Barcelona ka humbur tërësisht identitetin e saj këtë sezon. Largimi i Messi-t duket se ka lënë plagë të mëdha në Katalunjë, të cilat Koeman nuk po arrin ti mbyllë dot. Gjiganti spanjoll është shkatërruar me shifrat 3-0 nga Benfinca në transfertën e luajtur në Portugali. Nunez trondit Barçën që në minutën e 3-të, kur edhe ngre siparin e golave.
Në pjesën e dytë luzitanët do të ndëshkonin edhe dy herë kundërshtarin. Një herë me Rafa Silvan në minutën e 69, dhe 10 minuta më pas ishte përsëri Nunez ai që tundi rrjetën, por këtë herë nga pika e bardhë e penalltisë. Një fitore historike kjo e Benficas, teksa nuk triumfonte kundër Barcelonës që nga viti i largët 1961. Kjo ishte fitorja e dytë në historinë e skuadrës portugeze kundër ekipit katalanas.
Man United shpreson te përmbysja. Alex Telles sapo ka realizuar një supergol duke barazuar shifrat në 1-1.
Mbrojtësi përfitoi nga një krosim i Bruno Fernandes dhe me të majtën në hyrje të zonës nuk fal.
Aldi Rama, vrasësi i policit Saimir Hoxha humbi jetën në spital mëngjesin e së mërkurës. Ai jetonte në Lezhë me gjyshin e tij pasi prindërit ishin divorcuar dhe jetonin të ndarë.
Dëshmitarët thonë se fëmijëria e tij ishte e trazuar edhe nga një akt makabër të cilin ai e ka parë më sytë e tij kur ishte vetëm 9 vjeç. Në prill të vitit 2009, ku familja Rama kishte emigruar, në sy të dy djemve të tyre, Rufan Rama e ka dhunuar bashkëshorten në mënyrën më çnjerëzore. Fillimisht ai e ka goditur me thikë në qafë dhe më pas ka marrë një motorsharrë dhe me të i ka prerë pjesët e parakrahut dhe të këmbëve.
Aldi në atë kohë ishte vetëm 9 vjeç, ndërsa vëllai i tij 11 vjeç. Të dy dëshmitarë të një akti ekstrem dhune ndaj nënës së tyre. Pas ngjarjes së rëndë, Rufan Rama ishte larguar nga shtëpia duke marrë me vete dhe dy fëmijët. Për një kohë të gjatë Valbona nuk ka pasur dijeni për vendndodhjen e fëmijëve të saj, ndërsa vetë i është nënshtruar shumë ndërhyrjeve kirurgjikale për të riparuar dëmtimet fizike që pësoi, shkruan Top Channel.
Në vitin 2012 ajo kërkon ndihmën e drejtësisë për t’u ndarë nga bashkëshorti dhe për të marrë kujdestarinë e dy djemve të saj. Gjykimi u bë në mungesë të Rufan Ramës dhe gjykata i dha të drejtë. Ajo sot nuk ka folur për ngjarjen ku u përfshi i biri, ndërsa i ati Rufan Rama i cili ka nisur një jetë të re në Greqi ka folur në një intervistë për emisionin “Shqipëria live”.
Gjurmët e jetës së trazuar dhe të dhunshme duken qartë edhe në tatuazhet që vrasësi 21-vjeçar kishte bërë në trupin e tij. Në këtë foto duket tatuazhi ku shkruhet unë s’jam vrasës por mos më shtyni. Ndërsa në këtë foto vrasësi shfaqet me armën e krimit të cilën e kishte shpërndarë edhe në rrjetet sociale.
Historia e 21-vjeçares shqiptare të rritur në SHBA, ende pa një status të përhershëmAdministrata e Presidentit Biden propozoi këto ditë një rregull të ri për të mbrojtur statusin e imigrantëve pa dokumente të sjellë në Shtetet e Bashkuara kur ishin fëmijë, që aktualisht parashikohet nga programi DACA. Ky hap ishte në përgjigje të një vendimi të një gjykatësi kundër këtij programi dhe në kushtet kur shpresat për një ligj për këtë çështje u zbehën këtë muaj.
