Aplikacion
Zv/Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi ka deklaruar mbrëmjen e sotme se nëse Zoran Zaev jep dorëheqjen në parlament dhe do të vendoset të shkohet në zgjedhje të reja, atëherë do të ketë një kryeministër shqiptar për herë të parë në Maqedoninë e Veriut,
Ky kryeministër shqiptar do të qëndrojë për 100 ditë para zgjedhjeve, qofshin ato të parakohshme apo loka, sipas marrëveshjes së bërë me Zoran Zaev kur nënshkruan koalicionin.
Nder te tjera, i ftuar ne nje lidhje skype ne Opinion, Artan Grubi u pyet nese tashme eshte ai kryeministri i ri i Maqedonise, por ai refuzoi se ishte keshtu, duke theksuar se nuk do ta lejojne Zaevin te jape doreheqjen.
Sipas Grubit, situata me Zaev do te sqarohet deri ne fundjave. Ai shtoi se ikja e Zaevit do te sillte shume probleme pasi jane nje sere marresveshjes qe jane bere per tu zbatuar ne qeveri me te.
Pjesë nga intervista:
Fevziu:A jeni ju kryeministri i Maqedonisë? Si i bie llogaria?
Artan Grubi: (Qesh) Pyetje shumë e drejtë. Kur e takova Zaevin pasi kishte deklaruar dorëheqjen pak pas mesnatë, më tha se duhet të marrësh përsipër udhëheqjen e qeverisë që nga nesër, por i thashë nuk do të ndodhë ashtu, sepse ne nuk pranojmë dorëheqjen e tij dhe duhet të vazhdojmë para. Ai e ka paralajëmruar dorëheqjen por nuk e ka deponuar në kuvend.
Blendi Fevziu: Ne në Shqipëri kemi vetëm 2 dorëheqje në 30 vite. Si do ta tërheqë dorëheqjen?
Artan Grubi: Ai tha se nëse do të humbë në qytetin e Shkupit do të dorëhiqet, dhe humbi Shkupin, prandaj deklaroi se do të dorëhiqet. Por nuk e ka dorëzuar dorëheqjen në kuvend. Qeevria do të riformatohet nga fillimi. Ai mandaton një njeri tjetër që formon qeverinë.
Blendi Fevziu: A mund të rikandidojë Zaev?
Artan Grubi: Po mund të kandidojë kur të dorëzojë mandatin, por nuk ka ndërmend të rikandidojë. I kemi thënë që të qëndrojë pasi kemi dhe negociatat me Bullgarinë për negociatat. Nuk ka ndodh në historinë diku që të dorëhiqet dnjë kryeministër për zgjedhjet lokale.
Blendi Fevziu: Zaev do të iki por ju nuk e lini?
Artan Grubi: Ali Ahmeti e ka bërë marrëveshjen me Zaev për 4 vite. Nuk e lëmë se e kemi marrëveshjen 4 vite me Zaev. I kemi deklaruar se duhet të përfundojmë marrëveshjet. Do të sillte shumë probleme ikja e Zaev. Deri nga fundi i javes presim qe te zgjidhet kjo situate. Nga e premtja ose e shtuna them se do te kete nje vendim.
Blendi Fevziu: Nëse arrihet një marrëveshje e re, mbetet ende ideja se disa muaj do të ketë ministër shqiptar.
Artan Grubi: Po, 100 ditë. Sot e konfirmuam përsëri në takimin që kishim. Para mbajtjes së zgjedhjeve, të parakohshme apo të rregullta, kryeministër do të jetë për herë të parë një shqiptar.
Si avokati kërkoi 12 mijë € për ekstradimin e një personi nga ItaliaEmisioni “Stop” publikoi këtë të hënë, denoncimin e një qytetareje ndaj një avokati, i cili ka marrë para për t’i ekstraduar djalin drejt Shqipërisë, por që procedurat nuk u kryen kurrë.
Në një regjistrim avokati Lavdosh Shehu pranoi, se ka marrë shumën 5000 euro për funksionarë të Ministrisë së Drejtësisë.
