zoom

Day ArchiveMomenti i ekzekutimit, dalin pamjet kur efektivi i policisë përballet me vrasësin në Lezhë (FOTOT)

Në emisionin “Opinion” është publikuar një foto nga momenti ku pretendohet se oficeri i policisë, Saimir Hoxha është qëlluar me armë nga autori i dyshuar, Aldi Rama.

Mësohet se fotoja është shkëputur nga disa kamera sigurie, të vendosura në zonën, e cila është një park natyror i mbrojtur.

Në foto shihet makina e bardhë tip Landrover e policisë së Lezhës dhe makina e errët e autorit dhe dy shokëve të tij. I veshur me të kuqe, është efektivi i policisë Saimir Hoxha.

Pas krimit, 21 vjeçari u largua nga vendngjarja, për t’u arrestuar disa orë më vonë, i vetëplagosur në tentativë për t’i dhënë fund jetës.

Momenti i ekzekutimit, dalin pamjet kur efektivi i policisë përballetMomenti i ekzekutimit, dalin pamjet kur efektivi i policisë përballetMomenti i ekzekutimit, dalin pamjet kur efektivi i policisë përballetMomenti i ekzekutimit, dalin pamjet kur efektivi i policisë përballet

Dëshmia / “Një i katërt kërcënoi Aldi Ramën me pistoletë në kokë që të mos i ndalonte policisë”

Janë tre persona të arrestuar në lidhje me ngjarjen që çoi në vrasjen e efektivit të policisë së shtetit, Saimir Hoxha në zonën e Ishull Lezhë këtë të martë, ndërsa ka dyshime se në ngjarje në total kanë qenë katër persona, ku i fundit është ende në arrati.

Policia njoftoi se veç autorit të vrases së efektivit të policisë, 21-vjeçari Aldi Rama ka prangosur edhe dy persona të tjerë që ndodheshin me të në makinë në momentin që i riu ka shkrepur armën ndaj policit 45-vjeçar, baba i dy fëmijëve të mitur.

Njëri prej personave të arrestuar është identifikuar me emrin Aleksandër Marku. Babai i këtij të fundit, sipas Report TV, ka dëshmuar në polici se në arrati është edhe një person i katërt, që mendohet se ka qenë edhe kreu i grupit të kultivimit të kanabisit në këtë zonë.

Babai i Aleksandër Markut pretendon në dëshminë e tij se ka qenë pikërisht personi në arrati ai që u ka drejtuar pistoletën në kokë si djalit të tij, ashtu edhe Aldi Ramës duke u thënë që të mos i ndalonin postbllokut të policisë, por të largoheshin. Personi në arrati dyshohet se është shtetasi Xhulio Vokrri, i shpallur në kërkim nga policia për kultivim lëndësh narkotike.

Ndërkohë, në dëshmia e shefit të krimeve të Lezhës, Leonard Palushi, gjithashtu dëshmitar okular në ngjarje. Ai thotë se kishin marrë informacione se në këtë zonë ndodhej Xhulio Vokrri dhe ngritën postbllok për të ndaluar makinën e Aldi Ramës.

“Bëmë postbllok pasi kishim informacion për të kërkuarin Xhulio Vokrrin. Saimir Hoxha, unë dhe 2 policë i dolëm para makinës së Aldi Ramës. Rama nuk ndaloi dhe qëlloi, vrau Hoxhën, ne të tjerët përfunduam në kanal”, tha Palushi.

Iu vra kolegu, zbardhet dëshmia e shefit të krimeve: Aldi na qëlloi direkt, si përfunduam në kanal

Shefi i Krimeve në Lezhës Leonard Palushi i cili ka parë me sy ekzekutimin e nënkomisarit Saimir Hoxha në Lezhë ka treguar se ai bashkë me kolegun tjetër kanë përfunduar në kanal pasi ka ndodhur krimi.

