zoom

Day Archive“35 mije euro kush e vret”, Kurti dyshohet se u kërcënua përmes një profili fals në Facebook

Pas informacioneve për kërcënim, forca të shtuara të policisë të mërkurën mbrëma kanë qëndruar pranë shtëpisë së kryeministri Albin Kurti.

Lajmin e konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

“Kryeministri Kurti është kërcënuar. Për këtë arsye, si masë e kujdesit të shtuar, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë”, tha Kryeziu.

Ai shtoi tutje se institucionet e hetuesisë dhe sigurisë tashmë janë duke bërë punën e tyre.

“Ato bëjnë vlerësimet e nevojshme dhe ndërmarrin masat përkatëse. Në anën tjetër, kryeministri vazhdon angazhimin e tij të rregullt”, tha Kryeziu.

Por, dyshohet se kërcënimi është bërë nëpërmjet rrjeteve sociale nga një person me profil të rrejshëm me emrin “Marki Mario”.

Ai ka ofruar shpërblim prej 35 mijë euro për personin i cili vret kryeministrin Albin Kurti.

“35000 euro shpërblim kush e vret Albin Kurtin, këtë mashtrues dhe zhvatës të shtetit, këtë mastrapaz dhe ordiner, këtë të poshtër dhe t’paftyrë, këte hajn dhe kriminel”, ka shkruar ai në një grup në Facebook.

Po ashtu ka listuar edhe produktet e fundit që i janë rritur çmimet, duke e publikuar në “ShesBlej Gjithçka”.

Gjykata e Parisit pranon padinë për Blinken, Berisha: Vendim i bazuar në keqinformimin e Ramës me Soros

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë lajmin se gjykatësi i Parisit ka pranuar padinë e tij për Sekretarin Amerikan të shtetit, Antony Blinken, i cili e shpalli non grata në 19 maj të këtij viti.

Berisha ftoi Blinken që të paraqesë çdo provë në Gjykatën e Parisit, ndonëse u shpreh i bindur se ndaj tij nuk ka asnjë fakt, pasi sipas tij, ky vendim është i bazuar në keqinformimin nga lobimi korruptiv i kryeministrit Edi Rama dhe protektor i tij George Soros me të cilin ka pasur kundërshti të mëdha.

Postimi i plotë i Sali Berishës:

Njoftim shtypi.

Gjykata e Parisit pranoi padine time ndaj Sekrtarit te Shtetit Blinken per shpifje!

Zyra e avoktatit tim, Jean Yves Le Borgne eshte njoftuar se gjykatesi i gjykates korreksionale te Parisit ka pranuar shqyrtimin padise time ndaj sekretarit te shtetit Antony Blinken per shpifje. Une ngrita kete padi pasi Sekretari i Shtetit me daten 19 Maj 2021 njoftoi vendimin e tij te bazuar ne keqinformin nga lobimi korruptiv i kryeministri Edi Rama dhe protektorit te tij George Soros, per shpalljen time dhe familjareve te mi nongrata per “korrupsion sinjifikativ”. Ky vendim eshte i bazuar ne keqinformimin nga lobimi korruptiv i kryeministrit Edi Rama dhe protektor i tij George Soros me te cilin une kam patur kundershti te medha.

Ky vendim pa asnje prove fakt apo dokument, i papritur, puro politik dhe unik ne llojin e tij erdhi 8 vite pasi une kam dhene doreheqje nga çdo pozicion udheheqje, dhe cdo funksion ekzekutiv publik dhe tre jave pasi kandidati qe une mbeshteta humbi zgjedhjet.

Perveç kesaj, ne 30 vite te karrieres time kurre ndonje here nuk jam akuzuar ose ndjekur per ndonje forme korrupsioni dhe asnjeri nuk ka ngritur padi apo provuar ndonje pretendim per korrupsion ne gjykate  ndaj familjareve te mi.

Duke shprehur besimin tim tek gjykata dhe pritur diten e gjyqit, une ftoj sekretarin e shtetit te paraqese ne gjykate çdo prove, fakt apo dokument per te provuar akuzat mbi te cilat ai ka bazur vendimin e tij sine materia per shpalljen time nongrata. Sb

Zyrtari i Policisë: Ja 3 qarqet më problematike me drogën

Drejtori i sektorit të Krimeve Kundër Drogës, Rezart Velmishi,foli për fenomenin e kultivimit të kanabisit në vendin tonë duke thene se është i përhapur, por nënvizoi se e njëjta situatë është në shumë vende të Evropës.

