zoom

Day ArchiveVëllai i ish-anëtarit të “Bandës së Fierit” dhe biznesmen/ Kush është Demir Backa që u qëllua për vdekje nga “Benzi” në lëvizje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fier ku 57-vjecari Demir Backa është qëlluar për vdekje nga një automjet në lëvizje.

Viktima është vëllai i ish-anëtarit të bandës së Fierit i cili është vrarë në 1997-ën. Ai po ashtu është pronar i një lokali në qendër të Fierit ku edhe u vra si dhe pronar i një hoteli në Sarandë. Vëllai i tij  Medi Backa pasi kishte vjedhur një bankë në Sarandë 24 vite më parë  gjatë kthimit së bashku me 16 persona të tjerë janë vrarë.

Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarje ndërkohë që një makinë e djegur është gjetur pak momente më parë në Bypassin e Fierit.

 

U qëllua më armë zjarri, ndërron jetë 57-vjeçari në Fier, pronar lokali dhe hoteli (Emri)

Ka ndërruar jetë i plagosuri pak momente më parë në Fier nga të shtënat me armë.

Viktima dyshohet të jetë Demir Backa pronar i nje lokali ne qender te Fierit dhe nje hoteli ne Sarande.

Pak më parë ajo raportoi se në Bypass-in e Fierit në këto momente po digjet nje mjet që dyshohet të jetë i autorëve.

Fier/Informacion paraprak

Sot rreth orës 20:40, në vendin e quajtur “Rrethrrotullim i QTU_së”, dyshohet se nga një automjet tip “Benz” është qëlluar me armë zjarri shtetasi D. B. 57 vjeç, i cili ishte brenda automjetit të tij tip “Audi” dhe si pasojë e plagëve të mara ka ndërruar jetë në spitalin e Fierit.

Menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, Forca e Posacme “Shqiponja” dhe 2 grupe te FNSH kanë shkuar në vendngjarje dhe po krehin zonën për kapjen e autorit.

Ndërkohë janë ngritur disa pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Fierit.

Në fshatin Daullas është gjetur e djegur një makinë tip “Benz” e cila dyshohet se është e autorëve të ngjarjes.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Të shtënat me armë zjarri në Fier/ Një makinë digjet në afërsi të Bypass-it, dyshohet të jetë e autorit

Fieri u trondit mbrëmjen e sotme nga disa të shtëna me armë ku mbeti i plagosur një 50-vjeçar i cili ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Në Bypass-in e Fierit në këto momente po digjet nje mjet që dyshohet të jetë i autorëve.

Autori qëlloi mbi 50-vjeçarin nga një makinë në lëvizje ndërkohë që i plagosuri ndodhej në mjetin e tij të parkuar tip “Audi”.

Të shtëna me armë në një lokal pranë një qendre tregtare në Fier, një i plagosur

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme pranë zonës së njohur si ish-QTU në Fier. Nga të shtënat një person ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në gjendje të rëndë në spital.

Arma me të cilën është qëlluar mësohet se është kallash. Dyshohet se personi i plagosur është qëlluar nga persona brenda një automjeti. Po ashtu edhe i plagosur ka qenë brenda një makine “AUDI” kur është qëlluar.

Për forcimin e kujtesës/ Njihuni me produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni se i keni të vëna? Kujtesa e dobët është një problem që prek miliona njerëz në botë dhe që në përditshmëri mund të jetë me të vërtetë një kokëçarje. Problemet me kujtesën janë gjithnjë e në rritje me kalimin e moshës.

Ato ndikohen dhe nxiten nga problemet me gjumin, stresin, depresioni, mungesa e vitaminës B, tiroidja, alkoli, duhanpirja dhe ilaçet. Në raste më të rënda, kujtesa e varfër nxitet edhe nga skleroza apo sëmundja e Alzheimerit. Ky artikull trajton probleme më të thjeshta me kujtesën që nuk kanë të bëjnë me sëmundjet e lartpërmendura. Sëmundjet e rënda te kujtesës, kërkojnë trajtim të specializuar mjekësor dhe jo thjesht kura natyrale që mund të përgatiten në shtëpi. Më poshtë do të zbuloni ushqimet që ju nevojiten për një mendje në formë.

Bajamet për kujtesë të mirë
Bajamet përmirësojnë kujtesën dhe fuqinë e trurit. Ato janë të pasura me antioksidantë dhe acide yndyrore Omega-3 të cilat janë fantastike për kujtesën dhe për shëndetin e syve. Zhysni 5-10 bajame në ujë dhe të nesërmen grijini në mikser pa lëkurë. Masën e përftuar ziejeni duke e bashkuar me një gotë qumësht. Shtoni mjaltë dhe pijeni çdo ditë për 30-40 ditë.

Rozmarina për kujtesë të mirë
Kjo bimë fantastike është ideale për kujtesën dhe për trurin. Ziejeni një tufë rozmarinë në ujë për pesë minuta. Kullojeni lëngun dhe shtoni mjaltë. Pijeni çdo ditë për 3-4 javë. Ju mund të përdorni edhe vaj esencial rozmarine duke e nuhatur çdo ditë.