Një përfituese e programit DACA me prindër shqiptarë ndau historinë e saj me Zërin e Amerikës. Në një bisedë me kolegen Keida Kostreci në Nju Jork, Daiana Lilo tregon se çfarë do të thotë të rritesh nën hijen e pasigurisë se në çdo moment mund ta humbësh të drejtën e qëndrimit në një vend që për të, është i vetmi që ka njohur.
Daiana Lilo, një studente në Universitetin e Harvardit, nuk mban mend shtëpi tjetër veçse në Shtetet e Bashkuara. Ajo ka lindur në Greqi nga prindër shqiptarë të cilët bashkë me të erdhën në Amerikë kur ajo ishte e vogël.
“Prindërit e mi vendosën të vijnë në Shtetet e Bashkuara për një jetë më të mirë për mua, një jetë më të mirë për ta. Kështu, në vitin 2001, kur isha 18 muajsh, emigrova në Shtetet e Bashkuara dhe isha një emigrante pa dokumente”, thotë ajo në një intervistë për Zërin e Amerikës.
Prindërit e saj janë ende pa dokumenta, dy motrat e saj që kanë lindur në SHBA janë shtetase, ndërsa Daiana është një ndër mbi 800 mijë të rinjtë që si ajo, janë sjellë në Shtetet e Bashkuara kur ishin fëmijë dhe tani janë të mbrojtur nga programi DACA.
Daiana e kaloi fëmijërinë në Waterbury të shtetit Connecticut dhe e kuptoi që e vogël se nuk ishte si të gjithë shoqet dhe shokët e saj në shkollë.
“Kisha shumë ankth e si mund të mos kisha? Isha një fëmijë që rritesha me vetëdijen që disa njerëz nuk më donin këtu, disa njerëz nuk mendonin se më takonte të isha këtu, por kjo është shtëpia e vetme që kam njohur ndonjëherë. Unë gjithmonë jam ndjerë se ky është vendi që më takon.”
Daiana u përball edhe me një sfidë tjetër që nuk e kishte parashikuar. Ajo nuk ka shtetësinë shqiptare, apo greke, kështu që ajo është edhe një nga 200 mijë vetët në Shtetet e Bashkuara që janë pa asnjë shtetësi.
“Kurrë nuk kam vizituar vendin tim, Shqipërinë. Përveç kësaj as prindërit e mi nuk kanë mundur të shkojnë. Ndjej një dëshirë të madhe për të shkuar”, thotë ajo.
Në vitin 2012 Presidenti i atëhershëm demokrat, Barack Obama nxorri urdhrin ekzekutiv për mbrojtjen e të rinjve si Daiana, e cila aplikoi për këtë status.
“Më në fund fillova të ndjehesha si një adoleshente normale, sepse isha 15-16 vjeç në atë kohë dhe fillova të ndihesha si bashkëmoshatarët e mi. Ndjeva se mund të bëja të njëjtat gjëra dhe ndjesia që pata ishte se nuk kisha nevojë më të jetoja në këtë frikë, se mund të vazhdoja jetën time normalisht”, thotë ajo.
Por urdhri ekzekutiv i para 10 viteve nuk është një garanci e përhershme, siç e vërtetoi vendimi i një gjykatësi në Teksas në verë të këtij viti, i cili arriti në përfundimin se programi DACA ishte i paligjshëm. Megjithëse vendimi i tij ndalonte aplikime të reja dhe nuk prekte ata që e gëzonin këtë status, ishte një kujtesë për Daianën dhe të tjerë si ajo, për brishtësinë e situatës së tyre.
“E thënë thjesht unë nuk ndjehem kurrë e sigurt. Ky vend është vendi ku jam rritur, është i vetmi vend që njoh, që kam njohur gjatë gjithë jetës sime. Po, unë jam shqiptare, flas shqip në shtëpi, por ndihem amerikane. Kam jetuar këtu, kam shkuar në shkollë këtu, flas anglisht me bashkëmoshatarët e mi”, thotë ajo.
