zoom

Day ArchiveE bën për herë të parë, ja çfarë i kërkon Mbretëresha Elizabeth CR7

Mbretëresha Elizabeth i ka kërkuar Manchester Unitedit të rezervojë fanellën e parë të nënshkruar nga Cristiano Ronaldo, duke u bërë personi i parë që Mbretëresha i ka kërkuar një autograf një përsoni, raporton FTBL.

Me sa duket edhe Mbretëresha është e fiksuar pas CR7 i cili befasoi me rikthimin te Man United pas 12 vitesh aty ku spikati si lojtar profesionist duke fituar gjithçka.

Ndërkohë, Mbretëresha Elizabeth është tifoze e West Ham.

Rrëzohet helikopteri i marinës amerikane, pesë të zhdukur

Një marinar u shpëtua dhe pesë të tjerë u zhdukën pasi një helikopter i Marinës amerikane u rrëzua të martën në ujë në brigjet pranë San Diego.

Shkaku i rrëzimit nuk ishte i qartë. Në një deklaratë, Flota e Tretë e Marinës tha se helikopteri po operonte në kuvertën e USS Abraham Lincoln, një aeroplanmbajtëse e klasës Nimitz, para se të “rrëzohej në det” në 4:30 pasdite. Koha lokale. Zyrtarët e Marinës thanë se helikopteri po kryente “operacione rutinore fluturimi” rreth 60 milje detare larg bregdetit.

Një marinar i cili u shpëtua nga helikopteri ishte i qëndrueshëm të Mërkurën, tha Marina. Pesë marinarë që ishin në bordin e Lincoln në kohën e përplasjes gjithashtu u plagosën dhe ishin në gjendje të qëndrueshme të Mërkurën, tha Marina.

Marina nuk tha se si u plagosën ata marinarë. Dy u dërguan në breg për trajtim, ndërsa tre të tjerët mbetën në transportues dhe u trajtuan për dëmtime të lehta, tha Marina.

Aksident në Gramsh, makina përplas këmbësoren! Shoqërohet në polici shoferi

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gramsh, në fshatin Kodovjat. Një makinë ka përplasur një këmbësore, e cila është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat dhe grupi hetimor po heton për shkaqet e aksidentit.

U përball me sulmet e talebanëve, ushtari afgan i Forcave Speciale të SHBA rrëfen momentet dramatike: Vdisnin njerëz para meje!

Më shumë se 120,000 vetë u evakuuan nga Afganistani gjatë muajit të kaluar pasi Shtetet e Bashkuara tërhoqën trupat e tyre nga vendi dhe talebanët morën kontrollin e vendit. Një familje afgane emigroi në Hjuston të Teksasit, ku po fillon një jetë të re.

Anëtarët e familjes Sediqi nuk kishin asgjë tjetër përveç rrobave që kishin veshur kur u larguan nga Afganistani javën e kaluar. Tani në Hjuston të Teksasit, nën kujdesin e organizatës YMCA International, familja prej katër vetash po mbështetet tek ndihma e të tjerëve ndërsa fillon jetën e tyre të re.

Kthesa e papritur e ngjarjeve në Afganistan ka tronditur Abdul Aman Sediqin, i cili punoi me Forcat Speciale të Ushtrisë Amerikane nga 2012 deri sa ai u largua nga Afganistani, duke hequr eksplozivë gjatë ditës dhe duke ndihmuar me operacione të tjera gjatë natës.

“Unë mendoja se e gjithë bota qëndronte pas nesh dhe mendonte për idetë tona, për shpresën tonë dhe për të ardhmen tonë. Por të gjithë u larguan, krejt papritur”, thotë Abdul Aman Sediqi për Zërin e Amerikës.

