zoom

Day ArchiveNëse doni sukses, duhet t’i kujtoni vetes vetëm këto 5 gjëra

1. Harrojeni fjalën “dështim”

Duhet të dini që në çdo rast ose dilni me sukses ose merrni një mësim. Nuk ekziston diçka e tillë si dështimi. Të besosh në historitë e dështimit vetëm dëmton shëndetin tuaj mendor dhe ngadalëson progresin tuaj.”

2. Gjithnjë mbajini “Pse-të” afër me veten

Eshtë pikërisht “pse-ja” që do të të motivojë dhe do të ndalojë të heqësh dorë. Definojini me kujdes përgjigjet e pse-ve tuaja dhe kujtojini çdo ditë.

3. Ki gjithmonë një mentor pranë teje

Investoni në një mentor i cili ka arritur atë që ti do të arrish. Do t’i kurseni vetes kohë, frustrim dhe para përgjatë rrugës suaj.

4. Festoni, analizoni, normalizoni

Kur arrini diçka fillimisht festoni fitoren, analizoni punën që bëtë për të shkuar gjer atje dhe në fund bëjeni atë gjë normalen e re. Vetëm kështu mund të rriteni.

5. Të gjithë ndikojnë që performanca juaj të arrijë kulmin

Këndvështrimi yt, shëndeti fizik, dieta ushqimore dhe lidhjet me njerëzit janë faktorë të rëndësishëm që ndikojnë tek aftësia jote për të performuar. Duke bërë prioritet secilën prej tyre do të arrini të bëheni ai që doni. /Përgatiti Alesia Doçi

Çfarë është ‘detoksi i skalpit’?

Ju mund të keni dëgjuar për detoks trupi apo lëkure – por skalpi? Kjo e fundit nuk është një “dietë” për rrënjët, por ndihmon sidoqoftë, në “nxjerrjen e ‘mbeturinave’ nga lëkura e kokës për të krijuar një mjedis të shëndetshëm për rritjen e flokëve.

“Detoksi i kokës është i ngjashëm me eksfolimin e lëkurës”, shpjegon Dr. Corey L. Hartman, dermatolog. “Ai përfshin aplikimin e përbërësve pastrues në lëkurën e kokës për të nxjerrë papastërtitë dhe për të rikthyer shkëlqimin e flokëve.”

Zakonisht, mund ta bëni me një shampo, por sugjerohet, veçanërisht nëse keni flokë super të trashë, të përdorni edhe një furçë për kokën. Ky mjet jo vetëm që do të masazhojë rrënjët tuaja gjatë larjes, por gjithashtu do të sigurohet që produkti të arrijë aty ku duhet.

Të mirat dhe ‘të këqijat’ e detoksit të skalpit

Dr. Hartman tregon se detoksi i rregullt çon në flokë më të shndritshëm dhe të shëndetshëm me rritje më efektive. Sidoqoftë, si me çdo gjë tjetër, teprimi mund të sjellë probleme. Në këtë rast, floku mund të thahet shumë dhe si rezultat, të dobësohet dhe të bëhet më “i thyeshëm”.

Sipas dr. Hartman është mirë ta bëni veçanërisht gjatë pranverës dhe verës kur lëkura e skalpit është e veshur me mbetje si krem dielli, ujë me kripë, klor etj.

Si ta kuptoni se keni nevojë për detoks skalpi?

Një nga simptomat më të zakonta është zakonisht kruarja në zonën e rrënjëve të flokëve. Sidoqoftë, nëse keni një kruarje të pazakontë dhe të shpeshtë, duhet të konsultoheni me një dermatolog.

Gjithashtu, nëse vuani nga rënia e flokëve apo probleme të tjera me skalpin e kokës, duhet të flisni me një mjek përpara se të bëni vetë ose në parukeri, detoksin e skalpit.

Fokusoheni më tepër të produktet me përbërës si qymyr druri aktiv, acid salicilik dhe vajra antibakterialë.

Produkte detox për skalpin të sugjeruara nga ekspertët:

  1. Christophe Robin, Sea salt scrub

Christophe Robin Cleansing Purifying Scrub with Sea Salt (8.33 fl. oz.) - Dermstore

 

 

2. Briogeo Scalp revival

11 Best Scalp Scrubs of 2021 For Your Healthiest Hair Ever

 

3. Kérastase scrub

NEW: Kérastase Fusio Scrub

 

4. OUAI scrub

Ouai Scalp & Body Scrub Review - Is it worth they hype?!