Në dëshminë e dhënë para grupit hetimor, Palushi është shprehur se të tre efektivët i kanë dalë para makinës së Ramës, por ai nuk ka ndaluar, ka vrarë Hoxhën dhe më pas është larguar, duke hedhur dy të tjerët në kanal.

“Bëmë postbllok pasi kishim informacion për të kërkuarin Xhulio Vokrrin. Saimir Hoxha, unë dhe 2 policë i dolëm para makinës së Aldi Ramës. Rama nuk ndaloi dhe qëlloi, vrau Hoxhën, ne të tjerët përfunduam në kanal,”- mësohet të ketë thënë ai ndër të tjera.

Nga ana tjetër, kujtojmë se policia ka arrestuar mbrëmjen e sotme 2 personat të cilët ndodheshin në makinë me Aldi Ramën, në momentin kur ky i fundit qëlloi për vdekje nënkomisarin Saimir Hoxha. Kristian Sherri dhe Armando Marku, u shoqëruan menjeherë pas ngjarjes së rëndë, ndërsa mbrëmjen e sotme iu komunikua arresti.

E rëndë në spitalin e Pogradecit, mësuesja 46-vjeçare ndërron jetë në rrethana të paqarta, familjarët akuzojnë mjekët

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në spitalin e qytetit të Pogradecit. Mësohet se një grua e moshës 46-vjeçare me profesion mësuese ka humbur jetën në spital, në rrethana ende të paqarta.

Siç mësohet 46-vjeçarja është paraqitur në spital e shoqëruar nga familjarë rreth orës 19:00, pasi nuk ishte ndjerë mirë, por gjendja e saj ishte përkeqësuar minuta pas mbërritjes në spital, duke ndërruar jetë.

Mësohet se familjarët kanë akuzuar mjekët dhe infermierët e urgjencës për mjekim të gabuar. 46-vjeçarja A.B. është transferuar në morgun e qytetit, por autopsia do të kryhet nga ekspertë nga Tirana, nisur edhe nga pretendimet e familjarëve.

Ka qenë prokuroria, ajo e cila ka kërkuar ekspertizën nga kryeqyteti, për të zbardhur rrethanat e vërteta të vdekjes së 46-vjeçares, e cila sipas familjarëve, nuk vuante nga ndonjë sëmundje. Policia dhe prokuroria vijojnë hetimet rreth rastit.

‘Unë nuk jam për kontroll’/ Anila Hoxha zbërthen ngjarjen, si Aldi Rama vrau efektivin Saimir Hoxha

Gazetarja Anila Hoxha tregoi në Open të gjithë skenën e vrasjes së oficerit Saimir hoxha nga 21-vjeçari Aldi Rama, i cili po lufton për jetën në spitalin e Traumës.

Anila Hoxha: Sipas burimeve dje i është përcjell komisariatit të Lezhës info për një parcelë droge aty, dhe prandaj shkuan aty , Saimir dhe dy të tjerë, ishin pa uniformë me jelekun që lexon policia, asgjësuan kanabis, tani në rrugën e kthimit dhe sipas dëshmive të dy oficerëve , mjeti i tyre ndeshet me një tjetër ku ishin 3 persona.

Thuhet se Armando Marku dhe Kristian Sheri , këta nuk njoftuan autoritet që shoku mbante armë pa leje, policia i bën shenje të ndalohet.

Mjeti vërehet 500 m larg polici. Shefi i krimeve Leonard Palushi ndalon drejtuesin Armando Marku, zbret ai, që t’i japë dokumentet, ndërsa pasagjeri i trete nuk zbret, Saimir drejtohet drejt pasagjerit, dhe i kërkon të zbresë sepse do kontrollohet

Aldi Rama i tha vetëm një fjali të vetme : unë nuk jam për kontroll.

Ai pastaj nxjerr armën dhe e qëllon për vdekje.Tani çfarë thonë shokët, për të kuptuar se çfarë po bënin aty, thonë se s’ishin për një cigare kanabis, dhe nuk e dinim thonë që shoku kishte armë.

