zoom

Day ArchiveZi në familjen e Erion Braçes, ish-zv/kryeministri humb njeriun e shtrenjtë

Ish-zv/kryeministri Erion Braçe ka njoftuar ndarjen nga jeta të xhaxhait të tij.

Socialisti ka postuar një fotografi në rrjetet sociale të xhaxhait të tij, Karafil Braçes të cilën e ka shoqëruar me një mesazh prekës dhe ngushëllues.

Mesazhi nga Erion Braçe:
KARAFIL BRAÇE ISHTE XHAXHAI IM!
Deri sot ne mesdite,
79 vite djale, burre, baba e gjysh, vella me tim ate e xhaxha per mua.
Kur lindi shekullin e shkuar, i ati i vuri emrin e babait te tij, Karafilit; bashke me emrin i dha edhe karakterin e tij, nje burri e oficeri qe jetoi jeten ashtu sic donte, ku donte.
Ate nuk e njoha kurre, ama te gjithe me thonin se xhaxhai im ishte Ai, i njejti karakter, e njejta jete deri sot;
Zgjodhi te bente jeten qe donte, te ndertonte familjen qe donte, te bente punen qe donte, te ikte e vinte shpejte, me shpejtesine e nje motorri qe gjithnje ishte me i fundit qe Ushtria kish, here ne qytet, here ne fushime, reparte, here ne uzina ushtarake e heren tjeter ne baza ushtarake, here ne tunele mes malesh qe fshihnin katjusha e heren tjeter ne vendqendrime nendetsesh;
Me mendjen per te bere ndryshe nga te tjeret, gjithnje me revista te huaja, teknike, ne dore e prej te cilave modifikonte gjithcka per paisjet ushtarake ketu;
Kurre nuk e mori nje grade dhe ishte zgjedhje e tij, donte te ishte i lire, i denje per jeten qe donte, jo per graden qe e priste.
Asgje se pengoi te bente jeten e tij, i sfidoi te gjithe me kostum, kollare, syte qiell, bastun ne dore, motorr nga Vespa tek Honda e pazakonte per moshen;
Sfidoi shendetin e mjeket te cilet i caktuan vec 5 vite me shume e ai i beri 35 vite plus, duke i jetuar dite me dite sic desh vete, me nje gote vere te mire perpara qe perhere behej shishe!
Edhe sot, iku sic donte vete pa i dhene kerkujt nder ne mundesine ta kishim edhe me gjate; i la te gjithe mire e te plotesuar!
Lamtumire xhaxh!

Rama zbulon raportin konfidencial për Shqipërinë: Ka rritje katastrofike të çmimit të hashashit

Kryeministri Edi Rama foli në emisionin “Zonë e Lirë” për protestën e zhvilluar në Tiranë për rritjen e çmimeve.

Duke iu përgjigjur një parulle të përdorur nga protestuesit se “kushton më shumë buka se hashashi”, Rama u shpreh se ka një rritje katastrofike të çmimit të hashashit, pasi nuk ka prodhim, ndërsa përmendi dhe një raport konfidencial, që sipas tij, është bërë nga të huajt për Shqipërinë.

Pjesë nga intervista:
Protesta në Tiranë për rritjen e çmimeve…
Rama: Të hënën do të jem këtu. Protestat kanë qenë lajkmotiv, që kanë shoqëruar rrugën time si kryeministër.

Kushton më shumë buka se hashashi?
Ka një rritje katastrofike të çmimit të hashashit, për shkak se nuk ka prodhim. Është rritur shumë çmimi, se ka rënë prodhimi.

Unë nuk e dija këtë…
E kam parë në një raport. Nuk ka më as kapje nga policia italiane, për shkak se ka rënie drastike të prodhimit në Shqipëri.

Ky nuk është lajm i mirë…
Ky është lajm shumë i mirë për mua.

Të jesh i bindur që në Shqipëri rënia e hashashit është lajm i keq, se është varfërim…
Jo, nuk besoj në këtë. Për ty asgjë që s’është e mirë, është e keqe. Lajmi i keq bën më shumë se sa lajmi i mirë, gënjeshtra po ashtu.