Olsa Alikaj-Cano, një avokate imigracioni që ka zyrën e vet ligjore në Hjuston të Teksasit, thotë për Zërin e Amerikës, se një nga problemet kryesore është se DACA mund të hiqet në çdo kohë, duke përmendur si shembull përpjekjet e administratës së ish-presidentit Trump për ta shfuqizuar programin.
“Pas tre vitesh nëse vjen një President tjetër, mund ta heqë DACA-n si program dhe të gjithë studentët, apo ata që punojnë këtu, doktorët, shkencëtarët, çdo njeri që është këtu me DACA do të jetë në të njëjtin status që kishte para se të kishte programin DACA”, thotë ajo.
Avokatja Alikaj-Cano që përballet shpesh në punën e saj me aplikantë dhe përfitues të DACA-s, thotë se nuk mund të dënohen fëmijët për veprimet e prindërve.
“Ata kanë ardhur në Amerikë në moshë të vogël, shumica pa dijeninë e tyre, disa siç thashë pa qenë as një javë dhe nuk kanë pasur asnjë të drejtë të zgjidhnin mënyrën për të ardhur në Amerikë”.
Megjithëse nevoja për rrugë drejt shtetësisë për këtë grup është një nga pikat e rralla të imigracionit, ku në përgjithësi demokratët dhe republikanët janë dakord, statusi i tyre shpesh mbetet peng i luftës së ashpër politike për imigracionin në përgjithësi mes demokratëve dhe republikanëve.
Zonja Alikaj-Cano, që është edhe Nënkryetare e Shoqates Amerikane te Avokateve te Emigracionit, për Rajonin e Teksasit, thotë se këto mosmarrëveshje duhet të lihen mënjanë për këtë grup.
“Kanë 10 vjet që presin. Kanë të drejtë të kërkojnë një zgjidhje të përhershme. Të gjithë janë dakord që këto janë grupe që e meritojnë dhe të dyja palët, të dyja partitë duket sikur janë dakord”.
Përpjekja e fundit e demokratëve këtë muaj për ta përfshirë statusin e ëndërrimtarëve në një paketë prej 3.5 trilionë dollarësh për programe sociale dhe të klimës, që shmangte bllokimet e republikanëve, dështoi kur këshilltarja e pavarur e Senatit, e cila intepreton procedurat parlamentare, tha se çështja e imigracionit nuk mund të ishte pjesë e kësaj pakete.
Daiana thotë se mosveprimi është një problem me të cilin ajo është përballur për të 21 vitet e jetës së saj.
“Unë nuk dua që njerëzit ta konsiderojnë këtë si çështje politike. Unë nuk jam një temë politike për t’u diskutuar. Unë jam person, jam njeri, kjo është çështje e të drejtave të njeriut”.
Dhe ajo nxit ata që janë kundër ta shohin këtë çështje pikërisht nga prizmi njerëzor.
“Çfarë do të bënit për fëmijën tuaj, çfarë do të bënit? Do të shkonit në fund të botës për fëmijën tuaj nëse do të ishit prind, do të donit t’i jepnit gjithçka. Kjo është pikërisht ajo që prindërit e mi bënë për mua”.
Ajo u atribuon prindërve dhe optimizmit të saj edhe dëshirën për të ecur përpara. Daiana është në vitin e fundit në Universitetin e Harvardit ku studion për shkenca politike.
“Gjatë gjithë jetës sime kam qenë e motivuar, doja të çlirohesha dhe mendova se shkolla do ta bënte këtë për mua, arsimi, është një gjë shumë shqiptare, sepse prindërit shqiptarë natyrisht janë shumë të fokusuar tek shkollimi”.
Ajo thotë se megjithëse statusi i saj mund ta ketë penguar për shumë gjëra, ajo e sheh si një nxitje për të bërë zgjedhje të caktuara.
