zoom

Day ArchiveKur “vret” babën, “vrite” mirë, se po shpëtoi gjallë…

Nga Artan Fuga

Kur “vret” babën!

Kryetarët e partive jam i bindur që nuk e kanë lexuar asfare Frojdin kur flasin për atë që fëmija “vret” babain.

Histori e gjatë kjo që ka kuptim krejt tjetër nga çfarë thonë. Por nejse…

Tani të hidhemi më konkretisht!

Nëse e vret “babain”, pra atë që të ka hapur rrugën dhe i të cilit je pjella, politike, “vrite” mirë!

Ngulja thikën drejt e në zemër si në filmat horror me dhunë! Si Fatosi “vrau” Ramizin, si Rama “vrau” Nanon. Se poqese baba shpëton “gjallë”, pra sepse nuk e ke gjetur momentin e përshtatshëm, dije se atëhere e ke humbur statusin e birit dhe të kthehet baba dhe të “vret” ai!

Se Frojdi thotë që biri “vret” babën, por edhe që baba që ka zënë mend e “tredh” birin që ky kur mos i shkojë ndërmend të vejë dorën e vet erotike mbi nënën!

Pastaj Frojdi vazhdon që biri që “vret” babën ka edhe ai bijtë e vet. Sapo “vret” babën e vet, janë bijtë e “vrasësit” që duke mësuar zanatin e “vrasësit” ngrihen dhe tentojnë të “vrasin” vrasësin e babë së vet, pra gjyshin e tyres! Vrasësi i babës rrezikon të “vritet” nga bijtë e vet po për të njejtën arësye që ai ka “vrarë” babën.

Dhe pastaj, vazhdon Frojdi, baba që është tentuar “të vritet”, por ka shpëtuar gjallë, synon të bashkohet me bijtë e “vrasësit” të babës vet, dhe aleanca e gjyshit me nipërit kundër babës-bir, është më e papërmbajtëshmja. Ajo bashkon histerinë e ethëshme të nipave, me babën e babës, gjyshin, që kthehet në totem.

Kjo aleancë bashkon inatin e babës që i shpëtoi “vrasjes” dhe e sheh tashmë birin si “vrasës” me mllefin e nipave, bijve të birit, që udhëhiqen nga slogani : “Ti që vret “babën” tani prano të “vritesh” nga bijtë e tu!

Historia e rrëfimit të Frojdit ka edhe vazhdimin, por unë nuk kam kohë ta përfundoj!

Pranda dy konkluzione:

Po ” vrave” babën, vrite tamam jo për gjysmë!

Po përdore mësimet e Frojdit, kuptoi ato plotësisht ato, dhe mos ec me të dëgjuar !

Në lokal jashtë orarit policor, efektivët dhunojnë të rinjtë në Durrës, pamje nga sherri masiv

Një grup të rinjsh janë përplasur fizikisht me disa efektivë të policisë në qytetin e Durrësit.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 17 shtatorit në lagjen Nr.11 të qytetit bregdetar, në bulevardin kryesor.

Grupi i të rinjve ka qenë jashtë banesave duke thyer orën policore. Ky ka qenë edhe shkaku i përplasjes fizike mes tyre.

Ndërkohë në pamje shihet se fillimisht grupi i djemve që debatojnë dhe më pas edhe përplasen fizikisht me policët e patrullës.

Patrulla e policisë u kërkoi djemve që ndodheshin jashtë pasi kishte kaluar ora policore që të shpërndaheshin, por ata refuzuan dhe nisën sharjet ndaj efektivëve.

Këta të fundit kërkuan përforcime dhe më pas nisi edhe sherri. Për rastin në fjalë, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, u procedua penalisht L.Q., 25 vjeç.

Ndërkohë për 25-vjeçarin L.Q.,  dhe të riun me iniciale E. Gj., policia vendosi gjobë, në zbatim të Aktit Normativ.

“Është koha që BE të bëjë pjesën e saj për integrimin e Shqipërisë”/ Rama nga OKB: ‘Ballkani i Hapur’…

Kryeministri Edi Rama është shprehur se Shqipëria është gati për integrimin në BE dhe se është koha që unioni të bëjë pjesën e tij.

