Aplikacion
Gazment Bardhi, Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike ka deklaruar se ai dhe demokratë të tjerë kanë qenë pjesë e një takimi me përfaqësues amerikanë në Shqipëri.
I ftuar në “Open”, i vënë përballë intervistës së ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, Bardhi tha se demokratët kanë marrë pjesë në këtë takim, për tu informuar në lidhje me çështjen e ish-kryeministrit Berisha.
“Është e vërtetë, demokratët janë ftuar në një takim nga përfaqësues të amerikanëve në Shqipëri. Ka qenë një takim me ftesë të tyre me qëllim informimin. Edhe unë vetë kam marrë pjesë. Sigurisht që ka pasur transparëncë, ndoshta jo për publikun sepse kështu janë rregullat e tye, por pala e prekur sigurisht që ka qenë në dijeni,”- tha Bardhi.
1500 firmat që do mblidhen nga Berisha, Bardhi: PD-ja nuk e njeh referendumin!Referendumi i paralajmëruar nga ish-kryeministri Sali Berisha me firmat e anëtarëve të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike mund të mos funksionojë. I ftuar në “Open”, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha se statuti i Partisë Demokratike nuk e njeh referendumin.
Ai shtoi se nëse ndryshohet statuti, mund edhetë bëhet, por referendumi është diçka që njihet nga Partia Socialiste.
“PD-ja nuk e njeh referendumin. PS-ja e njëh, kryetari i asaj partie është zgjedhur me referendum, por jo PD-ja. Statuti nuk e pranon. Kuvendi Kombëtar mund të ndryshojë statutin, kjo mund të ndodhë,”- tha Bardhi.
Vendimi për përjashtimin e Berishës, Bardhi: Ishte prej dy muajsh në kontakt me BashënSekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka mohuar që vendimi për përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar është marrë krejt papritur.
I ftuar në ‘Open”, Bardhi tha se Berisha ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me kryedemokratin Lulzim Basha prej dy muajsh. Sipas Bardhit, pjesë e këtyre diskutimeve kanë qenë edhe ndërkombëtarët.
“Absolutisht që jo, është diskutuar prej kohësh. Berisha ishte prej dy muajsh në kontakt me Bashën dhe ndërkombëtarët, nuk u mor papritur,“- tha Bardhi ndër të tjera.
Dashamir Shehi kundër Lulzim Bashës: Me humbjen e zgjedhjeve duhet të ishte larguarAleati i Lulzim Bashës në zgjedhjet e 25 prillit, Dashamir Shehi kritikoi kreun e PD, duke thënë se me humbjen e zgjedhjeve ai duhet te ishte larguar.
Në emisionin “Opinion”, Shehi u shpreh se Lulzim Basha bëri një kongres formal, pasi në situatën ku ndodhet PD ky kongres duhet të ishte shtyrë.
Sipas Dashamir Shehit punet ne Partine Demokratike nuk kane shkuar mire dhe kete e dine te gjithe.
“Kjo është një situatë e mbarsur në PD. Sidoqoftë mbaheshin nën suazën formale të disa rregullave. Kohët e fundit janë prishur edhe rregullat formale. Rregulli formal duhet të ishte, që kur humb zgjedhjet ikën. Basha edhe nga ana formale nuk i ka ndjekur ato statutet. Bëri një kongres formal, zgjidhi organe formale.
Unë mendoja që Basha duhet të shtynte kongresin, të hapte lojën për të gjithë palët. Çfarë bënë këta, atë që kanë bërë edhe më parë, zgjidhën disa organe formale. Një kongres që ka 6 mijë vetë nuk është kongres, është tallje. Një kongres që ka 500 vetë është tallje. Një kryesi që ka 40 vet është tallje me kryesinë. Këtu janë zhvlerësuar të gjithë. Megjithatë kjo është ana formale e situatës, sepse situata është ndryshe. Kishte nevojë për tu hapur, të diskutonte ku kemi gabuar për 8 vjet. Kush është shtegu që mund të dalim.
Në këto 8 vite kemi bërë një zig-zag pa logjike opozitare. Dualizmi brenda partisë ka qenë, vetëm ata që nuk merren me politike nuk e kuptojnë këtë. Kush thotë që punët kanë shkuar vaj tallen”, tha Shehi.
