Aplikacion
Ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e sotme në Fier, ku 31-vjeçari Elton Meta vrau me armë zjarri ish-gruan Sabrina Denga, në shtëpinë e prindërve të saj, ka qenë një krim i paralajmëruar.
Meta kishte kërcënuar se do të vriste veten, duke mbajtur peng në banesë ish-bashkëshorten dhe familjen e saj, në banesën e tyre në Zhupan.
Episodi zgjati për 5 orë me radhë, deri në neutralizimin e tij. Por ai vijonte të ishte i lirë dhe sot i mori jetën ish-gruas.
31-vjeçari nga Peshtani një vit më parë kërcënoi se do të vetëvritej në oborrin e shtëpisë së prindërve të bashkëshortes. Kjo e fundit e kishte braktisur një javë më parë dhe bashkë me vajzën e mitur qëndronte të prindërit në Zhupan.
Në gjendje depresive 31-vjeçari shkoi në shtëpinë e vjehrrit dhe pasi nuk arriti të binde gruan të kthehej qëlloi 2 herë në ajër. Më pas e drejtoi armen nga vetja duke kërcënuar vetëvrasjen për 5 orë.
Me ndërhyrjen e ekipeve speciale dhe nëpërmjet motrës së tij, u dorëzua pa lënduar askënd. Situata ishte e rrezikshme jo vetëm për 31-vjeçarin, por edhe për familjarët, gruan dhe vajzën e tij të cilët qëndruan të kyçur në banes
E rëndë në Durrës/ Ishin në dasmë, mbi 20 persona shtrohen me urgjencë në spital me simptoma helmimiMbi 20 persona janë shtruar me urgjencë në spitalin e Durrësit mbrëmjen e sotme. Mësohet se ata ishin pjesëmarrës në një dasmë, por nuk janë ndjerë mirë.
Burimet paraprake bëjne me dije se ata kanë simptoma helmimi, ndërkohë që nuk bëhet ende me dije se cili është shkaku i helmimit të tyre. Një pjesë e dasmorëve të shtruar në spital ndodhen në gjendje të rëndë.
Ndërkohë policia ka shkuar në lokalin ku janë helmuar dasmorët dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Tronditet Fieri! 31-vjeçari vret me armë ish-gruanRreth orës 22:50, në fshatin Zhupan, shtetasi Elton Metaj . (B)., 31 vjeç, në banesën e ish-vjehrrit, ka vrarë me armë zjarri ish-bashkëshorten e tij, shtetasen Sabrina Denga.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe po punojnë për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe vijon krehja e zonës për kapjen e 31-vjeçarit.
“Kur të më teket”, Berisha sfidon vendimin e Bashës me një përgjigje epikeLulzim Basha vendosi që ta përjashtonte Sali Berishën nga grupi parlamentar i PD-së, por duket se ish-kreu i qeverisë nuk ka ndërmendë ta zbatojë këtë vendim.
Gjatë emisioni “Zonë e Lirë”, ai tha se do të shkojë në mbledhjet e grupit kur t’i teket. Ky koment i shkurtër i Berishës shkaktoi të qeshura tek të ftuarit në studio.
Arian Çani: Me një fjalë vetëm më thuaj, do të shkosh në mbledhjet e grupit parlamentar?
Sali Berisha: Kur të më teket, kur të vendos.
Berisha gati të marrë ‘frerët’ e PD-së? : Do bëjmë referendum, partinë do e drejtojë kush të marrë votat e anëtarëveSali Berisha ka deklaruar mbrëmjen e sotme se Partinë Demokratike do ta drejtojë ai që merr votat e anëtarëve, dhe kjo gjë do të bëhet me referendum.
Pjesë nga biseda:
Lulzim Basha me vendimin e tij personal pa pyetur njeri i ka bërë PD-së shkelmimin më të egër. PD duhet të vendoset në piedestal ku e meriton. Do bëhet referendum. Dhe partia do të drejtohet nga personi që e zgjedhin demokratët.
Absolutisht nuk jam i përjashtuar, sepse votimi i Lulzim Bashës është nul. Dinjiteti njerëzor është dinjitet njerëzor. Kryelufta zhvilohet me Edi Ramën, ndërsa kjo do të jetë beteje me procese normale statusore brenda PD-së, për të vendosur kushtetueshëmrinë. Një forcë politike që nuk zbaton ligjet e veta nuk zbaton ligjet e shtetit.
Do shkosh në mbledhjet e grupit të PD-së?
Kur të më teket. Unë jam anëtar i atij grupi.
Berisha tregon se çfarë do të bëjë kundër BashësCili do të jetë aksioni i Sali Berishës kundër Lulzim Bashës? Ish-kryeministri u përgjigj në emisionin “zonë e Lirë” në lidhje me aksionin që do të marrë kundër Bashës.