Gjatë fjalës së tij në në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Rama tha se rajoni e ka treguar përkushtimin e tij me anë të nismës Balkani i Hapur duke e konsideruar atë si prova që rajoni ka për rritjen e punësimit, investimeve dhe zgjidhjen e konflikteve njëherë e përgjithmonë.

Ai shprehu angazhimin për çështje si klima duke thënë se është një përparësi në axhendë pasi po kërcënohet paqja dhe siguria.

“Eksperienca e gjatë dhe e fortë e OKB ka mësuar se sfidat ndaj paqes, ekonomisë dhe shëndetësisë kërkojnë kontributin e të gjithëve, të varfër dhe të pastër. Me të gjithë përpjekjet e OKB njerëzimi ka bërë hapa në fuqëzimin e grave, njerëzve të varfër në botë. Le t’i kujtojmë vetes se ardhmja e njerëzimit varet bashkëpunimi i të tashmes. Nuk mund të lejojmë të humbasin besimin në sistemin shumëpalësh. Ndryshimi i klimës është një përparësi në axhendën tonë. Nuk na duhen valë të tmerrshme nxehtësie dhe episode të përmbytjeve për të kuptuar se degradimi i ekosistemeve po shkaktojnë pasojë të mëdha dhe po kërcënojnë paqen dhe sigurinë. Në përputhje me marrëveshjen e Parisit Shqipëria ishte vendi i parë me objektiva konkrete per uljen e gazeve serë. Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit nënshkruan ndy pakte në vitin 2019. Shqipëria si një prodhuese e energjisë angazhohet për të ulur çlirimin e këtyre gazeve në të ardhmen”

“Procesi i integrimit europian përfaqëson një spirancë për ne. ne presim me padurim dhe e kam thënë në Tiranë dhe Bruksel se Shqipëria ka kohë që është gati dhe pret që BE të bëjë pjesën e saj. Integrimi është një aspiratë mbarë rajonale dhe burim frymëzimi në një rajon të transformuar më të 6-ta vendet e rajonit që kanë rënë dakort të hyjnë në një treg të përbashkët bazuar në standartet e BE-së. Ballkani i Hapur është shenja dhe prova kemi ne si rajon ka për rritjen e punësimit, tregtisë dhe të ndihmojë në zgjidhjen e konflikteve njëherë e përgjithmonë”- tha ai.

“Njihni Kosovën”, Rama i prerë në OKB: Asambleja s’do jetë kurrë e plotë pa të, kjo gjë duhet të përfundohet!

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar në Asamblenë e OKB njohjen e Pavarësisë së Kosovës, duke u shprehur prerë se kjo gjë duhet të përfundohet. Rama deklaroi se Shqipëria mbështet si alternativë të vetme dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas kryeministrit shqiptar, Kosova është një realitet që vazhdon prej 13 vitesh dhe që ka sjellë shumë paqe e stabilitet në rajon, si dhe ka kontribuar që të shkëputemi nga e shkuara e hidhur.

“Megjithatë, kjo Asamble e madhe nuk do të jetë e plotë pa një prej shteteve të rajonit tonë, Republikën e Kosovës. Më keni dëgjuar më shumë se njëherë këtu të bëj thirrje për njohjen e Pavarësisë së Kosovës. Nuk është opsesion, por ftesë për të njohur realitetet e reja në zemër të Evropës, në Ballkanin Perëndimor ku një shtet i ri lindi me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare. Kjo punë duhet të përfundohet. Dua ta theksoj, ta përsëris thirrjen, sepse realiteti na ka treguar neve, kosovarëve, serbëve, të gjithë ballkanasve, se një Kosovë e pavarur, e sovrane, është një realitet që vazhdon prej 13 vitesh dhe ka sjellë shumë paqe në rajon, ka kontribuar që të shkëputemi nga e shkuara e hidhur. Është pjesë e së ardhmes së përbashkët të Ballkanit Perëndimor. Shqipëria mbështet si alternativë të vetme dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, si e vetmja mundësi për të sjellë njohjen e ndërsjellë mes dy shteteve. E them me bindje absolute, vetëm maturia, kurajoja dhe vizioni do ta lejojë më në fund Serbinë të heqë barrën e së shkuarës”, tha kryeministri Rama”, deklaroi Rama.

