zoom

Day Archive“Unë e mund Edi Ramën, pa diskutim”! Berisha nuk përjashton rikthimin në krye të PD: Ftoj Bashën të vijë në takimet e mia

Ish-kryeministri Sali Berisha tha se ai mund ta mundë Edi Ramën pa asnjë lloj diskutimi. Berisha theksoi se nuk është qëllimi i tij rikthimi në krye të PD-së, ndonëse shtoi se “Është në dorë të anëtarësisë. Sigurisht që nuk e përjashtoj veten. PD duhet të hapë një debat të fortë”.

I pyetur në emisionin “Çim Peka Live”: “A e mund dot më Sali Berisha Edi Ramën?”, ish-kryeministri u përgjigj: “A e mund dot Sali Berisha Edi Ramën?! Unë po çuditem si e pyet. Jashtë çdo lloj diskutimi. Po si fitoi kundër Berishës, Rama?! U përpoq gjithë kohën me fushata negative dhe dështoi, ai që drejtonte fushatat e Ramës ishte gjeniu i fushatave negative”.

Sali Berisha tha se nuk ka pasur asnjë kontakt me Lulzim Bashën që prej ditës së enjte, kur u shpall vendimi për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar i PD-së.

I pyetur nëse është i gatshëm të takohet me kreun e PD-së, Berisha e ftoi Bashën që të shkojë në takimet e tij me aktivistët dhe simpatizantët e PD-së.

“Për çfarë do takohemi?! Që kur ka dalë ky vendim, unë operoj me elementë të paktë. Jam njeriu që në SHBA të njoh 4 ish-presidentë, t’i takoj, t’i pres, ose të më presin. Unë nuk kam kërkuar në mënyrë absolute asnjë ndihmë. E ftoj të vijë në takime me aktivistët, simptizantët e PD-së, jam i hapur. Kur të dojë, si të dojë. Berisha po bën gjithçka për të shpëtuar PD-në, që të mos zvogëlohet, të mos përçahet”, tha Berisha.

Ish-kryeministri u shpreh kundër një ideje për debat publik me Bashën, duke vënë në dukje se bëhet fjalë për një çështje partiake.

UEFA i ndalon Ajaxit përdorimin e fanellave “alla-Bob Marlei”

HOLANDË – Disa javë më parë, Ajaksi prezantoi fanellën e tretë e cila ne ngjyra dhe logo i ishte kushtuar Bob Marleit.

Por UEFA e ka kundërshtuar këtë fakt duke mos i lejuar holandezët ta veshin këtë fanellë në Ligën e Kampionëve pasi bie në kundërshtim me rregullat.

Skuadrat duhet të kenë të stampuara në fanellë vetëm emrat apo logot e sponsorëve të tyre, jo simbole të tjera që nuk kanë të bëjnë me klubin.

Ky vendim i UEFA-s ka shkaktuar shumë reagime të tifozëve të Ajaksit dhe jo vetëm, pasi kënga “Tre zogjtë e vegjël” nga këngëtari legjendar Bob Marlei është njëkohësisht dhe himni i skuadrës së tyre.

Kim flet me superlativa për Shqipërinë dhe shqiptarët: Bota duhet të nxjerrë mësime

Ambasadorja e SHBA-së në vend, Yuri Kim ka folur me superlative për Shqipërinë dhe për shqiptarët. Teksa ka marrë pjesë në eventin ‘Festivali i Kulturës Izrael -Shqipëri”, është shprehur se shqiptarët në çfarë do situatë të ofrojnë “Bukë, kripë e zemër”.

Ajo shtoi se nëse do të jetë një ditë në vështirësi, do të vijë në Shqipëri, ndërkohë që shtoi se bota duhet të mbajë shënime nga vendi ynë.

