zoom

Day ArchiveKoha kur Erion Braçe gënjente qytetarët: Naftë pa akcizë, ushqime pa TVSH! Votoni Edi Ramën

Deputeti Erion Braçe ka reaguar në lidhje me protestën e cila u zhvillua para kryeministrisë për rritjen e çmimeve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Braçe ka shkruar se populizmi nuk i ul çmimet dhe se është hipokrizi që “pasdite të protestosh kundër rritjes së çmimeve dhe në mbrëmjë në emisionin tënd është reklama e ndërmarrjes që shet produktet me çmimet e rritura”.

 

Po kte timin e doni? He pra ça doni?

Posted by Brryli Broadway on E mërkurë, 6 tetor 2021

Sipas Braçes çmimet nuk caktohen me protesta dhe se ajo çfarë kemi nevojë është liria dhe konkurrueshmëria në tregje.

Pas këtyre deklaratave të Braçes në rrjet janë shpërndarë masivish pamjet kur Erion Braçe premtonte qytetarëve se nëse votonin Edi Ramën do hiqeshin TVSH.

Braçe ne atë kohë premtonte naftë pa akcizë, ushqime pa tvsh, plehra kime pa tvsh, por sot mesa duke Brace ka ndryshuar mendje.

 

 

Ngec projekti i Rrugës së Arbrit

Pezullimi i punimeve në tunelin e Murrizit në projektin e Rrugës së Arbrit duket se ka sjellë vonesa në investime dhe mosrealizime në punime, sipas programit të parashikuar në projektin e kushtueshëm koncesionar, për të cilin, kryeministri Edi Rama dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë, janë mburrur me shumicë në fillim të punimeve. Sipas një raporti të Ministrisë së Financave, ndryshe nga tejkalimet në investime në vitin 2018, kompania koncesionare nuk ka realizuar investimet sipas planit në vitet 2019 dhe në vitet 2020, duke mbetur pas kalendarit të përgjithshëm të punimeve që parashikojnë hapjen e rrugës për përdorim në prill të vitit 2020.

Projekti që pritet t’i kushtojë taksapaguesve 40 miliardë lekë kosto ndërtimi dhe interesa përgjatë 13 viteve, duhet të lidhë Tiranën me kufirin me Maqedoninë përmes një rruge malore rreth 100 kilometra të gjatë, ku projekti më sfidues nga pikëpamja inxhinierike, tuneli poshtë qafës së Murrizit, është aktualisht i shembur me fat të panjohur.

“Deri në fund të vitit 2020 është realizuar 65% e volumit të punimeve të ndërtimit, rreth 5 pikë përqindje më pak se sa ishte parashikuar gjatë kësaj periudhe, për shkak të pezullimit të punimeve në tunelin e Murrizit dhe punimeve në skarpata për segmentet numër 2 dhe numër 4,” shkruhet në relacionin e Ministrisë së Financave për ecurinë e kontratave kryesore koncesionare.

Sipas të dhënave të Ministrisë, në vitin 2020 parashikohej të investoheshin 8 miliardë lekë ndërsa janë investuar 6.3 miliardë lekë. Edhe në vitin 2019, investimet nuk u realizuan plotësisht. Problemi, sipas Ministrisë së Financave është sërish Tuneli i Murrizit.

“Për vitin 2019, vlera e realizuar e investimit përbën 84.6% të vlerës totale të parashikuar për t’u investuar gjatë këtij viti, për shkak të problematikës së Tunelit të Murrizit ku ritmi i punimeve u ngadalësua,” shkruhet në relacion.

Koncesionari pati kryer afro 7 miliardë lekë punime në vitin 2018, në krahasim me 3.5 miliardë lekë të planifikuara, gjë që krijoi euforinë e qeverisë për suksesin e projektit. Sipas raportit, autoriteti kontraktor “nuk ka aplikuar penalitete” për vonesat në investime.

Kontratat koncesionare të qeverisë “Rama” janë kritikuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar si të rrezikshme dhe pa leverdisshmëri ekonomike si dhe nga Departamenti i Shtetit si kontrata të lidhura pa garë të mirëfilltë. Partia Demokratike në opozitë i ka denoncuar shpesh ato si kontrata korruptive.

Rama inspektoi punimet në Rrugën e Arbrit në një vizitë reklamë për qeverinë në tetor 2018, nën shoqërinë e ish-ministrit Damian Gjiknuri dhe ish-kreut të Autoritetit Rrugor Afrim Qendro. Sipas një bisede të xhiruar nga kamerat e kryeministrit dhe të promovuar prej tij, Rama shpalli se rruga do të përfundojë së ndërtuari në prill 2021, një vit para afatit. Premtimi i rradhës i qeverisë është hapja e rrugës në fund të këtij viti.

