Aplikacion
Një studim nga Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) sugjeron që vaksina Moderna jep mbrojtje më të mirë afatgjatë kundër shtrimit në spital sesa Pfizer.
Hulumtuesit e CDC kryen një analizë të gati 3,689 të rriturve, të cilët u shtruan në spital me COVID të rëndë nga 11 marsi deri më 15 gusht 2021, një periudhë që i paraprin dhe përfshin dominimin e variantit Delta.
Në total, 12.9 përqind e tyre ishin vaksinuar plotësisht me vaksinën Moderna, 20 përqind u vaksinuan me Pfizer-BioNTech dhe 3.1 përqind u vaksinuan me Johnson & Johnson.
Gjatë gjithë periudhës, vaksina Moderna ishte 93 përqind efektive kundër shtrimit në spital, Pfizer ishte 88 përqind efektive dhe J&J ishte 68 përqind efektive.
Humbja e efikasitetit kundër shtrimit në spital për Pfizer ishte veçanërisht e theksuar: ajo ra nga 91 përqind që ishte dy javë pas vaksinimit në 77 përqind pas katër muajve.
Vaksina Moderna nga ana tjetër po në këtë periudhë ra nga 93 në 92 përqind. Studimi gjithashtu përfshiu një analizë të veçantë të niveleve të llojeve të ndryshme të antitrupave të provokuar nga vaksinat, të marra nga 100 vullnetarë.
Vaksina Moderna nxori nivele më të larta të antitrupave në krahasim me Pfizer dhe J&J për një pjesë kryesore të proteinës së virusit, të cilën virusi e përdor për të pushtuar qelizat.
(VIDEO) Përplasje fizike në Tiranë, i riu futet në makinë dhe godet me grushte shoferinNjë video me pamje të rënda ka mbërritur në redaksinë e Zoom.al.
Në të shfaqen akte dhune, të ndodhura në një prej lagjeve të Tiranës, teksa rrethanat mbeten të paqarta.
Siç mund ta shihni më poshtë, në debat e sipër, një i ri futet në makinë dhe godet drejtuesin e mjetit.
Kukësi përmbys Kastriotin, verilindorët marrin kreun e Kategorisë Superiore
Ashtu si në ndeshjen e parë në start, Kukësi ka arritur të fitojë sërish 3-1, kësaj here përballë Kastriotit, sfidë e luajtur në “Elbasan Arena”. Ky rezultat e ngjit Kukësin në krye të vetëm.
Sa i përket ndeshjes, miqtë kaluan të parët në avantazh me Arbër Bashën në minutën e 27-të, teksa Edison Ndreca vendosi baraspeshën, me një predhë më të majtën.
Pjesa e parë u mbyll në baraspeshë totale, teksa fragmenti i dytë i lojës foli i gjithi për Kukësin, që arriti të shënonte 2 herë me kroatin Edi Basha në minutat 46’ dhe 68’.
Vlen të theksohet fakti se skuadra e Kastriotit në pjesën e dytë ishte thuajse inekzistente, duke iu nënshtruar totalisht skuadrës së trajnerit Longo. Gjashtë gola në dy ndeshje, Kukësi bind në fazën ofensive.
Nishani: PS të tregojë sa qira paguan për makinën luksoze të RamësPërmes një postimi në Facebook, ish-presidenti Bujar Nishani i kërkon Partisë Socialiste të tregojë sa qira paguan për makinën luksoze të Edi Ramës, teksa kritikon PD-në për heshtjen e saj dhe mosreagimin.
“Meqenëse PS e mori përsipër ta mbulojë skandalin e Edi Ramës, duhej që tu tregonte shqiptarëve se sa kushton qeraja e paguar, të bënte publike kontratën e nënshkruar, të nxirrte transaksionin e thesarit të shtetit për pagesën e realizuar, të sqaronte burimin e parave që partia ka shfrytëzuar, etj.,,,etj.,,,”, shkruan ndër të tjera Nishani.
Postimi i plotë:
Një skandal tjetër i qeverisë së skandaleve!
Baza e skandalit hajnia dhe mashtrimi !
Një gazetare e pakapur, denoncoi Edi Ramën se përdorte prej muajsh një makinë ultra luksoze që sipas medias kushtonte 500 mijë euro (gjysëm milioni pra).
Vetëm pas denoncimit të medias, qeveria tentoi të justifikohet se makinën e ka marrë Partia Socialiste me qera !!!!
Ky është një skandal (i rradhës kuptohet) që ngado ta kapësh të bën pis !
Por selia e Partisë Demokratike pse hesht !