Shehi foli edhe ne lidhje me vendimin e Bashës për të larguar nga grupi parlamentar themeluesin e PD, Sali Berisha.
Sipas tij, Berishës i duhej lënë një shteg të largohej si kalorës, ndërsa shtoi se kthimi i Berishës do të ishte një grotesk politik.
“Kjo qeveri i ka ditët e numëruara”, Salianji: Ata që ëndërrojnë shkrirjen e PD do të zhgënjehen shumë shpejtDeputeti i PD, Ervin Salianji është shprehur se Partia Demokratike nuk do të ndalë në asnjë moment betejën e saj kundër korrupsionit që ka pllakosur të gjitha hallkat shtetërore, kundër padrejtësive në dëm të qytetarëve, kundër varfërisë dhe kundër regresit që Edi Rama po e ccon gjithmonë e më shumë Shqipërinë.
GJatë fjalës së tij në Parlement, Salianji tha se Partia Demokratike jo vetëm që përbën historinë më të bukur të dekadave të fundit të historisë së Shqipërisë, por është padyshim dhe e ardhmja e saj, pasi është e vetmja forcë politike që mund ta zhvillojë dhe ta ccojë përpara këtë vend.
Fjalimi i plotë:
Konstituimi i nje parlamenti dhe fillimi i një legjislature të re, do të duhet të ishte kurorëzimi i një gare demokratike dhe nje dite e shënjuar për zhvillimet politike të cdo vendi. Ashtu sikurse ndodh në të gjitha vendet normale , mandati i ri i parlamentit do të duhet të konsiderohej një ditë progresi për demokracinë , zhvillimin ekonomik dhe social per Shqipërinë. Por fatkeqësisht, nuk është rasti i këtij Parlamenti dhe e kësaj mazhorance. Nuk është rasti, pasi tashmë është bërë e ditur në sytë e të gjithë opinionin publik, i madh e i vogel e di se kjo është mazhorancë e cila nuk ka dalë nga një garë e lirë, demokratike dhe e barabartë, por nga një garë e manipuluar me të gjitha format dhe mjetet e mundshme që pushteti dhe krimi i lidhur me të ka patur në zotërim, duke bërë që të deformohet sovraniteti i popullit shqiptar
Të nderuar qytetarë ,
Dua ta theksoj fortë dhe qartë, se Partia Demokratike dhe opozita në zgjedhjet e 25 prillit nuk garoi kundër Partisë Socialiste, por kundër shtetit të vënë në dispozicion të krimit dhe bandave lokale kudo. Nuk është e ekzagjeruar aspak, nëse sot kur po nis punimet kjo legjislature të themi se shteti, pushteti dhe grupet kriminale tashmë janë një. Struktura të tëra të tij, kriminale, administrative, policore dhe financiare u vunë në dispozicion të partisë në pushtet, duke harruar funksionet e tyre të vërteta dhe duke favorizuar në të gjitha mënyrat Partinë Socialiste. Buxheti i shtetit, paratë e të gjithë qytetarëve shqiptarë, u harxhuan për të deformuar garën e 25 prillit, duke shkelur në mënyrë flagrante të gjitha ligjet e vendit dhe parimet e shtetit demokratik. Mjafton këtu të përmendim rastin e patronazhiztëve , të cilët nuk kishin asnjë rol tjetër përvecse të shantazhonin dhe të ushtronin presionin mbi qytetarët, duke shkelur të gjitha normat e lirisë dhe të privatësisë. E megjithatë, hetim nuk ndodhi, asnjë nënpunës nuk u mor në pyetje por u hetua media, shënjë e qartë e uzurpimit që ky pushtet i ka bërë instancave shtetërore, të cilat paguhen nga taksapaguesit shqiptarë për të zbatuar ligjin. Në cdo vënd të botës , një rast i tillë do të përbënte skandal, ndërsa për partinë shtet ky aksion kundër lirive dhe të drejtave themelore të njeriut meritonte vetëm lëvdata. Këto nuk janë fenomene të cilat i sajon Partia Demokratike, këto janë fenomene të shkruara e zeza mbi të bardhë në të gjitha raportet e organizatave ndërkombëtare që monitoruan zgjedhjet e 25 prillit. Për të gjitha këto arsye, kjo mazhorance mund të qëndrojë në pushtet formalisht, por përmbajtësisht, nuk ka asnjë lidhje me parimet demokratike dhe shtetit të së drejtës. Prandaj, zgjedhjet e 25 prillit, nuk ka asnjë diskutim që shënjuan regres për përfaqësimin dhe demokracinë shqiptare.