Ndërkohë, ndërsa punimet nuk kanë ecur sipas planit, pagesat e taksapaguesve për ndërtimin e rrugës kanë ecur me realizim plani 100%, bën të ditur Ministria e Financave.

“Pagesat faktike të vitit 2020 janë në masën rreth 2.7 miliardë Lekë, duke rezultuar me një realizim prej 100% nga plani vjetor,” thuhet në relacion./Birn

Pesë kongresmenë letër Biden dhe Blinken për situatën me targat mes Kosovës dhe Serbisë

Pesë Kongresmenë të SHBA-së i kanë dërguar një letër Presidentit Joe Biden dhe Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken për tensionin e fundit të krijuar mes Kosovës dhe Serbisë mbi reciprocitetin e targave.

Ritchie Torres, Jim Himes, Elissa Slotkin, Joe Courtney, Mandaire Jones, Corolyn B. Maloney dhe James P. GcGovern i kërkojnë SHBA që të fokusohet tek zgjidhja e tensionit mes dy vendeve në Ballkan.

“Nisur nga disproporcioni i fuqisë ushtarake të Serbisë, u kërkojmë që të ritheksojnë se SHBA do të jetë garante që aleati ynë Kosova, do të marrë trajtim të drejtë dhe njohjen si shtet i pavarur”, thuhet në letër.

Në letër theksoi se pas tensionit për reciprocitetin e targave, Serbia mobilizoi forcat e saj në kufi me Kosovën.

Kongresmenët shprehen se shumicën e pajisjeve ushtarake Serbia e ka nga aleati i saj, Rusia dhe theksohet gjithashtu prania e ambasadorit rus në mobilizimin e ushtrisë.

“Ambasadori rus në Beograd, Aleksandër Botsan-Kharchenko vizitoi kufirin (me Kosovën) më 26 shtator, bashkë me ministrin serb të Mbrojtjes, Nebojsa Stefanovic dhe shefin e ushtrisë serbe, Milan Majsilovic”, thuhet në letër.

Anëtarët e Kongresit i kërkojë presidentit amerikan dhe administratës së tij që të mbështesë përpjekjet për arritjen e një paqeje mes Serbisë dhe Kosovës duke shtuar se Beogradi ka minuar vazhdimisht legjitimitetin dhe sovranitetin e Kosovës.

Pesë kongresmenët që kanë firmosur letrën janë anëtarë për mbrojtjen e çështjes së shqiptarëve.

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit, bëhet i mundur arresti i shtëpisë për ish-krerët e UÇK-së

Njohësit e punës së Gjykatës Speciale thonë se tani është i mundur që Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi të gjykohen nga arresti shtëpiak.

Ish-liderët e UÇK-së që po mbahen nën arrest në Hagë vazhdimisht kanë kërkuar që të gjykohen duke qenë në arrest shtëpie.

Një gjë e tillë është kundërshtuar vazhdimisht nga gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Giu. Mirëpo paneli i Gjykatës së Apelit i dha të drejtë mbrojtjes së Kadi Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

“Paneli gjithashtu vëren se Gjyqtari i procedurës paraprake nuk ka dhënë arsye për të mos urdhëruar Drejtorin e Policisë që të japë një përgjigje të detajuar pavarësisht se e pranon nevojën për të”.

Avokati Artan Qerkini aprovimin e kërkesës së mbrojtjes e sheh shumë normale.
“Ai thotë se pas këtij vendimi të gjykatës, arresti shtëpiak është shumë i mundshëm. Duhet që gjyqtari i procedurës paraprake të bëjë një kërkesë specifike nga Policia e Kosovë se a është ajo në gjendje të zbatojë ato kushte që vendos gjyqtari i procedurës paraprake nëse ai vendos që masën e arrestimit të zëvendësojë me arrest shtëpiak”, tha ai për RTV Dukagjinin.

Refuzimin e kërkesave për t’u gjykuar nga arrest i shtëpisë, ky panel e ka cilësuar të pa arsyeshëm. Në lidhje me këtë temë ka qenë e pamundshme një përgjigje nga Policia e Kosovës.