Kamioni del nga rruga dhe përmbyset në Kuçovë, shoferi mbetet i bllokuar në mjet

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e kësaj të premteje në aksin rrugor Kozare-Belsh, në fshatin Vlashuk. Një kamion, i cili drejtohej nga Alit Pirja, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke përfunduar i përmbysur në kanal.

Si pasojë e aksidentit, kamioni është shtypur dhe drejtuesi i mjetit ka ngecur brenda në kabinë. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe të repartit zjarrëfikës, që po punojnë për nxjerrjen e drejtuesit të mjetit që ka ngelur i bllokuar në mjet.

Burime nga vendngjarja konfirmojnë se drejtuesi i mjetit, Alit Pirja ka pësuar dëmtime në trup dhe është duke kërkuar ndihmë për të dalë. Të njëjtat burime konfirmojnë se kamioni po pritet në pjesën e sipërme të karrocerisë për të mundësuar nxjerrjen e të dëmtuarit nga mjeti.

Kozaku nuk ‘zë mend’/ Futet përsëri live dhe kërcënon Fabio Dushkun: Do i marr peng të ëmën

Kozak Braci po bëhet protagonist lajm pas lajmi për ngjarjen e djeshme ku u mor peng nga njerëzit e Fabio Dushkut. Ai sot është futur përsëri në Instagram Live duke kërcënuar porositësin e pengmarrjes së tij. Ai flet në një bashkëbisedim me mikun e tij i cili mundohet ta qetësojë.

“Do ta shohësh plakën tate kur ti shkoj tek shtëpia ta kap dhe ta nxjerr në internet do ta bëj të famshme” – ka kërcënuar Kozaku të bur gosurin e përjetshëm Fabio Dushku në Kordhialo.

të famshme” – ka kërcënuar Kozaku të bur gosurin e përjetshëm Fabio Dushku në Kordhialo.

Video Player

“Muhabet I kryer, do të kërkoje falje Fabio Dushku, ai ska për të hyrë më në Instagram do thotë .Do ta bëj të më thotë ‘te hengsha m*tin’ kur të futet live në Instagram nuk ka njeri që të më qetësojë mua tani”- ka thënë ndër të tjera Kozaku ku gjithashtu është drejtuar pengmarrësve se tashmë që e liruan do të hak merret.
“Kontrollojnë linjën e kokainës”, raporti grek: Ku po i investojnë shqiptarët miliona euro?

Autoritetet greke janë të shqetësuara nga niveli në rritje i mafies shqiptare që po zgjerohet nga viti në vit në trafikun e kokainës. “Importet masive të kokainës në Greqi, e cila mund të kalojë 10-15 ton në vit (me vlerë më shumë se 500,000,000 euro), por edhe në vendet e tjera evropiane tani bëhen kryesisht nga mafia shqiptare dhe importuesit e tjerë ballkanikë me një pjesëmarrje relative të grekëve.

Rrjeti shqiptar ka ngritur “baza” në Kolumbi dhe Ekuador me kontakte të vazhdueshme me bashkatdhetarët e tyre në të gjithë botën. Trafikantët shqiptarë të drogës kanë shuma të mëdha parash” u shpreh një drejtues i lartë i policisë greke për gazetën “To Vima”.

Ai theksoi se disa ditë më parë kishte informacion në lidhje me një aksion të organizuar të trafikantëve shqiptarë të drogës edhe në Islandë, e cila kërkoi ndihmë urgjente dhe informacion nga shërbimet e huaja të zbatimit të ligjit.

Shumica e të ardhurave të mafias shqiptare, sipas analizave të të dhënave, investohen kryesisht në hotele dhe resorte në Adriatik. “Mënyra kryesore e importimit të kokainës në Greqi është përmes kontejnerëve me banane dhe kafesë që vijnë nga vendet e Amerikës së Jugut” tha më tej zyrtari grek.

Në raportin e policisë greke ekzistojnë gjithashtu gjetje në lidhje me rolin e “karantinës” për shkak të Covid-19 në trafikun e drogës. Po ashtu bashkëpunimi i vazhdueshëm i mafias shqiptare me trafikantët marokenë të drogës.