Avokati: Ligjërisht e ka 10 ditë, mbas vendimit të gjykatës, që e njoha unë. Unë e kam bërë njohjen e vendimit të huaj Fatosit. E kam çuar në prokurori vendimin e formës së prerë. Nuk është ankimuar në Apel. Ka vajtur në prokurori. Vendimi im është njohur, ka vajtur në apel të Romës. Italia ka sjellë, mbas vendimit tonë të gjykatës, ka sjellë autorizimin, që të ekstradohet ky zotëria dhe thotë “hajde merreni”. Se nuk mbahet më nga shteti italian, sepse keni një vendim të formës së prerë të Gjykatës së Fierit, që thotë, që ky zotëria këtë dënim, pjesën e mbetur, duhet ta vuajë në Shqipëri. Italia e ka bërë procedurën e vet. Tani, në momentin, që ka ardhur procedura këtej, arsyen pse është penguar, ia kam thënë nënës dhe nëna e di shumë mirë “pse”.
Stopi: Cila është arsyeja, të lutem?
Avokati: Mua për Fatosin më kanë kërkuar një shifër të çmendur. Muhabetin unë me Fatosin e kam bërë që në Shtator-Tetor. Duke qenë se Fatosi më tha “unë nuk kam mundësi”, unë me atë njeriun, që më tha atë muhabetin i kam shkëputur marrëdhëniet. Ligjërisht i takon.
Denoncuesja: 12 mijë Euro ka qenë shifra. 5 mijë Euro ia kemi dhënë avokatit dhe 7 mijë Euro, kur të kthehet djali.
Avokati: Në momentin, që unë kam mbaruar vendimin e formës së prerë për ta dërguar në Itali dhe që kam kryer gjithë shërbimin, këta më kanë bërë një pagesë 5 mijë euro. Tashi unë nuk mohoj ça pagesash marr. Sepse kam ecur me fjalët e atyre dhe më thanë “e kam mbyllur” dhe në fakt më doli, që s’e kishin mbyllur.
Stopi: Ku ka ngelur?
Avokati: Është në zyrë të Ministres.
Ai thotë, se nuk e njeh ministren, por ka mundur të hyjë deri te Sekretari i Përgjithshëm.
Avokati: Ne me Ministren nuk kemi fol ndonjëherë. Unë nuk e njoh personalisht atë. Pagesën, që kanë bërë këta, është 5000 euro.
Stopi: Ku kanë shkuar, mor aman?
Avokati: Kjo është n/drejtoresha e … së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm. Unë i kam thënë dhëndrit të zonjës “hajde të të çoj tek Sekretari i Përgjithshëm. “Ky i ka marrë, ja ku e ke”. Unë s’të mohoj.
Stopi: Si e ka emrin?
Avokati: Ka marrë 5000 Euro. Për kokë të atij djalit, jam -1 milionë lekë. Kam shkuar në Fier 10 herë. Nuk po diskutojmë hakun. Po diskutohet puna, nuk është çështja e hakut. 5000 Euro i ka marrë Sekretari i Përgjithshëm. Tani ai lekët i ka marrë dhe unë për këtë jam 100% i sigurtë dhe s’ma ndjen fare, ia them në sy. I kam thënë atij dhëndrit “hajde të të çoj me dorën time aty”.
Stopi: Sekretari, si e kishte ky? Sa mund të kërkojë? Sa mund të dojë?
Kur avokati kërkonte me ngulm 12 mijë Euro, që të kryente ekstradimin, “Stop” dorëzoi provat dhe materialet në SPAK. Në datën 22 Tetor 2021, u bë i mundur arrestimi i avokatit Lavdosh Shehu me akuzën për “ndikim i paligjshëm i funksionarëve publikë”.