Rritje e çmimeve! A do jetë “kalimtare” apo fillimi i një periudhe, çfarë thonë ekonomistët

Konsumatorët në të gjithë botën po përballen me çmime më të larta për një shumëllojshmëri artikujsh të përditshëm, për shkak të problemeve në zinxhirin e furnizimit për të gjitha llojet e mallrave dhe rritjes së çmimit të energjisë, në nivele që nuk janë parë prej vitesh.

Kjo do të thotë që konsumatorët në të gjithë botën po paguajnë më shumë për artikuj ushqimorë, veshje pajisje elektro-shtëpiake si dhe për blerje makinash e shtëpi. Ata që po e ndjejnë më shumë këtë situatë janë familjet me të ardhura të ulëta, të ardhurat e kufizuara të të cilëve mbulojnë më pak në raport me nevojat që ata kanë.

Pyetja që shtrohet nga shumë ekonomistë është nëse kjo rritje e çmimeve do të jetë diçka “kalimtare”, siç thonë prej disa muajsh zyrtarë të lartë amerikanë, apo është fillimi i një periudhe rritjeje më të qëndrueshme të çmimeve, në nivele më të larta sesa kanë ndeshur prej dekadash shumica e ekonomive kryesore të botës.

Në dëshminë para Kongresit javën e kaluar, Kryetari i Bankës Qendrore Amerikane Jerome Powell tha se problemet “zhgënjyese” me zinxhirin e furnizimit global që kanë ardhur si pasojë e dhënies fund të bllokimeve të vendosura për shkak të pandemisë, janë bërë shkak për rritjen e inflacionit dhe qëndrimin në këto parametra për një periudhë më gjatë sesa kishte parashikuar ai dhe drejtuesit e bankave të tjera qendrore. Por ai tha se ishte i sigurt se përfundimisht këto çështje do të merrnin zgjidhje.

“Rritja aktuale e inflacionit është në të vërtetë pasojë e kufizimeve në zinxhirin e furnizimit që po përballet me një kërkesë shumë të madhe, dhe kjo është e gjitha e lidhur me rihapjen e ekonomisë, një proces që do të ketë një fillim, një mes dhe një fund”, tha zoti Powell. “Por këto çështje do të zgjidhen. Por është shumë e vështirë të thuash se sa i madh do të jetë ndikimi i tyre ose se për sa kohë do të zgjasë”.

Shqetësimet mbi inflacionin

Megjithatë disa ekonomistë shqetësohen se Banka Qendrore Amerikane po nënvlerëson faktorët që ndikojnë tek çmimet e produkteve, nga ushqimet tek makinat.

“Ka shumë arsye për të menduar se kjo rritje e inflacionit nuk është diçka kalimtare dhe se do të jetë me ne për një kohë të gjatë”, i tha Zërit të Amerikës Desmond Lachman, një nga anëtarët kryesorë të Institutin Amerikan të Sipërmarrjeve në Uashington.

Të martën, çmimi standard global i naftës së papërpunuar, u rrit në 82.56 dollarë për fuçi, duke arritur një nivel që nuk ishte shënuar në tre vjet. Në të gjithë botën, çmimet për ushqimin, karburantin dhe mallrat e konsumit janë në rritje.

Çmimi i gazit natyror është trefishuar në Evropë dhe Azi këtë vit, duke çuar në një ulje të ritmeve të rritjes ekonomike në pjesën më të madhe të Evropës dhe ndërprerje të energjisë në Kinë. Edhe në Shtetet e Bashkuara, të cilat normalisht kanë një furnizim të bollshëm me karburant, çmimet po rriten nisur nga shqetësimet se mund të ketë mungesa në muajt e dimrit.

Parashikimet për të ardhmen
Në Shtetet e Bashkuara, prej periudhës së verës inflacioni ka qenë në nivelet e 3.6%, shumë më e lartë sesa niveli prej më pak se 2% që ka qenë në vitet e fundit. Çmimet e shtëpive, një element kryesor në matjen e inflacionit, po rriten ndjeshëm.

Ndërkohë, Banka Qendrore Amerikane vazhdon të ndjekë politika që lehtësojnë marrjen e kredive duke e bërë atë më pak të kushtueshme, gjë për të cilën shumë ekonomistë besojnë se po krijon më shumë trysni inflacioniste.

