Aplikacion
Një tërmet me madhësi 3.2 ka lëkundur Kretën rreth orës 22:39 të mbrëmjes së sotme.
Mediat greke raportojnë se epiqendra ishte 23 kilometra në juglindje të Kretës ndërsa thellësia 15.1 kilometra.
Banorët e zonave përreth kanë ndjerë lëkundje të lehta, por pa dëme materiale.
FOTO/ Rama, Vuçiç e Zaev bëhen bashkë në SlloveniKryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka takuar Aleksandar Vuçiç dhe Zoran Zaev në Slloveni. Liderët janë bërë bashkë në kuadër të Forumit Bled.
Ishte Presidenti i Serbisë, Vuçiç që publikoi foton duke shkruajtur “Forumi Bled nën hijen e Ballkanit të Hapur”.
Ndërkohë në këtë forum merr pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili ka sulmuar nismën “Ballkani i Hapur’’ dhe ka refuzuar të bashkohet me të.
Çifti shqiptar u gjet në valixhe, tronditin italianët: Nusja i vrau se ishte shtatzënë me një tjetërMediat italiane kanë zbuluar detaje tronditëse nga dosja hetimore për vrasjen e çiftit shqiptar Shpëtim dhe Teuta Pasho, të cilët u gjetën të copëtuar në valixhe. Për krimin u arrestua nusja e djalit të tyre, Elona Kalesha nga Durrësi.
Por cilat janë dyshimet e hetuesve?
36-vjeçarja me origjinë shqiptare e ndaluar në Firence që nga dhjetori i kaluar për vrasjen e dyfishtë të prindërve të ish-të dashurit të saj, dyshohet se mund t’i ketë ekzekutuar për të parandaluar çiftin që të zbulonin se ishte duke pritur një fëmijë nga një burrë tjetër, pasi kishte tradhtuar djalin e tyre.
Kështu të paktën pretendon akuza italiane, bazuar në hetimet e kryera nga prokurorja Ornella Galeotti. Sipas asaj që u konstatua nga prokuroria, Kalesha dyshohet se kishte kryer një abort në një spital në Firence në Tetor 2015, disa ditë para zhdukjes së çiftit Pasho.
Mëngjesin e sotëm, gjatë seancës prokurorja Ornella Galeotti paraqiti dokumente të reja, përfshirë raportin e marrjes në pyetje të Taulant Pashos. Ai është shprehur se kurrë nuk e dinte për shtatzëninë e 36-vjeçares, duke mohuar se ai mund të ishte babai, duke qenë se ishte në burg.
Gjithashtu në bazë të asaj që u mësua, disa të afërm të Teuta Pashos deklaruan për hetuesit se disa ditë para se të zhdukej kishte shprehur dëshirën për të folur me djalin e saj për diçka që kishte të bënte me Elonën dhe se ai (Taulanti) duhet të zgjidhte mes familjes dhe të dashurës së tij.
Hetuesit italianë mbështeten në këtë tezë, pasi nuk kanë gjetur arsye tjetër se përse Elona mund të kishte vrarë çiftin.
Zelanda e Re raporton një viktimë si pasojë e vaksinës PfizerZelanda e Re ka raportuar se ka shenuar vdekjen e parë te lidhur me vaksinën Pfizer Covid-19.
Një bord i pavarur i monitorimit të sigurisë së vaksinave tha se vdekja e gruas ishte “ndoshta” për shkak të miokarditit, një inflamacion i muskujve të zemrës.
Ai gjithashtu vuri në dukje se kishte çështje të tjera mjekësore që mund të kishin “ndikuar në rezultatin pas vaksinimit”.
Rregullatorët evropianë thonë se miokarditi është një efekt anësor “shumë i rrallë” dhe se përfitimet e vaksinës tejkalojnë rreziqet.
BE-ja kundër migrimit të pakontrolluar nga AfganistaniBisedimet midis ministrave të brendshëm të Bashkimit Evropian përfunduan me një deklaratë të përbashkët, që thotë se blloku do të përpiqet të ndalojë fluksin e madh të refugjatëve nga Afganistani, duke rritur kontrollin në kufij dhe duke ofruar ndihmë.
Deklarata e BE-së shmang premtimet për pranimin e azilkërkuesve, raporton REL.
Mijëra afganë janë larguar ose duan të largohen nga Afganistani, prejse militantët talebanë kanë marrë kontrollin e këtij vendi, më 15 gusht.
“Bazuar në mësimet e nxjerra, BE-ja është e vendosur të veprojë së bashku, për të parandaluar përsëritjen e lëvizjeve të pakontrolluara të migracionit ilegal në shkallë të gjerë”, thuhet në deklaratë.
Ministrat po ashtu thanë se blloku do të preferonte të punonte me fqinjët më të afërt të Afganistanit, në përpjekje “për të forcuar kapacitetet e tyre për të siguruar mbrojtje dhe pritje dinjitoze për refugjatët”.