“Në të ardhmen do të doja të studioja për drejtësi dhe të bëhesha avokate, avokate imigracioni që të mund të ndihmoj njerëzit që janë në situatën time. Thjesht dua t’ia shpërblej kujtdo që më ka ndihmuar.”/VOA
Milot Rashica bëhet baba për herë të dytë, vjen në jetë një tjetër djalë (Foto)Futbollisti i njohur shqiptar, Milot Rashica, është bërë të mërkurën baba për herë të dytë.
Ai dhe bashkëshortja e tij, Belkize Kera, janë gëzuar me një tjetër djalë.
Lajmin e ka bërë të ditur vet sportisti me prejardhje nga Vushtria, përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram.
“Mirëserdhe në botë djalë i vogël”, shkroi Miloti në mbishkrimin e fotografisë, ndërsa ka pranuar urime të shumta nga ndjekësit.
Zbardhet dokumenti që po firmosin demokratët për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së pas shkarkimit të Berishës! 3 pikat që synohenSali Berisha ka deklaruar këtë të mërkurë se Kuvendi Kombëtar për të shkarkuar Lulzim Bashën do të mblidhet patjetër.
“Ne do ta bëjmë këtë Kuvend në radhë të parë për të sanksionuar norma dhe standarde për rolin tuaj, duhet të jeni ju që do zgjidhni kandidatë për kryetarë bashkie, këshilltarë tuaj, deputetë tuaj sepse këtë kërkon maturia e demokracisë në këto 30 vite.
Dhe kjo është një praktikë më e suksesshmja në vendet demokratike të botës. Do sanksionojmë se kur një kryetar nuk mund të grabisë pushtetin e forumeve, në momentin e parë që ai e bën atë, ai automatikisht nuk është më kryetar”, deklaroi Sali Berisha.
Ndërkohë siç duket dhe nga ky formular, tashmë ka nisur edhe mbledhja e firmave për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar.
Kosova dhe Serbia drejt një marrëveshje, reagojnë ‘Amerikanët’: Koha për të arritur në finishPër negociatat në Bruksel është deklaruar edhe ambasadori amerikan në Serbi, Anthony Godrey.
Godrey ka rikonfirmuar ato që ka thënë më parë Stano se ende nuk ka ndonjë marrëveshje, duke shpërndarë reagimin e përfaqësuesit Evropian.
Mirëpo ai ka thënë se mes palëve dialoguese ka pasur një progres të konsiderueshëm drejt arritjes së një marrëveshjeje.
“Jam në kontakt të ngushtë me mikun tim, Zv/Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar, i cili është në Bruksel për të ofruar mbështetjen amerikane për Dialogun e udhëhequr nga BE. Kjo punë nuk ka përfunduar por është bërë përparim i konsiderueshëm. Palët duhet të jenë fleksibile dhe të vazhdojnë punën për ta çuar këtë në vijën e finishit. Koha është tani”, deklaroi Godrey.
Beteja e pashmangshme e BashësBLENDI KAJSIU
Heshtja duket se është strategjia kryesore e kryetarit të PD-së përballë fushatës që ka nisur Berisha… në bazë. Synimi i tij është të evitojë përballjen me Berishën dhe ta injorojë lëvizjen e tij derisa ajo të vdesë natyrshëm. Është një strategji që tregon qartë mungesë lidershipi. Por është edhe një strategji e gabuar sepse është thellësisht antidemokratike. Ajo jo vetëm e injoron, por edhe e mohon zërin e anëtarësisë. Deklarata e Bashës se nuk do lejojë mbledhjen e Kuvendit, është absurde për sa kohë diçka e tillë parashikohet në status me mbledhjen e 1500 firmave.
Të ndalosh mbledhjen e një forumi partiak në shkelje të hapur të çfarëdolloj norme demokratike është të luftosh Berishën me berishizëm. Kështu, nga PD-ja largohet Berisha, por forcohet berishizmi, sikurse më të drejtë ka argumentuar Lubonja.
Në këtë mënyrë, Basha i lë fushë të hapur Berishës që të mobilizojë bazën me një koleksion të pacipë gënjeshtrash. Ndërkohë që legjitimon kauzën berishiste si një betejë demokratike përballë një kryetari që jo vetëm ka frikë të takohet me bazën, por i mohon asaj edhe të drejtën bazike për t’u mbledhur dhe për të diskutuar në forume.