“Kur bashkoni të gjithë këta elemente dhe shikoni që administrata po angazhohet në një sasi rekord stimujsh buxhetore në kohë paqeje, e gjithë kjo nuk të jep idenë se inflacioni do të bjerë brenda një periudhe të afërt kohore”, thotë zoti Lachman./VOA/

“Klopp nuk më la të largohem”/ Shaqiri zbulon pengesat për rikthimin në Itali, tregon fjalët e trajnerit gjerman pas marrëveshjes

Pas tre viteve jo shumë të mira tek Liverpool, Xherdan Shaqiri u transferua te Lyon në Francë. 29-vjeçari ka luajtur në të gjjtha ndeshjet e fundit me francezët, diçka që nuk e kishte parë te “të kuqtë” e Anglisë. Në një intervistë për gazetën zvicerane “20min”, Shaqiri ka treguar se Jurgen Klopp frenoi një rikthim të tij në Itali, ku destinacioni i mundshëm mund të ishte Milani, pasi kuqezinjtë bën një ofertë serioze drejt Liverpool.

“Një vit më parë doja të ikja nga Liverpooli dhe përveç Lyon më kërkuan disa ekipe në Itali. Klopp nuk më la të shkoj. Këtë verë bisedova me trajnerin dhe gjithçka u zgjidh. Ai më shkruajti kur u përfundua marrëveshja dhe më tha se unë jam një lojtar i mirë dhe një djalë i mirë. Ne gjithmonë kemi pasur një marrëdhënie të mirë. Kurrë nuk kemi pasur probleme, unë thjesht kam dashur të përjetoj një sfidë të re në karrierën time”,- u shpreh Shaqiri.

Nga tanket te avionët, Greqia apo Turqia, kush është më e fortë ushtarakisht?

“Loja” në Egje po tensionohet sërish. Mediat greke kanë bërë një analizë të forcës ushtarake të Greqisë përballë Turqisë, pasi Athina u fuqizua me furnizimet e reja nga Franca me avionë luftarakë “Rafale” dhe fregatat moderne. “Me lëvizjet e fundit vlerësohet se Greqia jo vetëm që do të ketë një mbrojtje të plotë të kufijve të saj nga çdo kërcënim i jashtëm, por në të njëjtën kohë do t’i japë vendit tonë karakteristikën e një superfuqie ushtarake rajonale” shkruan gazeta greke “Protothema”.

Krahasimi i fuqisë ushtarake

Nëse pranë sistemeve të mësipërme të armëve vendosim marrëveshjen e ndihmës së ndërsjellë të mbrojtjes midis Greqisë dhe Francës, e cila u nënshkrua të martën e kaluar në Paris nga udhëheqësit e dy vendeve, atëherë pala greke fiton një avantazh shtesë të qartë që siguron që në rast konfrontimi ushtarak me Turqinë, për herë të parë ndoshta, nuk do të jetë plotësisht vetëm” theksohet nga media greke.

 

Buxheti i ushtrisë

Pikërisht një vit më parë, duke lëshuar një paketë të ndihmës së mbrojtjes emergjente në vlerë prej 10 miliardë eurosh, Kryeministri Kyriakos Mitsotakis në thelb dha dritën jeshile për të filluar, dhe në fakt menjëherë, një program të madh armatimi, i cili siguroi jo vetëm bazën, por edhe modernizimin e disa strukturave ekzistuese, me qëllim riaktivizimin e plotë të doktrinës greke të parandalimit kundër kërcënimit turk.

Pas blerjes së 24 avionëve luftarakë “Rafale”, dërgimi i tyre nga Franca te Forcat Ajrore Greke ka filluar tashmë që nga korriku i kaluar. Tre fregatat “Belharra” dhe “Gowind” do të kushtojnë më shumë se 5 miliardë, ndërsa 2 miliardët e tjerë do të shkojnë për modernizimin e sistemeve ekzistuese të armëve, siç janë fregatat MEKO të Marinës, por edhe për blerjen e raketave, silurëve, pjesëve rezervë, helikopterë dhe përparësi të tjera të menjëhershme.

Duke vazhduar me një krahasim të aftësive ushtarake të Greqisë dhe Turqisë, por edhe duke bërë një parashikim të fuqisë së dy vendeve gjatë një periudhe pesëvjeçare, bazuar në sistemet e armëve që Forcat e Armatosura Greke dhe Turke kanë ose do të kenë në 2026, bëhet e qartë hendeku midis dy vendeve do të zvogëlohet ndjeshëm.

Përkundër faktit se Turqia do të vazhdojë të ketë një epërsi numerike ndaj Greqisë në sektorë të ndryshëm, duke qenë më e madhe në popullsi dhe rrjedhimisht në aspektin e buxhetit të mbrojtjes. Por Greqia, shkruan gazeta do të fitojë një epërsi të fortë në cilësi nëpërmjet përdorimit të sistemeve moderne të armëve.