Ajo që dihet , është se Aldi ishte arrestuar më parë për shpërndarje droge, që 17 vjeç është kapur me këto gjëra.Duhet të ishte në arrest shtëpiak në fakt , edhe sot.

Në makinë me Aldi Ramën kur vrau nënkomisarin Saimir Hoxha, kapen 2 shokët e autorit! Kolegët e policit qëlluan 9 herë

Policia ka arrestuar mbrëmjen e sotme 2 personat të cilët ndodheshin në makinë me Aldi Ramën, në momentin kur ky i fundit qëlloi për vdekje nënkomisarin Saimir Hoxha. Të dy personat, njëri prej të cilëve A.Marku dhe tjetri i paidentifikuar ende, u shoqëruan menjherë pas ngjarjes së rëndë, ndërsa mbrëmjen e sotme iu komunikua arresti. Të tre të rinjtë rezultojnë përdorues hashashi dhe të përfshirë në trafik droge.

Ndërkohë nga hetimi paraprak rezulton se kolegët e Saimir Hoxhës kanë qëlluar 9 herë ndaj Ramës, i cili arriti të largohej. Ndërkohë nga hetimi paraprak rezulton se kolegët e Saimir Hoxhës kanë qëlluar 9 herë ndaj Ramës, i cili arriti të largohej. Në momentin kur ndodhi ngjarja, Saimir Hoxha shoqërohej nga 4 kolegë, të cilët menjëherë kanë kërkuar ndihmën e FNSH, kanë neutralizuar 2 shokët e autorit dhe më pas kanë tentuar t’i japin ndihmën e parë nënkomisarit, duke bërë që Aldi Rama të largohej.

Njerëzit tregojnë pse ‘pranuan’ të ishin tjetri/tjetra në një lidhje

1.

“Ai ishte single gjatë asaj kohe, por kishte patur histori tradhtie me të dashurat më parë. Kisha shumë ndjesi për të, por e mbaja veten larg. Disa muaj më pas kur u kthyem në shkollë ai u lidh dhe ndërkohë më dërgonte mesazhe për të dalë bashkë. Dolëm, bëmë dhe seks dhe sigurisht në fund u pendova, por nuk u shkëputa dot. Ai sot ka 8 vite me të fejuarën e tij dhe ajo ka kapur disa herë mesazhet tona, por pavarësisht kësaj vazhdon të qëndrojë me të, prandaj unë ndalova së ndjeri keq.

Derisa mësova se ata u fejuan një muaj pas takimit tonë të fundit. Gjatë 11 viteve e shmanga dashurinë që kisha për të. S’e pyeta kurrë atë përse dhe s’i kërkova kurrë të qëndronte larg meje. S’e tradhtova asnjëherë. S’kemi pasur kurrë një takim të mirëfilltë të dashuruarish, por ishim aty gjithmonë për njëri-tjetrin. Kimia që kemi është shumë e fortë dhe e rrallë, nga ato lidhje që e s’e gjen shpesh, ashtu siç unë nuk e kam gjetur ende.”

2.

“Ne ishim në një universitet gjatë të 20-ave tona. Kur u takuam në fillim s’e dija që kishtë të dashur. Kishim një tërheqje të pashpjegueshme sapo u pamë për herë të parë. Shokët e klasës ishin të parët që e vunë re dhe na thoshin shpesh se ishim perfekt për njëri-tjetrin. Një ditë, dikush nga shkolla bëri një festë dhe përfunduam të dehur. Ishte një nga netët më të bukura për mua, derisa mësova që ai kishte një të dashur. U përballa me të dhe ai më tha se s’më kishte treguar asgjë sepse s’ishte i lumtur dhe se ajo ishte në një shkollë tjetër e madje, përveç kësaj s’kishte të njëjtat ndjesi me të. Ata të dy u ndanë për arsye të tjera dhe ajo s’e mësoi kurrë për mua. Gjithsesi ne u ndamë pas diplomimit dhe nisëm të jetonim në vende larg njëri-tjetrit. Tani jetojmë pak orë larg dhe them me siguri që është një prej shokëve të mi më të mirë.”

