zoom

Day ArchiveBastet online, si i hapi rrugë paligjshmërisë shfuqizimi i ligjit

8,500 domaine dhe linqe të mbyllura nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP); 481 të arrestuar dhe mijëra të përfshirë.

Ky është bilanci i 3 viteve të fundit, që pas hyrjes në fuqi të ligjit që bllokonte ushtrimin e aktivitetit të lojërave të fatit.

Persona të ndryshëm, gjetën rrugë alternative për të vijuar punën, edhe pse ilegalisht.

“Përpos mbylljes fizike të pikave të basteve sportive dhe lojërave të fatit nga qeveria u ndërmor edhe nisma përmes AKEP-it që të mbylleshin edhe të gjithë domeinet përmes të cilave luheshin elektronisht bastet sportive”, thotë Igli Tola, pedagog në Fakultetin Ekonomik të Tiranës.

Ai thotë se është gati e pamundur që të mbikëqyren web faqet të cilat ndryshojnë IP-të.

“Kjo është një ndërmarrje nga ana e qeverisë gati, gati e pamundur, pasi AKEP-i ka kontroll dhe ka juridiksion vetëm mbi domeinin ‘.al’. ne e dimë shumë mirë që shumica e këtyre web faqeve që luajnë shqiptarët lojëra elektronike janë domeine me IP të huaja, pra janë kompani të regjistruara jashtë. Madje ata për të mos lënë gjurmë për autoritetet policore dhe autoritetet tjera kombëtare të mbikëqyren dhe përndiqen, shpeshherë bëjnë edhe ndryshimin e adresave dhe IP-ve në kohë shumë të shpejtë që mos të ketë mundësi të gjurmohet një aktivitet dhe më pas të zbulohet i gjithë rrjeti përmes të cilit luhet”, thotë Igli Tola.

3 institucionet përgjegjëse, Policia e Shtetit, Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të fatit dhe AKEP, pavarësisht konstatimeve të deritanishme, pranojnë njëzëri që një fenomen  i tillë është i vështirë për t’u parandaluar.

“Që nga janari i vitit 2019 me ndryshimet ligjore siç përmendet edhe ju, si dhe me saktësimin e sanksioneve penale në ngarkim të personave të cilët kryejnë këtë veprimtari të paligjshme mund të themi që vijon ende të jetë actual një fenomen shqetësues për shoqërinë si dhe për strukturën e Policisë së Shtetit pasi edhe zhvillimi i teknologjisë ka bërë të mundur që kjo veprimtari kriminale të kryhet në mënyra të ndryshme dhe të thjeshta pasi mjafton një pajisje elektronike me lidhje interneti dhe një person mund të ushtrojë krejt kollaj këtë lloj veprimtarie”, thotë Klejda Çoça, specialiste e krimit ekonomik në drejtorinë e policisë në Shkodër.

Unpublished zbërtheu skemën e funksionimit të basteve të jashtëligjshme.

Mjafton një smartphone, një llogari apo thjesht edhe vetëm një mik që ka dijeni për ekzistencën e një baze ku vihen baste, dhe mund të luash njëlloj si më parë.

Këto 3 vite shërbyen për të treguar se kjo veprimtari e paligjshme ka nevojë për të tjera ndërhyrje rrënjësore se sa thjesht dhe vetëm heqja e disa makinetave.

 

Ministrja socialiste ngushëllon Bashën për humbjen e babait

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përcolli sot për në banesën e fundit babanë e tij, Xhelal Bashën, i cili u nda nga jeta dy ditë më parë.

Me këtë rast ai publikoi edhe një mesazh ku shprehu falenderimet për të gjithë ata që iu gjendën pranë në këtë moment të vështirë.

Mesazh ky që u pasua me një numër të madh ngushëllimesh të tjera nga njerëz të njohur e qytetarë të thjeshtë të bëra në faqen zyrtare të Bashës në facebook. Nuk mungoi edhe një mesazh ngushëllimi edhe nga ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin në qeverinë Rama, Elisa Spiropali. “Ngushëllime, u prehtë në paqe!” shkroi Spiropali.

