Aplikacion
Një operacion i papritur po zhvillohet mbrëmjen e sotme në Elbasan, ku forcat “RENEA” ka zbarkuar dhe po ushtrojnë kontrolle të befasishme në pjesë të ndryshme të qytetit dhe biznese private.
Sipas burimeve të Fax News, janë kontrolluar rreth 20 lokale deri tani, por ende nuk bëhet me dije nëse ka apo jo persona të shoqeruar ose sende të jashtëligjshme që janë sekuestruar gjatë aksionit të forcave special.
Të njëjtat burime kanë konfirmuar se efektivët e “RENEA-s” janë të ndarë në dy grupe me mjete të pa loguara dhe “po kthejnë përmbys çdo gur” në qytetin e Elbasanit.
Kjo është hera e dytë brenda dy muajve që “RENEA” zbarkon në këtë mënyrë, me mjete të paloguara në qytetin e Shqipërisë së mesme.
“Vajza kishte shenja në fytyrë dhe në gjunjë. Ishte rrahur keq, dukej si horror”. Paralajmërojnë familjarët e Marigona Osmanit: Do veprojmë me kanun nëse…Të tjera detaje vijojnë të dalin në dritë nga ngjarja e rëndë e Ferizajt, ku 18-vjeçarja Marigona Osmani, u rrah për vdekje nga partneri i saj.
Xhaxhai i të resë ka treguar se është shokuar kur ka parë kufomën e mbesës së rrahur për vdekje. Duke folur për mediat e Kosovës, Osmani tha se atë që i arrestuari, partneri i viktimës, Dardan Krivaqa i kishte bërë mbesës së tij 18-vjeçare, ai nuk do të mund t’ia bënte as hasmit.
Xhaxhai i të resë tregon se Mrigona kishte shumë shenja në fytyrë dhe dukej sikur kishte dalë nga një film horror.
“Sot kur e pamë kufomën, fytyrën e saj dhe trupin se çfarë i kishte bërë ai, unë s’do mundesha t’ia bëja as hasmit e lërë më personit që e kam në shtrat. Kishte shumë shenja në fytyrë, në gjunjë, e rrahur, e dhunuar, shumë e sulmuar, dukej si horror.
Ai ka qenë sigurisht në ndikim të alkoolit e drogës, sepse njeriu normal nuk mund ta sjellë dikë në atë gjendje.
Edhe nëse do ta lironin nga burgu nesër, prapë nuk jemi pishman, sepse në Kosovë kemi dy drejtësi, është ajo ligjore dhe ajo e kanunit. Nuk është e lehtë për ne, është dhimbje e madhe ajo që na ndodhi,”- shprehet xhaxhai i të ndjerës.
Detaje nga aksioni i RENEA-s, arrestohet Astrit Seferi, autor i plagosjes së katërfishtë në 2017-ënZbardhen të tjera detaje nga aksioni i RENEA-s, i cili po zhvillohet paralelisht në disa qytete të vendit. Behet e ditur se dhjetra persona me precedentë penale janë shoqëruar, ndërkohë që është arrestuar Astrit Seferi. Ky i fundit nuk është një person i panjohur për policinë, pasi është autor i plagosjes së katërfishtë në Tiranë në vitin 2017. Mësohet se Seferi është ndaluar nga policia në Mamurras.
RENEA-s, e cila ndodhet në terren në Durrës, Shkodër dhe Lezhë, por edhe në qytete të tjera. Pritet që të tjera detaje të dalin në dritë nga operacioni në fjalë, që është nën gjurmimin e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore, atyre që lëvizin të armatosur, apo dhe të dyshuarve apo autorëve të ngjarjeve kriminale.
në qarkun Lezhë nga shërbimet e DVP Lezhë dhe Komisariateve në varësi, në mbështetjen e forcave speciale RENEA po ushtrojnë kontrolle në ato ambiente apo lokale ku dyshohet se frekuentohet nga persona në kerkim, persona që mbajnë armë zjarri, lëndë narkotike apo që janë autorë veprash penale. Deri tani janë shoqëruar disa shtetas për verifikim.
