zoom

Day ArchiveZhvatja e qytetarëve nga Call Center, Hoxha: Policia ka dijeni

Një skandal ka dalë në dritë përgjatë ditëve të fundit ku Call Center në Shqipëri mashtrojnë qytetarët e BE-së duke u zhvatur para, teksa u premtojnë se do të fitojnë miliona në Bitcoin.

Në studion “Bardh a Zi”, gazetari Artan Hoxha se favorizimi i tyre nga ana e policisë bëhet edhe për shkak ta pagave më të cilat ato paguhen. Hoxha u shpreh se është e pamundur të jetë në punë një Call Center me 500 punonjës pa dijeninë e policisë.

“Akuzat e mëparshme lidhen me njëra tjetrën. Një polic i paguar keq është i detyruar të kërkojë një punë të dytë. Nuk mund të jenë truprojë të lokaleve ku konsumohen lëndë narkotike sepse kërkojnë lidhje. Nuk mund të ndërtoj unë një Call Center ku kam brenda 500 punëtor dhe nuk e di SPZ e zonës.

SPAK reagoi më në fund pas një urdhri të drejtorit të përgjithshëm. Përdoret territori shqiptar për të mashtruar qytetarë të BE. Me ato para korruptohen pjesëtarë të institucioneve tona. Emra nga policia ka pasur, ka dhe do ketë. Por nuk duhet të jenë selektivë. Emrat nuk kanë shkuar në prokurori. Në territorin e komisariatit nr. 4 gjenden 12 call center. Në QKR është regjistruar vetëm njëri”, u shpreh Artan Hoxha.

Ndërsa ish-zyrtari i Policisë së Shtetit Shemsi Prençi u shpreh se nëse nuk arrestohen ata që kanë marrë përsipër stimulimin e Call Center atëherë kjo do jetë zhurmë koti. Ai tha se shefat e komisariateve i kanë të përcaktuar zonat ku marrin rrogën e dytë, përmendur një rast shkelje të kryer nga SHÇBA në Shkodër.

“Po nuk u arrestuan ata që kanë marrë përsipër mbrojtjen dhe stimulimin e Call Center kjo do jetë zhurmë koti. Abuzohet me fonde publike dhe policia nuk ka kurajo të fillojë procedim penal se nuk e le shefi. Shefat e komisariateve i kanë të përcaktuar lokalet ku marrin rrogën e dytë. Kam thënë që di një rast që SHÇBA kanë shkuar në Shkodër, kanë pasur objekt për të prishur tre sera me drogë dhe kanë rënë dakord për të prishur vetëm njërën”, deklaroi Prençi.

Zv/ drejtori i Policisë Albert Dervishaj tha se po kryhen verifikimet e ligjshmërisë Call Center.

“Për call center është marrë një detyrë për të verifikuar ligjshmërinë e tyre dhe në bashkëpunim me prokurorinë do vazhdojnë procedimet. Punonjësit e policisë që punojnë me mish dhe shpirt dua t’i përgëzoj për punën që bëjnë dhe të mos cenohen nga akuza të tilla që mund t’i frenojnë në kryerjen e detyrës. Ata sakrifikojnë për garancinë dhe rendin publik”, tha Dervishaj.

27 plagë thike shënjestrën, SPAK çon në gjyq dy vrasësit e Elbasanit

Prokuroria e Posaçme u ka komunikuar akuzat dy personave të arrestuar për ekzekutimin më thikë të Regis Runajt në korrik të 2020-ës në Elbasan.

Dy të rinjve u është komunikuar akuza sot në ambientet e burgut të Peqinit.

Xhuliano Hoxha dhe Euglent Halili do të akuzohen për vrasje e kryer në bashkëpunim dhe grup të strukturuar kriminal.

Hoxha dhe Halili e qëlluan 27 herë me thikë Regis Runajn dhe të dy luajtën rolin e vëzhguesve në distancë të Emiljano Ramazanit, i cili po ashtu u ekzekutua në Elbasan./

Shihni pamje nga darka e Ramës në Beograd (FOTO)

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka publikuar pamjet nga darka që shtroi për kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, malazezin Zdravko Krivokapiç dhe zv/ kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov. Kreu i shtetit serb e cilëson mbrëmje të mrekullueshme.

Ne foton e publikuar nga Vucic shihen gotat e veres, disa telefona mbi tavoline dhe buzeqeshje paksa te sforcuara si per te bere nje foto.