Ta shohim këtë raportin?
Është konfidencial. Raporti nuk është nga ana jonë, jo nga ne, dhe flet për rënien drastike të kultivimit në Shqipëri. Kjo do të thotë që në tregun e zi ndërkombëtar, çmimi ka shkuar në stratosferë. Po flasim për furnizimin nga tregu i Shqipërisë. Raporti ishte specifik. Tani unë nuk e di kemi ardhur të flasim këtu për çmimin e energjisë, apo të hashashit.

Arrestimi i ish-drejtorit të RTSH-së, si reagon kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë lidhur me arrestimin e ish-drejtorit të RTSH-së Thoma Gëllçi i cili akuzohet për abuzime me tendera.

Rama është njoftuar Live në “Zonë e Lirë” për arrestimin e Gëllcit dhe u pyet nga moderatori nëse ka pasur dijeni për këtë fakt.

Ai reagoi shumë shkurt duke theksuar se vetëm tani po e dëgjon për herë të parë. “Tani po e marr vesh”, u shpreh kryeministri Edi Rama.

Si u arrestua, a po tentonte të largohej Thoma Gëllçi nga Shqipëria

Një tender korruptiv në Radio Televizionin Shqiptar i nënshkruar në nëntor të 2018-së, ka çuar në pranga ish-drejtorin e RTSH-së, Thoma Gëllçi dhe 3 zyrtarë të këtij televizioni. SPAK ka bërë arrestimin e tyre mbrëmjen e sotme, pasi GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me Burg’.

Burime për zoom.al bëjnë me dije se Gëllci është arrestuar ne Kolonjë tek shtëpia e prindërve të tij. Ai është kapur nga policia e Kolonjës ndërsa mësohet se është përgjuar për lëvizjet që po bënte.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se ka dyshime që ai do largohej drejt Greqisë për ti shpëtuar arrestimit.

Aksioni i Spak është organizuar pasi bëhet fjalë për tenderin për blerjen e pajisjeve për kanalin RTSH Agro me vlerë 86. 908 550, 00 lekë (pa tvsh). Në pranga kanë rënë edhe 3 anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, konkretisht Julian Tapia, Alban Malaveci dhe Ervin Muraj, të cilët akuzohen për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim. E ndërsa, Gëllçi akuzohet për shpërdorim detyre se ka kryer shkelje ligjore në këtë procedurë prokurimi.

 

Arrestohet ish-drejtori i RTSH-së, Thoma Gëllçi dhe 3 punonjës të televizionit për abuzim me tendera

Prokuroria e Posaçme kundër krimit dhe Korrupsionit (SPAK) arreston ish- drejtorin e RTSH-së, Thoma Gëllçi dhe 3 punonjës të tjerë të televizionit për korrupsion në tendera. Bëhet fjalë për tenderin e blerjeve të pajisjeve të kanalit RTSH Agro me vlerë limit 86. 908 550, 00 lekë (pa tvsh). Së bashku me Gëllçin në pranga kanë rënë edhe 3 anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Ervin Muraj, Alban Malaveci dhe Julian Tapia.

Këshilli i ri Drejtues i Radio Televizionit Publik Shqiptar liroi në maj të këtij viti nga detyra drejtorin e Përgjithshëm të RTSH-së, Thoma Gëllçi, pasi i mabroi mandati i qëndrimit në detyrë.

Këshilli Drejtuesi i RTSH votoi me 8 vota pro shkarkimit të  Thoma Gëllçit, dhe miratoi që drejtimi t’i kalojë zv.drejtorit Martin Leka.

Njoftimi i SPAK

“Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në datën 28.02.2020 ka regjistruar proçedimin penal nr.82/2020 për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal. Hetimet në kuadër të këtij procedimi janë kryer në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Pas kryerjes së veprimeve hetimore gjithëpërfshirëse lidhur me këtë procedim rezultoi se:

Në procedurën e prokurimit “Procedurë e hapur”, me objekt “Blerje pajisje për kanalin RTSH Agro”, me nr. REF-90011-10-16-2018, me fond limit 86. 908 550, 00 lekë (pa tvsh), zhvilluar në datën 09.11.2018 nga autoriteti kontraktor Radio Televizioni Shqiptar, janë konstatuar shkelje ligjore, të kryera nga ana e tre anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, konkretisht të hetuarve J.T., A.M. dhe E.M., shkelje këto të kualifikuara në elementët e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve me ligjin nr. 43/2021) të Kodit Penal.

