zoom

Day ArchiveE goditi me top para ndeshjes – Ronaldo i dhuron fanellën rojës që e rrëzoi me top para ndeshjes

Manchester United dhe Cristiano Ronaldo, ishin sot mysafir të Young Boys në Zvicër, ku pësuan humbje me rezultat 2-1.

Kjo ishte ndeshja hapëse e fazës së grupeve për Ligën e Kampionëve, ku portugezi e shënoi golin e parë në këtë edicion.

Para ndeshje CR7 kishte një moment të sikletshëm pas një top i gjuajtur nga ai, goditi një roje femër në stadium duke e rrëzuar për tokë.

Portugezi shkoi dhe e shikoi nga afër gjendjen e saj.

Ai u kthye në lojë dhe shënoi golin e vetëm për anglezët në këtë takim.

Pas ndeshje Ronaldo nuk e harroi ndërsa ia dhuroi fanellën e tij, gruas e cila ishte pas porte dhe u godit nga topi.

Zgjedhjet e 17 tetorit/ Hakerat sulmojnë faqen e regjistrimit të votuesve në Maqedoni

Drejtori i Entit Shtetëror të Statistikave, Apostol Simovski, njoftoi sonte se faqja e tyre është nën sulm të vazhdueshëm nga hakerat.

“Sidoqoftë, nuk ka të dhëna atje. Qëllimi është ndoshta të parandalojmë përdoruesit të mos jenë në gjendje të gjurmojnë informacionin tonë. Në dy raste patëm një përpjekje për të goditur vetë procesin e regjistrimit, por të dyja u zmbrapsën me sukses. Asnjë dëm nuk është shkaktuar. Nuk e di nga janë, por e di që sot një përpjekje e tillë mund të bëhet nga kudo, pa e ditur se nga vijnë sulmet”, ka shpjeguar Simovski për emisionin “24 Analiza”.

Inteligjenca amerikane në panik: Al Kaeda mund të sulmojë brenda 1 viti

Zyrtarët e lartë të inteligjencës amerikane kanë paralajmëruar se Al Kaeda mund të jetë në gjendje të kërcënojë SHBA në vetëm 12 muaj. Unilad shkruan se përpara marrjes nën kontroll të Afganistanit nga talebanët, zyrtarët e Pentagonit shprehën shqetësimin se Al Kaeda mund të rindërtohej brenda dy vitesh. Përveç rindërtimit në Afganistan, zyrtarët kanë paralajmëruar se grupi terrorist mund të kërcënojë SHBA-në në një të ardhme jo të largët.

Drejtori i Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes, gjenerali Scott D. Berrier, është shprehur se vlerësimi aktual që Al Kaeda të krijojë një aftësi për të kërcënuar të paktën SHBA-në është një deri në dy vjet.David S. Cohen, zëvendës drejtor i CIA-s, i bëri jehonë shqetësimeve të ngjashme dhe tha se është e vështirë të thuash në afatin kohor kur Al Kaeda ose filiali i Shtetit Islamik në Afganistan do të kenë aftësinë për të goditur SHBA-në.

100 mijë Lekë të vjetra për një heqje dhëmballe! Klinikat dentare me çmime katastrofike, mashtrojnë qytetarët

Emisioni Stop në Tv Klan ka trajtuar rastin e një qytetari, i cili u ankua pranë redaksisë sonë për çmimin që iu desh të paguante në një klinikë dentare në kryeqytet. Ai thotë se paguajti 100 mijë Lekë të vjetra për një heqje dhëmballe, tarifë për të cilën nuk ishte vendosur në dijeni fillimisht.

“Shkova te klinika dhe kisha nevojë për të hequr një dhemb. E pyeta sa kushton pagesa. Ajo më tha mua ‘më vonë’. Pasi mbarova shërbimin, erdhi vetë zonja që më hoqi dhëmbin edhe më tha kushton 100 mijë Lekë fatura. Unë ngela i habitur. Unë s’kisha çfarë të bëja, isha i detyruar ta paguaja. Në momentin që dhëmballën ma qepi, i thashë e kam operacion? –Jo! Kam hequr dhëmballën numër 7 në nofullën e sipërme. Arsyeja qëndronte se kisha shtrëngimin e nofullave, asgjë më tepër”, i tha denoncuesi gazetares së Stop.