Ka frikë ? Nuk e quan të rëndësishme ? Nuk ka dëgjuar e parë gjë ? Apo ? ……..
Gjithsesi opozitarizmi, denoncimi i aferave qeveritare, përballja me të keqen nuk është më as monopol e as peng i Kryetarit Peng në selinë e PD.
Kryeministri i vendit nuk mundet të marrë e as të përdorë makina nga Partia Socialiste !
Në zyrën e qeverisë e në aktivitetin qeveritar Edi Rama është Kryeministri edhe i shqiptarëve kundërshtarë politik të Partisë Socialiste.
Në punët si kryetar i saj, ai mund të përdorë çdo gjë të PS. Zyra, makina, njerëz, të partisë.
Jo në Qeveri e jo në qeverisje !
Meqenëse PS e mori përsipër ta mbulojë skandalin e Edi Ramës, duhej që tu tregonte shqiptarëve se sa kushton qeraja e paguar, të bënte publike kontratën e nënshkruar, të nxirrte transaksionin e thesarit të shtetit për pagesën e realizuar, të sqaronte burimin e parave që partia ka shfrytëzuar, etj.,,,etj.,,,
Por natyrisht që këto nuk i bën dot, pasi thjesht mashtrojnë, gënjejnë, manipuloinë !
Imagjinoni një Kryeministër i zhytur në skandale, një parti në pushtet që fsheh skandalin me mashtrim dhe një opozitë zyrtare që hesht kokulur !
Çfarë duhet bërë ? ??
Një aksident i trefishtë ka ndodhur në aksin e vjetër Thumanë-Fushë Krujë. Zoom.al mëson se ka qenë një BMW e drejtuar nga 22-vjeçari Andi Mirdita, që me shpejtësi të lartë ka kryer një parakalim të gabuar.
Ai ka përplasur dy mjete të tjera, Benz-in e drejtuar nga 61-vjeçari Bashkim Qira dhe Volkswagen-in e drejtuar nga Kristina Allko.
Dy shoferët janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë, teksa mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën, kurse shoferja tjetër është në vendngjarje.
Përjashtimi i Berishës/ Gjekmarkaj: Mund ta akuzojmë sa të duam Bashën, por…Deputeti Agron Gjekmarkaj ka deklaruar se Lulzim Basha nuk mund të akuzohet se vendosi rikthimin e PD-së në misionin për të cilin u krijua.
Gjekmarkaj sqaron se Basha mund të akuzohet për mënyrën si e zgjidhi çështjen e së kaluarës, por kujton se PD është krijuar si një parti pro amerikane dhe fuqi politike që çon Shqipërinë drejt Perëndimit.
Për deputetin, konfliktin e PD-së me SHBA-në e dëshiron vetëm kundërshtari.
STATUSI NGA AGRON GJEKMARKAJ
Mardhënjet solide me SHBA janë një detyrim jo thjesht pragmatik për Lulzim Bashen dhe PD por për gjithë kombin shqiptar. Një pohim të tille na e dikton historia dhe interesat strategjike të se nesermes ! PD është themeluar si parti pro amerikane e pro perendimore! LDK-ja në Kosove dhe PD në Shqiperi u bënë zedheneset e para të kombit shqiptar për të rivendosur aleancat strategjike me boten perendimore ! Shqiptaret kishin vonese shekullore ndaj e kishin të madh nxitimin për tu rikthyer aty ku deshiron të ishin! Kombi shqiptar ka permbushur të drejtat e veta nga mbeshtetja e ketij vendi të madh e mik ! PD sukseset e saj më të medha i ka patur kur ka shkelqyer në mardhenje me SHBA-të dhe ngecjet kur ato mardhënjie janë cenuar ! Një perspektive antiamerikane është e paimagjinueshme për PD qoftë kur në Uashington janë Demokratet qoftë kur aty ulen Republikanet ! Luften e saj politike dhe as fitoren e saj të ardhshme PD nuk e mendon kurrë në konflikt me SHBA-të pertej takses traumatike e lenduese që po i takon të paguajë ! Tashmë kundershtari ynë politik nuk e ka më monopolin e raporteve me SHBA as të manipulimit të tyre ! Mund ta akuzojmë sa të duam Lulzim Bashen për menyren e zgjedhur për çeshtje të së kaluares por jo që vendosi ta riktheje PD-në në misionin për të cilen u krijua si fuqia politike që çon Shqiperinë drejt Perendimit dhe sjell standartet e tij ketu ! Konfliktin tonë me SHBA e deshiron vetem kundershtari ynë !