 

Përgatiti: Alesia Doçi

Pse parfumi juaj nuk mban dhe ç’mund të bëni që t’ju zgjasë gjithë ditën

Ka diçka që e lidh ngushtë dimrin me aromat dhe na bën ne të mos dalim nga shtëpia pa hedhur parfumin tonë të preferuar. Çfarë duam pas kësaj? Të na zgjasë pafundësisht dhe të gjithë ta ndjejnë sa e adhurueshme është aroma jonë.

Pse nuk ka ndodhur diçka e tillë deri tani, ndonëse keni investuar në një parfum të mirë?

Jo domosdoshmërisht duhet të fajësoni parfumin sepse nëse doni që ai të zgjasë ka mënyra të sakta dhe të gabuara për ta bërë këtë. Kini parasysh që parfumet që kanë dru në përbërjen e tyre kanë tendencën të zgjasin më shumë se ato me bazë qitroje, lulesh apo aromat jeshile.

Gabimi i parë është: S’po e aplikoni në vendet e duhura!

Parfumi sprucohet në pjesët që marri më shumë nxehtësi, si pulset, anët e qafës, kyçet e duarve dhe mbrapa gjunjëve.

Gabimi i dytë: S’jeni hidratuar mjaftueshëm.

Ka një lidhje mes regjimit të lëkurës dhe zgjatjes në kohë të parfumit sepse aromat nuk fiksohen mirë nëse vendosen në lëkurë të thatë.

Gabimi i tretë: S’e keni lënë në një vend të përshtatshëm

E dini që edhe parfumet kanë një datë skadence? Nëse ato ndryshojnë ngjyrë, teksturë me shumë mundësi e kanë humbur fuqinë e tyre. Për t’i mbajtur sa më gjatë vendosini në një vend të errët, me temperaturë normale, por larg kondicionerëve apo të nxehtit të frikshëm.

Çfarë mund të bëni që aroma të ndihet gjithë ditën?

Merrni vaselinën dhe masazhoni një sasi të vogël të sajën në pikat tuaja të pulsit në duar, në qafë, ose edhe në vendet që preferoni të hidhni parfum. Më pas aplikoni parfumin mbi vendet ku keni vendosur vaselinën.

Pse është një ide brilante?

Njësoj si në kozmetikë, parfumet kanë nevojë për një primer (bazë) për ta ndihmuar produktin të qëndrojë sa më gjatë në lëkurë. Vaselina ka pikërisht këtë funksion: është shumë e pasur dhe hidratuese, një kombinim që ja del të mbajë aromën e parfumit tuaj në vendin ku e aplikoni./ Byrdie – Përgatiti: Alesia Doçi

Angela Martini për bashkëshortin Dragos Savulescu: Është koha të tregojmë të vërtetën, ishte abuzim i shtetit rumun

Tashmë që miliarderi rumun Dragos Savulescu nuk ka më probleme me drejtësinë, bashkëshortja e tij, Angela Martini vendosi të reagojë për herë të parë publikisht, me anë të një postimi në rrjetin e saj social Instagram.

Modelja seksi publikoi për ndjekësit e saj një video, krahas së cilës shkroi: “Fuqia jonë si çift është se ne e dimë që dashuria është fuqia më e madhe! Kjo na bën ne gati që të përballemi me këtë abuzim dhe ta luftojmë atë! Kjo është e vërteta dhe unë kam heshtur për tre vite për këtë gjë, por pas një tjetër abuzimi të madh që sapo ndodhi, boll me kaq! Është koha të tregojmë të vërtetën, pasi kjo histori u bë kaq e madhe dhe njerëzit duhet ta dinë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën!”

Angela vijon më tej duke u shprehur se “situata që sapo kaluam ka vetëm një shpjegim: Ilegalisht, autoritetet rumune, edhe pse ishin njoftuar zyrtarisht në qershor nga autoritetet italiane që dënimi i burrit tim është aktualisht në ekzekutim në Itali, ata nuk e morën në konsideratë këtë situatë ligjore dhe përtej ligjit evropian, ata refuzuan të anulonin urdhrin evropian të lëshuar në shkurt të vitit 2019, i cili u zbatua në Itali në 2020-n”.