Një raport prej 28 faqesh nga Europol (Policia Evropiane) mbi trafikun e kokainës në Evropë, i hartuar më 7 shtator 2021, thuhet se karteli kolumbian gradualisht u fragmentua pas marrëveshjes së paqes të vitit 2016 të nënshkruar midis guerilëve kolumbianë të “FARC”. Kështu, “rolin kryesor të transportit të kokainës në Evropë e morën trafikantët shqiptarë” thuhet në raport.

Detajet makabre nga tortura deri në vdekje e Ilia Karelit, nga uji i ftohtë tek dhuna me çarçafin gërshet

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja makabre e shqiptarit Ilia Karaeli në një burg në Greqi.  Mediat greke shkruajnë se brenda qelisë ku ndodhi makthi i hakmarrjes së punonjësve të burgut ndaj Ilia Karelit u regjistruan akte tronditëse dhune. Në shkresën e prokurorisë zbulohen detaje rrëqethëse për mënyrën sesi përfundoi i burgosuri shqiptar i Ilia Kareli. Ai u torturua nga zyrtarët e burgut në Nigrita. Kareli sapo kishte mbërritur në burgun e Nigritas, ku u dërgua pak ditë pasi kishte vrarë me thikë në burgun e Malandrinos, gardianin grek, Jorgos Cironis. Në burgun e Nigritas, gardianët grekë e rrahën pa mëshirë, duke i shkaktuar vdekjen, që të hakmerreshin për vdekjen e kolegut të tyre.

 

Seanca e apelit, e paraqitur nga zyrtarët e burgut të dënuar tashmë, filloi të hënën e kaluar por u shty dhe pritet të rifillojë më 29 shtator .

 

Rasti ndodhi në vitin 2014, ku gardianët e pandehur pohojnë se i dënuari Kareli vdiq për shkak të gjendjes së tij të rënduar shëndetësore . Në veçanti, siç pretendojnë ata, ai kishte probleme të tjera dhe nuk vdiq vetëm nga tortura.

 

Në dosjen e çështjes , nga ana tjetër, thuhet se gjykata ” mori parasysh raportin mizor për formimin dhunën e ushtruar ndaj shqiptarit”.

 

Diku tjetër, theksohet se raporti mjeko-ligjor, zbuloi një hemorragji në kokë, ndërsa zbulohet se Kareli kishte gërvishtje, të çara dhe lëndime në më shumë se 30 vende. Raportohet se arteriet e tij koronare po ashtu ishin të dëmtuara rëndë.

Në raportin mjeko ligjor thuhet se Kareli  si pasojë e lezioneve ishemike të miokardit, (goditje në tru)  ndërsa vërehet se vdekja klasifikohet si e papritur.

 

“ Tortura metodike nga i akuzuari lidhet kronologjikisht me vdekjen e tij. Ajo i shkaktoi stres dhe dhimbje të fortë viktimës, e cila aktivizoi mekanizmin e sulmit ishemik (goditjes në tru). Vdekja e Karelit nuk është vetëm për shkak të ishemisë së miokardit, por edhe për shkak të lëndimeve “, theksohet gjithashtu në një pjesë tjetër të shkresës së çështjes nga Prokuroria.

 

Kujtojmë se pesë vjet më parë, gjashtë nga burgosurit e akuzuar u dënuan me pesë vjet burg , tre të tjerë deri në gjashtë vjet burg, dhe tre të tjerët, përfshirë gardianin dhe një truprojë, me shtatë vjet burg.

Mediat greke raportojnë se Kareli u la për 97 minuta në “frigoriferin” e burgjeve dhe ishin të mjaftueshme që pas torturës Kareli 42-vjeç të humbiste jetën. Ai nuk mundi të mbijetojë më shumë se 7,5 orë që nga ndalimi i torturës ndaj tij në orën 15:40 deri ku u gjet i vdekur në orën 12:15 edhe pse nuk përjashtohet mundësia që ai të ketë vdekur edhe më herët, pasi në qeli u dërgua në orën 18:38.

