Aplikacion
Përmbytje të mëdha rresikojnë të prekin vendin tonë gjatë kësaj jave dhe javës së ardhshme. Alarmi është dhënë nga media gjermane “Focus.de”, e cila parashikon që reshjet e shiut të kapin shifra rekord, deri në 300 litra shi për metër katror në 24 orë.
Përmbytjet pritet të përfshijnë të gjithë Mesdheun, por kryesisht në Shqipërinë Jugore dhe Greqinë Veriore, zona të cilat do të përballen me reshje më të dendura.
Sipas medias gjermane, shiu do të shkaktojë përmbytje ekstreme dhe rrëshqitje dheu, ndërsa alarmi ngrihet edhe për tornado që pritet të aktivizohen pranë bregdetit.
Por jo vetëm Shqipëria dhe Greqia do të preken nga shiu. Bregdeti italian i Adriatikut, Kroacia, Bullgaria, Maqedonia e Veriut, Kosova, Serbia, Mali i Zi dhe pjesë të Rumanisë gjithashtu do të kenë mot me reshje të dendura.
“Por ajo që do të ndodhë në Greqinë veriore dhe Shqipërinë jugore është e vështirë të kalohet. Dikush nuk mund të paralajmërojë sa duhet për të. Në Greqinë veriore dhe Shqipërinë jugore ekziston një rrezik për jetën e qytetarëve”, shkruhet ndër të tjera në artikull.
Moti i keq/ Bashkia e Vlorës thirrje qytetarëve: Shmangni këto vendeBashkia e Vlorës i bën apel qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm dhe të shmangin lëvizjet që nuk janë të domosdoshme për shkak të shirave, që kanë përfshirë vendin.
Gjithashtu Bashkia kërkon vëmendjen e qytetarëve për vendet të cilat rrezikohet nga përmbytjet, ndërsa thekson se në rast të çdo emergjence të kontaktojnë me Ujësjellës Kanalizimet dhe Shërbimet publike të Bashkisë.
Statusi:
Njoftim Bashkia Vlorë
Të dashur qytetarë!
Duke parë kushtet e motit në Vlorë, por edhe në të gjithë vendin, do ju luteshim të shmangni lëvizjet me makina që nuk janë të domosdoshme. Për shkak të shirave të dendur, duhet të keni kujdes edhe me vendin e parkimit të makinave dhe të jeni të vëmendshëm për vendet që rrezikojnë të përmbyten! Paralajmërimet e meteorologëve për shira të vazhdueshëm, na bëjnë të jemi të kujdesshëm.
Kujdesuni për veten dhe familjarët tuaj!
Për çdo nevojë vendosni kontakt me Ujësjellës Kanalizimet dhe Shërbimet publike të Bashkisë.
Plan masash për rritjen e çmimeve, Rama mbledh nesër në mëngjes qeverinëBrenda javës Kryeministri Edi Rama tha se do të lançojë paketën e posaçme për mbrojtjen e shtresave në nevojë dhe biznesin e vogël nga rritja e çmimeve. E ndërsa të gjithë presim për planin e masave që do të ndërmerret edhe për t’i bërë ballë krizës së mundshme energjetike, kryeministria bën me dije se nesër në mëngjes Rama do zhvillojë mbledhje me ministrat në orën 09:00. Në përfundim të mbledhjes Rama do të ketë një komunikim për mediet, ku me shumë mundësi do të shpalosë planin e masave.
Lajmi për ngritjen e një grupi ndërinstitucuional për të menaxhuar dhe monitoruar çdo moment ecurinë e situatës energjetike u njoftua nga zv. Kryeministri Arben Ahmetaj pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave një ditë më parë.
“Situata energjetike në vend është konseguencë e krizës globale. Në një treg global ekonomia influencohet drejtpërdrejtë nga situata globale, sidomos për mallra që kuotohen në bursa apo që lidhen drejtpërsëdrejti me import-eksportin. Kryeministri ka ngritur një grup ndërinstitucuional për të menaxhuar dhe monitoruar çdo moment ecurinë e situatës energjetike. Vala e çmimeve ndërkombëtare sigurisht që prek edhe brigjet e Shqipërisë, por ne jemi të gatshëm të mbrojmë konsumatorin familjar dhe biznesin e vogël. Shumë shpejt brenda javës Kryeministri do të shpalosë vetë platformën për mbrojtjen e konsumatorit familjes dhe sipërmarrjen e vogël“, tha ai.
Paralajmërimin e krizës energjetike Rama e bëri 4 ditë më parë në një deklaratë të papritur. Duke qenë se bota aktualisht po vuan një krizë energjetike, pasojat siç tha Rama po fillojnë të ndihen edhe në Shqipëri. Vala e rritjes së çmimeve në vendin tonë ka sjellë edhe rritjen e ushqimeve të shportës, bukës dhe të naftës e gazit.
