zoom

Day ArchiveKy është hoteli luksoz, ku u gjetën të vdekur 4 turistët rusë

4 turistët rusë humbën jetën në saunan e një hoteli luksoz pasi qëndruan më shumë se ç’duhet duke u asfiksuar.

2 bura dhe 2 gra u gjetën të vdekur brenda saunës së hotelit luksoz në Qerret të Kavajës.

Hotel ‘Gloria’ ku u gjetën vitkimat, është një hotel luksoz me 5 yje dhe është hapur në 2019.

Policia: Kush janë 4 viktimat në Qerret

Policia ka reaguar lidhur me 4 viktimat e gjetur sot në një hotel në Qerret të Kavajës.

Sipas policisë rreth orës 22:20, në Qerret, Kavaje,në ambientet e saunës të një hoteli, dyshohet se janë asfiksuar dhe për pasojë kanë ndërruar jetë shtetasit Rus, K. S, 31 vjeçe,
N. L, 58 vjeç, N. A, 37 vjeçe dhe S. A, 40 vjeç.

Tmerr në Kavajë! Gjenden të vdekur 2 vajza dhe 2 djem brenda dhomës së saunas në Qerret

KAVAJË- Dy burra dhe dy vajza janë gjetur të vdekur në një sallë saune në Qerret të Kavajës. Raportohet se viktimat janë shtetas rus dhe ishin prej së paku një javë me pushime në Shqipëri.

Ata ishin akomoduar në një hotel të zonës, ndërsa sonte janë gjetur të vdekur në sallën e saunas të këtij hoteli në Qerret.

Koncesioni i portit turistik në Vlorë, qeveria miraton kontratën e qirasë me vlerë 1 Euro

Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e të mërkurës kontratën e qirasë me vlerë një euro për koncesionin e ndërtimit të një porti turistik në Vlorë, një projekt që u fitua nga bashkimi i disa operatorëve në fillim të këtij viti.

“Dhënie e miratimit për lidhjen e kontratës së qirasë, me tarifën 1 (një) euro/kontrata, ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, si qiradhënës, dhe Bashkimit të Shoqërive (JV), “Marina di Valona”, sh.p.k., me, “Brunes”, sh.p.k., me, “Ndregjoni”, sh.p.k., me, dhe “Marina Projects” LTD, me numër regjistrimi 04182366, si qiramarrës, për pronën e paluajtshme shtetërore në zonën kadastrale nr.8602, Bashkia Vlorë, pjesë e fondit të pasurive të paluajtshme për mbështetjen e investimeve strategjike, sipas dokumentacionit të pronësisë, planvendosjes, listës së pasurive dhe tekstit të projektkontratës, që i bashkëlidhen këtij vendimi” thuhet në vendimin e qeverisë sa i takon kësaj kontrate.

Të ngarkuar për zbatimin e këtij vendimi sipas qeverisë janë  Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve, Agjencia Shtetërore e Kadastrës Vlorë dhe Bashkimi i Shoqërive (JV), “Marina di Valona”, sh.p.k., me, “Brunes”, sh.p.k., me, “Ndregjoni”, sh.p.k., me, dhe “Marina Projects” LTD, me numër regjistrimi 04182366.

Projekti i portit turistik

Kompanitë që u shpallën fituese nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për portin turistik të Vlorës do të investojnë për ndërtimin e tij 22.8 milionë euro pa TVSH. Koncesioni do të ketë një afat 35 vjeçar.

Në procedurën e këtij koncesioni morën pjesë të paktën tre kompani ku dy të tjerat u skualifikuan. E para ishte shoqëria Albavia sh.p.k që ofroi një vlerë investimi në zhvillimin e projektit prej 1.8 miliardë lekësh dhe Gjikuria sh.p.k me një vlerë investimi 22.7 milionë euro.