Kareli u zbulua se kishte pësuar goditje të vazhdueshme në të gjithë trupin e tij, madje edhe në zonat ku ai ishte dëmtuar dhe më parë. Ndër tortura ishte edhe hedhja e ujit akull të ftohtë në trup. Tortura vazhdoi duke e rrahur derisa ai nuk mundi të qëndronte më në këmbë në një kohë ku temperaturat nuk i kalonin 10 gradë celsius.

” Ata përdorën një gërshet të improvizuar me një çarçaf, i cili ishte konfiskuar në të kaluarën nga kontrollet në qelitë e të ndaluarve. Me këtë, ata shkaktuan goditje të shumta, në mënyrë metodike dhe të organizuar, në një zonë që nuk u filmua, padyshim sepse nuk do të ishte e mundur të hetohej më vonë se kush kryente veprime specifike, si dhe çarje në shpinë dhe thembra. “thuhet më tej në dosjen e prokurorisë.

Njihuni me shqiptaro-gjermanët që garojnë të dielën për në Bundestag, kush është surpriza më e madhe e zgjedhjeve

Gjithsej janë pesë shqiptaro-gjermanë pranë emrit të të cilëve votuesit mund të vënë nga një kryq te fleta e votimit këtë të dielë. Katër prej tyre rrëfejnë për DW për motivet dhe sfidat e tyre në Gjermani.

Këto ditë Kastriot Krasniqi e ka kalendarin plot. Paradite në punë, në një kompani sigurimesh, pasdite në fushatë. 29-vjeçarit të lindur në Kosovë i duhet të sqarojë në këto takime jo vetëm politikën që përfaqëson, por shpesh edhe se si shqiptohet emri që shihet këto ditë në posterat e qarkut Rheinisch-Bergisch. “Unë e them me shumë kënaqësi që jam nga Kosova”, thotë Krasniqi në një intervistë për DW. “Është pjesë e identitetit tim të dyfishtë gjerman dhe kosovar”.

Krasniqi ka ardhur në Gjermani në moshën dyvjeçare. “Ndoshta ka qenë pikërisht përvoja si fëmijë refugjatësh, në vitet ’90, ajo që ma ka rritur ndjeshmërinë për t’u angazhuar kundër padrejtësive”, hamendëson Krasniqi, teksa rrëfen për DW rrugëtimin e tij në partinë socialdemokrate (SPD), ku ka hyrë në moshën 14-vjeçare dhe sot është nënkryetar i degës së qytetit Bergisch Gladbach.

59289838 401

Respekt, ky është slogani me të cilin, kandidati kryesor i kësaj partie, Olaf Scholz, kërkon votën e gjermanëve. Qarku i Krasniqit, i cili ndodhet në landin e kandidatit kryesor të CDU-së, Armin Laschet, është një bastion i CDU-së, prej vitit 1972. Por simpatia për këtë parti vitet e fundit ka rënë. Shanset që Krasniqi të dalë fitues kundrejt rivalit kristdemokrat, një profesor ekonomie që është deputet në Bundestag, nuk janë shumë të mëdha. Por Krasniqi është i qetë: 50 me 50 për qind thotë ai. Nëse Krasniqi do të dalë fitues, ai do të jetë kosovari i parë, madje shqiptari i parë, që hyn në Bundestag si deputet.

 

 

“Uau, do guxosh vërtetë?”

Krasniqi është njëri nga gjithsej katër gjermanët me prejardhje shqiptare që DW zbuloi në listën e mbi 6000 kandidaturave për Bundestagun e 20-të. Tre të tjerët kandidojnë nëpërmjet listave. Njëri prej tyre, Kolë Gjoka, kandidon për herë të dytë. Në zgjedhjet e vitit 2017 ai kishte qenë shqiptari i parë që kishte marrë guximin të ofrohej për të përfaqësuar në Berlin qytetarët e Elmshornit,, qytezës në veri të Gjermanisë, ku ai banon prej 25 vjetësh.

59290126 401

“Uau! vërtet do guxosh?”, ishte reagimi i kolegëve të partisë së tij, Unionit Kristdemokrat, kur ua prezantoi idenë. për herë të parë. Këtë pyetje Kolë Gjoka e kishte dëgjuar edhe një herë tjetër. Vite më parë, kur donte të blinte servisin e automjeteve, që tani i përket atij. I lindur dhe i rritur në Mirditë, shkolluar si ushtarak dhe inxhinier në Tiranë, 51-vjeçari e përshkruan veten si dikush që po pati një ide, nuk e lë pa e realizuar.