3.

“Ai dukej i ëmbël, i qeshur dhe shumë tërheqës. Më ndiqte edhe kur e mësova dhe i thashë se e dija që ishte i martuar. Më bëri të besoja se martesa e tij kishte marrë fund dhe më tregonte herë pas here sa keq ishte. Unë isha single, ai një i rritur dhe në mendjen time ai e dinte mirë pse kishte zgjedhur të vazhdonte një lidhje me mua. Kjo marrëdhënie përfundoi kur unë i kërkova se kur do ta shihja sërish. Më tha se s’mundej pasi s’ishte aq e thjeshtë të hidhte poshtë gjithçka, ndërkohë që unë s’po i kërkoja gjithçka. U ndjeva e fyer, e manipuluar dhe budallaqe për gjithçka kisha gënjyer veten rreth tij.”

4.

“Ne punon bashkë dhe ishim të dy të lidhur. I fejuari im atë kohë po kalonte një periudhë të vështirë e ndërsa ai ishte i palumtur në lidhjen e tij. Filloi të më shkruante, por unë përpiqesha të vija kufinj duke qenë se e dija për lidhjen e tij. Një ditë ai organizoi një festë dhe ne përfunduam duke fjetur bashkë. Ajo natë u shndërrua në një lidhje të gjatë 1 vjeçare. Seks, takime, biseda, dhurata, deklarata dashurie. Ramë në dashuri. Më kërkoi të ndahesha nga i fejuari dhe unë e bëra, ndërkohë që ai s’e la kurrë të dashurën. I tregova të dashurës së tij gjithçka, kurse ai më tha çdo gjë që mund t’i thuash një njeriu për ta lënduar, në sy të saj.”

5.

“Bashkëshortin tim e kam takuar kush ishte i lidhur me dikë. Ata ishin bashkë për 7 vite (jo të martuar), por kur e njoha e kishim gati të pamundur për të qenë miq. Rashë në dashuri shumë shpejt dhe pa e kuptuar e gjetëm veten duke jetuar bashkë dhe duke planifikuar të ardhmen. Kur ai e la atë, u ndjeva keq. S’kisha bërë kurrë në jetën time diçka të tillë dhe vetëm kur imagjinoja si ndihej ajo, trishtohesha. U martuam kur vendosëm të jetonim në Itali dhe tani them që nuk jam penduar për asgjë. E di që shumë njerëz mund të më urrejnë për këtë, por në fund të ditës kur gjen dashurinë e jetës a nuk do bënit gjithçka për të qenë me të?”

 

Burimi: BuzzFeed

Vrau efektivin në Lezhë, Aldi Rama qëlloi veten me pistoletë në fyt, plumbi i doli përtej

Aldi Rama, autori 21 vjeçar i vrasjes së nënkomisarit Saimir Hoxha në Lezhë, gjatë operacionit për kapjen e tij mësohet se e ka qëlluar veten me pistoletë në fyt dhe plumbi i doli përtej.

Ngjarja e rëndë nisi me vrasjen e Hoxhës në orën 10:30 në zonën e kenetës “Laguan Vain.  Policët, mes tyre edhe Saimir Hoxha, pjesë e grupit të kontrollit të territorit, për evidentimin dhe asgjësimin e lëndëve narkotike u përballën me autorin, pasi ishin në inspektim për parcelë droge. Rrugës nëpër kënetë, përballë u shfaqet makina e 21 vjecarit, i cili qëndronte në shtëpinë e xhaxhait të tij në Ishull Lezhë. Ai shtiu me armë në drejtim të oficerit Saimir Hoxha, sapo iu kërkua të ndalonte makinën. Më pas u largua me shpejtësi në mes të pyllit.