Goditet me thikë 25-vjeçari shqiptar pas një feste në një bordello në Gjermani, në rrezik për jetën20 të rinj janë përplasur fizikisht mes tyre, ndërsa ishin duke festuar në një bordello në Gjermani.
Mediat gjermane shkruajnë se nga përplasja fizike një 25-vjeçar me origjinë shqiptare është në luftë për jetën, pasi është plagosur me thikë në shpinë, ndërsa ka marrë plagë të rënda edhe në kokë.
Rreth
“Gjendja e tij shëndetësorë është e rëndë dhe në rrezik për jetën”, shkruan Bild.
Ka qenë disa dëshmitarët të ndodhur në vendin e ngjarjes që kanë lajmëruar policinë.
Në momentin e mbërritjes së policisë, të rinjtë janë larguar për t’i shpëtuar arrestimeve.
Por nga policia u ndaluan pesë persona, katër prej të cilëve u liruan pas disa orësh qëndrim në komisariat.
Sakaq ende nuk janë të ditura shkaqet që sollën konfliktin mes të rinjve.
U shpall kampion në IBF, Florian Marku konfirmon datën për ndeshjen e radhësFlorian Marku disa ditë më parë u shpall kampion në kategorinë IBF, pasi mposhti boksierin ukrainas, Maxim Prodan në stadiumin e Tottenham me vendim jurie.
Menjëherë pas këtij triumfi “Mbreti Shqiptar” paralajmëroi së ndeshja e radhës do të vinte shumë shpejt.
Vetëm pak minuta më parë, ai nëpërmjet në postimi në rrjetin social “Facebook” ka konfirmuar se ndeshja tjetër do të luhet më 20 nëntor në Wembley.
Basha apo Berisha?/ Del sondazhi i Euronews Albania se kë preferojnë demokratëtVotuesit e Partisë Demokratike preferojnë më shumë Sali Berishën sesa Lulzim Bashën. Në anketimin e muajit shtator, Euronews Albania pyeti shqiptarët se cilin prej dy udhëheqësve pëlqejnë më shumë.
65% e votuesve të PD pëlqejnë sot më shumë Berishën, ndërsa 57% preferojnë Lulzim Bashën.
Ky rezultat përmbys atë të një muaji më parë, kur ende pa shpallur vendimin për largimin e Berishës, Lulzim Basha gëzonte popullaritet në 67% të votuesve të PD, ndërsa Berisha ishte në nivelin e 56%.
Këtë trend ruajnë edhe shifrat që tregojnë popullaritetin e Berishës dhe Bashës në të gjithë popullsinë. Në muajin gusht, Lulzim Basha gëzonte popullaritet më të lartë se Berisha mes shqiptarëve.
Anketa e muajit Shtator tregon rritje të mbështetjes në popullsi për Sali Berishën, nga 19% në 29%. Ndërkohë për Lulzim Bashën mbështetja mbetet thuajse e njëjtë, nga 26% në 24% të shqiptarëve. /Euronews Albania
Bie në rrjetën e një pëshkarexhe një minë e Luftës së Dytë Botërore me peshë 300 kgNjë minë e Luftës së Dytë Botërore me peshë 300 kg është kapur nga trata e peshkarexhës “Erioni”.
Paraditen e sotme, Forcat Xheniere nga Tirana kanë tërhequr minën e kapur e cila u kap ditën e djeshme.
Ndërkohë, pronari i peshkarexhës “Erjoni” Redi Isaj, u shpreh se minën “Emili” e identifikuar me këtë emër nga specialistët, e kapi trata e peshkarexhës në vendin e quajtur Kepi i Qefalit.
Dëshmia tronditëse e një prej fëmijëve të abuzuar nga anëtarët e klerit katolik në Francë: Do të vdes me traumën e asaj që ndodhiNjë nga 216 mijë fëmijët e abuzuar seksualisht nga anëtarët e klerit katolik në Francë ka rrëfyer për mediat detaje tronditëse nga abuzimi.
“Pedofilia është krimi i përsosur sepse është i vetmi për të cilin krimineli është i sigurt, ose pothuajse i sigurt, se viktima nuk do t’i raportojë ata,” tregon ai.
Christian Dubreuil nga Lyon i Francës që tashmë është 65-vjeç tregon se gjatë kohës së abuzimit seksual ishte 11 vjeç.
Ai ishte një fëmijë i ndrojtur dhe shumë studioz.
Dubreuil dëshmon se abuzuesi i tij seksual u fut në rrethin e familjes me pretendimin se do të ndihmonte në avancimin e dijes së tij. Çdo të enjte ata vizitonin vende historike së bashku.