Një shenjë për mërgimtarët

Të guxosh të dalësh mbi kolegët e partisë e të garosh kundër tyre, nuk është diçka e lehtë. Por Kolë Gjoka nuk donte të ishte një numër në parti, që vetëm ngre dorën dhe tund kokën, kur të tjerët marrin vendime. Tani ai është kryetar i degës së CDU-së në Elmshorn dhe sërish ka guxuar të kandidojë. Shanset që të fitojë këtë radhë janë edhe më të pakta: Kjo falë rënies që pritet të pësojë CDU-ja pas largimit të kancelares Mekel, por edhe sepse CDU-ja tani ka vendosur kuota për gra, çka e zhvendosi Gjokën në numrin 33 nga 19 që ishte në zgjedhjet e mëparshme.

59290169 401

Gjoka i njeh mirë sfidat që i dalin përpara një mërgimtari: “Kur erdha në vitet ’90 në Gjermani, si refugjat, nuk kishte as skuadra mikpritjeje e as kurse integrimi për azilkërkuesit”, kujton Kolë Gjoka, në një intervistë me DW. Muajt e parë i kalova duke “trokitur derë më derë te sipërmarrjet e qytetit për të kërkuar punë”. Dikur, njëra nga këto porta iu hap, në kompaninë e servisit të makinave, ku pas dy vjetësh, do të bëhej menaxher e më pas pronar. Sipërmarrësi shqiptaro-gjerman, i cili tashmë është emëruar prej Ambasadës së Shqipërisë edhe konsull nderi për Gjermaninë Veriore, angazhohet në mënyrë të veçantë për komunitetin shqiptar edhe nö kryesinë e Shoqatës Ekonomike Gjermano-Shqiptare.

Përfaqësimi më i ulët se realiteti

Integrimi i migrantëve është një temë që në këtë fushatë elektorale është trajtuar shumë pak, megjithëse si çështje nuk është kapërcyer ende. Sipas censusit të vitit 2019, mbi një e katërta e qytetarëve të Gjermanisë kanë një sfond mërgimi. Platforma informative MEDIENDIENST Integration, thotë se migrantët përbëjnë 12 përqind të elektoratit të sotëm. Një përqindje kjo që nuk pasqyrohet në përbërjen e parlamenteve aktuale.

56975201 401

Në Bundestagun e dalë prej vitit 2017 ishin vetëm 8,2 përqind e deputetëve me sfond mërgimi. Madje grupi parlamentar i CDU/CSU-së ku aspironte të merrte pjesë Gjoka kishte pjesëmarrjen më të ulët të migrantëve, me 2,3%. Edhe grupi parlamentar i partisë së djathtë populiste, AfD, Alternativa për Gjermaninë, kishte me 8,7% një përfaqësim mbi mesataren të gjermanëve me sfond mërgimi. Të majtët zënë vendin e parë (18,8%), pasuar nga të Gjelbrit (14,9%) dhe socialdemokratët (9%). Liberalët janë të parafundit me 6,7%.

Gjermanët me sfond mërgimi, jo vetëm që janë më pak të përfaqësuar në parlamente, por edhe pjesëmarrja e tyre në votime është më e ulët (65 përqind në zgjedhjet e vitit 2017), në krahasim me gjermanët pa sfond mërgimi (85,8 për qind). Kjo del në pah nga një studim i Këshillit të Ekspertëve të Fondacioneve Gjermane për Mërgim dhe Integrim. (SVR)

Mungon tradita e angazhimit politik

Por nuk është rastësi që qytetarët me sfond mërgimi nuk përfaqësohen në parlamente. Konkurrenca është shumë e madhe, dhe sa të arrish të fitosh një mandat të drejtpërdrejtë, ose një vend të mirë në listat e landeve, duhet të kesh lënë pas një rrugë të gjatë aktivizimi.

