zoom

Day Archive“Ia kishte sjellë gjellën të ftohtë”/ Gazetarja tregon rastin: Gruaja ishte nxirë nga dhuna, burri e kishte qëlluar me çfarë i kishte dalë para

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha e ftuar në Open për të diskutuar mbi vrasjen e paralajmëruar të së ndjerës Sabrina Bengaj , tha se faji përveçse i vrasësit është edhe i institucioneve.

“Duhet të funksiononte gjithë mekanizmi, është kordinatori i pushtetit lokal, i cili duhet të raportojë, e dyta del një person nga burgu i Zaharisë, që mbahen personat me çrregullime mendore, tani kur pas dikujt pushohen akuzat duhet të njoftohet policia, nuk është bërë, për më tepër që ai kishte thënë që do dal dhe do të vrasës, mekanizmi s’ka funksionuar .”, tha ai.
Gazetarja tregoi dhe një rast konkret të cilin ajo e kishte parë gjatë ditës së sotme, e një gruaje të dhunuar barbarisht nga burri i saj, vetëm sepse i kishte sjellë gjellën e ftohtë.
“Sot bashkë me operatorin Artan Hasku teksa punonim për kronikën, pame se si një grua ishte rrahur e nxirë e tëra nga dhuna e bashkëshortit, e kishte rrahur me çfarë i kishte dalë përpara vetëm sepse i kishte sjellë gjellën e ftohtë.Ajo dhunohej prej 8 vitesh. Familja nuk e kishte mirëpritur i kishin thënë hesht dhe kësaj radhe.”, tregoi Anila Hoxha.

“Nga Rruga e Arbrit te data për integrimin”, “VOA” analizon programin e qeverisë “Rama3”: Çfarë parashikohet në këtë 4-vjeçar

Në Shqipëri, kryeministri Edi Rama pritet të paraqesë nesër në parlament programin e ri qeverisës për katër vitet e ardhshme.

Programi, i cili iu është shpërndarë deputetëve që të mërkurën, mbështetet në 5 shtylla kryesore:

“Rimëkëmbje e ekonomisë nga tërmeti dhe pandemia; Mirëqenie për të gjithë, që do të përkthehet në një ekonomi të zhvilluar që krijon shanse për të gjithë; Modernizim për zhvillim të ekonomisë prodhuese, turizmit, energjisë, bujqësisë, ekonomisë digjitale, transporteve dhe shërbimeve; Familja si themeli ku ndërtojmë të ardhmen dhe Shqipëri e fortë, me shtet të fortë, vëmendje për çdo Shqiptar dhe me dinjitet në botë”.

Qeveria premton që “në fund të pranverës 2022 nuk do të ketë më gjurmë të tërmetit shkatërrues të Nëntorit 2019”.

Ndërsa lidhur me situatën e pandemisë “garantojmë vaksinimin për të gjithë popullsinë mbi 16 vjeç deri në shkurt 2022”, duke paralajmëruar kështu një ulje të fashës së popullatës që duhet vaksinuar, nga +18 vjeç që është aktualisht.

Qeveria premton gjithashtu një mbështetje financiare për të ringritur “sektorët më produktivë të ekonomisë”, duke ofruar nga 50 milionë euro në formën e garancisë për turizmin, transportin dhe manifakturën.

Sipas programit të qeverisë, ekonomia ka nisur të japë sinjalet e një gjallërimi të dukshëm, dhe ajo synon që rrija ekonomike të jetë mesatarisht 4.5 përqind në vit, si dhe ulje të borxhit publik në nivelin e 60 përqindshit në fund të mandatit. Po ashtu dhe paga mesatare mujore do të rritet me 25 përqind deri në fund të katërvjeçarit.

Sipas programit, dyshemeja e pagës së patatueshme mbi të ardhurat do të rritet nga 30 mijë në 40 mijë lekë, një masë që sipas qeverisë do të bëjë që 63.8 përqind e totalit të të punësuarve, ose afro 435 punonjës, të kenë zero tatim mbi pagën.