Pas këtij denoncimi, “Stop” shkoi përmes kamerës së fshehtë tek kjo klinikë dentare, por edhe në të tjera, për të parë se si variojnë çmimet dhe a janë të afishuara listat sikurse e përcakton rregullorja. Gjatë një vëzhgimi në klinkat dentare në kryeqytet vumë re se çmimet variojnë me disafish, për të njëjtat shërbime.

Qytetarja: Përshendetje!Si kaluat?Më duhet një informacion! Kam vëllain, që ka shtrëngim të nofullës dhe do të heqë 7-ën të pjesa lart, sepse i shtrëngon dhëmbët. Ka pyetur te një dentist tjetër dhe i ka thënë duhet ta heqësh, por problem me çmimet atje.

Punonjësja: Dhëmballa është e dalë, apo jo?

Qytetarja: E dalë. Duke qenë se do paguajë vetë dhe nuk e kam haberin e çmimeve, se tani kam ardhur nga jashtë dhe doja të dija pak a shumë sa kushton?

Punonjësja: Duhet një grafi, çmimet variojnë. Në qoftë se është një gjë e thjeshtë, fillon nga 20, 25, 30 mijë lekë të vjetra. Pastaj nëse është problematike dhe bëhet me kirurgji, ajo mund të shkojë deri në 150 mijë lekë të vjetra. Duhet patjetër të vijë, t’i bëjmë një grafi dhe aty përcaktohet çmimi fiks, e përcakton mjeku.

Qytetari: Më vjen një shok bashkë me pronarin nga Anglia dhe më duhet një listë çmimesh, të bëj ndonjë rezervim! Ke ndonjë listë çmimesh?

Punonjësja: Unë listë të jap, nuk e kam problem.

Qytetari: Që t’ua nis atyre dhe të bëjnë çfarë të duan ata pastaj.

Punonjësja: Jepu numrin e klinikës dhe unë flas automatikisht me ata. Flasin shqip?

Qytetari: Ai pronari flet anglisht.

Punonjësja: Edhe ne mund të flasim anglisht, nuk është problem, jepi numrin e kontaktit dhe të komunikojmë!

Qytetarja: Kam vëllain, që ka 7-ën lart që i shtrëngon dhëmbët dhe duhet ta heqë. Ka pyetur te një dentist në Elbasan, po duke qenë se do e paguajë vetë, nuk e kam haberin e çmimeve, se tani jam kthyer dhe doja të dija pak a shumë si variojnë cmimet, që ta sillja për ta hequr!

Klinika: Këto të thjeshtat janë 10 mijë lekë, ndërsa dhëmballët e syrit 8, janë 20 mijë lekë.
Qytetarja: Flasim me të reja apo me të vjetra?

Klinika: Jo 100 mijë lekë, 10 mijë lekë.

Qytetari: Ju punoni nga gushti?

Klinika: Ne gushtin presim!

Qytetari: T’i bëj një foto kësaj?

Klinika: Bëja foton, po ajo është listë fillestare, për çdo punim, që ka, flasim.

Klinika 2: Po flet për heqjet, nga heqja normale, që bën 5 mijë lekë të vjetra dhe deri tek heqje e mbyllur, ose normale e sigurisë, që shkon 10 mijë lekë të vjetra dhe deri tek heqja me operacion, që shkon 50 mijë lekë.

Klinika 3: Heqja e thjeshtë, që shkon 5 mijë, deri te heqja me kirurgji, që është 100 mijë lekë.

Klinika 4: Nëse është heqje e thjeshtë, 20 mijë lekë.

Qytetari: Doja një listë çmimesh, se kam një njeriun tim, që do vijë nga Anglia!