Afërdita Suka e ka bërë këtë rrugë, para se të bëheshe kandidate e drejtpërdrejtë e të gjelbërve për zgjedhjet e landit në Berlin. “Merr kohë derisa të krijosh një rrjet mbështetës, dhe veç kësaj, shumë migrantë nuk kanë aq vetëbesim edhe pse vetë mund të jenë më të aftë se gjermanët. pa sfond mërgimi. Sepse mungojnë shembujt frymëzues, thotë Suka. për DW teksa shpërndan prospektet me fytyrën e saj në ballinë.

59291775 401

Partia e Afërdita Sukës është nga ato që ua hap rrugën migrantëve dhe nuk ngurron tt’i vërë edhe në krye të listës. Për një kohë të gjatë ajo është drejtuar nga një gjerman me prejardhje turke, Cem Özdemir. Një nga përkrahëset më të forta të Afërdita Sukës në këtë fushatë, është ish-ministrja e konsumatorëve në qeverinë e mëparshme të socialdemokratëve dhe të gjelbërve, Renate Künast, e cila kandion në të njëjtën zonë elektorale si Afërdita Suka, por për Parlamentin Federal. “Për mua Afërdita,është Afërdita, që është angazhuar prej vitesh në politikat komunale të të Gjelbërve”, thotë Künast. e cila e ka mbështetur atë edhe me programe mentoriimi. Për këtë angazhim Afërdita Suka u vlerësua në vitin 2015 edhe me çmimin Helene Weber,një shpërblim prej 10000 euro për gratë që angazhohen në politikën komunale. “Por fakti që ajo është nga Kosova, është i dorës së dytë”, thekson deputetja gjermane.

59291787 401

Model për mërgatën shqiptare

Ndryshe e shohin këtë shqiptarët në Berlin. Dr. Sahadete Limani-Beqa, komunikologe dhe menaxhere në klinikën kardiologjike Herzpraxis Berlin Hohenschönhausen, sheh te Afërdita Suka një model për integrimin e shqiptarëve në shoqërinë gjermane. “Ajo na dëshmon se ne mund të jemi jo vetëm zbatues të politikave, por edhe vendimmarrës politikash nëse angazhohemi si qytetarë te këtij vendi.”, thotë Dr. Limani-Beqa për DW. Ajo ka organizuar një sërë aktivitetesh në kuadër të fushatës elektorale të Afërdita Sukës. “Ne e mbështesim Afërditen edhe si një grua dhe nënë, sepse grate nuk jane ende të përfaqësuara si duhet në poste udhëheqëse”, thotë Dr. Limani-Beqa.

59294479 401

Afërdita Suka kandidon në një lagje që nuk është shumë e banuar nga shqiptarët. E prapë ajo u befasua me mbështetjen e madhe që i erdhi nga komuniteti shqipta Afërdita Suka, perveçse ka shanse reale të fitojë në mandat të drejtpërdrejtë, ajo ka shanse shumë të mira të fitojë edhe nëpërmjet listës, ku mban numrin 25.

Elektorat në rritje

Një përkrahje e ngjashme në Hamburg bëri që në zgjedhjet për senatin, në shkurt 2020, gjermano-kosovari me prejardhje shqiptare, Sami Musa, të ngjitej si me katapultë në listën e deputetëve të senatit, ndër të tjera falë votave të elektoratit shqiptar të zonës së Harburgut. Pa të, Musa nuk do të kishte shans të hynte në parlament, sepse ishte i 56-ti në listë. Në shtypin vendor, ngjitja e menjëhershme e Sami Musës, u konsiderua si surpriza më e madhe e zgjedhjeve të landit. Shumë gjermanë me prejardhje shqiptare, asokohe morën pjesë për herë të parë në zgjedhje.

Sipas platformës Mediendienst Integration, elektorati me sfond mërgimi sa vjen e rritet, falë edhe ndryshimi të ligjit të shtetësisë që hyri në fuqi në vitin 2000. Qeveria Federale e atëhershme e përbërë nga socialdemokratët dhe të gjelbrit, vendosi që shtetësia të përcaktohej jo vetëm nga prejardhja e prindërve, por edhe nga vendlindja. Pra, kush do të lindej në Gjermani nga viti 2000 e tutje do të merrte automatikisht edhe shtetësinë gjermane. Brezi i parë i këtyre migrantëve të shkallës së dytë voton këtë herë për herë të parë.