 

 

Përmes punës së tij me forcat speciale amerikane, Sediqi u kualifikua për një Vizë Speciale të Imigrimit, – dhe kjo, së bashku me këmbëngulje dhe fat, i çuan në një avion për në Hjuston të Teksasit, më 21 gusht dhe në një apartament modest me një dhomë gjumi, financuar nga qeveria amerikane.
“Kam parë shumë gjatë jetës sime. Ka pasur luftëra, shpërthime, njerëz që kanë vdekur para meje, dhe kurrë nuk kam pasur një jetë të paqtë. Unë thjesht dua të jem i sigurt, dhe jam i lumtur që jam këtu. Thjesht dua të jetoj një jetë të qetë”, thotë Abdul Aman Sediqi.

Sanya Wafeq, e cila përkthen për Sediqin, është gjithashtu menaxhere për rastin e familjes me organizatën YMCA International. Ajo po ndihmon refugjatët e tjerë afganë që kanë ardhur në Hjuston javët e fundit të strehohen.

“Këto familje po vijnë tani, sepse duhej të shpëtonin jetën. Pra, kjo është arsyeja pse ata po vijnë me asgjë tjetër me vete. Ne do t’i ndihmojmë të gjejnë punë, ne do t’i ndihmojmë të marrin ndihmë nga qeveria, dhe do t’i ndihmojmë ata të marrin të gjitha dokumentet e tyre”, thotë Sanya Wafeq.

Familja e Tram Ho-së po ndihmon me shpenzimet për sendet e nevojshme. Ho erdhi në Shtetet e Bashkuara si refugjate në adoleshencë në prag të Luftës së Vietnamit. Ajo donte që fëmijët e saj të lindur në Amerikë të takonin refugjatët.

“Me të vërtetë mu mbushën sytë me lot sepse ne ishim si ata me rënien e Saigonit. Këta njerëz konsiderohen me fat që janë në gjendje të vijnë në Amerikë për sigurinë e familjes së tyre. Ne ishim me fat kur erdhëm në Amerikë në vitin 1981 për të krijuar një jetë të re, dhe amerikanët hapën krahët për të na ndihmuar. Ne po bëjmë të njëjtën gjë për afganët”, thotë zonja Ho.

Sediqi thotë se është e vështirë të fillosh nga e para në moshën 36 -vjeçare. Por qëndrimi në Afganistan nuk ishte i mundur pasi jeta e tij ishte në rrezik. Ai shqetësohet për familjen e mbetur ende atje, dhe shpreson që t’i tërheq ata gjithashtu.

Një vend i ri, një gjuhë e re – është shumë. Por ai shikon fëmijët e tij.
“Ai është i lumtur që të paktën fëmijët e tij do të jenë në gjendje të kenë një jetë të mirë këtu dhe një të ardhme të mirë”.
Një jetë që kjo familje do të ndërtojë së bashku, me ndihmën e të tjerëve./VOA

‘Blindohet’ Bjellorusia, Lukashenko: Së shpejti një dërgesë e madhe me armë vjen nga Rusia

Udhëheqësi autoritar i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka, tha se vendi i tij së shpejti do të pranojë një dërgesë të madhe të pajisjeve ushtarake nga Rusia.

Duke folur të mërkurën në qytetin Babrushk të Bjellorusisë, Lukashenka tha se dhjetëra avionë dhe sisteme të mbrojtjes ajrore, përfshirë “ndoshta” sisteme raketore S-400, do të dërgohen nga Rusia fqinje në Bjellorusi “në të ardhmen e afërt”.

Ai nuk dha detaje të tjera, por i konfirmoi raportet e mëhershme për një takim me presidentin rus, Vladimir Putin.

Lukashenka tha se, më 9 shtator, do të zhvillojë bisedime me Putinin në Moskë, për integrimin e mëtejshëm midis dy vendeve.

Lukashenka, tash e një vit, përballet me protesta të kohëpaskohshme kundër regjimit të tij.

Opozita ka refuzuar ta pranojë fitoren e Lukashenkës në zgjedhjet e gushtit të vitit të kaluar, për shkak të, siç ka thënë, manipulimit me vota.