Ai pranoi i ftuar në emisionin “Në Shënjestër” se tre qarqet më problematike të kultivimit të drogës në vend janë, qarku i Lezhës, i Durrësit dhe i Shkodrës.

Mos të harrojmë që në vendet e Amerikës Latine ka prodhim të kokainës, të një niveli tjetër. Unë e shoh Shqipërinë dhe Policinë e Shtetit në një neutralitet me rajonin. Policia e Shtetit falë masave të marra.

Së fundmi kemi një raport ku thotë që marijuana është prezentë në të gjitha vendet e Rajonit dhe në trend rritje. Shqipëria nuk mund të bëjë përjashtim këtu. Nuk mund të fshehim shifrat. Neve si punonjës të Policisë së Shtetit bëjmë detyrën tonë me përkushtim për të arritur rezultatet sa më të mira për atë që na është besuar.

Nëse këtë e përktheni që e bëtë, e bëtë pak, apo hiç këtë nuk di ta shpjegoj. Ajo që unë kundërshtoj në këtë debat është se nuk duhet ta trajtojmë këtë gjë se çfarë na gjeti ne në Shqipëri.

Kjo ndodh në të gjithë botën. Jo vetëm Shqipëria është një ndër, por i gjithë Rajoni zë 22% në total të asaj që futet në Evropë, përfshirë edhe drogat e forta. Rrethet më problematike janë Shkodra, ku do të theksoja Malësinë e Madhe dhe Dukagjinin. Durrësi, duke vendosur theksin në Krujë dhe së treti do të rendisja Lezhën”, tha Velmishi.

Mediat zbulojnë planin e Conte, 5 futbollistë të Interit në Angli

Manchester United është në kërkim të zëvendësuesit të Ole Gunnar Solskjaer. Drejtuesit i kanë dhënë kohë norvegjezit edhe tre ndeshjet e radhës. Por, sipas asaj që shkruajnë mediat britanike, tashmë United ka kontaktuar me profilet e mundshme për të marrë drejtimin e skuadrës.

Bëhet fjalë për Brendan Rodgers, Zinedine Zidane, Erik Ten Haag dhe mbi të gjitha, Antonio Conte. Në lidhje me trajnerin italian dhe duke pasur parasysh se moduli i tij është 3-5-2, tabloidi britanik “The Sun” hodhi hipotezën edhe për një formacion të mundshëm, të kompletuar me blerje që do ndodhnin në merkato. Pothuajse të gjithë janë ish-lojtarë dhe shumica do të vinin nga Interi.

Në formacionin e “The Sun” bëjnë pjesë 5 zikaltër, konkretisht Skriniar në mbrojtje, Darmian, Barela e Brozovic në mesfushë dhe Lautaro Martinez në sulm. Ky është formacioni specifik i Manchester United me Antonio Conte në pankinë sipas gazetës angleze: De Gea në portë, mbrojtja me tre lojtarë e përbërë nga Skriniar, Maguire dhe Varane, linjë mesfushore me Darmian, Barella, Bruno Fernandes, Brozovic dhe Marcos Alonso, që do vinte nga Çelsi, dhe dyshja sulmuese do formohej nga Lautaro Martinez e Cristiano Ronaldo.

Makina inteligjente kap ‘mat’ pilotët e rrugëve në Tiranë, mbi 300 gjoba vetëm në orët e mbrëmjes

Policia vijon monitorimin e qarkullimit me makinën inteligjente në rrugët e vendit.

Policia njofton se 310 drejtues mjetesh janë evidentuar në shkelje nga makina inteligjente, që është vendosur me intervale të shkurtra kohore, gjatë orëve të mbrëmjes, në rrugët e brendshme të kryeqytetit.

94 drejtues mjetesh janë evidentuar me shpejtësi dyfish mbi normën e lejuar në rrugët e brendshme të kryeqytetit, të cilëve iu është pezulluar leja e drejtimit.

Njoftimi i plotë:

 

 

Gjithashtu, nga verifikimi ka rezultuar se 122 drejtues mjetesh, krahas shpejtësisë, ishin duke përdorur edhe celularin gjatë drejtimit të mjetit, ndërsa 69 drejtues të tjerë, krahas shpejtësisë, janë evidentuar edhe pa rrip sigurimi.