Kjo ka shkaktuar jo pak reagime nga qytetarët e tjerë.

Skandali ne Tiranë, mjeku homoseksual ngacmon studentin

Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë një shqetësim që kohët e fundit është kthyer në një makth për qytetarët, veçanërisht për ata meshkuj.

 

Pas Universitetit Politeknik, në zonën e Liqenit, ku njerëzit dalin me biçikleta, ose bëjnë vrap pasdite vonë, të panjohur me prirje homoseksuale, u dalin para dhe i ngacmojnë seksualisht. “Stop” transmetoi denoncimin e një studenti, i cili është gjetur para situatave të tilla.

 

I panjohuri: Çkemi? Për çfarë ke dalë? Për qejf?

 

I infiltruari: Xhiro, por paskan ikur dritat.

 

I panjohuri: Je aktiv, pasiv?

 

I infiltruari: Si?

 

I panjohuri: Çfarë bën në seks?

 

I infiltruari: Nuk e prisja një gjë të tillë.

 

I panjohuri: Po për qejf dalin njerëzit këtu, pse për çfarë dalin?! Ti ke dalë me biçikletë për dore.

 

I infiltruari: Po, se nuk ka drita.

 

I panjohuri: Këtu nga Tirana je? Çfarë bën në seks? Hë ore, sa turp që ke!

 

I infiltruari: Po pse më kap?

 

I panjohuri: Pse ore, çfarë ka për të të kapur?

 

I infiltruari: Jo, jo, jo!

 

I panjohuri: Oooo, “Lule mos më prek”..!

 

I infiltruari: Je i panjohur.

 

I panjohuri: Të panjohur jemi.

 

I infiltruari: Po si ma kap dorën kështu?!

 

I panjohuri: Po se më pëlqen të ta prek dorën, ta shoh një çikë. Është më shumë eksituese, kur nuk njihesh.

 

I infiltruari: Pse, u eksitove ti?

 

I panjohuri: Shumë!

 

I infiltruari: Unë nuk jam i kësaj fushe.

 

I panjohuri: Po nuk je, do bëhesh. Ecim? Bëjmë një xhiro?

 

I panjohuri: Je në shkollë? Dukesh i vogël. Unë kam mendimin, se mund të jesh 21-22.

 

I infiltruari: 21!

 

I panjohuri: Unë jam mjek në profesion. Jam dermatolog, në QSUT.

 

I infiltruari: Je i martuar?

 

I panjohuri: I martuar, pra.

 

I infiltruari: Sa vjeç je ti ? Ti je aty te 40-ta.

 

I panjohuri: Fiks!

 

I infiltruari: Çfarë bën?

 

I panjohuri: Po të shoh pak lëkurën, kapilarët. Mirë qenke. Të të shoh lëkurën! Të të shoh pak qafën! Mirë je, nuk ke asnjë lloj gjëje. Jemi në syrin e të gjithëve. Bëjmë një xhiro këtej?

 

I infiltruari: Nuk jam pak i vogël para teje?

 

I panjohuri: Zemër, ka çuna 16, 17, 18… kam bërë seks dhe mirupafshim. Po ata janë fëmijë, e bëj një herë dhe mirupafshim.

 

I panjohuri: T’i vëmë edhe vulën mo?

 

I infiltruari: Çfarë vule?

 

I panjohuri: Vulën e njomë. Arbri e kam emrin.

 

I infiltruari: Ej, po si më kap, mor burrë?! Të lutem, të lutem! Të lutem, mos më kap! Se na fute në mes të pyllit tani.

 

I panjohuri: Këtu je në rrugë kryesore, nuk je në mes të pyllit.

 

Më pas në emisionin “Stop” u transmetua momenti kur, i panjohuri mundohet të zhveshë studentin dhe ta prekë në vende të papërshtatshme.

 

I infiltruari: Ore, se më shtrëngove qafën. Të lutem!

 

I panjohuri: Hajde!