Ekzekutuan biznesmenin, RENEA bastis qytetet bregdetare, dyshohet se autorët fshihen mes pushuesveNjë ditë pas vrasjes së Bledar Muçës në lokalin e tij në qendër të Lushnjes forcat RENEA kanë zbarkuar në tre qytete në përpjekje për kapjen e autorëve.
Kontrolle janë duke u zhvilluar në Durrës, Lezhë dhe Shkodër.
Ato janë shtrirë kryesisht në Shkëmbin e Kavajës, pasi dyshimet janë se ata po fshihen mes pushuesve për të mos tërhequr vëmendje.
Në tre qytetet e “blinduara” nga RENEA, janë shoqëruar për verifikim dhjetëra persona, por blutë nuk kanë arritur të bien ende në gjurmët e autorëve,
Ngjarja ndodhi rreth orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme në “Bar Pedonale” në pronësi të Muçës. Ky i fundit po konsumonte diçka në ambientet e brendshme të lokalit, por kjo nuk i pengoi autorët të qëllonin në shenjë pasi shkrehën kallashnikovin me breshëri në drejtim të tij.
Plumbat kapën edhe kunatin e tij Judin Velo si dhe katër persona të tjera, klientë të lokalit. Ata u dërguan në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.
Makina e autorëve u gjet e djegur nga policia në fshatin Thanasaj disa minuta pas ngjarjes, ndërsa brenda saj ishin dy kallashnikovë. Makina ishte me targa italiane dhe sipas burimeve të ABC rezulton e vjedhur në qytetin e Vlorës.
RENEA operacion të befasishëm në disa qytete , dhjetra të shoqëruarForcat Speciale RENEA kanë zbarkuar në disa qytete ku po ushtrojnë kontrolle të befasishme për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Behet me dije se aksioni i RENEA-s është shtrirë në Durrës, Lezhë, Shkodër, por edhe në qytete të tjera.
Po ashtu mësohet se operacioni po bëhet për kapjen e personave që qarkullojnë të armatosur, të përfshirë apo të dyshuar si autorë të krimeve kundër personit apo dhe pronës. Bezat bën me dije se dhjetra persona janë shoqëruar për verifikim në Durrës, Lezhë, e Shkodër.
Aktualisht vijojnë kontrollet në terren.
VIDEO/ Momenti i arrestimit të Krivaqës, pasi u rrëzua nga biçikleta ia mbathi në oborret e shtëpiveTë martën rreth orës 11 e 30, në fshatin Dardani të Ferizajt, është arrestuar i dyshuari kryesor i vrasjes së 18 vjeçares, Dardan Krivaqa. Ai është kapur nga dy policë civilë që kanë qenë jashtë detyrës, duke u ndihmuar edhe nga fshatarët e Dardanisë.
Në media janë publikuar video nga momenti kur Dardan Krivaqa kapet nga policët.
Ai shihet duke ikur, ndërsa një qytetare e ka incizuar momentin e arrestimit përmes dritares së banesës së saj.
I dyshuari ka tentuar të ikte me biçikletën e tij, por pas rrëzimit ka vazhduar arratisjen në këmbë, duke hyrë në oborret e shtëpive të këtij fshati, ku në fund edhe është kapur nga policia e fshatarët, në oborrin e njërës prej këtyre shtëpive.
Policia ka filluar kërkime intensive që nga nata e mbrëmshme, ku thuhet se e kanë parë të dyshuarin por që ky i fundit kishte arritur të ikte.
Një shqiptar është dënuar me 16 muaj burg pasi akuzohet për kultivimin e kanabisit në Angli.
Ai u arrestua në një fermë kanabisi me rreth 100 bimë të kultivuara që do të arrinin në vlerën e 55 mijë paundëve. Në dëshminë e tij shtoi se po bënte një “jetë të tmerrshme” pasi udhëtoi nga Greqia për në Britani për të punuar, shkruajnë mediat britanike.