Ndërsa deri në fund të mandatit synohet “rritja e pagës së mësuesve, mjekëve dhe infermierëve me 40%, e punonjësve të administratës publike me 30% dhe e pagës mesatare në administratë nga 72 mijë lekë/muaj në 85 mijë lekë/muaj”.

Sa i përket infrastrukturës, qeveria parashikon që brenda këtij viti të nisin punimet për aeroportin ndërkombëtar të Vlorës dhe të nënshkruajë kontratën për një tjetër aeroport në Sarandë.

Po brenda këtij viti premtohet të përfundojë Rruga e Arbërit, ndërsa në maj të vitit të ardhshëm aksi Kardhiq-Delivinë që do të shkurtojë ndjeshëm rrugën drejt Sarandës.

Brenda vitit Qeveria premton nisjen e punimeve për Hekurudhën Tiranë – Rinas -Durrës, ndërsa në janar të vitit të ardhshëm “nisin punimet për transformimin e Portit aktual të Durrësit në një hapësirë moderne të kompletuar me një marinë jahtesh, infrastrukturë turistike dhe komplekse rezidenciale, që do ta pozicionojë Shqipërinë në hartën e turizmit elitar mesdhetar”.

Në sektorin e energjisë, synohet që Shqipëria “të jetë një vend eksportues neto i energjisë elektrike në të gjithë rajonin, me një sistem energjitik shumë më të diversifikuar, dhe një vend që reduktimin e rezervës së saj të energjisë hidrike të rinovueshme përgjatë thatësirave do ta kompensojë me energji të gjelbër, të prodhuar nga impiantet diellore dhe ato të erës”.

Sipas programit qeverisës, “brenda marsit të vitit 2022 nënshkruajmë kontratën për projektimin dhe ndërtimin e Hidrocentralit të Skavicës, HEC-i më i madh në vend”, planifikuar me kompaninë amerikane Bechtel.

Me një tjetër kompani amerikane e njohur në nivel botëror, Exxon Mobile, “brenda qershorit 2022 nënshkruajmë kontratën për fillimin e punimeve për TEC-in e Vlorës, projekt i cili përfshin konvertimin e TEC-it me LNG (gaz të lëngshëm natyror), tek ndërtimi i një terminali rigazifikimi, e deri tek shpërndarja në shkallë të vogël e LNG-së, duke shndërruar Vlorën në një HUB rajonal”.

Me kompaninë franceze Voltalia, pritet të nisin pranverën e ardhshme, punimet për ndërtimin e Parkut Fotovoltaik të Karavastasë prej 140 MW, më i madhi në Ballkan.

Sa i përket integrimit europian, ai mbetet objektivi parësor i qeverisë shqiptare. Por duke qenë se procesi dhe etapat e tij janë pjesë e vendimeve të shteteve anëtare të BE-së, në programin e saj qeveria thekson se “detyra e Shqipërisë është që në katërvjeçarin e ardhshëm të ecë edhe më shpejt, me qëllim që qytetarët shqiptarë të shohin një datë të qartë se kur i gjithë ky proces mund të finalizohet me Shqipërinë si një vend anëtar i Bashkimit Europian”.

Në rrafshin rajonal Shqipëria angazhohet të forcojë bashkëpunimin, duke vënë dhe një herë theksin te nisma “Ballkani i hapur” që deri më tani sheh pjesëmarrjen të vetëm 3 nga 6 vendet ballkanike, Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Qeveria shqiptare angazhohet ndërkohë që “të lobojmë më fuqimisht për njohjen e shpejtë të Kosovës nga të gjithë vendet e botës dhe për pranimin e saj si një vend me të drejta të plota në OKB” e po ashtu që “takimi i përvitshëm i qeverive Shqipëri – Kosovë të zgjerohet për të përfshirë në tryezë edhe pakicat shqiptare në të gjithë rajonin”.

Së bashku me programin qeverisës, kryeministri pret të marrë mbështetjen e parlamentit dhe për kabinetin e tij të ri, i cili u dekretua një ditë më parë nga presidenti Ilir Meta.