Vendndodhja e parashikuar e objektit është në qendër te qytetit të Vlorës dhe konkretisht në portin aktual të këtij qyteti i cili është nen administrimin e Ministrisë se Infrastrukturës dhe Energjisë./Monitor

Përplasja në OKB/ Ministri serb: Vuçiç dhe presidenti juaj. Vjosa Osmani: Gjunjëzohuni para viktimave të luftës

Mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku u raportua për Kosovën është shoqëruar me debate të ashpra mes presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe ministrit të Jashtëm serb, Nikola Selakoviç.

Osmani gjatë fjalës së saj në Këshillin e Sigurimit ka kërkuar nga ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikola Selakoviç, që të gjunjëzohet para monumenteve të viktimave të luftës në Kosovë dhe të kërkojë falje për gjenocidin e kryer në Kosovë nga Serbia. Ajo ia ka përmendur vazhdimisht masakrën e Poklekut dhe 54 viktimat e saj, duke i kërkuar të gjunjëzohet para pllakës përkujtimore.

“Ju ftoj të gjunjëzoheni aty, se këtë e bënë qenia njerëzore, kur nuk bëhet drejtësi”, tha Osmani. Ministri serb e provokoi rëndë Osmanin, duke i thënë ndër të tjera, se kur flet për presidentin serb duhet të ngritët në këmbë dhe duke shtuar se, Vuçiç është edhe president i Osmanit. Selakoviç vazhdimisht i drejtohej Presidentes së Kosovës si “qytetare e Kosovës”. “Zonja Osmani duhet të qëndroni në këmbë kur të përmendi Aleksandar Vuçiç, sepse është edhe presidenti i juaj dhe duhet t’i kushtoni respekt presidentit tuaj”, -është shprehur Selakoviç.

Ai i është drejtuar ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi si “Kasap i Ballkanit”, për të cilën mori edhe përgjigje nga Osmani. “Ndërsa sa i përket kasapit të Ballkanit, Hashim Thaçit, Kadri Veselit e të tjerëve të cilët kanë kidnapuar qytetarë të pafajshëm dhe kanë tregtuar me organe njerëzore, janë në burg dhe po përballen me gjyqësorin”, -u shpreh ministri serb. Ai akuzoi Kosovën edhe për numrin e viktima të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. “Duhet të ndaloni të gënjeni për 20 mijë raste të dhunës gjatë luftës, sepse bazuar në raportin e dhënë këtu tek Këshilli i Sigurimit të OKB-së, nga sekretari i përgjithshëm në misionin e UNMIK i prezantuar më 5 prill 2021, statusi i grave të dhunuar është konfirmuar jo tek 20 mijë gra por 920 raste”, ka thënë ai. “Protestoj për faktin se kanceri në zemër të Evropës, duke i vendosur hartat me simbolet e deklarata të rreme”, -tha Selakoviç.

Osmani iu përgjigj ministrit serb duke i thënë se me shumë krenari përfaqëson të gjithë qytetarët e Kosovës.

“Z.Selakoviç, unë jam qytetarë krenare e Republikës së pavarur e sovrane të Kosovës. Është më mirë që ju të ballafaqoheni me këtë realitet dhe do të jetë edhe mirë për qytetarët e Serbisë”, tha Osmani.
“Populli juaj ka vuajtur shumë nga ju, jo vetëm ne por edhe ata. Pajtohem se është një tragjedi pas secilit të zhvendosur sepse kam qenë vet e tillë, jo vetëm unë por mbi 80 për qind e popullit tim janë detyruar të ikin nga regjimi i Millosheviçit”, -tha Osmani. Osmani theksoi se serbët e Kosovës kanë frikë nga strukturat paralele të Serbisë në Kosovë dhe bandat e përkrahura nga Vuçiç.

“Në bazë të raporteve ndërkombëtare, nga 2017 deri në 2020 përqindja e krimeve të motivuara etnikisht nuk është 3 për qind, por ëshë 0.03 për qind. Serbët në Kosovë frikësohen nga strukturat paralele që përkrahen dhe shndërrohen në banda nga presidenti Vuçiç. Ata po shkelin të gjitha të drejtat themelore të serbëve dhe po i kërcënojnë që të mos marrin pjesë në zgjedhje. Do të bëjmë gjithçka që t’i mbrojmë serbët nga këto struktura kriminale”, -tha presidentja.

