zoom

Day ArchiveFOTO- LAJM/ Shihni sa u rritën pa motiv brenda ditës çmimet e karburantit

Pikat e shitjeve në Shqipëri vijojnë të bëjnë një rritje të pakontrolluar të karburantit.

Ashtu siç ndodhi me rritjen e çmimit të bukës, edhe çmimi i naftës, benzinës dhe gazit po kapin shifra stratosferike në krahasim me buxhetin e popullit shqiptarë.

Së fundmi 1 litër benzinë në një nga pikat më të mëdha të shitjes në vend “Kastrati”, shitet 179 lekë. Ndërkohë nafta shitet 177 për litër. Po ashtu rrije ka pësuar dhe gazi, që shitet 89 lekë për litër.

Edhe përballë kësaj rritje abuzive, duket se shteti nuk po merr asnjë masë. Kujtojmë se qeveria më parë është justifikuar se karburanti në Shqipëri është më i shtrenjtë se në vendet e rajonit pasi në të përfshihen edhe taksat.

“U çmenda, fillova të bërtas”. Dy motrat rrëfejnë tmerret: Si nëna i përdhunonte vetë dhe më pas i përdorte për prostitucion

Dy motra nga Selaniku i Greqisë, kanë vendosur të zbulojnë së fundmi makthin e përdhunimit dhe prostitucionit nga duart e nënës së tyre.

Motra më e madhe, 20 vjeç dhe e vogla 15 vjeç, thyen heshtjen duke rrëfyer të gjithë ato që kishin përjetuar.

“Ata ishin të tmerrshëm, nëna ime më përdhunoi. Ata na kanë shkatërruar jetën”, u shpreh vajza 20-vjeçare.

“Kishte net kur nuk reagoja. Unë nuk mund të lëvizja ndërsa më abuzonin. Unë nuk mund të jetoj më kështu. Kur i thashë se trupi im më përket mua dhe nuk doja që ajo të më bënte këto gjëra, ajo tha se unë i përkisja asaj dhe se do të bëja çfarë të donte ajo. E godita me shkelm, e shtyva, e luta që të ndalet, por ajo vazhdoi të më ngacmojë,” rrëfehet më tej e reja.

Siç pohuan dy motrat, “ata kurrë nuk e ndjenin dashurinë e nënës së tyre, pavarësisht sa e kërkonin”. 15-vjeçarja më pas u shpreh se ishte përdhunuar nga partneri i nënës së saj.

“Mami dhe partneri i saj më vendosën në dhomë dhe më bënë të shtrihem në shtrat. Pastaj ai vuri dorën nëpër të brendshme. Shikova nënën time, i tregova se sa më shqetëson, ajo më tha të ulem. Unë i bërtita asaj për të më ndihmuar, dhe ajo u largua,” tha vajza me lot në sy.

20-vjeçarja ankohet se nëna e saj e prostituoi. “Nëna ime më promovoi në burra të tjerë dhe fitoi para nga kjo gjë. Kjo ishte filozofia e saj si nënë. Në fakt, një ditë, unë hyra në dhomë dhe pashë nënën time duke e përkëdhelur motrën time. Aty u çmenda. Fillova të bërtas,” vuri në dukje vajza e re.

Por drama nuk përfundon këtu, vajza 15-vjeçari po ashtu u përdhunua nga një 17-vjeçar.

“Ai u hodh mbi mua dhe filloi të më puthte, më hoqi pantallonat, të brendshmet, më goditi. Unë po përpiqesha të gjeja momentin e duhur për t’u larguar prej tij, por ai më kapi, më goditi dhe vazhdoi,” u shpreh e mitura.

Policia dhe prokuroria greke po punojnë për të zbardhur të plotë këtë ngjarje. Lidhur me çështjen e rëndë që ka tronditur vendin fqinj orët e fundit foli edhe avokati i tyre, i cili tha se ka prova konkrete që zbulojnë se gjithçka që kanë dëshmuar vajzat janë të vërteta.