Ne lidhje me faktet e pasqyruara ne emisionin STOP te TvKlan, te dates 01.11.2021, Prokuroria e Posaçme kunder Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar, pas nje hetimi te thelluar te rastit, ka filluar procedimin penal nr. 93 te vitit 2022 ndaj avokatit Lavdosh Shehu dhe punonjesit te Ministrise se Drejtesise, Hamza Tola, per vepren penale te parashikuar nganeni 245/1 pragrafi i dyte i Kodit Penal dhe lidhur me keteprocedim Gjykata e Posaçme e Shkalles se Pare per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr. 46, date 27.07.2022 ka vendosur:
“Deklarimin fajtor te te pandehurit Lavdosh Shehu per vepren penale te “Ushtrimi i ndikimit te paligjshem ndajpersonave qe ushtrojne fuknksione publike”, ne bashkepunim, parashikuar nga nenet 245/1, paragrafi i dyte (para ndryshimeve te pesuara me ligjin 43/2021) e 25 te Kodit Penal dhe denimin e tij perfundimisht me 1 (nje) vit e 2 (dy) muaj burgim.
Deklarimin fajtor te te pandehurit Hamza Tola per veprenpenale te “Ushtrimi i ndikimit te paligjshem ndaj personave qe ushtrojne fuknksione publike”, ne bashkepunim, parashikuarnga nenet 245/1, paragrafi i dyte (para ndryshimeve te pesuarame ligjin 43/2021) e 25 te Kodit Penal dhe denimin e tijperfundimisht me 1 (nje) vit e 2 (dy) muaj burgim.”
Nga materialet e procedimit penal nr. 93, te vitit 2022 te SPAK, por dhe nga vendimi i mesiperm i gjykates qe ka gjykuar kete procedim, rezulton i pavertete fakti se Sekretari i Pergjithshem i Ministrise se Drejtesise, te kete lidhje ne çeshtjene trajtuar ne emisionin STOP te Tv Klan te dates 01.11.2021.
Vendimi i mesiperm i gjykates eshte ankimuar ne Gjykatene Posaçme e Apelit per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe kjo e fundit me vendimin nr. 58, date 14.12.2022 ka vendosur lenien ne fuqi te vendimit nr. 46, date 27.07.2022 te Gjykates se Posaçme te Shkalles se Pare per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.“
Plas sherri mes shqiptarëve në Londër, grushta e shkelma: Do të vrasNjë sherr mes disa të rinjve shqiptarë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Londër. Videoja e sherrit ka mbërritur së fundmi në redaksinë e JOQ ALBANIA. Shihet se dy grupe të rinjsh përleshen me njëri-tjetrin teksa dalin nga një lokal nate.
Ende nuk dihen arsyet e sherrit. Ndërkohë në video dëgjohen të sharat në shqip. Nuk ka informacion, nëse pas sherrit ka mbërritur policia dhe është bërë shoqërimi i ndonjërit prej të rinjve.
JOQ: Brryli Broadway paguhet nga Erion VeliajIroni a Brryli Brodway, duket se është marrë me të keq nga ana e portal JOQ Albania.
Së fundmi ky portal e ka kthyer në sulm një sarkazëm të postuar nga Brryli Brodway, ku këta te fundit duke përdorur nota ironike postuan një foto të makinës së JOQ që kishte zënë vendin e parkimit të taksisë.
Sipas JOQ, Brryli Brodway paguhet nga Erjon Veliaj dhe tashmë shoferi është pezulluar.
Reagimi I JOQ:
Balla i shkel syrin Gjonajt për deputeten e LSINë Këshillin e Legjislacionit, deputetja e LSI-së Erisa Xhixho ishte duke artikuluar një fjalë monotone që nuk la asnjë shenjë në debatin për ndryshimet e Kushtetutës, por në krah të saj u pa që Taulant Ballën nuk po e zinte vendi.
Kreu i grupit parlamentar të PS-së kishte në krah të djathtë ish Ministren e Drejtësisë Etilda Gjonajn. Papritur u kthye nga ajo dhe i shkeli syrin, i pandërgjegjshëm se kamera e kuvendit e kishte përfshirë edhe atë në objektiv. Gjesti i pahijshëm, që nuk dihet me çfarë kuptimi u dha, nuk u dallua nga deputetët e pranishëm në mbledhje, por binte shumë në sy në kamera. Shikoni videon më poshtë:
Gara me 2 “superbisha” te Mbikalimi i Patokut, e pëson organizatoriPenguan qarkullimin e mjeteve të transportit rrugor, për të realizuar gara sportive, prishën rendin dhe qetësinë publike, organizuan grumbullime dhe më pas postuan video në rrjete sociale, shërbimet e Policisë identifikojnë dhe procedojnë penalisht dhe administrativisht njërin nga drejtuesit e mjeteve, i cili ishte organizatori i garës dhe shpallin alert mjetin tjetër.
Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe automjetin në pronësi të E. K., i cili e kishte dërguar atë në një servis, për ta çmontuar.
Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqeshin drejtues mjetesh që kishin ndaluar mjetet e tyre, me qëllim për të realizuar gara sportive, në aksin rrugor Lezhë-Mamurras, tek “Mbikalimi i Patokut”, duke penguar lëvizjen e lirë të mjeteve të tjera, duke prishur rendin e qetësinë publike dhe duke organizuar grumbullime të njerëzve, shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë, falë veprime të shpejta hetimore kanë bërë të mundur identifikimin e njërit prej drejtuesve të mjeteve.
Në vijim të veprimeve hetimore, filloi procedimi penal për shtetasin E. K., 35 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime” dhe ” “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë”.
Gjithashtu, nga shërbimet e Policisë i është vendosur masa administrative 150.000 lekë.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke u siguruar reagim të shpejtë e të paanshëm, kundrejt atyre që shkelin ligjin dhe cenojnë jetën e qytetarëve./
Call Center në Shqipëri po “vjelin” “qytetarët, BE jep alarminProkuroria dhe policia shqiptare janë vënë në lëvizje nga letër e autoriteteve italiane, gjermane dhe disa vendeve nordike se call center në vendin tonë po zhvatin qytetarët e tyre me anë të mashtrimit për të investuar në bursë nëpërmjet sistemit Forex.
Sipas të njëjtës letër që ka mbërritur nga jashtë kërkohet verifikimi llogarive bankare, numra telefoni dhe personash që qëndrojnë pas këtij biznesi të jashtëligjshëm. Skema është e mashtrimit është e thjeshtë.
Call center në Shqipëri telefonojnë të moshuar në vende të huaja duke i tërhequr ata fillimisht në skemë duke u kërkuar të depozitojnë shuma të vogla dhe duke ua kthyer fillimisht fitimet në mënyrë që ata më pas të shpenzojnë shuma të mëdha të cilat zhduken.
Më pas, ose nuk u përgjigjen telefonatave të tyre ose u thonë se paratë kanë humbur për shkak të lëvizjeve në bursë. Pasi arrijnë një sasi fitimi kompanitë zhduken dhe hapin një tjetër kompani me emër tjetër duke zhdukur çdo gjurmë të së parës.
Mediat raportuan pak kohë më parë se në QKB rezultojnë 11 kompani të ndryshme përdorin FOREX në Shqipëri. FOREX, në thelb është një rrjet blerësish dhe shitësish, të cilët transferojnë valutë mes njëri-tjetrit me një çmim të rënë dakord.
Është mjeti me anë të të cilit individët, kompanitë dhe madje edhe bankat qendrore konvertojnë një monedhë me njëra – tjetrën. Problemi është se aty çmimet janë të larta, por shumë të paqëndrueshme.
13 vjeçarja ikën dhe merr shtëpi me qera në Sarandë, flet e ëmaFiks Fare tregon se një nxënëse vetëm 13 vjeç është larguar nga shtëpia e saj dhe jeton me qira në Sarandë. Vajza është bërë problem pasi vjen gjithmonë me vonesë në shkollë dhe aspak e veshur si moshataret e tjera, apo e veshur për moshën që ka. Drejtori thotë gjithashtu se ka denoncuar në komisiariat bashkë dhe me familjarët e vajzës.
Për vajzën e mitur është marrë dy herë vendim që të shkojë në qendër rehabilitimi, por drejtori rrëfen se nuk di çfarë ka ndodhur, pasi vajza jo vetëm nuk është në qendër rehabilitimi, por vjen sërish në shkollë dhe me vonesë. Drejtori kërkoi ndihmën e Fiksit që të shpëtojë të miturën, pasi siç ai vetë pohon shkolla nuk ka as psikolog që nga muaji shkurt i vitit të shkuar akademik. Dhe i duket e palogjikshme që një 13 vjeçare të jetojë e vetme në shtëpi me qira, duke e ditur edhe kushtet sociale të familjes së saj.