“Një mbrëmje e mrekullueshme me miq nga rajoni @ediramaal @zdravkokrivokapiccg dhe Nikola Dimitrov. Unë dhe Ana Brnabić u dhuruam mysafirëve tanë verëra të shkëlqyera serbe dhe guxuam t’i krahasonim me verërat shumë të mira franceze. Miqësia jonë është miqësi për të ardhmen e gjithë rajonit” shkruan ai.

Edi Rama arriti sonte në Beograd në kuadër të nismës “Open Ballkan”. Kreu i qeverisë shqiptare u prit në aeroportin “Nikola Tesla” të Beogradit nga ministri i Jashtëm Nikola Selakoviç.

Vuçiç, Rama dhe Dimitrov nesër fillimisht në Pallatin e Serbisë do të bisedojnë me përfaqësuesit e kompanive nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, e më pas me përfaqësuesit e Këshillit Atlantik.

Më pas do të mbahet një konferencë e përbashkët për mediat me Vuçiçin, Ramën dhe Dimitrovin për nismën “Ballkani i Hapur”.

 

Rama me çadrën e FarmaNet në Beograd

Më 11 tetor gjatë operacionit “Përfitimi” Policia e Tiranës arrestoi pronarin e rrjetit të farmacive “Farmanet” Sokol Topçiu, i cili akuzohet se gjatë pandemisë së covid-19 ka shitur sasi të mëdha ilaçesh kontrabandë.

Hetimi për këtë veprimtari zgjati afro 1 vit dhe krimi ekonomik në Policinë e Tiranës arriti të zbulojë se ky shtetas në bashklëpunim edhe me disa persona të tjerë kishin arritur të fusnin ilaçe kontrabandë në Shqipëri dhe ti shisnin ato shumë disa herë më shtrenjës sesa i kishin blerë më parë.

Por pavarësisht se kjo çështje ende në proces gjyqësor, kjo nuk e ka penguar kryeministrin Edi Rama që të shfaqet në Beograd pikërisht me një çadër të këtij rrjeti farmaceotik.

Shpresojmë që kjo të jetë një ngatërresë e shoqëruesve të tij, pasi në të kundërt dalja publikisht me çadrën e një kompanie që është në proces gjyqësor do të interpretohej si një mesazh i qartë për drejtësinë.

 

 

 

Pamjet e rrëmbimit të Enver Stafuka! Duket Durim Bami e Ramazan Rraja

Janë publikuar për herë të parë pamjet e reja të rrëmbimit të Enver Stafukës, një emër tepër i njohur në kronikën e zezë.

Stafuka u rrëmbye shtatë vite më parë nga disa persona të veshur me uniformat e policisë, ndërsa dyshohet se është vrarë dhe trupi i tij është zhdukur.

News 24 ka publikuar pamjet e rrëmbimit të Stafukës, i dyshuar si i përfshirë por edhe me njohuri të shumta për disa ekzekutime të bujshme me pagesë. Për herë të parë del Durim Bami dhe Ramazan Rraja në skenë. Personi i tretë është Gentjan Bejtja ndërsa një person i katërt mbetet ende i paidentifikuar.

Siç shikohet edhe nga pamjet e plota, i pari që vjen në sheshin para lokalit dhe që zbret nga makina është Enver Stafuka. Dhe ora shënon 19:23 minuta.

Menjëherë pas tij, vjen Gentjan Bejtja. Më pas siç dallohet në video, vjen Ramazan Rraja, nipi i deputetit socialist Rrahman Rraja. I fundit që i bashkohet grupit është Durim Bami, personi që shikoni në pamje që zbret nga makina në anën tjetër të rrugës.

Siç vihet re në vazhdim, të katër personat, futen në lokal. 21 minuta më pas, i pari që del nga lokali është Ramazan Rraja, emri i të cilit përmendet për herë të parë në këtë histori. Ky i fundit, nxiton, merr makinën dhe largohet. Vetëm një minutë pas tij, nga lokali po me nxitim, del Enver Stafuka. Janë momentet e fundit përpara rrëmbimit.

Stafuka dyshohet si personi që i kishte siguruar makinën autorëve të vrasjes së komisarit Dritan Lamaj. Për vrasjen e Lamajt Arben Frroku është dënuar me burgim të përjetshëm.

Gazetari Artan Hoxha shpesh është shprehur se Stafuka ka patur dijeni për rreth 37 ngjarje kriminale, dhe se mund të ketë lënë pas një kasetë me rrëfimet për këto ngjarje ku ka treguar emrat e porositësve dhe kriminelëve./BW

Enver Stafuka u mendua se është gjallë, Hoxha: Kishte 1 kaset sekret

Mbrëmjen e sotme, “News24” ka sjellë në vëmendje rrëmbimin dhe zhdukjen e Enver Stafukës. I ftuar në emision gazetari Artan Hoxha ka bërë fajtor policinë e shtetit që sipas të cilit duhet të lëvizte më shpejt duke negociuar apo bërë presion autorëve për lirimin e tij.