Klinika 5: S’para japim listë çmimesh, kurdo që të vijë ne këtu jemi.

Kurse Presidenti i Urdhrit të Stomatologut, Nikollë Deda thotë se ka abuzime nga klinikat dentare. Sipas tij, në rastet, kur dentisti nuk është transparent me qytetarin për tarifat e shërbimit, ai del para komisionit të disiplinës. Çmimi duhet t’i tregohet qytetarit më parë dhe duhet të jetë i njejtë për të gjithë.

Nikoll Deda, Presidenti i Urdhrit të Stomatologut: Unë bashkohem me shqetësimin e investigimit tuaj. Shumë klinika dhe stomatologë abuzojnë me çmimet. Stomatologu është i detyruar të jetë transparent me pacientin, duhet të ketë listën e çmimeve të afishuara për gjithë procedurat e procesit që kryhen dhe pacientit duhet t’i tregohet përpara që ndërhyrja, punimi që kryhet kostoja është kaq.

Pra, pa filluar punë duhet t’i tregohet. Dentisti është i detyruar me Kodin e Etikës që të jetë transparent për çdo gjë me pacientin. Në qoftë se dentisti nuk e ka të afishuar këtë çmim te lista e çmimit ka kryer një shkelje të rëndë të etikës dhe procedohet në komision disiplinor. Abuzimi me çmimin me pacientin futet te shkelja e rëndë e etikës. Duhet të jetë një standard dhe kjo vendoset te lista e çmimit.

Në qoftë se dentisti që keni kontrolluar ju nuk ka listë çmimesh ose ka çmim tjetër, ka kryer një akt të rëndë dhe do procedohet në mënyrë absolute nga Urdhri i Stomatologut në komision disiplinor.

Marrë tvklan.al

Skënder Brataj: Vaksina nuk të mbron 100%

Anëtari i Komitetit Teknik Dr. Skënder Brataj e vlerëson shumë kritike situatën e Covid 19 për shkak të dezinformimit të qytetarëve nga rrjete sociale apo nga persona jo profesionistë, të cilët sipas tij po bëjnë që qytetarët të mos vaksinohen. Ai tregon se vaksina nuk të mbron 100%, por ka njerëz që për shkak të teorive konspirative qëndrojnë të sëmurë në shtëpi e nuk kërkojnë ndihmë mjekësore.

“Është një moment shumë kritik për arsye të informacionit të shumtë që vjen nga të gjitha anët dhe sidomos për interpretimin e tij. Por që të kesh një bilanc të tilë me 1115 vizita vetëm Covid dhe 984 telefonata, është se dizinformimi është shumë i dëmshëm. Ka shumë të sëmurë në banesa që nuk kërkojnë ndihmë mjekësore sepse janë ende me idenë që virusi nuk ekziston. Vaksina nuk të shpëton. Vaksina nuk të mbron 100%. Nuk do të thotë që po e bëre nuk infektohesh dhe nuk humbet jetën. Të mbron. Fakti që në këtë moment kemi më shumë mosha të reja të infektuar, do të thotë se nuk janë vaksinuar,”- tha ai.

PE-ja: 14.2 mld € asistencë financiare për Ballkanin Perëndimor

I mbledhur në seancë plenare, Parlamenti Evropian debatoi dhe miratoi assistencën financiare të para-anëtarësimit në BE (IPA III) për vendet e Ballkanit Perëndimor për periudhën 2021-2027 (në mbrëmjen e 14 shtatorit 2021.) Parlamenti Europian mbështet 14,2 miliard euro si asistencë financiare për vendet e Ballkanit Perëndimor në kuadrin e IPA III. Instrumenti IPA III financon reformat si në vendet kandidate ashtu edhe në vendet potenciale kandidate.

Bëhet fjalë për një mbështetje financiare për zbatimin e axhendës së reformave europiane të vendeve të rajonit dhe përafrimin e tyre me standardet dhe vlerat e Bashkimit Evropian. IPA III ka si objektiv kryesor përmirësimin e kapacitetit ekonomik dhe industrial të rajonit për krijimin e vendeve të punës, tranzicionin e gjelbër dhe dixhital në rajon, si dhe nxitjen e procesit të ndërlidhjes midis vendeve të rajonit.