Osmani iu përgjigj Selakoviçit edhe për deklaratën ku ai i quan “kasapë të Ballkanit” krerët e UÇK-së, Kadri Veselin e Hashim Thaçin. “Kosova ka përkrahur themelimin e Zyrave të Prokurorit të Specializuar. Udhëheqësit kanë bashkëpunuar me këtë tribunal sepse s’kemi çka të fshehim. E vërteta është se NATO ka intervenuar për të ndaluar gjenocidin serb dhe kjo nuk mund të ndryshohet. Ne kemi qenë viktimë dhe serbët kanë qenë agresor”, -ka thënë ajo.

Ata gjatë fjalimeve të tyre diskutuan për marrëveshjet e arritura në Bruksel, për të cilat Osmani theksoi se nuk janë implementuar nga ana e Serbisë, ndërkaq më vonë u fol është për masakrat që regjimi serb i ka bërë në Kosovë. Osmani gjatë fjalimit të saj në Këshillin e Sigurimit iu drejtua ministrit të Jashtëm të Serbisë, Nikola Selakoviç në lidhje me implementimin e marrëveshjeve mes Kosovës e Serbisë të nënshkruara në Bruksel.

Osmani theksoi se Kosova ka implementuar mbi 90 për qind të marrëveshjeve të arritura në Bruksel. “Kosova ka implemetuar rreth 90 për qind të marrëveshjeve sipas Brukselit, dhe derisa ju flisni për një Asociacion të nënshkruar në marrëveshje në Bruksel, e cila marrëveshje është shkelje e qartë e Kushtetutës së vendit tonë. Në anën tjetër, Serbia nuk ka implementuar 2/3 e marrëveshjeve të nënshkruara”, -theksoi Osmani. Ajo u shpreh se Selakoviç nuk mund të mësojë Kosovën për implementim të marrëveshjeve. “Ju lutem z.Selakoviç mos na ligjëro neve se si duhet të bëhet implementimi, se kjo nuk do të ishte hera e parë që Serbia injoron marrëveshjet që i nënshkruan dhe nuk i implementon pastaj”, -iu drejtua Osmani gjatë fjalimit të saj ministrit të Jashtëm të Serbisë.

Berishës i bashkohet deputetja e dhjetë në “Foltoren” e Korçës: Kthejani forcën PD-së!

Sorina Koti deputete e Partisë Demokratike e cila është njëkohësisht edhe Nënkryetare e Komisionit të Ekonomisë ka kërkuar që ish-kryeministri Sali Berisha t’i kthejë forcën kësaj partie.

E pranishme në Korçë, Koti tha se duhet të ketë një zgjidhje që PD-ja të rikthehet në partinë që ishte dikur.

“Është vërtetë pikë shumë e vështirë, po ju kërkoj ju si themelues i Partisë Demokratike, si një nga njerëzit që e keni udhëhequr këtë forcë, ju kërkoj të gjejmë një rrugëzgjidhje, një mënyrë për ta kthyer Partinë Demokratike në forcën e saj. Forca jonë është bashkimi, faleminderit doctor”- tha Koti.

Berisha tha se e vetmja zgjidhje është vota e lirë dhe se për këtë arsye ka kërkuar që të mblidhet Kuvendi Kombëtar i PD-së.

“Shqetësimi që shpreh është shumë i drejtë. Nëse më pyet se nga duhet t’ia nisim për të kapërcyer këtë situatë? Nga eksperienca ime ju them se mund t’ia nisim vetëm nga vota. Në ç’kuptim? Nëse kaluam nga humbja në humbje dhe kryetari nuk dha dorëheqjen. Ai mori vendime që nuk duhej t’i merrte. Nuk mund t’i merrte sepse statuti cakton ndryshe. Prandaj thamë të mbledhim Kuvendin. Sepse Kuvendin e kemi forumin më të lartë dhe më të fuqishëm. Në Kuvend të përcaktojmë disa rregulla. Ne i kemi potencialet e bashkimit. Vota ime peshon sa vota e çdokujt prej jush. Unë i besoj këtij mekanizmi. Ky mekanizëm na ka shpëtuar ne. Ne ishim njerëz me mendësi totalitare. Sherret që kishim i kapërcenim me vota. Ndaj e kuptoj shqetësimin tuaj, por të jesh e sigurt se ne synojmë vetëm bashkimin”, tha Berisha.