Seanca maratonë e parlamentit, do të nisë me prezantimin nga ana e kryeministrit, pastaj me pyetjet e deputetëve për anëtarët e qeverisë dhe të përfundojë me debatin në sallë./VOA

Ish-deputeti krah Bashës për përjashtimin e Berishës: Demokratë, lërini emocionet, shihni para

Ish-deputeti demokrat Endri Hasa mbështet vendimin e Lulzim Bashës për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi i PD. Ai u bën thirrje demokratëve që të shikojnë përpara duke lënë pas emocionet dhe nostalgjinë për ish-kryeministrin Berisha.

“PD ka detyrimin për të parë gjithmonë nga Perëndimi. Këto ditë, më shumë se çdo herë tjetër jam takuar me demokratë. Nga ata demokratë që logon dhe misionin e kësaj partie e kanë në ADN.

Kam ndjekur në studio dhe media të ndryshme, analiza, akuza, trillime, tendenca për të mbjellë përçarje dhe gjithashtu shumë nostalgji për karrierën e padiskutueshmë dhe historinë politike të Sali Berishës. Asgjë për tu çuditur. Forcën për ta tronditur kaq fort me vendimarrjet dhe zhvillimet e saj të brendshme vendin nuk e ka askush më shumë se Partia Demokratike e Shqipërisë.

Për shkak të këtyre emocioneve, ndjeshmërisë, marrëdhënieve personale shpesh këto ditë kemi rënë në gabimin për ta “personalizuar” përgjegjësinë e vendimit, që më shumë se sa ata që janë të përfshirë në këtë debat lidhet drejtëpërdrejtë me familjen tonë politike.

Dhe pas traumës që besoj shumë demokratë kaluan kur dëgjuan të thënë nga kryetari Lulzim Basha se kishte vendosur të largonte liderin historik të PD, Sali Berisha, nga grupi Parlamentar, ka ardhur koha që secili me veten të bëj një analizë.

PD është një aset kombëtar. Kjo forcë politike kur u themelua vendosi të ndjek një rrugë të vetme, ta çoj Shqipërinë gjithnjë përpara, të shkojë gjithnjë drejtë Perëndimit!

Duke ndjekur këtë rrugë, duke i qëndruar këtij misioni, nuk ‘vrasim’ historinë por përkundrazi i qëndrojmë gërmë për gërmë vlerave tona politike dhe aspiratës për integrimin e plotë europian të Shqipërisë, nëpërmjet jetësimit të dëshirës së përhershme, qasjes perëndimore dhe thirrjes së brendshme të anëtarëve të saj “Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa”.

Partia Demokratike është pasuri kombëtare dhe i përket të gjithë demokratëve!

Prandaj kërkoj nga çdo demokrat që me betejat dhe kontributin e tij politik ka aksionet dhe vendin e vet në familjen tonë politike, të shohi përpara përtej emocioneve dhe nostalgjisë dhe të kuptojë qartë se vendimarrjet e forta kanë një qëllim të vetëm: Të çojnë përpara misionin e PD për ta çuar Shqipërinë drejtë Perëndimit! Kjo nuk është një zgjedhje por një detyrim politik dhe kombëtar, të cilin do ta përmbushim nën lidershipin e Lulzim Bashës.

Dhe gjithmonë ka ndodhur që të Shqipëria të jetë pranë Perëndimit, kur mundësia për të bërë shtet dhe vendimarrjet e rëndësishme kanë qenë në duart tona, në duart e demokratëve./

Kush është politikani me dosjet më të bujshme në Shqipëri?

Dosjet e bujshme të politikanëve në “gjyqin” e emisionit “Bardh a Zi”. Kjo ishte tema e emisionit mbrëmjen e sotme në “ABC”. Por cili është politikani me dosjet më të bujshme në Shqipëri? Gazetari Gjergj Zefi u shpreh se Sali Berisha është politikani me dosjet më të rënda.

