zoom

Day ArchiveMeta shkresë Prokurorisë/ Kërkon informacione mbi emrat e rinj të kabinetit qeveritar

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i është drejtuar me një shkresë Prokurorisë, ku i kërkon informacione mbi emrat e rinj të kabinetit qeveritar.

Në shkresë, Kreu i Shtetit rendit 16 emrat e kabinetit të ri, të propozuar nga kryeministri Edi Rama.

Për të gjithë kandidatet, Presidenti përpara se të hedhë firmën për dekretim kërkon nga Prokuroria nëse për ndonjërin prej tyre ka procese hetimore apo penale që janë nisur apo mund të jenë në fazë vlerësimi.

Kreu i Shtetit i bën thirrje Prokurorisë që nëse ka informacione pa cenuar sekretin hetimor, t’ia përcjellë institucionit sa më parë.

“Nëse për këta shtetas disponon informacione të kësaj natyre, pa cënuar sekretin hetimor kërkojmë që të informohemi mbi gjendjen e procedimit dhe statusin e secilit prej shtetasve të mësipërm. Lutemi, që ky informacion të na përcillet brenda një kohe sa më të shpejtë, pasi sic ju e dini sipas nenit 98 të Kushtetutës, Presidenti i Republikës do të duhet të shprehet mbi këto emra brenda 7 ditëve nga administrimi i propozimit prej kryeministrit”, mbyllet shkresa e Presidentit Meta.

Kujtojmë që Presidenti Ilir Meta dekretoi nje dite me pare (11 shtator) Edi Ramën si Kryeministrin e Shqipërisë.

Ndërsa të premten, gjatë seancës së parë plenare në Parlament, u votua me 79 vota pro dhe 4 kundërt, Lindita Nikolla si kryetare e parlamentit. Partia Demokratike nuk votoi, por ne shenje proteste griste fletët e votimit.

Miliarderi i parë në historinë moderne/ Kush ishte “Zotëria 400 miliardësh” John Rockefeller

Nga Andrei Tapalaga “History of Yesterday”

Pavarësisht të gjitha fatkeqësive që po ndodhin aktualisht në botë, ne kemi një garë të çmendur për pasuri, por këtë herë në sektorin kibernetik, ku shumë të rinjtë duan të bëhen super të pasur. Shpresat dhe ëndrrat e tyre janë krijuar apo shkatërruar nga influencues fatlumë, të cilët ose kanë lindur të pasur ose janë bërë të tillë duke pasur fatin me vete.

Sot ka një debat se kush është personi më i pasur në botë,midis Elon Musk (147.3 miliardë dollarë pasuri neto), Jeff Bezos (186 miliardë dollarë pasuri neto) dhe njeriut që është aktualisht më i pasuri i botës Bernard Arnault (187 miliardë dollarë pasuri neto).

Megjithatë, asnjë nga këta njerëz nuk ishte i pari që u bë miliarder në kohët moderne.

Personi i parë që u iu afrua statusit të bërit miliarderi i parë në botë ishte William Avery Rockefeller, babai i John Rockefeller, që ishte një mashtrues më famë ndërkombëtare.

William Rockefeller Sr. - Wikipedia

William Avery Rockefeller

Në fillim të shekullit XIX ai tregtonte disa bimë, të cilat i reklamonte si një kurë për çdo lloj sëmundje. Ndërkohë, dishte i biri i tij që e mishëroi plotësisht atë rol. John D Rockefeller lindi më 8 qershor 1839 në Richford të Nju Jorkut, dhe ishte djali i William Rockefeller dhe Eliza Davison.

Rockefeller family - Wikipedia

John Rockefeller

E ëma e tij ishte një besimtare shumë e përkushtuar. Ajo u angazhua shumë për të rritur si duhej të 6 fëmijët e saj, që ata të bëheshin më të mirë se sa babai i tyre. Që në moshë shumë të re, John shfaqi cilësitë e një sipërmarrësi.

Ai u shiste karamele fëmijëve, duke ia rritur çmimin 10 ose 20 herë më shumë se sa çmimi me të cilin i blinte. Shitja e ëmbëlsirave për fëmijët mund të jetë biznes i mirë, pasi këta të fundit duan gjithmonë karamele. Por shitja e karameleve fëmijëve të pasur që kanë burime “të pafundme” është ëndrra e çdo biznesmeni.

