Në Wanda Metropolitano Atl Madrid dhe Liverpool po dhurojnë spektakël.
Të besuarit e Kloop shënuan golin e dytë me Keita në minutën e 13, por Griezmann ngushtoi shifrat në 1-2.
Ervin Karamuço, profesor i Kriminologjisë në Fakultetin e Drejtësisë hedh një tjetër hipotezë për vdekjen e 4 turistëve rusë në rrethana misterioze në Qerret të Kavajës. Në kushtet kur intoksiacioni në ajër bie për shkak të aspirimit, ashtu sikurse ai i ujit të pishinës, Karamuço shkon më larg. Ai hedh dyshime nga fakti që 4 turistët kishin qenë në Maqedoni të Veriut 2 ditë para se të mbaheshin zgjedhjet lokale, tek fakti që 60-vjeçari Sergei Burenkov kishte qenë ish-ushtarak i federatës ruse në nivel madhor, deri tek vdekja e djalit të Skripal që mbetet mister edhe sot, e që u gjet i vdekur në të njëjtat rrethana si familja Burenkov.
“Po të shikoni nëse flasim intoksikacion në ajër, aty tek cepi që janë që janë dy shezlongët, po të shikoni sipër ka një tavan aspirimi, të parë aty. E dyta, aspirimi ka filluar 10 minuta para se të hynin personat në pishinë. Dhe 10 minuta pasi këta kanë hyrë kanë vajtur punonjësit për t’i ofruar shërbim. Bie varianti i parë, sepse në kushtet e një aspirimi zvogëlohet mundësia që këta… bie edhe versioni tjetër i ujit. Sepse në ujë nuk janë hedhur të gjithë njëkohësisht dhe nëse do ishin hedhur do vdisnin në ujë.
E treta, nëse marrim versionin atë që njohim ne nga kriminalistika e rasteve ruse, që kanë 100 vjet, kanë një program nga 60-ta deri në 93-ish po nuk e kanë mbyllur akoma. Programi Foljant, i cili vazhdon prodhon agjentë dhe reagentë, organikë, inorganikë, të cilët bëhen të pa detektueshëm për shumë prej paisjve të NATO-s. Dhe ata e kanë këtë program vetëm për këtë punë. Dhe njëkohësisht në lidhje me zgjedhjet, ata kanë një njësi që quhet Njësia Speciale 29-155 e GRU, e shërbimeve sekrete të ushtrisë. Dhe ata ishin ata që bënë grushtin e shtetit në Mal të Zi në 2016-n. Ata vijnë në rastin e zgjedhjeve gjithmonë.
Nuk dua të bëj teori konspirative, por janë ca gjëra që fillojnë mbushin pazëllin. Sepse na bien të gjithë këto versionet. Dhe na del ai versioni i Foljatit, i teatrit të Dubravkës, që nuk u mor vesh çfarë gazi hodhën, e hodhën në një moment e aspiruan… Dhe jo Skripalin. Ajo që nuk është zbuluar akoma është djali i vet i cili është gjetur i vdekur në San Petërburg dhe nuk dihet akoma, është si ky rasti. Është në një pishinë. Është i ngjashëm si ky”.
Messi me dopietë përmbys i vetëm LeipzigLionel Messi spektakolar.
Argjentinasi ka realizuar dy gola për ta udhhequr Paris Saint-Germainin drejt fitores në Champions 3-2 ndaj Leipzig.
Kylian Mbappe kaloi në epërsi Parisin në minutën e nëntë, ndërsa rezultatin në 1- 1 barazoi A. Silva në minutën e 28-të.
Skuadra gjermane kaloi në avantazh në minutën e 57-të kur shënoi N. Mukiele.Por Messi doli në skenë duke shënuar dy gola për fitoren 3:2.Ai shënoi nga zona në minutën e 67-të, kurse konkretizoi penalltinë e minutës së 74-t, që u fitua nga Mbappe.Mbappe në fund humbi një tjetër penallti për Parisin, duke gjuajtur topin mbi portë.
Parisi tani udhëheq me 7 pikë në grupin A, ndërsa Manchester City është i dyti me 6 pikë.
Aksident i rendë në Qafe-Gjashtë të Sarandës. Një automjet me shpejtësi ka përplasur një person, i cili po vendoste disa sende ne bagazhin e mjetit të tij. Ngjarja ndodhi rreth orës 21:30.
Ndonëse i plagosuri është transportuar me urgjencë në spital, shtetasi me inicialet iniciale A.K., nga të dhënat paraprake mësohet se ai ka humbur gjymtyrët.
Personi që mbeti i plagosur kishte parkuar makinë e tij me targa AB441EP dhe teksa fuste në bagazh disa kova me bojë, është përplasur me shumë forcë nga një automjet me targa AB067PJ. Sipas dëshmitarëve të ngjarjes, goditja ishte shumë e fortë, sa që personit të plagosur i janë prerë gjymtyrët.