Raportet

Sa i përket raporteve të forcave greko-turke, “Greqia këtë vit duket se do të bëjë një kërcim të madh armatimi, në një përpjekje nga njëra anë për të mbuluar terrenin e humbur të viteve, nga ana tjetër për të krijuar baza për t’u kthyer në fuqi në Egje.

Sipas një raporti të NATO -s (qershor 2021), pas shumë vitesh Greqia duket se ka 38.5% të buxhetit të saj të mbrojtjes për mirëmbajtjen e sistemeve të vjetra dhe blerjen e sistemeve të reja të armëve, kur në vitet e mëparshme kjo përqindje shkonte nga 8.17% (në 2014) në 13.45% (në 2016)” thotë gazeta.

Në thelb, megjithatë, përcaktimi i saktë i shpenzimeve turke të mbrojtjes është një enigmë e pazgjidhshme. Gazeta shkruan se të dhënat financiare të Turqisë ose janë të pasakta ose bëhen publike me kushte, pasi ato nuk i nënshtrohen asnjë kontrolli nga institucionet kompetente të auditimit, siç është Parlamenti.

Në të njëjtën kohë, “për sa i përket burimeve njerëzore, proporcionet e Greqisë me fqinjin lindor aktualisht janë zvogëluar, 2.4 ushtarë turq për çdo grek, krahasuar me 3.5 me 1 në 2014. Turqia ka ende një nga ushtritë më të mëdha në NATO, me 355,000 personel ushtarak në detyrë aktivë krahasuar me 142,000 të Greqisë” shkruhet më tej.

Ushtria

Burimet njerëzore të Ushtrisë në Greqi arrijnë në 93,500 krahasuar me 260,000 në Turqi. Për sa i përket tankeve, Greqia aktualisht ka 1,328 dhe Turqia 2,379. Përkundër faktit se Turqia duket se është numerikisht superiore, shumica e tankeve turke janë projektuar në vitet 1960, shkruan gazeta greke. Sidoqoftë, vlerësohet se të dy ushtritë greke dhe turke kanë një numër afërsisht të barabartë të tankeve moderne.

Në lidhje me transportuesit e blinduar Greqia ka 2567 dhe Turqia 3636. Për sa i përket avionëve, Greqia ka 18 dhe Turqia 49. Raporti për helikopterët, Greqia ka 168, ndërsa Turqia ka 330. Athina ka 28 helikopterë sulmues në krahasim me 77 që ka Turqia. Në mjetet ajrore pa pilot, Turqia ka një avantazh të qartë, pasi vlerësohet se aktualisht operojnë rreth 160, dronët vrasës.

Forcat Ajrore

Përforcimi i Forcave Ajrore greke me 24 avionë luftarakë Rafale pritet të bëjë një ndryshim në Egje. Duke shtuar ekzsituesit në listë, por edhe furnizimet që janë në bazë të kontratës numri është i konsiderueshëm. Nga ana tjetër, Turqia duket se po përballet me probleme të rëndësishme në rinovimin e flotës së saj ajrore, shkruan gazeta greke.

Pas çështjeve që u ngritën në marrëdhëniet e saj me Shtetet e Bashkuara, për shkak të furnizimit me sistemin rus anti-ajror S-400, ata u lanë jashtë programit të avionëve “F-35”, si rezultat i të cilit Ankaraja tani ka mundësi shumë të kufizuara për t’u furnizuar. Shtylla kurrizore e flotës së saj do të përbëhet ende nga “F-16”. Në të njëjtën kohë, përpjekjet për zhvillimin e brendshëm të një avioni luftarak (TF-X) nuk duket se po përparojnë, me analistët që parashikojnë se mund të duhen deri në 15 vjet për t’u bërë gati për operacion.

Marina

Flota greke me furnizimin me skemën “3+1″ me fregatat “Belharra” dhe “Gowind” në kombinim me 4 nëndetëset “Type 214”, të cilat tashmë shërbejnë në radhët e saj, vlerësohet se në vitet e ardhshme do të bëhet një nga më të fuqishmet në Mesdhe. Turqit kanë 10 fregata moderne.

Në të njëjtën kohë, Ankaraja ka vendosur në vitet e ardhshme që Marina e saj të marrë 6 nëndetëse gjermane “Type 214”.