Shqipëria, e fundit në Europë për indeksin e zbatimit të ligjit, kampione në korrupsion, rritet fuqia e qeverisë

Shqipëria renditet e 83-a nga 139 shtete, e fundit në Europë, në Indeksin e Sundimit të Ligjit, 2020-2021 të publikuar së fundmi nga “World Justice Project”, një institut kërkimor ndërkombëtar me qendër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shqipëria merr 0.49 pikë, me rënie me 0.01 pikë në raport me një vit më parë (zero është vlerësimi më i ulët dhe 1 është më i lartë).

Në krahasim me renditjen e 2018-2019, kur ishte në vendin e 71, (0.51 pikë), Shqipëria është përkeqësuar me 12 pozicione.

Indeksi mat zbatimin e ligjeve në praktikë, përmes sondazheve me popullatën dhe pyetësorëve të kualifikuar, duke dhënë informacion origjinal që reflekton përvojën dhe perceptimin e publikut të përgjithshëm, në 139 vende. Raporti thekson se zbatimi efektiv i ligjit redukton korrupsionin, lufton varfërinë dhe sëmundjet dhe i mbron njerëzit nga padrejtësitë e mëdha dhe të vogla.

Shqipëria ka pozicionimin më të keq në Europë dhe rajon, duke ia kaluar dhe Serbisë, që deri tani renditej e fundit. Në raportin e 2020-2021, Serbia u pozicionua në vendin e 81. Qeverisje më të fortë ka Maqedonia (në vend të 64), Bosnja është në vend të 72 (Në renditje nuk përfshihen Mali i Zi dhe Kosova).

Shqipëria ka një renditje tepër negative në treguesin e korrupsionit, ku është në vendin e 105 nga 139 vendet (duke u përkeqësuar në raport me vitet e mëparshme kur ishte në vend të 93 dhe më pas 103). Shqipëria perceptohet që ka korrupsionin më të lartë në Europë dhe rajon.

Bosnja është në vend të 87, Maqedonia e Veriut në vend të 72, Serbia në vend të 84. Në përgjithësi, të gjitha vendet e rajonit kanë bërë hapa pas me korrupsionin vitet e fundit. Treguesi i korrupsionit mat ryshfetin, pagesat informale, konkurrencën në kontratat e punëve publike, ryshfetin në gjyqësor dhe politikë etj.

Shqipëria ka bërë një përkeqësim të dukshëm edhe në treguesin e kufizimit në fuqinë e qeverisë, ku renditet në vendin e 109, nga pozicioni i 79 në raportin e 2018-2019, duke u pozicionuar krah shteteve si Afganistani, Mozambiku, Uganda, Kazakistani etj. Shteti i dytë më afër Shqipërisë, është Maqedonia e Veriut, në vend të 92. Ky tregues mat shkallën në të cilën ata që qeverisin janë të kufizuar nga ligji. Ai mat sa i pavarur është gjyqësori, sa funksionojnë agjencitë audituese dhe sa pavarësi kanë ato të bëjnë kontrolle ndaj qeverisë; nëse zyrtarët hetohen dhe dënohen për shkelje; nëse mediat janë të pavarura; nëse zyrtarët zgjidhen sipas rregullave e procedurave të parashikuara nga kushtetuta.

Korrupsioni dhe kufizimet në fuqinë e qeverisë janë dy treguesit ku Shqipëria ka renditjen më negative, në Indeksin e fundit të Zbatimit të Ligjit.

Në qeverisjen e hapur, vendi është në pozicionin e 82. Më mirë është në tregun e të drejtave themelore (66), dhe të renditu dhe sigurisë (47), ndonëse me përkeqësim, nga pozicioni i 31 që ishte në 2018-2019.