Këta dy faktorë e bëjnë shumë të vështirë fikjen e fushatës së Berishës. Përkundrazi, ato prodhojnë mobilizim dhe entuziazëm në një anëtarësi që është tejet e demoralizuar nga humbja e 25 prillit dhe e pakënaqur me kryetarin aktual, të cilin e rivotoi me gjysmë zemre. Shtoji kësaj edhe vëmendjen mediatike që do marrë fushata e Berishës në mediat tona, që mbushen vetëm me politikë, dhe atëherë shpresa se Basha mund ta mundë Berishën me heshtje duket gjithnjë e më fantastike.
Ndaj, Basha duhet të ndërmarrë një debat parimor ku të sulmojë pa doreza Berishën dhe lëvizjen e tij si antidemokratike, regresive, hipokrite, për interes personal dhe në dëm të opozitës, dhe për pasojë të Shqipërisë. Këtu, Basha ka një avantazh të madh që ai ndoshta nuk e dallon dot: Të Vërtetën!
Lëvizja e Berishës është antidemokratike sepse ajo synon të bëjë copë e cikë një standard që PD-ja e ka vendosur në skenën tonë politike, largimin nga Parlamenti i atyre politikanëve që janë shpallur non grata nga SHBA-të (pavarësisht arsyeve). Është një lëvizje antidemokratike sepse e vendos Berishën mbi standardet politike që ai u kërkon politikanëve të tjerë, si brenda edhe jashtë PD-së.
Kërkesa për hedhjen në referendum të largimit të Berishës është një provë tjetër se Berisha kërkon për vete standarde që nuk janë aplikuar për asnjë deputet para tij. Ai e ngriu me vendim personal Ngjelën në vitin 2006, duke e përjashtuar nga grupi parlamentar dhe kurrë nuk e hodhi këtë vendim në referendum.
Lëvizja “Berisha” është gjithashtu sa hipokrite edhe regresive. Është hipokrite sepse ndonëse pretendon se do vendosë demokracinë në PD, në fakt synon rikthimin e partisë nën kontrollin e doktorit, në mënyrë direkte apo nëpërmjet ndonjë zari. Deklarimi i Bashës si peng i Ramës dhe rrëzimi i tij nga Berisha nuk mund të prodhojë asgjë tjetër veçse kontrollin e PDsë nga ky i fundit.
Në këtë aspekt, lëvizja e Berishës është regresive dhe antihistorike. Ajo synon ta kthejë mbrapsht rrotën e historisë dhe ta pozicionojë PD-në në përplasje të hapur me SHBA-të. Vendosja e Berishës në krye të PD-së jo vetëm e rrudh atë tek elektorati gri dhe rinor, por u shpall luftë të hapur edhe SHBA-ve, duke e betonizuar Edi Ramën si interlokutorin e vetëm të Perëndimit në Tiranë.
Për këto arsye, beteja e Berishës nuk është aspak në interes të opozitës apo Shqipërisë. Nëse ka sukses, ajo e dobëson opozitën dhe për pasojë edhe demokracinë shqiptare. Lëvizja “Berisha” është produkt i patologjisë së tij politike që e sheh PD-në si pronë private. Përndryshe, ai jo vetëm do ish tërhequr prej kohësh, por nuk do ta fuste partinë në një rrugë pa krye si me elektoratin edhe me SHBA-të.
Basha ka detyrimin moral dhe politik t’ia thotë të gjitha këto të vërteta anëtarësisë demokrate dhe shoqërisë shqiptare. Ato nuk janë të vështira as për t’u shtjelluar dhe as për t’u kuptuar. Dhe nuk ka vend më të mirë se takimet apo forumet e partisë që ai drejton për të diskutuar dhe sqaruar anëtarësinë mbi atë se çfarë është dhe se çfarë prodhon lëvizja “Berisha” dhe sa absurde janë kërkesat e saj.