“Më kanë bërë dëm 25 milionë lekë”, bariut nga Rrësheni i vret rrufeja 225 krerë bagëti

Në 11 qershor të këtij viti në Fshat Kurbensh të Bashkisë Rrëshen gjatë një stuhie, një rrufe ka vrarë 225 kokë dhen dhe dhi, kecër dhe qengja, pronë të familjes Buraku.

Për fat të mirë i zoti shtëpisë, nuk ka pësuar dëmtime shëndetësore. Ngjarjen na i tregon zonja Prenda Buraku zonja e shtëpisë dhe i biri i saj Klinton Buraku.

Dëmi i shkaktuar shkon në 25 milion lekë të vjetër. Nga kjo ngjarje shpëtoi vetëm një qengj dhe një dhi. Gjatë kësaj shtrëngate shpëtuan edhe qentë e kopesë që nuk i qëlloi rrufeja, pasi u larguan. E gjithë bagëtia ka qenë rreth një pemë ahu të lart kur qëlloi vetëtima dhe nga goditja, ato janë shpërndarë në ajër në dhjetëra metra largësi.

Në vendngjarje ditën tjetër erdhën veterinerët e bashkisë dhe më pas u bë groposja e bagëtisë. Pas kërkesës që bën për ndihmë në Ministrinë e Bujqësisë familjes Buraku iu kthye kjo përgjigje “Në rastin e dëmtimit të tufës së pronares Prena Buraku nga shkaqe natyrore jo infektive, ligji nr. 10465 datë 29/09/2019 , “Për shërbimin veteriner në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, nuk parashikon dëmshpërblimin e kafshëve që dëmtohen nga shkaqe natyrore”.

Të afërm të familjes dhe dashamirës deri tani i kanë dhuruar familjes Buraku 80 kokë bagëti. Fiks Fare u interesua edhe ne Bashkinë Rrëshen. Përgjegjësi i zyrës së Emergjencave Civile të Bashkisë Rrëshen, z.Preng Bardhaj thotë se rasti i familjes Buraku nuk është i vetmi. Ata kishin dhe dy raste të tjera nga goditjet e rrufeve në bashkinë e tyre, ku te njëra kishte dhe humbje jete njerëzore dhe ligji nuk i lejon për dëmshpërblim. “Nuk mund ta ndihmojmë, pasi nuk na lejon ligji” përfundon përgjegjësi.

Derbi i parë i kryeqytetit dhuron spektakël dhe plot emocione, por nuk ka fitues

Derbi i parë i kryeqytetit për këtë sezon nuk ka fitues. Dinamo dhe Partizani janë ndarë në barazim 1-1, duke ndarë nga një pikë. Më e fituar skuadra blu, pasi me 10 vetë ia doli të përballojë të kuqtë.

Ndeshja është zhbllokuar në minutën e 15-të. Kapiteni Ibraimi kalon në avantazh blutë. Pas një asisti të Çinedut, mesfushori nuk fal përballë portierit Alban Hoxha.

Ndeshja ndizet edhe më shumë, me të dyja skuadrat që krijojnë rastet e tyre. Fundi i pjesës së parë sjell një episod. Sofranak del me karton të kuq. U desh ndërhyrja e VAR që të kuptohej më mirë ndërhyrja me takë e mbrojtësit të Dinamos. Blutë mbesin me 10 lojtarë.

Në pjesën e dytë ka vetëm një skenar, me të kuqtë që sulmojnë pareshtur për të shënuar, por portieri Harizaj i Dinamos ishte në ditë të mirë. Për të ardhur në minutën e 74-t, Tedi Cara pengohet në zonë dhe penallti. Dy minuta më pas Zhunior tregohet i saktë dhe vendos ekuilibrat. Pavarësisht përpjekjve të Partizanit, nuk ka më gola.

Nga e hëna, mësimi pa turne dhe me kohëzgjatje normale të orëve mësimore

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Znj. Evis Kushi, përmes një video-mesazhi i është drejtuar nxënësve, mësuesve dhe prindërve duke dhënë lajmin e rëndësishëm se nga dita e hënë e javës së ardhshme, në të gjitha shkollat e vendit, do të zhvillohet mësim normal, pa turne dhe me kohëzgjatje normale të orëve mësimore.