“Ju jeni një shtetas shqiptar që jetonit në Greqi. Ju keni hyrë në këtë vend ilegalisht me premtimin e një pune. Ju po kërkoni të siguroni familjen tuaj, në veçanti djalin tuaj i cili nuk është në gjendje të mirë. Ju thanë që të kultivoni kanabisin për të shlyer borxhin prej 10,000 paundësh ndaj trafikantëve – ju menduat se nuk ju kishte mbetur asnjë mundësi tjetër përveçse të pajtoheshit me këtë”, tha gjykatësja Rebecca Crane gjatë seancës gjyqësore.
Katërfishohen rastet e reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut, 32 qytetarë humbin jetën në 24 orëMaqedonia e Veriut ka regjistruar ditën e sotme shifra rekord të infektimeve me Covid-19 duke katërfishur numrin e një dite më parë.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 1 210 raste të reja nga 333 që ishin një ditë më parë.
Po ashtu është rritur edhe numri i viktimave nga 27 një ditë më parë në 32 ditën e sotme.
Raste aktive në vend janë 11 769, ndërsa që nga fillimi i pandemisë kanë ndërruar jetë 5 727 pacientë.
Tirana “marketi” i preferuar i Legias, polakët blejnë një tjetër yll bardhebluJurgen Çelhaka nuk ka qenë me Tiranën në miqësoren e fundit ndaj Vllaznisë dhe tani zbulohet shkaku i kësaj mungese të tij. Mesfushori do largohet nga Tirana këtë verë, për të kaluar te Legia Warszawa, ku para disa muajsh u transferua Ernest Muçi.
Lajmi bëhet i ditur nga mediet polake, që e bëjnë të kryer këtë lëvizje dhe shtojnë se Çelhaka do zbarkojë të enjten në Poloni dhe do firmosë kontratë për 4 vite me klubin më të madh atje. Për momentin nuk ka detaje sesa do përfitojë Tirana nga kjo lëvizje.
20-vjeçari pritet të marrë shpejt rol të rëndësishëm në skuadrën e njohur. Trajneri Czesław Michniewicz e kërkonte prej kohësh një mesfushor qendre pas dëmtimit të Bartosz Kapustka. Në orët në vijim pritet të ketë më shumë detaje. /
Fiksimi për aheng në Elbasan, Rektori kthen Bibliotekën në sallë dasmashKur institucioni publik trajtohet si bahçe private. Studentët nuk janë rikthyer ende në auditorë, por Universiteti i Elbasanit gumëzhinë nga muzika për festën e Rektorit, Skënder Topi, i cili festoi ditëlindjen e 55-të pak ditë më parë. Topi nuk preferoi që të festonte ditëlindjen në lokalin e universitetit, apo në një tjetër ambient, por në Bibliotekën e Universitetit që drejton.
Videoja ku Topi kërcen me kolegët në ritmet e muzikës popullore po bën xhiron e rrjeteve sociale, ndërsa nga drejtuesi i institucionit, që është zgjedhur për të drejtuar dhe jo për ta trajtuar universitetin si pronë private nuk ka pasur asnjë tërheqje.
Deri më sot në Shqipëri nuk është parë dhe dëgjuar që drejtuesi i një institucioni të lartë arsimor në vend, ta kthejë universitetin në sallë ahengu, ose zoti Topi e shikon si “risi” në mungesë të studentëve prej një viti në auditorë!!!
Pija ka bërë të vetën, por edhe euforia e kolegëve duke shtyrë rektorin drejt “harbimit” duke “harruar” që nuk është në një ambient privat. Justifikimi se gjithçka mund të ketë qenë spontane nuk “pi” ujë, pasi ahengu duket se ka qenë i organizuar deri në detaje.
Por “harbimi” në institucionet publike nuk është diçka e re në Elbasan. Pak muaj më parë ishte drejtuesja e gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani, e cila bënte paradë në ambientet e institucionit duke sfiluar, ndërsa videot pa asnjë shqetësim i postonte në rrjetet sociale. Ky është rasti i dytë, por standardet duket se janë të ndryshme, të paktën deri tani…/abcnews.al