transportin direkte. Me anë të një instrumenti të BE-së për sigurimin e barnave, të jemi dhe ne me këtë listë që të sigurojmë këto barna. Ne e blemë Remdesivirin përmes një instrumenti të Bashkimit Europian” – tha Manastirliu.

 

Ndër vendet e para që ka miratuar përdorimin e pilulave Molnupiravir është Britania e Madhe. Në provat klinike, tableta e krijuar fillimisht për trajtimin e gripit, ka përgjysmuar rrezikun e shtrimit në spital ose të vdekjes.

Marku: Nëse dikush do ja bënte Berishës, do rrihej 10 here ne ditë

Ish-deputeti i PD, Mark Marku duke folur për situatën brenda Partisë Demokratike u shpreh se Sali Berisha është personi që ka shkatërruar demokracinë brenda kësaj partie.

Sipas tij, i gjithë problemi është hakmarrja ndaj kryetarit Lulzim Basha. Teksa iu referua foltores, Marku e konsideroi atë si miting dhe u shpreh se nëse dikush do t’ia bënte këtë Sali Berishës, ai do ta rrihte nga 10 herë në ditë.

“Nëse ka një njeri që e ka shkatërruar demokracinë në PD është Sali Berisha dhe ata që e kanë mbështetur në pushtetin e tij absolut.

Mekanizmi nuk është me miting. Këta kanë zgjedhur kryetarin e PD, që është Lulzim Basha, e kanë zgjedhur me parimin një anëtar një votë. Është gjëja më jo demokratike mënyra si po ndërtohet ky proces.

Ka filluar takimet Sali Berisha, në këtë foltoren, po t’ia kishte bërë dikush Berishës këta ai do kishte rraf nja 10 herë në ditë”, tha Marku.

Përdhunimet shokuese të të miturave nga të afërm

Po zbulohen cdo dite e me shumë në media, raste abuzimi kur të miturat përdhunohen nga të afërmit. Këto ngjarje kane shokuar mbare opinionin publik.

Edhe pse shumë raste tronditëse janë transmetuar në medja, abuzuesit nuk janë ndalur dhe kanë vazhduar duke përdhunuar të mitura për disa vite apo muaj.

Ditën e sotme “plasi” në media një ngjarje e rëndë në Gjirokastër. Para katër ditësh 16-vjeçarja është dërguar me urgjencë në spital pasi kishte pasur hemorragji dhe në spital në prani të psikologes ka treguar se çfarë i ka ndodhur me të afërmin e saj. Më pas xhaxhai i saj ka shkuar në polici dhe ka bërë denoncimin. Tashmë gjendja e saj shëndetësore duket e stabilizuar. Kabul Hunda i cili është vënë në pranga nuk ka pranuar ta ketë kryer aktin.

Ky është Kabul Hunda, 53-vjeçari që prej katër vitesh ka abuzuar seksualisht me vajzën e nipit të tij. Tortura për vajzën ka nisur qëkur ishte 12-vjeç dhe ka vijuar sistematikisht derisa ajo më në fund vendosi që të tregojë.

Kabul Hunda

“Vinte pinte kafe shpesh tek ne”! Përdhunimet shokuese të

Babai nga Kurbini përdhunoi për tre vite vajzën e tij 15-vjeçare

“Vinte pinte kafe shpesh tek ne”! Përdhunimet shokuese të

Babai nga Kurbini me emrin Shkëlqim Isufi, përdhunoi për tre vite rresht vajzën e tij të mitur 15-vjeçare. Vetë vajza e dhunuar tregon në Fiks Fare tmerrin që ka përjetuar për tre vite në familjen e saj. Ajo sot është 18 vjeçe, por në momentin e abuzimit të parë ka qenë vetëm 15 vjeçe.

46-vjeçari nga fshati Vërdovë përdhunon të miturën 13-vjeçare

“Vinte pinte kafe shpesh tek ne”! Përdhunimet shokuese të

Blerim Bizgjoni përdhunoi 13-vjeçaren të cilën e mbante në shtëpi për ta rritur, përshkak se familja e vajzës ishte në gjendje të keqe ekonomike. E mitura u përdhunua për 2 muaj rresht dhe u dhunua nga 46-vjeçari. E ëma e lejoi të bijën të qëndronte tek Bizgjoni, me të cilin kishin edhe lidhje krushqie. Fillimisht me fjalë, më pas me prekje, derisa Ditën e Kurban Bajramit, ai abuzoi me të.

Rasti tronditës i rojes në Babrru që përdhunoi 15-vjeçaren

“Vinte pinte kafe shpesh tek ne”! Përdhunimet shokuese të

Më 30 maj 2020, u bë publike rasti i përdhunimit të një 15-vjeçareje në Babrru të Tiranë, ngjarje kjo që tronditi opinionin. Roja i shkollës, Abaz Doku, 65-vjeç, përdhunoi në një shtëpi, në zonën e Babrrusë, 15-vjeçaren. Ai e filmoi gjithë skenën dhe me anë të pamjeve e kërcënonte vajzën që nëse nuk kryente sërish marrëdhënie me të, do t’i publikonte ato. Pas publikimit të rastit 64-vjeçari u arrestua nga Policia dhe ndodhet në qeli.

Marku: Gënjejnë për shifrat, në Mirdite kane firmosur 27 delegatë

Ish-deputeti demokrat, Mark Marku që drejtoi edhe fushatën e PD-së në zgjedhjet e fundit në Qarkun e Lezhës thotë se ish-kryeministri Sali Berisha dhe bashkëpunëtorët e tij gënjejnë kur deklarojnë se mbi 70 për qind e delegatëve kanë firmosur për thirrjen e Kuvendit Kombëtar.

I ftuar në emisionin Opinion në Klan, ai solli si shembull rastin e Mirditës, ku nga më shumë se 90 delegatë kanë firmosur vetëm 27.

“Pyeta dikë, jo se merrem me këtë gjë, por për kureshtje dhe më tha që në Mirditë nga mbi 90 delegatë kanë firmosur vetëm 27”, tha Mark Marku.

Kërcënoi të dashurën e burrit se do i hidhte acid, denohet deputetja

Deputetja britanike, Claudia Webbe është dënuar me 200 orë punë të detyruar në komunitet pasi kërcënoi se do t’i hidhte acid një shoqeje të bashkëshortit të saj.

Webbe, 56 vjeçe, nisi një fushatë ngacmimi kundër Michelle Merritt, duke kërcënuar se do t’i hidhte acid në fytyrë dhe do të publikonte imazhe të zhveshura të saj.

“Ajo më ka bërë të ndihem shumë e cenueshme, në publik, në shtëpinë time. Kisha frikë të dilja nga dera. Kam pasur shumë netë pa gjumë. Do të doja të ndihesha sërish e sigurt. Për shkak të pozicionit të Ëebbe në qeveri, nuk e di se çfarë është në gjendje të bëjë ajo”, ka thënë Merritt në gjykatë.

Claudia Webbe, anëtare e Partisë Laburiste, u përjashtua nga partia e saj dhe tani ka mandat si e pavarur.

Ajo mund të humbasë vendin e saj nëse 1% e votuesve në zonën e saj elektorale mbështesin një peticion në internet në favor të dorëheqjes së saj. Webb ka paralajmëruar se do të apelojë vendimin e gjykatës.