Forca te shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes.
VIDEO/ Nuk ndalen golat në Wanda Metropolitano, Griezmann mban në lojë AtleticonNë Wanda Metropolitano Atl Madrid dhe Liverpool po dhurojnë spektakël.
Të besuarit e Kloop shënuan golin e dytë me Keita në minutën e 13, por Griezmann ngushtoi shifrat në 1-2.
“Stop” sjell sot rastin e një magjistrati, kandidat për gjyqtar, Elis Dine. Sipas informacioneve, Elisi është pranuar nga shkolla e Magjistraturës dhe KLGJ dhe aktualisht është duke përfunduar praktikën pranë Gjykatës, Dhoma Penale dhe pritet të dalë gjyqtar. Por e shkuara e Elisit është e errët dhe me probleme, pasi në vitin 2013 ai ka marrë peng një vajzë me të cilën kishte pasur një lidhje dashurie.
Pasi raporti kishte përfunduar, Elisi e ka detyruar vajzën e re të hipte me forcë në makinën e tij, duke ushtruar dhunë ndaj saj. Më pas ai e ka çuar vajzën në pyllin e Semanit, ku donte ta zhvishte dhe përdhunonte, por fatmirësisht ai është parë nga fshatarët e zonës, të cilët njoftuan policinë dhe kjo e fundit arrestoi në flagrancë Elis Dinen.
“Stop” ka siguruar dëshminë e vajzës, e cila rrëfen me detaje ngjarjen.
“Isha duke ecur në trotuar duke shkuar për në shkollë, shikoj përpara meje Elisin me makinën e të atit të tij të cilën e ndalo para meje. Doli nga makina dhe më tha kam dy orë që të pres, futu në makinë, i thashë nuk futem por ai mu drejtua përsëri duke më bërtitur futu brenda që mos bëj ndonjë skandal që të të fus zvarrë në makinë.
U detyrova të futesha në makinë dhe fillova të qaja e frikësuar dhe ai më thoshte qaj tani si kurvë. Gjatë gjithë rrugës unë qaja, ai më godiste me grushta, më mori telefonin. Nga fshati Topojë deri në Seman më ka mbajtur për flokësh që të mos hidhesha nga makina. Mbëritëm në Seman dhe u fut me makinë në mes të pyllit. Ndaloi makinën dhe shkoi gjeti disa thupra dhe më tha dil nga makina se do të ta fus me thupër.
Dola nga makina dhe më tha, e shikon atë ndërtesën e braktisur? Ec drejt saj tani, do të të bëj foto dhe do të të zhvesh lakuriq. Duke ecur mes pyllit ktheu kokën mbrapa dhe shikon një makinë policie dhe erdhën drejt nesh, ku na shoqëruan në komisariat”, ishte një pjesë e dëshmisë së vajzës.
Kjo çështje u hetua asaj kohe nga prokurori i Fierit Enklid Gjini me dy akuza: përndjekje dhe heqja e paligjshme e lirisë së personit. Në dosje ishte raporti mjeko-ligjor dhe fotot e vajzës së dhunuar. Por prokurori Gjini e pushoi çështjen. Madje emisioni “Stop” ka mësuar se prokurori Enklid Gjini nuk i ka komunikuar vendimin e pushimit viktimës, vajzës e cila u dhunua në pyllin e Semanit.
Gazetari: Zoti Gjini pse e keni pushuar këtë çështje?
Enklid Gjini: Sepse është hetuar dhe është pushuar.
Gazetari: Nga njohuria ime juridike janë dy çështje që ndiqen kryesisht nga shteti.
Enklid Gjini: Jo kryesisht.
Gazetari: Po pse është pushuar, se vajza është dhunuar, është marrë në pyllin e Semanit?
Enklid Gjini: Është gjykuar, hetuar dhe është pushuar, janë regjistruar të gjitha provat.
Gaztari: Cilat prova?
Enklid Gjini: Merrni dosjet.
Gazetari: I kam marrë dosjet sepse ky zotëria ka dashur të përdhunojë këtë vajzë do bëhet gjyqtar dhe mosndëshkueshmëria sjell këtu ku jemi.
Emisioni “Stop” do të hedhë dritë mbi të tjera fakte ku ne do të kuptojmë në qoftë se kandidati për gjyqtar Elis Dine duhet apo jo të jetë pjesë e sistemit gjyqësor.
Veç pastërtisë së figurës, magjistrati ka probleme edhe me deklarimin e pasurisë.
Çfarë ndodh nëse nuk hani karbohidrate? Dëmi në organizëmKarbohidratet shpesh shihen si një nga shkaktarët e shtimit në peshë dhe të sëmundjeve që lidhen me mbipeshën. Si rezultat, shumë njerëz kur përpiqen të humbasin peshë i eleminojnë karbohidratet.