Po kështu nga hetimet ka rezultuar se edhe shtetasi TH.G., me detyrë ish-Drejtor i Përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar, ka kryer shkelje ligjore në këtë procedurë prokurimi, shkelje këto të kualifikuara në elementët e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Për këtë arsye, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, paraqiti në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën për caktimin e masave të sigurimit personal “Arrest në burg” ndaj shtetasve nën hetim J.T., A.M., E.M. dhe Th.G. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.79 datë 07.10.202, vendosi: “Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë.

Vendosjen e masës të sigurimit personal “Arrest në burg” ndaj shtetasit nën hetim Th.G., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimit i detyrës, parashkuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Vendosjen e masave të sigurimit sigurimit personal “Arrest në burg” ndaj shtetasave nën hetim J.T., A.M. dhe E.M., të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve me ligjin nr. 43/2021) dhe 25 të Kodit Penal.

Ky vendim është ekzekutuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.

I tradhëtoi aroma, VIDEO brenda “shtëpisë së barit” në Tiranë ku prodhohej kanabisi

Një “shtëpi bari” është zbuluar ditën e sotme në Tiranë. Jane publikuar pamje benda shtëpisë së mbushur me kanabis, ku shihet shihet se si autorët e kishin përshtatur të gjithë apartamenin për prodhimin dhe tharjen e lëndës narkotike.

Me finalizimin e operacionit të koduar “Aroma”, janë vënë në pranga dy pronarët e shtëpisë. Ata janë janë një 28 vjeçar dhe një 54 vjeçar të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin përshtatur ambientin e kësaj banese me aparatura që shërbejnë për tharjen dhe prodhimin e lëndëve narkotike. Kjo e fundit paketohej dhe e bëhej gati për shpërndarje me doza për përdorues të ndryshëm.

Po ashtu, në vijim të operacionit është arrestuar edhe roja i kanabisit i cili ishte një 50-vjeçar. Gjatë kontrollit të “shtëpisë së barit” u gjetën 27 kg lëndë e dyshuar kanabis, një armë zjarri pistoletë, municion luftarak, aparatura që shërbejnë për tharjen dhe prodhimin e lëndës narkotike, doza me lëndë të dyshuar kokainë, një peshore elektronike dhe një automjet.

 

15 vjet burg për burrin e maskuar që hodhi acid ndaj ish-të dashurës në Britani

Një student mjekësie që hodhi acid ndaj ish-të dashurës së tij teksa ishte maskuar me një kostum “gruaje të shëndoshë”, është burgosur sot për 15 vjet në Britani.
Milad Rouf kishte veshur kostumin e maskimit, syzet e diellit dhe makiazhin para se të sulmonte me acid Rym Alaoui, ish-e dashur dhe ish-kolege e tij, kur ajo doli në derën e shtëpisë pas trokitjes.
Si rezultat Alaoui pësoi plagë që kanë ndryshuar përgjithmonë jetën e saj, u tha sot në gjykatën britanike të Lewes. Vajza tashmë nuk arrin të mbyllë sytë e saj apo të lëvizë qafën, dhe është verbuar në njërin sy.
Kontrolli në apartamentin e Rouf pas incidentit zbuloi “listën e blerjeve” për realizimin e planit të tij të ligë, ku përfshihej kostumi i të shëndoshit dhe objekte të tjera.
25-vjeçari nga Cardiff në Uells, erdhi në shtëpinë e familjes në juglindje të Londrës dhe më pas shkoi në qytetin bregdetar të Brighton për të kryer sulmin.
Acidi i zotëruar prej tij ishte aq i përqendruar saqë kishte shkrirë dhe bojën e derës kryesore të Alaoui.
Prokurorja Flora Page tha në gjykatë: “Duke u maskuar në të gjithë trupin e duke përdorur makiazh për t’u dukur si një grua zezake e shëndoshë, i akuzuari kreu sulmin e paramenduar duke mbajtur gjithashtu syze dielli dhe ekran mbrojtës për fytyrën e tij”.
Gjykatësja Christine Laing tha se Rouf ishte një rrezik për gratë në përgjithësi dhe e dënoi me 15 vjet burgim. Ajo shtoi se Rouf si student mjekësoe, e dinte më mirë se të tjerë efektin që acidi do të kishte në trupin e njeriut.
Rouf dhe Alaoui, e cila është edhe ajo në të 20-at e saj, kishin studiuar në universitetin e Cardiff dhe kishin pasur një lidhje të shkurtër para se Alaoui t’i jepte fund e të vendosej në Brighton, ku kishte nisur punë si doktoreshë.
“Ti e kishte planifikur prej javësh sulmin që do të kryeje. Ti e dije shumë mirë që ajo që po bëje ishte e gabuar dhe tentove t’i shpëtosh përgjegjësisë duke tentuar të vazhdoje punën si infermier,” Laing said.
Në deklaratën e saj të viktimës, Alaoui thotë se trembet për të ardhmen e saj pasi Rouf i mori asaj mundësinë e karrierës dhe të jetës së rritur.
Ajo shkruante: “Kur iu përgjigja derës atë ditë, një substancë që mësova se ishte acid sulfurik m’u hodh në fytyrë. Tani jeton në dhimbje e në frikë për të ardhmen time.
“Tani nuk jam e aftë të jetoj dhe të punoj. Efektet psikologjike kanë qenë kolosale për mua, familjen time dhe të afërmit”.
“Nuk arrij të imagjinoj se dikush mund të kryejë një sulm të tillë me paramendim”.