Në moshën 14 vjeçare, ai dhe familja e tij u transferuan në Cleveland ku ai u regjistrua në Shkollën e Mesme Qendrore dhe më pas në Kolegjin Tregtar E.G.Folsom.

Rockefeller u tërhoq nga dega e kontabilitetit, dhe kjo është arsyeja pse puna e tij e parë ishte si asistent i një kontabilisti në kompaninë “Hewitt & Tuttle”.

Në 1859 ai arriti të grumbullojë vetë një kapital prej 4.000 dollarësh (sot me vlerë 135.485 dollarë duke pasur parasysh inflacionin), të cilin ai e investoi drejt hapjes së një kompanie bashkë me mikun e tij të mirë dhe partnerin në biznesit Moris B.Klark.

Kompania shiste produkte për të cilat kishte kërkesë të madhe në Shtetet e Bashkuara dhe po arkëtonte fitime shumë të mira për kohën, por jo të mjaftueshme për Rockfeller. Në vitin 1863, ai zbuloi një shans të madh brenda tregut të karburanteve.

Kjo është arsyeja pse ai hoqi dorë nga kompania e tij dhe hapi një rafineri të re,sërish bashkë me Klark dhe disa partnerë të tjerë. Rafineria mori emrin “Clark & Rockefeller”. I veçantë në atë rast ishte rafinimi i vajit të balenave, që përdorej si lëndë djegëse në fund të shekullit XIX-të.

Në atë kohë, për shkak të kërkesës së madhe për të, Rockfeller dominoi shumë shpejt gjithë tregun, duke fituar miliarda dollarë nga vaji i balenave.

Kjo sidomos pas vitit 1865 kur përfundoi Lufta Civile Amerikane dhe kur karburantet u pakësuan në të gjithë Shtetet e Bashkuara.

Kjo ishte një situatë e përsosur pasi Rockfeller tashmë kishte një rafineri.Duke i ri-investuar të gjitha fitimet e arritura nga shitja e vajit të rafinuar të balenave, Rockfeller e përmirësoi rafinerinë, duke e bërë atë më të madhen bë botë gjatë shekullit XIX-të.

Në vitin 1870 ai themeloi kompaninë “Standard Oil” dhe në vitin 1872 themeloi Shoqatën Kombëtare të Rafinerive, duke krijuar një monopol brenda industrisë së karburanteve gjatë shekullit XIX-të, dhe duke hedhur bazat e industrisë së sotme moderne të karburanteve.

File:Standard Oil Company 1878.JPG - Wikipedia

“Standard Oil”

Rockefeller kishte lidhje në të gjithë botën, dhe kjo i dha mundësinë të nënshkruante disa kontrata me kompanitë e mëdha të anijeve tregtare në të gjithë botën.

Kjo gjë i dha mundësinë kompanisë së tij të transportonte karburantin ​​me një normë më të ulët se sa çmimi mesatar i tregut, duke shkatërruar gradualisht të gjithë konkurrentët e tij.

Sipas standardeve të sotme etike të biznesit, Rockefeller ishte shumë larg të qenit etik brenda një tregu konkurrues.

Por kur flasim për miliardat, etika nuk ka vend. John do të gjente gjithnjë mënyrat për të shkaktuar falimentimin e konkurrentëve të tij, ose duke i detyruar ata të largoheshin vetë nga tregu. Një taktikë tjetër që do të përdorte me konkurrentët më të vegjël ishte blerja e kompanive të tyre.

Në fakt, ai i blinte kompanitë që i çonte drejt falimentimit me një çmim shumë të vogël, në mënyrë që të siguronte një monopol brenda tregut. Në vitin 1870, Rockefeller përpunonte 90 për qind të karburanteve që shiteshin në Shtetet e Bashkuara.

Kur vdiq në vitin 1937 nga shkaqe natyrore, pasuria e tij arriti në 1.4 miliardë dollarë. Por nëse marrim parasysh inflacionin, sot ajo do të kishte një vlerë rreth 420 miliardë dollarë, duke e bërë atë njeriun më të pasur në historinë moderne.