 

“Mënyrë e mrekullueshme për të menduar për historinë, kulturën e artin. Janë thënë shumë gjëra për shqiptarët, por e vërteta është se shqiptarët janë njerëz të mikrpitjes dhe kurajos. Sa herë që dikush është në nevojë, shqiptarët ndihmojnë, e bënë gjatë Luftës së Dytë Botërore, e ribënë tani. Kur bota kalon në stiauta që duhet të mbajë shënime, shqiptarët ofrojnë bukë e kripë e zemër. Jam vërtet shumë krenare që jam këtu, e di si një qënie njerëzore, nëse do të rastis të jem në vështirësi, do të vij në Shqipëri. Këto janë mësime që duhet ti mësojë bota nga ky vend i vogël. Sikurse e përmendi, është një vend i vogël me zemër të madhe,” tha Kim.

Berisha shpall axhendën/ Të enjten fillon lëvizja në bazë nga Tirana

Sali Berisha ka konfirmuar se të enjten do të ketë takimin e parë me demokratët për të dokumentuar tradhtinë e Bashës. I pyetur në Syri tv ai tha se nuk ka ndërmend më të takohet me Bashën, por se ai është i ftuar të shkojë në takimin me anëtarësinë të ballafaqohet për atë që la bëre.

Berisha tha se aty do të shpallë, axhendën e lëvizjes së tij që ka për qëllim rikthimin e PD në shina.

Rinas/ Mbërrijnë 31,590 doza të vaksinës Pfizer

31,590 doza të vaksinës Pfizer kanë mbërritur në Rinas.

Lajmin e ka njoftuar kryeministri Edi Rama, i cili thotë se në total kanë mbërritur në mbi 2 milion vaksina anticovid në vendin tonë.

Postimi i Ramës

Me 31,590 doza vaksine Pfizer që mbërritën pak më parë në Aeroportin “Nënë Tereza”, arrijmë në total në mbi 2 milion vaksina anticovid të ardhura deri tani në vendin tonë??

Vaksinohuni, vaksinohuni, vaksinohuni??

#VaksinatShpëtojnëJetë ?

“Më thanë që po punon kundër meje”, Berisha tregon bisedën me Bashën: Ishin dy burime…

Ish-kryemnistri Sali Berisha ka treguar mbrëmjen e sotme një bisedë në zyrën e tij me kryedemokratin Lulzim Basha.

Ai tha se dy burime të huaja shumë serioze i kanë thënë se Lulzim Basha ishte shprehur se Berisha ishte arkitekti i qëllimeve të gabuara të PD-së. Berisha tregoi se e kishte thirrur Bashën në zyrë dhe i kishte thënë se ai nuk mund t’i besonte ato burime, pasi kishte besim te ai.

“Lulzim Basha ka shprehur se unë kam qenë arkitekti i qëllimeve të gabuara të PD-së. Nuk kam asnjë fakt, por burimet kanë qenë zyrtare të huaja dhe jo shqiptare. Unë dëgjoj, por asnjëherë s’kam thirrur kurrë njeri në zyrën time e t’i them që ti e ke bërë këtë. Pasi më tha njëherë, më thanë  njëherë “thotë se ne i kemi çuar fjalë Berishës, e ka ditur Berisha”. Asnjëherë! Ma tha njëherë dhe i thashë “o Lul s’më ka ardhur njeri, meqë po ma thua dhe njëherë, po ta them dhe unë ty. Më kanë thënë dy burime serioze fare që po punohet për këtë gjë një nga njerëzit që po punon me këtë gjë është vetë Basha. Tani i thashë, mund t’i besoj unë ata, që ti punon kundër meje? Jo, s’mund t’i besoj, sado që burime shumë serioze”, tregoi Berisha.

“Ja pse më mundi Rama në 2013-ën”, Berisha sfidon kryeministrin: Ai është më i plakur se unë

Sali Berisha ka thënë mbrëmjen e sotme se Edi Rama e ka mundur në zgjedhjet e vitit 2013 duke ëprdorur 2 faktorë, moshën dhe premtimet.

Sipas tij, Rama bëri 63 premtime dhe disa prej tyre “ngjisnin”, siç ishte shëndetësia falas apo ulja e çmimeve për ushqimet.

Përsa i përket faktorit moshë, ai tha se ka patur ndikim në vitin 2013, por e sfidoi Ramën për të bërë tetse psikologjike, duke u shprehur se Rama do të dilte në teste 7 vite më i plakur si ai.

