zoom

Day ArchiveRama në Otranto: Shqipëria mori më shumë afganë se shumë vende të pasura

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë në Itali. Mbrëmjen e sotme nga Otranto në fjalën solemne përkujtimore, pranë skulpturës së “Katërit të Radës” ai u ndal te strehimi i afganëve, ku u shpreh se Shqipëria është vendi që do të presë më shumë refugjatë se shumë vende të tjera të pasura në Europë. Një gjë të tillë, tha Rama më tej, Shqipëria e bën për të nderuar historinë.

“Jam këtu sot dhe mund të kujtoj kur ishim ne afganët e sotëm, ndërkohë që arratiseshim nga një ferr i ngjashëm nga themelet e veta, sepse ndonëse regjimi i Tiranës nuk ishte një regjim islamik fondamentalist, ishte në themel ideologjik që bazohej mbi terrorin dhe mohimin e plotë të tjetrit.

Jam i kënaqur që kam mundësinë që të shoh nga afër këtë vepër, e cila është konceptuar nga një artist i madh, kam nderin ta njoh këtë artist dhe ta admiroj jo vetëm përmes veprave, por edhe si person. Kam pasur kënaqësinë edhe ta përqafoja pak më parë.

Dicka që na bën të mendojmë për ata gra dhe fëmijë që humbën jetën në atë anije. Të reflektojmë për fatin e madh që kemi pasur dhe kemi ende sot, fat që jemi pranë Italisë dhe veçanërisht pranë Pulias.

Me siguri na tregon shumë që ne mund të mësojmë që ai progres që ka ndodhur në Pulia është gjithë cfarë është bërë me novacionin. Fakti që është Shqipëria që duhet të presë Shqipëria më shumë refugjatë se shumë vende të tjera të pasura. Ne e bëjmë për të nderuar historinë tonë” tha ai.

FSHF publikon çmimet e biletave për Shqipëri-Hungari!

Pas humbjes së thellë me shifrat 4-1 ndaj Polonisë ndoshta të pamerituar, kombëtarja shqiptare do të ketë nevojë më shumë se kurrë për mbështetjen e tifozëve në ndeshjen e së dielës ndaj Hungarisë në Elbasan Arena, FSHF ka nxituar të dalë me njoftim për biletat në duelin ndaj Hungarisë dhe çmimet variojnë nga 1000 lekë në 15000 lekë.

Shitja po bëhet në dyqanin zyrtar të FSHF pranë Air Albania, si dhe në biletarinë në “Elbasan Arena”.

 

Vdiq pasi ra nga anija në Vlorë, vajza dyshohet italiane, kishte fraktura të shumta

Ende e paidentifikuar është shtetasja që humbi jetën mëngjesin e sotëm pasi ra nga lartësia e një anije turistike.  Dyshohet që vajza rreth 25-vjeç të jetë me origjinë italiane.

Anija turistike operonte linjën Vlorë – Sazan – Karaburun. Kanë qenë efektivët e policisë ata që e çuan vajzën në spital pas njoftimit për ngjarjen e ndodhur.

Në momentet e para 25-vjeçarja ka qenë në jetë por në gjendje tepër të rëndë shëndetësore. Burime nga spitali i Vlorës raportojnë se vajza kishte fraktura të mëdha në kokë çka dyshohet se është shkaktuar gjatë rënies nga anija. Po ashtu raportohet se e reja kishte probleme me frymëmarrjen për shkak të thithjes së ujit.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë është arrestuar punonjësi i anijes ku ndodhi aksidenti fatal që i kushtoi jetën të resë. I arrestuari quhet Aleksandër Golemaj 47-vjeç. Sipas policisë i arrestuari nuk duhej të lejonte prezencën e 25-vjeçares në kuvertën e anije në një moment që ishte e ankoruar.

Raportohet se ka dyshime që e reja të ketë qenë e dehur në momentin që është rrëzuar nga anija turistike megjithatë hetimet vijojnë.

Në foto e publikuar në rrjetet sociale shihet se i arrestuari ishte i fiksuar pas kapitenit Jack Sparrow i cili është personazhi kryesor i serialit Pirates of the Caribbean./

Largimi i Marinës nga ‘Klanifornia’, Turjan Hysko flet hapur dhe tregon të vërtetën

Një foto e publikuar nga stafi dhe aktorët e Klanifornias, ku nuk ndodhej Marina Vjollca, hodhi dyshimet se ajo do t’i mungojë ekranit në sezonin e ri. Kjo pasi modetorja është në pritje të ëmbël.

Mirëpo, kjo nuk është e vërtetë dhe Marina nuk do e ndërpresë punën as gjatë kësaj periudhe. Lajmin e ka bërë të ditur producenti Turjan Hysko.

