Aplikacion
Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli është shprehur e bindur që kreu i PD, Lulzim Basha do të shkarkohet nga Kuvendi.
E ftuar në emisionin “Dekalog” të gazetarit Roland Qafoku përballë një paneli me analistë, Topalli tha se kjo është një gjë e sigurtë dhe nuk ka asnjë alternativë tjetër.
Ndërkohë Topalli hodhi poshtë zërat se do të kandidojë për kryetare e PD.
“Po e them që të mos ketë keqkuptime. Unë nuk do të jem kandidate dhe kryetare e Partisë Demokratike. Unë jam në Partinë Demokratike. Jam anëtare e saj. Kam qenë, jam dhe do të jem aty. Por jo kryetare”, tha Topalli.
E pyetur se çfarë do të ndodhë nëse Lulzim Basha dhe kryesia nuk e njeh Kuvendin e PD, Topalli tha se “Ore ai nuk njeh asgjë. De fakto ai ka ikur. De fakto nuk është më kryetar sepse i ka ikur anëtarësia, i kanë ikur të gjitha kolonat. I ka ikur baza dhe rri vetëm me vulën në zyrë.”.
Më tej, Topalli theksoi se kur vendos Kuvendi, nuk pyet më kush për Bashën.
“E kapin hopa dhe e largojnë. Mblidhet kuvendi. Kush pyet për të. Kur kuvendi vendos, nuk ka më.”-tha Topalli.
Mos ju përjashtojnë nga PD? Duka paralajmëron ndarjen: S’di kush quhet PDPërplasjet e brendshme të PD duket se kanë trazuar dhe raportet e partisë kryesore opozitare me aleatët e vegjël. Agron Duka, kreu i PAA-se, pjesë e listës së PD në zgjedhjet e fundit paralajmëron një ndarje apo shkëputje nga PD duke nisur nga qëndrimet në Parlament.
Gjatë emisionit “Now” me Erla Mëhillin, ai tha se vendimet në parlament do të jenë personale pavarësisht se ka qenë në zgjedhje si pjesë e koalicionit me PD dhe foli për një mungesë bashkëpunimi brenda opozitës.
Duka ka deklaruar se që pas zgjedhjeve nuk kane bërë asnjë takim dhe veprojmë krejtësisht të pavarur, kanë votën e tyre, dhe veprojmë siç duam vetë.
‘Ne direkt pas zgjedhjeve nuk kemi asnjë lloj bashkrendimi, ose bashkëpunimi me PD, sepse edhe ata duke pasur probelemet e veta brenda vetes nuk e shohin të arsyeshme të vijojnë bashkëpunimin e me aleatët sic e kemi pas. Kështu që të ne i ndërmarrim veprimet individuale sipas asaj që mendojmë. Për ata dy seanca që kemi bërë ne kemi votuar sic e kemi mendu vetë. Kemi mbajt qëndrime sic kemi mendu vetë. Nuk kemi pas asnjë lloj bashkërendimi”, tha Duka.
Erla Mëhilli: Zoti Duka kur të vijë momenti për të votuar ndryshimet kushtetuese për zgjatjen e Vettingut të gjyqtareve dhe prokurorëve ju si do të votoni? Do votoni si PD apo keni qëndrimin tuaj?
Agron Duka: Jo, kam qëndrimin tim personal. Vendimi për vettingun do jetë personal si ta gjykoj.
Mëhilli: Mos ju përjashtojnë dhe ju PD?
Duka: Unë s’kam lidhje me PD fare.
Erla Mehilli: Nëse do ketë ndryshim në lidershipin e PD do ketë ndryshim në marrëdhënien tuaj me PD?
Duka: Ne direkt pas zgjedhjeve nuk kemi asnjë lloj bashkërendimi ose bashkëpunimi me PD. Sepse dhe ata duke pasur problemet e veta nuk gjejnë as kohen të bashkëpunojnë me aleatët siç kanë pasur më parë. Ne ndërmarrim veprime spontane ose individuale sipas atyre që ne mendojmë. Në këto dy seanca që kemi bërë kemi votuar siç kemi menduar vetë, kemi mbajtur qëndrime siç kemi menduar vete, nuk kemi patur asnjë lloj bashkërendimi. Kur këta s’kanë bashkërendim njëri me tjetrin si do kenë me ne?