Por ndryshimi që sjell IPA III krahasuar me asistencën e mëparshme financiare është se fondet e Bashkimit Europian nuk do akordohen më në formën e “çekut të bardhë”, por në bazë të përparimit në prioritetet kryesore. Kjo pasi IPA III synon gjithashtu të çlirojë optimizëm për investimet në rajon nga fondet e Bashkimit Europian me një qasje të bazuar në performancë.

Bashkë raportuesja Zeljana Zovko ka bërë të ditur, se grupimi i partive popullore europiane ka mbrojtur një kushtëzim të qartë për përfitimin nga fondet europiane. Ky kushtëzim do të bënte të mundur pezullimin e asistencës financiare për një vend kandidat ose potencial kandidat në rast të degradimit në demokraci, të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit. Ky kushtëzim është mbrojtur edhe nga grupime të tjera për të siguruar respektimin e kritereve të Kopenhagenit dhe vlerave themelore europiane. Sipas bashkë raportuesve Zeljana Zovko dhe Tonino Picula, për IPA III, Parlamentin Evropian siguron një roli më të fortë në mekanizmat e programimit dhe qeverisjes së asistencës europiane. Synimi i Parlamentit Europian është përfshirja në miratimin e një sërë objektivash specifike dy herë në vit dhe diskutimi i zbatimit të tij me Komisionin Europian.

BE i jep Shqipërisë 5.7 mln euro për regjistrimin e pronave

Bashkimi Evropian do të ndihmojë Shqipërinë me 5.7 milionë euro për regjistrimin digjital të pronave.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ambasadori Luigi Soreca shkruan se Shqipëria do të ketë një hartë të re të regjistrimit të pronës dhe programi i iniciuar prej tyre.

Më tej, Soreca thotë se regjistrimi i pronave është një reformë vendimtare për integrimin e Shqipërisë.

“Falë ndihmës nga BE , Shqipëria do të ketë një hartë të re të regjistrimit të pronës. Me 5.7 milion €, Programi “BE for Property Rights” do të përmirësojë sigurinë ligjore dhe do të promovojë më shumë investime të huaja. Kjo është një reformë vendimtare për njerëzit dhe për integrimin e Shqipërisë”, shkruan Soreca.

Kjo është mbështur edhe nga ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim, e cila shkruan se zgjidhja e cështjes së pronës hedh themelet për një zhvillim më të madh.

“Zgjidhja e të drejtave të pronësisë do të hedhë themelet për një zhvillim më të madh, investime dhe barazi mundësish. Është e domosdoshme”, shkruan Kim.

Champions League fillon me surpriza! S’ka vlerë goli i Ronaldos, Young Boys mposht në ‘frymën e fundit’ Manchester United

Champions League ka filluar me surpriza të mëdha. Kampionët e Zvicrës, Young Boys kanë mposhtur me përmbysje Manchester United.

Në Zvicër ndeshja filloi mirë për anglezët që kaluan në avantazh me Cristiano Ronaldon, por në minutën e Wan Bissaka la ‘Djajtë’ me 10 lojtarë pasi mori karton të kuq.

Kaq mjaftoi që në pjesën e dytë Young Boys të barazonte në rezultatin. ‘Qershia mbi tortë’ ishte goli në minutën e fundit për të shënuar një moment të paharrueshëm për zvicerianët.