I kontaktuar nga “Anabel.al”, ai ka treguar se moderatorja do të jetë sërish pjesë e “Klanifornia”.

“Sigurisht që do të jetë Marina”, është shprehur ai.

Aksident në Prishtinë/ Përplaset makina e policisë, 5 të plagosur, mes tyre 3 efektivë

Një aksident ka ndodhur në Prishtinë mes dy makinave ku njëra prej të cilave ishte e policisë.

Sai pasojë e kësaj përplasjeje kanë mbetur të lënduar pesë persona, tre prej tyre zyrtarë policorë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 19:30 në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ka ndodhë një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete, njëra nga to veturë zyrtare e policisë. Si pasojë e aksidentit pesë persona ( tre nga ta zyrtarë policorë) kanë pësuar lëndime trupore. Personat e lënduar janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.”- mbaron njoftimi.

Tjetër sulm ndaj Berishës nga PD e Bashës. Zekthi: Mund të vendosim të mos jetë pjesë e grupit parlamentar

Anëtari i ri i Kryesisë së Partisë Demokratike, Fitim Zekthi ishte i ftuar në Ditarin e mbrëmjes në A2 CNN, ku foli dhe për çështjen e shpalljes “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe nëse ai do të jetë pjesë e parlamentit të ri.

Zekthi u shpreh se PD nuk mund ta ndalojë futjen e Berishës në Kuvend, por sipas tij ajo mundet që ta konsiderojë një vendim për të mos ta cilësuar atë pjesë të grupit parlamentar.

“Zoti Berisha ka thënë vetë që do të jetë në parlament. Kjo nuk ka diskutim. PD nuk mund ta ndalojë futjen e Berishës në parlament pasi ai është një deputet i zgjedhur nga shqiptarët. Aman Partia Demokratike mund të marrë në konsideratë një vendim të saj për të mos e cilësuar atë pjesë të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, pra ky është diskutimi. Ky është gjykimi im. Mesa di unë PD e ka pasur një qëndrim në lidhje me këtë çështje.

Qëndrimi është ky. Zoti Berisha është trashëgimia historike e Partisë Demokratike. Është në një farë mënyrë ndërgjegjja jonë 30-vjeçare. Arritjet e PD janë nën shenjën e këtij njeriu. Ky njeri ka një vend të padiskutueshëm në Partinë Demokratike dhe shtetit shqiptar. PD respekton statutin dhe për përjashtimin e njerëzve. PD nuk mund ta përjashtojë nëse nuk shkelet një nga këto klauzola”, u shpreh Zekthi.
Në mesjavë Rilindja Demokratike, organi zyrtar i shtypit të PD publikoi një deklaratë të sekretares së re për ish -të përndjekurit, Jonila Godole, e cila kërkoi publikisht që PD të distancohej nga Berisha. Deklarata prodhoi reagime të simpatizantëve të PD dhe brenda Selisë Blu që e detyruan RD të fshijë shkrimin dhe të bëjë një shënim pro Berishës. /Zoom.al

Loredana harron skandalin e vjedhjes së 900 mijë frangave, publikon video me denga parash brenda veturës së saj luksoze

Reperja shqiptare, Loredana, ka arritur të ketë fitime të mëdha financiare brenda një kohe të shkurt.

Karriera e saj në Zvicër e Gjermani bëri që Loredana të ketë një jetë luksoze dhe ta ndaj me ndjekësit e saj, shkruan GazetaBlic.

Së fundi, ajo ka publikuar disa video ku shihet me një shumë të madhe parash në duar.

 

Pas përhapjes së kësaj video në rrjete sociale kanë qenë ndjekësit që menjëherë i kanë kujtuar skandalin e vjedhjes së 900 mijë frangave.

“I i kemi paguar faturën”, Macron: Shqipëria po i merr afganët kundrejt shpërblimit

Presidenti i Francës Emmanuel Macron u shpreh se Shqipëria dhe vendet e tjera që kanë pranuar që të marrin afganët po ndihmohen financiarisht për të përballuar faturën e strehimit të tyre.  “Ne jemi gati për të ndihmuar vendet që janë në presionin e lëvizjeve migratore sikur janë Irani apo Pakistani.

Në këtë mënyrë ne, kur SHBA po evakuojnë afganët të cilët po vendosen në Shqipëri ose në vende të tjera kundrejt një pagese, ka një pyetje që ne duhet ta bëjmë si europiane, dhe nuk dua që ne ta vuajmë”, insistoi Emmanuel Macron, “a do vazhdojë të ketë lëvizje migratore, sepse është një parregullsi, një vend në lufte me një regjim të dhunshëm.

Të gjitha këto çështje janë në zemër të nismës bashkë me Gjermaninë”, ka shpjeguar ai duke siguruar se nuk është i shqetësuar nga lëvizja e njerëzve por kërkon vendosjen e mekanizmave të përbashkët për të vepruar.

