zoom

Day ArchiveHeshtje dhe pritje, gjithçka që ndodhi sot në përballjen e vrasësit të 18-vjeçares në gjykatë

Gjykata Themelore në Ferizaj caktoi sot masën e paraburgimit prej një muaji për Dardan Krivaqën, i dyshuari kryesor për vrasjen e 18-vjeçares, Marigona Osmani. Mëngjesi i së mërkurës Gjykatën Themelore të Ferizajt, e gjeti të rrethuar me njësite speciale të Policisë së Kosovës.

Aty nën pranga u soll i dyshuari kryesor për vrasjen e 18-vjeçares Marigona Osmanit, Dardan Krivaqa.

Kjo pas një kërkese që bëri Prokuroria Themelore, për caktimin sa më të shpejtë të masës së paraburgimit për 29-vjeçarin.

Sipas arsyetimit të prokurorit, Krivaqa duhej të qëndronte 30 ditë në paraburgim për shkak se i njëjti rrezikon të ikë, të përsërit veprën penale ose të pengojë procedurën penale.

E pak minuta pas fillimit të seancës së mbyllur ndaj Krivaqës, një autoambulancë arriti në Gjykatë.

E njëjta erdhi për ta trajtuar të dyshuarin për vrasjen e 18-vjeçares, i cili siç mësoi Televizioni nuk ndihej mirë me shëndet.

Pas gjithë kësaj, seanca vazhdoi edhe për pak minuta me Dardan Krivaqën të pranishëm.

Avokati i Krivaqës Admir Salihu i ka thënë televizionit prapa kamerës, se klienti i tij nuk e ka thënë asnjë fjalë para gjykatësit.

E me të përfunduar, në masa të shtuara të forcave të Policisë së Kosovës, i njëjti u largua nga bodrumi i Gjykatës Themelore të Ferizajt, në drejtim të Stacionit Policor ku do të presë vendimin.

Të dyshuarit kryesor për vrasjen e 18 vjeçares, iu desh të priste disa orë për të marrë verdiktin.

Këtë verdikt e dha gjykatësi i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore në Ferizaj, në të cilin miratohej kërkesa e Prokurorisë për caktim të masës së paraburgimit prej 30 ditësh.

Ndërkohë, aty bëhen të ditura edhe disa nga veprimet edhe të dyshuarit tjetër, Arbër Sejdiut.

Siç thuhet në vendim, ky i fundit ka kontribuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në vrasjen e Marigona Osmanit, pasi gjatë gjithë kohës, ka qenë në vendin e ngjarjes.

Ndërkohë, derisa mbahej seanca, qytetarë të shumtë që jetojnë afër objektit të Gjykatës u shprehën të interesuar për të parë çfarë po ndodhte me Krivaqën

‘Çudira’ shqiptare: I riu nxjerr Kallashnikovin dhe qëllon në mes të njerëzve, po martonte kushëririn

Një person ka qëlluar me armë zjarri teksa ishte i pranishëm në një dasmë. Ngjarja është regjistruar në Pukë dhe është dokumentuar me video.

Nga pamjet e publikuara nga JOQ, shihet se si i riu nxjerr kallashin nga poshtë tavolinës dhe qëllon me breshëri në ajër. Rreziku për të plagosur ndonjë person është i madh, por të riut duket se nuk i intereson shumë kjo gjë. Mbi video shkruhet djalët: Ç’a din për kushot?

“Përshëndetje JOQ ALBANIA. Shiko ç’a bën mileti, sikur është viti ’97. Videoja është bërë në Pukë. Faleminderit,”- shkruan denoncuesi.

 

(E.H/Faxweb.al)

Temperaturat në Europë arrijnë nivele rekord, shkencëtarët publikojnë studimin: Bota po na jep përgjigjet

Viti i kaluar ishte më i nxehti i regjistruar në të gjithë Evropën, duke thyer shenjën e lartë të mëparshme me një distancë të konsiderueshme, thonë shkencëtarët.

Temperaturat në të gjithë rajonin ishin më shumë se 1.9C mbi mesataren afatgjatë midis 1981 dhe 2010.

Raporti i Gjendjes së Klimës 2020 nga Shoqëria Meteorologjike Amerikane thotë se temperaturat në Arktik gjithashtu po rriten me shpejtësi.

Raportet në fillim të këtij viti kishin konfirmuar se viti 2020 ishte më i nxehti në Evropë i regjistruar dhe një nga tre më të nxehtë në nivel global. Këto të dhëna të reja tregojnë se marzhi i temperaturës së Evropës gjatë viteve të mëparshme ishte dukshëm më i madh nga sa mendohej.