Gazetarët shkojnë në shtëpinë e vajzës në fshat. Prindërit invalid të 13 vjeçares treguan se vajza nuk i dëgjon më. Ata jetojnë në kushte të vështira ekonomike pasi kanë vetëm invaliditetin e tyre si burim të ardhurash. Nëna tregon se vajza punoi dy muaj në verë në një market në Ksamil dhe më vonë nuk donte të jetonte më me ta e si rrjedhojë ka dalë vetëm në shtëpi me qira.
“Vajza ka tentuar të vetvritet” rrëfen nëna e përlotur,duke ju thënë se “nuk ju kam prindër” për shkak të kushteve të vështira ekonomike.
Gjithashtu thotë se djali i familjes është zënë me të motrën, pasi e ka kuptuar se shoqërohej me djem. Edhe pse me miratimin e prindërve e mitura nuk pranoi të shkonte në qendër rehabilitimi. “Si ka mundësi që shteti nuk bën asgjë ?” thotë nëna e vajzës.
Fiksi telefonon ish psikologen e shkollës, Ornela Zhui, e cila ka qenë në grupin e vlerësimit që vendosën për 13 vjeçaren të shkonte në qendër rehabilitimi. Psikologia thotë se përveçse nuk bën më pjesë në atë shkollë nuk ka qenë as në grupin e vlerësimit. Specialisti i policisë së zonës, Alfred Shumbuli,në telefonatën e parë u zotohet gazetarëve se do i telefonojë sapo të mbarojë një operacion në terren, kjo gjë jo vetëm që nuk ndodhi, por kur gazetarët e ritelefonuan tha se s’mund të flasë për rastin. Gazetarët telefonojnë edhe Oficerin e Policisë Gjyqësore, Jetnor Pulajn i cili thotë se vajzën e çuan në qendër rehabilitimi, por nuk e mbajtën pasi vajza nuk donte.Gazetarët iu drejtuan edhe Bashkisë Sarandë ku takojnë përgjegjësen e shërbimit social.Ajo tregon se janë bërë dy herë mbledhje për rastin në fjalë ku u vendos që vajza të shkonte në qendër rehabilitimi, por zbatimi i vendimeve nuk është më përgjegjësi e tyrja. Në këtë mënyrë edhe ata e delegojnë përgjegjësinë.
Gazetarët në bashki marrin procesverbalet e vlerësimit. Në këto dokumenta grupet të cilët kanë marrë vendimet në përbërje janë SPZ,OPGJ ,psikologia,drejtori i shkollës,mësuesja kujdestare,punonjësja e mbrojtjes së të drejtave të fëmijve . Në vendimin e marrë thuhet se vajzën e mitur në orën 20:00 ta nisin në Tiranë në një qendër rehabilitimi shtetëror.Vajza ne qendrën e rehabilitimit në Tiranë nuk është mbajtur me arsyetimin se nuk ka dëshirë të qëndrojë në këtë qendër. Po sa merret për bazë dëshira e një të miture kur kujdestarët e saj, përkatësisht prindërit kanë firmosur që ajo të rehabilitohet aty?!
Në procesverbalin e marrë nga bashkia shihet që kishte firmosur edhe psikologia e cila më herët tha se nuk ka qenë pjesë e grupit të vlerësimit.Gazetarët telefonojnë vetë psikologen duke i treguar këto fakte dhe e pyesin se përse i gënjeu më herët. Psikologia thotë se ka qenë në atë shkollë deri në shkurtin e shkuar akademik. Rastin e vajzës e njeh dhe sa ishte ajo psikologe e mbante nën kontroll vajzën, por pas largimit të saj në një tjetër shkollë ajo justifikohet duke thënë se nuk dinte asgjë më për rastin.