Turqia than “lumin e Biblës” për të ndëshkuar kurdëtDikur ishte lugina më pjellore e planetit, përgjatë së cilës lindën e u zhvilluan qytetërime të mëdha, si ai babilonas, mesopotam e deri te ai pers. Sot, rrezikon të zhduket. Eufrati, lumi i madh i përmendur edhe në Bibël dhe simboli i djepit të qytetërimit dhe Mesopotamisë, sot në Siri është reduktuar në një përrua me rënie alarmante të nivelit.
Situata është e tillë që të supozohet një “katastrofë e re humanitare” në të ardhmen. Lumi gradualisht është ulur gjatë tetë muajve të fundit mes thatësirës dhe furnizimit të pakët për shkak të digave dhe hidrocentraleve të ngritura nga Turqia. Niveli i ujit që nga janari ka rënë me gati pesë metra. Eufrati përshkon për rreth 2,800 kilometra një territor nga Turqia, Siria dhe Iraku.
Nëse në pjesën turke lumi ende duket në rregull, në atë sirian, një zonë e torturuar tashmë nga lufta dhe uria, nivelet e tij tani janë shumë shqetësuese. Nga Eufrati varet vaditja e tokave siriane dhe në rrjedhën e tij kalon nëpër tre diga hidroelektrike, të cilat furnizojnë energji dhe burime ujore për miliona njerëz. Muajt e fundit, rreziku i mungesës së ujit, me pasoja katastrofike shëndetësore për popullsinë, është rritur muaj pas muaji dhe tani zonat e Sirisë gjithashtu mund të mbeten pa energji elektrike, pasi turbinat e digës Tishrin po fiken njëra pas tjetrës për shkak të mungesës së ujit.
Kohët e fundit, siç raportohet nga AFP, në digën Tishrin, e para që kalon lumi në Siri, ka pasur nivele të përshkruara si seriozisht “alarmante”, një rënie që nuk është regjistruar që nga viti 1999, kur puna u përfundua.
Sipas ekspertëve, përfshirë inxhinierët që menaxhojnë digën, me këtë ritëm situata e Eufratit mund të kthehet në një katastrofë humanitare në verilindje të Sirisë: vendi tashmë është në vuajtje të rënda midis pasluftës, krizës ekonomike dhe pandemive dhe një rënie e mëtejshme e niveleve të ujit në digat hidroelektrike kërcënojnë ndërprerje totale të ujit dhe energjisë elektrike për gati pesë milionë njerëz.
Konflikti midis Turqisë dhe kurdëve gjithashtu hyn në lojë: Eufrati është tharë pikërisht në territoret e kontrolluara nga kurdët në Siri dhe Stambolli akuzohet se “ka mbyllur çezmat” në rrjedhën e sipërme për të përkeqësuar qëllimisht situatën në Kurdistanin Sirian. Pothuajse 90% e rrjedhës së Eufratit në fakt vjen nga Turqia e cila, siç raporton AFP, ka mohuar çdo akuzë të bërë nga kurdët.
Covid-19 në Shqipëri/ Sa persona humbën jetën dhe sa u infektuan brenda 24 orëveGjashtë persona të tjerë kanë humbur jetën nga Covid-19 në 24 orët e fundit e fundit, ndërsa Ministria e Shëndetësisë raporton se nga 4022 testime të kryera, 780 prej tyre rezultuan pozitive.
Ndërkohë, 757 janë të shëruarit në 24 orët e fundit. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 224 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar, nga 30 që ishin një ditë më parë.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:
4022 testime, 780 raste të reja, 6 humbje jete dhe 757 të shëruar në 24 orët e fundit
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:
Janë kryer 4022 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 780 qytetarë, në këto bashki: 268 raste në Tiranë, 62 raste në Durrës, 39 raste në Shkodër, 34 raste në Vlorë, 32 raste në Krujë, 31 raste në Fier, 27 raste në Lezhë, Elbasan, 24 raste në Lushnje, 19 raste në Kavajë, 18 raste në Mallakastër, 17 raste në Kurbin, 16 raste në Mat, 15 raste në Kukës, Gjirokastër, 14 raste në Sarandë, 13 raste në Berat, 10 raste në Vorë, 8 raste në Kamëz, Dimal, Peqin, Gramsh, 7 raste në Korçë, Maliq, 6 raste në Devoll, Kuçovë, 5 raste në Has, Këlcyrë, 4 raste në Malësi e Madhe, Bulqizë, 3 raste në Tropojë, Dibër, Skrapar, 2 raste në Vau i Dejës, Shijak, Rrogozhinë, Divjak, Selenicë, Tepelenë, 1 rast në Pukë, Mirditë, Patos, Himarë, Delvinë, Libohovë, Përmet, Poliçan, Librazhd.