Duke pasur kaq shumë para, dhe duke parë se ai ishte afër fundit të jetës, John e ndjeu se ishte koha ta kthente kokën nga komuniteti. Prandaj ai krijoi fondacionin e njohur “Rockefeller”, që është edhe sot e kësaj dite institucioni më i rëndësishëm filantropik në botë.

 

As companies across the country find ways to maximize productivity and minimize inefficiencies through new technologies, the path to job security in America isn’t as cut and dry as it used to be.
Episode 2 of grantee #FutureOfWorkPBS @PBS is now streaming: https://t.co/pXOydmYTO6 pic.twitter.com/yY5x6f5aDH

— The Rockefeller Foundation (@RockefellerFdn) September 8, 2021

    

Fondacioni Rockefeller

Ky institucion ka financuar projekte të ndryshme, duke ngritur spitale dhe shkolla. Një nga projektet më të rëndësishme është Universiteti i Çikagos si dhe Universiteti Rockefeller.John D. Rockefeller vdiq në moshën 97 vjeçare.

Në testamentin e tij vendosi që një pjesë të pasurisë së tij t’ia kalonte bashkëshortes së tij Laura Spellman, 5 vajzave dhe djalit të tij në mënyrë të barabartë.

Thuhet se shumica e pasurisë së tij shkoi për Fondacionin Rockefeller.

Morali i historisë është se njerëz si Jeff Bezos, Bill Gates apo Elon Musk kanë ende një rrugë të gjatë përpara,derisa të arrijnë nivelin e njerëzve më të pasur që kanë ekzistuar në botë.

 

Kush triumfoi në Festivalin e Filmit në Venecia?

Në një lëvizje që mund të shihet si një mesazh i fortë për të drejtat e grave dhe për të festuar të drejtën e regjisoreve femra, Festivali i Filmit në Venecia i vitit 2021 i dha çmimin e madh, Luani i Artë për filmin më të mirë, dramës franceze të Audrey Diwan për abortin, “Happening”.

“Ndihem e dëgjuar sonte!” -tha Diwan kur pranoi çmimin e saj historik.

Happening, një përshtatje e romanit me të njëjtin emër nga Annie Ernaux, tregon historinë e një studenteje të shkëlqyer kolegji, në fillim të viteve 1960 në Francë, e cila e sheh emancipimin e saj të kërcënuar kur mbetet shtatzënë. Pa mundësi ligjore, ajo përpiqet të gjejë një mënyrë për të abortuar në mënyrë të paligjshme.

Duke pasur parasysh situatën aktuale në Shtetet e Bashkuara, pas ligjeve të reja kufizuese kundër abortit të miratuara në Teksas, Juria e Venecias, e kryesuar nga regjisori i Koresë së Jugut, Bong Joon Ho, duket se ka dërguar një mesazh të qartë me zgjedhjen e Luanit të Artë.

Lista e plotë e Fituesve të Festivalit të Filmit në Venecia 2021, si më poshtë:

Luani i Artë për filmin më të mirë

Happening, regj. Audrey Diwan

Çmimi i Madh i Jurisë

The Hand of God, regj. Paolo Sorrentino

Regjisori më i mirë

Jane Campion, për The Power of the Dog

Aktori më i mirë

John Arcilla për On The Job: The Missing 8

Aktorja më e mirë

Penelope Cruz për Parallel Mothers

Skenari më i mirë

Maggie Gyllenhaal për The Lost Daughter

Aktori më i mirë i ri

Filippo Scotti për The Hand of God

Çmimi Special i Jurisë

Il Buco, regj. Michelangelo Frammartino

Luani i së Ardhmes për Filmin Debutues më të Mirë

Imaculat, regj. Monica Stan, George Chiper-Lillemark

Horizons Sidebar

Filmi më i mirë

Pilgrims, regj. Laurynas Bareisa

Regjisori më i mirë

Eric Gravel, Full Time

Çmimi Special i Jurisë

The Great Movement, regj. Kiro Russo

Aktori më i mirë

Piseth Chhun për White Building

Aktorja më e mirë

Laure Calamy për Full Time

Skenari më i mirë

Peter Kerekes, Ivan Ostrochovsky për 107 Mothers

Filmi më i mirë i shkurtër

Los huesos, regj. Cristobal Leon, Joaquin Cocina

Horizons Extra

Çmimi i audiencës Armani beauty

The Blind Man Who Didn’t Want to See Titanic, regj. Teemu Nikki

Venice VR Expanded

Best VR Story

End of Night, regj. David Adler

Best VR Experience

Le bal de Paris, regj. Blanca Lee.