Me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Policinë Rrugore të Tiranës, do të vijojnë 24/7 monitorimin e qarkullimit të automjeteve duke përdorur makinën inteligjente me intervale të shkurtra kohore në të gjitha rrugët e kryeqytetit.

Ndërkohë, të gjitha rrugët nacionale dhe urbane në të gjithë vendin janë të monitoruara me patrulla të lëvizshme të Policisë Rrugore, duke përdorur radarë, dragera, dronë, makina të paloguara, kamera e aparate fotografike.

Policia e Shtetit falënderon të gjithë përdoruesit e rrugës që zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital e në numrin 112, çdo paligjshmëri, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm, porfesional e të paanshëm.

#KontribuoDheTiNëSigurinëeJetës??
#ZbatoRregullatUdhëtoiSigurt

Inter rikthehet tek fitorja, mposht 2-0 Empolin

Inter ka mposhtur 2-0 në transfertë Empolin me golat e D’ambrosio në minutën e 34’ dhe Dimarco në minutën e 67’.

Golat erdhën si rrjedhojë e dy aksioneve shumë të bukura.

Inter ka mposhtur 2-0 në trasnfertë Empolin me golat e D’ambrosio në minutën e 34’ dhe Dimarco në minutën e 67’.

Golat erdhën si rrjedhojë e dy aksioneve shumë të bukur.

Inter ngjitet në vendin e 3-të në kuotën e 21 pikëve./abcnews.al

Video/ Gazetarja Klodiana Lala mes parcelës me kanabis në Shqipëri: Bima është në proces tharjeje, shumë shpejt do trafikohet

Mbrëmjen e sotme emisioni “Në shënjestër”, ka publikuar pamje nga një kapanon, ku kultivohet dhe thahet lënda narkotike hashash.

Vetëm pak ditë pasi drejtori i ri i përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano, mori detyrën dhe premtoi luftën e radhës kundër kanabizimit, ‘Në shenjestër’ u ofrua të shikojë vetë në terren se si qëndron realiteti.

Gazetarja Klodiana Lala zgjodhi mbrëmjen për të shkuar për të vizituar një prej kapanonëve të shumtë të hashashit

 

 

Ajo dhe stafi i bashkëpunëtorëve u paralajmëruan të jenë diskretë në mbajtjen e fshehtë të vendit.

Në pamje duken një parcelë hashashi dhe më pas në një kapanon ku bima thahej, për t’u përgatitur për trafikim drejt vendeve të Bashkimit Europian.

“Dëgjova një krismë, pastaj…”, zbardhet dëshmia e plotë e Shefit të Krimeve: Çfarë iu kërkoi Samiri Hoxha të rinjve para se të vritej

Emisioni “Në shënjestër” zbardh të plotë dëshminë e shefit të krimeve në Komisariatin e Lezhës, Leonard Palushi, dhënë pas vrasjes së kolegut të tij, Saimir Hoxha, më 28 shtator, pasi kishin asgjësuar një parcelë me kanabis.

Zyrtari i policisë shpjegon moment pas momenti veprimet që ka kryer bashkë me kolegët dhe vendimin që morën për të ndaluar automjetin ku udhëtonin tre të rinj, njëri prej të cilëve Aldi Rama, i cili qëlloi për vdekje me dy plumba babain e dy fëmijëve.

DËSHMIA E PLOTË E PALUSHIT
Punoj pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, me detyrën shef i krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë që nga viti 2020. Më datë 28.09.2021, si çdo ditë kam ardhur në punë në orën 08:00 dhe rreth orës 09:00 së bashku me oficerin e krimeve të ndjerin Saimir Hoxha dhe punonjësin e policisë Petrit Doda kemi marrë makinën tip foristradë me targa TR3997M me ngjyrë të bardhë që është në administrim nga policia e shtetit dhe kemi shkuar në ishull-Lezhë në bregun e lumit Kune-Vain. Sapo kemi shkuar në vendin ku kishte dyshime se në brendësi të ferrave në bregun e lumit kishte bimë narkotike cannabis sativa. Pasi kemi konstatuar bimë të mbjella të dyshuara si cannabis sativa, në këtë kohë kemi parë përreth zonës nëse kishte njeri dhe kemi filluar kryerjen e veprimeve hetimore, si këqyrja e vendit të ngjarjes, prerja dhe asgjësimi i bimëve narkotike duke marrë një monstër për kampion për të kryer ekspertimin kimik dhe e kemi vendosur në makinë, pasi është djegur e gjithë sasia e lëndës narkotike kemi marrë makinën për të ikur në Lezhë.