Ai kujton se ishte abuzuar në dhomën e ndenjes së shtëpisë ndërkohë që prindërit e tij po punonin në dyqanin e tyre në kat të parë, duke shtuar se abuzimi zgjati për nëntë muaj, dhe filloi kur ai ishte vetëm 11 vjeç.
“Unë do të vdes me traumën e asaj që ndodhi, edhe pse ishte më shumë se gjysmë shekulli më parë” rrëfeu ai.
Christian Dubreuil tha se shpresonte që raporti do të bënte që Kisha të pranonte abuzime sistematike në Francë./ Tiranapost.al
OBSH mbështet vaksinën e parë kundër malaries për fëmijët afrikanëOrganizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë të mërkurën se vetëm vaksina e miratuar kundër malaries duhet të shpërndahet te fëmijët afrikanë, gjë që mund të shënojë avancim të madh kundër sëmundjes, e cila vret qindra mijëra persona brenda vitit.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka rekomanduar vaksinën Mosquirix – e cila është krijuar nga kompania britanike e ilaçeve, GlaxoSmithKline.
Prej vitit 2019, 2.3 milionë doza të kësaj vaksine u janë dhënë foshnjave në Gana, Keni dhe Malavi, përmes një programi të zgjeruar, i cili është koordinuar nga OBSH-ja.
Shumica e personave që vret malaria janë nën moshën pesëvjeçare.
Ky program është rezultat i një dekade të testimeve klinike në shtatë shtete afrikane.
“Kjo është vaksinë e krijuar në Afrikë nga shkencëtarët afrikanë dhe ne jemi shumë krenarë”, ka thënë udhëheqësi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.
“Përdorimi i kësaj vaksine si shtesë ndaj mjeteve tjera ekzistuese për të parandaluar malarien, mund të shpëtojë mijëra jetë njerëzish çdo vit”, ka thënë ai, duke iu referuar masave kundër-malaries sikurse rrjetat e shtretërve dhe substancat që vrasin mushkonjat, të cilat e transmetojnë sëmundjen.
Vaksina Mosquirix ka përbërës një dru të quajtur Quillay, i cili rritet në Kili.
Malaria është shumë më vdekjeprurëse sesa COVID-19 – sëmundja që përhapet nga koronavirusi – në Afrikë.
Më 2019, ajo ka lënë të vdekur mbi 386,000 afrikanë, sipas OBSH-së, në krahasim me 212,000 vdekje të konfirmuara me COVID-19 në 18 muajt e fundit.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se 94 për qind e rasteve të malaries dhe vdekjeve raportohen në Afrikë, kontinent me 1.3 miliard banorë.
Sëmundja shkaktohet nga parazitët që transmetohen te njerëzit nga pickimi i mushkonjave të infektuara.
Simptomat përfshijnë temperaturë, të vjella dhe mundim.
Efekti i vaksinës për parandalim të sëmurjes së rëndë nga malaria te fëmijët është vetëm rreth 30 për qind, mirëpo është vaksina e vetme e miratuar.
Agjencia e Bashkimit Evropian për ilaçe e ka miratuar atë më 2015, duke thënë se përfitimet tejkalojnë rreziqet.
“Kështu e luftojmë malarien, duke shtresuar mjetet që kemi njërën mbi tjetrën”, ka thënë Ashley Birkett, i cili udhëheq punën për vaksinë të malaries në organizatën joqeveritare Path, e cila ka financuar punën për krijim të vaksinës me kompaninë GlaxoSmithKline.
Një tjetër vaksinë kundër malaries e quajtur R21/Matrix-M, e cila është zhvilluar nga shkencëtarët e Universitetit të Oksfordit në Britani, ka shfaqur 77 për qind efekt në një studim të kryer për një vit me 450 fëmijë në Burkina Faso, kanë thënë studiuesit në muajin prill.
Kjo vaksinë është duke u studiuar ende.
Kompania GlaxoSmithKline (GSK) e ka mirëpritur rekomandimin e OBSH-së.
“Ky është vendim i shumëpritur, për të ringjallur luftën kundër malaries në këtë rajon, në kohën kur përparimi për ta kontrolluar sëmundjen ka ngecur”, ka thënë Thomas Breuer, zyrtar i lartë shëndetësor në GSK.
Sfida e financimit
Rekomandimi është bërë i ditur në Gjenevë nga zyrtarë të lartë të OBSH-së për malarie dhe imunizim.
Ekspertët kanë thënë se sfidë tani do të jetë mobilizimi i financimit për prodhim dhe shpërndarje të vaksinës në disa prej vendeve më të varfra në botë.
GSK është zotuar për prodhim të 15 milionë dozave të vaksinës Mosquirix çdo ditë, deri më 2028.