Talebanët kanë sunduar Afganistanin edhe në periudhën 1996-2001.
Shumë afganë i kanë të freskëta kujtimet e ndëshkimeve të ashpra nga ajo kohë, ekzekutimet masive publike, ndalimin e shkollimit të vajzave e të tjera.
BE-ja tha se mbështetja për afganët mund të sigurohet “në formën e zhvendosjes në baza vullnetare”, duke u dhënë përparësi personave të cenueshëm, siç janë gratë dhe fëmijët.
Komisionari i lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatë, Filippo Grandi, tha se nuk pret që një numër i madh refugjatësh nga Afganistani të arrijnë në Evropë, nëse atyre që ikin nga vendi u sigurohet ndihmë.
Drejtoria e Përgjithshme e burgjeve i sygjeron prokurorisë së Posaçme SPAK që të kërkojë vendosjen nën regjimin e ashpër 42 biss të të dënuarit Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri të cilët aktualisht mbahen në izolimin 90 ditor mbas arratisjes së dështuar.
I pyetur për këtë fakt mbi vendimmarrjen e akuzës, kryeprokurori i SPAK , Arben Kraja deklaroi se në lidhje me regjimin e posaçëm procedura është sekret deri në nxjerrjen e vendimit nga ministri i drejtësisë.
Sakaq prokuroria e Tiranës vijon hetimet mbi arratisjen e dështuar që përfshiu nën hetim për shpërdorim detyrë 6 efektivë të policisë së 313 , teksa një kontroll i shërbimit të brendshëm të burgjeve zbuloi se në këtë burg mungonin një varg të kushteve të sigurisë.
Më e rëndësishmja është urdhri që ju dha në telefon policëve për të dërguar në spital Çepelen i cili improvizoi vetëvrasjen ndërsa gjendja e tij ishte jashtë rrezikut për jetën. Transportimi i bashkëpunëtorit të Cekajt dhe Pjetrit u urdhërua të kryhej nga policët e rrëgjimit të brendshëm që është e ndaluar të largohen pavarësisht çdo situatë. Kjo skemë hedh dyshime edhe ndaj zyrtarëve të burgut 313 tha një burim i prokurorisë.
Ndërkohë as SPAK dhe as ministria e drejtësisë nuk komentuan se përse në krye të 20 ditëve nga arratisja e dështuar ende nuk ka një vendimarrje për 41 biss.
Më herët ministria e drejtësisë ka premtuar se kapaciteti i regjimit të ashpër është 270 të burgosur, por pavarësisht se shumë të burgosur dyshohet se mbajnë lidhje me anëtarët e grupit jashtë qelive, në regjim mbahen vetëm Emiliano Shullazi, Endrit Qyqja, Arbjon Aliko dhe Genci Balla .
Shoferit kosovar, i cili shkaktoi aksidentin tragjik në Slavonski Brod të Kroacisë, e ku humbën jetën 11 mërgimtarë që po vinin në Kosovë i është shtyrë paraburgimi edhe për 2 muaj të tjerë.
Avokati i shoferit, Igor Cishper tha për mediat atje se paraburgimi i klientit të tij u zgjat nën pretekstin e mundësisë së arratisjes.
“Paraburgimi i klientit tim u zgjat për dy muaj të tjerë për shkak të mundësisë së arratisjes. Komunikoj me të, ai nuk është mirë me shëndet. Është në gjendje shumë të keqe. Ne ofruam garanci prej 100,000 kuna (66.000 euro), por gjykata nuk e pranoi atë. Klienti im bisedon me familjen e tij në Kosovë çdo ditë, por nuk është aspak mirë. Dhe në bazë të situatës, është e vështirë”, tha ai.
Jonila Godole sekretarja e re e PD/ Ish-të përndjekurit: Nuk është përfaqësuese e jonaNga Nebil Çika:
Sqarim i detyruar !
Në pozitën e kryetarit zgjedhur të të përndejkurve politikë antikomunistë të Shqipërisë, dje dhe sot, kam marrë qindra mesazhe e telefonata nga të përndjekur politikë antikomunistë përsa i përket emërimit nga z.Basha të znj.Jonila Godole ,sekretare për të përndjekurit politikë në PD .
Më duhet të sqaroj të përdjekurit politikë antikomunistë të Shqipërisë dhe opinionin publik, se ky zhvillim në PD nuk ka asnjë lidhje me ne .
Znj.Godole nuk është pjesë e shtresës së përndejkur politike antikomuniste dhe emërimi i sajë nuk ka asnjë lidhje me ne . Është vendim i z. Basha dhe i strukturave të PD. Do të ishte mirë që ne një post të tillë të ishte përzgjedhur një i përndjekur politik antikomunistë ,pra njëri nga ne,që në PD jemi me shumicë ,por kjo nuk ka ndodhur.
Ne kemi kërkura zyrtarisht dhe publikisht nga z. Basha dhe PD që të marrë edhe miratimin tonë kur bëhet fjalë për përfaqësues politikë apo drejtues forumesh që kanë lidhje me të perndjekurit politikë por ai nuk e ka parë të arsyeshme të na dëgjojë për këtë kërkesë tonën .