Gazetarët shkojnë në ZVA Sarandë për të pyetur a ka një psikolog shkolla dhe çfarë është bërë për rastin e vajzës. Drejtoresha u thotë gazetarëve se duhet të marrë konfirmim për të folur duke i lënë në pritje për 1 orë. Më pas u pohon se duhet të bëjnë kërkesë me shkri edhe pse është në zyrën e saj ajo nuk do t’u përgjigjet gazetarëve. Ndërkohë drejtori i shkollës u ankua në emisionin Fiks Fare si për rastin e vajzës ashtu dhe për mungesën e psikologes, për të shmangur raste të tjera në shkollën e tij. Vetë psikologia e konfirmoi mungesën që nga shkurti i vitit të shkuar akademik, dhe Drejtoria Rajonale Fier ka vetëm një punonjëse sociale. Vajza e mitur e cila ka patur probleme mesa duket nuk ka gjetur mbështetjen e askujt.
Gjithashtu i bën kërkesë me shkrim shërbimit social për rastin e 13 vjeçares.Ky institucion thotë se njeh rastin, por nuk mund të na japë informacion se çfarë ka bërë për të. Gjithashtu thotë se qëndra së cilës i është drejtuar vajza as nuk përzgjedh dhe as nuk refuzon askënd!
Gazetarët i drejtohen Agjencisë së Mbrojtjes së Fëmijëve. Drejtoresha, Alma Tandili në intervistë thotë se e njeh rastin në fjalë.”Një grup është nisur për në Sarandë për të kërkuar nga gjykata masën e mbrojtjes për vajzën e mitur, dhe ndërkohë do përpiqemi të bindim vajzën se po shfrytëzohet ” thotë drejtoresha. Gjithashtu ajo thotë se nuk mund të flasë se çfarë ka ndodhur atë natë në qendrën e rehabilitimit dhe pse vajza nuk është mbajtur.
Lëvizja e fundit, Bullgaria dërgon ushtrinë në kufi me TurqinëBullgaria ka dërguar sot 350 ushtarë në kufirin e saj me Turqinë për të mbështetur policinë, për shkak të një rritje të fluksit nga emigrantët, të shpallur nga ministri i Mbrojtjes Georgi Panajotov.
“Nga sot, e hënë, ushtarët në kufirin bullgaro-turk do të mbështesin policinë kufitare. Janë dërguar 350 persona së bashku me rreth 40 njësi pajisje”, theksoi ai në një intervistë për “bTV”.
Më shumë se 6,500 persona që kanë hyrë ilegalisht në vend, kryesisht afganë, janë arrestuar në Bullgari nga janari deri në shtator, më shumë se trefishi i numrit në vitin 2020, sipas Ministrisë së Brendshme.
Bullgaria ndodhet në kufijtë tokësorë të jashtëm të Bashkimit Evropian (BE), në rrugën e emigrantëve dhe refugjatëve që duan të arrijnë në Evropë. Një tel me gjemba është vendosur kufirin bullgaro-turk 259 km të gjatë.
Parlamenti kishte vendosur në gusht të dërgonte 400 deri në 700 trupa në kufijtë e Bullgarisë me Turqinë dhe Greqinë për të ndihmuar në ndërtimin e gardheve.
Anëtari më i varfër i BE-së, Bullgaria, nuk ka pranuar asnjëherë një numër të madh azilkërkuesish, shumica e të cilëve largohen nga vendi edhe para se të marrin një përgjigje për statusin e tyre të refugjatit./
Video/ Biden e zë gjumi në konferencën për klimënPresidenti amerikan Joe Biden duket sikur po e zë gjumi në ditën e parë të Samitit të Klimës COP26.
Në mediet ndërkombëtare po qarkullon një video, ku presidenti amerikan nuk mundi dot t’i mbante sytë hapur gjatë fjalimit të aktivistit të të drejtave të njeriut Eddie Ndopu, i cili po fliste mbi ndikimin e klimës tek njerëzit me aftësi të kufizuara.
Presidenti amerikan ka mbërritur në Skoci këtë mëngjes, duke u ulur fillimisht në Edinburgh përpara se të shkonte për në Glasgoë ku po mbahet Samiti, rreth 45 milje larg.
Biden është përballur me kritika për gabimet e tij publike më parë. Në një rast ai harroi emrin e kryeministrit australian Scott Morrison ndërsa po zhvillonte një konferencë të përbashkët shtypi me të dhe po flisnin për një pakt të rëndësishëm të mbrojtjes midis SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Australisë.