Një studim i tregut global, që është kryer nga OBSH-ja, ka parashikuar se kërkesa për vaksinë të malaries do të shkojë nga 50 deri në 100 milionë doza në vit deri më 2030, nëse shpërndahet në zonat me shkallë të lartë të përhapjes së sëmundjes.
Aleanca për vaksina, GAVI, partneritet global publiko-privat, do të konsiderojë në muajin dhjetor nëse dhe si mund të financojë programin e vaksinimit.
“Siç e kemi parë nga vaksina për COVID-19, kur ka vullnet politik, ka fonde të mjaftueshme në dispozicion për të siguruar se vaksinat shpërndahen në shkallën e nevojshme”, ka thënë Kate O’Brien, drejtore e Departamentit të OBSH-së për Imunizim, Vaksina dhe Biologji.
Një burim i afërt me planet për zhvillim të vaksinës ka thënë se çmimi për doza nuk është përcaktuar ende, mirëpo do të konfirmohet pas vendimit të GAVI-it për financim.
Vendimi i OBSH-së ka pasur kuptim personal për mjeken Rose Jalong’o, specialiste për vaksina në Ministrinë e Shëndetësisë në Keni.
“Kam vuajtur nga malaria si fëmijë dhe gjatë praktikës si dhe studimeve, kam qenë në spitale të fëmijëve që kanë qenë të sëmurë rëndë me malarie, të cilët kanë pasur nevojë për trasfuzion të gjakut dhe fatkeqësisht disa kanë vdekur”, ka thënë ajo.
“Është sëmundje me të cilën jam rritur dhe është shumë emocionuese për mua që të shoh diçka të tillë në jetën time”./REL
“Po, gjeta dy arka me monedha ari”/ Inskenoi vdekjen në Shqipëri, biznesmeni Davide Pecorelli nën hetim për vjedhje mallrashBiznesmeni italian, Davide Pecorelli, i cili u gjet në ishullin Montecristo 9 muaj pasi u raportua i zhdukur, ku edhe u zbulua se të gjithë ngjarjen me djegien e makinës dhe eshtrat brenda në qytetin e Pukës në Shqipëri, e kishte inskenuar vetë, është nën hetim për vjedhje mallrash.
Lajmi bëhet sot i ditur nga mediat italiane, ndërsa shtojnë, referuar zyrës së prokurorit të Grosetos, se biznesmeni pecorelli e kishte gjetur thesarin me të vërtetë dhe kishte arritur në një mënyrë që të ishte në zotërim të tij.
“Unë isha duke kërkuar për thesarin e Kontit”, tha Davide Pecorelli, 45 vjeç, sipërmarrës dhe ish-gjyqtar futbolli në Arezzo. Dhe duket se ka pasur një të vërtetë në këtë histori.
Kundër sipërmarrësit “të zhdukur”, siç shkruan gazeta italiane “La Nazione”, është bërë një kallëzim penal me akuzën e vjedhjes së mallrave.
Kryevepra e Dumas
Thesari i Kontit të Montecristos nuk është asgjë më shumë se një koleksion monedhash ari që datojnë në shekullin e pestë pas Krishtit dhe që u vodhën në vitin 2019 nga muzeu i San Mamilianos në Sovana, një vend magjepsës i pasur me gjetje etruske në provincën e Grossetos.
Legjenda thotë se ato monedha të Mamilianos, të cilat zbarkuan në Montecristo, ishin thesari i famshëm i Kontit, i treguar në kryeveprën e Aleksandër Dumas.
Ato u prezantuan rreth dhjetë vjet më parë së bashku me muzeun që i strehoi dhe vjedhja ishte një humbje shumë e dhimbshme për Sovanën (qytezë) e vogël.
“Po, gjeta dy arka me monedha ari”
Davide Pecorelli, i cili tashmë është nën hetim nga gjyqësori në gjendje të lirë me akuzën e mashtrimit, nuk e ka mohuar se i ka gjetur monedhat. “Po, gjeta dy arka me monedha ari, por nuk i mora në zotërim dhe prandaj jam i qetë, sepse nuk kam asgjë për t’u frikësuar, – shpjegoi ai. – Thesari është në vendin që i tregova prokurorit, ata dinë gjithçka, ata gjithashtu kanë harta të hollësishme të vendeve ku kam qenë në kërkimet e mia ato ditë, kur arrita në ishull.”
Prokurori i Grossetos, në një dhomë hoteli në ishullin Giglio, ku banonte sipërmarrësi, gjeti rreth njëzet emra në një letër fotografike me detaje të monedhave të lashta, tre harta të ishullit Montecristo, një libër të Komedisë Hyjnore dhe një çelës me pllakën, ku shkruhej “garazh Porto Santo Stefano”.