“Politikani që ka dosjet më të rënda që e kanë çuar vendin në këtë zgrip, është Sali Berisha. 30 akuza të vërtetuara publikisht. Ai është personi nga duhet ta fillonte drejtësia në Shqipëri. Kontradikta e Berishës me SHBA-në është shumë e hershme, arriti kulmin në ’96.

Dosjet më të bujshme, mund të ndalem në tre prej tyre që kanë mbërritur në SPAK, dhe mendoj që kjo është edhe elementi që kam sjellë sot, Gërdeci, 21 Janari dhe shitja e klubit Partizani.

Të tri janë në SPAK. Gërdeci nuk është hapur akoma. Pavarësisht përpjekjeve maksimale” tha Zefi.

“Do dal dhe do të vras”, si e kërcënoi ish-burri Sabrinën 2 java para lirimit nga burgu

“Do dal nga burgu dhe do të vras!” Ka qenë ky kërcënimi që Elton Metaj i ka bërë Sabrina Begajt në një bisedë telefonike mes tyre. Detajet i ka bërë të ditura gazetarja Anila Hoxha. Gazetarja shpjegon se kërcënimin, Metaj e ka bërë vetëm dy javë përpara se të dilte nga burgu i Zaharisë.

Hoxha thotë se në rastet e personazheve me pikëpyetje, një sërë institucionesh janë bërë bashkë dhe të gjithë kanë dhënë kontribut për t’u dhënë lirinë.

“Çështja nuk është ndjekur ai për një sërë rastesh neglizhente. Vetëm në gjykata është përgjegjëse?! Nëse shikon dosjen të gjithë bashkë të personazheve me pikëpyetje, një sërë institucionesh janë bërë bashkë dhe të gjithë kanë dhënë kontribut për t’u dhënë lirinë. Përfshirë mjekë psikiatër e panë si një person me probleme mendore. Po flasim për ata burra që ushtrojnë dhunë në familje. Që nga janari 380 burra të arrestuar për akuzën e dhunës në familje. Ishte një divorc i papranuar ishte thelbi i konfliktit të tyre, një fund historie që ai nuk ishte dakord”, tha Hoxha.

Pasditen e sotme janë mbajtur në Tiranë dhe në Fier protesta për rastin e Sabrinës dhe për gra të tjera që kanë rënë pre e burrave abuzues. Në protestën e organizuar ishte i pranishëm edhe vëllai i Sabrinës i cili deklaroi për mediat se ish-dhëndri i tyre ishte “një dhelpër që ua punoi pas shpine.”

Pele del nga terapia intensive: Gati të luaj 90 minuta, plus kohën shtesë

Legjenda braziliane e futbollit, Pele ka dalë nga kujdesi intensiv pasi u operua për të hequr një tumor.

Në moshën 80-vjeçare, Pele thotë se tashmë është mirë dhe gati për të luajtur 90 minuta bashkë me kohën shtesë.

Ai premton të gjithë të dashurit se së shpejti do të jetë bashkë me ta .

STATUSI NGA PELE

Miqtë e mi, ky është një mesazh për secilin prej jush. Mos mendnio për një minutë që nuk i kam lexuar mijëra mesazhe dashurie që kam marrë këtu. Faleminderit shumë secilit prej jush që morët një minutë nga dita juaj për të më dërguar energji të mira. Dashuri, dashuri dhe dashuri! Unë tashmë jam larguar nga ICU dhe jam në dhomën time. Unë vazhdoj çdo ditë më i lumtur, me shumë prirje për të luajtur 90 minuta, plus kohë shtesë. Së shpejti do të jemi bashkë!

“Kosova është palë e barabartë”/ Kurti flet pas takimit me Lajçak: Marrëveshja me Serbinë duhet të jetë me njohje reciproke

Kryeministri Albin Kurti, ka reaguar pas takimit me Miroslav Lajçak, përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor.

Zyra e kryeministrit Kurti bën me dije se mbarëvajtja e procesit të dialogut në Bruksel, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe hapat e ardhshëm në këtë proces ishin në qendër të takimit.