I angazhuar në detyrat e mia si kryetar i zgjedhur i të përndjekurve politikë antikomunistë të Shqipërisë nuk i kam dëgjuar apo lexuar çka thënë znj. Godole si sekretare në PD por jam i prirë të respektoj mendimin politik të çdokujt deri sa ai nuk prek kauzën dhe interesat e të përndjekurve politikë antikomunistë .
Dua të siguroj të gjithë bashkëvuajtësit dhe bashkëluftëtarët tanë se pavarësisht zgjedhjeve të z.Basha dhe forumeve të PD të personave që merren me çështjet e të petbdejkurve politikë , marrëdhnia jonë me PD është parimore e sinqertë dhe ka në themel raportin e sajë me kauzën të drejtat e interesat tona .
Mendoj se mardhënia me të përndjekurit politikë antikomunistë është jetike për PD dhe çdo mungesë serioziteti i trajtimit të sajë nga lidershipi demokrat ka pas dhe do të ketë koston e sajë politike e elektorale.
Shumë herë z. Basha ka shfaqur paqartësi e ka marrë vendime jo korrekte përsa i përket raporteve me të përndjekurit politikë antikomunistë,duke u përpjekur të faktorizojë si përfaqësues të të perndjekurve politikë, individë e organizat që nuk kanë lidhje me ne ,përkundrazi ,vijnë nga radhët e persekutorëve .
Këto vendimarje të gabuara të tij janë kundërshtuar nga ne por janë vullnet e përgjegjësi poitike e tijë .
Ne të përndjekurit politike antikomunistë i zgjedhim vetë përfaqësuesit tanë dhe jemi transparentë për këtë. Vetëm të zgjedhurit tanë kanë të drejtën të flasin në emrin tonë dhe mbajnë përgjegjësinë politike,ligjore e morale për ato që bëjnë e thonë.
Çdo fjalë tjetër që mund të spekulohet në emrin tonë nuk është as vullnet e as përgjegjësi e jona .
Duke përfunduar dua të theksoj se znj. Godole nuk eshtë as përfaqësuese e as përgjegjësi e jona.
Ne vlerësojmë çdo kontribut e mbështetje që na vjen nga organizata politike e shoqërore e individë por i përcaktojmë
prioritet dhe i zgjedhim vetë përfqësuesit tanë .
Nebil Çika
E trishtë, COVID i merr jetën në moshë të re biznesmenit shqiptarCOVID i ka marrë jetën në moshë të re biznesmenit shqiptar nga Kosova Faton Hoti. Lajmi është njoftuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës në rrjetet sociale të cilët i kanë shprehur ngushëllimet familjarëve të të ndjerit.
Deputeti Sami Lushtaku ka shkruar në rrjetet sociale se Fatoni ishte një djalë i mirë dhe shumë i respektueshëm, dhe do të mbahet mend gjithmonë si i tillë.
“I trishtë është lajmi për vdekjen e hershme të afaristit nga Skenderaj, Faton Hoti. Fatoni ishte djalë shumë i respektueshëm e punëtor i madh. Kishte natyrë të hareshme e mirësjellje me të gjithë. Të tillë do ta kujtojmë gjithmonë. Në këto momente të rënda, u dërgoj ngushëllimet me të thella familjes Hoti, shoqërisë e dashamirëve. U prehtë në paqe!”, shkruan Lushtaku.
Edhe deputetja e PDK-së Blerta Deliu i ka shprehur ngushëllimet familjarëve të të riut.
“Edhe një djalë i ri i Drenicës e paska humb betejën me Covidin. Fatoni ishte djalë i jashtëzakonshëm e punëtorë. Do ti mungojë shumë qytetit e miqve. Ngushëllimet më të përzemërta familjes e atyre që e njohën. Shpirti i tij u prehtë në parajsë!”, ka shkruar ajo në Facebook.
Situata e pandemisë në Kosovë është mjaft kritike gjatë ditëve të fundit. Në 24 orët e fundit u shënuan 26 viktima. Kjo ka bërë qe qeveria e atjshme të ashpërsojë masat kufizuese.
“Petulla katuni me të ik truni”, Meta nxjerr foton nga bregdetiPresidenti Ilir Meta ka publikuar një foto nga plazhi i Gjirit të Lalzit, ku ka shijuar edhe disa petulla.
Mes humorit, kreu i shtetit i ka bërë edhe reklamë këtij biznesi të vogël që shet petulla përgjatë bregdetit, duke sjellë në fokus edhe reklamën e tyre; “Petulla katuni me të ik truni”.
MESAZHI I METËS
“Petulla katuni me të ik truni”.
Pas një ecje të gjatë buzë detit, nuk mund t’u rezistoja petullave si të gjysheve tona, nga duart e këtyre njerëzve të thjeshtë punëtorë, që shërbejnë me kaq dashuri.