Dragos Savulescu, bashkëshorti miliarder i modeles shqiptare Angela Martini, u dënua me burg në vendin e origjinës dhe u shpall në kërkim nga Interpoli, duke hapur mjaft probleme për jetën private. Më pas, Dragos u arrestua nga policia greke gjatë pushimeve luksoze në Mykonos, Greqi. Por biznesmeni rumun u la i lirë nga autoritetet greke, pasi u verifikua se çështja e tij ishte mbyllur në Itali.

 

View this post on Instagram

A post shared by Angela Martini ?? (@angela_martini)

 

Ylli i K-pop publikon këngën e shumëpritur

Nëse nuk e dini emrin e Lisa-n, do ta mbani mend tani.

Ylli i Kpop-it, Lisa publikoi të premten këngën e saj solo dhe siç pritej ka thyer rekorde që në orët e para të publikimit.

Anëtarja e grupit të famshëm korean “Blackpink” po e shpreh fjalë për fjalë projektin e saj të parë solo të sapo publikuar, Lalisa, i cili merr titullin nga emri i saj i parë.

Këngët e Lalisa vijnë nga një ekuipazh i njohur kompozitorësh dhe producentësh, përfshirë Teddy Park (producenti dhe drejtori krijues i grupit prej kohësh), Bekuh Boom (përgjegjës për disa nga tekstet më të njohura rap të Lizës), R. Tee, dhe Vince ( të gjithë ata kanë kredite në albumin debutues të Blackpink).

Por muzika është vetëm një pjesë e përvojës.

Kënga “Lalisa” ka tërhequr vëmendjen e publikut për aftësitë e kërcimit.

Për një artiste e rritur në Tajlandë, e stërvitur për yjet e popit në Korenë e Jugut dhe tani performon për fansat nga të gjitha anët, ajo thotë se shoqërimi i muzikës me pamjet është mënyra më e mirë për të shprehur veten dhe për të treguar historinë e saj.

“Njerëzit mund të mos e kuptojnë se çfarë janë tekstet, por duke dëgjuar ritmin dhe duke parë vallëzimin, ata mund të ndiejnë atmosferën dhe të kenë atë lidhje,” thotë Lisa e veshur me hoodie gjatë një mbrëmje nga një studio regjistrimi në Seoul.

Ne intervistën e dhënë për Billboard ajo shprehet: “Është një mundësi e mirë për mua që më në fund ta njoftoj botën që kjo jam unë”.

 

Operacion antidrogë në Greqi, kapen rreth 335 kg kanabis që vinin nga Shqipëria

Një operacion antidrogë në Greqi ka çuar në sekuestrimin e 334.732 kg kanabis që vinte nga Shqipëria drejt shtetit fqinj.

Policia ka arrestuar një 51-vjeçar në Amfilochia, për të cilin thotë se është anëtar i rëndësishëm i një grupi kriminal të trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Greqisë.

Droga po transportohej më makinë, por gjatë kontrollit u zbulua se ishte e ngarkuar me kanabis.

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck në tapetin e kuq si çift

J.Lo dhe Ben Affleck janë prezantuar si çift për herë të parë pas 18 vitesh në Festivalin e Filmit në Venecia.

Çifti i shumëpërfolur bënë debutimin e tyre në premierë e filmit ‘’The last duel’’ në Venecia të Italisë, ku dukeshin shumë të dashuruar me njëri tjetrin në fotot e publikuara.

Ylli 52-vjeçar kishte zgjedhur një fustan të bardhë nga Georges Hobeika të hapur në pjesën e dekoltes, ndërkohë që aktori kishte zgjedhur një kostum të zi me nje papjon.

Aktori 49-vjeçar luan rolin e Kontit Pierre në filmin dramë-histori të regjizorit Ridley Scott i cili pritet të publikohet në 15 Tetor.

Ata e bën publike ribashkimin e tyre me anë të një postimi në Instagram me rastin e 52 vjetorit të këngëtares.

Dalja e tyre si çift në tapetin e kuq  vjen fill pas asaj të vitit 2003 në premierën e filmit të Affleck ‘’DareDevil’’.

Dua Lipa vishet nga Nensi Dojaka

Dua Lipa tregon dhe njëherë që është mbështetëse e talenteve shqiptare. Këngëtarja me famë botërore u shfaq e veshur nga stilistja Nensi Dojaka, e cila pak ditë më parë fitoi çmimin e madh LVMH 2021 për talentet e reja, duke e bërë kështu një emër të rëndësishëm të botës së modës.