Ja p.sh, u mor vendimi nga PD, s’di kush quhet PD, nga Basha që nuk do votohet por do grisen letrat ne nuk na u tha gjë por në sekond të fundit na u tha ne kemi vendos me gris letrat. Ne do ishim kundra nëse do na kishin pyetur.
Vrau të paktën 6 persona me shigjeta, ky është autori i sulmit në NorvegjiTë paktën 6 persona kanë humbur jetën dhe 12 të tjerë janë plagosur, nga një sulm me shigjeta që dikush hapi ndaj qytetarëve. Ndërkohë në mediat janë publikuar edhe foto të autorit Reiner Winklarson, i cili është vënë në pranga.
Ai kishte paralajmëruar vrasjen, pasi kishte publikuar në rrjetet sociale foto ku shihej duke pozuar me hark. Motivet e sulmit ende nuk janë përcaktuar
“Basha do mbrohet nga Garda e Republikës”/ Reagon PD: Kryetari, gjatë gjithë kohës, ka qenë nën ruajtjen e GardPartia Demokratike ka reaguar lidhur me vendimin e qeverisë për mbrojtjen e kryetarit të PD, Lulzim Basha nga Garda e Repulikës.
Në reagimine PD, theksohet se Rama ka bërë gjithcka për të hequr vëmendjen nga situata dhe për të bërë diversion. SIpas PD, Garda e Republikës ruan Kryetarin e opozitës të paktën që prej 2007/.
“Nëpër disa media Edi Rama ka propaganduar sot se Garda e Republikës do të mbroka Kryetarin e opozitës. Gjithçka për të hequr vëmendjen nga situata dhe për të bërë diversion. Të paktën që prej 2007, Garda e Republikës ruan Kryetarin e opozitës, sipas ligjit dhe vendimeve të Këshillit të Ministrave ?. Për pasojë, edhe kryetari i PD, gjatë gjithë kohës, pa asnjë ndërprerje, ka qenë nën ruajtjen e Gardës së Republikës, siç legjislacioni në fuqi ka parashikuar”, thuhet në reagimin e PD.
Ish aktori i Superman Dean Cain akuzon DC Comics se ata po ecin në një drejtim të gabuar duke e kthyer personazhin në biseksual.
Në serinë e ardhshme të Superman, Jon Kent – djali i Clark Kent dhe Lois Lane – do të krijojë një lidhje të të njëjtit seks me Jay Nakamura.
Dean Cain, i cili ishte aktori i Superman në vitet 90-të tha se nuk e mendonte si një lëvizje të guximshme.
“Nëse ata do e kishin bërë këtë 20 vite më parë, atëherë do të kishte qënë e guximshme. Por e guximshme do të ishte nëse ai do të luftonte për të drejtat e gay-ve në Iran,” deklaroi Cain.
Shigjeta e njerëz të shtrirë! Pamje të rënda nga sulmi në Norvegji, konfirmohen 4 viktimaDean Cain
Zbardhen detaje të reja nga sulmi me hark e shigjeta, që tronditi këtë mbrëmje Norvegjinë. Ngjarja ndodhi në Kongsberg, ku një burrë doli në rrugë dhe qëlloi njerëzit, ndërsa policia ka konfirmuar se i dyshuari është arrestuar.
Mediet e huaja raportojnë se deri më tani janë konfirmuar të paktën viktima, si dhe disa të plagosur, ndërsa kanë publikuar edhe pamje të rënda nga qyteti i sulmuar, ku shihen shigjeta në tokë, si dhe njerëz të shtrirë.
Autoritetet kanë urdhëruar qytetarët të qëndrojnë nëpër shtëpi, ndërsa nuk e përjashtojnë mundësinë e një sulmi terrorist.
Drafti i Venecias për vendoret 2019: Kushtetuesja nuk ka kompetencë shqyrtimin e vlefshmërisë së tyreNesër sipas agjendës së shpallur nga vetë Komisioni i Venecias në website e saj, do të diskutohet dhe miratimi i opinionit amicus curiae ne lidhje me kompetencat e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë për të shqyrtuar procesin zgjedhor të mbajtur në Shqipëri për organet bashkiake më 30 qershor 2019.