“Nisur nga shqetësimet tuaja të drejta, por sidomos nga përgjegjësia jonë për të garantuar cilësinë në sistemin arsimor, gjatë gjithë kësaj periudhe kemi qenë në komunikim të vazhdueshëm me MSHMS, Komitetin e Ekspertëve dhe Institutin e Shëndetit Publik për të rivlerësuar edhe njëherë së bashku të gjitha protokollet anti-COVID që zbatohen aktualisht në shkolla, e në mënyrë të veçantë me ruajtjen e distancës mes nxënësve, çka na ka detyruar që të aplikojmë mësimin me turne në disa shkolla të qyteteve më të mëdha të vendit”, tha Ministrja Kushi në video-mesazh, ndërsa shpreh mirënjohjen ndaj ekspertëve:

“U jam mirënjohëse ekspertëve, të cilët duke marrë parasysh ecurinë mjaft të mirë të vaksinimit të mësuesve, tashmë mbi 88% të vaksinuar, na dhanë mundësinë që të rikthejmë mësimin normal në të gjitha shkollat tona duke filluar që nga dita e hënë e javës së ardhshme, pa turne dhe me kohëzgjatje normale të orëve mësimore”.

Duke falënderuar veçanërisht prindërit dhe mësuesit për bashkëpunimin e deritanishëm, si dhe për çdo shqetësim të ngritur në lidhje me cilësinë e zhvillimit të procesit mësimor, Ministrja Kushi nënvizon edhe përgjegjësinë e përbashkët për të zbatuar masat e nevojshme që mbrojnë shëndetin e të gjithëve:

“Përgjegjësia jonë e përbashkët është edhe më e madhe për të zbatuar masat e nevojshme që mbrojnë shëndetin e të gjithëve: vazhdimi i procesit të vaksinimit; mbajtja e maskave; dezinfektimi i mjediseve; ruajtja e higjienës – në mënyrë që mos të jemi të detyruar t’i rikthehemi më skenarit të mësimit me turne. Faleminderit të gjithëve dhe suksese!”

“Golfi” me shpejtësi “rrufe” humb kontrollin dhe del nga rruga në Mamurras, shoferja dërgohet te Trauma

Një 27-vjeçare ka mbetur e plagosur mbrëmjen e sotme në një aksident në aksin Milot-Mamurras.

Aksidenti ndodhi rreth orës 20:20, ku automjeti tip “Volkswagen” me drejtuese shtetasen K.P., 27 vjeçe, banuese në Milot, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe përplasur me barrierën anësore.

Drejtuesja e mjetit është transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë, paraprakisht jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Frok Çupi hedh në treg një konspiracion të ri

Frok Çupi ka hedhur në treg një konspiracion të ri. Ish- kryeredaktori i RD, që po përplaset shpesh sharje e fyerje me analistë, gazetarë e politikanë në disa studio televizive, në mbrojtje të qeverisë, thotë se aktivistja Evi Kokalari, që është reshtuar në krah të Berishës, është në Shqipëri për llogari të lobit grek. Një akuzë e tillë ka pak gjasë të vërtetohet. Të tjera si kjo vazhdojnë të qarkullojnë në opinionin publik prej dekadash.

Është e kuptueshme që akuza ka për qëllim degradimin e aktivistes. Çupi nuk paraqet asnjë fakt për ta mbështetur atë. Por në shkrimin e tij ai sjell në vëmendje se Kokalari paska qenë e paaftë kur punonte me Çupin në ATSH, agjencinë qeveritare të lajmeve, e cila s’është shquar kurrë për ndonjë informacion në dobi të publikut, aq më pak në kohën kur u drejtua nga Frrok Çupi.

Megjithatë, edhe pse e paaftë, Çupi pranon se ajo ka ikur vetë nga agjencia e drejtuar prej tij dhe se ai e ka mbajtur në detyrë derisa ajo ka pasur dëshirë. Pra, nuk e ka larguar për paaftësi, siç do duhej të kishte ndodhur.
Që të kërkosh arsye në akuza të tilla, është e tepërt. Edhe faktet e tepër t’i kërkohen Frrok Çupit. Ai nuk është shquar ndonjëherë për ndonjë zbulim dhe kujtohet më së shumti nga brezi i tij kur shkruante opinione kundër Berishës në gazetën Koha Jonë.