Unë isha në drejtim të mjetit, në sediljen e parë ishte i ndjeri Saimir Hoxha, ndërsa në sediljen e pasme ishte inspektori i policisë së rendit Petrit Doda. Gjatë rrugës kur po ktheheshim në drejtim të Lezhës, rreth 100 metra nga vendi ku ndërpritet shtresa e asfaltit të rrugës automobilistike, jemi shkëmbyer në rrugë me një mjet autoveturë e cila po lëvizte në drejtim nga Lezha për në Kune, në të cilën ishin tre djem të moshës së re dhe na tërhoqi vëmendjen, pasi ajo zonë është e pabanuar dhe në vendin që hapi krahun për tu shkëmbyer menjëherë janë kthyer pas nesh për në Lezhë, pas makinës tonë. Në këtë moment kemi vënë re që kjo makinë po vinte pas nesh, gjë e cila na ka shtuar akoma dyshimet në lidhje me këta persona, në këto rrethana kemi diskutuar të tre bashkë dhe kemi vendosur që t’i ndalonim për të verifikuar se kush ishin këta persona dhe çfarë po kërkonin në atë zone. Rreth 100 metra pasi kemi kaluar ndërprerjen e asfaltit kam hapur krahun dhe kemi zbritur të tre nga mjeti dhe i kemi bërë më dorë shenjë ndalimi mjetit që vinte pas nesh dhe ky mjet ka ndaluar.

Pas ndalimit të mjetit unë së bashku me Petrit Dodën jemi afruar nga ana e shoferit dhe Petriti ka komunikuar me shoferin e mjetit duke i thënë se jemi punonjës policie dhe i ka kërkuar një dokument identifikimi, letër njoftim ose patentë të drejtuesit të mjetit, në këtë kohë drejtuesi i mjetit ka zbritur nga mjeti, Saimiri ka shkuar tek personi që ishte në sediljen e parë dhe i ka kërkuar një mjet identifikimi i cili iu bind dhe zbriti nga mjeti, ndërkohë Saimiri i është drejtuar pasagjerit që ishte ulur në sediljen e pasme, pas pasagjerit në anën e djathtë të mjetit duke i thënë se kush jeni ju dhe a keni dokument. Unë kam dëgjuar se ky pasagjer i ka thënë Saimirit “unë nuk jam për t’u kontrolluar” dhe menjëherë kam dëgjuar një krismë armë zjarri dhe kam parë Saimirin duke lëvizur për nga mbrapa mjetit, ndërkohë unë dhe Petriti jemi shmangur në pjesën ku ishte ndaluar makina e policisë në anën e rrugës nga laguna. Gjatë kësaj kohe që u shmangëm për tu pozicionuar përballë mjetit të policisë kam nxjerrë armën e shërbimit dhe kam parë se automjeti i këtyre personave u nis me shpejtësi për tu larguar në drejtim të Lezhës dhe kam qëlluar disa herë me armën e zjarrit të shërbimit në drejtim të këtij mjeti duke mbajtur vijën e shënimit në pjesën e poshtme të mjetit dhe gomave, ku mjetit i është çarë goma dhe ka vazhduar rrugën në drejtim të Lezhës. Menjëherë së bashku me Petritin kemi bërë bllokimin e dy personave duke i shtrirë në tokë. Më pas, Petriti ka ikur për të parë Saimirin dhe sapo e ka parë më ka thënë që Saimiri është plagosur. Menjëherë kam lajmëruar ambulancën dhe kemi mbajtur dy personat për t’i shoqëruar në polici.

WhatsApp do ndalojë së funksionuari në këto telefona duke filluar nga e Hëna

Miliona njerëz mund të humbasin aksesin në mesazhet, fotot dhe kontaktet e tyre pasi WhatsApp do mbyllet pëfundimisht për disa telefona.

Një përditësim i WhatsApp do të ndalojë së funksionuari në disa modele të vjetra telefonash.  43 modele Android dhe iOS do të humbasin aftësinë për të dërguar mesazhe dhe fotografi ose për të bërë video thirrje në WhatsApp nga e hëna, 1  Nëntor.

Kjo përfshin çdo telefon me Android 4.0.4 ose më të vjetër të instaluar ose çdo iPhone me softuer iOS 9 ose më të vjetër.