Disa syresh madje kandidojnë.

59292666 401

Dafina Berisha, për shembull, 21 vjeçare nga Hamburgu, me të dy prindërit nga Kosova, tani kandidon për Bundestag, e zgjedhur nga socialistët e rinj. Në vitin 2017, kur ishte ende nxënëse gjimnazi, vendosi të hynte në Partinë Socialdemokrate, për të vendosur një shenjë simbolike edhe kundër hyrjes në Bundestag të partisë së djathtë populiste, Alternativë për Gjermaninë (AfD). AfD-ja kishte arritur të ishte forca e tretë në parlament, duke bërë fushatë kundër refugjatëve të ardhur në vitin 2015 nga lufta e Sirisë.

Dafina Berisha në Hamburg është e nënta në listë, dhe siç i shpjegoi ajo DW, nuk do të jetë e lehtë të hyjë në parlament, sepse Hamburgu përfaqësohet vetëm me gjashtë deputetë në Bundestag. Por kandidaturën e saj ajo e sheh edhe si një ftesë ndaj migrantëve të tjerë, e sidomos atyre shqiptarë, për t’u angazhuar në vendin ku jetojnë. “Shumë shqiptarë me banim në Gjermani janë aktivë në partitë e Kosovës, por unë mendoj, se me pjesëmarrje të drejtpërdrejtë në politikën e këtushme, ata mund të ndikojnë më së miri edhe në të mirë të Kosovës”, thotë studentja e drejtësisë. Prandaj edhe ajo i është drejtuar elektoratit shqiptaro-gjerman me një videoklip në shqip të shpërndarë në media sociale. Mesazhi i saj: “Votoni për socialdemokratët, sepse me ta do të jetë më e lehtë rruga e Kosovës drejt BE-së”.

Pesë emra shqiptarësh garojnë të dielën për të përfaqësuar zonat e tyre elektorale në Berlin, në Bundestag ose në Parlamentin e Berlinit. Naim Krasniqi, i lindur në Kosovë në vitin 1987, me banim në Mynih. është kandidati i pestë. Ai angazhohet për një parti prokristiane që quhet Bündnis C (Aleanca C – Të krishterë për Gjermaninë), një parti e vogël, e krijuar qysh në vitin 1989, por që deri tani nuk e ka kaluar dot pragun e 5 përqindëshit që nevojitet për të hyrë në parlamentet gjermane. Edhe nëse asnjëri prej këtyre pesë emrave nuk do arriië të mbledhë votat e nevojshme për të dalë fitues, një gjë mund të thuhet me siguri: ata kanë hapur një kapitull të ri në historinë e diasporës shqiptare në Gjermani, atë të kalimit nga migranti pasiv në një qytetari që kërkon pjesëmarrje aktive në ligjvënie./DW

22-vjeçari ndërron jetë pasi konsumon 1.5 litra Coca Cola për 10 minuta

Një 22-vjeçar ka ndërruar jetë pasi ka konsumuar 1.5 litra Coca Cola në 10 minuta. Sipas asaj që shkruajnë mediat ndërkombëtare, bëhet fjalë për një shtetas kinez. Mjekët kanë thënë se konsumimi i shpejtë ka çuar në rritjen e gazrave fatalë brenda trupit të të riut. Këto gazra i kanë tharë oksigjenin në mëlçi dhe pas pak kohe ai ka humbur jetën.

22-vjeçari shkoi në spital 6 orë pasi piu pijen me gaz dhe u ankua për dhimbje të mëdha dhe stomakun e fryrë. Ai u tregoi doktorëve se kishte pirë Cola-n për t’u freskuar prej motit të nxehtë. Por kjo shkaktoi mbledhjen e shpejtë të gazrave në organet e brendshme të cilat prej presionit shkaktuan dëme në mëlçi.

Kjo shkaktoi dëme me pasoja fatale. I riu nuk kishte pasur probleme të tjera shëndetësore. Mjekët i gjetën sasi të madhe gazrash në zorrë. Edhe pse mjekët u përpoqën që të ndërhynin menjëherë, i riu ndërroi jetë pas 18 orësh.

Burimi: Tv Klan