Por, duhet të dini se trupi juaj ka nevojë për karbohidrate që të funksionojë në mëyrën e duhur. Ju njohim më poshtë me shenjat dhe simptomat që tregojnë se nuk po konsumoni mjaftueshëm karbohidrate.
Mungesa e energjisë
Roli kryesor i karbohidrateve është të sigurojnë energji trupin, veçanërisht për trurin dhe sistemin nervor. Një enzimë e sekretuar në trup shndërron karbohidratet në glukozë, ose sheqer në gjak, të cilën trupi juaj e përdor si lëndë djegëse për energji. Disa prej tyre trupi i përdor menjëherë dhe glukoza e mbetur ruhet në mëlçi, muskuj dhe në qeliza, për t’i përdorur ato më vonë. Nëse nuk konsumoni mjaftueshëm karbohidrate, do të keni mungesë energjie, e cila mund t’ju bëjë të ndiheni të lodhur, të dobët dhe të paaftë për të menduar qartë.
Probleme me tretjen
Karbohidratet e shëndetshme përfshijnë ushqime si drithërat, perimet, frutat dhe arrorët. Nëse nuk konsumoni mjaftueshëm nga këto karbohidrate me bazë bimore, që përmbajnë shumë fibra, ju mund të vuani nga kapsllëku Konsumimi i tyre në sasinë e duhur do të ndihmojë sistemin tretës të nxjerrë jashtë më shpejt dhe me lehtësi “mbeturinat” nga trupi juaj.
Mangësi të lëndëve ushqyese
Sipas ekpertëve të shëndetit, nëse nuk konsumoni mjaftueshëm karbohidrate mund të humbisni lëndët ushqyese të nevojshme për një shëndet të mirë. Vitaminat dhe mineralet që gjenden tek frutat, perimet ose arrorët, luajnë një rol shumë të rëndësishëm për funksionet e trupit dhe mund të parandalojnë sëmundje të ndryshme. Shenjat e kequshqyerjes mund të mos jenë të dukshme, por ato mund të dëmtojnë shëndetin tuaj me kalimin e kohës.
Të përziera, dhimbje koke dhe erë e keqe e gojës
Kufizimi drastik i karbohidrateve në më pak se 20 g në ditë mund të rezultojë në ketozë. Ketoza ndodh kur trupi juaj nuk ka glukozë të mjaftueshme për energji. Shenjat dhe simptomat e ketozës përfshijnë të përziera, dhimbje koke, erë të keqe të gojës, si dhe lodhje mendore. Për më tepër, ketoza mund të bëjë që trupi juaj të prodhojë nivele të larta të acidit urik, i cili mund të jetë një faktor rreziku për ënjtjen e nyjeve dhe gurëve në veshka./AgroWeb
Në kërkim të drejtësisë, një nënë shqiptare ka vendosur që t’i tregojë publikut fotografitë e kufomës së të birit. Bëhet fjalë për Lena Dodajn, nëna e Maringlen Dodajt, 25-vjeçarit shqiptar i cili më 18 Nëntor të 2011-s humbi jetën pasi ra nga tarraca e një ndërtese në Narni Scalo, gjatë kohës që po punonte.
Mëngjesin e kësaj të marte, ajo u shfaq para gjykatës së Terni-t në Itali. Me vete kishte një tabelë ku shfaqeshin dy fotografi të të riut të pajetë, ndërkohë që ndodhej i zhveshur dhe i shtrirë përtokë në dyshemenë e urgjencës në spitalin Santa Maria, ku ishte shtruar pas aksidentit të rëndë.
Foto që nëna shqiptare tha se i kishte zbuluar kohët e fundit në një fashikull të prokurorisë. “Mbeta e shokuar kur i pashë. Im bir është poshtëruar si gjallë ashtu dhe vdekur”.
Siç shkruan ANSA, hetimet për stafin mjekësor janë hapur disa herë, por kanë pasur gjithnjë të njëjtin fat, duke u mbyllur.
“Apeli im për prokurorin e Perugia-s është që të ndërhyjë për këtë çështje të tmerrshme”, tha Lena Dodaj, ndërsa theksoi se ishte e gatshme ta vijonte protestën e saj para të tjera zyrave gjyqësore në rajon
(VIDEO) Rrëzohet dhe merr flakë avioni me 21 pasagjerëNjë aksident ajror ka ndodhur në Texas të SHBA-së të martën. Një avion është rrëzuar pasi u përpoq që të ngjitej në ajër. Autoritetet amerikane kanë njoftuar se ngjarja ka ndodhur pranë aeroportit.