Për të drejtën civile jemi  në vendin e 92, për drejtësinë kriminale (80) .

Tre shtetet me ecurinë më të mirë në raportin e 2020-2021 ishin Danimarka (1), Norvegjia (2) dhe Finlanda (3); një renditje që mbetet e pandryshuar. Tre të fundit janë Kongo (137), Kamboxhia (138) dhe Venezuela (139), edhe këta të pandryshuar në krahasim me renditjet e mëparshme.

Mjekët rusë zbulojnë ilaçin që mund të jetë çelësi kyç në rastet e rënda Covid

Një grup shkencëtarësh rusë kanë krijuar një ilaç që mund të bëjë revolucion në trajtimin e Covid-19 duke zbutur reagimin katastrofik që sëmundja shkakton tek pacientët, duke mos shkatërruar përgjigjen e tyre imune.

Ilaçi, i quajtur Leitragin, u zhvillua nga Qendra Kërkimore e Teknologjisë Biomjekësore  (FMBA), dhe tani po kalon prova klinike në Rusi. Megjithëse substanca e saj bazë ishte e njohur më parë dhe e përdorur në mjekimin e ulçerës nga mjekët sovjetikë dhe rusë, ishte ekipi i FMBA-së që zbuloi se si ta përdorte atë për trajtimin e rasteve të rënda të Covid-19 dhe potencialisht, sëmundjeve të tjera vdekjeprurëse që shkaktojnë inflamacionin e rëndë të mushkërive.

Shkencëtarët rusë kishin ngarkuar veten për të gjetur një substancë që do të vepronte si një ‘fikje’ për reagimin zinxhir që, pasi u nxit nga virusi pushtues SARS-CoV-2, në të vërtetë shkakton dështim dhe vdekje të mundshme të organeve.

Ky reagim i sistemit imunitar, i quajtur ‘stuhia citokine’, është përshkruar në mënyra të ndryshme si reagimi i tepërt i trupit tonë ndaj virusit ose një ‘sulm vetëvrasës’ kundër patogjenit pushtues dhe madje edhe si një mekanizëm evolucionar për të ndaluar përhapjen e infeksioneve vdekjeprurëse.

Përpjekja për të ndaluar këtë përgjigje imune të pakontrolluar duke ruajtur akoma aftësinë e trupit për të luftuar virusin pa shkaktuar më shumë dëme është ajo që shkencëtarët dhe mjekët në njësitë e kujdesit intensiv në të gjithë botën po luftojnë gjatë pandemisë Covid-19.

“Askush nuk do të ngrijë” – Rusia thotë se do ta furnizojë Evropën me aq gaz sa ka nevojë

Evropa do të marrë aq gaz nga Rusia aq sa ka nevojë për të frenuar mungesat e energjisë, ndërsa çmimet e gazit do të stabilizohen në mënyrë të pashmangshme. Kështu ka deklaruar kreu i Komitetit Kombëtar të Energjisë të vendit Aleksey Gospodarev për RT në forumin e Javës së Energjisë Ruse.

“Do të ketë gaz aq sa nevojitet. Siç theksoi edhe një herë presidenti rus Vladimir Putin, ne kurrë nuk i kemi mohuar gazin askujt.”– tha Gospodarev, duke vënë në dukje paradoksin që shumë kanë frikë se Rusia mund të përdorë gazin si një forcë kundër kundërshtarëve të saj edhe pse kjo sipas tij “nuk ka ndodhur kurrë në histori”.

“Siç garantoi presidenti, askush nuk do të ngrijë ftohtit. Do të furnizohet me aq gaz sa është e nevojshme.”– shtoi zyrtari rus.

Gospodarev parashikon se çmimet e gazit do të stabilizohen, duke vënë në dukje se të gjithë ekspertët mendojnë njësoj. Megjithatë, sipas tij, stabiliteti qëndron në kontratat afatgjata, ndërsa tregtia e tregut në sferën e energjisë është shumë e paqëndrueshme.