“Edi Rama në vitin 2013 bëri 63 premtime, nga të cila disa ngjisnin. Shëndetësia falas, ngjiti. Ulja për ushqimet, zhdukja e listave. Edi Rama përdori dy faktorë. Faktorin premtim dhe faktorin moshë. Faktori moshë ka patur rolin e vet, por faktori premtim ishte më kryesori. Tani ia kanë pirë lëngun dhe nuk premton dot më asgjë.

Për faktorin moshë, le të bëjmë teste psikologjike, ai është më i plakur se unë. Le të bëjmë testet, ai del të paktën 7 vite para meje”, tha Berisha.

Si spekuloi gazeta serbe me deklaratën e Merkel për “Open Balkan”

Një nga gazetat online më të mëdha në Serbi, “Kurir.rs” ka bërë një artikull “FakeNews” ditën e sotme. Për takimin e zhvilluar mes kancelares Angela Merkel dhe Presidentit serb Aleksandër Vuçiç, kjo gazetë publikoi një shkrim duke thënë se zonja Merkel do të prezantojë projektin “Ballkani i Hapur”, ku përfitojnë të gjitha vendet e rajonit.

Duke iu referuar kësaj gazete serbe, Zoom.al, ku citoi fjalët e publikuara që kjo media i kishte vënë në gojë të Angela Merkel por në fakt një gjë e tillë rezulton e pavërtetë dhe nuk do të prezantohet projekti “Ballkani i Hapur”.

Por sipas agjencisë shtetërore Tanjug, Merkel ka deklaruar se Procesi i Berlinit do ta vazhdojnë edhe kancelarët e tjerë që do të marrin drejtimin e qeverisë gjermane pas saj.

Shkrimi i plotë nga Tanjug:

Sonte, në një fjalim të përbashkët me kancelaren gjermane Angela Merkel, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, edhe një herë shprehu mirënjohjen e tij të madhe për vizitën e Merkle në Beograd, e cila, tha ai, është një pjesë e madhe për Serbinë, si dhe për gjithçka ka bërë për Serbinë dhe Ballkanin Perëndimor.

Presidenti tha se Serbia do të përpiqet të ketë marrëdhënie sa më të mira të mundshme me kancelaren e re të Gjermanisë, por që brenda një viti do të ketë vetëm fjalë lavdërimi për Angela Merkel.

“Besoj se me mbështetjen e Gjermanisë dhe në të ardhmen, me mbështetjen e kancelares Merkel, ne mund të presim vetëm gjëra të mira për Serbinë dhe rajonin,” tha Vuçiç në një konferencë të përbashkët për shtyp.

Merkel dhe Vuçiç: Është e qartë se kushti për BE -në është zgjidhja e çështjes së Kosovës

Merkel tha sot se çështja e Kosovës nuk do të zhduket dhe duhet të zgjidhet, por që disa çështje do të zgjidhen në fund të një procesi ku edhe Presidenti serb Aleksandar Vuçiç theksoi se Serbia është në dijeni të kushtit për anëtarësim në BE.

Kur u pyet nga gazetarja gjermane Kancelarja Merkel se 10 vjet më parë, kur ajo ishte në Beograd, ishte në axhendë që Serbia duhet ta njohë Kosovën nëse dëshiron të anëtarësohet në BE, dhe nëse kjo është një kusht i pashmangshëm, ajo theksoi se disa çështje do të të zgjidhet në fund të procesit.

Presidenti i Serbisë tha sonte, në fund të një fjalimi të përbashkët për mediat me Angela Merkel, se Serbia është shtëpia e saj e dytë.

Me mirënjohje për vizitën, ai u tha gazetarëve se ai kishte “lutur” kancelaren gjermane të vizitonte Beogradin gjatë dy viteve të fundit.

Presidenti i Serbisë deklaroi sonte se nuk mund të supozojë se si do të dalin gjërat në çështjen e integrimit evropian pas daljes në pension të Angela Merkel, por se i takon Serbisë të zbatojë reformat për përparimin e saj.