 

I infiltruari: Jo, jo nuk vij. Çfarë do më bësh? Do na puthësh mo? Na rrëzove!

 

I panjohuri: Pse, çfarë janë puthjet?

 

I infiltruari: Jo, jo, të lutem!

 

I infiltruari: Po më lëndon! Mos më kap të lutem! Mos më kap! Si më fut duart kështu?! Mos më puth, të lutem! E shikon, që nuk kam eksitim?

 

I panjohuri: Do eksitohesh, avash-avash.

 

I panjohuri: Çfarë dëshire ke?

 

I infiltruari: Të lutem, se kam shumë siklet.

 

I panjohuri: Ka gjithmonë një herë të parë,- tha ai. Paske gjithë këtë k… mo.Pse ikën mbrapsht, mor burrë?

 

I infiltruari: Të lutem, çfarë do më bësh?

 

I panjohuri: Asgjë…Një çikë te gusha. Sillu mirë!

 

I panjohuri: Mos u bëj çun i keq! Sillu mirë!

 

I infiltruari: Të lutem, mos më zhvish, se po më zhvesh! Se kam siklet.

 

I panjohuri: Nuk ka siklet fare! Mos ma vër atë dorën ashtu, se po më bezdis! Mmmm, mos u shtrëngo, lëshohu, rri mirë! Si doktor, po të vizitoj: zemrën, stomakun, apendesitin.

 

I infiltruari: Po më zhvesh tutat. Po na dëgjojnë të gjithë.

 

I panjohuri: Shhhh! Më lër të të prek pak!

 

I infiltruari: Po kur nuk dua, pse më prek?

 

I panjohuri: Mos bërtit! Më lër të bëj atë, që dua unë! Te veshi, se e shoh që e ke pikë të dobët.

 

I infiltruari: Të lutem, se po më zhvesh me pahir!

 

I panjohuri: Më lër ta prek një çikë!

 

I infiltruari: Si mund të preket një njeri kështu?/tvklan.al

Boksieri shqiptar siguron medalje në mes të Beogradit

Alban Beqiri e ka të sigurtë një medalje në Botërorin e boksit që po mbahet në Beorgad. Boksieri shqiptar mundi në çerekfinale jordanezin Zajed Eishash për peshën deri 71 kilogramë në sfidën e zhvilluar këtë të martë. Beqiri e mbylli në disavantazh raundin e parë, por dominoi në dy pasardhësit. Gjyqtaria e vlerësoi paraqitjen e tij, duke i dhënë fitoren me pikë 4 – 1. Në gjysmëfinale ai do të përballet të enjten me rusin Vadim Musaev.

Theu traun e doganës greke, kush është 39-vjeçari s’iu bind policisë

Një shtetas shqiptar u arrestuar ditën e sotme nga atoritetet greke në afërsi të Igumenicës, pasi u fut në territorin e shtetit fqinj duke mos respektuar kontrollin në pikën kufitare.

Ai është 39-vjeçari nga Lezha, Gardjan Mirukaj.

Ngjarja ndodhi në pikën e kalimit kufitar në Qafë-Botë, teksa Mirukaj nuk iu bind kontrollit të policisë shqiptare dhe asaj greke per verifikimin e dokumentave.

Më pas ai duke drejtuar një makinë tip“Volkswagen” theu trauan e doganës dhe u fut në territorin grek.

Në ndjekje të tij u vunë 6 automjete të policisë helene, duke bërë të mundur arrestimin e tij në Igumenicë, vetem pas 30 kilometrash.

Në tentativë për t’u larguar, ai përplasi edhe një automjet të policisë greke, por fatmirësisht nuk mbetën persona të lënduar. 39-vjeçari është shoqëruar në polici ndërsa nga kontrollet në automjet nuk janë evidentuar sende të paligjshme.