Vaji i peshkut
Suplementët me vaj peshku përmirësojnë kujtesën dhe funksionet e trurit. Acidet yndyrore tek vaji i peshkut parandalojnë formimin e pllakave të trurit që kanë lidhje me sëmundjen e Alzheimerit. Merrni 600 mg vaj peshku çdo ditë. Ushqehuni rregullisht sa të keni munduesi me salmon, sardele, harengë dhe skumbri.

Frutat e pyllit
Frutat e pyllit siç janë boronicat, qershitë dhe manaferrat janë një burim i shkëlqyer flavonoidësh që përmirësojnë funksionin e trurit dhe kujtesën. Konsumojini ato rregullisht që të merrni vlerat më të mira. Ndër ushqimet e tjera më të mira për shëndetin e trurit, sipas të dhënave janë avokado, panxhari, lëngu i kockave të mishit, brokoli, selinoja, vaji i arrës së kokosit dhe çokollata e zezë./AgroWeb

Ushqimet që shkatërrojnë imunitetin dhe organizmin, çfarë duhet të keni kujdes

Sistemi imunitar është thelbësor për shëndetin e organizmit. Gjumi i mjaftueshëm, aktiviteti fizik dhe ushqyerja e shëndetshme janë tre shtyllat kryesore të sistemit imunitar.

Ju sjellim të renditura ushqimet më të këqija për sistemin imunitar ndaj të cilave duhet të tregoni kujdes.

Ushqimet Që Shkatërrojnë Sistemin Imunitar
Ushqyerja është një faktor kyç për dobësimin dhe forcën e sistemit imunitar. Ngrënia e ushqimeve të pastra nga toksinat ofron vlera më të mëdha për shëndetin.

Mishi i Kuq
Një studim i Universitetit të Kalifornisë, tregon se mishi i kuq nxit një reagim të rrezikshëm që mund të dobësojë sistemin imunitar. Kjo ndodh si pasojë e sheqernave natyralë tek mishi i kuq të cilat nuk treten dot nga organizmi. Këto sheqerna përmbajnë një sërë rreziqesh përfshirë këtu shfaqjen e tumoreve. Rekomandohet reduktimi i mishit të kuq.

Ushqimet E Skuqura
Këto ushqime përmbajnë yndyrna të rrezikshme që rrisin kolesterolin e keq. Të skuqurat nxisin inflamacionin dhe dobësojnë imunitetin. Kufizimi ose heqja dorë plotësisht prej tyre ndihmon në rimëkëmbjen e sistemit natyral mbrojtës të trupit pavarësisht moshës.

Pijet E Gazuara
Pijet e gazuara e shkatërrojnë sistemin imunitar. Këto pije nuk kanë asnjë vlerë ushqimore ndërkohë që sistemi imunitar ka më shumë nevojë për vitaminë A, kalçium dhe magnez. Si të mos mjaftonte kjo, acidi fosforik që gjendet tek këto pije përthith depozitat e kalçiumit dhe magnezit në trup.

Ëmbëlsirat
Disa sheqerna kanë aftësinë të nënshtrojnë sistemin imunitar, sepse sulmojnë qelizat që kanë funksionin e mposhtjes së baktereve. Shkatërrimi i këtyre qelizave vazhdon disa orë pasi keni ngrënë të ëmbla.

Ushqimet E Përpunuara
Ushqimet e përpunuara përmbajnë sasi të jashtëzakonshme të karbohidrateve të rafinuara, sheqernave dhe aromatizuesve të fshehur. Edhe drithërat e paketuara dhe buka përmbajnë sheqerna të rrezikshme që dobësojnë sistemin imunitar, Ngrënia e këtyre ushqimeve shkakton irritim kronik në organizëm, dobëson sistemin imunitar dhe e bën trupin një shënjestër të lehtë të disa sëmundjeve.

Mbështetje Natyrale Për Sistemin Imunitar
Nëse dëshironi të keni imunitet të fortë, konsumoni më shumë ushqime të pasura me vitaminë C siç janë perimet, barishtet dhe agrumet. Aktiviteti fizik vjen gjithashtu në ndihmë sepse largon stresin. Vaji esencial i rigonit është një produkt që nuk duhet të mungojë në regjimin tuaj sepse ka aftësi të mëdha pastruese nga mikrobet në organizëm./ AgroWeb

Detaji që nuk u vu re nga “magjia” e puthjes/ Ja çfarë mban Donaldi brenda shtëpisë së Big Brother për të kujtuar Borën

Takimi i Bora Zemanit me Donald Veshajn, përqafimet dhe puthja e tyre brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri kanë nxitur reagime të shumta. Para se të vinte ky moment, Donaldi ka përmendur shpesh herë Borën gjatë bisedave me banorët e tjerë duke treguar historinë e tyre të dashurisë.