Ky opinion është përgatitur mbi bazën e kërkesës së paraqitur nga kryetarja e Gjykatës Kushtetuese më datë 9 korrik 2021, si rezultat i debatit të zhvilluar midis palëve në seancën gjyqësore të datës 23 qershor 2021. Në këtë kërkesë, Gjykata Kushtetuese i ka drejtuar tre pyetje Komisionit të Venecias.
Nga burime konfidenciale, MCN TV ka zbuluar përgjigjet e dhëna në draft-opinionin e përgatitur nga tre relatorë.
Pyetja e parë e Gjykatës Kushtetuese ishte “A mund të interpretohet neni 131, pika 1, shkronja “e”, i Kushtetutës se Gjykata Kushtetuese ka juridiksion për të vlerësuar kushtetutshmërinë e procesit zgjedhor?”.
Në lidhje me këtë pyetje në draft-opinionin, relatorët janë përgjigjur se:
Si përfundim, Komisioni i Venecias është i mendimit se këshilltarët bashkiakë dhe kryetarët e bashkive janë “funksionarë të organeve të parashikuara në Kushtetutë” në kuptimin e Nenit 131 (1) e) i Kushtetutës. Megjithatë, kompetenca e Gjykatës Kushtetuese nuk përfshin shqyrtimin e vlefshmërisë së zgjedhjeve vendore. Kjo nuk e pengon Gjykatën Kushtetuese nga ushtrimi i kontrollit të saj mbi legjislacionin zgjedhor.
Pyetja e dytë që Gjykata Kushtetuese i drejtoi Komisionit ishte: “Duke qenë se parimi i periodicitetit të zhvillimit të zgjedhjeve vendore dhe ai i pluralizmit politik janë parashikuar si parime themelore kushtetuese, cili do të ishte raporti mes tyre në një situatë ku rrezikohet cenimi i secilit parim? Cili parim do të prevalonte mbi tjetrin?”
Për këtë pyetje, relatorët në draft-opinionin e tyre kanë janë përgjigjur:
Si përfundim, parimet e periodicitetit të zgjedhjeve dhe të pluralizmit politik nuk kanë gjasa të konfliktohen në vetvete njëra me tjetrën, pasi ato shprehen në lloje shumë të ndryshme rregullash. Pluralizmi mund të jetë një qëllim legjitim për të ndërhyrë në periodicitet, por që ai synim të mbizotërojë, ndërhyrja duhet të ketë bazë ligjore dhe të jetë proporcionale. Parlamenti ka një marzh të gjerë vlerësimi për të vendosur për sigurimin e një baze ligjore për shtyrjen e zgjedhjeve; në mungesë të një baze të tillë, Gjykata Kushtetuese mund ta konsiderojë shtyrjen si antikushtetuese.
Pyetja e tretë që Gjykata Kushtetuese i drejtoi Komisionit të Venecias ishte: “Në një situatë të një klime pasigurie juridike, a ka cenuar sjellja e autoriteteve publike dhe e partive politike të drejtën e votuesve për të pasur mundësi kuptimplotë zgjedhjeje? A duhej ata të siguronin interesin më të lartë të votuesve?”
Në lidhje me këtë pyetje draft opinioni mban qëndrimin:
Prandaj mbetet bashkë-përgjegjësi e autoriteteve publike dhe e gjithë spektrit të politikë për të rikthyer besimin në institucionet shqiptare dhe në proceset zgjedhore. Kjo nënkupton përgjegjësinë e të gjithë këtyre palëve të interesuara për të promovuar dialogun politik midis të gjithë forcave politike si dhe midis institucioneve kombëtare, siç është Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, inter alia. Kjo nënkupton gjithashtu rivendosjen e një zgjedhjeje kuptimplote për votuesit. Të gjithë këta elementë janë parakushte sine qua non, por jo-ekskluzive, për zgjedhje demokratike.
Lidhur me këto opinione të reflektuara në draft, MCN TV kërkoi mendimin e njohësve të së drejtës kushtetuese, të cilët thanë se pavarësisht se formalisht quhen këshillimore, kanë vlerë autoritative.
