zoom

Day ArchiveKush do i paguaj lekët për afganët? Reagon Rama

Kryeministri Edi Rama ka folur së fundmi për afganët që janë strehuar në vendin tonë.

Sipas kryeministrit Edi Rama, paratë dhe shpenzimet për afganët e strehuar në vendin tonë do të mbulohen nga Shtete e Bashkuara të Amerikës.

Kryeministri ndër të tjera ka theksuar se ai vetë kishte ofruar gatishmërinë për të strehuar afganët përpara se të vinte kërkesa nga Shtete e Bashkuara të Amerikës.

“Ne së pari kemi bërë një gjë me rëndësi të madhe për vetëdijen kombëtare dhe trashëgim historike. Në këtë proces ne e kemi ngritur shumë lart imazhin e vendit tonë. Kemi një gjë që na jep shumë respekt edhe me NATO. Nuk jemi në NATO për të marr vendime lufte. Por jemi si pjesë e një organizate që bashkon vende dhe është nder i madh që në momentin kur jemi të vlefshëm. Për shpenzimet është një proces që ka nisur para se qeveria Amerikane të na kontaktonte. Në jemi kontaktuar për herë të par dhe e kam ngritur unë në samitin e fundit duke pasur parasysh cfarë kemi kaluar. E dimë se si është krijuar kjo atmosferë. Kam thënë se “po për afganët tradhtarë a kemi plan se cdo bëhet me ta? Se po i lanë atje…”. Pastaj na janë afruar dy entitetet që na janë afruar dhe më pas qeveria amerikane. Kemi qenë të gatshëm të ofrojmë mikpritje. Nuk është proces një muaj dy muaj do zgjas shumë. Se këto afganë këtu janë për në Amerikë dhe duhen procedurat. Dhe do bëhet procedurë e do kërkojë kohë. Shpenzimet nuk mund të jenë të taksapaguesve tanë. Se këtë do mund ta bënim por nëse ata do rrinë këtu 1-2 vjet nuk mundemi. Shpenzimet këto entitete qeveria amerikane do mbulojë shpenzimet e tyre. Nga pikëpamja e shpenzimeve. Ishte një variant për të ngritur kamp. Por kampe refugjatësh në Shqipëri nuk ka. Për aty është çnjerëzore për ata. Ata këtu duhet të vijnë si njerëz.” tha Rama.

“Nëse qëndrojnë në Shqipëri janë të mirëpritur. Jo me shpenzimet tona se nuk e kemi këtë mundësi. Kemi dhënë për 4 mijë or nuk lëvizin dot dhe nuk besojmë do shkojë kështu. Por vala e madhe do vijë për Europën në vijim dhe kjo është histori në vete.” /abcnews.al/

Kombëtarja shqiptare e pafuqishme, Polonia na mund edhe kur luajmë mirë

Nuk mjafton të luash mirë dhe të mbash topin më shumë në futboll. Kombëtarja shqiptare është mundur 4-1 në Poloni, sfidë e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2022. Ndonëse kuqezinjtë bënë një lojë relativisht të mirë, nuk ishte e thënë që të merrnin të paktën një barazim.

Pjesa e parë përfundoi me fitoren e vendasve 1-2. Fillimisht kaloi në avantazh Lewandowski, pas një goditje me kokë në minutën e 12’. Një aksion i vetëm dhe goleadori polak nuk fal, duke mos i dhënë asnjë mundësi portierit Berisha.

Avantazhi i Polonisë zgjati vetëm 12 minuta, pasi Sokol Cikalleshi, pasi ka marrë një top brenda zone, u kthye dhe goditi pa u menduar, duke mposhtur Szczesny, i vendosur keq dhe jo pa faj.

Megjithatë, nuk ishte e thënë që pjesën e parë ta mbyllnin në barazim. Në minutën e 44’ vjen goli i dytë i vendasve, me autor Buksa. Për të ardhur keq, pasi kuqezinjtë po luanin vërtet mirë.

Kuqezinjtë hidhen menjëherë në sulm në pjesën e dytë, por polakët ndëshkojnë në minutën e 50-të me anë të një kundërsulmi. Lewandowski bën gjithçka mirë në krah dhe në fund pason për Krychowiak, i cili nuk fal afër portës. Reja feskon sulmin, por në fund janë sërish vendasit që shënojnë me Linetty. Mbyllet 4-1 për Poloninë.

‘Lëpirës ordiner’/ Degjêneron debati në emision mes gazetarit dhe analistit: Zagar, edhe shtëpinë ta ka blerë PD-ja

Debati për kabinetin e ri qeverisës degjenoroi në fyerje personale mes gazetarit Enton Abilekaj dhe analistit Dritan Hila.

