zoom

Day ArchiveShqipëria ekstradon në Itali ‘mbretin e trafikut evropian të drogës’! ‘Mbyti’ Romën me kokainë, marijuanë dhe armë

Pas dy vitesh, Dorian Petoku iu dorëzua autoriteteve italiane nga pala shqiptare. Petoku është cilësuar nga mediat italiane, jo vetëm një trafikant, por ‘mbret i trafikut evropian të drogës’ dhe është një nga figurat më të spikatura të mafies shqiptare, e cila ka “mbytur” Romën me kokainë, marijuanë dhe armë.

Petoku u arrestua në Tiranë në 30 janar të 2019 si pjesë e një grupi që kishte tentuar të trafikonte 7 ton kokainë nga Brazili në Itali. Petoku, ra në pranga falë operacionit të përbashkët me autoritetet italiane të koduar “Brasile low cost”.
Ai kishte për detyrë të ndërmjetësonte çmimin e kokainës, transportimin e saj dhe korruptimin e punonjësve të doganave.

Pezullohen nga detyra 6 punonjës të policisë së Korçës, mes tyre shefi komisariatit dhe shefi qarkullimit

Korçë- 6 punonjës te policisë së Korcës jan pezulluar nga detyra.

Burime për zoom.al bëjnë me dije se mes të pezulluarëve janë edhe shefi komisariatit Krenar Gjokutaj dhe shefi qarkullimit Kelmend Pikuli.

Ndërkohë të pezulluarit e tjerë raportohet se janë efektivë të qarkullimit ne Korcë.

Prokuroria e Tiranës ka hetuar kryesisht për veprën penale “ushtrim i ndikimit të paligjshëm” për shefin e Komisariatit dhe atë të qarkullimit të Korçës, ndërsa “shpërdorim detyre” për punonjësit e tjerë te policisë.

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për shefin e Komisariatit dhe pezullimin nga detyra. Hetimi ka zbuluar konsumimin e vepres penale nga te proceduarit në 2 raste të gjetjes së drejtuesve të mjeteve në shkelje administrative.

VIDEO/ Tërhiqet zvarrë nga autorët, momentin kur trupi i Jan Prengës nxirret nga “Range Rover”-i

Pamjet e rënda që shihni tregojnë momentet kur Jan Prenga, 49-vjeçari i cili u rrëmbye mesditën e 17 janarit të vitit 2020 në Kamëz, nxirret i pajetë nga një ‘Range Rover’, nga personat që e morën peng.

Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për emisionin e saj ‘Në shënjestër’ në ‘News24’ pamjet nga kamerat e sigurisë brenda garazhit të kompleksit luksoz ‘Golden Resort’, me vendndodhje në fshatin Pjesëz në Shijak.

Siç e shihni edhe nga pamjet e siguruara në të njëjtën ditë, trupi i 49-vjeçarit Jan Prenga nxirret i zhveshur nga makina e bardhë.

 

 

Është ky momenti kur katër persona të maskuar transportojnë trupin e tij në një furgon të bardhë brenda garazhit. Kujtojmë se trupi i tij ende nuk është gjetur.

 

VIDEO/ Atalanta shokon Man United, italianët dyfishojnë rezultatin
Atalanta ka ndëshkua sërish Man United.

Këtë herë ai që tundi rrjetën është Demiral i cili realizoi në minutën e 29′.

Hetohet gabim vdekja e rusëve/ Kthehen pas provat e prokurorisë: Nuk janë marrë sipas ligjit

Kur pritej që në këtë laborator të kishte nisur ekspertiza për ujin e pishinës dimërore pranë të cilës u gjet i vdekur Sergei, Natalia, Ekaterina dhe Nikita, veprimet hetimore në këtë pikë janë në vendqëndro.