 

Skandali i “Pandora Papers”, PE: Lista e parajsave tatimore duhet të rinovohet urgjentisht

Pas zbulimeve të fundit nga “Pandora Papers” eurodeputetët shprehën indinjatë dhe zhgënjim unanim duke kritikuar veprimet e qeverive si haptazi të papërshtatshme për më shumë se një dekadë.

Në një debat plenar me përfaqësuesit e Këshillit dhe Komisionit, eurodeputetët denoncuan qeveritë e BE-së për lejimin e evazionit masiv të taksave për shkak të pamundësisë së tyre për të reformuar siç duhet legjislacionin e vjetëruar të taksave.

Diskutimi u zhvillua vetëm disa ditë pas publikimit të dokumenteve më të fundit që dokumentojnë evazionin fiskal në vazhdën e një sërë hetimesh të fundit gazetareske.

Edhe ata folës që vunë re përparimin e kufizuar të bërë në përmirësimin e legjislacionit të BE -së ranë dakord me pjesën tjetër të eurodeputetëve, duke akuzuar qeveritë e shteteve anëtare dhe Komisionin se po bëjnë shumë pak për një kohë të gjatë për të mbushur boshllëqet, të cilat janë të njohura për një kohë të gjatë.

Në veçanti, eurodeputetët kërkuan përditësimin urgjent të vendeve që janë në “listën e zezë” të parajsave fiskale. Ata gjithashtu theksuan nevojën për një marrëveshje urgjente ndërkombëtare mbi taksimin e korporatave.

Del raporti: Si vdiq 21-vjeçari që vrau nënkomisarin, fjalën e fundit e ka prokuroria

Mjekësia ligjore ka nxjerrë raportin për vdekjen e 21-vjeçarit Aldi Rama, i cili rreth një javë më parë vrau me armë zjarri nënkomisarin Saimir Hoxha dhe pasi u rrethua nga policia, dyshohet se qëllohet ndaj vetes. Në raport thuhet se Rama ka marrë një plumb i cili ka hyrë në pjesë anësore të ballit dhe ka dalë prej tij duke shpuar tejpërtej kokën e 21-vjeçarit. Ndërkohë në këtë pjesë janë konstatuar edhe djegie.

Tashmë ky raport pritet t’i dërgohet prokurorisë për të përcaktuar shkakun që ka sjellë vdekjen e 21-vjeçarit. Burime për ABC bëjnë me dije se këto elementë tregojnë për një vetëvrasje të mundshme të të riut, megjithatë fjalën e fundit pritet ta thotë organi i akuzës.

Ngjarja e dy javëve më parë ndodhi në Kune Vain, ku Rama i cili ndodhej në makinë bashkë me dy shokët e tij u ndaluan nga tre efektivë të cilët po ktheheshin nga operacioni për asgjësimin e lëndës narkotike.

Në momentin e ndalimit, ai u gjend përballë nënkomisarit Saimir Hoxha, të cilin pasi refuzoi t’i jepte një mjet identifikimi, e qëlloi me dy plumba njëri prej të cilëve e kapi në zemër duke i shkaktuar vdekjen. Më pas Rama u fsheh për disa orë në zonë, ku dyshohet se qëlloi ndaj vetes. Ai u dërgua në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë, dhe ndërroi jetë mëngjesin e nesërm.

Ky është ushqimi i preferuar i Victoria Beckham

Victoria Beckham është pa diskutim një muzë frymëzimi për mijëra femra në të gjithë botën. Gruaja kameleon e industrisë së modës Shfaqet gjithmonë e kuruar në daljet e saj publike dhe meritë për këtë nuk kanë vetëm trajtimet e ndryshme, por edhe gjenet e mia dhe stili i jetesës. 47-vjeçarja, mama e katër fëmijëve, ka treguar gjithmonë se ekuilibri mendor dhe një regjim i shëndetshëm ushqimor janë çelësi i saj i mirëqenies.

Duke u ndalur te ky i fundit, së fundmi ajo ka zbuluar edhe një nga ushqimet e saj të preferuara dhe ndryshe nga ç’mund të mendoni nuk bëhet fjalë për ndonjë produkt të kushtueshëm, por thjesht bukë dhe kripë.

Ajo rrëfeu se edhe kur ha në restorant, porosit gjithmonë një fetë bukë me pak kripë. Duke qenë se i kushton shumë vëmendje dietës së saj, buka duhet të jetë gjithnjë integrale. Stilistja e njohur pranoi se nuk ha shumë, por në një darkë mund ta shoqërojë ushqimin e saj me një pije ndërsa u bën shoqëri shumë të mirë të tjerëve që do të hanë.