Best VR Work

Goliath Playing with Reality, regj. Barry Gene Murphy, May Abdalla

 

3 sekrete fare të thjeshta që ndjekin gratë e zgjuara për ta mbajtur partnerin larg tradhtisë

Ka studime që thonë se burrat mund të tradhëtojnë thjesht sepse ata kanë impulse të forta seksuale dhe reduktimi i këtyre implulseve mund të bëhet me ndihmën e partneres. Asgjë në botë s’të garanton se diçka e tillë s’do të ndodhë, por ç’mund të bëjmë për ta mbajtur sa më larg lidhjes/martesës tradhtinë?

Gratë e zgjuara e dinë se ka disa gjëra të thjeshta që mund të bëjnë për të inkurajuar një martesë apo lidhje më mirë, në mënyrë që ai të mos shkojë drejt tradhëtisë.

Çfarë do thoni ju?

1- Ato e përqafojnë partnerin e tyre çdo ditë

Elementi fizik i marrëdhënies suaj është e rëndësishme. Këtu përfshihen; kapja dorë për dore, të parit në sytë e njëri-tjetrit, puthjet, kujdesi, përkëdhelja dhe të bërit dashuri.

Kjo mund të duket e qartë, por shumë shpesh ne harrojmë të bëjmë disa prej këtyre gjesteve. Nëse vlen e njëjta gjë për ju, atëherë gjeni kohë për intimitetin, afeksionin dhe kontaktin fizik mes jush. Përqafimet kalimthi, një puthje në një moment të përshtatshëm apo ndonjë gjest dashurie që ju mund të bëni gjatë ditës janë disa prej elementëve që mund ta bëjnë të shëndetshme marrëdhënien tuaj.

2- Gjejnë kohën për biseda të vërteta

Lidhja në aspektin mendor i mban çiftet bashkë, por edhe komunikimi i shpeshtë është çelës kyç për çdo marrëdhënie të shëndetshme. Nëse ju nuk komunikoni me partnerin rregullisht, si mund të prisni të dini se çfarë ndjen ai? Si mund ta di ai si ndihesh ti, nëse nuk i tregon asgjë? Kushtojini 15 minuta në ditë njëri-tjetrit dhe bisedoni, thjesht bisedoni.

Në një ditë me humor të mirë ju mund të flisni për vlerësimin dhe dashurinë që keni për njëri-tjetrin. Kur nuk jeni në humor të mirë, diskutoni për çështjet dhe problemet që ju shqetësojnë, por bëjeni natyrshëm jo duke thënë ‘duhet të flasim’. Jini të lidhur me njëri-tjetrin. Jini miq dhe mos harroni jeni pjesë e të njëjtës skuadër.

3- Ato dinë se si “të jenë aty për të”

Të qënit në një dhomë me njëri-tjetrin, nuk është njësoj me të qënit ‘bashkë’. Kjo e fundit do të thotë të jeni aty me mendje dhe të vetdijshëm për atë që po ndodh në atë moment.

Të qënit ‘bashkë’ në një lidhje nënkupton të vësh re se çfarë po i ndodh partnerit tënd, si është gjendja e tij shpirtërore, çfarë kërkon të thotë gjuha e tij e trupit. Ju nuk mund t’i plotësoni nevojat e partnerit tuaj, nëse nuk e kuptoni se cilat janë ato. Gjëja më e vogël që do të vëreni dhe do t’i përgjigjeni me pozitivitet ndihmon marrëdhënien tuaj të bëhet edhe më e fortë.

Mos harroni gjithashtu se nëse partneri juaj ju tradhëton, kjo ka raste që nuk varet nga tuaj. Megjithatë, nëse ju i jepni atij dashuri dhe vëmendjen që meriton, shanset që ai t’ju tradhëtojë do të zvogëlohen sepse dashuria juaj do ta bëjë të ndjehet mirë. / Revista Anabel

Shqiptarët e suksesshëm edhe në Venecia, Luàna Bajrami me rol kryesor në filmin që fitoi ‘Luanin e Artë’

Drama e abortit e regjisores franceze Audrey Diwan, e që i përket viteve 1960 me titull “L’Evenement” (“Po Ndodh”), fitoi ‘Luanin e Artë’ në Festivalin e 78-të Ndërkombëtar të Filmit në Venecia, e në rolet kryesore të tij janë aktoret: Anamaria Vartolomei, Kacey Mottet Klein dhe Luàna Bajrami, shkruan KultPlus.