Janë 12,789 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 224 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 gjashtë qytetarë: një qytetar nga Tirana 61 vjeç, një qytetar nga Elbasani 65 vjeç, një qytetare nga Fieri 66 vjeç, dy qytetarë nga Vlora 68 dhe 75 vjeç dhe një qytetar 80 vjeç nga Berati, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 757 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 147,584 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (19 Shtator 2021)
Raste të reja ditore 780
Të shëruar në 24 orë 757
Të shtruar në spitale 224
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 4022
Testime totale 1,151,640
Raste pozitive 162,953
Raste të shëruara 147,584
Raste Aktive 12,789
Humbje jete 2,580
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 5,394
Shkodër 1,338
Fier 1,209
Durrës 1,188
Vlorë 781
Lezhë 635
Elbasan 643
Berat 502
Korçë 295
Kukës 307
Gjirokastër 274
Dibër 224.
Disa gra afgane kanë mbajtur të dielën protesta në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, për të kërkuar të drejta për punë dhe studim.
Video-materialet e shpërndara në rrjetet sociale kanë shfaqur një grup të grave të mbledhura para asaj që deri vonë ka qenë Ministri për Çështje të Grave, duke bërtitur “të drejta të grave dhe të drejta të njeriut”.
Disa kanë mbajtur pankarta duke kërkuar pjesëmarrje të grave në jetën publike.
“Një shoqëri në të cilën gratë nuk janë aktive, është shoqëri e vdekur”, është parë të jetë shkruar në një pankartë.
Protesta ka zgjatur rreth 10 minuta. Gratë janë larguar pas një përballjeje verbale me një burrë të paidentifikuar.
Në ditët e fundit, Qeveria e udhëhequr nga talibanët, ka lëshuar një mori dekretesh, përmes së cilave ka kthyer mbrapsht të drejtat e vajzave dhe grave.
Vajzave afgane u është pamundësuar kthimi në shkolla të mesme më 18 shtator, pasi Qeveria e udhëhequr nga talibanët, ka urdhëruar që vetëm djemtë dhe mësuesit burra të kthehen nëpër klasa.
Shkollat fillore tashmë janë rihapur dhe djemtë e vajzat janë ndara nëpër klasa dhe disa mësuese janë kthyer në punë.
Më 19 shtator, kryetari i përkohshëm i Kabulit, u ka thënë punëtoreve në Qeverinë e qytetit që të rrinë nëpër shtëpi, pasi puna do t’iu lejohet vetëm atyre që nuk mund të zëvendësohen nga burrat.
Javën e kaluar, talibanët kanë mbyllur Ministrinë për Çështje të Grave, duke e zëvendësuar me Ministrinë për “përhapje të virtytit dhe parandalimit të imoralitetit” dhe i është dhënë detyrë që të zbatojë ligjin islamik.
Prej kur talibanët kanë marrë pushtetin në Kabul, gratë afgane kanë mbajtur disa protesta në Kabul dhe qytete tjera, duke kërkuar që islamistët e linjës së ashpër të respektojnë të drejtat e njeriut.
Protestat janë shpërndarë dhunshëm nga luftëtarët talibanë.
Covid-19, Suedia fut Shqipërinë në “listën e zezë”Suedia është vendi i radhës i Bashkimit Europian që ka vënë në zbatim rekomandimin e Komisionit për të ashpërsuar lëvizjen për shtetasit shqiptarë, për shkak të Covid-19.
Qeveria suedeze ka marrë vendimin që duke filluar nga dita e hënë, asnjë shtetas shqiptar nuk do të lejohet të hyjë në vend, përveç atyre që kanë arsye të forta, që janë kryesisht shëndetësore, ose bashkimi familjar.
Veç Shqipërisë, në këtë listë është përfshirë edhe Serbia, Armenia, Azerbajxhani, Brunei dhe Japonia.
Komisioni Europian rekomandoi ashpërsimin e kufizimeve të lëvizjes së lirë me Shqipërinë, duke e kërkuar certifikatën e sigurisë për shtetasit shqiptarë. Certifikata e lëshuar nga autoritetet shqiptare njihet nga BE.
Veç të vaksinuarve me Pfizer dhe vaksina të tjera të autorizuara nga EMA, disa vende, si Holanda, Hungaria, apo Greqia njohin edhe ato të vaksinës kineze, CoronaVac.