Vendet perëndimore gjithashtu kanë refuzuar ta njohin Lukashenkën si president legjitim dhe kanë vendosur një varg sanskionesh kundër regjimit të tij, për shkak të shtypjes brutale të lëvizjes opozitare.

Lukashenka tha të mërkurën se integrimi më i thellë me Rusinë nuk do ta privojë vendin e tij nga sovraniteti.

“Ne po i ndërtojmë lidhjet tona si dy shtete sovrane”, tha ai.

Forcat ruse dhe bjelloruse pritet të zhvillojnë stërvitje të mëdha ushtarake këtë muaj.

/REL

Ku i marrin paratë talebanët? Sigurojnë 300 milionë deri në 1.6 miliardë dollarë në vit

Sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara të publikuar në qershor, grupi i militantëve talebanë arrinte të siguronte nga 300 milionë deri në 1.6 miliardë dollarë në vit, kryesisht përmes aktiviteteve kriminale. Zëri i Amerikës sjell një analizë të këtij raporti për të kuptuar më shumë detaje rreth mënyrës se si talebanët sigurojnë paratë e tyre.

Ku i marrin paratë talebanët?

Para se talebanët të merrnin pushtetin në Afganistan, ata kishin grumbulluar një burim të rëndësishëm – para.

Ndërsa është e pamundur të dihet me saktësi se sa para kanë mbledhur, është e qartë se militantët kishin për qëllim të krijonin pavarësi financiare.

Një raport i Kombeve të Bashkuara në qershor vlerëson se grupi militant grumbullonte 300 milionë deri 1.6 miliardë dollarë në vit.

Por nga erdhën këto para?

Pjesa më e madhe e tyre vjen nga aktivitetet kriminale, përfshirë prodhimin e opiumit dhe trafikun e drogës, si dhe përmes rrëmbimit të pengjeve e shkëmbimit të tyre për para.

Sipas këtij raporti, vetëm trafiku i drogës u siguroi talebanëve 460 milionë dollarë. Mbledhja e taksave në zonat që ata kontrollonin ishte një burim tjetër i të ardhurave.

Taksat ditore të mbledhura nga një pikë kontrolli mes qyteteve Pul-e Khumri dhe Mazar-e-Sharif vlerësohen të konsidueshme. Talebanët gjithashtu shtuan operacionet në minierat e zonave që kontrollonin, duke fituar 464 milionë dollarë vitin e kaluar.

Edhe më shumë para kanë siguruar nga donacionet e mbështetësve të pasur dhe një rrjet fondacionesh bamirëse joqeveritare.

Burime tjera financimi janë qeveritë e huaja.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë prej vitesh se talebanët kanë marrë para, armë dhe trajnime nga Rusia. Analistët thonë se militantët morën para edhe nga Pakistani dhe në një shkallë më të vogël nga Irani.

Tani që talebanët kontrollojnë Afganistanin, ata kanë mundësi të mbledhin edhe më shumë para, përmes qasjes në llogaritë e qeverisë dhe taksave federale. Sidoqoftë, ata gjithashtu duhet të përballojnë kostot e drejtimit të një qeverie.

Qeveria afgane shpenzoi 11 miliardë dollarë më 2018.

80 për qind e tyre erdhën nga ndihmat e huaja. Disa donatorë njoftuan se do të ndalojnë dërgimin e ndihmës, të paktën për momentin.

Ekonomistët paralajmërojnë se mungesa e dollarëve amerikanë mund të shkaktojë rënie të vlerës së monedhës afgane dhe rritje të inflacionit.

Talebanët po përballen gjithashtu me një ekonomi ndryshe nga ajo që udhëhohqën nga viti 1996 deri më 2001. Prodhimi i Brendshëm Bruto në vend pothuajse është pesëfishuar ndërsa ekonomia është urbanizuar./VOA

Ushqimet më të mira kundër plakjes

Shauna Faulisi është një nutricioniste, ajo u pyet nga Poosh se cilat janë ushqimet e saj të preferuara për shëndetin e lëkurës dhe kundër plakjes.