5 mënyra të thjeshta për të humbur në peshë gjatë vjeshtës

Ditët në vjeshtë nisin të shkurtohen dhe rrezet e diellit pakësohen ndjeshëm. Një gjë e tillë ndikon në prodhimin e serotoninës, një hormon që nxit ndjesinë e qetësisë, paqes dhe gëzimit. Për pasojë, njeriu tërhiqet më shumë ndaj makaronave, patateve dhe orizit, burim karbohidratesh që rrisin nivelet e serotoninës.

Kjo nxit edhe shtimin në peshë, gjë që mund të shmanget shumë mirë nëpërmjet këshillave të mëposhtme.

Hani Më Shumë Mollë
Vjeshta është po aq e larmishme në aktivitete dhe ushqime të shëndetshme si vera. Në këtë stinë ju mund të shfrytëzoni perime dhe fruta të freskëta të stinës siç janë mollët apo kungujt por edhe të kryeni më shumë aktivitet fizik. Një mollë ofron 100 kalori dhe 4 gramë fibër e cila ju mban të ngopur për shumë gjatë. Molla është shumë e mirë për këtë stinë dhe jo vetëm, sepse pakëson rrezikun e diabetit, përmirëson shëndetin e mushkërive dhe ju mbron nga disa lloje të kancerit.

Hani Më Shumë Gatime të Shtëpisë
Rikthimi në punë, në shkollë e në aktivitetet e tjera e bën më të lehtë rënien pre të tundimit ndaj ushqimeve të gatshme e të shpejta. Megjithatë, gatimet e shtëpisë janë më të shëndetshme e nuk duhen lënë mënjanë. Në shtëpi ju mund të përgatisni ushqime të shëndetshme me perime të freskëta të stinës të cilat mund t’i merrni me vete në punë. Fundjavat mund t’i shfrytëzoni për të gatuar receta të shëndetshme por edhe për të kryer aktivitet fizik.

Mos Neglizhoni Gjumin
Gjumi është shumë i rëndësishëm për mirëqenien tuaj si brenda dhe jashtë. Ekspertët rekomandojnë që të flini 7-8 orë çdo ditë, Rutina e duhur e gjumit është shumë e rëndësishme për të luftuar mbipeshën por edhe për të vënë në fre hormonet të cilat luajnë një rol të fortë tek oreksi dhe e ngrëna.

Xhinset Në Vend Të Peshores
Gjatë përpjekjeve për të rënë në peshë është e rëndësishme që të mbani në vëzhgim kilogramët. Ndonjëherë peshorja mund të duket alarmuese ndaj shumë ekspertë rekomandojnë përdorimin e xhinseve apo pantallonave si tregues i peshës dhe i humbjes së kilogramëve të tepërt.