Megjithëse policia dhe prokuroria e Kavajës deklarojnë se dërguan mostra uji dhe ajri, kryesisht për këtë të fundit as që është kryer ekspertizë që duhej realizuar brenda mbrëmjes së të premtes dhe as që janë kërkuar për ndihmë në atë moment ekspertë të shëndetit publik.
Arben Luzati: Një kërkesë ka qenë vetëm për klorin dhe ujin. Sot do të vijë kërkesa tjetër.
Grupi i hetimit që po investigon vdekjen misterioze të katër turistëve rusë ka këqyrur dhe dërguar në mënyrën e gabuar pranë ISHP mostrat e pishinës pranë të cilës u gjetën të pajetë trupat e katër qytetarëve rusë. Për këtë arsye, ISHP e ka kthyer pas dhe ka kërkuar t’i dorëzohet në formën e duhur nga ligji.
Gjatë intervistës për Top Channel, profesori Arben Luzati deklaroi se këto mostra duhet të ishin marrë nga specialistët.
Arben Luzati: Dhe mostra do të merret sipas kësaj rregullore dhe sipas këtij standardi. Për të qenë transparentë, oficerët e policisë gjyqësore kishin sjellë mostrën jo sipas kërkesave të rregullores. Kishin marrë mostrat vetë, kjo mënyrë duhet të rregullohet njëherë e mirë dhe të ndahen detyrat e secilit.
Teksa këtë javë mbushet një javë nga vdekja e mistershme për të cilën ka disa versione ndërkohë që policia e ka referuar për akuzën e vrasjes, ISHP pret t’i vendoset në dispozicion uji i pishinës dhe menjëherë pas kësaj të japë një përgjigje.
Arben Luzati: Në rastin konkret është përdorur klori pluhur dhe mostrat duhet të merren në mënyrë të vecantë.
Por a ndodh vdekja nga helmimi i klorit?
Arben Luzati: Irritime, vështirësi, Kur ka klor të tepër japin, por deri në vdekje nuk kam dëgjuar. Flasim për pishina të mbyllura.
Grupi i hetimit ka dërguar gabimisht edhe disa mbetje ushqimore pranë ISHP që janë kthyer pas dhe janë dërguar për ekspertim pranë AKU.
Arben Luzati: Për analizat e ushqimeve ka një vit që ka dalë një rregullore e re.
Të gjitha këto veprime ngrenë pikëpyetje mbi mënyrën si është administruar vendngjarja dhe a kanë apo jo kapacitete institucionet shqiptare për të kthyer përgjigje shkencore dhe të pakontestueshme mbi vdekjen e rusëve që u gjetën të vdekur nga recepsionistja gati një orë pasi kishin hyrë në pishinën dhe xhakuzin e rezortit në Qerret.

Samit ndërkombëtar për talebanët në Moskë

Zyrtarë të lartë talebanë zbarkuan në Moskë për të marrë pjesë në një samit ndërkombëtar të organizuar nga Rusia. Në fokus të samitit janë zgjerimi i njohjeve ndërkombëtare për qeverinë talebane që mori kontrollin e vendit në muajin gusht, pas tërheqjes së plotë të ushtrisë amerikane.

Siguria e rajonit që vazhdon të rrezikohet nga destabiliteti, për shkak të grupeve terroriste si Shteti Islamik që vazhdojnë të jenë aktive, kryesisht në Afganistan. Krahas Rusisë, që përfaqësohet nga ministri i jashtëm Sergei Lavrov, pjesë e samitit janë zyrtarë nga 10 vende, përfshirë Kinën e Pakistanin, vendet e para që dhanë sinjale për njohjen e qeverisë së talebanëve.

Pjesëmarrjen në takim e refuzuan Shtetet e Bashkuara dhe për këtë Moska shprehu keqardhje. Megjithatë, kryediplomati rus Sergei Lavrov tha se samiti nuk është garanci se Moska i njeh liderët e rinj të Afganistanit. Sipas tij, Rusia kërkon të shohë nga talebanët dëshmi të një qeverisjeje të qëndrueshme dhe konform standardeve ndërkombëtare.

Analistët e shohin megjithatë, këtë samit si një përpjekje të Moskës për t’u rikthyer si faktor politik i rëndësishëm në rajon.

I akuzuar për abuzim me detyrën dhe shkelje të rënda, ILD kërkon shkarkimin e prokurorit Shkëlqim Kokona

Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë ka propozuar shkarkimin e prokurorit Shkëlqim Kokona. Ndërkohë KLP ka caktuar datën 13 dhjetor për seancën ndaj tij.
ILD u vu në lëvizje për Kokonën nga Prokurori i Përgjithshëm.

Ai është është prokuror në prokurorinë e Pogradecit dhe dyshohet për shkelje të rënda të ligjit.

Në tetor të 2020-ës kryeprokurori Olsian Çela i ka kërkuar Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë nisjen e procedurës së inspektimit për hetimin e tij pasi kishte konstatuar veprime të cilat përbëjnë indicie për shkelje disiplinore në ushtrimin e detyrës nga ana e prokurorit Kokona. Ai i ka mohuar këto akuza duke thënë se sulmi ndaj tij është orkestruar nga një avokat dhe një anëtar i këshillit të lartë të prokurorisë, pas arrestimit të kreut të krimit të organizuar në Pogradec.

Kush do të jetë presidente e Bundestagut

Sipas televizionit ARD, kreu i grupit parlamentar socialdemokrat Mützenich do t’i rekomandojë ekzekutivit të partisë që të propozojë deputeten e SPD-së Bärbel Bas si Presidente të Bundestagut.

Në debatin për pasardhësin e Wolfgang Schäuble-s (CDU) në postin e presidentit të Bundestagut, kreu aktual i grupit parlamentar socialdemokrat (SPD), Rolf Mützenich, dëshiron të rekomandojë deputeten e SPD-së Bärbel Bas tek ekzekutivi i grupit të tij parlamentar këtë mbrëmje, sipas informacioneve nga studioja e ARD në kryeqytet. E ngarkuara e mëparshme e Qeverisë Federale për Integrimin, Aydan Özoguz, do të bëhet zëvendëspresidente e Bundestagut.