I pyetur se si i sheh thirrjet e Merkelit për vazhdimin e Procesit të Berlinit dhe integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor, qoftë si një “projekt i vdekur” në letër pas largimit apo si një detyrë për pasardhësit, Vuçiç u përgjigj:

“Në dhjetë vjet, shkëmbimi me Gjermaninë është trefishuar”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se Serbia madje e ka rritur shkëmbimin tregtar me Gjermaninë tri herë në 10 vitet e fundit, dhe se i detyrohet zhvillimit të saj ekonomik mirënjohje të madhe atij vendi.

Vuçiç kujtoi se 17,000 njerëz punuan në kompanitë gjermane në Serbi në vitin 2014, kur ai u bë Kryeministër, dhe se sot ky numër është 72,684.

Aleksandar Vuçiç, në një fjalim të përbashkët me kancelaren gjermane Angela Merkel, edhe një herë shprehu mirënjohje të madhe për vizitën në Beograd, e cila është një pjesë e madhe për vendin tonë, si dhe për gjithçka që ka bërë deri më tani për Serbinë dhe Perëndimin Ballkan.

“Ndryshe nga shumë të tjerë, mirënjohja jonë nuk zgjat shumë, dhe kur ajo nuk është këtu si kancelare, ne do të flasim në të njëjtën mënyrë për atë që ajo bëri,” tha Vuçiç dhe vuri në dukje se ai ishte krenar që kishte pasur mundësinë pas shumë vite bashkëpunimi të jetë një nga ata që mirëpresin Merkelin në fund të mandatit të saj.

Duke folur sot për rëndësinë e Procesit të Berlinit, të inicuar nga kancelarja gjermane Angela Merkel për vendet e Ballkanit Perëndimor, Vuçiç tha se më parë takimi i fundit midis përfaqësuesve të Serbisë dhe Shqipërisë ishte në vitin 1947, ndërsa tani ai dhe Edi Rama shohin njëri -tjetrin çdo muaj për të ndërtuar autostrada dhe kufij të hapur.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve se çfarë perspektivash të procesit të Berlinit sheh pasi Merkel largohet nga politika, Vučić tha se ai dhe Rama u takuan për herë të parë me kancelaren gjermane si kryeministra të dy vendeve, gjë që flet mjaftueshëm për rëndësinë e procesit të Berlinit dhe kontributit të tij./Zoom.a/

SHBA/ Stafi i një spitali nuk do të kryejë më lindje bebesh për shkak të rregullave të Covid-19

Një spital në Nju Jork do të ndalojë përkohësisht së kryeri lindje bebesh në fund të këtij muaji, pasi shumë punonjës u larguan pas rregullit që i bëri vaksinat kundër Covid të detyrueshme.

“Largimet nuk na lënë zgjidhje tjetër vecse të ndalojmë lindjen e bebeve tek spitali ynë,” u shpreh për reporterët drejtuesja e sistemit shëndetësor të qarkut Lewis.

Pas alarmit për variantin e rrezikshëm Delta dhe evidencat se vaksinat kundër Covid-19 janë të sigurta dhe efektive, shteti i Nju Jork-ut i kërkoi punonjësve të kujdesit  shëndetsor të vaksinohen.

Pacientët tani duhet të shkojnë në qendra të tjera shëndetësore për të marrë kujdesin e duhur gjatë shtatëzanisë./ Përgatiti: Alesia Doçi

 

 

Agjencia “Numbeo”: Të jetosh në Tiranë kushton më shtrenjtë se në Prishtinë, Shkup apo Sarajevë

Agjencia “Numbeo”, e cila merr në analizë kostot e jetesës në botë, krahason se të jetosh në Tiranë kushton më shtrenjtë se në Prishtinë, Shkup apo Sarajevë.

Sipas kësaj agjencie, kostoja e jetesës së një banori të kryeqytetit në muajin gusht arriti në 51,300 lekë, rreth 3500 lekë më pak se paga mesatare (56 710 lekë).

Ndërkaq, një familje me 4 anëtarë duhet të sigurojë në portofol jo më pak se 181 mijë lekë.