Regjisorja franceze Audrey Diwan mbërriti dhe goditi audiencën me një imazh të paharrueshëm, shumë më tepër se çdo qilim i kuq: në ekran u pa një abort. E gjatë, e dhimbshme, e tmerrshme. Pa elipsë, si në jetë, sekuencat e së cilës u skaliten në kujtesën e audincës.

“Kinemaja është një mjet për të transmetuar emocione. Ne nuk donim të dramatizonim situatat, ne po kërkonim një mishërim të së vërtetës, të të gjallëve”, tha regjisorja Diwan për shtypin.

Historia, në fund të fundit, ndodhi: krijuesi me origjinë libaneze përshtat romanin me të njëjtin emër nga autorja Annie Ernaux, ku shkrimtarja rrëfen betejën e saj për të ndërprerë një shtatzëni në Francë në vitin 1963. Domethënë, kur ajo ishte vetëm 23 vjeç, ligji e ndaloi atë dhe vetëm të shprehte qëllimin e saj me zë të lartë ishte skandaloze. Prandaj, protagonistja e filmit merret me paralajmërimet, refuzimin e miqve të saj dhe madje edhe të një mjeku i cili, në vend që ta ndihmojë, i injekton asaj një ilaç për të forcuar embrionin.

Aktorja e re dhe e jashtëzakonshme, Anamaria Vartolomei rrëfeu se as nuk e dinte që abortet klandestine dikur ekzistonin në vendin e saj. Edhe pse problemi mbetet në shumë shtete dhe madje edhe në Evropën e vjetër ndonjëherë përparon ngadalë.

Ose edhe të bëni hapa mbrapa, si shtrëngimi i ligjit në Poloni. 69% e gjinekologëve italianë janë kundërshtues të ndërgjegjes, sipas të dhënave të 2018 nga Ministria e Shëndetësisë.

Dhe programi ‘Saved’ zbuloi se në Murcia është e pamundur të ndërpresësh një shtatzëni vullnetarisht në një qendër publike. Shembuj të vërtetë, në shekullin XXI. Ashtu si shprehja “bar falas për të abortuar”, e dëgjuar vitet e fundit në politikën kombëtare. Prandaj një film si ‘Event’, i cili do të mbërrijë në Spanjë në muajin mars, duket më shumë se në kohën e duhur. Ndoshta edhe e nevojshme.

Filmi ka një fillim jo bindës. Disa dialogë dhe situata rëndojnë ndjenjën e realizmit. Ndërsa numërimi mbrapsht përparon, filmi shënon javët e pashmangshme të shtatzënisë që kalojnë. Megjithatë, ankthi i gruas së re është ngjitëse dhe përfundon duke kapur zorrët e shikuesit.

Regjisorja Diwan gjithashtu theksoi rëndësinë e përfaqësimit të ndryshimeve fizike të gruas së re dhe, në të njëjtën kohë, të një qasjeje intime, të fokusuar në filmimin mbi të gjitha “lëvizjet e kokës dhe të syve” të personazheve.

Dhe një aktore tjetër, Anna Mouglalis, e cila luan gruan e vetme të gatshme për të ndihmuar, tha: Karakteri im është një haraç për ato gra që luftuan për të drejtat e abortit. Është e vështirë të tregosh këto histori, edhe në vendet ku është e ligjshme. Ne duhet të vazhdojmë të flasim për të.

Filmi i Diwan për një studente franceze të kolegjit që e gjen veten me një shtatzëni të padëshiruar ishte zgjedhja unanime nga juria prestigjioze që përfshinte fituesit e fundit të Oskarit Bong Joon Ho dhe Chloé Zhao. / KultPlus.com

“Sapo të mora në telefon dhe nuk m’u përgjigje”, Morena Taraku përlot me fjalët dedikuar mikut të saj të ndjerë!