Edhe kryeministri Edi Rama deklaroi mbrëmë se shteti shqiptar nuk mund të përballojë shpenzimet për strehimin e afganëve duke zbuluar se do i paguajë SHBA.

Shpenzimet nuk mund të jenë të taksapaguesve tanë. Se këtë do mund ta bënim por nëse ata do rrinë këtu 1-2 vjet nuk mundemi.

Shpenzimet, këto entitete dhe qeveria amerikane, do mbulojë shpenzimet e tyre. Nga pikëpamja e shpenzimeve. Ishte një variant për të ngritur kamp. Por kampe refugjatësh në Shqipëri nuk ka. Ata këtu duhet të vijnë si njerëz” tha Rama.

Në Shqipëri deri tani kanë ardhur vetëm një pjesë nga grupi prej 4 mijë afganësh që pritet që të mbërrijnë.

Plas skandali në Britani/ Del plani se ç’do ndodhë ditën që do të vdesë Mbretëresha Elisabeta II

Ditën e sotme, janë zbuluar planet sekrete në gazetën Politico dhe planet janë të koduara “London Bridge”, që do të zbatohen kur të vdesë Mbretëresha Elizabeth.

Sipas Daily Mail, flamujt do të valëviten në gjysmështizë në dhjetë minuta dhe do të pasohen nga një mesazh televiziv nga Princi Charles.

Personi i parë jashtë Pallatit Buckingham që do të informohet për lajmin e keq do të jetë Kryeministri, i cili do të thirret nga sekretari special i Mbretëreshës dhe do të informohet nga ministrat dhe figura të tjera të rëndësishme britanike.

Një “njoftim zyrtar” do të bëhet për lajmet për publikun përmes televizionit dhe shtypit, duke deklaruar se funerali i Mbretëreshës do të bëhet 10 ditë më vonë në Westminster Abbey. Ajo do të varroset pranë Princit të saj të dashur Filipit në Kështjellën Windsor.

Për tre ditë trupi i saj do të jetë në Pallatin Westminster, i cili do të jetë i hapur 23 orë në ditë për publikun që dëshiron të thotë lamtumirë.

Faqja e internetit e familjes mbretërore britanike do të jetë një faqe e zezë me një mesazh të shkurtër për vdekjen e mbretëreshës. Një flamur i zi do të shtohet në të gjitha faqet e qeverisë.

Ndërkohë llogaritë zyrtare në Twitter, Facebook dhe Instagram do të bllokohen dhe të gjitha njoftimet do të ndalojnë.

Deklaratat publike nuk do të lejohen derisa kryeministri të bëjë deklaratën e tij, ka shumë të ngjarë në Downing Street.

Sidoqoftë, Mbretëresha 95-vjeçare Elizabeth aktualisht është e shëndetshme dhe ka shumë pyetje në lidhje me rrjedhjen e dokumenteve

Për vajzat: Mos u druaj as nëse nuk bën dot fundjava instagramesh…keni lindur për ta mbajtur kokën lart

Nga: Denisa Cerma

“Nuk është turp të punosh çdo lloj pune, turp është të rrish e të presësh të të bjerë telebingo… Nuk është turp të mos shkosh në vendet më trend ku mund të shkojnë mikeshat e tua… Nuk është turp nëse nuk bënë dot pushime atje ku i bëjnë ndoshta të tjerat… Mos ki turp nëse nuk ke një çantë firmë.., as nëse e kalon dimrin me të njëjtin xhup…ai do të të mbajë njësoj  ngrohtë aq shumë… dhe e di pse? Sepse e ke blerë me paratë e tua… Mos e ul kokën nëse këtë muaj nuk e bleve dot fustanin e ri që pe… dhe e di pse? Sepse ai që ke në dollap ka aromën e mundit dhe lodhjes tënde, sado i thjeshtë…Mos u druaj as nëse nuk bën dot fundjava instagramesh si shoqet apo si shumë që mund të shohësh aty… pikërisht sepse ajo buka e thekur me gjalpë dhe një kafe me avull mëngjeseve të pushimit tënd në shtëpi shijon më tepër se fundjava e shoqes paguar shtrenjtë. ?Mos ki turp edhe të qash nëse mezi po ia del me shpenzimet, lotët të bëjnë më të fortë, por  mos  u dorëzo! …dhe mbi të gjitha, mos ki turp nëse i dashuri yt nuk ka makinën e fundit…Dhe e di pse? Sepse ka zemrën më të madhe dhe e bën gjumin më të qetë se ai i shoqes tënde….

Mos kini turp! Mos kini frikë! Vajzat kanë lindur për ta mbajtur kokën lart!  #vajzattona #vajzatqeiadalin