Mbani Një Ditar Ushqimesh
Një nga aspektet më të rëndësishme të rënies nga pesha është të mos fiksoheni pas saj. Objektivi juaj duhet të jetë që të hani shëndetshëm dhe rënia nga pesha më pas është e paevitueshme. Nëse ju i vendosni vetes si qëllim që të humbisni në peshë pa ndryshuar regjimin tuaj ushqimor ose duke e kufizuar atë në mënyrë drastike do të shkaktoni më shumë dëm në organizëm. Ekspertët këshillojnë mbajtjen e një ditari për çdo ushqim që konsumoni gjatë ditës. Në këtë mënyrë ju do të orientoni veten drejt ushqyerjes së shëndetshme dhe do të shmangni produktet që ju shëndoshin apo ju fryjnë./AgroWeb

10 superushqimet që nuk duhet të mungojnë në regjimin tuaj

Termi “superushqime”është relativisht i ri, megjithëse përshkruan një paketë vlerash për organizmin. Sipas nutricionistëve, i referohet ushqimeve me bazë bimore të cilat janë të mbushura me vitamina, minerale, antioksidantë dhe shumë pak kalori. Këto janë disa nga arsyet përse këto ushqime rekomandohen të përfshihen nga të gjithë në dietën e përditshme ushqimore.

Nëse nuk keni dëgjuar më parë për superushqimet, në këtë artikull po listojnë disa prej tyre. E veçanta e këtyre ushqimeve është se nuk përmbajnë gluten e mund të konsumohen edhe nga personat intelorantë ndaj tij.

Farat e Amaranthit
Të pasura me fibra dhe kalcium ndihmojnë në ndërtimin e kockave të forta dhe ulin peshën trupore, farat e Amaranthit janë të parat në listën tonë të superushqimeve. Kjo bimë është e pasur me antiokasidantë të cilët luftojnë radikalet e lira, parandalojnë plakjen, hipertensionin, diabetin dhe ndikojnë në uljen e kolesterolit. Farat janë më të vogla se ato të susamit dhe lëshojnë një aromë të veçantë e karakteristike kur gatuhen. Ato mund t’i konsumoni në mëngjes shoqëruar me qumësht dhe fruta ose si pjatë kryesore sallate apo supë.

Farat Kinoa
Padyshim shumë të përhapura 2 vitet e fundit edhe në kuzhinën shqiptare. Farat e kinoas gjithashtu konsiderohen një superushqim. Janë një nga burimet më të mira të proteinës që nuk vjen nga mishi. Në vetëm një racion kinoa mund të përfitoni 14-16 gramë proteinë dhe aminoacide të cilat ndihmojnë në zhvillimin e muskujve të shëndetshëm. Kokrrat e vogla të kinoas nuk përmbajnë gluten dhe mund të përdoren çdo ditë edhe nëse jeni në regjime ushqimore strikte. Mënyra më e mirë për ta shijuar këtë fare është kur e përzieni me perime dhe e konsumoni në formën e sallatës.

Farat e Melit
Meli është një drith i veçantë i cili lufton plakjen, ndihmon sistemin nervor, forcon kockat, parandalon sëmundjet kardiake dhe zvogëlon rrezikun e prekjes nga diabeti. Njihet si një nga ushqimet më pak alergjike që egzistojnë në botë dhe që treten shumë lehtë. Kjo e bën melin një superushqim që mund ta konsumojnë thuajse të gjithë, pavasisht gjendjes shëndetësore.

Farat e Linit
Me siguri keni dëgjuar dhe i keni përdorur edhe më parë farat e linit dhe sot mund t’i quani superushqime. Jo më kot konsiderohen si një “fabrikë vlerash” për organizmin, pasi përmbajnë shumë yndyrna të shëndetshme omega-3, antioksidantë fitokimik, vitamina dhe minerale. Ekspertë te ushqimit shpjegojnë se, farat e linit është mirë t’i shtypni para se t’i konsumoni pasi janë më të lehta për stomakun.

Hikrra
E dini se një nga ushqimet më të përdorura në vendet e ftohta si Rusia dhe Polonia? Kjo për shkak se ju ngopin shpejt dhe dhurojnë shumë energji. Farat e hikrrës në vendin tonë nuk mund të gjenden kudo. Hikrra ka më shumë proteina të tretshme se çdo lloj orizi, drithi apo misri. E pasur me dy nga aminoacidet më të rëndësishme për organizmin siç janë lisina dhe arginine që largojnë stresin dhe ndihmojnë me prodhimin e kolagjenit.