Nëse Basha sot, kur ka me vete disa të vërteta ulëritëse dhe SHBA-të, është i paaftë të mundë një Berishë të plakur që lufton kundër kohës, aq më pak mund të mundë Ramën nesër. Sidomos nëse tregon se partinë ia dhuroi doktori dhe ia legalizoi ambasadorja Kim. /Panorama.al
Sulmuesi i Kombëtares ka arsye për të festuar, vjen në jetë djali i tij Luis (FOTO)Armando Sadiku ka prezantuar sot për fansat e tij ”golin e jetës”. Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare është bërë baba për herë të parë dhe këtë lajm të lumtur e ka ndarë me mbështetësit e tij në rrjetet sociale.
Klubi spanjoll i Las Palmas ku ai aktivizohet në këtë sezon, ka shpërndarë një foto të familjes Sadiku, duke njoftuar tifozët se sulmuesi dhe bashkëshortja e tij, Elona, janë bërë sot prindër për herë të parë, pasi ka ardhur në jetë djali i çiftit i cili do të mbajë emrin Luis.
Një arsye për të festuar për sulmuesin kuqezi, i cili në periudhën e fundit nuk ka qene edhe aq shumë me fat në fushën e lojës, teksa është ende duke u ambientuar me skuadrën e Las Palmas.
Pas skandalit me mungesën e ushqimit, Avokati i Popullit inspekton Azilin në FierAvokatja e Popullit, Erinda Ballanca ka reaguar pas skandalit të publikuar në media ku punonjës të azilit të Fierit vidhnin ushqimet e të moshuarve.
Por edhe pse në videon e publikuar nga Fiks Fare të moshuarit ankoheshin që nuk hanin mjaftueshëm, Avokati i Popullit në njoftimin në rrjetet sociale shkruan se këta të moshuar nuk kishin ankesa për mungesën e ushqimit, por vetëm disa prej tyre ngritën pretendime vetëm në lidhje me cilësinë e gatimit e jo me sasinë e tij.
Edhe në fotot e publikuara nga Avokati i Popullit, shihet se të moshuarit i kanë pjatat plot me ushqime.
Njoftimi i Avokatit të Popullit:
AVOKATI I POPULLIT INSPEKTON SHTËPINË E TË MOSHUARVE NË FIER
Pas denoncimit në media në lidhje me trajtimin ushqimor në Shtëpinë e të Moshuarve në Fier, Avokati i Popullit ka kryer në mënyrë të menjëhershme një inspektim për të verifikuar nëse pretendimet e ngritura qëndrojnë e nëse po, për të përpiluar një liste me rekomandime drejtuar autoriteteve.
Gjatë inspektimit në institucion u verifikua se ishin të akomoduar 50 përfitues. Gjithashtu në Shtëpinë e të moshuarve ishin funksionale 11 kamera vëzhgimi përfshi edhe mensën.
Sistemi i ankesave funksiononte, ankesat kërkesat depozitoheshin në kutinë e vendosur në qendër dhe ajo hapej çdo muaj nga komisioni i përbërë nga punonjësja e shërbimit social shtetëror një i moshuar i qendrës dhe një punonjëse e institucionit.
Institucioni herë pas here nëpërmjet komisionit të ngritur brenda institucionit kryente kontrrollin e gramaturës së ushqimit dhe cilësisë, sipas ankesave të bëra nga të moshuarit.
Përfaqësuesit e Avokatit të Popullit morën takim me të gjithë të moshuarit, të cilët deklaruan se nuk kishin ankesa për mungesën e ushqimit. Disa prej tyre ngritën pretendime vetëm në lidhje me cilësinë e gatimit e jo me sasinë e tij.
Gjithashtu u krye kqyrja e pamjeve filmike të disa datave ku u konstatua se dreka ishte e bollshme dhe nuk kishte mungesa.
Për problematikat e tjera që do konstatojë, Avokati i Popullit do të hartojë rekomandimet përkatëse drejtuar Bashkisë Fier dhe shërbimit Social Shtetëror.