“Aksioni im kundër Lul Bashës është rivendosja, konsulta, debati me anëtarët e PD, aktivistët e PD, drejtues të PD, së pari për mënyrën sesi Lulzim Basha vendosi duke shkelmuar çdo pikë, rregull staturor. Së dyti, lulzim Basha me këtë veprim, me një akt pabesie synonte pa asnjë diskutim të hapë rrugën e bashkëpunimit me Edi Ramën. 100 përqind i besoj marrëveshjes me Edi Ramën. Kam pasur dyshime, por nuk e kam ditur se ka marrëveshje”, tha Berisha.
Arrestim nga SPAK? Berisha: Nëse ka prova të sajuara do u kthehen në bumerangIsh-kryeministri Sali Berisha është shprehur në emisionin “Zonë e Lirë” se është i hapur për çfarëdo lloj hetimi që ka të bëjë me të. I pyetur nëse pret një mandat arresti nga SPAK, ai tha se nuk ka dhe nuk ka pasur asnjë imunitet apo mbrojtje deri më sot.
Sipas tij nuk i është transmetuar asnjë lloj prove nga SHBA-të për arsyet e shpalljes Non-grata. Po ashtu ai tha se i kanë ardhur edhe kërcënime për fëmijët e tij të cilat i ka konsideruar të pavlera.
“Unë nuk i njoh vetes asnjë imunitet, asnjë lloj mburoje për çdo çështje që ka të bëje me mua apo fëmijët e mi që nga 1990 deri më sot, asnjë. Jam i hapur për çdo lloj hetimi mbi Tokë. Nëse ecim me prova të sajuara të kthehet bumerang. Kam kërkuar transparencë dhe vetëm kaq.Kërcënimet që kanë përcjellë për fëmiijët e mi nuk kanë asnjë vlerë”- tha ai.
VIDEO/ Si nisi zjarri në spitalin e TetovësPamjet dramatike të zjarrit që shkrumboi spitalin modular të Tetovës janë përhapur sot në rrjetet sociale.
Nga pamjet filmike të dala nga një kamerë sigurie shihet pjesa e përparme e spitalit modular, vërehen tre momentet më dramatike, ajo e shkëndijës së parë dhe nisjes së tymit në qoshen e spitalit modular, si duket, në afërsi të derës, dhe largimi i një personi me karrocë invalidësh.
Si pasojë e zjarrit më 8 shtator në spitalin e Tetovës humbën jetën 14 persona, 2 prej të cilëve nuk janë identifikuar ende.
(Kliko ketu per te pare videon)
Pas nisjes së sesionit të ri parlamentar, dy ditë pasi përjashtoi Sali Berishën nga grupi parlamentar demokrat, Lulzim Basha do të mbledhë nesër kryetarët e degëve në selinë blu.
Mbledhja do të zhvillohet në orën 11:00 të paradites.
Dje Basha kryesinë dhe grupin parlamentar ndërsa me anë një videomesazhi nga zyra e tij njoftoi përjashtimin e Berishës, për shkak të shpalljes non grata nga SHBA.
Kjo nuk është pritur mirë nga ish-kryedemokrati, dhe mbështetësit e tij të cilët tashmë akuzojnë Bashën për marrëveshje të fshehtë me kreun e PS, Edi Rama.
Berisha i nxjerr sekretin Bashës: Nuk lejohet të shkojë në SHBAIsh-kryeministri Sali Berisha ka bërë një deklaratë shumë të fortë mbrëmjen e sotme për kryedemokratin Lulzim Basha.
Ai u shpreh se Basha vendosi që ta hiqte nga grupi parlamentar i PD-së për interesa personal, pasi ka disa vite që nuk shkon në SHBA. Me këtë deklaratë, Berisha la të nënkuptohej se nëse BAsha nuk do ta kishte përjashtuar, atëherë SHBA do ta shpallte edhe kryedemokratin “non grata”, ndaj Basha vendosi të shpëtojë vetën e tij.
“Pabesia njerëzore thyen çdo lojë dhe çdo moral. Një akt të cilin e njoftoi 20 minuta përpara se të dalë në mesazhin e tij. Ma than ë telefon dhe unë e kundërshtova në mënyrë kategorike sepse nuk ishte tagri i tij një vendim i tillë. E kundërshtova në mënyrë të prerë. Pasi foli me mua, ai doli bëri njoftimin pa lajmëruar grupin parlamentar. Mbledhjen e kishte thirrur jo për diskutim, por për njoftimin.
Gjithçka ka bërë, e ka bërë për interesin e tij personal. Kishte një interes personal ai. Ka disa vite që nuk shkon në Shtetet e Bashkuara. Ka bere nje bisedë tre ditë më parë. Më tha se na del problem me ate ligjin. Cilin ligj i thashë une? Dekriminalizimi është për gjera konkrete. Ky ishte në përgjithësi. Ne s’mund të transferojmë sovranitetin. Mos e bëj këtë i thashë”, tha Berisha.