Viti jo vetëm që ishte 1.9C mbi mesataren afatgjatë, ishte më shumë se 0.5C më i madh se niveli i lartë i mëparshëm.

“Ky nivel i diferencës me mesataren e mëparshme afatgjatë, i cili është një ndryshim i madh, është diçka shqetësuese. Temperaturat që po rriten, ngjarjet ekstreme, valët e nxehtësisë që po shohim këtë vit, dhe vitin e kaluar gjithashtu. Ne po i shohim këto përgjigje në të gjithë botë”- tha Dr Robert Dunn, një shkencëtar i lartë i klimës në Mbretërinë e Bashkuar. Studiues të tjerë ranë dakord se shkalla e nxehtësisë rekord në Evropë ishte shqetësuese.

“Shuma me të cilën është tejkaluar rekordi i mëparshëm duhet të na shqetësojë të gjithëve,” tha Prof Gabi Hegerl, profesor i shkencës së sistemit të klimës në Universitetin e Edinburgut, i cili nuk ishte i përfshirë në studim.

Meta shpërndan mesazhin e Papa Franceskut: Në politikë s’është gjë e rrallë të takohesh me hipokritë

Presidenti Ilir Meta ka shpërndarë mesazhin që bëri sot Papa Francesku, i cili u ndal te ‘Virusi i hipokrizisë’.

Në mesazhin e tij Ati i Shenjtë thekson se në politikë nuk është gjë e rrallë të takohesh me hipokritë, të cilët jetojnë një jetë të dyfishtë, atë publike e atë private, që ndryshojnë si nata me ditën. Sipas kreut të shtetit ky mesazh është kaq aktual edhe për shoqërinë tonë.

Meta:

https://www.facebook.com/1477517792294489/posts/4322569061122667/

*Presidenti Meta shpërndan mesazhin e sotëm të Papa Françeskut:*

Në audiencën e sotme të përgjithshme Papa Françesku u ndal tek “virusi i hipokrizisë”.

“Çfarë është hipokrizia? Është frikë përballë së vërtetës. Hipokriti ka frikë se mund të dalë në shesh e vërteta. I pëlqen më shumë të shtiret, sesa të jetë vetvetja. Shpesh hipokrizia fshihet në vendin e punës, ku ndokush përpiqet të shtiret si mik me kolegët, ndërsa nuk synon tjetër gjë, veçse t’i godasë mbas shpine. Në politikë nuk është gjë e rrallë të takohesh me hipokritë, të cilët jetojnë një jetë të dyfishtë, atë publike e atë private, që ndryshojnë si nata me ditën.
Nuk duhet t’i harrojmë kurrë fjalët e Zotit: *‘FJALA JUAJ LE TË JETË: PO, PO; JO, JO!”*

Mesazh kaq aktual edhe për shoqërinë tonë!

Në ditën e tretë të kampit të LRI-së, shfaqet kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ndryshim rrënjësor në look

Në ditën e tretë të kampit të të rinjve të LRI-së, karrigia e kryetares, Monika Kryemadhi nuk ishte bosh, si në herët e tjera.

Pas një periudhe shumë të gjatë që ishte jashtë vëmendjes së opinionit publik, më konkretisht që pas disfatës në 25 prill, Kryemadhi u shfaq sot mes të rinjve të LRI-së, njësoj si vite më parë.

Numri një i LSI-së zgjodhi që të mos mbante një fjalim përballë të rinjve që duan të futen në politikë, por nuk kaloi pa u vënë re ndryshimi i saj rrënjësor në pamje, ku u shfaq me flokë të prera shkurt.

Bayern i pamëshirshëm, shkatërron me 12 gola Bremer

Bayern është treguar i pamëshirshëm me Bremer Sv.

Kampionët e Gjermanisë kanë shkatërruar skuadrên e Bremer duke i shënuar 12 gola.

Kjo ndeshje ishte e vlefshme për kampionatin Gjerman Bundeslig.

 

Plas sherri tek restorant “Durrësi” në Tiranë, të shtëna me armë, rrihet keq një person

Tiranë- Rreth orës 21:10, në rrugën “Memo Meto” gjatë një konflikti të çastit është dëmtuar me sende të forta shtetasi B. S., 32 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Zoom.al mëson se sherri ka ndodhur tek Restorant Durresi, ku gjithashtu, dyshohet se gjatë konfliktit, njëri prej personave të përfshirë në konflikt, ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe është larguar.

Nga konflikti nuk ka asnjë person të dëmtuar me armë zjarri.