Kurti riktheksoi se në dialog Kosova është palë e barabartë, dhe jo temë, duhet të pranohet realiteti dhe të jemi në shërbim të qytetarëve të të dy vendeve, nëpërmjet një marrëveshjeje të qëndrueshme dhe të zbatueshme, që në qendër ka njohjen reciproke.

Më tej theksohet se u bisedua edhe për marrëdhëniet ndërmjet Bashkimit Evropian dhe shteteve të Ballkanit Përendimor.

Kryeministri konfirmoi përkushtimin e Kosovës për agjendën e BE-së, dhe perspektivën evropiane të rajonit.

Ndërssa Lajçak para gazetarëve theksoi se është duke punuar për të caktuar një takim të radhës të nivelit të lartë të dialogut në Bruksel, por nuk ka përmendur ndonjë datë të saktë.

“Ajo çfarë kemi diskutuar është për bashkëpunimin rajonal, por më e rëndësishmja është dialogu dhe situata e tanishme e dialogut… Unë jam këtu për tri ditë, unë do të kem shumë takime dhe do të bëj vlerësimin në fund. Sapo kam filluar, është herët për këtë. Unë do të takohem me zëvendëskryeministrin Bislimi tash, për të diskutuar detajet më vonë dhe sikurse e dini do të takohem edhe me partitë e ndryshme politike dhe të dëgjoj se çfarë ata kanë për të thënë”, tha ai.

Francë/ Vaksinimi i detyrueshëm, Macron përballet me rezistencën e mjekëve

Qeveria franceze pritet që të përballet me kundërshimet e mijëra punonjësve shëndetësorë lidhur me masën e re që e bën të detyrueshëm vaksinimin e tyre kundër COVID-19, ose në kundërtën do t’i presë pezullimi pa pagesë.

Qysh nga e mërkura, stafi i spitaleve, punëtorët në qendrat e pensionistëve, mjekët privatë dhe zjarrfikësi,  rreth 2.7 milionë njerëz në total duhet që të dokumentojnë se kanë marrë së paku një dozë të vaksinës.

Dy muaj më parë, presidenti francez Emmanuel Macron ka nënshkruar këtë ultimatum, por megjithëkëtë me mijëra punëtorë ende nuk janë vaksinuar. Sindikata më e madhe e sektorit publik ka tërhequr vërejtjen për “katastrofë shëndetësore”, po qe se qeveria pezullon një numër të madh të punëtorëve shëndetësorë dhe e ndalon punën private për mjekët. Mijëra punëtorë shëndetësorë u janë bashkuar protestave javore kundër “certifikatës shëndetësore” që kërkohet për hyrje në restorante, kafene dhe muze. Të martën, qindra punëtorë shëndetësorë morën pjesë në protestën e sindikatës para Ministrisë së Shëndetësisë në Paris.

Ish-modelet franceze kërkojnë ndryshim të ligjeve seksuale për abuzimet e të shkuarës

Një grup ish-modelesh në Francë kanë bërë thirrje sot që parlamenti të anullojë afatet kohore që përcaktojnë se deri sa kohë pas abuzimit mund të denoncohen sulmet seksuale.

Dy gratë, duke përfshirë dhe ish-supermodelen Carré Otis, thonë se janë sulmuar seksualisht ose përdhunuar nga përfaqësues të agjencive të modelingut më shumë se 20 vjet më parë.
Carré Otis sues Gerald Marie for rape
Supermodelja Carré Otis

Sipas ligjeve franceze, për to ka kaluar koha kur mund të denonconin sulmet për nisjen e procedurave kriminale.

Por gratë insistojnë se “përdhunimi nuk duhet të ketë datë skadence”.

Disa prej tyre kanë udhëtuar në Paris për të dëshmuar para senatit francez, duke kërkuar ndryshimin e ligjeve.

Në takimin e tyre me senatoren Nathalie Goulet, ish-modelet Lesa Amoore, Thysia Huisman e Laurie Marsden, kërkuan zgjerimin ose heqjen e afatit kohor për denoncim te autoritetet të abuzimeve seksuale.