“Evropa shkoi qëllimisht drejt çmimeve të tregut në sferën e gazit, drejt të ashtuquajturit treg spot. Këtu është rezultati, pasi ka shumë të panjohura në formimin e këtij çmimi… një kombinim faktorësh që janë të vështirë të parashikohen çuan në këtë kërcim.”– tha ai, duke iu referuar rritjes së fundit të çmimeve të gazit në Evropë.

E ardhmja e gazit në nëntor në qendrën TTF në Holandë u tregtua rreth 1.200 dollarë për mijë metra kub të enjten, pasi arriti një vlerë të lartë historike prej 1.937 dollarë javën e kaluar. Sipas Gospodarev, lëvizja drejt çmimeve të tregut në industrinë e gazit është e vështirë, pasi mund të ketë shumë veprime spekulative. “Besohet se kërcimi i çmimit u nxit nga veprimet spekulative. Asnjë ekonomi nuk do të përfitojë nga kjo.“- tha zyrtari, duke theksuar se “nuk ka nevojë të varet nga paqëndrueshmëria në tregun e energjisë”. Kontratat afatgjata janë një çështje tjetër, tha ai, duke vënë në dukje se këto marrëveshje tani vënë një kapak mbi çmimet me të cilat vendet blejnë gaz rus. Këto shifra ndryshojnë ndjeshëm nga çmimet e fundit rekord në treg.

Nxënësi trangjinor akuzohet se ngacmoi seksualisht një vajzë në tualetin e shkollës, prindërit përplasen me bordin e shkollës në SHBA

Bordi i shkollës në Qarkun Loudoun të Virxhinias, SHBA, i përfshirë në një mosmarrëveshje në lidhje me politikën gjinore me prindërit, është akuzuar për fshehjen e një përdhunimi të supozuar në tualet nga një adoleshent i ‘transgjinorl’, i cili akuzohet se kreu një shkelje për herë të dytë për të njëjtën çështje.

Konflikti i gjatë mes Bordit të Shkollës së Qarkut Loudoun (LCSB) dhe prindërve të pakënaqur me politikën e tij për të akomoduar më mirë nevojat e studentëve transgjinorë ka arritur një nivel të ri intensiteti këtë javë.

Një nga prindërit protestues akuzoi bordin për fshehjen e diçkaje, një sulm seksual në banjën e vajzave nga një student biologjikisht meshkuj, të cilit iu dha qasja në banjën e femrave për shkak se pretendon se është transgjinor. Mbulimi i çështjes dyshohet se i lejoi autorit të sulmonte seksualisht një viktimë tjetër.

Sulmet e dyshuara dhe fshehja e dyshuar u ekspozuan në një hetim të gjatë të publikuar të hënën nga gazeta konservatore ‘The Daily Wire’. Në zemër të historisë është Scott Smith, një prind i Qarkut Loudoun i cili fitoi famë kombëtare pasi u arrestua gjatë një takimi publik kaotik të LCSB më 22 qershor. Seanca u ndërpre nga protestuesit dhe përfundimisht ai u shkarkua nga bordi.

Smith tha se ai u arrestua për shkak të një shpërthimi emocional, pasi një aktivist pro-transgjinor akuzoi vajzën e tij se sajoi një sulm seksual kundër saj.

Sulmi i supozuar ndodhi në Shkollën e Mesme Stone Bridge më 28 maj. Elizabeth Lancaster, avokatja e Smith, tha se autori i krimit u akuzua për dy akuza për sodomi të dhunshme, një akuzë për sodomi anale dhe një akuzë për seks të dhunshëm.

Zyra e Sherifit të Qarkut Loudoun konfirmoi se kishte një rast sulmi seksual në shkollë të datës 28 maj që ‘përfshinte një hetim të plotë dymujor’ që çoi në një arrestim. Zyrtarët e zbatimit të ligjit thanë se prokuroria ishte ende në pritje të procedurave gjyqësore.

Sipas Smith-it, vajza e tij u sulmua nga një djalë transgjinor i cili u fut në tualetin e vajzave sipas rregullave të miratuara.