Humbja e mikut të saj më të mirë ka lënë një brengë të madhe te Morena Taraku, e cila i dedikon herë pas here shkrime në rrjetet sociale ku ndan gjithë dhimbjen e saj.

Ajo na ka rrëqethur me fjalët e kushtuara së fundmi të ndjerit, Eronit Sermaxhaj, i cili ndërroi jetë në moshën 22-vjeçare si pasojë e një sëmundje të rëndë.

“Miku im besnik
Sapo te morra ne telefon dhe nuk mu pergjigje! Po prisja ne telefon dhe pastaj e ndala..

Te morra qe te behesh gati dhe te vish të takohemi atje ku u takonim cdo dite…
Telefonin nuk ma hape dhe u cudita. Thash me vete te te thras prap.
Por jo pres te me lajmrohesh se sdua te besdis..

Shoku im besnik une u vesha e u bera gati do takohemi atje. Por mos u vano sepse me ka marr malli. Aq shume sa friksohem se do te thej

Ndonje koc nga perqafimi..
Parase te vish veje ate parfimim tend qe mban arromen tende, por
Te lutem veje ne qant dhe ma sjell sepse dua ta degjoj cdo dite…

Mire derisa nuk me lajmrohesh me iken mendja cdo kund. Por pasi qe ti se degjon telefonin ende kam kohe te te kerkoj ca gjera ti mi

Sjellesh mua dhe te mi dhurosh perjete…
Hmmmm… Desha te te kerkoja dicka por harrova. Ngase dua gjithcka cka te perket ty…

Mire ma sjell me vete durimin tend, buzeqeshjen dhe syt e kaltert…
Do i ruaj me shume se syt e mi. Betohem sepse ishin gjeja me e bukur qe pash…
Ma sjell edhe ca dashuri te sinqert qe ma falje cdo dite, por mendoje te me mjaftoj per sa dite e dite te tjera qe sdo takohemi me..

Dhe nje gje dua. Por me vjen turp te them se ka ca ore e dite qe ste kam pare, me sjell me vete nje cope njerzie nga ti, e me te do ushqej veten dhe cdo njeri tjeter sepse ti per njerzi ishe i pare dhe njerzit si ti nuk duhet shuarr kurre…

Mire tash po dal. Se u be vone e po shkoj po ulem aty po te pres.

Nese nuk me njef mos u merzit e kam nga malli per ty dhe kam harruar te krihem…
Kam veshur nje pallto te kuqe dhe kam nje lule ne dore… Ndoshta ashtu me let do me dallosh.. Besoj sonte sme zen gjumi duke prit.

Por ti eja dhe me zgjo edhe nese jam ne gjume te fell se kam dite qe ste kam pare e po vdes nga malli…
Mos harro gjerat qe ti kerkova…
Te dua shume.
Bebi jote”, shkruan mes dhimbjes Morena.

Trendi më i ri në TikTok është kastraveci i ngrirë për lëkurën, a funksionon dhe çfarë bën?!

Trendi i radhës në TikTok përfshin përsëri ushqimin, por kësaj radhe jo për t’u ngrënë. Vajza po ngrijnë një kastravec dhe më pas po e “aplikojnë” atë në fytyrë.

 

@alexaraeloebelReply to @marissaablairr @dermdoctor

♬ Woah (feat. D3Mstreet) – KRYPTO9095

 

Ideja nisi që në verë, kur Alexa Rae Loebel shpërndau një video duke thënë se “kastraveci zvogëlon skuqjet dhe poret, ndihmon me aknet, rrathët e zinj poshtë syve dhe hidratimin”, si dhe “ju jep një shkëlqim natyral”. Sigurisht, kaq mjaftoi që posti të bëhej viral, veçanërisht së fundmi.

Nëse kërkoni “facial” (trajtim fytyre në Google), rreth 90% e fotove përfshijnë një grua me rrathë kastraveci në sy.

Kastravecat janë të larta në përmbajtje uji dhe vitamine K, shtoji kësaj të qenit i ngrirë – absolutisht mund të ndihmojë në zvogëlimin e rrathëve të errët poshtë syve apo fryrjes. Sidoqoftë, “rezultati” zbehet pas 30 sekondash.

Pra, nuk po bëni ndonjë mëkat nëse e provoni, por nuk është se duhet të prisni as për rezultate magjike.