I mori “stafetën” Ballës/ Gjiknuri: Të çojmë përpara punën

Damian Gjiknuri, i cili u caktua si Drejtues Politik i PS-së në qarkun Elbasanit, deklaroi sot se duhet të çohet përpara puna e mire që është bërë nga Taulant Balla.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Gjiknuri shprehet: “Kënaqësi të rikthehem sërish në Elbasan, Qarkun ku nisa rrugëtimin tim si deputet i Partisë Socialiste. Bashkë me Taulantin, Evisin dhe Blendin takuam strukturat drejtuese në parti e pushtet vendor. Përgjegjësinë e dhënë në Asamblenë Kombëtare për drejtimin e këtij Qarku do ta përkthejmë sëbashku në punë e përkushtim maksimal. Elbasani ka patur një rezultat shumë të mirë në zgjedhjet e fundit. Është koha që fryma e bashkëpunimit me njëri-tjetrin, përmbushja e premtimeve ndaj çdo qytetari dhe ri-organizimi i Partisë Socialiste në çdo nivel të na garantojnë një tjetër rezultat rekord në zgjedhjet e radhës. Jam besimplotë se do të çojmë përpara punën e mirë dhe do t’ia dalim!”

Ndërkaq, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, që tanimë do të zhvendoset si drejtues politik në qarkun e Fierit, Taulant Balla shkruan në rrjetet sociale: “Elbasan-Falënderimi për gratë dhe burrat, vajzat dhe djemtë me të cilët kemi punuar ngushtësisht dhe natyrshëm do të punohet edhe në vazhdim për fitoren e Partisë Socialiste në zgjedhjet e ardhshme vendore dhe ato parlamentare në 2025”.

Nga selfiet, tek majdanozi e vera e kuqe; 5 gjëra rreptësisht të ndaluara në Met Gala

Mes rregullave të pathyeshme të Met Gala, nuk është vetëm ‘dress code’: të ftuarit që marrin pjesë duhet t’u nënshtrohen 5 rregullave të konceptuara mirë:

Absolutisht asnjë selfie

Është e kuptueshme që të gjithë që marrin pjesë në një event të tillë të kenë dëshirën të shkrepin të paktën një foto nga ky rast. Megjithatë, të ftuarve u bëhet e qartë që kjo gjë ndalohet sepse privatësia ajo që e bën Met Gala kaq ekskluzive. Në 2015-ën përdorimi i social medieve u ndalua, në mënyrë që të famshmit të mos e kalonin mbrëmjen duke parë telefonat.

Asnjë agjent ose i dërguar nga shtypi

Ndryshe nga të gjitha eventet ku të famshmit janë të shoqëruar nga agjentët e tyre, në Met Gala, asnjë agjent publicitar nuk mund të jetë i pranishëm.

Fëmijët e të famshëmve nuk lejohet të marrin pjesë

Në vitin 2018 Met Gala nxori rregullin se personat nën 18 vjeç nuk mund të marrin pjesë në këtë event. Pra, nuk është se të famshmit nuk mund t’i marrin fëmijët e tyre, por ata thjesht duhet të jenë adultë.

Disa ushqime janë të ndaluara

Pas tapetit të kuq, mysafirët ftohen për një coktail ose darkë formale. Por ka disa rregulla për sa i përket pjatave që mund të serviren. Në darkën e eventit nuk mund të serviren as qepë, as hudhra, madje nuk shërbehen as brusketa. Madje as majdanozi nuk mund të shërbehet për të evituar riskun që mund të ngjitet në dhëmbë. Që prej 2016, është ndaluar dhe vera e kuqe për shkak të një incidenti me Karlie Kloss, së cilës iu desh të ndërrohej pasi iu derdh një kanë me verë.

Është e detyrueshme të socializohesh

Sipas New York Times, biletat për edicionin e fundit të Met Gala, kushtonin 30.000 dollarë dhe 275.000 dollarë për një vend në tavolinë. Sapo të hysh brenda, është e detyruar të socializohesh. Sipas disa burimeve, Anna Wintour e ka organizuar darkën në një mënyrë të tillë që edhe nëse një i famshëm shoqërohej nga partneri, të dy të mos uleshin pranë. Në këtë mënyrë mund të njihesh me njerëz të rinj dhe të interesohesh rreth asaj që ata bëjnë. Ç’sens ka të vish me burrin tënd dhe të mos flasësh me askënd?

Përgatiti: Alesia Doçi