Sipas tij hetimi i kësaj ngjarje ka dështuar. Ai tha se ka një kasetë ku Stafuka flet për 31 ngjarje që kanë ndodhur në Tiranë-Durrës-Fushë-Krujë.

“Kanë kaluar më shumë se 6 vite ku në momentin e parë ngjarja ka qenë me e nxehtë, familjareve u jepej shpresë se ngjarja do të zbardhej. Është menduar se ai mund të jetë i gjallë. Policia duhej të lëvizte shpejt që të mund të negocionte apo të ushtronte presion mbi autorët. Stafuka nuk është marrë për t’u vrarë, por për t’u shtrënguar për t’u torturuar për të dëshmuar për ngjarje të rëndësishme. Kam pasur informacion që ka një kasetë ku ai flet për 31 ngjarje që kanë ndodhur në Tiranë-Durrës-Fushë-Krujë.Këto ngjarje dhe rekorde kriminale duhet t’i ketë policia. Është bërë një rrëmbim tipik i një komado policore. Të organizosh këtë ngjarje duhet të kesh një grup të strukturuar duke vepruar shpejt dhe në sinkron. Kjo ngjarje ka shumë personazhe brenda. Hetimi në këtë histori ka dështuar. Ka pasur ndërhyrje politike apo nga ngjarje të tjera mbetet për t’u verifikuar. Unë doja të dëgjoja prokurorin që është marrë me këtë histori të thotë pse ka dështuar”- tha ai./BW

Biden në rrezik/ Reagon Trump: Fituam nga MAGA

Republikanët janë rikthyer!

Kandidati i tyre, Glenn Youngkin ka fituar zgjedhjet për guvernator në shtetin e Virgjinias, duke shkaktuar një tërmet në SHBA.

Sipas Daily Mail, kjo fitore ka tronditur presidencën e Joe Biden dhe vetë Partinë Demokratike.

Komentatorët liberalë kanë reaguar me mosbesim, ndërsa Joe Biden arriti mëngjesin e së mërkurës në Shtëpinë e Bardhë. “Një Joe Biden i shpartalluar u kthye në Shtëpinë e Bardhë pas udhëtimit në Europë. Atje ai gjeti një rrëmujë pas fitores së republikanëve në Virgjinia dhe performancave të zymta të demokratëve kryesorë në mbarë vendin”, shkruan Daily Mail.

Gazeta thekson më tej se votimet shihen si referendum për Joe Biden, i cili ka pësuar një rënie pikiatë sa i përket popullaritetit.

Vitin e shkuar ai kishte fituar shtetin e Virgjinias me 10 pikë diferencë. Por një tjetër shok mund të vijë për demokratët nga Nju Xhersi, ku gara është e ngushtë. Kujtojmë se Biden kishte fituar vjet në këtë shtet me plot 16 pikë diferencë.

Pas kësaj disfate të demokratëve ka reaguar edhe ish-presidenti Donald Trump.

Ai tha se Youngkin nuk do të kishte fituar në Virgjinia nëse ai nuk do ta kishte mbështetur. “Pa MAGA (Ta Bëjmë Amerikën të Madhe Sërish), ai do të kishte 15 pikë më pak,” tha Trump.

“Lëvizja jonë është më e madhe dhe më e fortë se kurrë. Falenderoj bazën që dolën fuqishëm dhe votuan për Glenn Youngkin,” vijoi më tej ai.

Mashtrimi me call center, Braçe: Institucionet e dinin, nuk vepruan

Ish zv/kryeministri Erion Braçe thotë se rrjetet “call center” kanë disa vite që kryejnë veprimtari mashtrimi në Shqipëri dhe se asnjë prej institucioneve ligjzbatuese nuk kanë bërë asgjë për ti ndaluar. Ai ka publikuar për këtë disa dokumente parlamentare që sipas tij vërtetojnë se autoritetet shqiptare megjithëse kanë pasur dijeni nuk kanë vepruar për ta ndalur këtë aktivitet.

Braçe i referohet seancës dëgjimore për vlerësimin e punës se Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare ku gjatë diskutimit është pranuar se disa nga këto rrjetet mashtrojnë qytetarët.

 

 

Statusi I Braçes:

 

MASHTRIMI E VJEDHJA ME CALL CENTER,

 

E NJOHUR DHE E QARTE PREJ MAJ 2018!