Ndërsa Hila po thoshte se zonja Anila Denaj ka qenë një nga ministret e suksesshme tashmë të larguara, Abilekaj e kundërshtoi duke i thënë të mos gënjejë.

Hila: Më vjen keq për Denaj, ka qenë ministre e zonja, profesioniste, menaxhoi një periudhë të vështirë ekonomike.

Borxhi ishte 80 perqind dhe ajo e çoi në 60, dhe pastaj u rrit me pandeminë normale.

Abilekaj: Po ça po thua! Ti je klientelist dhe fanatik.

Hila: Ti më shpjego pak klientelizmin mua, ti je zagar sulmues

Alibekaj: Ti je shërbëtor i shumë personave

Hila: Une kam qenë vetëm me Ramën ti ke qene me Nanon, mos u merr me mua, Abilekaj

Abilekaj: Po ti s’mund të gënjesh këtu, kur jam unë këtu jam gazetar ti s’ke qenë ndonjëherë gazetar, ti del për gjah të kapësh ndonje gjë.

Hila: Unë jam gazetar.

Abilekaj: Ti je lepirës ordiner

Hila: Unë nuk jam injorant si puna jote, kam studiuar ekonomi,

Abilekaj: Ti s’di ca është GDP ore

Hila: Ti je i paguar nga opozita, që nga shtëpia që ke marrë

Rama e pranon se do t’i shkojë në zyrë presidentit për dekretimin e qeverisë së re: A do të ‘pajtohem’ me Metën?

Kryeministri Edi Rama i ftuar në ‘Opinion’ ka shuar çdo mundësi dhe shpresë për një pajtim me presidentin Ilir Meta. Ai tha se rrugët me Partisë Socialiste dhe presidentit janë ndarë në mënyrë të pakthyeshme.

I pyetur nëse do të shkojë të betohet tek ai edhe nëse gjykata Kushtetuese e shkarkon atë, Rama tha se për sa kohë që është në zyrë do të rrespektoje Kushtetutën.

Blendi Fevziu: Nëse Gjykata Kushtetuese shkarkon presidentin do të shkoni të betoheni?

“Për sa kohë është në zyrë do të rrespektoj Kushtetutën gjithmonë. Nuk jemi zënë ne. Thjesht janë ndarë rrugët mes PS-së dhe Ilir Metës në mënyrë të pakthyeshme për arsyet që janë publike”- tha Rama.

Cilat janë dy ministret që nuk mund t’i thonë kurrë ‘Jo’ Ramës, kryeministri flet hapur me emra

Kreyministri Edi Rama ka thene se

Edi Rama: Përjashto dy vajzat që janë ministrat për Rininë dhe Fëmijët dhe ministrja për Sipërmarrjen, të gjitha ato që shihni ju aty kanë thënë edhe jo. Kjo sepse ne bëjmë shumë diskutime, ndryshe nga e kaluara ne nuk bëjmë telenovela, ne bëjmë diskutime dhe jo-ja lidhet me çështje të caktuara që ata kanë mendimin e tyre dhe unë mendimin tim.

Unë mund të hyj në diskutim me një mendje tjetër dhe të dal me një mendje tjetër në një diskutim.

Jo-ja e ministrave nuk thuhet në parlament me votë. Nuk ekziston kjo pasi kjo është absurde.

Nuk ka fund ‘tmerri’ me variantet e koronavirusit, zbulohen 6 raste të varinatit të ri ‘MU’ në shtetin ngjitur me Shqipërinë

Para pak ditësh u njoftua se një variant i ri i Covid i emërtuar si “MU’ i cili është identifikuar për herë të parë në Kolumbi në janar, po përhapet edhe në Europë.

Mediat greke kanë raportuar se në Greqi janë konfirmuar 6 raste me këtë variant i cili thuhet se është edhe rezistent ndaj vaksinave. Gjashtë rastet me variantin “Mu” janë konfirmuar në Atikë, Argolida, Arta dhe Eleftherios Venizelos. Në Egjeun e Veriut, Epir dhe Greqinë Qendrore, mutacioni Delta gjendet në 100% të rasteve të reja, por tashmë dhe ky variant i ri është shqetësues.

Varianti Mu, i njohur shkencërisht si B.1.621, është klasifikuar si një “variant interesi”, tha organizata globale e shëndetit të martën në buletinin e saj javor të pandemisë. OBSH tha se varianti ka mutacione që tregojnë një rrezik të rezistencës ndaj vaksinave dhe theksoi se duheshin studime të mëtejshme për ta kuptuar më mirë atë. Ekziston një shqetësim i përhapur mbi shfaqjen e mutacioneve të reja të virusit pasi normat e infeksionit po rriten përsëri në nivel global, me variantin shumë të transmetueshëm Delta duke u marrë-veçanërisht në mesin e të pavaksinuarve-dhe në rajonet ku masat kundër virusit janë lehtësuar.