Brenda avionit ndodheshin 21 persona, 18 prej tyre udhëtarë, dhe 3 pjesëtarë ekuipazhi. Vetëm 1 prej tyre ka pësuar disa dëmtime të lehta, por mësohet se fatmirësisht të gjithë ata janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Sipas asaj, që shkruajnë mediat, avioni MD-87 u rrokullis dhe më pas mori flakë në një fushë pranë aeroportit. Siç duket edhe nga pamjet, avioni është përfshirë i tëri nga flakët.
Shefi i Shërbimeve të Emergjencës, tim Gibson, tha se në rastet e aksidenteve ajrore presin më të keqen, por “sot morën rezultatin më pozitiv që mund të shpresonin”.
Zbuloni gabimet që bëni në kujdesin e shëndetit të dhëmbëve
View this post on Instagram
Goja është e mbushur me baktere që ngjiten tek dhëmbët tuaj dhe nëse nuk i largoni, shëndeti juaj do të jetë në rrezik. Teknika e duhur e larjes së dhëmbëve luan një rol shumë të rëndësishëm.
Nëse nuk i pastroni në mënyrën e duhur, kjo mund të bëjë që bakteret të dëmtojnë mishrat e dhëmbëve. Në këtë artikull ju njohim me gabimet e zakonshme që mund të bëni gjatë rutinës tuaj të pastrimit të tyre.
Pastroni vetëm dhëmbët
Një nga gabimet më të zakonshme në teknikën e larjes është përqëndrimi në pjesën e sipërme të dhëmbëve. Ju duhet të përqendroheni në vijën midis mishit dhe dhëmbëve. Sepse kjo është zona ku rriten shumica e baktereve që mund të shkaktojnë sëmundje të ndryshme si gingiviti.
Përdorimi i një furçe me fije të forta
Fijet e forta mund t’i konsumojnë mishrat e dhëmbëve, veçanërisht kur i përdorni për një kohë të gjatë. Një furçë me fije të buta është më e mirë për mishrat e dhëmbëve.
Nuk përdorni fillin dentar
Shoqata Amerikane e Stomatologjisë (ADA), rekomandon që dhëmbët të pastrohen me fill dentar një herë në ditë. Kjo është një mënyrë shumë e mirë për të larguar bakteret e grumbulluara dhe për të parandaluar formimin e pllakave tek dhëmbët. Para gjumit, pastroni me fill dentar hapësirat midis dhëmbëve dhe më pas lajini ato si zakonisht me furçë.
Kohëzgjatja e pastrimit nuk është e mjaftueshme
Kohëzgjatja e saktë e larjes së dhëmbëve sipas stomatologëve është dy minuta. Një person mesatar i pastron dhëmbët rreth 30 sekonda, gjë që nuk është e mjaftueshme. Nga filli dentar, tek larja e dhëmbëve me furçë dhe shpëlarja me gargarë, duhet të zgjasë dy deri në pesë minuta.
Pasta e dhëmbëve nuk përmban fluoride
Fluori ka marrë një reputacion të keq vitet e fundit për shkak të sigurisë së tij. Sidoqoftë, fluori është përbërësi aktiv terapeutik që mbron dhëmbët dhe kur përdoret siç duhet pasta me fluor është e sigurt.
Nuk i pastroni dhëmbët rregullisht
Shumica e dentistëve rekomandojnë pastrimin e dhëmbëve të paktën dy herë në ditë, në mëngjes dhe në darkë. Megjithatë edhe nëse nuk e ndiqni këtë rregull është e rëndësishme t’i pastroni para se të flini./AgroWeb
Nisur nga një video të publikuar në rrjetet sociale ku pretendohej se në Manastirin “Burimi Jetëdhënës”, në Dhërmi, qëndrojnë persona të cilët posedojnë armë zjarri, Policia e Vlorës kanë verifikuar informacionin duke zhvilluar kontrolle.
Sipas policisë gjatë kontrollit në njërin prej ambienteve të këtij manastiri, konkretisht në dhomën e murgut, shtetasit K. M, shërbimet e Policisë gjetën një pistoletë lodër çakmak.
Në vijim të kontrollit të ambienteve të tjera të manastirit nuk u konstatuan sende të jashtëligjshme apo persona të tjerë.
DVP Vlorë
Sqarim/Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, ku pretendohet se në Manastirin “Burimi Jetëdhënës”, në Dhërmi, qëndrojnë persona të cilët posedojnë armë zjarri, ju sqarojmë se:
Duke vlerësuar videon e publikuar në rrjetet sociale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë menjëherë shkuan në këtë manastir, për të verifikuar informacionin. Gjatë kontrollit në njërin prej ambienteve të këtij manastiri, konkretisht në dhomën e murgut, shtetasit K. M, shërbimet e Policisë gjetën një pistoletë lodër çakmak.
Në vijim të kontrollit të ambienteve të tjera të manastirit nuk u konstatuan sende të jashtëligjshme apo persona të tjerë.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë falënderon qytetarët dhe i fton që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.