Në këtë kuptim, kjo legjislaturë dhe ky pushtet do jetë po njësoj si dy legjislaturat e kaluara, ku u shënua numri rekord i njerezve me precedent kriminal të veshur me kostumin e pushtetit, ku u aprovua numri rekord i koncesioneve ne favor të një grushti njërzish, ku rritja e taksave arriti nivele të papara ndonjëherë, ku deputetët u kthyen në kukulla që aprovonin ligje me urdhër të Edi Ramës për interesat financiare të miqve të tij, ku pushteti u përdor për të pasuruar disa e për të varfëruar pjesën më të madhe të qytetarëve shqiptare, që tashmë kanë marrë rrugën drejt Europës duke thyer të gjitha rekordet e numrit të azilkërkuesve për frymë, ku asnjë hap para nuk u shënua në procesine integrimit europian të Shqipërisë. Përkundrazi, cdo ditë e më shumë ky pushtet po tenton të rrëshkasë drejt modelit të autoritarizmave lindorë. Është e qartë, se pushteti i fituar me ndihmën e bandave dhe krimit të organizuar, nuk do të sjellë asnjëherë progres për qytetarët e tij.
Të nderuar qytetarë,
Fakti që ne sot jemi këtu për të ushtruar funksionin tonë të deputetit, nuk do të thotë aspak se e njohim këtë qeveri si demokratike dhe legjtime. Nuk do të thotë aspak se do të jemi patericë e një regjimi, përkundrazi. Jemi këtu, për të respektuar votuesit tanë dhe për të cmontuar partinë pushtet në interes të qytetatëreve shqiptarë dhe të ardhmes së tyre, Jemi të vetëdijshëm se nuk është aspak e lehtë, por bindja se beteja jonë për të mirën e vëndit duhet të vashdojë në të gjitha frontet, na ka sjellë sot këtu. Partia Demokratike nuk do të ndalë në asnjë moment betejën e saj kundër korrupsionit që ka pllakosur të gjitha hallkat shtetërore, kundër padrejtësive në dëm të qytetarëve, kundër varfërsië dhe kundër regresit që Edi Rama po e con gjithmonë e më shumë këtë vënd, me të gjitha mënyrat, me të gjitha mjetet !!
Ka nga ata të marrë që ëndërrojnë shkrirjen e Partisë Demokratike, apo nga ata që thonë se Partia Demokratike e ka mbyllur misionin e saj. të zhgenjeheni shumë shpejt. Partia Demokratike është partia me e suksesshme e tranzicionit shqiptar. Është partia që e ka të lidhur historinë e saj me demokracinë Duhet thënë dhe nga kjo foltore, se më kot keni iluzione, do dhe zhvillimin e Shqipërisë. Dhe askush nuk mund tja marrë këtë histori. Më kot shpresoni ta zhbëni këtë histori.
E di që nga ana tjetër ka njërëz që ju vjen turp për historinë politike të partisë së tyre, dhe është e kuptueshme, por duhet ta ketë cdo kush të qartë, se Partia Demokratike jo vetëm që përbën historinë më të bukur të dekadave të fundit të historisë së Shqipërisë, por është padyshim dhe e ardhmja e saj, pasi është e vetmja forcë politike që mund ta zhvillojë dhe ta cojë përpara këtë vënd. Prandaj kam një thirrje për të gjithë demokratët : Ndihuni krenar që jeni demokrat, ndihuni krenar per partinë tuaj dhe për vlerat që ajo ka përfaqësuar dhe gjithmonë do të përfaqësojë. Falë besimit tuaj, falë bindjeve tuaja , Partia Demokratike, me gjithë represionin shtetëror të 25 prillit , arriti të fitojë rreth 40 përqind të votës popullore, fakt që tregon besimin e plotë që qytetarët kanë tek ajo.