 

TANI KOHA PER TE DHENE LLOGARI!

 

#Dokumentet ne foto jane te MAJ 2018;

 

I referohen seances degjimore per vleresimin e punes se Autoritetit te Mbikqyrjes Financiare;

 

Raporti i vleresimit te Komisionit te Ekonomise se Kuvendit;

Protokolli i seances se pyetjeve dhe pergjigjeve ne Komisionin e Ekonomise se Kuvendit;

Rezoluta e Kuvendit per vleresimin e punes se AMF.

Ne te treja dokumentet evidentohet MASHTRIMI prej nje rjeti te Call Center me zyra ne Tirane e jo vetem dhe me operim me tregjet e kapitalit; pohoet MASHTRIMI, pra pranohet; njoftohen masat e mara dhe agjensite ligjzbatuese qe duhet te kryenin detyrat e lena ne REZOLUTEN E KUVENDIT.

 

Por mesa duket MASHTRIMI jo vetem qe ka vijuar por edhe eshte zgjeruar, bere masiv dhe ka goditur ne Gjermani e Hollande.

 

TANI ESHTE KOHA ÇER TE DHENE LLOGARI;

 

AMF, SHISH, POLICIA, DREJTORIA E PARANDALIMIT TE PASTRIMIT TE PARAVE TE PISTA DHE TE TJERA AGJENSI TE CITUARA NE KETO DOKUMENTA DUHET TE THONE TANI CFARE KANE BERE, CFARE NUK KANE BERE, CFARE NUK KA FUNKSIONUAR DHE ARSYET PERSE!

 

Zv.prokurori në Paris, “bllof” Berishën: Nuk është pranuar padia

Deklarata e ish-kryeministrit Sali Berisha i cili tha se Gjykata e Parisit ka pranuar padinë që ka bërë ndaj sekretarit amerikan të shtetit Anthony Blinken për publikimin e vendimit të DASH ku e shpallte “Non Grata”, duket se është e pavërtetë.

Duke ju referuar çështjes që tashmë ka shkuar në gjykatën franceze, Berisha në “Foltoren” e organizuar prej tij në Lezhë tha: “Jo vetëm gjykatësi ka pranuar shqyrtimin e padisë, por miqtë e mi më kanë njoftuar se ajo dosje ka zero fakte, zero prova, zero dokumente ashtu siç ju kam thënë unë ju. Megjithatë ftoj Sekretarin e Shtetit dhe cilindo shtetas, qytetar, institucion të atij vendi e mbarë botës, që çdo fakt, provë, dokument që të ketë, ta çojë në sallën e gjyqit në Paris”.

Por gazetari Albi Xhunga hedh poshtë deklaratën e ish-kreut të selisë blu në emisionin Zona Zero në Top News. Vetë gazetari thotë se kontaktoi me zv/Prokurorin Vincent Plymas, në gjykatën e Parisit. Dhe sipas përgjigjes zyrtare të këtij të fundit, nuk kemi të bëjmë me një pranim të padisë, por me regjistrim ose quajtur ndryshe protokollim të saj.

“Zbuluam që nuk ka një padi të pranuar nga Berisha ndaj Blinken, por vetëm një protokollim të kësaj padie. Deklarata e Berishës se gjyqtari ka pranuar padinë e tij, është mashtrim publik. E bazuar në asgjë. Pse është gënjeshtër? Sepse kontaktuam gjykatën e Parisit dhe zyra e marrëdhënies me shtypin na informoi që nuk kemi të bëjmë me një pranim të padisë por me një regjistrim. Nuk është marrë asnjë vendim. Kërkova info shtesë dhe më ka ardhur dhe përgjigja,” tha Xhunga, shkruan gazeta Shqip.

Përgjigja zyrtare nga Vincent Plymas, zv/Prokuror në gjykatën e Parisit e publikuar nga gazetari

Këshilli i Gjyqtarëve të Tribunalit të Parisit ka marrë një padi për shpifje, dhe konform kodit dhe procedurës penale, një depozitë është e nevojshme, që të lejohet hapja e një procedure gjyqësore, shkruan gazeta Shqip.

Policia aksion të befasishëm në Vlorë, arrestohen tre persona

Tre persona janë arrestuar mbrëmjen e sotme në Vlorë në kuadër të një operacioni të nisur nga policia për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Burime bëjnë me dije se tre të arrestuarit janë konstatuar me armë pa leje me vete në momentin e kontrollit nga policia.

Operacioni është ende në zhvillim e sipër, ndërsa detajet pritet të bëhen publike përmes një komunikate për shtyp nga Policia e Shtetit.