Edhe mbi aktivisten Kokalari ai mund t’i shpalosë me dëshirë opinionet e tij, por për akuzat nevojiten fakte, të paktën nga dikush që pretendon se ka qenë gazetar. Zoom.al po e boton të plotë shkrimin e Çupit, duke i ftuar lexuesit që ta çojnë deri në fund leximin, në përpjekje për të kuptuar diçka prej tij.

Shkrimi i Frrok Çupit

Kur e pashë në krah të Berishës në Foltore, sigurisht që ishte e qartë çdo gjë: Evisi ka marrë vesh se në Shqipëri ka nevojë për një kryetare të PD dhe ka nxituar.

Mu kujtua një nga ngjarjet e vitit 1991, momenti kur sapo u rrëzua qeveria Nano, qershor ishte. Nuk vonuan e vërshuan letra nga diaspora në redaksinë e gazetës RD. Një nga letrat, që s’ më del nga imazhi, e shkruar me dorë, me një shkrim allasoj, propozonte qeverinë e re të ardhur nga migracioni politik në Amerikë.

Ja si ishte përbërja e qeverisë:

Qamil Halimi, kryeministër,

Bedrije Halimi, zëvendës kryeministre

Asllan Halimi, ministër i Punëve të Brendshme

Zehrie Halimi, nusja e djalit, ministre e arsimit

Zeqir Halimi, djalë i dytë, ministër i Mbrojtjes

… E me radhë.

Ja kështu ndodh me shumë emigrantë që e kanë shpirtin në ajër, as atje, as këtu.

Evisi e preu biletën e para dhe mbërriti në kohë, si e ‘ dërguar’  nga Amerika për të shpëtuar PD-në. Këtë po e përdor Berisha. Berisha nuk po e përdor si misionare, por si mall. Evisi është tani një ‘mall’ që shkëmbehet me favore ndaj Berishës. Klane të ndryshëm, që nga një lob idiot grek i vogël në Amerikë ku kjo ka shërbyer si ‘ udhëheqëse’ e deri ku ta dish se ku.

Këta i kanë kërkuar Berishës: ‘Nëse Evisi paraqitet si kryetare, ne lobojmë për ty në Departamentin e Shtetit”!

Ja kaq është!, pse Evisi po ndjek Berishën e Metën sa në foltore edhe Metën në pijetore.

Evisi e fituar është, edhe pse nuk bëhet kurrë kryetare e PD. Ajo nuk ka pasur dhe as do të ketë kurrë rast në jetë që të flitet kaq shumë për të, sa po flitet tani. Në fund të fundit një reportere tmerrësisht e paaftë në ATSH ishte kur u largua nga Shqipëria, e tani kthehet si mëkëmbëse e Berishës.

Por edhe Berisha është i fituar. Edhe ky e di se Evisi kurrë nuk bëhet kryetare. Madje Berisha e di se edhe vetë ky nuk bëhet kurrë ndonjë gjë, veçse ndoshta një objekt voluminoz i SPAK. Por Berisha ndodhet në ‘knock doën’ dhe në një gjendje të rëndë psikike pas goditjes vendimtare nga Shtetet e Bashkuara. Sa më shumë të shtyjë kohën me njerëz si Evisi, çajre e ka.

Po të kishte shpresë se Meta merr opozitën, Meta she Berisha do shfaqeshin në një pamje tjetër, me të ngrefosur dhe më të sigurt. Por e dine tashmë se kjo nuk behet. Të dy do jenë para Drejtësisë si dëshmitarë ndaj njëri-tjetrit. Tashmë është e qartë se kryetar i opozitës do jetë, Lul Basha. Ky është një politikan plot defekte, por mes atij grupimi vetëm defektoz ky është zgjedhur si kryetar-tabelë që tregon nga bie Perëndimi. Këtë ka bërë Amerika. Kush nuk do PD-në e Bashës, nuk mund të krijoje parti anti-amerikane.