Të nderuar demokrat, e di shumë mirë që këto nuk kanë qenë vite të lehta për ju. Shpesh herë keni vuajtuar përndjekjen e pushtetit, shpesh herë jeni larguar nga puna vetëm se jeni të tillë, apo jeni detyruar të emigroni apo tju emigrojnë femijë për faj të kësaj qeverie, por ama, ju me qëndrueshmërinë tuaj, me vlerat që besoni do të bëni shumë shpejt që këtij regjimi ti vij fundi. Kjo është një betejë që ja vlen të bëhet për të mirën tuaj , për të mirën e të gjithë shqiptarëve. Sigurisht gjatë këtyre viteve Partia Demokratike ka patur gabimet e saj, por në të gjitha momentet, në të gjitha vendimet nuk ka patur si synim asgjë tjetër vecse interesin e Shqipërisë dhe qytetarëve të saj.
Si mund te flitet per program ne fushen e sigurise kur drejtori I policies dek dhe manipulon cdo ngjarje kriminale, kur rilindja i ka kthyer ne trend emrat e të forteve, te fortet ne vend qe te jene personat me te kerkuar nga policia jane personat me te kerkuar nga politikanet e rilindjes nga deputetet e saj, ka njeri ne Shqiperi qe nuk e di qe Edi Rama eshte peng I krimit? Ka njeri në Korce që nuk e di se Niko tritolin në Korce e ontrollon ragami? Programin e qeverise per sigurine ne Durres do e zbatoje Banda E durresit apo ajo e Niklës? Dako apo Rrahja, ku ështe rrahja meqe ra fjala sa vite ka ne parlament dhe nuk dalin nje here te flasin per interest e qytetareve por sherbejne si perfaqesues te botes se nendheshme, Po ndranxhin e keni pare ndonjehere te flase ne parlament? Nga veriu në jug i njejti model, pushtetin real per zbatimin e programit per sigurine ne Shkodër dhe drejtimin politik e ka Doshi dhe Beqja, po ne Elbasan CEelet? Ne Vlorë Damian Termeti, Ne Fier edhe deputeti I PS trembet nga fuqia e krimit të organizuar sapo futet në kandidim, në Lezhe riaktivizohen bandat që përjashtohen nga ligji I dekriminalizimit, në dibër ymeret me shokë dhe kështu në cdo qark, e pastaj Shqiptaret duhet te shohin programin qeverisës per sigurine?!! Po talleni me ke? Kur gjitë asetet publike, pasurite natyrore, burimet shtetërore dhe emërimet ne adminsitratë dhe zbatrimi I projektit me ngjyra behet nga keta njerez.
Në fund kam një falenderim të vecantë për të gjithë ata qytetarë të rrethit të Korcës që më besuan personalisht dhe që besuan te Partia Demokratike. Me ndihmën e zotit dhe me ndihmën tuaj shpresoj tju përfaqësoj sa më denjësisht, ashtu sikurse ju e meritoni.
Dua ta mbyll me urimin e cdo shqiptari per qeverine paci ditet e numeruara!
Basha shpërndan videon: Do të jemi gardianët e interesit publikKryedemokrati Lulzim Basha, ka risjellë në vëmendje në rrjete sociale, pjesë të fjalës së tij gjatë seancës së sotme plenare në Kuvend.
Mbi videon e publikuar, kreu i PD Shkruan, se do të jenë gardianët e interesit publik dhe instrumenti i qytetarëve për të sjellë ndryshimin.
“Që Shqipëria të dalë nga ky udhëkryq, që shqiptarët të shpëtojnë nga armiqtë e qeverisjes së mirë, kërkohet një zgjidhje politike.
Natyrisht ajo nuk mund të vijë vetëm nga ne, as nga ai që i ka shpallur luftë demokracisë dhe bashkëjetesës demokratike, por duhet të vijë si një bashkëpunim i ngushtë me shoqërinë shqiptare, që prej kohësh ka shprehur dëshirën e ngutshme për ndryshim.
Prandaj ne, në Parlament dhe jashtë tij, nuk do të jemi vetëm gardianët e interesit publik kundër kësaj skote të korruptuar, por duam të jemi instrumenti në duart e qytetarëve për ta realizuar bashkë këtë ndryshim”, u shpreh Basha.
FNSH aksion në Vlorë, kontrolle nëpër biznese për persona në kërkim apo të armatosurPolicia po zhvillon një operacion mbrëmjen e sotme në Vlorë për kapjen e personave në kërkim apo të armatosur.