Një detaj që nuk ishte vënë re ishte llastiku që mbante në dorë. Në fotografitë e Bora Zemanit duket se ajo mban një të ngjashëm, gjë që nxit spekulimet se Donaldi mban me vete llastikun e saj, si për ta patur gjithmonë me vete.

Gjatë bisedave me banorët në shtëpinë e “Big Brother VIP”, Donaldi është shprehur se nuk e ka mbyllur përfundimisht këtë histori me Borën dhe kur u pyet nëse e mendon të rikthehet me të, aktori tha: “S’e di. S’e di realisht… Ne sa u takuam, nisëm bashkëjetesën, 2 vite e gjysmë…”.

Kina heq detyrat e shtëpisë për nxënësit dhe shton kohën e pushimit

Kina pret të miratojë një ligj për arsimin që synon të reduktojë stresin e krijuar nga detyrat e tepërta të shtëpisë dhe mësimit intensiv pas shkolle.

Ligji parashikon që prindërit t’u lënë kohë më të lirë fëmijëve për pushim dhe stërvitje, por t’u kufizohet koha e qëndrimit në internet.

Në muajin gusht, Kina i ndaloi provimet me shkrim për fëmijët gjashtë dhe shtatë vjeç.

Autoritetet paralajmëruan në atë periudhë se shëndeti fizik dhe mendor i nxënësve po dëmtohej.

Vitin e fundit shteti ka prezantuar një sërë masash që synojnë zbutjen “varësisë” së fëmijëve ndaj internetit.

Detajet e këtij ligji ende nuk janë publikuar, por raportet e mediave tregojnë se inkurajon prindërit të ushqejnë edukatën, zhvillimin intelektual dhe zakonet shoqërore te fëmijët e tyre.

Pushteti vendor do të jetë përgjegjësi për zbatimin dhe garantimin e fondeve për sigurimin e aktiviteteve sportive dhe kulturore që zhvillohen jashtë programit mësimor.

“Kufizime vetëm për të pavaksinuarit”/ Austria ashpërson masat, por në disa vende shtohen protestat

Ekspertët shëndetësorë në Britaninë e Madhe, Rusi dhe Gjermani kanë shtuar paralajmërimet mbi qarkullimin e variantit Delta plus i cili kërcënon një valë të katërt të pandemisë.

Ndërkohë shtetet evropiane kanë përforcuar thirrjet për vaksinimin e popullsisë dhe një pjesë e tyre kanë nisur fushatën e imunizimit përforcues.

Në Austri, qeveria vendos theksin në pandeminë e të pavaksinuarve duke paralajmëruar skeptikët se do ti nënshtrohen kufizimeve në të ardhmen.

“Dua ta bëj të qartë së vendimet e ndërmarra sot mbi rikthimin e karantinës dhe të tjera kufizimeve, nuk do të aplikohen për personat që janë vaksinuar apo janë shëruar nga sëmundja. ” – Alexander Schalenberg, Kancelar i Austrisë

 Reagimet kundër vendimit të qeverisë kanë qënë të forta pasi e konsiderojnë qëndrimin pabarazi dhe diskriminim për 35 % të popullsisë së pavaksinuar në vend.

Sakaq në Itali, edhe këtë të shtunë protestuesit kundër vaksinimit të detyruar dhe pashaportës shëndetësore, kanë pushtuar sheshet në qytetet më të mëdha të vendit.

Qytetarët kërkojnë liri ndërsa kundërshtojnë me forcë edhe vaksinimin e fëmijëve.

Adele kryeson top-listat me “Easy On Me”

Adele ka arritur në krye të top-listave me këngën e saj të rikthimit “Easy On Me”, me shitjet më të larta të javës së parë për një këngë në pothuajse pesë vjet. Kënga e parë nga albumi i saj i ardhshëm “30” shiti 217,300 kopje në Mbretërinë e Bashkuar, pak më pak se kënga e Ed Sheeran “Shape Of You” që shiti 226,800 kopje në Janar të vitit 2017.

Shifrat momentale do të ndihmojnë në përtëritjen e industrisë së muzikës britanike pas 18 muajsh në krizë për shkak të pandemisë, me këngën që gjithashtu grumbullon një rekord prej 84.9 milionë dëgjime në Spotify në një javë në mbarë botën, shkruan The Sun.

Coldplay ka qenë një tjetër akt kyç në një javë të suksesshme për muzikën, me albumin e tyre “Music of the Spheres” duke u bërë albumi më i shitur i vitit 2021 deri më tani, me 101 mijë kopje. Albumi i ri i shumëpritur i Adele “30”, lancohet me 19 Nëntor, këngëtarja deklaroi se në album ka përfshirë ndjenjat pas ndarjes nga ish-bashkëshorti, Simon Konecki. Ndërkohë, Adele planifikon të kthehet në Britani muajin e ardhshëm, ku pritet të prezantojë me familjen e saj të dashurin e ri, Rich Paul.