Farat Chia
Farat Chia mund t’i konsumoni çdo ditë duke parandaluar rrezikun e shfaqjes së shumë sëmundjeve. Pas konsumimit të këtyre farave, niveli i sheqerit në gjak do të ulet teksa zbusni oreksin dhe largoni sëmundjet e zemrës. Për të luftuar rrezikun e inflamacionit të organizmit tuaj, shtoni një lugë çaji me fara chia çdo mëngjes tek kosi bashkë me superushqime të tjera që listuam më lart. Me to gjithashtu mund të përgatisni receta sallte, qofte, puding apo reçel.

4 pluhurat e shëndetit të mirë
Në të gjithë morinë e superushqimeve që listuam për ju, nuk mund të mungojnë edhe pluhurat për receta, çaj apo pije të ndryshme.

Pluhur i Turmerikut
Ndoshta një nga erëzat më të njohura të Indisë me ngjyrë portokalli të ndezur dhe aromë karakteristike. Përdorimet e tij fillojnë që nga përgatitja e recetave, çajit deri tek trajtimet e lëkurës apo flokëve. E veçanta e turmerikut është se lufton menjëherë inflamacionin për shkak të prezencës së lartë të kurkuminës.

Pluhuri i Xhinxherit
E dini se xhinxherin mund ta përdorni edhe në formën e pluhurit? Në këtë mënyrë keni më shumë komoditet në kuzhinë dhe jeni gjithnjë të sigurtë për masat. Vetitë e këtij pluhuri nisin që nga ato antibakteriale deri tek stimulimi i tretjes e rritja e sistemit imunitar.

Pluhuri Maca
Pluhuri maca përfitohet nga bima po me të njejtin emër e cila hyn në familjen e rrepave. Është një nga trajtimet më të mir anatyrale për balancimin e hormoneve, djegien e kalorive dhe forcimin e kockave.

Çaj Matcha
Çaji matcha konsiderohet një superushqim për shkak të vlerave të mëdha që i ofron organizmit. Ky pluhur jeshil me origjinë nga Azia, mund të konsumohet çdo ditë në formën e çajit pasi ju ndihmon të përfitoni antioksidantë dhe të humbsini shpejt në peshë./AgroWeb

Si mungesa e fuqisë punëtore po kthehet në problem botëror

Dy vitet e fundit kanë qenë me ndryshime dramatike në tregun e punës.  Përveç papunësisë së lartë në të gjitha vendet e botës gjatë krizës së pandemisë, kompanitë po përballen me një fenomen të ri që është pagëzuar me emrin “Periudha e Dorëheqjeve”.

Një studim i fundit nga Microsoft zbuloi se 41% e fuqisë punëtore globale do e merrnin në konsideratë të hiqnin dorë nga punëdhënësi i tyre aktual brenda vitit të ardhshëm.

Një menaxhere e burimeve njerëzore për koorporatën “Fast Company”, Stephanie Vozza  ka analizuar pikërisht këtë fakt. Ajo ka shprehur se përqindja e njerëzve që braktisën vendin e punës gjatë pandemisë ishte shumë i vogël, ndërsa në 7 mujorin e 2021-it, shifrat erdhën me rritje të frikshme, gati 10 milion njerëz.

Megjithëse mungesat e fuqisë punëtore në industrinë e shërbimeve mund të jenë më të dukshmet, menaxherja Vozza  vuri në dukje se teknologjia dhe kujdesi shëndetësor kanë qenë dy fushat me dorëheqjet më të mëdha në muajt e fundit, dhe lodhja ka qenë një nga arsyet kryesorePo për arsyet e tjera?

Ndërsa mungesa e opsioneve të kujdesit për fëmijët dhe pagat e ulëta janë arsyet kryesore për lënien e shumë vendeve të lira të punës, arsyet e tjera janë ato për të cilat njerëzit kanë lënë gjithmonë punën e tyre: mungesa e fleksibilitetit dhe mungesa e mundësive, ose thënë ndryshe, mungesa e ekuilibrit punë – jetë.

Pandemia ka bërë që shumë prej nesh të rifokusohemi dhe të rivlerësojmë përparësitë tona, dhe thënia e vjetër, “Ju nuk lini një punë, ju lini një menaxher”, nuk ka qenë kurrë më e vërtetë. Nëse menaxherët duan t’i mbajnë punonjësit e tyre, ata duhet të dëgjojnë nga afër atë që duan, veçanërisht kur bëhet fjalë për punën në distancë.