Bëhet me dije se aksioni po zhvillohen nga civilë e drejtues të policisë, ndërsa kontrolle janë kryer edhe në lokale që mendohet se frekuentohen nga persona në kërkim apo që lëvizin me armë.
Të maskuar e të armatosur, forcat e Policisë po zhvillojnë kontrolle edhe brenda bizneseve të ndryshme, në të gjithë qytetin bregdetar.
Emiratet e Bashkuara Arabe synojnë 1 trilion dollarë në marrëdhëniet ekonomike me IzraelinEmiratet e Bashkuara Arabe (EBA) gjatë dekadës së ardhshme po vështrojnë marrëdhëniet ekonomike me Izraelin mbi një trilion dollarë.
“Kemi 600 deri në 700 milionë dollarë tregti dypalëshe. Kemi fonde prej miliarda dollarësh që janë shpallur së bashku mes dy vendeve, ne po lëvizim në kaq shumë fusha të mundësive ekonomike”, tha ministri i Ekonomisë së EBA-së, Abdulla Bin Touq në një konferencë virtuale të mbajtur nga Këshilli Atlantik Amerikan me qendër në Washington.
Ai tha se synimi është “të krijojë mbi 1 trilion dollarë aktivitet ekonomik gjatë dekadës së ardhshme”.
Njoftimi erdhi derisa shteti i Gjirit dhe Izraeli shënojnë përvjetorin e parë që kur normalizuan marrëdhëniet vitin e kaluar.
Emiratet e Bashkuara Arabe u bashkuan nga tre shtete të tjera arabe, Bahreini, Maroku dhe Sudani në normalizimin e kontradiktave të marrëdhënieve me Izraelin, në atë që u bë e njohur si “Marrëveshjet e Abrahamit”.
Palestinezët theksuan se hapat janë një “goditje pas shpine”, pasi ata tradhtuan popullin palestinez.
Bin Touq shtoi se që nga normalizimi i marrëdhënieve midis EBA-së dhe Izraelit, janë nënshkruar më shumë se 60 memorandume mirëkuptimi.
Ai përshëndeti “Marrëveshjet e Abrahamit” për sigurimin e një platforme për të bërë arritje të jashtëzakonshme dhe të shpejta në rritjen e aktivitetit ekonomik midis EBA-së dhe Izraelit.
I përplasi makina, ndërron jetë gruaja pasagjere në motor, rëndë bashkëshortiNjë grua ka gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugorë Lezhë -Shkodër. Raportohet se ka ndërruar jetë L.D., 60 vjeçe, e cila ndodhej pasagjere në motor ku edhe ka marrë dëmtime bashkëshorti i saj, F.D., 62 vjeç, banues në Dajç, drejtuesi i motorit.
Aksidenti i rëndë ka ndodhur rreth orës 19:30, në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në fshatin Dajç, ku një makinë tip” Benz ” është përplasur me një motor.
Drejtuesi i makinës është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
Izrael: Kryeministri kundërshton krijimin e një shteti të pavarur palestinezKryeministri izraelit, Naftali Bennett, të martën tha se është kundër krijimit të një shteti të pavarur palestinez dhe nuk do të zhvillojë bisedime me presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas.
Në një intervistë për KAN News, Bennett foli për zhvillimet në axhendën e Izraelit, duke thënë se krijimi i shtetit të pavarur palestinez do të ishte “një gabim i tmerrshëm”.
Ai po ashtu tha se nuk do të takohej me Abbasin, i cili tha se po “paditë ushtarët dhe komandantët e IDF-së në Gjykatën Penale Ndërkombëtare në Hagë”, si dhe siguron pagesa mujore për “terroristët”, duke iu referuar të burgosurve palestinezë dhe të afërmve të palestinezëve të vdekur.
Në një intervistë me të përditshmen izraelite “Yedioth Ahronoth”, ai argumentoi se i gjithë Kudsi është “kryeqyteti” i Izraelit.
Palestinezët kërkojnë themelimin e një shteti të pavarur me kryeqytet Kudsin Lindor. Sidoqoftë, administrata izraelite e kundërshton këtë, duke thënë se i gjithë qyteti është kryeqyteti i tij.