Çfarë sugjerojmë? Thjesht priteni kastravecin dhe vendoseni në sallatë. Aty ku e ka vendin.

Burimi: Refinery29

100 njerëzit më me ndikim në botë: Për kë votoi publiku në sondazhin e TIME?

Në sondazhin e publikut të organizuar nga revista TIME – ku iu kërkua lexuesve që të votonin për ata që mendojnë se duhet të përfshihen në listën vjetore të njerëzve më me ndikim në botë – Britney Spears u rendit në vendin e parë.

Pothuajse 1.8 milion vota ishin për yllin e popit (4% në total). Britney është në qendër të lajmeve kohëve të fundit si pasojë e çështjes së kujdestarisë së saj, e cila nxiti #FreeBritney.

Punonjësit e Kujdesit Shëndetësor u renditën të dytët, me 3.1% të votave, ndjekur nga Zhvilluesit e Vaksinave, me 2.5% të votave. Në vendin e katërt u rendit grupi K-Pop, BTS (2.1%), ndërsa Top5 u mbyll me gjimnasten Simone Biles, e cila bëri bujë

gjatë Lojërave Olimpike në Tokio duke vendosur në qendër të vëmendjes shëndetin mendor.

“100 njerëzit më me ndikim në botë” (TIME100) është një listë vjetore e TIME, e cila publikohet që prej vitit 1999. Vendosja në listë shihet si diçka e rëndësishme për shumë figura, ndonëse TIME e bën të qartë që emrat vendosen në varësi të ndikimit në botë, pavarësisht pasojave të veprimeve të tyre. Vetëm fituesi i Sondazhit të Lexuesit vendoset nga publiku. Renditja finale votohet nga redaktorët e TIME nëpër botë.

Renditja TIME100 për vitin 2021 do të publikohet më 15 shtator.

Britania tërhiqet nga aplikimi i pasaportave të vaksinimit

Autoritetet britanike nuk do të vazhdojnë planin për zbatimin e pasaportës së vaksinimit për hyrjet në klubet e natës dhe vendet me grumbullime masive.

Vendimin e ka bërë të ditur Sekretari për Shëndetësinë dhe kthesa vjen pas kundërshtimit të masës nga disa mbështetës të qeverisë Konservatore në Parlament.

Sekretari për Shëndetësinë, Sajid Javid tha se qeveria e ka tërhequr këtë ide por mund ta merret sërish në konsideratë nëse rastet me COVID-19 do të rriten sërish.

Deputetë të Partisë Konservatore kanë kundërshtuar zbatimin e pasaportës së vaksinimit si të papranueshme për ngarkesën që u jep bizneseve si dhe për shkeljen e të drejtave të njeriut.

Një masë e tillë aktualisht zbatohet në disa vende evropiane, përfshirë Francën.

Izrael/ Arratisen nga burgu nëpërmjet një tuneli të hapur nga një lugë, arrestohen 4 të burgosurit palestinezë

Autoritetet në Izrael kanë mundur të arrestojnë 4 prej të arratisurve nga burgu i sigurisë së lartë Gilboa.

Mediat e huaja shkruajnë se Zakaria Zubeidi dhe Mahmoud Ardah u gjetën në një parking në fshatin Umm el-Ghanam herët të shtunën, disa orë pasi Yakoub Mohammed Qadri dhe Mohammed Ardah u vendosën në burg të premten mbrëma.

Ndërkohë që dy të tjerë, Munadil Nafayat dhe Iham Kahamji ende mbeten të lirë.
Policia tha se Zubeidi dhe Ardah u gjetën të fshehur nën rimorkio të një kamioni.

Menjëherë pas arrestimit të Qadri dhe Mohammed Ardah, mijëra palestinezë protestuan dhunshëm në Bregun Perëndimor dhe u përleshën me trupat izraelite të IDF.

Sipas raporteve, Qadri dhe Mohammed Ardah u gjetën pasi një banor i Nazaretit i tha policisë se kishte parë dy burra që gërmonin nëpër plehra duke kërkuar ushqim.

Të burgosurit palestinezë, që konsiderohen si shumë të rrezikshëm u arratisën nga burgu me anë të një tuneli, që e hapën me një lugë të ndryshkur.