Lajm i keq për duhanpirësit, çmimet e cigareve do të rriten

Valës së rritjes së çmimeve nuk do ti shpëtojnë as cigaret. Por ndryshe nga sa thuhet për karburantet dhe energjinë se rritja është e imponuar nga sjellja e tregjeve ndërkombëtare, rritja e çmimit të duhanit dhe produkteve do të vijë për shkak të normave të reja të akcizës që do të aplikojë qeveria duke filluar nga janari i vitit të ardhshëm.

Në paketën e re fiskale të paraqitur për miratim në Kuvend, është propozuar një kalendar rritje për të gjithë kategoritë e duhanit dhe nënprodukteve të tij.

Në realcionin që shoqëron paketën fiskale qeveria shpjegon se ky është një detyrim që buron nga direktiva e Bashkimit Europian, e cila përcakton se akciza e cigareve nuk duhet të jetë më e vogël se 90 euro për çdo 1 mijë fije.

Ndaj për të shkuar drejt këtij synimi Ministria e Financave ka vendosur që të rrisë atw me 250 lekë për 1 mijë fije, çka do të përkthehet në 5 lekë të reja rritje për paketë për çdo vit.

Gjithashtu pjesë e akcizës vitin e ardhshëm do të bëhet edhe kategoria “Shisha, nargjile” e cila do ketë një nivel akcize prej 6750 lekë për kilogram dhe që do të rritet me nga 500 lekë për 4 vitet në vijim.

 

Kalendari I rritjes së akcizës për cigaret

 

6750 lekë/1000 fije duke filluar nga 1 janari 2022

7000 lekë/1000 fije duke filluar nga 1 janari 2023

7250 lekë/1000 fije duke filluar nga 1 janari 2024

7500 lekë/1000 fije duke filluar nga 1 janari 2025

7750 lekë/1000 fije duke filluar nga 1 janari 2026

 

Shefi i CIA-s takohet me zyrtarë rusë të sigurisë

Drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) në Shtetet e Bashkuara , William Burns, ka udhëtuar drejt Moskës për të biseduar me zyrtarët rusë të sigurië, në kohën e tensioneve të vazhdueshme në mes të dyja shteteve.

Burns dhe Nikolai Patrushev, udhëheqës i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, “kanë diskutuar marrëdhëniet Rusi-SHBA”, është thënë në një komunikatë për media të këtij Këshilli më 2 nëntor.

“Drejtori i CIA-s, William Burns, me kërkesë të presidentit, është duke udhëhequr një delegacion të zyrtarëve të lartë amerikanë në Moskë më 2 dhe 3 nëntor”, ka thënë Ambasada amerikane në Moskë.

“Ata janë duke takuar pjesëtarë të Qeverisë ruse për të diskutuar një mori çështjesh në marrëdhëniet bilaterale”, është thënë në deklaratë.

Marrëdhëniet e Rusisë me Shtetet e Bashkuara janë në nivelet më të ulëta prej periudhës pas Luftës së Ftohtë, kryesisht për shkak të ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet amerikane, aneksimin e Gadishullit ukrainas të Krimesë nga Moska, konfliktet në lindje të Ukrainës, sulmet kibernetike që dyshohet se i kanë kryer hakerët rusë dhe helmimin e kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny.

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se pavarësisht tensioneve, administrata e tij është duke kërkuar për mënyra të bashkëpunimit me Moskën për çështje specifike, siç janë zvogëlimi i armëve strategjike, bisedimet me Iranin për armë bërthamore dhe luftimin e sulmeve kibernetike./REL

Humbi të atin, Basha reagon për herë të parë

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar për herë të parë pas ndarjes nga jeta të babait të tij Xhelal Basha.

“Sot i dhamë lamtumirën babait tim Xhelalit i cili u nda nga kjo jetë pas një beteje të gjatë, duke na hidhëruar dhe ligështuar mamanë time Remzijen, mua dhe vëllain tim Erlindin, Aurelën, vajzat, familjarët dhe miqtë e shumtë të tij dhe familjes. Ai u largua në paqe i rrethuar nga dashuria dhe përkujdesi i njerëzve të tij të dashur.