Otis tha në takim se i ishin nevojitur “dekada për të pranuar me veten atë që më ndodhi, dhe të flas publikisht për të”, duke iu referuar përdhunimit nga kreu i agjencisë së modeleve ‘Elite’, Gerald Marie.

Kreu i agjencisë së modeleve ‘Elite’, Gerald Marie

Ky i fundit mohon fuqimisht akuzat.

Ajo tha në seancë se “sistemi i drejtësisë kriminale nuk i shërben gjithmonë interesave të të mbijetuarve” dhe se “ligjet në SHBA e vende të tjera të botës reflektojnë më mirë natyrën dhe eksperiencën e abuzimit seksual”.

Nathalie Goulet tha se kërkonte një version francez të ligjit amerikan “Për Viktimat e Mitura të New York”, që ka një klauzolë për heqjen e kufizimeve të akuzave të vjetra të abuzimit.

Një ditë para se koha e kufizimeve të skadonte, Otis ngriti padi kundër Gerald Marie.

Senatorja Goulet u tha grave: “Ne dy javët e ardhshme do të kemi një diskutim ku ndoshta do të kemi mundësinë të vendosim një amendament dhe të diskutojnë subjektin”.

“Ne kemi mendim të njëjtë për statutin e kufizimit kohor, por gjithsesi duhet të jemi realistë”.

Por Madame Goulet ua preu disi hovin grave kur tha: “Është e qartë se ju doni ndryshime të rregullave por kjo nuk mund të jetë për të kaluarën, do të jetë për të ardhmen, nëse arrijmë të kemi sukses”.

Drejtuesja e grupit ‘Model Alliance’, Sara Ziff, tha në takim se për fat të keq “industria e modës është e njëjta që ka qenë dhe 30 vjet më parë”.

Ndërkohë autoritetet franceze kanë nisur hetime ndaj Gerald Marie pasi deri tani 14 gra kanë deklaruar ndaj tij akuza përdhunimi ose sulmi seksual.

Një tjetër agjent i njohur modelesh në Francë, Jean-Luc Brunel, po hetohet për akuza të ngjashme ndaj vajzave të nën moshë.

Edhe Brunel, i cili mbahet i ndaluar, mohon akuzat.

Laurie Marsden thotë se në 1982, Marie tentoi ta përdhunonte në një festë.

Gruaja është tashmë punonjëse e kualifikuar sociale dhe thotë se është e rëndësishme të njihet trauma e viktimave të industrisë së modës.

“Kam punuar me të mbjetuara nga trauma këto 20 vitet e fundit dhe dua të flas se përse gratë kanë nevojë për shumë vite para se të flasin, prej frikës e turpit që shkakton sulmi seksual”.

Nisin përplasjet mes talebanëve për kabinetin qeveritar

Përbërja e qeverisë së re i ka futur në një konflikt udhëheqësit talebanë.

Debati është zhvillluar në pallatin presidencial midis bashkëthemeluesit të grupit Mullah Abdul Ghani Baradar dhe Khalil ur-Rahman Haqqani, ministër për refugjatët.

Burimet thanë se Baradar, zëvendëskryeministri i ri, ishte i pakënaqur me strukturën e qeverisë së tyre të përkohshme.

Sherri gjithashtu ka nisur nga përplasjet se kush nga këta dy grupe duhet të merrte merita për fitoren e tyre në Afganistan. Baradar beson se fitorja i atribuohet diplomacisë së kryer nga njerëz si ai, ndërsa anëtarët e grupit Haqqani – i cili drejtohet nga një prej figurave më të larta talebane – dhe mbështetësit e tyre thonë se kjo është arritur përmes luftimeve.

Kabineti i tyre i ri i përkohshëm është tërësisht i përbërë nga burra dhe figura të larta talebane, disa prej të cilëve janë të njohur për sulmet ndaj forcave amerikane gjatë dy dekadave të fundit.