Përse Rama i jep shifrat e afganëve vetëm në mediat e huaja

Nga Erlis Çela:

Kryeministri sot dha sërish shifra të ndryshme për afganët që priten të vinë në Shqipëri. Sërish foli për media dhe publik të huaj. Nuk ka folur për asnjë media shqiptare. Ka dy gjëra që duhen kuptuar nga e gjithë fushata e PR-it të kryeministrit në mediat e huaja. E para ai e di që opinioni publik vendas nuk ka asnjë vlerë. Politikanët shqiptarë e kanë kuptuar se fati i tyre politik, ngritja apo ulja në shkallët e pushtetit nuk lidhet me atë se çfarë mendojnë shqiptarët për ta. Këtë më shumë nga të gjithë e di Rama. Ai e ka të qartë se pushteti i tij nuk varet nga ajo se çka mendojnë qyetarët e këtij vendi. E kuptoi këtë më mirë në zgjedhjet e fundit, por jo vetëm. E kuptoi edhe gjatë zgjedhjeve të 2017, tërmetit apo pandemisë. Ndaj 500, 5 mijë apo 50 mijë afganë, ska asnjë rëndësi. Ai mund të thotë atë shifër që do dhe askush nuk ka për të reaguar, protestuar apo ngritur pyetje. Kush guxon?! Ndryshe makineria e propagandës qeverisëse do ta vendosi menjëherë damkën e “anti amerikanit”. E dyta ai di shumë mirë që media në këtë vend ka degraduar aq shumë saqë nuk ndikon më në opnionin publik. Ai e di që pjesa më e madhe e medias në vend është e shitur, e kapur apo e shantazhuar. Ato pak media dhe gazetarë që kanë guximin të ngrenë pyetje, sulmuohen në mënyrë sistematike dhe të egër nga kryeministri, ministrat, apo oligarkët afër qeverisë. Ata etiketohen si kazan, fake news, apo akuzohen se i duan të keqen vendit. Denigrimi i tyre deri në izolimin dhe margjjnalizimin e zërave kritikë ka qenë strategji e kësaj mazhorance që nga protesta e famshme kundër armëve kimike siriane. Ndaj kryeministri i injoron mediat vendase. Atij i intereson që publiku ndërkombëtar të ketë përshtypje të mira për të. Kjo do ta ndihmojë atë ti mbyllë gojën çdo njeriu që e kritikon apo mendon ndryshe nga ai. Shfrytëzimi i krizave të tilla bëhet vetëm për të “blerë” mbështetjen e ndërkombëtarëve në mënyrë që të mbulojë zullumet e brendshme.

A do qëndrojnë afganët? Rama i citon Kanunin gazetares së CNN: Unë jam katolik, por…

Kryeministri Edi Rama e rriti sërish numrin e refugjatëve afganë që Shqipëria do të presë. Në një intervistë në CNN, ai tha se janë listuar deri tani 2 mijë persona ndërsa janë edhe 2 mijë të tjerë që pritet të regjistrohen. I pyetur se çfarë do të ndodhë nëse një pjesë e tyre duan të qëndrojnë në Shqipëri, Rama citoi Kanunin.

“Nuk është çështja se a jam i gatshëm t’i pranojmë përgjithmonë apo jo. Kanuni i parë ligjor i shqiptarëeve i shkruar shekuj më parë e ka të shkruar se “shtëpia është e Zotit dhe e mikut”. Ndaj, kush nga ata që dëshiron të qëndrojë edhe mund të qëndrojë” –tha Rama.

Pyetjes se nëse kjo gatishmëri e Shqipërisë lidhet për shkak se është një vend mysliman, Rama tha se nuk bëhet fjalë për çështje besimi ndërsa veten e etiketoi si katolik.

“Unë jam katolik, bashkëshortja ime është myslimane, 2 fëmijët nga martesat e mëparshme janë ortdoksë. Kemi një të vogël që mund të zgjedhë të jetë hebre, i takon atij. Në rastin e afganëve bëhet fjalë për njerëz dhe jo etiketa që lidhen me ngjyrat, me kulturën dhe besimet” – tha Rama

Jo një por dy përnjëherë, të miturit vjedhin biçikleta në mes të ditës në Tiranë

Hajdutët nuk kanë më frikë. Tashmë nuk zgjedhin vetëm natën, por edhe mesin e ditës për të vjedhur pa u trembur aspak.

Jane publikuar kamerat e sigurisë së një subjekti që tregon se si dy të mitur vjedhin dy biçikleta brenda pak sekondave.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e kësaj të mërkure në rrugën “Dritan Hoxha” në afërsi të “Zogut të Zi”.

Dy të miturit kanë arritur që brenda pak sekondave të vjedhin dy biçikletat duke këputur zinxhirin me të cilin ishin lidhur në shtyllë.

Rasti është denoncuar pranë komisariatit nr. 3 në Tiranë. Dyshohet se dy të miturit janë autorë edhe në disa vjedhje të tjera biçikletash në kryeqytet.