Telefonat që do të humbasin qasjen në aplikacionin e njohur të mesazheve janë:

-Sony Xperia

-LG Optimus F7, F5, L3 II Dual, F7 II, F5 II

-Huawei Ascend Mate dhe Ascend D2

-Apple iPhone SE, 6S dhe 6S Plus

-Samsung Galaxy S3 Mini, Trend II, Trend Lite, Core, Ace 2

Nëse përditësoni telefonin në versionin më të fundit do keni mundësi të përdorni WhatsApp, megjithatë, vetëm disa celularë mbështesin softuer më të ri, siç është iPhone 6S Plus gjashtëvjeçar, i cili do të kualifikohet për iOS 15 këtë vjeshtë.

Mënyra më e mirë për të siguruar që WhatsApp dhe aplikacionet e tjera të vazhdojnë të funksionojnë është të mbani gjithmonë të përditësuar softuerin e telefonit tuaj. Mund të shkoni te cilësimet e telefonit tuaj dhe të kontrolloni nëse jeni përditësuar.

WhatsApp po shton një sërë veçorish të reja për telefonat më të rinj këtë vit, duke përfshirë një ‘shirit kontrolli’, transferimin e bisedave nga iPhone në Android dhe madje edhe shënime zanore të ridizajnuara. Gjithashtu së shpejti do t’ju lejojë të bëni biseda zanore në grup ‘të bashkuar’ në platformën e saj.

Fuga shpërthen ndaj medias dhe deputetëve të opozitës: Ç’më rrini ngrohtë nëpër kolltuqe

Akademiku Artan Fuga komenton ngjarjen e rëndë të ndodhur së fundi në Krujë, ku mbi 500 qytetarë përfunduan në spital, pasi u helmuan nga uji i pijshëm.

Në një postim në “Facebook”, Fuga kritikon qeverinë, teksa thekson se i gjithë kabineti duhet të ishte në Krujë dhe të merrte masa urgjente.

Ndërkohë, kritika ka edhe për deputetët e opozitës, teksa akademiku thekson se “Mire çeveria asht n’gjum or tej, po deputetët e opozitës ç’më rrinë në kolltuqe të ngrohtë në vend të zaptojnë bashkinë e Krujës dhe ujësjellësin për ta tundur atë vend! Hajde opozitë, hajde!”

Postimi i plotë:

 

 

Kush e helmoi popullin e Krujës?
Cfarë bëhet? Njoftohet se 500 të shtruar në spital me helmim në Krujë.
Dhe media nuk çon gazetarë të investigojë dhe të raportojë nga Kruja. A thua se duhet të shkojë në Kazakistan. Krujë, o Krujë është, një vrap pele larg nga kali i Skënderbeut në Tiranë.
Të na raportojnë live nga terreni, familje më familje, nga spitali, nga ujësjellësi. Kush u helmua, me çfarë kurohen, si është gjendja në spital, cilat lagje janë prekur? Raportojnë nga studiot hypur në majë tavolinash!
Në vend të kësaj merren gjithë ditën se çfarë i tha kryetari i komisionit drejtoreshës së administratës të Kuvendit!
Dila jashtë!

Nuk dal!
Mos dill
Do dal!
Po turp mo nuk kemi!
Gjithë qeveria duhet të ishte në Krujë sot! Kërkim ndjese dhe marrje masash urgjente. Kemi helmim masiv të popullsisë. Ndofta edhe me dashje!
Ujësjellësi i Krujës jep njoftime, athua se është në retë e Salisalltikut, kur duhet të ishte vendosur para akuzës! Menjëherë. A e kontrollojnë cilësinë e ujit cdo orë, apo varja? Krutanë hesapi, le të helmohen! Turp!
Unë pres që prokuroria të akuzojë ujëssjellësin për helmim masiv të popullsisë!
Cfarë faktesh pret të mbledhi? Faktet janë brenda në spital!
Mire çeveria asht n’gjum or tej, po deputetët e opozitës ç’më rrinë në kolltuqe të ngrohtë në vend të zaptojnë bashkinë e Krujës dhe ujësjellësin për ta tundur atë vend!
Hajde opozitë, hajde!
Apo merren me kalin e ngordhur të zgjedhjeve të 25 prillit të njohura nga partnerët ndërkombëtarë! Paskan bërë zbulimin e madh se zgjedhje qenkan të parregullta meqë nuk votuan emigrantët! Cfarë komedie!
Helmim masiv !