Në këto momente dhimbje të rëndë për familjen tonë, falenderojmë me mirënjohjen më të thellë të gjithë miqtë dhe dashamirët që na u gjendën dhe na lehtësuan, me praninë, mendimet, mesazhet, lutjet dhe mbështetjen e tyre.

Falenderojmë mjekët, infermierët dhe të gjithë personelin shëndetësor për përkujdesjen e tyre të dhembshur për babain gjatë gjithë kësaj periudhe.

Për familjen tonë kjo është një humbje e madhe. Por po kaq i madh është ngushëllimi që Zoti e mori me qetësinë dhe dinjitetin që i fali në çdo çast të jetës së tij, si dhe lutjet tona që shpirti ti prehet në paqe!”, shkruan ai.

Inceneratorët që “djegin” para, mbi 20 mln € më shumë se parashikimi

Në tre vjet qeveria dha tri koncesione për inceneratorë që janë kthyer në mollë sherri mes opozitës dhe mazhorancës, sidomos pas disa hulumtimeve mediatike që hodhën dyshime të mëdha për lidhjen e kontratave koncesionare.

Koncesioni i parë u dha në datë 2014 për inceneratorin e Elbasanit. Kompania ALBTEC ENERGY SHPK bën ofertë të pa kërkuar, qeveria brenda dy muajsh mori vendimin për ndërtimin e inceneratorit, bëri termat e referencës dhe shpalli garën, ku mori pjesë vetëm ALBEC ENERGY, që fitoi kontratën me vlerë 22 milionë euro.

Draft kontrata parashikonte ndërtimin e inceneratorit brenda 16 muajve, por në kontratën e nënshkruar, punimet parashikohen 7 vjet.

 

725 qytetarë të infektuar, 6 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë deklaroi sot se nga 3273 testime kanë rezultuar 725 qytetarë të infektuar me COVID-19. Ndërkohë janë shënuar 6 humbje jete dhe 602 të shëruar në 24 orët e fundit .

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:
Janë kryer 3273 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 725 qytetarë, në këto bashki:
289 në Tiranë, 43 në Fier, 36 në Elbasan, 32 në Vlorë, 29 në Lushnje, 28 në Shkodër, 27 në Berat, nga 22 qytetarë në Durrës, Kamëz, 20 në Gjirokasër, nga 17 qytetarë në Korçë, Sarandë, 11 në Patos, nga 9 qytetarë në Kukës, Krujë, Pogradec, nga 8 qytetarë në Dimal, Lezhë, 7 në Mallakastër, nga 6 qytetarë në Kuçovë, Vorë, nga 5 qytetarë në Tepelenë, Kavajë, nga 4 qytetarë në Divjakë, Konispol, Kolonjë, Gramsh, nga 3 qytetarë në Librazhd, Dropull, Himarë, Roskovec, Kurbin, Tropojë, Vau i Dejës, nga 2 qytetarë në Mirditë, Selenicë, Libohovë, Përmet, Skrapar, nga 1 qytetar në Peqin, Poliçan, Devoll, Maliq, Memaliaj, Këlcyrë, Delvinë, Mat, Bulqizë, Rrogozhinë, Has, Fushë Arrëz, Malësi e Madhe.

Janë 7,834 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 157 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 6 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: dy qytetarë nga Berati të moshave 57-64 vjeç, një qytetare nga Tirana 58 vjeçe, një qytetare nga Fieri 73 vjeçe, një qytetar nga Shkodra 81 vjeç, një qytetare nga Tepelena 91 vjeçe.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 602 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 174,849 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (2 Nëntor 2021)

Raste të reja ditore 725
Të shëruar në 24 orë 602
Të shtruar në spitale 157
Humbje jete në 24 orë 6

Testime ditore 3273

Testime totale 1,311,540
Raste pozitive 186,222
Raste të shëruara 175,451
Raste Aktive 7,834
Humbje jete 2,937

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4037
Fier 862
Durrës 543
Shkodër 506
Vlorë 419
Elbasan 345
Gjirokastër 303
Berat 257
Korçë 194
Lezhë 178
Kukës 120
Dibër 70