Janë këshillimore, por deri më sot, Gjykata Kushtetuese i ka marrë gjithmonë në konsideratë. Edhe Strasburgu i merr në konsideratë, pra quhen formalisht këshillimore, por në fakt janë autoritative.
Në korrik të këtij viti, Gjykata Kushtetuese vendosi të pezullojë gjykimin për legjitimitetin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit të 2019 dhe t’i drejtohet Komisionit të Venecias për një opinion.
Vetëm pak kohë pas zgjedhjeve të 30 qershorit 2019, në të cilat PD dhe LSI nuk morën pjesë, Shoqata e Bashkive të Shqipërisë, me drejtuese Voltana Ademin, kërkoi shpalljen antikushtetuese të zgjedhjeve të 30 qershorit 2019 për organet e qeverisjes vendore, të kryetarëve të bashkive dhe anëtarëve të këshillave bashkiakë.
Oerd Bylykbashi: Ju tregoj gjyqin politik që më bëri BashaDeputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi gjatë emisionit “Now” të Erla Mëhillit, deklaroi se pas shkrimit për një pakt të mundshëm për zgjatjen e mandatit të vetingut, ka marrë shumë reagime brenda PD.
Z. Bylykbashi tha se kryeministri Edi Rama po synon që t’i ofrojë opozitës reformën territoriale me kushtin që të votojë zgjatjen e procesit të vetingut.
“Ajo që unë them është që Rama kërkon këtë gjë. Unë bëj tentativë. I vë një vizë të kuqe (ofertës), sepse është interesi publik që mbron opozita. Kemi dëmtuar interesin e opozitës. Shpresoj se nuk ka një gjë të tillë. Rama kërkon këtë, por se mos na shkon ndër mend. Nuk pati qëndrim, por dëgjova këtë “A di gjë ti Oerd për pazar? Ishte si gjyq politik. Ishte qesharak” tha Bylykbashi.
“Oferta që Rama po bën, unë e quajta ofertë në fakt ajo është përpjekje e Ramës për të arritur një objektv. Të marrë vetingun me kuptimin që të zgjasë mandatin e këtyre që janë aktualisht në detyrë që ne i kemi akuzuar. Ti zgjasi PD me duart asaj mandatin është fundi”, tha deputeti i PD.
Ai tha se gjatë mbledhjes së kryesisë së grupit parlamentar të PD ka pasur pyetje ngacuemes dhe insinuata por edhe akuza për performancën e tij në të shkuarën.
“Basha i vuri firmën duke thënë se nuk i kam lexuar reagimet por nuk i heq asnjë presje”, tha Bylykbashi.
Sipas tij Komisioni i Venecias thotë që vetingu duhet të jetë sa më i shkurtër, maksimumi 5 vjet dhe në vend të zgjatjes së mandatit mund të gjendet një zgjidhje tjetër.
“Nëse biem në këtë kurth dëmtojnë interesin e opozitës”, shtoi deputeti i PD për Qarkun e Durrësit.
Kapet trafikanti shqiptar i kokainës, si e pikasi policia duke hyrë e dalë shuëm herë nga një lokalNjë 37-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia italiane për trafik droge.
I riu është ndaluar në zonën e Cristos, teksa karabinierët konstatuan shqiptarin i cili qëndronte me orë të tëra në një lokal. Ai takonte disa persona dhe rikthehej sërish në lokal, shkruajnë mediat e vendit fqinj.
Nga kontrolli i ushtruar në banesë, karabinierët i kanë gjetur edhe 43 gramë kokainë shqiptarit, kanabis dhe 1 mijë euro.
Janë shoqëruar në komisariat edhe disa persona, që kanë thënë se 37-vjeçariu iu shiste lëndë narkotike.
Aksident me të plagosur në FierNjë aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fier. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në fshatin Mbrostar ku shtetasi E. S duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka përplasur një motor dhe për pasojë ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i motomjetit i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Autori është shoqëruar në komisariat dhe grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit të dëmtuar dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Fier
Informacion paraprak
Sot rreth 20:15, në vendin e quajtur “Mbrostar Ura” shtetasi E. S duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka përplasur një motomjet dhe për pasojë ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i motomjetit i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Eshtë shoqëruar shtetasi E. S në Komisariatin e Policisë Fier dhe po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit të dëmtuar dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.