Plakja është e lidhur me ambientin përreth dhe me atë çfarë ne konsumojmë.

Këto janë disa nga ushqimet e saj të preferuara:

Boronicat mbështesin elasticitetin e lëkurës.

Çokollata e zezë ka në përbërjen e saj magnezium, i cili ndihmon që ADN-ja juaj të vetërregullohet.

Omega 3 luan një rol të rëndësishëm për lëkurën tuaj, duke zbutur irritimin dhe inflamacionin.

Domatet mbrojnë nga rrezet UVA dhe UVB.

Lëngu i mishit është i mbushur me kolagjen i cili  është aleati numër 1 kundër plakjes. / Përgatiti: Alesia Doçi

A do e tërheqin talebanët njohjen e Kosovës?

Teksa Shtetet e Bashkuara  dhe shumë vende të tjera kanë përfunduar tërheqjen e forcave të tyre nga Afganistani, duket se në këtë shtet gjërat nuk do të shkojnë si më parë pas marrjes së pushtetit nga talibanët.

Mijëra persona u evakuuan në përpjekje për t’i shpëtuar terrorit të talibanëve dhe një pjesë e tyre është strehuar edhe në Kosovë. Qeveria kosovare ka thënë se do të mund të strehojë deri në 4 mijë afganë si kërkesës së bërë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Por pas kësaj lëvizje marrëdhëniet e jashtme mes Kosovës si një shtet i ri dhe Afganistanit nuk dihet si do të shkojnë. Kujtojmë se Afganistani ishte një ndër vendet e para që njohu pavarësinë e Kosovës. Por ende nuk dihet nëse talibanët do i qëndrojnë të njëjtës ide./zoom.al

l

Një 15-vjeçare nga Tetova humb jetën nga koronavirusi

Një vajzë 15-vjeçare nga Tetova ka vdekur në Klinikën Infektive në Shkup, për shkak të komplikimeve nga koronavirusi, konfirmuan autoritetet shëndetësore në Maqedoninë e Veriut.

Sipas tyre, vajza u soll në gjendje shumë të rëndë nga spitali i Tetovës, ku u trajtua për dy ditë.

Sipas raportit mjekësor, pacientja nuk ishte e vaksinuar.

“Bëhet fjalë për një paciente, e cila nuk ishte vaksinuar dhe për të cilen nuk kemi detaje nga të dhënat që kemi marrë nga babai i saj, nëse ajo vuante nga sëmundje të tjera kronike. Por, është një vajzë që kishte mbipeshë, gjë që bart rrezikun e sëmundjeve të komplikuara dhe të rënda”, tha Millena Stevanoviq, drejtore e Klinikës Universitare për Sëmundje Infektive në Shkup.

Kjo është viktima më e re që ka humbur jetën nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut.

Të mërkurën, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në këtë vend, janë regjistruar gjithsej 26 viktima dhe 905 të infektuar me koronavirus.

Rastet e reja rezultuan pas testimit të 4,982 mostrave.

Viktimat janë: tetë në Shkup, gjashtë në Tetovë, tri në Strugë, nga dy në Gostivar dhe Kërçovë dhe nga një në Prilep, Ohër, Vinicë, Dibër dhe Kratovë.

Numri total i viktimave nga koronavirusi në Maqedoninë e Veirut ka arritur në 5,954.

Numri i rasteve aktive në këtë vend është 14,785./REL

Si mashtrojnë gazetarët e kanaleve më të mëdha në botë

Shpesh herë lufta për të pasur sa më shumë audiencë i shtyn gazetarët të marrin vendime deri në ekstrem dhe shpesh herë edhe në manipulimin e të vërtetës

Por siç thotë një fjalë e urtë, “gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra” dhe kështu ka ndodhur dhe më shumë gazetarë në mediat e mëdha botërore të cilët u munduan të manipulonin njerëzit.

Për më tepër ju ftojmë të ndiqni videon. /zoom.al