Saimir Hoxha, 44 vjec baba i dy fëmijëve, vëllai i kryegjyqtares së Pukës, mori një plumb vdekjeprurës në krah të majtë të zemrës dhe megjithëse u dërgua në spital nuk mundi të mbijetoi. Policia vuri si shpërblim për këdo që dërgonte informacion mbi vendodhjen e autorit, 20 mijë euro. Në vendin e ngjarjes shkuan forcat RENEA dhe drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe Tonin Vocaj. Në mbështetje të forcave këmbësore, shkuan edhe dy helikopterë. Vendodhja e autorit u lokalizua pasi 21-vjeçari qëlloi në drejtim të helikopterit të RENEA-s gjatë operacionit për kapjen e tij. Dyshimet e para ishin se ai u fsheh në një vilë në mes të Vainit, por policia nuk e gjeti aty. 2 persona janë të shoqëruar për këtë ngjarje, të cilët dyshohen se mund të kenë qenë në automjet me autorin e krimit.

Aldi Rama ka qenë i ndaluar në vitin 2018 për herë të parë për prodhim dhe shitje narkotikësh, ndërsa në vitin 2020 është ndaluar sërish parë mbajtje pa leje e armëve të ftohta.

 

Një moment specifik kur bini në dashuri, nisur nga shenja e horoskopit!

Shumë njerëz mund ta kenë përjetuar: Është ai momenti epik, kur ju kuptoni se dashamirësia apo pëlqimi është kthyer në dashuri. Kjo fillon me gjërat e vogla, si kur ai kujtohet të të sjellë kafen gjatë pushimit të punës ose kur ajo të dërgon meme-t perfekte.

Dashuria nuk është gjithmonë e lehtë, por nëse ka një moment specifik kur shenjat e horoskopit kuptojnë se janë kokë e këmbë të dashuruar, gjasat janë që ato momente të jenë këto (ose të ngjashme):

Dashi: Ai/ajo anulon planet për të qenë me ty.

Demi: Zgjoheni bashkë dhe kupton se ke marrë erën e saj/tij.

Binjakët: Kupton se ju mund të komunikoni vetëm me sy.

Gaforrja: Kur ai/ajo kërcen me ty ngadalë, në kuzhinë.

Luani: Bëni foto dhe kupton sa shumë shkoni bashkë.

Virgjëresha: Ai/ajo mban mend edhe detajet më të vogla.

Peshorja: Flet me “ne”, në vend të “unë”.

Akrepi: Kur personi që kanë përballë zhvishet nga çdo lloj kompleksi dhe jep gjithë veten e tij/saj të vërtetë në lidhje.

Shigjetari: Kupton se ndjen një lloj adrenaline në trup, sa herë që ai/ajo afrohet.

Bricjapi: Kur ai/ajo flet për planet e përbashkëta të së ardhmes.

Ujori: Përfshiet në hobitë e tua më të çuditshme.

Peshqit: I bën ëndrrat e tua realitet.

Burimi: Cosmopolitan

VIDEO/ Vrasja e nënkomisarit Hoxha, momentet dramatike të kontrollit të RENEA-s për kapjen e autorit

Policia ka publikuar pamje nga operacioni për gjetjen e 21-vjeçarit Aldi Rama i cili vrau efektivin e Lezhës, Saimir Hoxha ditën e sotme.

I riu është gjetur disa orë pas kërkimeve nga policia dhe forcat RENEA.

Aldi Rama qëlloi veten në kokë me armën që vrau efektivin e policisë. Fillimisht ai u dërgua në Spitalin e Lezhës por më pas u transportua në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Aktualisht i riu ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore teksa mësohet se ndodhet i intubuar dhe me frymëmarrje të drejtuar.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Zoom.al (@zoom.al)