Kreu u KLSH apele qytetarëve dhe institucioneve: Denonconi shkeljet

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu bën apel për qytetarët dhe institucionet të denoncojnë të gjitha rastet që konstatohen shkelje nga punonjës të institucionit të KLSH.

“Institucionet që janë objekt i kontrollit nga KLSH, apo qytetarë që kanë konstatuar abuzime nga punonjës të KLSH janë të lutur t’i adresojnë pranë institucionit përmes postës elektronike në adresën e email-it [email protected] ose me sms në numrin e telefonit +355 676128162, për të bërë të mundur vendosjen përpara organeve ligjzbatuese të çdo individi që abuzon me detyrën.

KLSH garanton ruajtjen e anonimatit dhe ndjekjen e çështjes deri në fund duke bashkëpunuar me Prokurorinë dhe Policinë e Shtetit për rastet e dyshuara si shkelje të ligjit penal nga punonjës të KLSH.

Gjithashtu KLSH do të bëjë përgjegjës para ligjit çdo punonjës të institucionit që nuk kallëzon aktet e korrupsionit aktiv të kryera nga punonjës të subjekteve në auditim.”thuhet në njoftim.

Pse u largua Taulant Balla nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama kadeklaruar mbrëmjen e sotme se Sekretari i Përgjithshëm dhe Kreu i Grupit Parlamentar janë dy poste që kanë shumë ngarkesë, prandaj dhe ka vendosur që të jenë dy persona ata që i drejtojnë.

Tashmë Taulant Balla do të jetë vetëm Kreu i Grupit Parlamentar, ndërsa Sekretar i Përgjithshëm do të jetë Damian Gjiknuri, një nga personat më të afërt të Ramës.

Pjesë nga biseda në Opinion:

Gazetarja: Duke qeverisur me të njëjtin ministra ja shlyeni borxhin shqiptarëve?

Rama: Shqipëtarët na kanë besuar. PS ka fituar zgjedhjet dhe ky është fakt. Kjo qeveri ka mjaftueshëm emra për të garantuar risi dhe vazhdimin e punës së mandatit të dytë. Këta njerëz që janë konfirmuar janë në kushtet që mund ta vazhdojnë punën, ndërsa të tjerët kanë marrë detyra të tjera.

Për sa i përkëet Taulant Ballës. Taulanti është Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, një detyrë me ngarkesë të madhe. Partitë politike shqiptare nuk mund të vazhdojnë kështu. Na duhej një sekretar partie që duhej non-stop. Është rritur volumi në këto dy pozicione dhe prandaj i kemi ndarë. Unë e përsëris, njerëzit të cilët janë vendosur në ato detyra përtej stërfoljeve kanë bërë punë dhe kanë dhënë kontribute. Këta njerëz që ju sot i quani politik janë njerëz që unë i kam mbledh andej këtej. Unë nuk di si ripërtrihet gjaku ndryshe nëse nuk përfshihen figura të ndryshme nga shoqëria.

Soros poston foton me Ramën, nuk i kursen lavdet për kryeministrin shqiptar: Lider frymëzues botëror

Djali i miliarderit George Soros, Alex Soros, ka publikuar mbrëmjen e sotme në Instagramin e tij, një foto me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

Fotoja duket që është bërë gjatë fundjavës së kaluar gjatë vizitës së Aleks Soros në Shqipëri.

Në mbishkrimin e fotos së publikuar në Instagram, Alex Soros, nuk i ka kursyer lavdet për kryeministrin Rama, duke e konsideruar si frymëzues lidershipi në vend, rajon dhe botë.

“Me mikun tim Edi Rama fundjavën e shkuar në Tiranë, i cili vijon që të tregojë aftësi frymëzuese lidershipi në vend, rreth rajonit dhe në të gjithë botën.”, shkruan Soros.

Asist magjik i Gjasulës, Cikalleshi i përgjigjet Levës me një gol fantastik

Kombëtarja shqiptare e futbollit po luan në transfertë me Poloninë ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Katar 2022”,

Në minutën e 12-të është Robert Levandovski që zhbllokon rezultatin, duke kaluar në avantazh polakët.
Por nuk zgjat shumë gëzimi i vendësve, pasi kuqezinjtë arrijnë të barazojnë.

Sokol Cikalleshi në minutën e 25-të merr një asist nga Gjasula dhe në zonë godet me të majtën, duke e dërguar topin në rrjetën e Sheznit.