Presidenti i Bundestagut është një nga postet më të larta në shtetin gjerman, pas Presidentit Federal dhe para Kancelarit. Presidenti zgjidhet nga Bundestagu dhe detyra më e rëndësishme është të kryesojë seancat plenare. Posti zakonisht mbahet nga grupi më i madh parlamentar, d.m.th. nga ai i SPD pas zgjedhjeve të Bundestagut.

Debate për postin

Në fillim, dukej se këtë post do ta merrte vetë Mützenich-u. Tani duket se ka pasur një ndryshim mendimi brenda partisë. Ndoshta, kundërshtimet gjithashtu luajtën një rol. Po të ishte bërë Mützenich-u president i parlamentit, tre postet më të larta shtetërore do të ziheshin në të ardhmen nga politikanë të vjetër të SPD-përveç Mützenich-ut, me Frank-Walter-Steinmeier-in si President Federal dhe Olaf Scholz-in si Kancelar Federal.

Femrat në SPD kohët e fundit i kishin bërë presion grupit të tyre parlamentar që postin e Presidentes ta marrë me çdo kusht një grua. Po të mos kishte emëruar SPD një presidente femër të Bundestagut, mandati i dytë i dëshiruar nga Presidentit Federal Steinmeier do të ishte në rrezik, sepse atëherë duhet të bëhej një grua Presidente Federale, u argumentua.

Në Bundestag që nga viti 2009

Bas ka qenë deputete e Bundestagut për SPD që nga viti 2009. 53-vjeçarja përfaqëson qytetin e saj të lindjes, Duisburg. Që nga viti 2019, Bas ka qenë një nga shtatë nënkryetaret e grupit parlamentar të SPD. Menaxherja  e burimeve njerëzore është anëtare e së majtës parlamentare në grupin parlamentar. Fokusi i saj kryesor janë shëndetësia, pensionet, politika sociale dhe tregu i punës. Në faqen e internetit të grupit parlamentar, Bas përmend objektivat më të rëndësishme të punës së saj politike si p.sh. mundësi të barabarta për të gjithë fëmijët, sigurimin e shtetit të mirëqenies përmes një sigurimi të qytetarëve të bazuar në solidaritet dhe pensione të sigurta.

Zëvendëspresidentja e mundshme e ardhshme e Bundestagut Özoguz ka qenë gjithashtu deputete e Bundestagut që nga viti 2009. Nga viti 2013 deri në vitin 2018, deputetja nga Hamburgu ishte E Ngarkuar e Qeverisë Federale për Migrimin, Refugjatët dhe Integrimin.

Deri tani, presidente të Bundestagut kanë qenë dy gra: socialdemokratja Annemarie Renger (1972-1976) dhe politikania e CDU-së, Rita Süssmuth (1988-1998)./DW

Bullgaria detyron certifikatën e gjelbër prej rritjes së infektimeve

Bullgaria prezantoi të martën një certifikatë të gjelbër, që do të jetë e detyrueshme për të vizituar restorantet, teatrot, kinematë, sallat e koncerteve, palestrat, klubet dhe qendrat tregtare, pasi vendi po përballet me një rritje të infektimeve me COVID-19.

Ministri i Shëndetësisë Stoycho Katsarov shpjegoi se karta e re digjitale ose letra e shëndetit vërteton se mbajtësi i saj është vaksinuar, është shëruar kohët e fundit nga COVID-19 ose ka dalë negativ.

“Numri i të infektuarve po rritet, numri i vdekjeve po rritet gjithashtu, gjë që na detyron të marrim masa shtesë,” – tha ai, duke paralajmëruar se vendet që nuk ndjekin rregullat do të mbyllen.

Vendi me 7 milionë banorë raportoi 4.979 infektime të reja dhe 214 vdekje të martën. Sipas të dhënave zyrtare 94% e viktimave kanë qenë të pavaksinuar.

Zyrtarët shëndetësorë fajësojnë mosbesimin publik te vaksinat dhe qeveria (vetëm një në katër të rritur është vaksinuar me dy doza) për përhapjen e madhe të virusit.

Ligjvënësi amerikan akuzohet se ka gënjyer FBI

Një juri e madhe federale në Kaliforni ka akuzuar republikanin nga Nebraska, Jeff Fortenberry, me akuzën se ka gënjyer hetuesit federalë të cilët po hetonin kontributet për fushatën e tij të dërguara nga një miliarder nigerian.

Padia thotë se miliarderi i Gilbert Chagoury ka financuar fushatën elektorale të ligjëvënësit amerikan por në SHBA shtetasve të huaj u ndalohet të kontribuojnë drejtpërdrejt ose tërthorazi në fushatat elektorale.

Ligjvënësi nuk pranoi fajësinë. Në një video të publikuar në YouTube të hënën tha se ai ishte “i tronditur” dhe “i habitur” nga akuzat.

Fortenberry u zgjodh për herë të parë në vitin  2004. Ai fitoi zgjedhjet e tij të fundit në vitin 2020 me 60% të votave dhe ka mposhtur kundërshtarët e tij demokratë me një diferencë të dukshme.

Partia Demokratike në shtetin e Nebraskës tha se aktakuza tregon se kongresmeni amerikan është i interesuar vetëm për paratë dhe pushtetin e tij.