“Lironi babin”/ Skandali i policisë, shoqërojnë me forcë burrin në sy të vajzës së mitur

Një tjetër skandal ka ndodhur me forcat e rendit. Së fundmi janë publikuar pamjet e shoqërimit të dhunshëm të një personi ku policia nuk pyet për vajzën e mitur të personit në fjalë.

Pamjet janë publikuar nga emisioni STOP. Vajza e mitur thërret ndaj policëve për të liruar babanë e saj. E nga ana tjetër personi që po shoqërohet kërkon policëve që të largojnë vajzën në mënyrë që të mos shikojë këtë skenë.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që efektivët e policisë kryejnë shoqërime në sy të fëmijëve që mund të ndikojë si një traumë për ta.

Princi shqiptar Leka në martesën e parë mbretërore pas një shekulli në Rusi

Një pasardhës i dinastisë mbretërore Romanov, e cila ka sunduar Rusinë deri në revolucionin bolshevik, është martuar sot në një ceremoni ekstravagante në ish-kryeqyetin perandorak Shën Petersburg. Princi shqiptar Leka ishte mes te ftuarve te nderit, i prezantuar nga mediat si “trashegimtar pretendent i fronit mbreteror te Shqiperise”.

Në ceremoninë madhore dy-ditore Duka George Mikhailovich Romanov po martohet me të fejuarën italiane Vittoria Bettarini, e cila vitin e kaluar ndryshoi emrin në Vittoria Romanovna dhe u konvertua në fenë e Kishës ortodokse ruse.

Qindra të ftuar nga Rusia dhe bota kanë zbritur në qytet për të dëshmuar martesën e parë mbretërore prej më shumë se një shekulli në katedralet e Shën Petersburg.

 “Kjo është shumë e rëndësishme për familjen,” tha dhëndri, që është bir i trashëgimtares të vetë-shpallur të fronit rus, dukeshës Maria e Rusisë.

Martesa vjen një shekull pas rënies së dhunshme të Carit Nikola II që u ekzekutua bashkë me familjen nga revolucionarët bolshevikë, duke i dhënë fund sundimit 300 vjecar të Romanovëve.

Në korrik 1918, Cari dhe familja e tij u ekzekutuan me skuadër pushkatim në Ekaterinburg.

Duka është stërnip i George Mikhailovich Romanov që arriti të arratisej në Finlandë gjatë revolucionit të 1917. Dhëndri është nga Spanja dhe ka vizituar për herë të parë Rusinë në 1992. Ai tani jeton në Moskë dhe punon me disa projekte bamirësie.

 

Pas 35-vitesh, hetimet zbulojnë vrasjet e ish-policit që tronditën Francën

François Verove, ka i njohur si La Grele, në një letër para se të vdiste ka treguar të gjithë të shkuarën e tij kriminale. Nga ana tjetër në bazë të ADN-së, po bëhej lidhja mes tij dhe La Grele, emër të cilin e përdorte për të fshehur identitetin e vërtetë.

Kohët e fundit autoritetet kishin nisur hetime intensive dhe Verove ishte thirrur për të dhënë një mostër të ADN-së, por gruaja e tij më 27 Shtator njoftoi se ai kishte vdekur.

Trupi i tij u gjet në një apartament të marrë me qira në Grau-du-Roi, së bashku me një shënim vetëvrasjeje.  Në letrën e vetëvrasjes ishin shpjeguar të gjitha krimet që kishte kryer, por ende nuk dihet përmbajtja e saj e plotë.

Vrasjet dhe përdhunimet e tij tronditën Parisin midis 1986 dhe 1994, por deri më tani ishin të mbuluara me mister. Ndër krimet tronditëse që i atribuohen ish-policit ishte vrasja e 11-vjeçares Cécile Bloch në Paris në 1986.

Verove mësohet se ka kryer dhe katër vrasje të tjera dhe gjashtë përdhunime, por vdekja e tij e papritur kishte lënë shumë familje pa përgjigje./tvklan.al