Në këtë mënyrë, Nensi u bë një emër i rëndësishëm i botës së modës. Por edhe Dua Lipa vendosi që emrin e saj ta bënte edhe më të njohur, duke treguar se ka veshur një punim të saj.

Përmes disa postimeve në rrjetet sociale, këngëtarja e famshme zbuloi se paraqitjen e saj ia ka besuar stilistes shqiptare ndërsa e ka uruar dhe për vlerësimin e pak ditëve më parë.

28-vjeçarja, e cila po zhvillon karrierën në Londër ka punuar dhe me figura të tjera të famshme si Bella Hadid, Emily Ratajkowski dhe Kaia Gerber.

Talebanët: Gratë gëzojnë të drejtat bazike, dhuna nuk është pjesë e politikës sonë

Talebanët këmbëngulin se regjimi i tyre i ri është ndryshe nga ai i mëparshmi. Duke folur për BBC, zëdhënësi i tyre, Suhail Shaheen, tha se pas 20 vitesh luftime, udhëheqësit e rinj të Afganistanit duan të krijojnë një “shtet mirëqenieje” për popullin e tyre.

“Ne jemi pjesë e popullit afgan dhe dhuna nuk është politika jonë. Shumica prej nesh kanë qenë pjesë e rezistencës kundër Bashkimit Sovjetik në fillim dhe Amerikës e aleatëve të saj përgjatë 20 viteve të fundit. Tani, duam të përmirësojmë jetën e popullit tonë, duam të ndërtojmë Afganistanin, të hapim vende pune për njerëzit, të ndërtojmë shtetin e mirëqenies”, tha zëdhënësi i talebanëve.

Në lidhje me situatën e grave dhe vajzave në Afganistan, zëdhënësi u shpreh: “Në krahasim me të kaluarën, kur kishim luftë brenda nesh, sot po përqendrohemi në aktivitetet ekonomike, në arsimim dhe nevojat e tjera të njerëzve. Gratë dhe vajzat i kanë të gjitha të drejtat bazike. Mund të shkojnë në pazar dhe sigurisht që mund të punojnë. Madje, u bëjmë thirrje të gjitha grave që të kthehen në punë”.

Disa ditë më parë, talebanët reaguan pas kritikave të shumta të marra nga ndërkombëtarët pasi në qeverinë e tyre të re të saposhpallur nuk kishte asnjë grua në kabinet.

Zëdhënësi i grupit taleban, Sayed Zekrullah Hashim, gjatë një interviste televizive, u shpreh se gratë nuk mund të kenë mbi supe një peshë që ato nuk e mbajnë dot.

“Një grua nuk mund të jetë ministre. Është njësoj si t’i varësh në qafë një peshë që nuk mund ta përballojnë. Nuk është e nevojshme që një grua të jetë pjesë e qeverisë, ato duhet të bëjnë fëmijë”, u shpreh ai.

Transportimi i rinocerontëve me helikopter fiton çmimin Ig Nobel

Një ekip studiuesish fituan çmimin Ig Nobel pas një eksperimenti ku rinocerontët vareshin në helikopterë dhe transportoheshin në habitate më të përshtatshme.

Rinoceronti i zi është në rrezik të madh, për shkak të kërkesës së konsiderueshme për bririn e tij. Aktivistët u përpoqën t’i mbrojnë më mirë, duke përdorur metodën e transportit “me kokë poshtë”.

Duke qenë se transportimi i krijesave të mëdha mund të jetë manovër e ndërlikuar, rinocerontëve duhet t’u injektohet një qetësues. Kjo i lejon ato të ngrihen në ajër me kokë poshtë dhe me këmbët lidhur në një helikopter, gjë që kursen kohë dhe mendohet të jetë më e mirë për kafshët, sipas WWF (World Wide Fund for Nature).

jë studim i kohëve të fundit ka zbuluar se rinocerontët “kënaqen” kur janë në qiell, një hap pozitiv ky edhe për ruajtjen e specieve. Rezultatet e studimit të Cornell University në Neë York, SHBA u botuan në Journal of Wildlife Diseases.

Çmimi Ig Nobel, një çmim i cili jepet për të nxjerrë në pah arritje të pazakonta të kërkimeve shkencore.